Close
Faqja 4 prej 65 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 646
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Pėrgjigje me shifra zotit Geixh

    Sulejman Mato

    Duke iu referuar tė dhėnave historike, tė largėta dhe ato mė tė afėrta, dalim me tė njėjtin konkluzion tė rilindėsve tanė. Prapambetja jonė ka ardhur edhe si rezultat i fqinjėve tanė tė kėqinj.
    Historia i ka vlersuar tė dy fqnijėt tanė, veriorė dhe jugorė, si armiq konstant tė popullit shqiptar, me ndryshime nė formė, sėrbėt tė ashpėr dhe barbarė, grekėt konstantė nė pretendimet e tyre pėr njė “Vorioepir grek”.
    Njė nga ithtarėt e sotėm tė kėtij Vorioepiri ėshtė shkrimtari dhe publicisti i njohur Geixh, pėrfaqėsues i lobit tė fuqishėm grek tė Amerikės.
    Shpesh herė konfrontimet janė bėrė nė media, pėrmes njė debati, i cili ka shpėrndarė veē emocione nacionaliste, pa shifra. Mirėpo, me qė ithtarėt e pretendimit tė njė Vorioepiri grek nė tokat shqiptare i kanė qejf shifrat, po iu pėrgjigjem ca me shifra reale, tė marra nga konkuzionet e kryera nė terren gjatė vitit 2003, prej Komitetit shqiptar tė Helsinkit.
    Sė pari, ju pretendoni se ne Shqipėri janė rreth 400 000 minoritarė grekė. Kėtė shifėr e keni trumbetuar me bujė gjithandej, madje , vitin e kaluar, nė kuadrin e zgjedhjeve pėr president tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, kėtė shifėr ju arritėt ta ngjisnit gjer nė zyrat e Shtėpisė sė Bardhė. Mirėpo, shifrat reale flasin ndryshe. Instituti i Statistikave (INSTAT) pėr minoritetin grek qė jeton brenda territorit tė Shqipėrisė ka bėrė njė studim, nga tė dhėnat e nxjerra rezulton se, nėse gjatė regjistrimit tė popullsisė sė vitit 1989 numri i minorittarėve grekė arrinte nė 60 000 vetė, tashmė, nė fund tė vitit 2002 vihet re njė ulje e ndjeshme e popullsisė, si rezultat edhe i emigrimit tė tyre masiv pėr nė Greqi e gjetkė.
    Nė mjaft prej kėtyre fshatrave numri i popullsisė shkon nga 50-70 pėr qind e banorėve. Familjet qė kanė mbetur ndihmohen krysisht nga fėmijėt e tyre dhe tė afėrmit e tyre nė Greqi, ndėrsa tė moshuarit, ndryshe nga pensionistėt shqiptarė, pėrfitojnė nga shteti grek njė pension prej 150 euro nė muaj. Nė takimet e tyre me KSH tė Helsinkit kėta tė moshuar e pranonin standartin e lartė ekonomik tė jetesės, por shprehnin dhimbjen pėr mungesėn e fėmijve tė tyre.
    Pėr tė dhėnė njė ide mė tė saktė dhe me shifra zyrtare, nė Qarkun e Gjirokastrės, (Dropulli i Sipėrm ) gjatė fundvitit 2002 janė regjistruar 9008 banorė me kombėsi greke, ndėrkohė, qė 6300 prej tyre janė larguar nė emigracion.
    Nė Dropullin e Poshtėm, po nė kėtė vit janė regjistruar 8912 banorė me kombėsi greke, nga tė cilėt aktualisht 5612 vetė jetojnė dhe punojnė nė Greqi. Nė Dhivėr (Sarandė) nė 11 fshatrat e saj minoritare figurojnė tė regjistruar me kombėsi greke 6000 banorė, ndėrsa aktualisht kanė mbetur 1500-2000 banorė. Nė Aliko: nga 8200 banorė tė regjistruar aktualisht jetojnė 2000 vetė. Nė komunėn e Mesopotamit (Delvinė), nga 5500 tė regjistruar, me kombėsi greke jetojnė rreth 3000 banorė. Ndonėse, siē e pėrmėndėm edhe mė lart, kushte ekonomike tė kėsaj pjese tė popullsisė nė krahasim me vendasit janė nė standarte shumė mė tė larta, edhe pėr shkak se shumė persona me kombėsi greke kanė nisur bizneset e tyre tė suksesshme, falė edhe lidhjeve qė kanė krijuar me biznesmenė grekė, gjuhės dhe pozicionit gjeografik tė fshatrave tė tyre.
    Mund tė pėrmendim firmat e njohura tė kėtyre minoritarėve nė tregun shqiptar, si: “Alfa”, “Glina”, “Alfa Kompani”, ”Elka”, “Amstel”, “Harri Lena”, “Fresh Kompani”, etj. Nė qytetin e Sarandės ka 15 firma me pronarė, ose bashkėpronarė minoritarė. Shėmbull domethėnės i bashkėjetesės sė tyre tradicionale ėshtė edhe ortakėria e tyre me biznesmenėt ēamė. Le t’i kujtojmė zotit Geixh njė fakt interesant, qė tė mos shqetsohet shumė pėr bashkėfolėsit e tij qė jetojnė nė Shqipėri dhe ta bėjė gjumin rehat: gjatė vitit tė trazirave tė 97-ės, protogonist i tė cilave , (ndoshta ndėr mė kryesorėt e saj ishte dhe ai…), ishin ēamėt ata qė i dolėn nė mbrojtje popullsisė minoritatare pėr tė mos u dėmtuar.
    Ėshtė njė fakt domethėnės qė ju duhet ta dini, zoti Geixh: popullsia me kombėsi greke qė jeton nė Shqipėri ka standartin mė tė lartė tė jetesės, nė krahsim me popullsinė vendase. Nuk ka familje minoritare nė Shqipėri qė tė jetė nė nivelet e asistencės, ndėrkohė qė nė shumė qytete kryesore tė Shqipėrisė papunėsia arrin shifra tė pabesueshme. Lehtėsitė qė shteti grek u ka krijuar minoritarėve grekė, ndryshe edhe nga minoritetet e tjera qė jetjnė nė SHqipėri, minoriteti maqedon, serb, arumun, etj, kanė bėrė qė ta pėrmirėsojnė standartin e jetesės, duke zhvilluar tė parėt aktivitetin tregtar privat nė kėto fshatra.
    Pėrsa i pėrket arsimimit tė tyre, mbrojtjes sė kulturės dhe gjuhės greke, njė punė e madhe ėshtė bėrė qysh para ndryshimeve demokratike. Ky ėshtė njė fakt i pranuar edhe nga ju. Ndėrsa sot, falė edhe presioneve qė qeveria greke i bėn gati ēdo ditė qeverisė shqiptare, nė arsimin e kombėsisė greke mund tė hasėsh ēudira. Ndonėse numri i nxėnėsve minoritarė ka ardhur nė rėnie, pėr shkak tė emigracionit, shteti shqiptar i financon edhe ato shkolla ku ka vetėm katėr nxėnės. Mos t’ju duket ēudi; raporti mėsues-nxėnės nė zonėn e Gjrokastrės ka arritur njė mėsues 5-6 nxėnės. Nė komunat Finiq dhe Mesopotam janė rikostruktuar tė gjitha shkollat pas viteve 97-98, sė bashku me pajisjet e brendshme. 95 pėrqind e buxhetit ka qenė kontribut i shtetit shqiptar dhe 5 pėr qind i atij grek. (Shkolla e Livinės dhe e Krinesė), ndonėse popullsitė e kėtyre fshatrave janė pėrgjithėsisht tė pėrziera me vendas, lebėr, ēamė, vllehė dhe minoritarė grekė, popullsia minoritare greke, falė edhe angazhimit tuaj nacionalist, ka arritur tė trajtohet krejtėsisht ndryshe nga tė tjerėt. Ku ėshtė parė njė gjė e tillė? Dhe pse ju zoti Geixh vazhdoni tė shqetėsoheni dhe tė rrisni dhjetėfish shifrat e minoritarėve tuaj, duke i fryrė zjarrit tė urretjes ndėrnacionale pa asnjė shkak? Unė mund t’ju them se bashkėjetesa e nacionaliteteve tė ndryshme nė kėto zona ėshtė nė traditėn e lashtė tė tyre. Dhe, ėshtė pikėrisht ky mirėkuptim dhe bashkėjetesė nė paqe dhe harmoni edhe sot faktori kryesor pėr tė mos patur trazira mes tyre, as hasmėrira dhe as mėrira. A e dini ju se sa ėshtė sot kriminaliteti nė ato zona? Zero! E habitshme, por ja qė aq ėshtė.
    Po tė kthehemi nė tė kaluarėn e largėt, epirotėt gjithmonė kanė jetuar nė paqe dhe qetėsi me njeri-tjetrin, pa dasi krahinore, etnike dhe gjuhėsore. Kujtoni Homerin e madh kur pėrmend mbretėrinė e Feakėve. Feakėt paqedashės dhe lundėrtarė qenė ata qė e pritėn Odiseun me nderime tė mėdha dhe pastaj e pėrcollėn pėr nė Itakė, me aq pasuri sa nuk kishte mundur t’i fitonte as nė luftėn e Trojės.
    Historia ėshtė kjo, edhe pas tremijė vjetėve. Popullsia e pėrzier epirote ėshtė e ruan vlerat e lashta tė harmonisė midis fqinjėve, tė nderit, respektit dhe mikpritjes sė mikut, edhe pas tremijė vjetėve. Skeria pjellore ėshtė po ajo tė cilėn nuk e kanė trazuar edhe sot luftėrat mes fqinjėve. Mund t’ju pėrmend edhe njė fakt ineresant: Straboni dhe Tukididi thonė qė kufijtė e grekėve fillojnė nė Ambraqi, por, kini vėnė re, midis dy popullsive nuk ka patur kurrė kufij tė prerė. Lart dhe poshtė ėshtė quajtur Epir. Ky ndoshta ka qenė dhe keqkuptimi pėr njė Epir tė pretenduar nga grekėt, historia e tė cilit nisi 160 vjet mė parė. Epiri nė ēdo kohė ka dhėnė dhe ka marrė, ka pritur dhe ka pėrcjellur, ka pėrzier gjakun dhe bukėn me mikun qė i ka trokitur te dera e shtėpisė… Nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore ishin dėshmitarė prindėrit tanė qė pritėn qindra e qindra refugjatė grekė, u hapėn shtėpitė dhe zėmrat, duke i trajtuar si njerėz tė gjakut tonė. Po kėshtu i trajtuam edhe ushtarėt grekė gjatė Luftės Italo-Greke.
    E po kėshtu i trajtoi populli grek edhe emigrantėt tonė pas hapjes sė kufijve shqiptarė me Greqinė. Popujt i hapin shtėpitė dhe zėmrat njeri-tjetrit, ndėrsa qarqet nacionaliste i fryjnė zjarreve tė armiqėsisė. Shpirtmadhėsia shqiptare ėshtė njė vlerė e njohur nga shumė popuj dhe shumė historianė tė njohur, tė cilėt ju si shkrimtar ballkanas duhet t’i kini lexuar.

  2. #32
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    ...je i lutur te na hash
    cfare prodhon zorra e trashe!.....
    As qe du me dit!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ēėshtja ēame, shkelen Konventat


    Nga Ahmet Mehmeti

    Nė kohėn e sotme Greqia ėshtė shteti i vetėm nė Evropė, qė shkel nė mėnyrė flagrante disa nga konventat kryesore, mbi tė cilat mbėshtetet rendi i ri ndėrkombėtar. Kėtė shkelje tė pėrbindshme mė shumė e ndien popullsia mbi 200.000-she shqiptare, e dėbuar me dhunė e genocid nga trojet e veta etnike nė Ēamėri.
    Para 60 vjetėsh, forcat mė tė errėta tė nacionalizmit grek, tė nxitura nga qeveria e tyre dhe tė drejtuara nga kriminelėt e luftės, gjeneralėt Zerva e Plastira, bėnė spastrimin etnik tė Ēamėrisė nga pjesa e popullsisė muslimane shqiptare. Nė kėtė veprimtari kriminale, rol aktiv ka luajtur edhe kisha greke bizantine me krerėt bashkėpunetorė tė nazifashistėve, Spiridhoni e Dhorotheu.
    Pastrimi etnik nė Ēamėri kishte filluar qysh nė vitin 1913 dhe ishte shoqėruar me vrasje masive, ku vetėm nė vendin e quajtur Pėrroi i Selanit u masakruan 72 krerė, intelektualė dhe personalitete tė minoritetit shqiptar nė Greqi.
    Gjatė njė periudhe 30-vjeēare, ēamėt e pambrojtur iu nėnshtruan tė ashtuquajturės reformė agrare, ku iu grabit toka dhe iu shpėrnda kolonėve grekė, tė sjellė nga Azia e Vogėl nė vitet ’20, iu mohua e drejta e shkollės nė gjuhėn amtare e deri tek e drejta e votės dhe jeta u katandis nė skajet e padurimit.
    Para se tė fillonte Lufta e Dytė Botėrore, ēamėt u paragjykuan dhe u internuan nė ishujt e Egjeut, etj. Atyre qė u thirrėn nė ushtri, iu dhanė kazma e lopata, duke i trajtuar si robėr lufte. Megjithatė, gjatė luftės ēamėt dhanė njė kontribut tė ēmuar me pjesėmarrjen e tyre nė batalionet ”Ēamėria” e “Ali Demi”, ku morėn pjesė mbi 1000 luftėtarė, krahas formacioneve ēlirimtare greke e nė pėrbėrje tė tyre, fakte kėto tė vėrtetuara qartė me dokumete e libra tė shkruara nga vetė autorėt grekė tė tė dy krahėve politikė, si dhe nga misionet ushtarake aleate (Jani Sharra, Niko Zhangu, Mihal Miridhaqi, C.M.Uoodhouse etj).
    Por, tė gjitha sakrificat e kėsaj popullsie nė Luftėn Ēlirimtare u mohuan nga autoritetet greke nė fund tė Luftės dhe vazhdojnė tė mohohen deri nė ditėt e sotme.
    Pėr kėtė nė mėnyrė absurde, shteti grek mban “de jure” nė fuqi Ligjin e Luftės Nr. 2636/1940 si dhe ligjet, pjella tė tij, 4506/1966 e 1664/1998.
    Nė kohėn kur ėshtė dekretuar Ligji i Luftės me Shqipėrinė, ēamėt ishin shtetas grekė dhe ky ligj s’kishte tė bėnte fare me ta. Ai mbahet sot si gozhda e Nastradinit dhe pėr tė dėshmuar para botės sė qytetėruar se si Greqia shkel konventat ndėrkombėtare, tė nėnshkruara nga vetė ajo.

    Greqia vazhdon tė shkelė sot “Konventėn mbi Mosparashkrimin e Krimeve tė Luftės dhe Krimeve Kundėr Njerėzimit”, hyrė nė fuqi mė 11 nėntor 1970.
    Kjo Konventė rikujton rezolutat e Ansamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, datė 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947, nė lidhje me ekstradimin dhe ndėshkimin e kriminelėve tė luftės dhe Rezolutėn 95 tė 11 dhjetorit 1946, qė konfirmon parimet e sė Drejtės Ndėrkombėtare, tė njohura nga Statuti i Gjykatės Ushtarake Ndėrkombėtare tė Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi, si dhe Rezolutat e dhjetorit 1966, nėpėrmjet tė cilave Ansambleja e Pėrgjithshme ka dėnuar shprehimisht si krime ndaj njerėzimit shkeljen e tė drejtave ekonomike dhe politike tė popullsive autoktone, siē ėshtė popullsia e martirizuar e Ēamėrisė, ku pjesės muslimane iu grabitėn pronat, kurse popullsisė sė krishtere i mohohet sot identiteti kombėtar, shkolla dhe gjuha amtare.
    Nė neni 1 tė kėsaj Konvente, theksohet se krimet e luftės “janė tė paparashkrueshme, cilado qoftė data kur janė kryer”.
    Gjithashtu, nė pikėn b tė nenit 1, dėnohen pa kufi kohor: “Dėbimi nėpėrmjet njė sulmi tė armatosur ose pushtimit dhe aktet ēnjerėzore …, si dhe krimi i genocidit, ashtu siē ėshtė pėrcaktuar nė Konventėn e 1948, pėr parandalimin dhe ndjekjen e krimit tė genocidit, qoftė dhe kur kėto akte nuk pėrbėjnė shkelje tė sė drejtės sė brendshme tė vendit ku janė kryer”.
    Pėr cilindo nga krimet e kryera nė Ēamėri, dispozitat e kėsaj konventa kėrkojnė tė vihen nė zbatim edhe “ndaj pėrfaqėsuesve tė autoritetit tė shtetit qė tolerojnė kryerjen e tij”, theksohet nė nenin 2, pra edhe qeveria aktuale ka pėrgjegjėsi pėr ēfarėdo qėndrimi zvarritės nė dhėnien e tė drejtave tė mohuara popullsisė ēame nė ditėt e sotme.
    Nė nenin 4, Konventa e detyron Greqinė “tė marrė tė gjitha masat legjislative e tė tjera qė do tė jenė tė nevojshme, pėr tė siguruar mosparashkrimin e krimeve tė pėrmendura nė nenet 1 dhe 2 …, si pėrsa u pėrket ndjekjeve, ashtu edhe pėrsa i pėrket dėnimit, atje ku mund tė ekzistojė njė parashkrim, me ligj apo me njė mėnyrė tjetėr, ai do tė hiqet”.
    Nė kundėrshtim tė plotė me Konventėn e Mosparashkrimit tė Krimeve tė Luftės, shteti grek nuk ka nėnshkruar edhe Protokollin Nr.4 tė Konventės Evropeane tė tė Drejtave tė Njeriut. Kjo ėshtė bėrė qėllimisht pėr tė mbajtur tė pushtuar Ēamėrinė, nė kuadrin e strategjisė greke tė “Megali Idesė”, tė parit traktat nacionalist antinjerėzor nė historinė e Evropės. Nė pikėn 1 tė nenit 3 tė kėtij protokolli, theksohet: “Askush nuk mund tė dėbohet me anė tė njė mase individuale ose kolektive nga territori i Shtetit, shtetas i tė cilit ai ėshtė” dhe nė pikėn 2 tė tė njėjtit nen nėnvizohet: “Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta pėr tė hyrė nė territorin e Shtetit, shtetas i tė cilit ai ėshtė”.
    Nga ana tjetėr, Greqia si anėtare e Kėshillit tė Evropės e ka ratifikuar Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut e, megjithatė, ajo vazhdon tė shkelė tė drejtat e shqiptarėve tė Ēamėrisė, duke i akuzuar pa tė drejtė si bashkėpunėtorė tė nazifashizmit.
    Nė pikėn 2 tė nenit 6 tė kėsaj Konvente thuhet: “Ēdo person i akuzuar pėr njė shkelje tė ligjit, prezumohet i pafajshėm deri sa fajėsia e tij tė provohet ligjėrisht”.
    Nė fakt, pafajėsia e ēamėve ėshtė provuar ligjėrisht nga Gjykata e Diktimit tė Janinės, me shkresėn me numėr protokolli 1837, datė 29 shtator 1976, dėrguar Ministrisė sė Rendit Publik, Drejtorisė sė Shėrbimeve Kriminale nė Athinė.
    Pra, ka ardhur koha qė pas kėtij spastrimi etnik me dhunė tė Ēamėrisė, Greqia tė kėrkojė falje publike pėr 2900 viktimat e pafajshme tė masakruara, pėr 40.000 vetėt e pėrzėnė me dhunė, pėr 68 fshatrat e qytetet e grabitura e te djegura, tė gjtha objektet e kultit tė rrėnuara dhe 60 vjet shfrytėzim tė padrejtė tė pasurive tė tyre, tė marrė tė gjitha masat pėr tė siguruar kthimin e ēamėve nė vendin e tyre nė Ēamėri, me dinjitet, sipas tė gjitha Konventave Ndėrkombėtare qė ajo vetė i ka ratifikuar.
    Shteti shqiptar, krahas punės me fqinjėn jugore, tė vėrė nė dijeni OKB-n dhe gjithė organizmat e interesuara evropiane dhe amerikanė, se si i zbaton Greqia konventat dhe kartat ndėrkombėtare e mos tė merret me ato qė janė tė fundit, komisione qesharake pronash, qė nuk zgjidhin asgjė pa rregulluar tė parat.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Shqiptarėt nė Greqi si skllevėrit e Spartės

    Majlinda Pashollari
    Ka vite qė emri “allvanos” (versioni greqisht i fjalės shqiptar) qarkullon nėpėr Greqi me njė konotacion pezhorativ. "Allvanos" ėshtė tashmė thuajse njė damkė nėpėr Elladhė. Aq sa edhe vetė “allvanosėt” e shumtė qė punojnė atje, pėrpiqen qė ta fshehin qė janė allvanos nė mėnyrė qė t“i shpėtojnė paragjykimit, diskriminimit, talljes, poshtėrimit dhe shumė telasheve tė tjera tė mundshme. Ndėrrojnė emrat apo pėrpiqen tė flasin sa mė pak gjuhėn e allvanosėve (qė ėshtė shqipja) nė ambiente me grekė apo edhe nė shkolla e universitete. Mungojnė vetėm tabelat "ndalohet hyrja pėr shqiptarėt". Kaq e dallon Greqinė e sotme nga Afrika e Jugut e djeshme. Aparteidi me shqiptarėt ėshtė i thellė. Eshtė nė shpirt. Dhe nuk ka asnjė rėndėsi se ēfarė kontributi kanė dhėnė tash e 15 vjet qindra e mijėra shqiptarė nė ngritjen e ekonomisė greke. Ashtu sikundėr nė demokracitė e Athinės apo Spartės skllevėrit prodhonin gjithēka materiale, por megjithatė, ishin tė damkosur si skllevėr, ashtu edhe Greqia moderne nuk mund tė bėjė pa skllevėrit e saj modernė me damkėn "allvanos". Dhe sikundėr skllevėrit e lashtė, ashtu edhe kėta modernėt nuk mund tė kenė tė drejta si tė gjithė qytetarėt. Ata madje, mund edhe tė ndėshkohen kur ta dojė "skllavopronari". Mund tė pėrzihen madje, nė ndonjė rast edhe tė vriten. Tė gjitha kėto janė vėrtetuar prej vitesh edhe me skllevėrit modernė tė shtetit evropian grek, allvanosėt. Ndoshta nuk do tė vonojė qė pėrsėri, allvanosėt tė vuajnė pėr kėtė incident tė pakėndshėm diplomatik mes dy shteteve fqinje. Ose mė saktė, tė vuajnė "fajin" e shtetit tė tyre.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Dy fjalė ambasadoritgrek: Pse mbillni pėrēarjen zoti Kokosis -

    Ardian TANA

    *Artikullshkruesi ėshtė Kryetari i Pėrgjithshėm i Shoqėrisė Politike Atdhetare “Ēamėria”


    Pėr tė disatėn herė muajt e fundit, ambasadori grek nė Shqipėri, zoti Kokosis, bėhet protagonist me deklaratat e tij. Duke pėrdorur njė gjuhė aspak diplomatike ai ka hapur debate dhe ka nxitur reagime tė mjaft intelektualėve, politikanėve apo njerėzve tė thjeshtė nė Shqipėri.
    Shtrembėrimet e fakteve, gėnjeshtrat, bishtnimet ndaj sė vėrtetės janė thelbi i sjelljes sė tij dhe pėrfaqėsimit nė opinionin shqiptar. Me taktikėn e tij tė ngacmimeve tė herėpashershme, zotėria nė fjalė ka irrituar jo pak herė opinionin tonė publik pėr mjaft ēėshtje, e nė mėnyrė tė veēantė pėr ēėshtjen e shqiptarėve tė Ēamėrisė. Duket se ambasadori Kokosis ėshtė njė pėrfaqėsues tipik i njerėzve qė “rendin pas ideve tė sė shkuarės”. Nė intervistėn e tij nė gazetėn “Standard”, ai tregoi hapur se mbetet pėrfaqėsues i Megalidhesė dhe spastrimit etnik nė Greqi. Ambasadori grek nė Shqipėri pėrmend nė intervistėn e tij “kujtimet e dhimbshme”, por “harron” tė tregojė se cilėt ishin autorėt e kėsaj dhimbjeje tė madhe tė shkaktuar. Bashkėpatriotėt e tij tė nxitur nga urrejtja etnike, duke shfrytėzuar situatėn e amullt tė krijuar nė fund tė Luftės II Botėrore, u sulėn me zjarr e hekur mbi popullsinė e pafajshme tė shqiptarėve tė Ēamėrisė. Trupat e organizuara tė ushtrisė greke nėn komandėn e gjeneralit Napoleon Zervas vranė 2877 burra, gra e fėmijė, nga kėta 97 fėmijė, 32 prej tė cilėve nėn moshėn 3 vjeē. Mizoria e ushtrisė zerviste arriti deri nė therjen e njerėzve, djegien gjallė tė tyre, madje deri nė ēarjen me bajonetė tė barkut tė grave shtatzėna. U dogjėn gjatė kėsaj fushate shtazėrie, nisur mė 27 qershor tė vitit 1944 e qė vazhdoi pėr muaj me radhė rreth 5880 shtėpi e u kryen dhe plot masakra e dėme tė tjera. Pėr kėto masakra, ideatori i tyre, i cili mė vonė pėr t u shpėrblyer pėr veprėn e kryer nga qeveria greke u bė madje edhe ministėr, i mburret mikut tė tij Jani Dani nė letrėn qė i dėrgon: “… Duhet t u rikujtojmė bashkatdhetarėve tanė se kush e ēliroi Ēamėrinė nga shqiptarėt, tė cilėt prej 500 vjetėsh shkelnin nė qafė helenizmin …”.
    Pra, zoti ambasador, ėshtė e qartė kush i bėri masakrat dhe hapi kėtė plagė tė madhe pėr tė cilėn ju kėrkoni tė mos gėrvishtet, d.m.th doni qė ajo tė mbetet pėrgjithmonė e tillė, plagė e madhe e hapur.
    Pėr tė parė qartė nga e ardhmja duhet mė parė tė korrigjojmė gabimet e sė shkuarės. E, sa pėr kėtė, shteti grek ka se ē tė bėjė. Krimet e sė kaluarės nuk mund tė mbulohen me shtrembėrime e gėnjeshtra. Askush s mund tė justifikojė gjenocidin, krimet e luftės dhe spastrimin etnik tė ushtruar mbi shqiptarėt e Ēamėrisė me gjoja faktin se ata ishin bashkėpunėtorė tė fashizmit. Siē duket, ambasadori i lexon sė prapthi tė vėrtetat dhe faktet historike. Mbi 1000 bij e bija tė Ēamėrisė morėn pjesė nė formacionet antifashiste nė tė dyja anėt e kufirit tė organizuar nė dy batalione, njėri nė Greqi e tjetri nė Shqipėri, 70 prej tyre dhanė edhe jetėn, si psh.: Ali Demi, Bido Sejko, Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Hysen Vejseli etj.
    Ėshtė i pamohueshėm kontributi i bijve tė Ēamėrisė pėrkrah Aleancės Antifashiste, por ashtu si para 62 vjetėsh, ambasadorit i duhet njė justifikim pėr masakrat ēnjerėzore tė kryera ndaj kėsaj popullsie, pėr varret masive qė urrejtja etnike greke krijoi nė periudhėn qershor 1944 deri nė mars tė vitit 1945. Pėr kėtė shteti grek inskenoi njė gjyq farsė ku dėnoi 1930 vetė (nė mungesė) si kolaboracionistė. Dua t i bėj me dije ambasadorit se Gjykata penale e Diktimit tė Janinės me vendim nr. 17835 tė viti 1976 e hedh poshtė vendimin e mėparshėm duke i quajtur tė pafajshėm personat e dėnuar.
    Ajo qė mė sė shumti ngacmon ndjesinė e ēdo njohėsi tė kėtyre fakteve historike apo tė vuajtėsve tė kėtyre masakrave dhe pasardhėsve tė tyre ėshtė deklarata e ambasadorit se “… tė ndėrgjegjshėm pėr masėn e krimeve tė tyre, ata nė grupe u vajtėn pas forcave pushtuese nė tėrheqje”. Shtrembėrimet dashakeqe qė zoti ambasador u bėn fakteve historike na bindin se qėndrimi shtetėror grek ndaj kėtij gjenocidi tė ushtruar ndaj popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė mbetet i njėjtė. Mė sė paku pritet qė institucionet shtetėrore greke e pėrfaqėsuesit e tyre zyrtarė tė mbajnė qėndrime mė tė pėrgjegjshme duke respektuar ligjet dhe aktet ndėrkombėtare. Nuk mund tė ketė asnjė argument qė tė tė japė tė drejtėn pėr shpėrnguljen masive tė 30 mijė shqiptarėve tė Ēamėrisė, nėnshtetas grekė. Asnjė prej tyre nuk bėri kėrkesė pėr lėnien e kėsaj nėnshtetėsie, askush prej tyre nuk dėshiroi asnjėherė tė largohej nga vendi i tij dhe ēdo akt i kryer mė pas nga institucionet greke pėr tė pėrligjur masakrėn e kryer mbi njerėzit e mbi pronat e tyre bie ndesh me Kartėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut, me ligjet evropiane madje, edhe me vetė ligjet greke.
    Pėr tė mbyllur ēdo shteg diskutimi, Greqia mban ende nė mėnyrė absurde Ligjin e Luftės me Shqipėrinė, i cili de jure vazhdon tė jetė nė fuqi, pėr sa kohė parlamenti grek qė e ka kėtė atribut nuk e anulon atė.
    Pėr tė lehtėsuar sadopak dhimbjen e madhe tė atyre njerėzve qė humbėn nėnat e baballarėt 62 vjet mė parė, humbėn motrat dhe vėllezėrit, humbėn ėndrrat dhe vatrat stėrgjyshore, lipset vullnet politik nga institucionet shtetėrore e politike greke pėr vėnien nė vend tė tė drejtave tė mohuara minoritetit shqiptar nė Ēamėri. Njė gjest i parė simbolik do tė ishte dhėnia e vizave tė lindurve nė Ēamėri pėr tė vizituar shtėpitė e tyre, pėr tė vėnė njė lule nė varret e tė parėve. Prej 5 muajsh shoqėria “Ēamėria” ka dėrguar njė kėrkesė pėr pajisjen me vizė tė 50 personave pranė ambasadės greke nė Shqipėri dhe nuk ka asnjė pėrgjigje. E, tingėllon vėrtet qesharake deklarata e ambasadorit kur pėrmend 70 mijė vizat e dhėna dhe nė asnjė rast nuk ka lėshuar vizė pėr njė qytetar shqiptar tė Ēamėrisė qė nė pasaportė shėnon vendlindjen Filat, Paramithi etj, ndėrkohė qė pėr kėtė fakt edhe Parlamenti Evropian pak javė mė parė pėrmes eurodeputetes Doris Pack i tėrheq vėmendjen Greqisė.
    Ne besojmė se zgjidhja e ēėshtjes “ēame”” do tė ndihmonte mjaft fuqizimin e marrėdhėnieve tė tė dy vendeve fqinje. Shtyrja e kėsaj zgjidhjeje nuk ėshtė nė tė mirė tė asnjė pale. E drejta pėr tė shkuar nė vendin tėnd, e drejta e nėnshtetėsisė dhe e gėzimit tė pronės janė tė drejta qė askush s mund t i mohojė nė emėr tė ruajtjes sė ekuilibrave apo qetėsisė sė rreme. Ndaj besojmė se ėshtė koha qė midis shtetit shqiptar dhe atij grek tė hapet diskutimi real, pa asnjė kusht, pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar dhe me pėrfaqėsim edhe tė ēamėve.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Prapaveprimi i faktorit Gejxh

    Valter File

    Diku nė Kapitan Andreevo
    Oficeri i shėrbimit tė pasaportave i ktheu dokumentin kolegut tim dhe i tha prerė, si pėr tė mos i lėnė mundėsi qė ta tirrte muhabetin:
    -Nuk mund tė futeni nė Republikėn e Bullgarisė. Prezenca juaj demton sigurinė e vendit tonė! Faleminderit pėr mirėkuptimin!
    Gazetari turk u tėrhoq pa thėnė asnjė fjalė, pa u habitur dhe pa u revoltuar. Ai e dinte arsyen e kėtij refuzimi, megjithėse kishte pasaportė shėrbimi, megjithėse kishte bredhur nė gjithė botėn, sepse para disa vitesh kishte bėrė disa shkrime pėr tė kundėrshtuar eksodin e dhunshėm tė turqve nga Bullgaria nė periudhėn e Zhivkovit dhe e kishte quajtur Bullgarinė njė shtet komunisto-fashist. Por ja qė shteti fqinj nuk ia kishte harruar aktivitetin e tij gazetaresk dhe tani pas kaq kohėsh, nė njė kompiuter tė shėrbimit tė pasaportave, emri i kėtij gazetari ekzistonte si person i padėshirueshėm pėr shtetin.
    Mė kujtohet ky episod nė pikėn kufitare tė Kapitan Andreevos, sepse shpesh bėj ēudi me shtetin tonė, qė ka njė tolerancė tė pajustifikueshme edhe me figura tejet tė deklaruara si antishqiptare. Tipa tė tillė, qė kanė bėrė shumė mė tepėr se njė gazetar i rėndomtė, hyjnė dhe dalin nė tokėn tonė pa tė keq, bėjnė propagandė, kryejnė veprime tė paligjshme qė bien ndesh me Kushtetutėn e vendit tonė dhe me interesat kombėtare, dhe asnjė organizėm shtetėror, asnjė levė e tij, nuk merr mundimin ta lėrė matanė trarit tė kufirit, pėr tė vetmen arsye, se ėshtė njė person i padėshiruar. Se ėshtė njė individ i cili neve na prish punė dhe na shkakton shqetėsime. Pra qė jemi shumė mė tė qetė kur ėshtė matanė kufirit. Dhe pėr mė tepėr qė t i tregojmė se duhet tė jetė i matur dhe qė nuk ka pėr t i kaluar gjithnjė kali nė urė.

    Kompleksi i prishjes sė imazhit demokratik
    Rasti mė flagrant i kėtij qėndrimi tė pajustifikuar tolerant ėshtė “problemi Gejxh”, qė me kalimin e kohės po kthehet nė njė skandal politik dhe nė njė tregues flagrant i impotencės sonė politike. Tė paktėn pėr ēdo njeri normal, ky qėndrim ėshtė plotėsisht anormal dhe duket sikur i tejkalon kompetencat e kodit tė etikės. Mė tepėr ka sindromat e njė kompleksi dhe fobie se mos bota mund tė mendojė qė ne nuk jemi aq sa duhet njė shtet demokratik. Dhe harrojmė qė mbrojtja e interesave kombėtare nuk ka tė bėjė asnjėherė me politikat utilitare tė momentit.

    Greko-amerikani qė kėrcėnon Himarėn
    Njė greko-amerikan qė po i shkakton Shqipėrisė dėme, tė cilat nuk ia shkaktuan as andartėt dhe evnozėt e grekut tė parė, qė dogjėn Shqipėrinė e Jugut. Himara ėshtė ajo qė flet pėr aktivitetin e hapur antishqiptar tė kėtij personi. Dhe pėr ēudinė e ēdo shqiptari ky individ enigmatik i padėshiruar, shfaqet pėrsėri, si virusi i njė sėmundjeje tė vjetėr, sa herė nė vendin tonė flitet pėr zgjedhje parlamentare dhe vendore dhe pėr fushata elektorale. Veprimtaria e tij ėshtė e sinkronizuar, del ndonjė Dule qė ta presė, thuret ndonjė komplot i vogėl, qė bie erė separatizėm i hapur antikushtetues, dhe pastaj ia mbath. Nė Himarė apo nė ndonjė vend tjetėr ndodhin ngjarje qė trondisin krejt opinionin tonė publik, dhe kthehen nė njė shou mediatik, me tipa qė ulėrijnė kundėr Shqipėrisė dhe tė tundin flamuj tė huaj atje ku nuk ka kėmbė tė huaji. Pra kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė veprimtari armiqėsore hipotetike, por pėr diēka konkrete, qė jep menjėherė rezultatet e veta.

    Kush ėshtė i padėshirueshėm duhet tė shpallet i tillė
    Si puna e kėtij “mysafiri” mund tė ketė edhe me dhjetėra tė tjerė, qė e kanė kthyer Shqipėrinė njė njė han me dy porta, hyjnė e dalin sa herė tė duan dhe bėjnė ē tė duan kundėr interesave tona kombėtare dhe integritetit shtetėror. Pavarėsisht nėse janė me mjekra apo me kostume, nėse vijnė nga Lindja apo nga Perėndimi, pėr sa kohė veprimtaria e tyre bie ndesh me interesat tona, ata duhet tė shpallen persona tė padėshirueshėm dhe tė mos lejohen tė kalojnė trarin e kufirit.
    Nuk dua tė flas dhe tė mendoj si diplomat i madh, por e di qė, sikur njė ditė tė dėgjoj nė media qė dikush, njė farė Nikolas, Ljubomir apo Ibrahim mė nė fund ėshtė shpallur si person i padėshiruar (kuptohet qė ky dikush tė mos jetė kinez apo arab) kam pėr t u ndier me tė vėrtetė krenar. Do ta marr vesh qė edhe shteti ynė i vogėl, ka disa interesa tė veta qė di t i mbrojė, bile di edhe tė nxjerrė dhėmbėt e tė kafshojė kur e lyp nevoja.
    Unė personalisht nuk kam asgjė kundėr “qiries” Gejxhs, as e njoh dhe as dua ta njoh, por ama kam lidhje me Himarėn dhe e quaj si njė nga pikat mė tė forta tė shqiptarizmės. Pra pėr mua Himara dhe himariotėt janė shqiptare dhe kėshtu si unė mendojnė tė gjithė ata qė e quajnė veten patriotė. Kurse toleranca e shtetit tim ndaj figurave armiqėsore mė irriton dhe mė bėn qė ta ndiej veten tė dobėt.

  7. #37
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ilir Malindi, ekspert i marrėdhėnieve greko-shqiptare, zbardh incidentet e pathėna nga politika zyrtare e dy vendeve nė vitet 1992-1994



    Lėvizjet e qarqeve nacionaliste greke dhe investimet e tyre pėr gjetjen e realizuesve tė politikės sė" Vorio-Epirit" nė Shqipėri


    Ilir Malindi

    Nuk kisha pėr ta dorėzuar para kohe librin tim “Ne dhe Greqia”, i cili do tė jetė sė shpejti nė dorė tė lexuesit, pėr vetė momentet qė po kalon Shqipėria nė marrėdhėniet me Greqinė.

    Megjithatė, kam mendimin se kėto marrėdhėnie, dita-ditės po okupojnė jetėn politike dhe ekonomike tė vendit tonė, duke varfėruar e shkatėrruar gjithēka shqiptare. Duke lexuar nė njė gazetė tė pėrditshme kujtimet e njė gjenerali grek, kėshilltar i ish-kryeministit Kostandin Micotaqis, qė ndėrtoi platformėn e re kundėr vendit tonė, edhe pse gruaja e tij, Marika, ėshtė bijė e arvanitasve mjaft tė pasur tė Lamisė, mė lindi idea pėr tė publikuar pjesė tė kujtimeve tė mia dhe jetėn nė Athinė nė vitet 1991-1994.

    Si fillim, dua tė them se gjeneralin Niko Grilaqis e kam njohur personalisht dhe mė ka bėrė pėrshtypje fakti qė ai ka shprehur nė njė libėr tė tij, tė gjitha detajet e politikės greke, pavarėsisht se kėto kamufloheshin nė atė kohė nga politika zyrtare.

    Nė librin “Ne dhe Greqia” kam pėrdorur mjaft materiale qė m“i ka servirur njė miku im patriot, emrin e tė cilit nuk dua ta pėrmend, pasi atij dhe familjes iu bė atentat, por mundėn tė shpėtojnė pėr mrekulli. E falenderoj mikun tim pėr gjithė kėtė punė tė lavdėrueshme kombėtare. Ky botim ėshtė edhe njėherė kujtesė pėr tė gjithė ata politikanė tė ndershėm, qė tė jenė tė kujdesshėm ndaj strategjisė greko-serbe, qė kanė marrė pėrsipėr shkatėrrimin e gjithēkaje shqiptare nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Kėto shkrime janė edhe kujtesė pėr disa politikanė qė kanė shitur jo vetėm veten dhe familjen e tyre, por edhe ēdo gjė shqiptare pėr dy pare tė qelbura.

    Po radhis nė vazhdim disa ngjarje tė rėndėsishme dhe takime me “miq” nė Athinė, ku vendin kryesor, mė tė rėndėsishmin, e zė vdekja e personalitetit tė padiskutueshėm kombėtar, tė madhit arvanitas Aristidh Kola.

    Humbje e madhe; na e vranė Aristidh Kolėn
    Mė 11 tetor tė vitit 2000, nė njė spital tė Athinės, nė moshėn 55-vjeēare mbylli sytė njė nga kolosėt e letrave shqipe tė shekullit XX, historiani, juristi dhe studiusi arvanitas, Aristidh Kola. Ai lindi nė Thiva tė Greqisė Qendrore, zonė e cila banohet tėrėsisht nga shqiptarėt, qė nė Greqi thirren arvanitas. Aristidhi, si edhe mijėra e mijėra bashkėkombas tė tij, u edukuan me frymėn e dashurisė pėr traditat shqiptare, qė trashėgoi kjo pjesė e popullatės shumėkombėshe e Greqisė sė sotme, prej afėrsisht 10 milionė banorė, ku 1/3 e saj pėrbėhet nga popullata shqiptare, si dhe pjesa tjetėr nga kombe dhe kombėsi tė ndryshme.

    Aristidh Kola studioi pėr jurispudencė nė Athinė dhe pas mbarimit tė universitetit, pėr shumė kohė iu pėrkushtua traditave kombėtare tė shqiptarėve nė Greqi. Ai pėrfundoi librin e tij tė famshėm, “Arvanitasit dhe origjina e grekėve”, qė bėri njė jehonė tė jashtėzakonshme nė tė gjithė Greqinė, si dhe nė diasporėn e saj jashtė vendit; njohu 9 botime brenda dhjetė vjetėve. Kola botoi revistėn tashmė tė njohur, “Besa”, si dhe revistėn tjetėr periodike, “Arvanon”. Kėto revista bėnin edukimin e shqiptarėve tė Greqisė me traditat e shkėlqyera tė tyre historike. Kėto flisnin, gjithashtu, pėr autoktoninė e shqiptarėve tė Greqisė, si dhe kultivonin kulturėn, traditat, zakonet shqiptare nė kėtė vend. Dihet, se nė Greqi ka influenca tė tjera tė kombeve dhe kombėsive, siē janė sllavo-bullgarėt, qė shtrihen nė veri tė Greqisė, turqit, qė shtrihen nė veri-lindje tė kėtij shteti, romano-vllehėt, evgjitėt, qė nuk janė pak nė kėtė shtet, por i kalojnė tre milionė banorė, si dhe popullata katolike, izraelite dhe egjyptiane. Pra, pėr tė mbrojtur kėto doke dhe zakone, nė kėtė konglomerat popujsh tė ndryshėm tė Greqisė, kėto revista kanė bėrė njė punė jashtėzakonisht tė mirė pėr tė ruajtur ndjenjat kombėtare tė arvanitasve.

    Kontributi i tij kombėtar
    Aristidh Kola botoi thirrjen e shqiptarėve tė Greqisė, qė u bė nė fund tė shekullit XIX, gjė qė hodhi dritė mbi lidhjet e shumta tė shqiptarėve tė Ballkanit, tė cilėt kėrkonin njė shtet tė bashkuar, qė fillonte nga Veriu i Shqipėrisė sė asaj kohe, nė Nish tė Serbisė e deri nė Selanik tė Greqisė. Ky shtet do tė kishte njė popullatė shqiptare me pakica greke dhe sllave, nė shumėn jo mė pak se 13 milionė banorė. Nė vargun e shumė librave tė Aristidhit, ėshtė edhe libri “Greqia nė ēarkun e Jugosllavisė sė Millosheviēit”, i cili u botua edhe nė gjuhėn shqipe. Aty Kola pėrshkruan nė mėnyrė reale marrėdhėniet greko-sėrbe dhe njėkohėsisht, denoncon kombinacionet e tyre karshi kombit shqiptar dhe influencat negative mesjetare tė ortodoksizmit greko-serb nė Ballkan. Aristidhi bashkėpunoi me tė gjitha rrethet e diasporės shqiptare nė Botė. Ai mbante lidhje dhe bashkėpunoi me shqiptarėt e Amerikės, me mikun e tij tė ngushtė, Antonio Belushi, nė Kozenca tė Italisė, me intelektualėt e Kosovės, tė Maqedonisė, tė Turqisė dhe atyre tė Shqipėrisė. Ai ishte lidhur edhe me arbėreshėt e Korsikės, nga tė cilėt kishte dalė edhe i madhi Napoleon Bonoparti. Kola, nė mėnyrė heroike mbrojti nė dhjetėra emisione televizive, si dhe nė mjetet e informimit grek, luftėn e UĒK-sė, e ju kundėrvu propagandės sė neveritshme e tė ndyrė tė qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundėr vėllezėrve tanė kosovarė, gjatė masakrave tė barbarėve serbė nė Kosovė dhe pėrkrahu bombardimet e NATO-s nė tė ashtuquajturėn Jugosllavi.

    Kola, si kryetar i shoqatės sė arvanitasve tė Greqisė “Marko Boēari”, do tė akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht pėr tė vėrtetėn e ngjarjeve tė Kosovės, si dhe pėr tė vėrtetėn e shqiptarėve nė Greqi, qė ai i pėrfaqėsonte nėpėrmjet shoqatės sė tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atė e hodhėn nė gjyq pėrfaqėsues tė organizatave ultranacionale greke, tė cilat e kėrcėnuan edhe me vdekje. Nuk ėshtė rastėsi qė nė tė gjithė Athinėn, nė pranverėn e vitit 1999, nė ngjarjet e Kosovės, ishin shkruar me dhjetėra parulla ku kėrkohej varja nė litar e Kolės, pra, vdekja e tij.

    Miku i madh i tė gjithė shqiptarėve
    I qeshur dhe i dashur, Aristidhi ishte mik i tė gjithė shqiptarėve nė Greqi, qė shkuan atje gjatė kėtyre viteve tė fundit dhe sidomos, i intelektualėve shqiptarė, tė cilėt ai i ndihmoi jashtėzakonisht shumė. Dera e shoqatės sė shqiptarėve tė Greqisė “Marko Boēari”, ka qenė gjithnjė e hapur. Kjo shoqatė, qė drejtohej nga Kola, organizoi nė tė gjithė Greqinė tubime, aktivitete politiko-kulturore e tė tjera, pėr Shqipėrinė, si dhe pėr personalitete tė rėndėsishme shqiptare tė Greqisė.

    Aristidh Kola i pėrket brezit tė kolosėve tė kombit tonė. Ai, sė bashku me Antonio Belushin, bėnė tė njohur zyrtarisht nė vitin 1988, pranė organizmave ndėrkombėtare se nė Greqi jetonin mbi 2 milionė shqiptarė, si dhe kishte 600 qendra shqipfolėse. Kjo u bė publike edhe nė shumė mjete tė informimit, si dhe te revista “Lidhja e Kozencės”.

    Aristidh Kola, sė fundi ishte duke pėrgatitur fjalorin arvanitas-grek, qė do tė mund tė bėnte diferencimin e gjuhės shqipo-arvanitase me atė zyrtare greke.

    Aristidhi u sėmur nė gusht tė vitit 2000 me diagnozėn leuēemi nė gjak. Jam i sigurt se kundėr tij janė pėrdorur doza vdekjeprurėse radioaktive ose goditje me mikrovalė, pėrballė zyrės sė tij. Kėtė ma kishte thėnė mė parė, vetė i ndjeri Aristidh, nė kohėn kur vuante nga e njėjta semundje, mbesa e tij. Ajo kishte dhembje koke dhe tė dridhura, gjithmonė kur punonte nė zyrėn e Aristidhit. Mė pas, familjarėt e tij janė shprehur se nga kampionėt e gjakut tė Aristillit, dėrguar jashtė Greqisė, niveli i radioaktivitetit nė gjakut rezultoi nga 40 deri 50 herė mbi normalen.

    Idea e madhe
    Kola kishte hedhur idenė: “Greqisė nuk i vjen asgjė e keqe, nėse riktheheshin shqiptarėt e pėrzėnė nė shekullin e kaluar, nga trojet shqiptare tė Ēamėrisė. Pėrkundrazi, do tė forcohej akoma mė shumė miqėsia me kombet dhe kombėsitė, qė e pėrbėjnė sot Greqinė.

    Unė pata rastin qė ta vizitoja Aristidh Kolėn nė ditėt e fundit tė jetės nė spitalin e Athinės “Evangjelizmos” dhe e pashė gjendjen e pashpresė tė tij. Aristidhi mė tha se ishte i gėzuar qė gazetat e Shqipėrisė kishin shkruar pėr sėmundjen e tij. I dhashė kurajo, duke i thėnė se do tė shėrohej shpejt. Sė bashku me ambasadorin shqiptar nė Greqi, mikun tim tė vjetėr, Kastriot Robo, e kishim shprehur dyshimin pėr “sėmundjen” e Kolės dhe mundėsinė e eliminimit tė tij nga shėrbimet sekrete greke. Dy ditė para vdekjes sė Kolės, mė 09.11.2000, sė bashku me zotin Robo, e vizituam atė pėrsėri. Pak para se tė ndaheshim, Aristidh Kola na tha: “Ju lutem, mos ushqeni asnjė iluzion; mua mė vranė dhe kėshtu si me mua, kanė vepruar edhe me dy kryetarėt e tjerė tė shoqatės “Marko Boēari”, tė cilėt vdiqėn po nga “leuēemia”. Unė kėto fjalė ua kam thėnė tė gjithė miqve tė mi”.

    Mė erdhi shumė keq pėr vdekjen e tij mė 11 tetor 2000, atė natė kur ekipi ynė kombėtar mundi me rezultatin 2 me 0 ekipin grek nė Tiranė.

    Ne kishim humbur njė nga njerėzit mė tė medhenj tė kombit tonė, qė gjithė jetėn ia kushtoi ēėshtjes shqiptare tė Greqisė e mė tej.

    Aristidh Kola u varros mė 13 tetor 2000 nė varrezat e Athinės, i pėrcjellė nga qindra e qindra shqiptarė tė Greqisė dhe Shqipėrisė.

    Nė varrin e tė madhit Aristidh Kola u vendosėn kurora tė shumta nga personalitete tė ndryshme arvanitase tė mbarė botės, nga presidenti i Shqipėrisė, Rexhep Meidani, si dhe kryeministri shqiptar, Ilir Meta.

    Si e njoha kėshilltarin e Kostandin Micotaqis
    Ishte pranvera e vitit 1991 kur u drejtova pėr tė kėrkuar azil politik nė njė zyrė tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nė Athinė, qė ndodhej pikėrisht nė rrugėn “Arakovis 39”. Rastėsisht, takova njė tė njohur nga Himara, qė kishte punuar si mėsues nė Skrapar. Me kėtė njeri isha njohur nė rrethana tė vėshtira, atėhere kur im atė, Teki Malindi, e shpėtoi nga burgu pėr veprimtari antiqeveri. Mė vonė, mėsova se ai ishte nė lidhje me shėrbimet sekrete greke dhe ishte nė pėrpunim nga Sigurimi i Shtetit.

    Himarioti mė kėshilloi qė tė mos kėrkoja azil politik, pasi sipas tij, tė gjithė zyrtarėt e kėtij institucioni ndėrkombėtar, ishin agjentė tė shėrbimeve greke. Po ashtu, sipas tij, “kundėr” meje ishte edhe fakti se nė kėrkesėn e paraqitur pėr azil, pėrmendej edhe veprimtaria ime pėr pavarėsinė e Kosovės. Miku im, nisur nga kėto, mendonte se nuk isha i pėrshtatshėm as pėr agjent dhe as pėr azil politik, madje, do tė pėrndiqesha deri nė largimin tim nga Greqia, njė vend qė nėn peshėn e ortodoksizmit ekstrem tė kishės greke, do tė poshtėronte shqiptarėt, do tė tallej me ta, pėr mėse 14 vjet me radhė.

    Njė ditė maji tė vitit 1991, miku nga Himara mė ftoi nė njė kafene, pasi do tė takohesha me njerėz tepėr tė fuqishėm, qė kishin nė dorė fatet e Shqipėrisė sė Jugut, tė ashtuquajturin nga ultranacionalistėt grekė, “Vorio-Epir”. Nė atė bisedė ishte edhe Nikos Grilaqis, kėshilltar i kryeministrit grek Kostandin Micotaqis, Niko Benetis, avokat dhe pėrfaqėsues i drejtpėrdrejtė i Nikolas Gejxh, si dhe disa drejtues tė shoqatave “vorioepirote” tė Athinės.

    Ish-mėsuesi nga Himara mė prezantoi si njė mikun e tij, jurist me pėrvojė nė Shqipėri. Ai kishte dalė garant pėr mua dhe dihej qė gjithēka qė do tė bisedohej, do tė mbahej sekret.

    Tė them tė drejtėn, u befasova kur nė bisedė e sipėr, Benetis, pėrfaqėsues i Nikolas Gejxh dhe Kris Qirkos, kryetar i Federatės Panepiriote nė Amerikė, Kanada dhe Australi, diskutonin pėr copėtimin e Shqipėrisė, si dhe drejtimet qė do tė merrte politika greke nė lidhje me kėtė.

    Ishte muaji i pestė i vitit 1991 dhe ne shqiptarėt qė kishim ardhur nė Athinė nuk e kishim aspak tė qartė atė qė do tė bėhej me marrėdhėniet mes dy vendeve.

    Mė tej, Niko Grilaqis tha se qeveria greke ka njerėz nė Shqipėri, tė cilėt po punonin pėr kėtė qėllim. Ai tha se Nikolas Gejxh kishte marrė kontakte me opozitėn shqiptare, shumė kohė para ardhjes sė demokracisė dhe se po punonin shumė pėr tė imponuar politikėn greke kundėr Shqipėrisė.

    Faktikisht, unė nuk dija greqisht dhe pėrkthimin nga kjo gjuhė e bėnte mėsuesi nga Himara. Biseda nisi “tė merrte flakė”, sepse nė kėtė kohė, Antonis Benetis tha: “Ne jua kemi dhuruar ēekun e bardhė. Ne i dhamė Partisė Demokratike me miliona dhrahmi. Tani dhe priftin tonė grek e kemi gati t’ia dhurojmė Shqipėrisė. Helenizimi i Shqipėrisė ėshtė ēėshtje muajsh dhe ditėsh”. Menjėherė pas deklarimeve tė tij, ai qeshte me tė madhe. Isha tepėr i tronditur nga ato qė dėgjoja dhe pas disa ditėsh, shkova nė ambasadėn tonė nė Athinė. Atje takova njė diplomat dhe i thashė ato qė kisha dėgjuar. Ai mė tha: “Shiko tė gjesh ndonjė punė dhe mos u merr me kėto gjėra, se do tė hash kokėn”. Mė vonė mėsova se ai ishte larguar pėr nė Amerikė dhe se pėrfaqėsuesi i shėrbimit sekret shqiptar nė ambasadė, pas vitit 1992, ishte rekrutuar nga EIP-ja, Shėrbimi Informativ i Greqisė. Ky shėrbim kishte investuar nė Shqipėri me qindra milionė dhrahmi, duke vėnė nė shėrbim tė tij biznesmenė, njerėz tė veēantė e madje, edhe politikanė, tė cilėt do tė bėnin “mėsymjen totale”, shkatėrrimin e ēdo gjėje shqiptare deri nė shkatėrrimin e shtetit nė Shqipėri, siē ndodhi nė vitin 1997, por faktori ndėrkombėtar dhe miqtė tanė, bėnė qė tė dėshtojnė pjesėrisht planet e shovinistėve grekė.

    Takimi me agjentin sekret, Takis Themelis
    Nuk do ta harroj kurrė takimin nė Kakavijė me punonjėsin e Shėrbimit Informativ tė Greqisė, Taqis Themelis. Takimi ishte personal dhe lidhej me dyshimin qė punonjėsit grekė nė pikėn e kalimit kufitar, kishin pėr rregullsinė e vizės sime.

    Taqis ishte nga zona e Ēamėrisė dhe e zotėronte gjuhėn shqipe, pavarėsisht se ai bėnte sikur nuk e kuptonte atė. Faktikisht, pas disa provokimeve, ai pėrmendi fjalė nė gjuhėn tonė. Megjithatė, biseduam greqisht dhe nė bisedė e sipėr, kur ra fjala pėr Jugosllavinė, i thashė se e kisha vizituar Beogradin dhe mė kishte pėlqyer. Ai e miratoi atė qė pėrmenda. Atėhere, nuk m’u durua dhe i thashė: “Ju shkoni nė Beograd pėr tė blerė dosjet e agjentėve serbė nė Shqipėri, tė cilėt mė parė i kishte nė lidhje UDB-ja”. Pas kėsaj, zoti Taqis mė pa rreptė, mė tha se duhet ta linim kėtė bisedė dhe kėrkoi qė tė sqaroja vetėm problemin qė kisha me vizėn.

    E thashė atė qė pėrmenda mė sipėr, sepse kur kisha qenė nė Zvicėr, kėtė gjė po bėnin edhe zviceranėt me agjentėt e tyre serbo-kosovarė, tė cilėt i merrnin nė lidhje, nė shumė drejtime.

    Vizita e kryeministrit shqiptar nė Athinė
    Mė 17 maj tė vitit 1993, kur po shoqėroja nė kafen e mėngjesit kryeministrin Aleksandėr Meksi, ndjeva se optimizmi i tij “si grip”, mė ishte ngjitur edhe mua. Ndėrsa zoti Meksi po dilte nga hotel “Grand Britania”, pėr tė shkuar 500 metėr mė tutje nė rezidencėn e kryeministrit grek, besova me gjithė shpirt se do tė bėheshin gjėra mjaft tė dobishme nė marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Greqisė, e sidomos, pėr emigrantėt shqiptarė, qė tashmė e ndjenin deri nė palcė peshėn e robėrimit e tė poshtėrimit.

    Mbaj mend se tė dy kryetarėt e shteteve, i cilėsuan bisedimet tepėr konstruktive e rezultative dhe, madje, nuk harruan tė citojnė formulėn e zakonshme se “njė etapė e re u ēel nė marrėdhėniet dypalėshe”. Ndėrkaq, Athina e kishte lėnė pa pėrgjigje ftesėn e Tiranės pėr nėnshkrimin e njė traktati miqėsie e bashkėpunimi. Tė dy burrat e shtetit, Micotaqis dhe Meksi, nuk dhanė hollėsira pėr kėtė. Po atė natė, unė do tė pyesja ministrin e Jashtėm, Papakostandinu, nėse pati ndonjė problem nė bisedime qė nuk e mundėsoi nėnshkrimin e kėtij traktati, por ai mė tha se nuk kishte ekzistuar ndonjė problem nė to.

    Nė tė vėrtetė, sinjali i parė se diēka nuk kishte shkuar mirė nė bisedime, u dha tė nesėrmen nė gazetėn “Elefthero Tipos”, e cila ėshtė njė nga gazetat mė tė mėdha tė Partisė Demokracia e Re, qė ishte nė pushtet.

    Me njė titull, qė zinte gjysmėn e faqes sė parė, gazeta jepte alarmin: “Po ligjėrohen shqiptarėt”. Vetėm disa orė mė pas, zėdhėnėsi i qeverisė, Vasilis Manginas, do tė deklaronte para gazetarėve se mes Micotaqis dhe Meksit nuk ishte diskutuar fare ēėshtja e emigrantėve klandestinė shqiptarė. Ishte ndoshta hera e parė qė zėdhėnėsi e pėrgėnjeshtronte shefin e vet. Nėse, Micotaqis, nė konferencėn pėr shtyp kishte thėnė se po shqyrtohej mundėsia e nėnshkrimit tė njė marrėveshjeje qė do tė ligjėronte praninė nė Greqi tė shqiptarėve si punonjės sezonalė, zėdhėnėsi thoshte se nuk ligjėrohet asnjė shqiptar nė Greqi dhe se ato qė shkruheshin, nuk i pėrgjigjeshin realitetit. Nga ana tjetėr, nė deklarimin e saj presidentja e Institutit Shtetėror tė Fuqisė Punėtore thonte se do tė jepeshin 30 mijė leje pune pėr tė papunėt e Shqipėrisė fqinje e se kėta punėtorė do tė aktivizoheshin nė punėt e stinės nė bujqėsi. Mė 18 maj gazeta “Ta Nea” e paralajmėronte me tone mė tė buta ligjėrimin e emigrantėve kur shkruante: “Me njė tjetėr tėrheqje tė palės greke nė ēėshtjen e emigrantėve klandestinė, u realizua nė Athinė takimi Micotaqis-Meksi”. Natyrisht, mes kėtyre deklaratave, nuk ishte i vėshtirė qėndrimi kontradiktor i Micotaqis, i cili bėnte lojė me dy porta...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Na ktheni kishėn tonė


    Valter File

    Vlerėn e vėrtetė tė Kishės Autoqefale Shqiptare e kanė ditur ata qė luftuan, shkrinė pasurinė dhe jetėn e tyre, u martirizuan pėr ta pasur njė ditė tė lume, atė ditė tė shėnuar, kur nė Boston Mas tė gjitha kėto pėrpjekje u kurorėzuan me sukses. Pra, ata njerėz tė mėdhenj, tė asaj epoke tė madhe shqiptare, nuk ishin vetėm disa persona qė donin tė kishin njė kishė shqiptare, thjesht pėr hobi, sepse ēėshtja e kishės nė atė kohė ka qenė njė problem i qenėsishėm identiteti dhe dinjiteti kombėtar. Pra, pėr sa kohė njė ēėshtje krijon martirėt dhe dėshmorėt e vet, ajo ēėshtje ėshtė shenjtėruar dhe ka fituar edhe bekimin e Perėndisė.
    Rrodhi shumė ujė, kohėrat ndryshuan, njerėzit u bėnė mė ateistė dhe mė pak tė lidhur me besimin fetar. Bile nė kėtė kohė ndodhi edhe tjetėrsimi i historisė, ajo u shkrua dhe u rishkrua sipas standardeve tė politikave tė reja, aq sa shumė nga emrat e kėtyre martirėve ose u harruan, ose u anatemuan dhe u nxorėn jashtė nga panteoni historik kombėtar.
    Por, ky shkrim nuk ka pėr qėllim tė merret me historinė e kėtij akti kaq tė rėndėsishėm nė historinė moderne tė kombit tonė, kėrkesa ime ėshtė e njė natyre tjetėr, mė pragmatiste dhe e sjellė nė kohėn tonė si njė refleksion mė se i natyrshėm.
    Kjo Shqipėri qė kemi ne sot, pėr vetė faktet qė nuk janė mė tė fshehta, po mė duket si shumė e palirė dhe si shumė e varur. Nuk e kam fjalėn nė planin politik, ky ėshtė njė problem termash juridikė, dhe nė terma ne jemi shumė mė tė lirė se edhe vetė vendet perėndimore, qė e kanė shpikur nocionin e lirisė.Aq sa mund tė themi qė ne e tepėrojmė aq shumė me lirinė qė i japim vetes, sa qė shpesh edhe asfiksohemi nga kjo liri.
    Por ne jemi tė palirė nė planin ekonomik, bile mund tė themi pa kompleksin mė tė vogėl tė inferioritetit, qė vendi ynė i varfėr, nė kėto vite tė demokracisė, ėshtė varfėruar akoma mė shumė duke u kthyer plotėsisht nė njė neokoloni helene tė tipit klasik.
    Nė fshatrat tanė tė Jugut, qė tani pothuajse janė shpopulluar krejtėsisht, pėrveē problemit demografik tepėr tė mprehte, ekziston edhe problemi i rrėnimit tė qendrave tė banuara. Shtėpitė e vjetra karakteristike tė Toskėrisė janė kthyer nė gėrmadha, sepse tregtarėt grekė blejnė me ēmime qesharake qoshet e skalitura tė shtėpive dhe rrasat e ēative, pėr t i shitur pastaj si gurė dekorativė me njė supervlerė nė Evropėn Perėndimore.
    Tufat tona tė bagėtive, sidomos qingjat e shėngjergjit, kalojnė kufirin ilegalisht dhe shiten nė tufa tė tėra pėr tė mbushur tregun helen. Pra, pėr ēdo njeri, qė e di shtrenjtinė e tregut tė fqinjit tonė, ėshtė e lehtė llogaria, ne humbim miliona euro nga kjo kontrabandė nė mes tė ditės, e lejuar nga shteti ynė.
    Krahu ynė i lirė i punės po ngre mė kėmbė Greqinė me shkrepa dhe gurė dhe pėr paga qesharake po e kthen nė njė kopsht me lule. Kjo ėshtė njė grabitje e stėrmadhe me pasoja tė rėnda prapavepruese dhe plagė tė thella shoqėrore, tė cilat vendi ynė do t i vuajė pėr dekada me radhė.
    Nga ana jonė, edhe ekonomia shqiptare ėshtė mbėrthyer nga darėt e njė shteti gati tė pazhvilluar, qė pėr njė rastėsi tė lumtur tė koniunkturave dhe tė fatit bėn pjesė nė Komunitetin Evropian, si i vetmi shtet ballaknik. Ne u kemi lejuar kapitaleve tė papėrfillshme greke tė luajnė rolin e sekserit (komisionerit), tė jenė ndėrmjetės midis nesh dhe ekonomisė evropiane, aq sa asgjė nuk vjen nė Shqipėri pa kaluar mė parė nėpėr portėn e Athinės, dhe e gjitha kjo ka faturėn e vet financiare, e cila kuptohet, paguhet nga ne dhe zbraz xhepat e shpuar tė shqiptarėve tė varfėr.
    Nuk tė duhet tė jesh ndonjė vėzhgues i thellė, pėr t i rėnė mė tė, qė pothuajse krejt ekonomia jonė, qė nga sistemi bankar dhe deri tek ai i shėrbimeve, ka rėnė nė duart e kapitalit grek, i cili bėn njė rreth xhirim financiar, qė e kthen vendin tonė nė njė zonė tė errėt ekonomike. Ky cilklim kapitalesh, me njė rentabilitet efiēent prej miliarda eurosh, e ka tė kthyer vektorin e vet drejt Greqisė. Pra, janė shuma tė pallogaritshme, qė nė rrugė formale dhe informale grabiten dhe shkojnė nė xhepat e fqinjit tonė tė Jugut. Ėshtė njė viciozitet, i cili pa masa tė rrepta ekonomike dhe politike ka pėr t u kthyer nė njė bllokadė tė plotė tė ekonomisė sonė. Vetėm po tė mos kesh sy mund tė mos e vėsh re kolapsin qė kėrcėnon krejt tregun tonė. Pėr ekonomi dhe prodhim nuk mund tė flasim mė, sepse ato janė shkatėrruar sistematikisht nė kėta gjashtėmbėdhjetė vjet.
    Nuk e hapa kėtė shkrim mė kot me historikun e shkurtėr tė kishės sonė. Dėshira e ortodoksve martirė shqiptarė pėr njė shtet dhe pėr njė kishė tė mėvetėsur, ka qenė njė kėrkesė jetike, qė kondiciononte ekzistencėn e shtetit tė ri tė shqiptarėve, tė tė gjithė shqiptarėve, larg nga ndikimi dhe dinakėria proverbiale e bizantinėve.
    Kurse sot, pas mė tepėr se njė shekulli, nė kushtet e reja gjeopolitike tė Ballkanit, jemi kthyer pėrsėri nė pikėn zero. Jo vetėm qė ekonomia jonė ėshtė kthyer nė njė element ndihmės i ekonomisė helene, e tipit klasik neokolonial, por edhe kisha jonė ka humbur pothuajse plotėsisht autoqefalinė e saj. Kujtoni historinė e eshtrave dhe priftin e Kosinės. Bile ėshtė e ēuditshme se si ai prift flet shqip dhe nuk u pėrgjigjet gazetarėve, vetėm greqisht. Ky prift, krejtėsisht grek nė qėndrimin dhe logjikėn e vet, nuk pėrfaqėson vetveten, ai s ėshtė mė prifti i Kosinės apo i Kutalit, por kishėn tonė, qė ka rėnė komplet nė kthetrat e helenizmit. Ėndrra fanariote po bėhet realitet.
    Po na grabisin resurset ekonomike, po na shkatėrrojnė ekonominė, po pengojnė zhvillimin ekonomik tė vendit tonė, po vendosin monopolet skllavėruese nė sektorėt mė nevralgjikė, dhe tė gjitha kėto janė nė dorėn e shtetit tonė, qė nuk ka forcė tė ndalojė kėtė invazion tė paarsyeshėm.
    Por po na vjedhin edhe kishėn, produktin e ortodoksisė sonė patriotike, qė krijoi Rilindjen Shqiptare. Tė paktėn nė kėtė pikė, ku shteti nuk ka pronėsinė e vet, duhet tė ndalet neokolonializmi grek. Ata kanė vėnė dorė edhe mbi fenė tonė, qė nuk ka qenė asnjėherė helene dhe ka nxjerrė martirėt e vet tė shqiptarizmės. T i grabisėsh edhe besimin fetar njė populli, ėshtė njėsoj si t i grabisėsh shpirtin. Pas gurėve dhe rrasave tė shtėpive nė fshatrat e Toskėrisė, pas eshtrave nė Kosinė, edhe ajo pjesė ė shpirtit qė ka ngelur vidhet, mua pėr vete mė duket pak si shumė, dhe kjo vjedhje i kalon shumė herė milionat e telefonisė celulare.

  9. #39
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shprehje-Kenge Arvanite :

    Gjuha jonė vetėm thuhet
    nuk e lanė qė tė shkruhet
    Bėmė kėngė kėshillat e urta
    qė tė mos harrohet gjuha


    Kjo gjuha arbėrishte
    ėshtė gjuhė trimėrie
    e fliti Admiral Miauli
    Boēari dhe gjith Suli


    E kush e bėri Morenė, ( Greqinė )
    Gjith shqiptarė qenė,
    S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boēari )
    Xhavela e Mjauli?
    Shiptar, bir shqiptari,
    Me armėt e Shqipnis.
    I u hodhėn themeli Greqis.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #40
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    LIGJERIMI I KRIMIT

    nga Arbėn XHAFERRI

    Kur vritet njė person, dorazi zakonisht cilėsohet si vrasės, kriminel dhe pėr kėtė ai dėnohet, por kur vriten me mijėra njerėz, pėrgjegjėsit cilėsohen si patriotė, qė kryejnė detyra sublime pėr popullin e vet, pėr atdheun. Pėr ta arsyetuar krimin shpiken motive tė larta etike, pastaj prodhohen ligje qė lejojnė krimin dhe mė nė fund, pas legalizimit tė tij fitohen dekorata tė larta pėr merita ndaj atdheut.
    Motivet qė e legjitimojnė krimin burojnė nga nacionalizmi, qė shikuar nga aspekti etik ėshtė njė dukuri qė lejon vlerėn, funksionimin e ngushtuar tė parimeve morale. Nė kuadėr tė ēdo doktrine nacionaliste, parimet etike, qė nė thelb janė universale, parcializohen dhe vlejnė vetėm pėr pjesėtarėt e grupit. Shumė popuj janė bėrė viktima tė doktrinave tė tilla tė nazifikuara. Shqiptarėt, ēamėt apo kosovarėt shpeshherė kanė qenė objekt ndėshkimi nė kuadėr tė kėtyre doktrinave, por me njė dallim tė vogėl: te rasti ēam krimi ka qenė plotėsisht i suksesshėm, ndėrkaq te rasti kosovar tentimi i gjenocidit mbeti i papėrfunduar.
    Ekziston njė bindje e gabuar se nacionalizmi ėshtė produkt i ksenofobisė ballkanike. Por, nėse analizohen vetėm pak rrėnjėt e kėsaj dukurie do tė konstatojmė shumė lehtė se nacionalizmi buron natyrshėm nga pėrpjekjet e popujve evropianė pėr tė krijuar shoqėri qytetarėsh tė barabartė. Sėkėndejmi nacionalizmi evropian buron nga revolucioni francez, qė arriti ta ndryshojė statusin e qytetarit. Me pėrmbysjen e monarkisė, ku njeriu trajtohej si pronė e feudalit, e princit apo e mbretit, tė gjithė qytetarėt brenda shtetit tė ri, brenda Republikės sė Francės e fituan barazinė. Nacionalizmi qė u shfaq nė kėtė periudhė kishte vlerė humane, meqė qytetarin, mė parė pronė e monarkut e shndėrroi nė qytetar tė lirė, tė barabartė me tė gjithė tė tjerėt qė jetonin brenda shtetit. Nė kėtė periudhė u krijua slogani liri-barazi-vėllazėri.

    Nacionalizmi nė Evropė, si ide prijatare dhe interes dominant qė e drejtonte procesin historik u shfaq nė dy funksione:
    1- nė funksion tė thėrrmimit tė perandorive tė mbetura, Austro-Hungarisė, Perandorisė Otomane, apo asaj cariste ruse dhe;
    2- nė funksion tė bashkimit tė popujve me origjinė tė njėjtė, tė shkapėrderdhur deri mė atėherė nė feude, apo rajone tė ndryshme siē ishin landet gjermane, apo rajonet italiane tė asaj periudhe kur Garibaldi mori pėrsipėr fushatėn e bashkimit tė tyre.
    Derisa nacionalizmi fillestar nė Evropė kishte funksion human dhe ishte nė pėrputhje me tendencat e brendshme shoqėrore, kėto procese nė Ballkan u zhvilluan nė trajta tragjike. Pas shthurjes sė Perandorisė Osmane nacionalizmi i popujve tė Ballkanit, qė sapo ishin vetėdijėsuar nuk kishte atė dimension human qė ofronte barazinė pėr tė gjithė qytetarėt brenda sistemit tė ri politik, por pabarazinė e egėr, afirmimin e njė interesi etnik dhe dėnimin mizor tė interesave tė tjera.
    Nė kėtė periudhė u shfaqėn format e spastrimeve rrėqethėse etnike. Popuj tė tėrė u zhvendosėn. Taksėn mė tė madhe nė kuadėr tė kėsaj tendence tė re, tė kėtij deformimi e paguanin popujt e pambrojtur, tė pasponsorizuar, siē ishin shqiptarėt. Pėrfshirja e tyre nė kėto procese tragjike zė fill nga kriza lindore, pas luftės ruso-turke. Popujt ballkanikė, tė sponsorizuar nga fuqitė e mėdha dolėn nė skenė me elaboratet e tyre pėr shtete tė mėdha, qė natyrisht binin ndesh me realitetet etnike nė terren.
    Me kėtė rast, duhet theksuar se deri nė kėtė kohė nuk ka ekzistuar armiqėsia mbi baza etnike dhe as fetare, meqė normat perandorake ishin mė tolerante sesa normat e reja nacionale, qė pėr nga pėrmbajtja ishin ekskluziviste, qė nėnkupton pėrjashtimin e tjetrit nga sistemi i ri i paramenduar apo i realizuar. Viktimat e para nė kuadėr tė tendencės sė re historike ishin shqiptarėt e rrethinės sė Nishit, Leskocit dhe Prokupės. Ata ishin refugjatėt e parė, viktimat e para tė konceptit tė nacionalizmit johuman ballkanik. Qė nga kjo kohė shqiptarėt u mėsuan me vurratėn e muhaxhirit. Muhaxhirėt shqiptarė tė rrethit tė Nishit ishin tė pamėsuar me ndjenjat e urrejtjes nacionale, por dhuna qė u ushtrua mbi ta mbolli nė botėkuptimet e tyre armiqėsinė mbi baza etnike.
    Nė historiografinė serbe ka mendimtarė qė mbrojnė tezėn se ndjenjat armiqėsore tė shqiptarėve tė kėtyre hapėsirave kundėr serbėve u mbollėn qė nė kėtė periudhė. Muhaxhirėt e rrethit tė Nishit qė pėrjetuan vrasje, dhunime, tortura morėn me vete urrejtjen e thellė kundėr serbėve nė Kosovė apo nė vise tė tjera ku u vendosėn.
    Nė vitin 1876 nė kazanė e Nishit kanė jetuar 93.000 shqiptarė dhe 84.000 serbė. Qė nga ky moment marrėdhėniet serbo-shqiptare, deri mė atėherė tė mira, u helmuan nė mėnyrė tė pariparueshme.
    Deri nė kėtė kohė serbėt dhe shqiptarėt kishin plane tė pėrbashkėta sesi tė organizonin kryengritjet kundėr osmanėve. Fillimi ishte shumė idilik. Nė vitin 1806, Beogradi u ēlirua nga turqit. Rol tė rėndėsishėm nė kėtė luftė luajti epiroti, ēami shqiptar Jani Kondo, apo siē e quanin serbėt Kondo Bimbashi, i cili bashkė me luftėtarėt e tij, kryesisht ēamė hyri i pari nė kala. Njė tjetėr luftėtar ēam, Gjergj Olimpiasi me 300 vullnetarėt e tij shqiptarė luftonte pėr ēlirimin e Serbisė. Nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit shkollat serbe punonin lirshėm nė Kosovė. Nė vitin 1989 nė Bajrakli xhaminė e Beogradit, qė u dogj nė ngjarjet e marsit tė kėtij viti, myftiu Sulejman efendiu i mbante ligjėratat nė gjuhėn shqipe. Gazeta “Maqedonia” qė botohej nė atė kohė kishte tekste tė shkurtra nė gjuhėn shqipe, nė tė cilat afirmohej miqėsia serbo-shqiptare. Nė vitin 1888 nė Parlamentin serb u ul deputeti i emėruar nga vetė mbreti, Alil Islamoviqi prijėsi i shqiptarėve i rrethit tė Jabllanicės, i cili fitoi madje dekoratėn mbretėrore, “Milloshi i Madh”. Po nė kėtė vit nė Sijarinė dhe Leskoc, ku sot nuk ka asnjė shqiptar punonin shkollat speciale nė gjuhėn serbe pėr nxėnėsit shqiptarė, por librat ishin tė shkruara me shkronja latine dhe nė gjuhėn shqipe. Nė vitet 1902-1906 nė Beograd dilte gazeta “Albania” nė gjuhėn serbe dhe shqipe, ku po ashtu afirmohej miqėsia serbo-shqiptare, pronari i sė cilės ishte Jashar Erebara. Nė kėtė rrėfim idilik merrnin pjesė edhe tribunėt e kombit Isa Boletini dhe Bajram Curri.
    Po kėshtu, njė proces tjetėr i ngjashėm dhe po aq idilik zhvillohej edhe nė zonat e puqjes sė interesave greko-shqiptare. Shqiptarėt dhe grekėt bėnin plane, madje luftonin bashkėrisht kundėr osmanėve. Kjo periudhė simbolizohet me figurėn e Ali Pashė Tepelenės dhe tė Marko Boēarit. Mirėpo, mė vonė u pėrmbys gjithēka, ashtu si nė rastin e bashkėpunimit shqiptaro-serb. Kur Perandoria Osmane zuri tė tėrhiqet nė mėnyrė tė pakthyeshme nga kjo pjesė e Ballkanit, aleatėt e deridjeshėm tė shqiptarėve u shndėrruan nė armiq edhe mė tė kėqinj sesa osmanėt. Si pasojė e kėsaj, nė veri, nė mėnyrė tė pakthyeshme u spastruan dhe u humbėn territoret nė Kosovėn Lindore, ndėrkaq nė jug popullata ēame pagoi haraēin e radhės.
    Deri mė tani historiografia shqiptare ėshtė pėrqendruar mė tepėr nė analizėn e modaliteteve, sesi janė viktimizuar ata nė kėtė periudhė e mė pak nė analizėn e shkaqeve tė katandisjes sė tyre.
    Pse pra shqiptarėt dolėn viktima nga kėto raporte tė reja ?
    Pėrgjigjet duhen kėrkuar nė pozitėn e shqiptarėve brenda Perandorisė Osmane, nė pozitėn e shqiptarėve nė Evropė dhe te dilemat shkurtpamėse qytetėruese.
    Shqiptarėt nė Perandorinė Osmane ishin tė integruar nė sistem. Ata ishin titullarė tė lartė dhe diku-diku edhe drejtues tė nivelit tė Portės sė Lartė. Kur, nėn goditjet e fuqive tė mėdha ra sistemi osman, shqiptarėt mbetėn tė pambrojtur. Ata nuk kishin plane rezervė apo subsistemin e tyre, ashtu siē e kishin popujt sllavė, bullgarėt apo serbėt nė njėrėn anė dhe grekėt nė anėn tjetėr.
    Gjatė tėrė sundimit osman sllavėt jugorė dhe grekėt ishin tė organizuar rreth subsistemit kishtar ortodoks, kėshtu qė kur u rrėnua sistemi politik osman ata nuk i hetuan pasojat e kėtij rrėnimi, meqė ishin tė organizuar nė kuadėr tė subsistemeve tė tyre. Shqiptarėt pėsuan rėnie tė plotė meqė pjesa dėrrmuese e popullatės ishte myslimane, ndėrkaq dy komunitetet e tjera fetare, ai ortodoks dhe katolik nuk funksiononin si subsisteme tė fuqishme, qė mund ta mbronin gjithkund nė mėnyrė tė suksesshme interesin kombėtar.
    Shkaku i dytė i katandisjes sė shqiptarėve ishte mungesa e sponsorizimit tė jashtėm. Grekėt, pėr dallim nga shqiptarėt, qė nga koha e iluminizmit sponsorizoheshin nga shtetet evropiane, qė qytetėrimin e vet e perceptonin si fryt tė kulturės antike helene dhe tė asaj kristiane. Kultura antike helene dhe ajo kristiane u shndėrruan nė aksioma mbi tė cilat u ngrit identiteti evropian. Nė kėtė mėnyrė nacionalizmi i ri grek fitoi relevancė historike.
    Nga ana tjetėr, sllavėt e jugut kishin pėrkrahjen e pakursyer tė Rusisė. Pėrmes tyre ajo avanconte interesin e vet gjeostrategjik nė Ballkan. Qė nga kjo kohė u vendosėn kufijtė e bazuar nė real-politikė apo nė interesa kombėtare tė mbrojtura ushtarakisht. Kėto interesa nuk merrnin parasysh trashėgiminė kulturore, historike apo realitetet etnike nė terren, por njė aspekt tė ri, atė tė gjeopolitikės dhe gjeostrategjisė.
    Shkaku i tretė i pėsimit tė shqiptarėve qė nga kjo periudhė e deri mė tani janė dilemat qytetėruese qė mishėrohen nė politikėn e Haxhi Qamilėve.
    Interesi shqiptar ishte i papėrfillshėm nė kėto pazare historike, qė njihen si konferenca e Berlinit, Parisit, Londrės, Lozanės, Savrės etj.. Populli shqiptar ishte i pambrojtur, nė radhė tė parė nga vetė Turqia, e cila vazhdimisht i trajtonte si mall pėr kėmbim, e mė pastaj nga fuqitė e tjera tė mėdha. Nė kėtė fazė tė procesit historik, tė ndarjeve tė mėdha tė interesave, nė kujtesėn e popullit shqiptar mbeten tė ngulitur emra tė urryer ushtarakėsh sllavė dhe grekė, qė pa frikė nga rezistenca bėnin kėrdinė mbi popullatėn civile. Venizellosit, Zervat, Garashaninėt, Ēubrilloviqėt etj., ishin vetėm ekzekutorė tė vendimeve qė merrnin Lloidėt, Klemansotė dhe tė tjerėt nė konferenca tė mėdha a takime tė vogla tė fshehta.
    Ndėrhyrjet e ushtrive tė fqinjėve kundėr shqiptarėve nuk kishin karakterin e luftės, por atė tė gjenocidit, ekzekutimit ēnjerėzor tė marrėveshjeve, tė fshehta apo tė hapura, nė konferencat e ndryshme ku shqiptarėt nuk ēonin kandar apo nuk ishin fare tė pėrfaqėsuar. Emrat e ushtarakėve serbė, grekė, tė politikanėve tė tyre, tė shkencėtarėve tė tyre janė ngulitur aq thellė nė imagjinatėn tonė saqė kanė krijuar makthe kolektive. Ata ishin kriminelė ordinerė, tė legalizuar nė konferenca e marrėveshje tė ndryshme. Tė gjitha kėto politika tė egra nacionaliste pėrfundonin te mitrat e ēara tė nėnave tė pafajshme shqiptare, tė bekuara nga zoti qė tė jenė hallka tė vazhdimėsisė dhe mbijetesės sonė nė vorbullat historike. Orgjitė shtazarake tė kriminelėve antishqiptare qė e dėnonin pjellorinė e nėnave shqiptare kishin elemente tė misticizmit tė kultit. Nė kėtė rast kulti i ēlironte vrasėsit nga faji, pėrgjegjėsia. Kėto skena sa makabre, por aq edhe morbide janė parė nga tė gjithė kryengritėsit shqiptarė, prej Mihal Gramenos, Ēerēiz Topullit, Kadri Grikehorit, Nuro Dinos, Abdulla Kasemit etj., prej Isa Boletinit, Shaban Polluzhės e deri te Hashim Thaēi.
    Shqiptarėt ishin viktima, ngaqė nė kohėn e shthurjes sė madhe tė perandorisė Austro-Hungareze dhe asaj Otomane mbetėn jashtė ēdo sistemi dhe nuk ishin nė gjendje tė krijojnė aty pėr aty sistemin e vet. Nuk dihet se a pėsuan mė shumė nga relacionet multilaterale, apo ato bilaterale. Pėr shqiptarėt nė tėrėsi, veēmas pėr ata qė jetonin jashtė shtetit amė, nė Jugosllvi apo nė Greqi, marrėveshjet bilaterale tė Turqisė me Greqinė lanė pasoja katastrofale. Nė vitin 1923 nė Lozanė, tashmė Turqia e Ataturkut nėnshkroi marrėveshjen me Greqinė ku thuhej: “duke filluar nga 1 Maji i vitit 1923 do tė fillojė ndėrrimi i qytetarėve turq tė besimit greko-ortodoks tė vendosur nė territorin turk dhe tė qytetarėve grekė tė besimit mysliman tė vendosur nė territorin grek. Kėta persona nuk do tė kthehen tė jetojnė mė nė Turqi ose nė Greqi pa autorizimin e qeverisė turke apo asaj greke”. Viktimė e kėsaj marrėveshjeje tė turqve me grekėt ishin ēamėt, qė pėr shkak tė besimit islam trajtoheshin si turq. Po kėshtu ndodhi edhe me shqiptarėt qė forcėrisht u detyruan qė tė jetojnė nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė. Turqia pati nėnshkruar marrėveshjen me autoritetet jugosllave para Luftės sė Dytė Botėrore pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi. Kjo marrėveshje u ripėrtėri edhe nė regjimin e Titos. Turqia merrte kompensime materiale pėr kėtė tregti me fatkeqėsinė e shqiptarėve.
    Me kėto marrėveshje bilaterale nė thelb legalizohej krimi. Pėr ta detyruar njė popullatė qė tė shpėrngulej nga vatrat shekullore hartoheshin elaborate. Serbėt dhe grekėt ishin specialistė pėr elaborate tė tilla.
    Katandisja e shqiptarėve, qofshin ata ēamė apo kosovarė filloi herėt nė konferencėn e Berlinit dhe pas saj. Nė kėto konferenca arbitrarisht vendoseshin kufijtė mbi bazė tė balancit tė forcave, mbi baza tė aleancave dhe marrėveshjeve tė fshehta tė shteteve evropiane. Shqiptarėt, edhe pse nuk merrnin pjesė nė kėto aleanca fituesish apo pėsuesish, dilnin humbės gjithmonė, pėr shkak, siē u tha mė lart, tė mungesės sė sponsorit tė fuqishėm.
    Edhe nė atė kohė, po edhe sot shqiptarėt trajtohen nė dimensionin e tė drejtave tė njeriut. Me shthurjen e Jugosllavisė tė gjithė popujt sllavė fituan tė drejtat pėr krijimin e shteteve tė pavaruara, tė armatave tė tyre, pa kushtėzime pėr plotėsim standardesh, ashtu siē po kushtėzohet sot Kosova. Kosova sot nuk ka status, Kosova sot nuk ka armatė, madje kudo qė ndodhen shqiptarėt kėrkohet ēarmatosja e tyre. Ditėn e tretė tė hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė filluan bisedimet pėr ēarmatosje tė UĒK-sė dhe pėr zgjidhjen e statusit tė saj, qė nėnkuptonte zvogėlimin apo eliminimin e forcės ushtarake tė shqiptarėve. Kėshtu u veprua edhe nė Maqedoni. Puristėt juridikė do tė thonin se rezolutat imponojnė zgjidhje tė tilla, por ēėshtja nuk qėndron te aspekti juridik, por te ai politik: pėrse merren vendime dhe nxirren rezoluta tė disfavorshme pėr shqiptarėt?
    Me kėtė rast ėshtė me rėndėsi tė analizohet kėrkesa e Napoleon Zervės, parashtruar autoriteteve gjermane pėr ēarmatosjen e ēamėve. Ai nuk kishte guxim qė t’i sulmojė vetė ēamėt, por kėrkonte bashkėpunimin me gjermanėt, bashkėpunėtor i tė cilėve ishte dhe ai vetė.
    Nė njė periudhė tė gjatė kohore qė zgjat afėr njė shekull tė gjithė kėrkojnė ēarmatosjen e shqiptarėve.
    Nė Ballkan, ku parimet morale dhe standardet politike zhduken shpesh nė vorbullėn e interesave shoviniste ekziston njė tendencė pėr pėrligjje (legalizim) tė krimit.
    Faza e parė e kėtij procesi ėshtė vendimi i disfavorshėm nė ndonjė konferencė ndėrkombėtare (bie fjala Kosova ose Ēamėria t’i takojė Jugosllavisė, respektivisht Greqisė), faza e dytė fillon me hartimin e elaborateve pėr realizim tė kėtyre vendimeve, pra pėr ta harmonizuar formėn politike me pėrmbajtjen kundėrshtuese etnike, faza e tretė vazhdon me nxjerrjen e ligjeve pėrkatėse qė legalizojnė ndėrhyrjen dhe faza e katėrt karakterizohet me inkuadrimin e kriminelėve pėr ta ekzekutuar urdhrin. Epilogu i kėtij procesi ėshtė gjenocidi nė trajta rrėqethėse. Mė 27 qershor 1944, vetėm nė fshatin Paramithia, ekspedita ndėshkuese e Zervės masakroi mėse 1400 burra, gra, pleq dhe fėmijė. Ai ishte krimineli i radhės, qė e merrte forcėn nga kėto konferenca ndėrkombėtare.
    Kryeministri grek Micotaqis, gjatė vizitės sė tij nė Tiranė (nė maj 1992), as qė ishte i vetėdijshėm se ėshtė shndėrruar nė avokat tė djallit, nė legjitimues tė krimit kur deklaroi se sipas ligjeve greke ata (ēamėt) janė konsideruar si kriminelė lufte. Kjo deklaratė qė afirmon fajėsinė kolektive, frymon njėsoj si Ligji 2636, i ashtuquajtur i luftės, i Qeverisė sė gjeneralit Metaksa, ku pėr shkak tė sulmit italian nga territori i pushtuar shqiptar shpallej lufta kundėr Shqipėrisė, qė asokohe s’kishte as subjektivitet ndėrkombėtar. Nė bazė tė kėtij dekreti mbretėror, qė sot e kėsaj dite nuk ėshtė shfuqizuar, u sekuestruan mėse 800 prona tė shqiptarėve, ndėrkaq italianėt, as qė e mbajnė mend kėtė ligj.
    Nė atė kohė tė gjithė bėnin plane pėr t’i kyēur ēamėt nė luftrat e brendshme greke, nė mes tė sė djathtės EDES tė kriminelit Zerva dhe tė sė majtės ELLAS qė kishte mbėshtjen e komunistėve jugosllavė. Edhe gjermanėt bėnin plane pėr ēamėt, por edhe komunistėt shqiptarė. Ata, tė vetėdijshėm nga rreziku i instrumentalizimit tė tyre pėrpiqeshin tė mos mbanin anė, por diēka ishte e qartė: ēfarėdo qė tė bėnin ata ishin tė destinuar pėr tė qenė viktimė. Njė fat tė tillė nuk e kishin minoritarėt grekė nė tokėn shqiptare edhe pse ata, tė pėrpunuar nga Napoleon Zerva dhe nga i dėrguari i tij, Aleks Janari deklaronin pa hezitim se pranojnė t’i takojnė njė Greqie, qoftė ajo komuniste, qoftė djalliste, por vetėm tė jetė Greqi. Ėshtė interesante tė analizohen veprimet e shėrbimeve greke nė Shqipėri, nė atė periudhė dhe sot. Ekzekutori i krimit i asaj kohe, Napoleon Zerva paguante njė stėrlinė pėr tre anėtarė tė familjes minoritare. Sot, po ashtu grekėt e stimulojnė financiarisht popullatėn e jugut tė Shqipėrisė pėr dizluajalitet kundėr vendit tė tyre. Por, as regjimi komunist shqiptar i asaj kohe, as regjimi demokratik i kėsaj kohe nuk mori masa ndėshkuese kundėr dizluajalitetit tė minoritarėve, aq mė pak ta kolektivizonte fajin e tyre. Kjo politikė greke qė vazhdimisht riciklohet duhet perceptuar si vazhdimėsi e akteve tė pastra armiqėsore ndaj Shqipėrisė. Njė popull qė nuk e heton kėtė, rrezikon integritetin dhe dinjitetin e vet.
    Minoritarėt grekė nė Shqipėri asnjėherė nuk kanė qenė viktima tė politikės armiqėsore tė Greqisė kundėr Shqipėrisė, ndėrkaq ēamėt e Greqisė pėsuan kolektivisht pėr shkak tė projekteve italiane, gjermane, komuniste qė ishin nė esencė pretekste pėr ta spastruar territorin e Greqisė nga popullata jo greke.

    Si do tė zgjidhet ky kontest, sa i dhimbshėm dhe po aq i padrejtė?
    Ēamėt paraqesin vetėm njė segment tė njė procesi tė gjatė tė rrudhjes sė atdheut tė shqiptarėve. Me politika tė tilla ndėrkombėtare shqiptarėt, jo vetėm qė i humbėn territoret e tyre nė rrethinėn e Nishit, nė Maqedoninė Qendrore, nė Sanxhak, apo nė Ēamėri, por pėsuan njėkohėsisht tragjedi tė papėrshkrueshme.
    Nė gjysmėn e parė tė vitit 1990 hija e marrėveshjes sė Lozanės e pllakosi sėrish Evropėn. Siē dihet me kėtė marrėveshje mėse 200.000 grekė nga Anadolli u shpėrngulėn nė Greqi dhe mė se 354.000 turq dhe shumė shqiptarė nė Greqi. Njė marrėveshje tė ngjashme e nėnshkruan Greqia dhe Bullgaria nė vitin 1919, e cila njihet me emrin “Konventa pėr respektim tė emigrimit reciprok tė minoriteteve tė tyre nacionale”. Pas masakrave tė papara nė Bosnje, sidomos nė Srebrenicė nė vitin 1995, nė marrėveshjen qė u arrit nė Konferencėn e Dejtonit, konkretisht nė aneksin 7, u anulua fryma e traktatit tė Lozanės. Nė kėtė aneks parashikohet qė: “tė gjithė refugjatėt dhe personat e zhvendosur kanė tė drejtė tė kthehen lirisht nė shtėpitė e tyre. Ata do tė kenė tė drejtė ta rikthejnė pasurinė qė e kanė humbur gjatė kohės sė armiqėsive”. Vendime identike janė marrė edhe pėr situatėn nė Kosovė dhe nė Maqedoni.

    A mund tė pėrdoren kėto zgjidhje edhe pėr rastin ēam?
    Mendoj se jo, nė radhė tė parė ngaqė:
    -Ligjet nuk kanė efekt pėr tė kaluarėn, por vetėm pėr tė ardhmen;
    -Shqipėria nuk ka forcė politike qė tė rihapė kėtė ēėshtje nė organizmat ndėrkombėtarė;
    -Ēamėt tashmė kanė humbur interesin pėr t’u rikthyer tė vendlindje etj.
    Po ashtu, zgjidhja nuk duhet kėrkuar nė rrafshin e integrimeve evropiane, ngaqė nė kėtė proces kushtėzimet do t’i bėhen Shqipėrisė e jo Greqisė, qė tashmė ėshtė anėtare e stabilizuar e Unionit Evropian.
    E vetmja mundėsi pėr tė gjetur njė shtegdalje nga ky lėmsh qė nė vazhdimėsi i rėndon marrėdhėniet greko-shqiptare ėshtė kompensimi i dėmit nė rrafshin politiko-moral dhe nė atė financiar.
    Nė rrafshin politiko-moral, duhet punuar nė drejtim tė vlerėsimit tė saktė tė asaj ēfarė ka ndodhur me ēamėt nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore, tė konstatohet se ekspeditat ndėshkuese zerviane bėnė krime tė papara mbi popullatėn e pafajshme ēame, nė kundėrshtim me ligjet dhe protokollet ndėrkombėtare dhe si pėrfundim i logjikshėm i gjithė kėsaj, tė kėrkohet nga qeveria greke tė kėrkojė falje, tė distancohet nga kėto akte mizore dhe tė tregojė gatishmėri pėr kompensim tė dėmeve, jo vetėm materiale. Krahas me kėtė, nė gjyqin e Strasburgut duhet tė hapen procedurat ligjore tė qytetarėve grekė me origjinė ēame, qė sot jetojnė nė Shqipėri pėr rikthimin e pronave ose kompensimin e tyre. Nė kėtė mėnyrė, nė gjyqin e Strasburgut qytetarėt qipriotė me origjinė greke kanė fituar tė drejtėn e tyre pėr riposedim tė pronės qė ishte uzurpuar nga turqit qipriotė.
    Tragjedia ēame, ngjashėm me tragjeditė e shqiptarėve nė viset e tjera jashtė shtetit amė nuk mund tė shėrohet me asgjė, por mund tė kompensohet politikisht, moralisht dhe materialisht. Duhet tė detyrohet qeveria greke qė ta pranojė dhe tė ballafaqohet me fajėsinė e paraardhėsve tė saj, tė cilėt merrnin vendime qė prodhuan efekte gjenocidale.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 4 prej 65 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •