Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Postime
    67

    Steiner-i deklarohet per Kosove te pavarur

    BERLIN -- Wednesday – Kosovo governor Michael Steiner yesterday added his voice to the Albanian chorus calling for Serbia’s southern province to become an independent state.

    Speaking at Berlin’s Humboldt University, Steiner called for a new UN Security Council Resolution on the final status of Kosovo, saying it was wrong to think that such status could not be determined for many years.

    “Using this as a basis, the EU should then take over from the UN and complete the task in a European manner,” said the UNMIK chief, adding that the international community was now more interested in the global fight against terrorism than in managing Kosovo.

    The governor said that he was sceptical about the ability of Kosovo residents to reach agreement on the final status of the province and that the Kosovo Government was putting strong pressure on international institutions to resolve the issue.

    In any case, he said, there was far less readiness to finance the expensive UN administration.

    Marre nga B92

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Kėshilltari i Rexhepit: Shtajner gabon me afatizimet pėr statusin


    PRISHTINE (13 nėntor) - Deklarata e kryeadministratorit Mikael Shtajner gjatė vizitės nė Gjermani, sipas tė cilit, "nuk ėshtė koha qė tė harxhohet energji pėr statusin e Kosovės", duket se nuk ėshtė mirėpritur nga politika kosovare. Kėshtu kėshilltari politik i kryeministrit tė Kosovės Rexhep Hoti, tha se nuk ėshtė mirė qė tė caktohet data se kur duhet tė fillojnė negociatat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. "Afatizimet nė politikė, zakonisht nuk janė fort tė qėndrueshme, prandaj nuk do tė komentoja mė shumė nė kėtė drejtim," tha zoti Hoti. anjo/ko (BalkanWeb)


    --------------------------------
    -----------------------------------
    Oj sharki e lehete si era, a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte e rendesishme, shume e rendesishme ne fakt, qe administratori i Kosoves mbeshtet ne parim nje Kosove te Pavarur. Them eshte shume e rendesishme, pasi ne diten qe OKB do te mblidhet per te vendosur per statusin final te Kosoves, ai qe do te perfaqesoje gjendjen aktuale ne Kosove, ai qe do te jete zeri me kredibilitetin me te madh, do te jete pikerisht zeri i kryeadministratorit Shtajner. Shtajner eshte ai qe e njeh situaten, njeh problemet e Kosoves, njeh ferkimet ethnike dhe nivelin e klases politike ne vend.

    Ceshtja e dyte qe ai ngreh mbi kohen se kur duhet te merret parasysh statusi i Kosoves, eshte nje ceshtje e diskutueshme. Ne shqiptareve na pelqen qe ta flejme mendjen duke e shpallur Kosoven te pavarur nje ore e me pare, pavaresisht se Kosova eshte de-fakto e pavarur nga Serbia. Bejini pyete vetes:

    - Por a do te perfundonin problemet shoqerore ne Kosove me shpalljen e Kosoves se pavarur?
    - A eshte klasa politike shqiptare gati qe te marri ne dore 100% pushtetin dhe pergjegjesite qe vine me te ne Kosove?
    - A eshte Kosova gati qe te ruaje sovranitetin e vet pasi nje Kosove e Pavarur do te thote largimin e gjithe trupave paqeruajtese?
    - Do te rritet apo do te zvogelohet vemendja e Perendimit mbi Kosoven dhe rajonin me largimin e trupave paqeruajtese?
    - Kosova e pavarur do ti hapi rrugen investimeve apo do ta zhysi Kosoven ne krim e korrupsion qe eshte ne mode ne vendet Ballkanike?

    Pasi i gjykon te gjitha keto pyetje, pasi peshon pluset me minuset qe do te sillte nje veprim i tille, une arrij ne konkluzionin qe Kosova aktualisht prioritet te saj duhet te kete ngritjen e institucioneve te nje sheti te mirefillte demokratik. Vertet pushteti do te jete i kufizuar, vertet administratori do te dubloje kryeministrin dhe presidentin, por ne te njejten kohe Kosova dhe populli i saj fitojne kohe qe te ndertojne jetet e tyre, shoqerine e tyre dhe mbi te gjitha shtrijne autoritetin e ligjit dhe shtetit ne cdo cep te Kosoves.

