Close
Faqja 5 prej 65 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 646
  1. #41
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Tė zhdukur nė Greqi 300 emigrantė nga Elbasani

    Qindra trupa janė tretur nė tokėn greke dhe sot u kanė mbetur vetėm kockat . Janė emigrantė fatkeqė tė eleminuar nga policia dhe ushtria greke, vetėm e vetėm se kanė emrin shqiptar. Politika ka qenė e tillė qė gjėrat tė minimizohen, por faktet janė vėrtetė tronditėse. Vetėm nė rrethin e Elbasanit rezultojnė se janė rreth 300 emigrantė tė zhdukur. Nuk dihet asgjė pėr fatin e tyre. Dikush ka vdekur nė mėnyrė aksidentale, dikush tjetėr nga kushtet atmosferike, por akoma mė keq, shumica kanė mbyllur sytė nė tokėn helene, si rezultat i plumbave tė marrė nga ushtria dhe policia greke. Ky fakt tronditės pohohet nga drejtori i Qendrės Shqiptare tė Reabilitimit tė Traumės dhe Torturės, Adrian Kati. Kreu i kėtij institucionit tregon se vijnė me dhjetra qytetarė, tė cilėt nė kėrkim tė njė fati mė tė mirė, janė keqtrajtuar sapo kanė shkelur nė tokėn e shtetit helen. Njė fije shprese ka ngjalluar pėr dhjetra emigrantėt shqiptarė qė janė keqtrajtuar dhe dhunuar nė mėnyrė ēnjerėzore nga policia greke nisja e procesit tė parė gjyqėsor nė Selanik nė ngarkim tė disa ushtarėve grekė, qė dy vjet mė parė plagosėn pėr vdekje njė tė moshuar shqiptar. Ferhat Ceka, 69 vjeē, nga Tirana ėshtė pėrballuar dje nė Gjykatėn e Selanikut nė njė seancė gjyqėsore me njeriun qė e qėlloi me armė, por vetėm fati e shpėtoi nga vdekja e sigurt. Nė Greqi ai ėshtė shoqėruar nga mjeku i Qendrės Shqiptare tė Reabilitimit tė Traumės dhe Torturės, Izedin Ēela. Raporti mjekoligjor, takimet me psikologėt, foto pas ngjarjes dhe njė mori dokumentash ndodhen nė dosjen “Ceka”. Kjo ėshtė hera e parė qė emigrantėt shqiptarė marrin pjesė nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė nė njė seancė gjyqėsore, me mbėshtetjen e organizmave tė huaja. Nė njė intervistė eksluzive pėr gazetėn “Ballkan”, drejtori i Qendrės Shqiptare tė Reabilitimit tė Traumės dhe tė Torturės, Adrian Kati, tregon tė gjithė peripecitė, qė dalin pas ankimit tė dhjetra emigrantėve nė kėtė qendėr.

    Tani po zhvillohet gjyqi nė Selanik pėr Ferhat Cekėn, i cili ėshtė plagosur rėndė dhe torturuar nga njė ushtar grek. A keni pasur raste tė tjera tė denoncuara nga emigrantėt pėr ushtrimin e dhunės dhe qė janė trajtuar nga qendra juaj dhe organizmat e tjera evropiane?

    Pėrveē Ferhat Cekės, kemi pasur raste tė tjera qė janė mbajtur nė vėzhgim dhe mė pas diagnostikuar nga mjekėt e qendrės, lidhur me traumėn fizike dhe psikike. Ne, pėr tė gjitha rastet e paraqitura, i jemi drejtuar organizmave tė tjerė pėr tė bėrė publike faktet tronditėse. Traumat e emigrantėve kanė filluar qė nė vitet e para tė demokracisė. Kemi dėgjuar shumė raste nė rrugė gojore pėr humbjen e jetės sė qindra emigrantėve. Pretendohet se janė dhjetra tė vrarė dhe shumė prej tyre mbeten ende tė paidentifikuar. Njė pjesė e vdekjeve janė edhe aksidentale. Por, sipas shpjegimeve, gjithmonė gojore, mjaft prej viktimave janė shkaktuar nga policia dhe ushtria greke. Nė Elbasan ėshtė krijuar njė shoqatė nė ndihmė tė tė zhdukurve dhe bėhet fjalė pėr rreth 300 emigrantė qė kanė marrė rrugėt pėr nė Greqi para disa vitesh dhe familjet e tyre edhe sot e kėsaj dite nuk kanė asnjė tė dhėnė. Keqtrajtime tė tjera janė trajtuar nga punonjėsit e zyrės sonė. Disa prej tyre kanė pasuar trauma tė mėdha psikologjike, si rezultat i dhunės sė ushtruar nga strukturat policore tė shtetit helen.

    Kemi marrėdhėnie me Grupin e Helsinkit grek “Helsinki Monytor”, qė drejtohet nga Panayotis Dimitras. Por, mund ta them me plot bindje se bashkėpunėtorja mė aktive nė bėrjen publike dhe trajtimin e rasteve tė emigrantėve tė dhunuar, ėshtė Melani Anderson, qė drejton “Amnesty International” nė Londėr. Ajo ėshtė njė nga inciuset kryesore qė mori tė dhėna mbi keqtrajtimin e Ferhat Cekės dhe e bėri atė publike nė institucionet ndėrkombėtare. Kemi pasur kontakte me qendra tė tilla nė Kosovė dhe nė Tetovė nė mbrojtje tė vlerave mbarėkombėtare.


    Gazeta Ballkan 17-09-2004
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #42
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Per ceshtjet fetare te popullit Shqiptar

    Kur krijohej Kisha Ortodokse shqiptare


    Dėshira e ortodoksėve shqiptarė pėr tė pasur njė Kishė tė pavarur ėshtė e hershme. Atė e morėn me vete ata qė mėrguan jashtė atdheut, nė Amerikė, Rumani, Bullgari, Egjipt, ku gjetėn truall tė pėrshtatshėm shenjat e gjallėrimit. Me shpalljen e pavarėsisė 1912 dhe me formimin dhe konsolidimin e shtetit tė pavarur shqiptar mė 1920 (Kongresi i Lushnjės), kjo dėshirė erdhi duke u gjallėruar, forcuar dhe mori trajta mė konkrete. Ortodoksėt shqiptarė, tė udhėhequr nga kanoni kryesor "Kishė e lirė nė shtet tė lirė", kėrkojnė qė tė gjitha ritualet fetare tė bėhen nė gjuhėn shqipe, nė gjuhėn amtare. Organizimin shpirtėror nė bazė tė kanoneve tė shenjta, zyrtarizimin dhe miratimin e tij ėshtė e nevojshme ta bėjė nė radhė tė parė shteti. Kėtė nismė e mori Kostė Paftali, prefekti i Durrėsit. Ai njoftoi telegrafisht prefekturat nė vitin 1922 pėr domosdoshmėrinė e organizimit tė njė tubimi pėr kėtė qėllim tė rėndėsishėm. Ēdo prefekturė do tė zgjidhte nga dy delegatė, midis tyre kishte edhe klerikė shumė tė njohur, si Arkimandrit Visarion Xhuvani, Arkimandrit Agathangjel Ēamēja, Ikonom Vasil Marku, Papa Harallambi, Papa Josifi, etj.

    Qeveria shqiptare u tregua mjaft e interesuar pėr ēėshtjen shpirtėrore dhe fetare tė popullit tė saj. Ajo i dėrgoi njė qarkore prefekturave dhe nėnprefekturave pėr tė mbėshtetur zgjedhjen e njerėzve atdhetarė, tė cilėt do tė pėrkrahnin idenė e njė kishe autoqefale shqiptare. Kundėrshtarėt e autoqefalisė sė kishės ortodokse shqiptare pėrhapėn gėnjeshtra sikur organizatore e mbledhjes sė Kongresit tė Parė Kishtar tė Beratit ishte qeveria. Ahmet Zogu, atėherė ministėr i Brendshėm, i hodhi poshtė kėto shpifje. Kongresi kishtar ortodoks e shpalli autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare duke u mbėshtetur nė kanonet apostolike dhe tė sinodeve tė lidhura shpirtėrisht, dogmatikisht dhe apostolikisht me Kishėn e madhe tė Krishtit, me Patriarkanėn e Stambollit. Ky Kongres plotėsoi aspiratat e ortodoksėve shqiptarė sepse vendosi pėrfundimisht tė drejtėn e ligjshme tė shqiptarėve ortodoksė pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe nė kishė. Me vendimin Nr. 807 tė datės 18-09-1922 Kėshilli i Ministrave bėri njohjen zyrtare shtetėrore tė vendimeve tė Kongresit tė Beratit dhe i miratoi ato plotėsisht sepse ishin mbėshtetur nė parimin e pavarėsisė sė shtetit shqiptar( A.Q.Sh. fondi 251,dosja 1254, viti 1922).

    STAMBOLLI NUK NJEH KISHĖN SHQIPTARE

    Kėshilli i Naltė i zgjedhur nė Kongres njoftoi tė gjitha patriarkanat dhe kėrkoi miratimin e Patriarkanės Ekumenike tė Stambollit, e cila nuk e miratoi autoqefalinė e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Dy delegacione njėri pas tjetrit shkuan nė Stamboll dhe u takuan me Patriarkun. Nė delegacionin e dytė morėn pjesė deputetė, klerikė tė shquar, personalitete tė njohura tė vendit, si At Vasil Marko, Dhosi Havjari, Vasil Avrami, deputeti Thoma Orolloga, At Harallamb Torka, Dhimitėr Kacimbra, Simon Shuteriqi e Kristo Kirka. Me gjithė kėrkesėn e argumentuar bindshėm, Patriarku nuk u tėrhoq nga qėndrimi i tij i mėparshėm, duke vepruar me diplomaci pėr njohjen e pavarėsisė sė Kishės dhe jo pėr njohjen e autoqefalisė. Pėr njohjen e pavarėsisė, pra theksojmė jo tė autoqefalisė, Patriarku i Stambollit vuri kėto kushte: (1) Peshkopėt qė do tė zgjidhen prej popullit shqiptar duhet tė jenė miratuar mė parė prej tij; (2) Patriarkana ka tė drejtėn e vetos nė miratimin e Kryepeshkopit; (3) Gjuha e vjetėr e dėshirueshme e kishės, greqishtja, tė zėrė vendin e parė nė Kishė.

    Kėto kėrkesa tė Patriarkanės sė Stambollit hidhnin poshtė vendimet kryesore tė Kongresit Kishtar tė Beratit dhe opinioni atdhetar nuk u pajtua me kėto kėrkesa. Ndėrkohė diskutimet u bėnė tė ashpra dhe kontradiktat ndėrmjet atyre qė ishin pėr autoqefalinė dhe atyre qė i quanin tė mjaftueshme propozimet e Patriarkut tė Stambollit erdhėn duke u thelluar. Zbatimi i vendimeve tė Kongresit tė Beratit u bė ngadalė sepse edhe dioqezat kryesore ishin pa titullarėt e vet. Gjithashtu edhe gjendja financiare e kishave ishte shumė e dobėt. Pėr tė krijuar njė gjendje mė tė favorshme Visarion Xhuvani mė 1923, qė atėherė ishte deputet dhe anėtar i Kėshillit tė Naltė, kėrkoi nga Parlamenti ndihmė financiare prej 50000 franga ari. Ai iu drejtua Parlamentit me kėto fjalė: " Kėshtu edhe nji herė ky Parlament t’i marri parasysh gjithė nevojat dhe gjendjen delikate tė Kishės Autoqefale Kombėtare dhe tė mos kursejė nje dhuratė tė vogėl qė ka me prumun njisimin dhe shqiptarizimin e ortodoksėve, punė qė ka aq vlerė pėr interesimin ma tė naltė tė shtetit nė kohėn e ardhme, sa nuk mund ta shpjegoj me kohėn e pakėt qė kemi".( Bisedime tė Kėshillit Kombėtar, faqe 221, viti 1923***)

    Mbas disa diskutimesh Ahmet Zogu tha: "Asht e ditun se kėto ndihma do tė jepen jashtė buxhetit dhe nji shumė prej 50000 frangash ari nuk asht gja e madhe. Qeveria pra, me gėzim e pranon dėshirėn e komisionit tė financave, qė kjo shumė t'i dhurohet Kėshillit tė Naltė tė Kishės Kombėtare". Nė kėtė rast Ahmet Zogu shprehu pėr herė tė dytė vullnetin e mirė pėr tė ndihmuar Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ai mbajti po kėtė qėndrim nė pėrkrahje tė Kishės Ortodokse Autoqefale shqiptare edhe nė raste tė tjera qė do t'i shohim mė poshtė. Ndihma e miratuar nė Parlament i dha udhė zgjidhjes sė problemeve tė ngutshme tė kishės sonė, por mungesa e Sinodit tė Shenjtė me dhespotė kanonikė, tė cilėt do tė drejtonin veprimtarinė kishtare pėr tė vėnė nė jetė vendimet e Kongresit tė Beratit, ishte pengesė e madhe. Mitropolitėt kanė qenė: Jerotheu nė Korēė, Kristofori nė Berat dhe Noli nė Durrės. Me veprimet e tyre kėta titullarė u treguan tė mefshtė dhe nuk plotėsuan kėrkesėn e Kongresit tė Beratit pėr tė dorėzuar dy kandidaturat e mundshme, qė atėherė ishin V. Xhuvani dhe A. Ēamēja. Kaluan tre vjet nga Kongresi Kishtar i Beratit dhe zgjidhja po dukej disi e largėt. Ndėrkohė dioqeza e Durrėsit mbeti pa Mitropolit.

    Pėr tė plotėsuar kėtė post tė rėndėsishėm kishtar dhe pėr tė vėnė nė jetė vendimet e Kongresit tė Beratit, Kėshilli i Naltė i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare ngarkoi Visarion Xhuvanin qė tė drejtonte Mitropolinė e Durrėsit sipas dekretit Nr. 686 tė datės 28.3.1925. Nga klerikėt dhe bashkėpunėtorėt e vet Visarioni kėrkoi qė tė ruajnė dhe tė zbatojnė nė mėnyrė tė plotė kanonet e shenjta pėr nder tė kishės dhe pėr tė mirė tė popullit. Plotėsimi i kėsaj detyre kėrkonte qė Mitropoliti i Durrėsit tė kishte gradė episkopale. Visarioni nuk mund tė priste deri sa tė zbutej zemėrimi i Patriarkanės sė Stambollit dhe nuk u pajtua me plogėshtinė, durimin dhe pėrunjėsinė e ndonjė dhespoti tjetėr. Ai ishte i bindur se Patriarkana dėshironte qė kisha shqiptare tė mbetej e varur pėrgjithmonė prej saj. Ishte koha pėr tė vetėvepruar me guxim dhe me sakrifica. Atėherė pa mbėshtetjen e Kėshillit tė Naltė, Visarion Xhuvani shkoi nė Mal tė Zi dhe mė 3 maj tė vitit 1925 u dorėzua nė gradėn episkopale. Akti i dorėzimit tė Visarionit pati jehonė tė dyfishtė. Disa mendonin se punėt do tė shpejtoheshin pėr formimin e Sinodit, tė tjerė e quajtėn shkelje disiplinore. Midis tyre kishte dhe anėtarė tė Kėshillit tė Naltė tė cilėt nuk e njihnin si Mitropolit dhe e ndalonin qė tė celebronte Meshė Episkopale. Madje ata arritėn tė kėrkojnė qė tė merreshin masa disiplinore ndaj tij. Pėrplasjen e Episkopit tė ri me Kėshillin e Naltė e zgjidhi ministri i Punėve tė Brendshme, A. Dibra, i cili, nė pėrgjigje tė letrės sė dėrguar nga Prefektura e Elbasanit mė datėn 24.2.1927, ka shkruar: " Meqenėse Sinodi i Shenjtė ėshtė nė formim e sipėr, tė ruhet statuskuoja dhe problemi tė zgjidhet prej Sinodit".( AQSh f. 152, dosja 20, viti 1927).

    XHUVANI NUK MPOSHTET

    Nė vitin 1926 Patriarkana e Stambollit ndėrmori njė veprim tjetėr diplomatik pėr tė mposhtur qėndresėn e atdhetarėve shqiptarė dhe pėr tė bindur Qeverinė dhe Mbretin e shqiptarėve. Ajo dėrgoi nė Shqipėri Eksarkun Krisanthos, Mitropolit i Trapezundės dhe laikun P. Kotoko. Misionarėt grekė ngulėn kėmbė pėrsėri pėr ruajtjen e privilegjeve tė Patriarkanės sė Stambollit. Ortodoksėt shqiptarė atėherė u ndanė nė dy grupe: nė pėrkrahės tė idesė sė autoqefalisė dhe nė pėrkrahės tė kėrkesave tė Patriarkanės. Ndėrkaq ortodoksėt e Vlorės me Tol Arapin nė krye i dėrguan kėtė telegram At Vasil Markos mė 10 qershor tė vitit 1926: "Krisanthi vjen nė Korēė, kini kurajo patriotike dhe mos bini viktimė e dhelpėrive fanariote. Kemi lindur shqiptarė, rrojmė dhe do tė vdesim shqiptarė. Statuti i Beratit pėr tė cilin jemi betuar nga ana jonė nuk cenohet". Visarioni doli nė ballė tė pėrpjekjeve qė kundėrshtonin ndalimin e gjuhės shqipe nė liturgjinė fetare. Vėnien e gjuhės greke nuk e quajti tė logjikshme edhe pėr arėsye filologjike, sepse pjesa mė e madhe e librave liturgjikė ishin pėrkthyer e pėrshtatur nė gjuhėn shqipe nga njerėz me kompetencė profesionale.

    Kundėrshtitė midis intelektualėve pėr kėtė ēėshtje tė rėndėsishme tė Kishės Ortodokse Shqiptare i zgjidhi Mbreti Zogu i Parė, i cili me vendosmėri ka deklaruar: " Aq mė ban ē'mendon Patriarkana. Nė Shqipni jam zot vetė dhe komandoj unė".(70 vjet tė Kishės Ortodokse Autoqefale, Tiranė 1993, faqe 71). Mė 13 nėntor tė vitit 1929 Kryeministri i Shtetit Shqiptar, Koēo Kota, iu drejtua me dy shkresa Mitropolitėve Jerotheu dhe Kisi qė ishin qė tė dy nė Korēė, dhe shfaqi dėshirėn qė dy kandidatėt pėr peshkopė (Ēamēe dhe Ambrosi) tė dorėzoheshin sa mė parė dhe me kėtė mėnyrė tė plotėsoheshin kushtet pėr formimin e Sinodit tė Shenjtė tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Katėr muaj kaluan pa u bėrė asgjė. Qeveria kėrkoi zgjidhje tė brendshme tė sinodit, ndėrsa ata qė nuk e pėrkrahėn kėtė ide kėrkuan zgjidhje tjetėr. Kėrkesat e tyre jo vetėm qė nuk qenė kanonike, por qenė dhe tė pamundshme pėr interesat kombėtare tė ortodoksėve shqiptarė dhe pėr parimet shtetėrore. Pėr formimin e Sinodit u interesua nė mėnyrė tė veēantė Kėshilli i Naltė i Kishės Ortodokse Autoqefale, i cili u mbėshtet nė vendimet e Kongresit tė Beratit, nė kanonet e shenjta dhe te qeveria shqiptare e kohės.

    Nė shkurt tė vitit 1929 Kryetari i Kėshillit tė Naltė tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė njoftoi Visarion Xhuvanin. Detyra e re qė iu ngarkua Visarionit u miratua menjėherė nga Qeveria Shqiptare. Ēdo pritje e mėtejshme do ta dėmtonte rėndė autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare, prandaj nė mbledhjen e jashtėzakonshme tė Kėshillit tė Ministrave, tė kryesuar nga Naltmadhnia e Tij, Mbreti Zog I, nė tė cilėn morėn pjesė Koēo Kota, Pandeli Evangjeli, Hiqmet Delvina, ndėrsa nga Kėshilli i Naltė Kishtar At Vasil Marko dhe Imzot Visarioni. Ky i fundit u ngarkua qė tė zgjidhte dy episkopė kanonikė tė huaj, tė cilėt do tė dorėzonin kandidatėt shqiptarė. Nga 11 shkurti deri mė 17 shkurt tė vitit 1929 u bėnė hirotonisjet e episkopėve dhe mė 18 shkurt do tė formohej Sinodi. Kėto qenė ditė festive pėr ortodoksėt dhe pėr myslimanėt shqiptarė. Meshat qė u mbajtėn atėherė ishin ngjarje tė shėnuara nė historinė e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Mbretin nė to e pėrfaqėsoi Kolonel Zef Seregji, mori pjesė kryeministri Koēo Kota, ministri i Drejtėsisė Hiqmet Delvina, Xhafer Vila, Yzedin Beshiri, Abdurrahman Kroi, Dr. Basho, Tefik Mborja etj. Diskutimet e gjata shtatėvjeēare pėr zgjedhjen e Sinodit tė Shenjtė morėn fund. Gazeta e Re atėherė shkroi: "Mė nė fund ideja kombėtare ngadhėnoi si gjithnji sepse ajo buron nga shpirti i kombit dhe asht besue nė duer tė forta patriotike".

    KONGRESI I KORĒĖS

    Mbas formimit tė Sinodit u shtua shumė zemėrimi i Patriarkanės sė Stambollit dhe i Patriarkanės greke. Tė dyja bashkė dhe veē e veē ato e rritėn trysninė dhe i shtuan sulmet ndaj Sinodit dhe veēanėrisht ndaj Kryeepiskopit Visarion, ndaj mbretit Zog dhe Qeverisė shqiptare. Pėr tė pėrballuar kėto shpifje, tė cilat mund tė arrinin nė formė ankese deri nė Lidhjen e Kombeve, Kėshilli i Ministrave me vendim Nr. 218 tė datės 21.3.1929 vendosi tė formojė njė komision, tė pėrbėrė prej ministrit Fuqiplotė Mehdi Frashėri dhe Dhimitėr Pogės, drejtor politik pranė kėsaj Ministrie pėr tė ndjekur veprimet e mundshme dhe pėr tė mbrojtur interesat e shqiptarėve, pėr t’u bėrė ballė situatave nė rast se Qeveria greke do ta shtronte ēėshtjen e Autoqefalisė sė Kishės Ortodokse nė Lidhjen e Kombeve. (AQSh. fondi 251, dosja 850, viti 1929) Pa u tutur ndaj presioneve tė brendshme dhe shpifjeve tė jashtme, Sinodi, me Visarionin nė krye, punoi nė mėnyrė intensive pėr tė pėrgatitur Kongresin e dytė tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare nė Korēė. Edhe pėr kėtė veprimtari kujdesi i Qeverisė dhe i Naltmadhnisė sė Tij, Mbretit Zogu I, ishte nė lartėsinė e duhur, duke pėrballuar edhe njė pjesė tė shpenzimeve financiare. Kongresi do tė miratonte Statutin definitiv dhe rregulloren e brendshme tė administrimit tė kishės. Mė 19 qershor tė vitit 1929 tė 46 delegatėt pėrfaqėsues tė klerit dhe tė popullit tė Shqipėrisė u mblodhėn nė Korēė pėr punimet e Kongresit tė Dytė Panortodoks. Kongresi historik i Korēės miratoi njėzėri dokumentet bazė tė Kishės dhe mjaft vendime tė tjera, duke e vendosur Kishėn Shqiptare krahas kishave tė tjera ortodokse ballkanike, evropiane e botėrore.

    NJOHJA E AUTOQEFALISĖ SHQIPTARE

    Nė vitin 1935 Naltmadhnia e Tij, Mbreti Zog, kėrkoi njohjen e autoqefalisė nga Patriarkana, duke dėrguar Koēo Kotėn e Josif Kedhin nė krye tė njė delegacioni pranė Patriarkut pėr t'i dhėnė Tomusin Kishės Ortodokse Shqiptare. Kėrkesave tė Patriarkanės iu shtua edhe njė kusht tjetėr: largimi i Visarionit nga detyra e Kryeepiskopit. Visarioni, qė dha kaq shumė pėr kishėn tonė, vendosi tė vetėflijohej dhe nė Sinodin VII pranoi tė jepte dorėheqjen. Mbas 27 majit tė vitit 1936, dita kur dha dorėheqjen Visarioni, e deri mė 12 prill tė vitit 1937, pati veprimtari tė dendur diplomatike pėr tė bindur Patriarkun e Stambollit qė tė miratonte Tomusin. Ai nuk lėvizi nga kėrkesat e veta, vetėm se i zbuti ato dhe ia pėrshtati diplomacisė sė kohės, miratoi Tomusin dhe nė krye tė Kishės Shqiptare erdhi Imzot Kristofor Kisi. Edhe mė vonė Naltmadhnia e Tij, Ahmet Zogu, tregoi vėmendje tė veēantė pėr mbarėvajtjen e Kishės Ortodokse Shqiptare. Dhėnia e Tomusit nga Patriarkana e Stambollit pėr Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare u bė mė 12 prill tė vitit 1937. Kjo erdhi pas punės kėmbėngulėse qė bėnė klerikėt shqiptarė me Kongresin e Beratit, tė Korēės dhe pasi formuan Sinodin e tyre.

    GREKĖRIT BLLOKUAN UDHĖTIMIN E KRYEPESHKOPIT SHQIPTAR

    Mbreti Zog porositi avion nė Itali pėr imzot Xhuvanin. Pėr realizimin e misionit fetaro-kombėtar Visarion Xhuvanin e mbėshteti Naltmadhnia e Tij, Zogu I. Kur Visarioni u burgos nga regjimi komunist (nga viti 1948 deri mė 1962) njė nga bashkėvuajtėsit e tij, Beqir Ajazi, pėr ndihmėn e pakursyer qė dha Naltmadhnia e Tij, Zogu I, nė librin "Nga zhgaba me kurorė deri te drapri me ēekan" shkruan: "Kishte vdekur Patriku i Bukureshtit dhe i gjithė Rumanisė. Siē e duan kanonet varrimi i tij do tė zhvillohej me ceremoni madhėshtore ku do tė ishin jo vetėm klerikėt e lartė tė vendit, por edhe pėrfaqėsuesit zyrtarė nga kishat e vendeve tė tjera, ndėr tė cilat bėnte pjesė edhe Shqipėria, qė dilte pėr herė tė parė si autoqefale. Meqė vdekja e Patrikut kishte qenė e befasishme dhe kur pėrfaqėsuesi i kishės shqiptare, Visarioni, duhej tė ishte patjetėr, Naltmadhnia e Tij, Zogu I, kishte porositur njė takėm ceremonial pėr meshė, tė thurur e tė qėndisur krejt prej ari. Vetėm kamillafi i rėndė (mitra) dhe skeptri kishin kushtuar mė se 400 napolona ar.

    Linja ajrore pėr nė Bukuresht atėherė kalonte Tiranė-Athinė-Sofje-Bukuresht. Kėshtu qė veē vizės sė tranzitit tė Bullgarisė duhej edhe ajo e qeverisė greke. Kjo e fundit kishte refuzuar dhėnien e vizės pėr Visarionin, sepse Imzot ishte "persona non grata" atje dhe i dėnuar pėr shkak tė veprimtarisė qė kishte kryer me rastin e autoqefalisė. Dukej sheshit se autoritetet greke po bėnin ēmos pėr ta penguar kishėn tonė qė tė paraqitej nė njė ceremoni botėrore, siē qe ajo e varrimit tė Patrikut tė Rumanisė. Pėr t'ua hedhur nė ajėr planin e sabotimit tė tyre, Naltmadhnia e Tij, Zogu I, kishte porositur aeroplan tė posaēėm, duke e kaluar Visarionin nė Itali dhe s’andejmi nė Rumani. Sipas rregullave tė protokollit i kish takuar Visarionit qė tė ishte i pari nė krye tė kėsaj ceremonie. Pjesėt e tjera, pamjen, veshjen dhe aftėsitė kishtare i kishte vetė Visarioni, i cili kishte korrur atje njė simpati tė madhe pėr kishėn tonė, pėr veten e vet dhe pėr Shqipėrinė. Nė lidhje me kėtė veprimtari Gjergj Bubani mė ka thėnė se gjatė ceremonisė mijėra gra shqiptare tė Bukureshtit ndėrprenin herė pas here kortezhin pėr t’i dalė pėrpara Visarionit, duke brohoritur me devocion: "Jetė tė gjatė o dhespoti ynė".
    Nos Xhuvani, Pavli Haxhillazi; Gazeta Shqiptare 15-10-2004
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #43
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    PSE GREQIA THOTE JO

    Gjergj Buxhuku

    Vizita e presidentit grek Stefanopulos ishte rast kulmor, qė bėri tė mundur tė shpaloste nė publik tė vėrtetat dhe problemet e mėdha dhe tė rėnda, tė fshehuara me mjeshtėri pėr shumė kohė, qė qėndrojnė ndėrmjet dy popujve dhe vendeve. Jo vetėm brenda vendit por edhe jashtė tij u pėrhap jehona e problemeve, qė ekzistojnė ndėrmjet vendeve tona. As mė shumė e as mė pak vetė televizioni i njohur “Euronews” i bėri jehonė pėrplasjes sė Tiranės duke cituar si radhė ndonjėherė Ēamėrinė, Epirin e Veriut dhe pėrplasjen e armatosur tė vitit 1947.
    Qartė u pa se kreu i shtetit shqiptar, nė mbrojtjen e tė drejtave njerėzore dhe pronėsore tė popullsisė ēame dhe shqiptare nė pėrgjithėsi nė Greqi, si edhe zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės u la vetėm nga politika dhe institucionet e tjera ekzekutive tė vendit tė tij. Opinioni publik e mbėshteti fuqishėm qėndrimin e kreut tė shtetit shqiptar. Nga ana tjetėr ishte kuptimplotė heshtja e turpshme e gazetave partiake ndaj pėrplasjes sė hapur dhe tė paprecedent nė konceptet dhe idetė e presidentėve respektivė pėr ēėshtjet e mėdha tė mėsipėrme. Siē duket politikanėve shqiptarė u ėshtė mbushur mendja top se nuk mund tė qėndrojnė dhe as tė vijnė nė pushtet pa marrė aprovimin e Athinės. Mbase kanė edhe tė drejtė nėse do tė shikojmė dhe vlerėsojmė historinė dhe rrjedhjen e ngjarjeve nė periudhėn postdiktatoriale shqiptare. Aq mė shumė nėse shikon se praktikisht marrėdhėniet ekonomike ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė janė shumė tė ngjashme me ato tė njė vasali tė thjeshtė kolonial. Pikėrisht kėtu ėshtė edhe vetė problemi i vėrtetė ndėrmjet dy vendeve. Dhe nė fakt grekėt zotėrojnė praktikisht tė gjitha degėt strategjike tė ekonomisė shqiptare. Janė me qindra e qindra milionė euro, qė ēdo vit dalin jashtė Shqipėrisė, duke u drejtuar nė arkat e Athinės. Me paratė shqiptare qė me aq mund dhe gjak sigurohen nga emigrantėt tanė jashtė vendit dhe ndihmat e botės jo vetėm mbushen xhepat e monopolistėve grekė, pronarė tė degėve strategjike tė Shqipėrisė, por dhe i krijohen vendit tonė probleme tė panumėrta me qėllimin e vetėm pėr ta mbajtur nė mėnyrė tė pėrhershme nė tension dhe nė mungesė stabiliteti shoqėror. Mjafton tė kujtojmė krijimin e problemeve tė stisura tė Himarės ku me paratė shqiptare, praktikisht paguhen pėr t’u emėrtuar minoritarė banorėt e saj, pėr tė kuptuar sesa tė fuqishėm janė pozitat greke nė Shqipėri. Nuk ėshtė vendi pėr tė pėrmendur ngjarjet e ‘97 pėr tė mos ta ndėrlikuar tej mase problemin. Tė mos harrojmė se kėto pozita janė siguruar nė vite me paaftėsinė shtetformuese shqiptare, mirėkuptimin e plotė tė njė pjese tė konsiderueshme tė politikės dhe deri nė bashkėpunimin e hapur tė kėsaj pjese politikanėsh me oligarkėt grekė nė rrjepjen e vazhdueshme tė popullit tė tyre. Padyshim pėr tė shkuar deri kėtu duhet tė pėrmendim se shteti grek nė mėnyrė sistematike dhe tė organizuar ka vepruar pėr tė kapur fillimisht ekonominė dhe mė pas edhe politikėn shqiptare dhe pėr ta detyruar tė veprojė kundėr interesave tė qytetarėve tė vet. Duke shfrytėzuar varfėrinė shqiptare, mungesėn totale tė eksperiencės sė ndėrtimit tė shtetit demokratik dhe korrupsionin masiv tė vendimmarrėsve shqiptarė, u arrit qė nė vitet e para tė rrėzimit tė sistemit komunist nė Shqipėri tė hidhen tentakulat ekonomike dhe financiare tė pėrfaqėsuesve tė oligarkisė greke. Kryesisht kėta tė fundit ishin pėrfaqėsues tė minoritetit grek, por mė pas edhe politikanė shqiptarė, qė nė skemėn e pushtimit ekonomik u bėnė bashkėpunėtorė tė tė parėve. Zaptimi ekonomik u shoqėrua me presione tė forta politike ndėrkombėtare, qė edhe nė disa ēaste kur shteti shqiptar tregoi disa shenja vullneti tė brendshėm se dėshironte tė dilte nga dara e parapėrgatitur greke, bėnė qė kėto pėrpjekje tė dėshtonin. Mė pas erdhėn ngjarjet e piramidave, qė shėnuan edhe shkrirjen e pushtetit ekonomik grek me atė politik nė Shqipėri. Kapja e pushtetit ekonomik, politik u shoqėrua gjithashtu me kapjen e medias duke mbyllur kėshtu edhe qarkun pėr shpresat e rilindjes shqiptare. Janė pikėrisht pėrshkrimet e mėsipėrme qė shkurtimisht mund tė shpjegojnė se ku e gjen forcėn presidenti grek pėr t’i thėnė jo tė qartė dhe tė prerė ēėshtjes ēame dhe ēėshtjes sė Kosovės tė ngritura nė vetmi nga homologu i tij shqiptar.
    Duhet ta pranojmė se ishte zėri i presidentit shqiptar i vetmi qė pėrfaqėsoi nė memecėrinė institucionale shqiptare, shpresat e 300 mijė ēamėve pėr tė rifituar tė drejtat e tyre tė mohuara nė dekada nga Greqia. E njėjta gjė edhe pėr zgjidhen e ēėshtjes sė Kosovės. Ndryshe turpi do tė ishte i plotė pėr tė gjithė ne pa pėrjashtim. Opinioni publik e mbėshteti qartė njė qėndrim tė tillė. Pavarėsisht fuqisė greke frika e politikės shqiptare, tė papėrlyer nė afera ekonomike, pėr tė mos u shprehur dhe pėr tė mos mbrojtur hapur interesat e qytetarėve dhe vendit tė saj nė rastin e dhėnė, ėshtė e gabuar. Nuk kihet parasysh kėtu se shqiptarėt sot nuk janė shqiptarėt e 15 ose edhe 7 viteve pėrpara. Emancipimi shoqėror i shqiptarėve ka bėrė qė ata tė mos kėnaqen vetėm pėr mbijetesė fiziologjike. Punėsimi, arsimimi dhe jetesa nė vende tė huaja kanė dhėnė ndikimin e tyre pozitiv sidomos te rinia shqiptare. Ata e kanė kuptuar se ku qėndrojnė rrėnjėt e vėrteta tė varfėrisė sė tyre. Qindra e qindra milionė eurot para djerse dhe gjaku tė tyre tashmė janė identifikuar se shkojnė nė xhepat e monopolistėve greko –shqiptarė. Nė kushte tė tilla edhe reagimi i tyre tashmė nuk ėshtė i paorientuar. Nė mjaft raste pėrfshi edhe ndeshje sportive ata e kanė bėrė tė qartė se e dinė shumė mirė se cilat janė problemet e vėrteta ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė. Edhe ata e dinė se organizimi dhe shprehja e vullnetit tė shqiptarėve do tė bėjė tė mundur prishjen e sigurtė tė qarkut tė hekurt tė zgjedhės ekonomike dhe politike greke nė qafėn e shqiptarėve. Tė mos harrojmė se sot shqiptarėt duhet tė llogariten si njė komb prej tė paktėn 7 milionė banorėsh duke patur parasysh ēlirimin e Kosovės nga zgjedha serbe. Forca e shqiptarėve pėr zhvillim ėshtė shumė mė e madhe sesa mė parė. Gjithashtu, edhe grekėt e dinė mirė pėr sa mė sipėr.
    Bashkė me heqjen e zgjedhės ekonomiko -politike do tė zhduken edhe privilegjet pėrrallore greke nė Shqipėri. Tė vetmit, qė nuk e kanė kuptuar janė politikanėt shqiptarė, qė si zakonisht nė historinė tonė janė tė fundit nė radhė. Kuptohet kėtu nuk e kemi fjalėn pėr politikanėt shqiptarė tė panjollosur dhe qė e dėshirojnė zhvillimin e vendit dhe qytetarėve tė tyre. Dhe nėse sot nuk ka shumė tė tillė me siguri vullneti i shqiptarėve do tė bėjė qė tė dalin tė tjerė nė skenė. Kush e kupton se dėshira e shqiptarėve pėr tė qenė tė barabartė nė vendin e tyre me tė huajt do tė realizohet me ēdo kusht, do tė jetė edhe fitimtari politik nė afatgjatė nė Shqipėri. Ajo qė shqiptarėt kėrkojnė ėshtė asgjė mė shumė se fitimi i dinjitetit tė nėpėrkėmbur tė paktėn nė vendin e tyre!

    20/10/2004
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #44
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Ne mbeshtetje te kryekriminelit Serb Milloshevic

    Deputetja greke dėshmon nė favor tė Millosheviēit

    Njė deputete greke deklaroi para Gjykatės sė Hagės se akuzat kundėr Sllobodan Millosheviēit pėr krime lufte kanė motive politike. Liana Kaneli, deputete e Partisė Komuniste greke dėshmoi nė favor tė ish-presidentit serb ndaj tė cilit rėndojnė akuzat pėr genocid, krime kufte dhe krime kundėr njerėzimit. Ajo ishte njė ndėr ata pak dėshmitarė qė kanė pranuar tė dėshmojnė nė gjyqin e shumėdiskutuar. Kaneli tha se askush nuk ka tė drejtėn e organizimit tė njė gjyqi tė tillė politik. "Si mund t'i falim gabimet e NATO-s, genocidin e saj dhe jo atė tė tjerėve", tha Kaneli. Deputetja greke ėshtė e para dėshmitare nė gjyqin kundėr Millosheviēit qė e ka mbrojtur ish-presidentin serb.


    Gazeta Shqiptare 20-10-2004
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #45
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Edhe ne futboll

    Mesfushori i Shqipėrisė u pėrgjigjet fyerjeve tė tifozėve tė OFI-t

    Murati: Bojkot Greqisė Kreta, skena e krimit tė pėrsėritur
    Mesfushori i Shqipėrisė, Edvin Murati, shėnoi njė gol dje nė kampionatin grek me Iraklisin, por gjithēka u errėsua nga incidenti midis tij dhe tifozėve kundėrshtarė. Murati me skuadrėn e tij luajtėn kundėr OFI-t tė Kretės, nė stadiumin famėkeq tė Iraklionit, i njohur nė Shqipėri pėr ndeshjen e kuqezinjve mė 2 qershor 2001, pėr eliminatoret e Botėrorit 2002. Kapiteni i Iraklisit ėshtė provokuar dhe ofenduar gjatė nga tifozėt vendės, jo dhe aq pėr golin e djeshėm nė ndeshjen ku OFI fitoi 2-1. Murati ishte autor i golit tė parė kundėr Greqisė, i cili i hapi Shqipėrisė rrugėn e fitores sė madhe 2-1 me kampionėt e Europės. Tri minuta para pėrfundimit Murati ėshtė zėvendėsuar, por ka vendosur t'u pėrgjigjet tifozėve grekė me gjeste aspak tė hijshme. Njė veprim i tillė ka irrituar jashtė mase turmėn dhe ėshtė dashur ndėrhyrja e policisė pėr ta qetėsuar. Vetė lojtari ėshtė ndėshkuar me karton tė kuq nga gjyqtari, pas zėvendėsimit tė tij.

    E njėjta skenė krimi

    Edvin Murati nuk ėshtė njė engjėll dhe pa dyshim qė gjestet kundėr tifozėve nuk janė aspak tė miratueshme. Por dje kapiteni i Iraklisit ka qenė aktor e viktimė njėkohėsisht nė tė njėjtėn skenė krimi, stadiumin e Iraklionit. Mė 2 qershor 2001 kombėtarja shqiptare u fye dhe u pėshty sistematikisht nga tifozėt nė atė stadium tė ēuditshėm, ku spektatorėt mund edhe t'i preknin me dorė lojtarėt. Lojtarėt nė tė gjithė botėn shahen, madje kanė fituar "imunitet", por dje Murati nuk ėshtė sharė si nė ēdo stadium tjetėr. Dje kapiteni i Iraklisit tė Selanikut ėshtė sharė dhe pėrbuzur sepse ėshtė shqiptar, sepse shėnoi njė gol kundėr kombėtares helene, sepse kombėtarja e tij qėndron mė lart nė renditje se kombėtarja helene. Pa dashur tė mbrojmė mė tepėr se sa duhet lojtarin e Shqipėrisė, nuk mund tė lihet pa theksuar fakti se dje, mė tepėr se fajtor, ai ka qenė viktimė e shfaqjeve tė pėrsėritura tė racizmit ekstrem dhe ksenofobisė demode greke, nė tė njėjtin stadium ky ėshtė pėrbuzur edhe mė parė, pikėrisht se luante me Shqipėrinė. Pėr tė gjitha kėto Murati, paēka se me incident akuzon dhe paralajmėron: "Nuk dua tė luaj mė nė Greqi, se nuk mund ta duroj racizmin antishqiptar".
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #46
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Kercenim per antaresimin ne BE

    Presidenti grek pėrdor termin Vorioepir

    Vorioepir, shpirt greku, Shqipėria nuk hyn nė BE pa u plotėsuar tė drejtat e Omonias, kėto kanė qenė kėrcėnimet e Presidentit Grek Stefanopulos gjatė mitingut tė zhvilluar nė Dervician, por shumė vonė nė mbrėmje. "Shqipėria nuk do tė hyjė nė BE pa plotėsuar tė gjitha kėrkesat tuaja, nga Alfa tek Omega. Ju vorioepirotėt mjajtėt gjallė frymėn e dashurinė tuaj, gjuhėn greke. Tani ka ardhur koha qė kėtė gjuhė ta mėsoni nė shkolla tė mira. Nuk shkova dot as kėtė herė nė Himarė pėr shkak tė axhendės, por Himara ėshtė kėtu" tha Stefanopulos duke u drejtuar nga pjesmarrėsit tė cilėt mbanin nė duar flamuj grekė dhe thėrrisnin "Vorioepir, Greqi". Presidenti grek ka vazhduar tė thotė se pėrshėndetja pėr ta, (minoritetin) nuk vjen nga zyrat e shtetit grek, por nga i gjithė populli grek. "Dua t'ju siguroj se jo vetėm vitet e vėshtira qė kaluat, por dhe tani qė jeni nė vite mė tė mira, shteti amė nuk ka pushuar sė kujdesuri pėr ju dhe t'ju ndjejė si njė nga pjesėt mė tė vyera tė helenizmit. Shoqėrohem nė kėtė vizitė nga ministrja e arsimit Marjeta Janaku, e zoti Stilianidis, zėvendėsministėr i jashtėm. Kjo ėshtė shenjė e interesimit tė shtetit grek pėr atė ēka kalon Vorioepiri, e ēka ndodh kėtu. Ju sjell dhe njė mesazh tjetėr qė e konsideroj tė rėndėsishėm e qė u pėrpoqa ta them nė Tiranė, mesazhin e njė miqėsie tė ngushtė shqiptaro-greke" tha Stefanopulos, i cili pėrmendi disa herė fjalėn Vorioepir nė fjalėn e tij. "Qeveria shqiptare nuk do tė hyjė nė BE nėse nuk do tė plotėsojė kėrkesat e minoritetit nga Alfa deri tek Omega. Unė i kam kėrkuar qeverisė shqiptare edhe dhėnien e menjėhershme tė pronave pėr minoritarėt, sikundėr ndodh kjo gjė edhe me shtetasit shqiptarė. Kjo kėrkesė do tė plotėsohet", tha Stefanopulos. Nė emėr tė qeverisė greke ai premtoi mbėshtetje tė plotė e tė vazhdueshme pėr tė gjitha kėrkesat e shtruara prej pėrfaqėsuesve tė minoritetit grek nė Shqipėri.

    Gazeta shqiptare

    22-10-2004
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #47
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Ne mbeshtetje te politikave Serbe

    Koshtunica-Karamanlis: Kufijte nuk mund te ndryshohen

    Kryetari i Qeverise serbe Vojisllav Koshtunica dhe kryeministri grek Kostantinos Karamanlis sot ne Selanik rane dakord se kufijte e Evropes Juglindore duhet te mbeten te pandryshueshem, sepse ne te kunderten, pasojat do te ishin fatale. Ndryshimet eventuale te kufijve mund te jene burim i perleshjeve te reja, konsiderojne Koshtunica dhe Karamanlisi, te cilet marrin pjese ne dialogun njeditor nderfetar ne Selanik, te titulluar "Evropa nepermjet pajtimit dhe bashkepunimit".


    BalkanWeb
    21-10-2004
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #48
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Vazhdojme me 2004

    Kulaēi i krimbur i kėrbaēit grek

    Vizita e presidentit Stefanopullos pėrveē tė tjerash shpalosi edhe disa gjėra tė tjera qė me thėnė tė drejtėn tregojnė se diplomacia greke ndaj Shqipėrisė jo vetėm ka filluar tė vjetėrohet nė inercinė e saj patologjike, por ka filluar tė marrė edhe pėrmasa qesharake. Shpjegimi i asaj ēka pėrmendėm mė sipėr vjen nga vetė kulaēi grek qė ishte zgjedhur kėsaj here pėr shqiptarėt pas kėrbaēit tė mosnjohjes sė ēėshtjes ēame, mitingjeve me sloganin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE nėpėrmjet Epirit tė Veriut, etj.etj. Nė fakt nuk ėshtė se ishte zgjedhur ndonjė kulaē i ri, thjesht ishte marrė pėrsėri nga sirtarėt e diplomacisė sė stėrpėrdorur, kulaēi i krimbur i kredisė greke pėr tė pastrehėt e piramidave tė 1997. Ah, po kulaēi i piramidave ėshtė shoqėruar edhe me simiten po tė mykur greke pėr rimėkėmbjen ekonomike tė Ballkanit, qė ka nja 5 vjet qė ėshtė trumbetuar, por qė edhe ajo na paska mbetur nė letėr pėr arsye tė ndryshme.

    As mė shumė e as mė pak ėshtė vetė zv/ministri i Ekonomisė greke qė pa ju dridhur qerpiku i shpalosi edhe njėherė tjetėr si dhurata tė mėdha, qė do tė vijnė nga olimpi pėr shqiptarėt e shkretė. Se si shkrihet nė njė dėshira e madhe primitive greke pėr tu treguar i fortė, i pasur dhe shpėtimtar para shqiptarėve me pafuqinė e kėllqeve tė tyre pėr tė mbajtur kėtė barrė tė rėndė mbi supe, nuk kishe rast mė tė mirė pėr ta shikuar sesa nė vizitėn e fundit nė Tiranė tė delegacionit presidencial tė Athinės. Ndjenja e inferioritetit tė saj dhe praktika e lypsarit tė pėrjetshėm ndaj vendeve tė pasura tė BE, qė praktikisht e nxorėn nga varfėria, duhet nė njė farė mėnyre si kompleks i pastėr tė shkarkohet diku. Sigurisht, Shqipėria ishte dhe ėshtė njė rast i mirė pėr tė kėnaqur mendjet e prapambetura tė pasanikėve tė rinj tė vendit mė tė prapambetur tė BE-sė. Por sa mė sipėr ėshtė pjesa qė i takon grekėve. Ata mund tė thonė ēfarė tu vijė nė mendje dhe tė gėnjejnė me sa munden. Fakt ėshtė se ata nuk e kanė kuptuar se kohėt kanė ndryshuar shumė dhe shqiptarėt nuk kanė nevojė pėr ndihmėn greke.

    Ata kanė nevojė tashmė qė vetėm grekėt tė mos na ngatėrrohen nėpėr kėmbė pėr tė na ndalur nė rrugėn tonė tė pashmangshme tė zhvillimit. Por, atė ēka kėrkojnė dhe kane nevojė shqiptarėt fatkeqėsisht politika aktuale e tyre nuk ėshtė nė gjendje tua sigurojė. Nuk ėshtė fjala kėtu vetėm pėr faktin se politika shqiptare nė servilizėm tė paparė dhe me njė frikė tė pashpjeguar nga gogoli grek, e la vetėm kreun e shtetit, qė kėrkoi nė shkretėtirė tė drejtat e mohura njerėzore tė shqiptarėve tė Ēamėrisė dhe Kosovės. Problemi ėshtė se nė asnjė rast nuk u ngrit edhe argumenti mė i vogėl nga institucionet ekzekutive tė shtetit se shqiptarėt nuk mund tė tallen mė me premtime qesharake, qė u ngjajnė karameleve tė fėmijėve. Le tė shqyrtojmė vetėm historinė komike tė kredisė greke tė piramidave, pėr tė kuptuar se cila duhet tė ishte pėrgjigja qė u duhej dhėnė emisarėve tė Athinės. Pas njė vale tė pambarimtė mediatike tė premtimeve tė bujshme qeveritare tė shtetit fqinj tė jugut tė pėrsėritur prej 6-7 vitesh nė tė gjitha takimet qeveritare dypalėshe, tashmė askush nuk ėshtė nė gjendje tė thotė saktėsisht se ēfarė bėhet me kredinė 15 miliardė dhrahmish tė qeverisė greke pėr tė ndėrtuar pallate pėr tė strehuar mjeranėt e piramidave shqiptare.

    Aq e largėt ėshtė koha e premtimit tė parreshtuar sa ka mbetur ende nė kujtesėn tonė emėrtesa e monedhės sė vjetėr greke, pa marrė parasysh se ka disa vjet qė ajo nuk ėshtė mė nė qarkullim. E thėnė qartė ka ardhur koha tė jemi tė sqaruar pėrfundimisht nėse ėshtė pala shqiptare fajtore e mossigurimit tė kredisė apo vetė propagandimi i dhėnies sė saj ishte thjesht njė mashtrim i tipit piramidal tė qeveritarėve grekė tė kohėve tė ndryshme. Prononcimi i fundit i zyrtarit grek siē duket i ngjan shumė qilimit tė mashtrimeve komike tė Penelopės, qė mund ta hanė vetėm zyrtarė shqiptarė tė korruptuar, tė paaftė dhe tė pandėrgjegjshėm pėr postin e tyre. Nėse fjalėt dhe premtimet e qeverisė greke pėr kredinė nė fjalė kanė qenė vetėm nė kuadrin e propagandės dhe tė mashtrimit atėhere vetė shteti shqiptar duhet ta llogarisė njė fakt tė tillė nė ndėrtimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve ndėrmjet palėve. Sa mė sipėr ėshtė vetėm njė fragment sesa qesharakė janė zyrtarėt grekė dhe shqiptarė sė bashku secili nė llogoren e vetė, por me sqarimin se tė vrarė nė dinjitet janė shqiptarėt dhe jo grekėt. Kėta tė fundit vazhdojnė tė pėrlajnė paratė e shqiptarėve nga Shqipėria me tė gjitha mėnyrat e mundshme.

    Tė kuptohemi ata pėr veten e tyre mirė bėjnė, problemi ėshtė se janė vendimmarrėsit tanė politikė, qė se kanė pėr gjė tė fyejnė bashkėkombasit e tyre me talljet greke pėr ndihmė ekonomike. Duhet ta kemi tė qartė tė gjithė se tashmė situata ka ndryshuar nė mėnyrė tė tillė, qė jo vetėm ne nuk kemi nevojė pėr lėmoshė nga grekėt, por janė ata vetė qė kanė interesa madhore nė ekonominė shqiptare. Periudha kur vetėm shqiptarėt e shikonin portėn e jugut si tė vetmin shpėtim ekonomik tashmė ka kaluar qėmoti. Sa mė shumė kohė tė kalojė pavarėsisht dhe megjithė qeverisjen tonė, qė lė shumė pėr tė dėshiruar, nė administrimin e burimeve tė brendshme do tė kemi njė varėsi reciproke nė interesa ekonomike ndėrmjet vendeve tona. Sa pėr ilustrim mjafton tė pėrmendim, se vetėm nė telefoninė celulare janė me qindra milionė dollarė qė kalojnė kasafortave tė fqinjėve jugorė. Nėse do tė shtohen kėtu edhe qindra milionė dollarė tė tjerė, qė ēdo vit dalin nga Shqipėria nė Greqi, nė formėn e importeve tė naftės dhe nėnprodukteve tė saj, ēimentos dhe prodhimeve bujqėsore, nė favor tė eksportuesve grekė, mund ta kuptojmė lehtė interesin e madh ekonomik tė fqinjėve tanė nė ekonominė tonė.

    Aq mė shumė kur njė pjesė e madhe e interesave tė mėsipėrme greke nė Shqipėri janė nė format e monopoleve dhe oligopoleve krejtėsisht nė dėm tė ekonomisė dhe zhvatjes sė paskrupullt tė qytetarėve tanė dhe rregullave ndėrkombėtare tė ekonomive moderne. Grabitje, qė padyshim, ėshtė bėrė me miratimin e bashkėpunimin e pastėr tė politikės kolaboracioniste shqiptare Pikėrisht, pėr kėtė arsye i duhet thėnė ndal nėpėrkėmbjes sė institucioneve tė shtetit shqiptar nga kushdo qoftė. Prandaj ėshtė e domosdoshme, qė tė analizohen me hollėsi tė gjithė parashembujt e premtimeve dhe zotimeve qeveritare tė pambajtura nga shtetet e tjera nė adresėn tonė. Pėr tė sqaruar pėrfundimisht nėse janė ose jo piramida mashtrimi dhe pėr tė marrė nė varėsi tė tyre kundėrmasat pėrkatėse reciproke, siē i ka hije njė shteti minimalisht tė pėrgjegjshėm. Tė paktėn tė bėhet e ditur se shqiptarėt nuk mund tė pranojnė mė tė hanė kulaēin e krimbur grek, si hap i parė pėr tė ditur si tė veprojnė mė pas edhe kundėr kėrbaēit tė vėrtetė grek!


    Gjergj Buxhuku, Shekulli

    23/10/2004
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #49
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    2004

    Raporti i KE-sė mbi racizmin dhe ksenofobinė ka kritikuar ashpėr Athinėn. Kėrkohet ndėshkimi i “racistėve”

    KE: Qeveria greke, racizėm ndaj emigrantėve

    ATHINĖ - Greqia duhet tė marrė masa drastike pėr tė zhdukur fenomenet e racizmit. Raporti i Kėshillit tė Evropės pėr betejėn kundėr racizmit dhe ksenofobisė, ka qenė njė shuplakė e vėrtetė pėr Greqinė. Sipas raportit, emigrantėt dhe grupe tė tjera minoritetesh kanė probleme tė shumta pėrsa i pėrket zbatimit tė tė drejtave tė tyre. Raporti arrin deri aty sa tė kėrkojė marrjen e masave drastike pėr goditjen e fenomeneve tė racizmit qė lindin. Mė konkretisht, tė jepen dėnime pėr punonjės tė administratės shtetėrore, tė cilėt bėjnė deklarata raciste si dhe ndaj organeve tė pushtetit lokal, tė cilat nė kundėrshtim me ligjet nuk pranojnė t’u shėrbejnė emigrantėve.
    Sipas raportit, procesi i legalizimit tė emigrantėve kryhet me probleme. “Deri tani akoma nuk ka njė politikė tė caktuar pėr kėtė problem, edhe pse emigrantėt pėrbėjnė 10% tė popullsisė”,- thuhet nė raport. Procesi i dhėnies sė lejeve tė qėndrimit “ėshtė i vonuar”, ndėrkohė qė “njė emigranti pėr tė marrė lejen e qėndrimit i duhet tė rrijė me orė ose dhe me ditė nė radhė pėrpara bashkisė, prefekturės apo spitaleve”. Gjithashtu shuma e lekėve qė paguan njė emigrant pėr ta marrė Lejen e Qėndrimit konsiderohet tepėr e lartė dhe Kėshilli sugjeron qė kjo shumė duhet tė ulet menjėherė, pasi kėrkohen 150 euro nga njerėz me tė ardhura tė ulėta ose pa tė ardhura. Nga ana tjetėr, po sipas raportit, mungojnė ende masat e duhura pėr pėrfshirjen e emigrantėve nė jetėn politike dhe shoqėrore tė vendit siē ėshtė e drejta e zgjedhjes dhe e tė zgjedhurit nė zgjedhjet lokale pėr emigrantėt, tė cilėt jetojnė prej vitesh nė vend. Probleme sipas raportit, ka edhe nė dhėnien e azilit dhe megjithė rritjen e numrit tė kėrkesave vetėm 1% e tyre e fitojnė atė.
    Policia dhe organet e drejtėsisė
    KE propozon ngritjen e njė komisioni, i cili tė shqyrtojė rastet e dhunės policore ndaj tė huajve, duke kėrkuar qė tė dėnohen tė gjithė ata policė tė cilėt ushtrojnė dhunė ndaj emigrantėve. Nė raport tėrhiqet vėmendja se ushtrohet dhunė ndaj emigrantėve nga policė, tė cilėt mbajnė poste nė polici dhe bėhen dėbime masive nė kohėn kur ėshtė duke u zhvilluar procesi i legalizimit. Pėrsa u pėrket organeve tė drejtėsisė, sipas raportit, gjykatėsit nė shumicėn e rasteve nuk kėrkojnė pėrkthyes, megjithė vėshtirėsinė qė mund tė ketė i pandehuri pėr tė kuptuar greqisht. Gjithashtu shpeshherė gjykatat greke bėjnė diferencime gjatė dhėnies sė dėnimit ndėrmjet vendasve dhe tė huajve. Kėshtu pėr tė njėjtėn vepėr penale njė i huaj dėnohet mė shumė se njė vendas. Raportit tė Kėshillit tė Europės nuk i ka shpėtuar as Kisha Ortodokse Greke. “KE tėrheq vėmendjen nė pėrgjegjėsinė qė ka Kisha Ortodokse greke qė tė ushqejė tolerancėn dhe sidomos respektin ndėrmjet besimtarėve tė saj”. Gjithashtu raporti thekson se grupe tė ndryshme fetare nuk kanė mundėsi tė ushtrojnė besimin e tyre, pasi nuk ekzistojnė objektet e kultit.


    Shekulli, Altin Metaj, 20/11/2004
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #50
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nentor 21, 2004 - 05:24, (Korrieri), Elton METAJ


    Moisiu, nje President "antigrek"


    Kreu i Shtetit ne disa raste eshte kritikuar nga Athina zyrtare per qendrimet e tij. Debati per rolin e shqiptareve ne luften italo-greke, replikat per Camerine dhe se fundi reagimi helen per emrin e Maqedonise, pikat me te nxehta. Vizita e munguar e Presidentit Moisiu ne Greqi dhe moderimi i Kryeministrit Nano dhe Ministrit te Jashtem Islami per emrin e republikes fqinje dhe ceshtjen came

    Presidenti Alfred Moisiu eshte kritikuar nga Greqia per deklaratat e tij lidhur me emrin e republikes fqinje te Maqedonise. Pasi i ka konfirmuar homologut te tij maqedonas, Branko Cervenkovski se prej kohesh ne komunikimet dypaleshe perdorej emri "Maqedoni", Kreu i Shtetit Shqiptar ka shkuar edhe me tej ne premtimet e tij. "Une bashkohem me mendimin e Presidentit Cervenkovski, se ne do te jemi nder te paret qe do ta vazhdojme kete pune", tha Presidenti i Shqiperise, vetem dy jave, pasi SHBA kishte hedhur hapin zyrtare te Maqedonise me emrin e saj kushtetues. Ky deklarim nuk u gelltit nga Athina zyrtare, e cila protestoi prane Shqiperise per nje njohje te mundshme nga Tirana te ish-republikes jugosllave te Maqedonise (FYROM) me emrin "Republika e Maqedonise", jo vetem ne marredheniet dypaleshe, por edhe shumepaleshe. "Pas deklaratave qe beri Presidenti shqiptar Alfred Moisiu, sipas te cilave Shqiperia do te ndiqte shembullin e SHBA-se dhe do te njihte FYROM-in me emrin e tij kushtetues, ministria kontaktoi me ambasadorin e Shqiperise ne Greqi per ta vene ne dijeni lidhur me pasojat negative te nje veprimi te tille", shkruhej ne nje komunikate te Ministrise se Jashtme helene.

    Nderkohe, ne te njejten dite, Ministri i Jashtem shqiptar, Kastriot Islami, do te zgjidhte fjale te tjera per te shprehur te njejten ide me Presidentin, ate te njohjes se emrit "Maqedoni" ne marredheniet dypaleshe. Por shefi i diplomacise do te shmangte cdo premtim, ndersa perdori fjali shume me te perpunuara per te nenvizuar se i takonte Athines dhe Shkupit ta zgjidhnin ceshtjen e emrit.

    Megjithate, rasti i Maqedonise nuk ka qene i vetmi, kur Moisiu dhe Presidenca jane perfshire ne replika me shtetin helen. Nje vizite ne fillim te korrikut ne Tirane e Ministrit grek te Mbrojtjes, Spilio Spiliotopullos, do te sherbente per te hapur nje nga dosjet me te debatuara te historise shqiptaro-helene. Presidenca do te deklaronte se Ministri grek, gjate takimit me Moisiun, ka falenderuar popullin shqiptar per qendrimin e mbajtur gjate Luftes se Dyte Boterore. Ne te kundert Ambasada helene ne Tirane do te reagonte, duke thene se deklarimet e Ministrit kishin te benin me trajtimin personal, qe babai i Presidentit Moisiu i kishte bere sulmit te forcave te Boshtit Fashist ndaj Greqise. Athina ne kete rast vleresoi faktin se Spiro Moisiu nuk pranoi te luftonte kunder forcave greke. Por Kreu i Shtetit Shqiptar nuk do te terhiqej, duke thene se shprehja e Spiliotopollos, se "une do te deshiroja t'u beja nje falenderim te madh, nje falenderim historik per qendrimin, qe populli juaj ka mbajtur gjate Luftes II Boterore", ishte percjelle ne menyre besnike nga permbajtja e bisedes.

    Incidenti duket u mbyll ketu per te rihapur nje tjeter debat, ate lidhur me Camerine. Gjate vizites se Presidenti grek, Kostis Stefanopullos, ne Tirane ne fund te tetorit, Moisiu do te shprehej ne konferencen e perbashket per shtyp, se duhet "te fillojne sa me pare negociatat dypaleshe per problemin e pronave te popullsise came dhe te shqiptareve ne Greqi, si dhe te atyre greke ne Shqiperi". Reagimi i homologut grek ishte i menjehershem dhe i rrepte. "Kjo ceshtje i takon se kaluares, une nuk e di cfare kane biseduar Kryeministrat. Nuk kam deshire te kujtoj te kaluaren qe i perket vitit 1944.", ka thene Stefanopullos, duke deklaruar se ceshtja came nuk ekziston. Debati publik u duk se keqesoi klimen rreth ceshtjes came, pasi Tirana dhe Athina iu rikthyen llogoreve te vjetra. Per me teper, Moisiu do te lihej i vetmuar "ne aventuren e tij". Kryeministri Nano nuk do te deklaronte publikisht asgje lidhur me Camerine, por me gjuhe diplomatike do t'i referohej zgjidhjes se problemit te pronave te shqiptareve ne Greqi.

    Ne kete menyre, Presidenti Moisiu duket te jete nder me radikalet ne qendrimet e tij ndaj Greqise. Krahas tre rasteve te fundit, mosdekretimi i marreveshjes ushtarake per bazen e Bisht-Palles apo reagime te tjera publike per trajtimin e emigranteve, duket se shtyjne per nje kohe te papercaktuar edhe viziten e munguar drejt Athines per Presidentin 75 vjecar. Prej marrjes se mandatit presidencial, Moisiu nuk ka zhvilluar ende nje vizite zyrtare ne Athine, ndersa nje ftese mesohet se ka mberritur ne Presidence. Sidoqofte ende nuk ka nje kohe te percaktuar per udhetimin e Moisiut drejt Greqise.

    Konfliktet

    1 - Presidenti Alfred Moisiu kembenguli ne fillim te korrikut 2004, se kishte te drejte lidhur me deklaratat e Ministrit grek te Mbrojtjes, Spilio Spiliotopullos, per Luften e Dyte Boterore. Kreu i Shtetit akuzoi palen helene se kishte dhene nje variant te genjeshtert per takimin Moisiu- Spiliotopullos, me 8 korrik ne Tirane. Presidenca Shqiptare deklaroi ne kete menyre, se Ministri Grek i Mbrojtjes ka falenderuar popullin shqiptar per qendrimin e mbajtur gjate Luftes se Dyte Boterore dhe jo trajtimin personal, qe babai i Presidentit Moisiu i kishte sulmit te forcave te Boshtit Fashist ndaj Greqise. Ambasada e Greqise ne Shqiperi reagoi dhe diplomatet greke thane nje variant te ndryshem per theniet e ministrit te tyre ne Presidencen Shqiptare. Greqia pretendonte se shprehjet e Ministrit Spitiliotopoulos kishin lidhje vetem me rolin personal te babait te Presidentit Moisiu, gjeneral Spiro Moisiut, ne fillimin e luftes italo-greke.

    2 - Shqiperia dhe Greqia shfaqen qendrime te kunderta lidhur me zgjidhjen e ceshtjes came, gjate takimit zyrtar me 18 tetor 2004 mes Presidentit shqiptar Alfred Moisiu dhe homologut te tij helen Kostis Stefanopullos. Kreu i Shtetit Shqiptar kerkoi nje zgjidhje te drejte te pronave te popullsise came dhe te shqiptareve ne Greqi, si dhe te atyre greke ne Shqiperi. Ne te kundert, Presidenti i Greqise e cilesoi te mbyllur kete ceshtje dhe pjese te kaluares. "Sikurse kane rene dakort Kryeministrat, te fillojne sa me pare negociatat dypaleshe ne nivel ekspertesh per t'i dhene zgjidhjen e drejte juridike problemit te pronave te popullsise came dhe te shqiptareve ne Greqi, si dhe te atyre greke ne Shqiperi", ka thene Moisiu. Por per Stefanopullos "kjo ceshtje i takon se kaluares". "Nuk e di nese ekziston nevoja e zgjidhjes se problemit cam; une personalisht kete problem e konsideroj te mbyllur dhe nuk ekziston me, ndaj dhe s'ka nevoje me te zgjidhet", tha Presidenti grek.

    3 - Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, pas nje takimi me homologun e tij maqedonas, Branko Cervenkovski, me 18 nentor 2004 ne Pogradec, tha se Tirana zyrtare prej kohesh e ka perdorur emrin "Maqedoni" dhe jo Republika ish-Jugosllave e Maqedonise. "Ne komunikimet dypaleshe prej kohesh Shqiperia e ka quajtur Maqedonine, 'Maqedoni'. Une bashkohem me mendimin e Presidentit Cervenkovski, se ne do te jemi nder te paret qe do ta vazhdojme kete pune", tha Kreu i Shtetit shqiptar. Por ka reaguar Athina nje dite me pas. "Pas deklaratave qe beri Presidenti shqiptar Alfred Moisiu, sipas te cilave Shqiperia do te ndiqte shembullin e SHBA-se dhe do te njihte FYROM-in me emrin e tij kushtetues, ministria kontaktoi me ambasadorin e Shqiperise ne Greqi per ta vene ne dijeni lidhur me pasojat negative te nje veprimi te tille", shkruhet ne nje komunikate te Ministrise se Jashtme helene.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 5 prej 65 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •