Luka - Kapitulli 24: 1-9
Tani ditën e parë të javës, shumë herët në mëngjes, ato me gra të tjera shkuan te varri, duke sjellë erërat e mira që kishin përgatitur.
Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri.Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus.Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme.Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë: "Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?Ai nuk ështe këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile, duke thënë se Biri i njeriut duhej të dorëzohej në duar të njerëzve mëkatarë, duhej kryqëzuar dhe do të ringjallej ditën e tretë".
Dhe ato kujtonin fjalët e tij.kur u kthyen nga varri, ato ua treguan të gjitha këto gjëra të njëmbëdhjetëve dhe gjithë të tjerëve.
Para 2000 vjetesh keto gra shkuan tek varri i Jezus Krishtit per t'i bere trupit te Tij nderimet tradicionale qe u beheshin te vdekurve ne Izraelin e lashte.
Por, ne vend qe te gjenin nje trup te pajete, ato gjeten nje engjell qe u drejtoi nje pyetje: "Perse e kerkoni te Gjallin mes te vdekurve?"
Me pas ky engjell u dha lajmin e mire se Jezusi ishte ringjallur, ashtu sic e kishte deklaruar vete.
Ato nuk munden dot t'i jepnin nje pergjigje. Ne fakto ato nuk e dinin pergjigjen.
Ato kishin shkuar aty sepse kishin ndjekur llogjiken e tyre, instiktin e tyre njerezor qe u thoshte se nje i vdekur nuk mundet te ringjallet dot. Kjo llogjike deshmonte se Vdekja eshte me e forte se cdo gje.
Per mijera vjet njerezimi e ka kerkuar Clirimin nga Vdekja me mjete njerezore. Por ky Clirim nuk mund te gjendet dot midis te vdekurve. Ky Clirim, eshte nje Person i Gjalle, dhe nuk mund te gjendet kurre nqs ai kerkohet mes te vdekurve.
Asnje ideologji njerezore, asnje menyre te menduari apo vepruari, asnje teknike nuk mund te realizoje Clirimin, sepse Clirimi nuk banon mes te vdekurve.
Por perse njerezit kerkojne te Gjallin, Clirimin e tyre, mes te vdekurve? Mes atyre qe banojne ne token e vdekjes?
Kjo pyetje nuk ka pergjigje. Dhe nuk do kete pergjigje nqs ne nuk kujtojme Fjalet e Tij.
"Kujtohuni se si ju foli" - u tha engjelli.
Ai foli per Ringjalljen. Ai madje tha se Ai ishte Vete Ringjallja.
Keto fjale ishin harruar prej dishepujve dhe grave. Sepse natyra njerezore eshte e tille qe harron shume shpejt.
Por, Ai na ka dhene nje premtim. Dikush do te vije brenda nesh dhe do te na kujtoje fjalet e Tij. Ky nuk eshte nje princ i kesaj bote, sepse princat e kesaj bote nuk kane lidhje me Jezus Krishtin. Ai eshte Dikush qe vjen prej Atit ne emrin e Birit dhe banon perjetesisht dhe padukshmerisht me ne dhe brenda nesh.
Shume vete do te vijne dhe do te ofrojne zgjidhje. Disa do ta bejne dhe ne emrin e Krishtit, gjoja sikur jane derguar per Tij, apo ne emer te Tij. Por Ai na e ben te qarte se Ai nuk ka lidhje me princin e kesaj bote. Ai na kujton se Ai nuk banon mes te vdekurve, por mes atyre qe marrin brenda tyre Ngushellimtarin - Frymen e se Vertetes qe vjen prej Atit. Keta i perkasin botes se te gjalleve, sepse brenda tyre banon i Gjalli.
Gjoni 14:15-31
"Jezusi tha...:Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.Dhe unë do t'i lutem Atit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju. Nuk do t'ju lë bonjakë, do të kthehem te ju. Edhe pak kohë dhe bota nuk do të më shohë më, por ju do të më shihni; sepse unë jetoj, edhe ju do të jetoni.Atë ditë do të mësoni se unë jam në Atin tim, dhe se ju jeni në mua dhe unë në ju. Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t'i dëftehem atij".Juda, jo Iskarioti, i tha: "Zot, si vallë do të na dëftehesh neve dhe jo botës?". Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Nëse ndokush më do, do ta zbatojë fjalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai. Kush nuk më do, nuk i zbaton fjalët e mia; dhe fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar.Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju; por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t'ju mësojë çdo gjë dhe do t'ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë. Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë. Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati është më i madh se unë. Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni. Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua; por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar."
Krijoni Kontakt