    Klasa politike shqiptare ne Kosove duhet jo vetem te kerkoje me plot goje pavaresine e Kosoves, por edhe ta justifikoje nje kerkese te tille karshi perendimit. Perendimi e ka bere mese te qarte qe fati i Kosoves varet nga vete populli i Kosoves dhe sa te zote shqiptaret do te jene qe te ndertojne nje shoqeri demokratike. Perendimoret nuk mund te largohen nga Kosova nese nuk marrin 100% garanci nga klasa politike shqiptare qe kjo e fundit eshte plotesisht e perkushtuar per te marre persiper te gjitha pergjegjesite qe vine me sovranitetin e nje vendi te pavarur. Per fatin tone te keq, klasa politike ne Kosove deri me sot nuk e ka justifikuar mbeshtetjen e pakushtezuar te Perendimit. Kjo eshte dukur hapur nga niveli i krimit politik ne Kosove, nga niveli i krimit te organizuar qe vepron lirshem dhe ka arritur qe te implikoje edhe njerez me pushtet ne Kosove. Nese Perendimi do ti mbyllte syte perpara te tilla fenomeneve dhe nuk do ta kushtezonte pavaresine e Kosoves me zgjidhjen e te tilla fenomeneve negative, per ta Kosova do te ishte nje humbje e madhe. Klintoni kur shkeli ne Kosove u shpreh:

    "Ne fitum luften, vetem ju(populli i Kosoves) mund te fitoni Paqen!"

    A e kane fituar Paqen shqiptaret ne Kosove?!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Cudi, se si une nuk e ndegjova ate lajm askund!


    Megjithate, neqofte se eshte e vertete me vjen shume mire!

    "Koha eshte te duhemi"

    Ali Podrimja


    StarCraft

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    Albo,
    Eshte e vertete se problemet e Kosoves nuk do te zgjedhen, mirepo nuk e shikoj nje zgjedhje te tille ne kete moment, me skepticizem. Nje Kosove e pavarur do te kishte akses ne shume institucione boterore e evropiane, qe nje gje e tille nuk i mundesohet tani. Kosova ne kete moment nuk ka mundesi qe te huazoj fonde nga banka boterore. Poashtu, Kosova e pavarur nuk do te thote terheqja e trupave ushtarake nga Kosova. Bosna dhe Hercegovina ka shtate vite qe eshte e pavarur, e edhe sot e kesaj dite atje jane disa dhjetera mijera trupa. Nese e shikojme rastin e Bosnes dhe nese aplikohet i njejti model ne Kosove, atehere mund te themi se rolin kryesor do ta kene nderkombetaret. Ne Bosne ende rolin kryesor e luan P. Eshdaun qe ka te njejten pozite si Shtajneri ne Kosove. Ne deklaraten e Shtajnerit ekziston edhe nje gje qe eshte shume e rendesishme. Ai thote qe barren kryesore duhet ta mbaje BE-ja e jo Kombet e Bashkuara. Po te shkosh ne Kosove (disa gjera nuk shihen kur i lexon lajmet) do ti shohesh njerez qe punojne ne UNMIK nga me te ndryshmit. Do ta shohesh nje polic nga Bangladeshi qe e kontrollon trafikun e Prishtines. Eshte nje ironi pasi sic me ka thene nje i njohur i imi qe vjen nga Bangladeshi, ne Bangladesh as qe ka rregulla trafiku. Shyqyr Zotit qe ne ne vendet europiane te gjitha shtetet kane rregulla trafiku. . Nese duhet qe dikush te na mesoj se si te qeveriset nje shtet atehere le ta na mesoj Evropa, e jo Senegali, Bangladeshi e Jemeni (nuk kam asgje kunder ndaj ketyre vendeve po nuk ma merr mendja se ata jane ne gjendje te na mesojne dicka. Mund te jete e kunderta)
    Mendoj se Kosova e pavarur do te kete me shume efekte pozitive sesa negative. Nje gje eshte e sigurt. Endrra shekullore jo vetem e shqiptareve te Kosoves, po edhe e te gjithe shqiptareve qe jetojne ne vende te tjera do te realizohet. Poashtu, kosovari kur zgjohet nga gjumi, nuk do trishtohet me vetem nga mendimi se Serbia do te kete gisht ne punet e Kosoves.
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  6. #6
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    - A eshte klasa politike shqiptare gati qe te marri ne dore 100% pushtetin dhe pergjegjesite qe vine me te ne Kosove?
    pyetjes tende albo po i pergjigjem une ne emer te politikaneve pasi e di qe te njejten pergjigje do te te jepnin dhe kjo eshte nje PO e madhe.ne kosove eshte ndezur zjarre qe ka 4 vjete qe spushon dhe sipas kosovareve 80% e kosovarve kundewrshtare jane spiuna te serbit ose jane shites atdheu ose jane maskarenj .e pra albo vellai ke te drejte ti po kete te drejte ta japim vetem ne se politikanet skane per ta humbur kete rast qe i ben THE BOOS te kosoves me nje shtet te brishte dhe me nje urrejtje te madhe per njeri tjetrin.
    per mendimin tim me pelqen ideja qe kosova te behet autonomi e brukselit pra qe kosova te drejtohet nga BEpasi ata dine te bejne politik dine te bejne ekonomi dhe shqiptaret tane te nderuar te kosoves do tu ulet njecike etja e madhe qe i ka zene per te zaptuar kosoven dhe do mesojne nga keto vende(pra do zbuten)
    ky ehste mendimi im
    PAUCA SED MATURA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Shtajner: Statusi i Kosovės, nuk do i ngjajė modelit boshnjak


