Elbasan, arrestohet prindi pas denoncimit tė 14-vjeēares nė polici

Pranga babait, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzėn e tij 14-vjeēare. Asqeri Malo, 45 vjeē, ėshtė arrestuar pasditen e djeshme nė kryeqytet, pasi ishte shpallur nė kėrkim nga policia e Elbasanit. Aksioni ėshtė zhvilluar nė harkun e dy orėve tė pasdites sė djeshme nė rrethana tepėr sekrete nga agjentėt e policisė kriminale tė Komisariatit tė policisė sė Elbasanit, nė katin e dytė tė njė banese pesėkatėshe nė lagjen "Vullnetari" tė kėtij qyteti. Megjithėse me rezervė, mund tė thuhet se "udhėrrėfyesja" e aksionit tė policisė ka qenė vetė 14-vjeēarja e pėrdhunuar, qė ka kėrkuar ndihmėn e policisė pasi ka marrė kurajėn tė bėjė njė denoncim tė tillė. Mėsohet se vajza 14-vjeēare, A.M., ka denoncuar mėngjesin e djeshėm babain e saj, Asqeri Malon. Pas kėtij denoncimi, agjentė tė sektorit tė krimeve kanė ushtruara njė kontroll tė befasishėm nė banesėn e saj, mė tepėr pėr tė kėqyrur rrethanat e familjes.

Burime tė rezervuara bėjnė tė ditur se vajza jetonte me tė ėmėn e saj dhe me babain, i cili kohėt e fundit kish nisur ngacmimet e turpshme ndaj saj. Vetė kjo e fundit ka deklaruar aktin e turpshėm tė Malos, por mė vonė do t‘i nėnshtrohej edhe njė akt ekspertize pėr tė mėsuar diēka mė shumė pėr ngacmimet ndaj saj. Sipas komunikatės zyrtare ėshtė ndaluar dhe arrestuar Asqeri Malo, 45 vjeē, pasi nė banesėn e tij janė gjetur dhe sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale njė pistoletė e tipit TT, 3500 fishekė pistolete, si dhe 53 gramė heroinė dhe 23 gramė kanabis. Mėsohet zyrtarisht se Malo ka qenė person i dėnuar mė parė pėr trafik tė lėndėve narkotike, por krahas akuzės pėr kėtė lloj trafikimi, tashmė mbi tė rėndon vepra e turpshme e pėrdhunimit tė vajzės sė tij, provuar sipas ekspertėve tė policisė se ngacmimet e turpshme i kryente prej kohėsh. Ndėrkohė, 14-vjeēarja ndodhet e shoqėruar nė polici dhe nė ruajtjen e forcave tė rendit. Pas arrestimit nė Tiranė, Malo ėshtė pėrcjellė nė dhomat e paraburgimit tė Komisariatit tė policisė sė Elbasanit. Ndaj tij tashmė rėndojnė dy akuza, ajo e prodhimit dhe shitjes sė lėndėve narkotike, si dhe pėr vepra tė turpshme.

Gazeta Shqip