Fjalėt emigrant dhe imigrant pėrdoren shpesh gabimisht duke u pėrzier me njėra-tjetrėn edhe nė kontekste tė pėrkthimeve nga anglishtja. Kam parė kėshtu njė numėr artikujsh tė pėrkthyer, dhe veēanėrisht njė numėr tė madh tekstimesh filmike, ku edhe fjala anglishte immigrant pėrkthehet si emigrant nė shqipe. Ndoshta kjo varet nga besimi i gabuar se nė shqipe e kemi vetėm kėtė fjalė emigrant dhe jo atė tjetrėn, imigrant.
Pėr hir tė mirėkuptimit duhet tė ceket se ēdo emigrant gjithmonė ėshtė edhe imigrant diku, dhe se pėrzierja ndoshta varet nga kjo, po megjithate ėshtė mirė tė dihet qė:
a) emigrant ėshtė ai qė emigron, ai qė e lėshon vendin e vet, qė del nga njė shtet
b) imigrant ėshtė ai qė imigron, ai qė vjen nė njė shtet, i huaji qė vjen tė banojė nė njė shtet tjetėr
Njė person qė e lėshon p.sh. Kosovėn, qė emigron nga Kosova, nė Kosovė quhet emigrant, dhe kur ai vjen ose imigron nė p.sh. Gjermani, atje quhet imigrant.
Fjalė tė tjera, sinonime me fjalėt emigroj dhe emigrant janė fjalėt mėrgoj gjegjėsisht mėrgimtar.
Migrimi nga ana tjetėr ėshtė dukuria e zhvendosjes nga njė vend nė njė vend tjetėr dhe pėrfshin si nocion edhe emigrimin edhe imigrimin.
Duke e shkruar kėtė, njė gjė mė vjen nė mend. Sa budalla duhet tė jetė njė prind qė ta pagėzojė djalin e vet Mėrgim ose tė bijėn Mėrgime?
Krijoni Kontakt