Të dashurosh dhe të rrish me njeriun që do është një lumturi e madhe.
Por ka një surprizë në një sondazh të fundit; ka një lumturi më të madhe se kjo e cila duket se ka marrë superxhiro në mijëvjeçarin e ri: “I lumtur është ai që është i shëndetshëm, sa për dashurinë kemi rezervat tona”. Një revistë britanike i ka bërë këtë pyetje lexuesve të saj: “Çfarë është ajo gjë që iu lumturon më shumë? Nga 3000 të pyetur, 2750 janë përgjigjur shëndeti. Në këtë sondazh janë pyetur edhe 14 personazhe VIP të Britanisë së Madhe si Elton John, pjesëtarët e grupit “Take That” etj. Pothuajse të gjithë mendojnë se lumturia më e madhe është të jesh i shëndetshëm, ndërsa humb rëndësinë e vet në këtë sondazh martesa dhe dashuria, si dhe kanë hedhur poshtë teorinë e vjetër, sipas së cilës, burrat janë më të lumtur se gratë. Të gjithë e duan lumturinë, pasi përfaqëson finalizimin e ekzistencës së secilit individ. E nëse secili prej nesh ka recetën e vet për ta fituar këtë lumturi triumfon gjithmonë thënia e vjetër: Shëndeti mbi të gjitha. Pasi të gjithë duan të ndjehen mirë në trupin dhe në shpirtin e tyre.
GAZETA PANORAMA
Krijoni Kontakt