    Mikael Shtajner
    KĖLN (14 Nėntor) - "Nuk e di se si do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės, por e di se si nuk do tė jetė, nuk do tė ketė ndarje sipas modelit tė Bosnjės, si dhe kthimi i gjendjes si nė kohėn e Sllobodan Millosheviēit", deklaroi sot shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner nė intervistėn dhėnė radios "Deėtschelandfank". Shtajneri ėshtė kategorik nė konfirmimin se statusi i Kosovės edhe mė tej nuk dihet dhe se "ajo nuk ėshtė temė nė kėtė moment". Sipas tij, para se tė kalohet nė ēėshtjen e statusit tė Kosovės, duhet qė tė krijohet shoqėri efikase ku do tė funksionojnė institucionet, do tė jetohet sigurtė, do tė ketė pajtim kombėtar dhe gjykatat tė funksionojnė dhe zhvillohet luftė efikase kundėr krimit tė organizuar. dxh/ko (MIA/BalkanWeb)
    -------------------------
    ----------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Moisiu: Statusi pėrfundimtar i Kosovės tė zgjidhet me referendum popullor


    Tiranė, 16 nėntor (Kosovapress)

    Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, tha dje se futja e Kosovės nė projekt-kushtetutėn mes Serbisė dhe Malit tė Zi, ėshtė e papranueshme dhe nuk i shėrben zgjidhjes sė problemeve, zhvillimeve demokratike dhe stabilitetit politik nė rajon.

    Ai i bėri kėto komente nė Konferencėn Ndėrkombėtare me temė "Forcimi i Kontrollit Demokratik nė Forcat e Armatosura", qė u mbajt nė Tiranė.

    “Statusi pėrfundimtar i Kosovės duhet tė zgjidhet me anė tė njė referendumi popullor brenda Kosovės, por edhe si zbatim realist i konventave ndėrkombėtare”,- ka thėnė Moisiu.

    Nga ana tjetėr, sipas Moisiut "pėr tė gjitha vendet e rajonit ėshtė njė sfidė e madhe qė tė punojnė pėr tė ndėrtuar njė model tė ri qytetarie evropiane".

    Ndėrkaq, lidhur me ēėshtjet e sigurisė sė Shqipėrisė, presidenti tha se Shqipėria ka miratuar dokumentet “Strategjia e Sigurimit dhe Politika e Mbrojtjes e Republikės sė Shqipėrisė” dhe “Strategjia ushtarake e RSH-sė”.
    ---------------------------------------
    -----------------------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  4. Forcat ushtarake serbe mobilizohen pėrgjatė vijės administrative me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  5. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike tė shqiptarėve
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •