Close
Faqja 9 prej 65 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 646
  1. #81
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Kisha Greke Si Organ Politik

    KISHA GREKE = POLITIKE



    Kisha greke kundėr pranimit tė Turqisė nė BE

    ATHINE - Kreu i Kishės Ortodokse Greke, arkipeshkvi Hristodullos, deklaroi dje se ishte kundėr pranimit tė Turqisė nė Bashkimin Evropian. Sipas Hristodullosit, vendimi i BE-sė qė ta mbėshtesė anėtarėsimin e ardhshėm tė Turqisė do tė ishte “gabim i madh”. Partitė dhe politikanėt grekė shprehėn mospajtim me qėndrimin e arkipeshkvit. Eurodeputeti grek, Stavros Dimas i shprehu mbėshtetje politikės sė jashtme tė vendit, lidhur me ndihmėn pėr ardhmėrinė evropiane tė vendeve tė rajonit.


    ***Gazeta Shqiptare, 01/03/2006
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #82
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vdekje e mistershme, si shume te tjera.


    AKSIDENTOHET NE GREQI, VDES EMIGRANTI 33 VJECAR

    MIRDITE Listes se gjate te emigranteve mirditore te cilet kthehen te pajete ne vendlindje, i eshte shtuar edhe nje i ri nga fshati Shengjin i komunes se Fanit. 33 vjecari Dritan Nikolli, i cili prej shume vitesh gjendej ne emigracion ne shtetin fqinj, Greqi, ka humbur jeten ne nje aksident ne Athine, dy net me pare. Te afermit e viktimes konfirmojne se Nikolli po kthehej nga nje lokal per ne banesen e tij, duke udhetuar me nje motor sebashku me nje person tjeter, emri i te cilit per momentin nuk behet i ditur. Ndonese ende nuk ka konfirmime te sakta per shkaqet e aksidentit, nga disa burime konfirmohet se vetem pak minuta me pas, organet e policise greke kane mberritur ne vendngjarje ku edhe kane konstatuar se Dritan Nikolli kishte nderruar jete ne vend, ndersa shoqeruesi i tij, ne gjendje tejet te rende per jeten, eshte transferuar ne nje spital te Athines. Burime prane familjes konfirmojne se viktima ka qene tejet i demtuar fizikisht dhe vetem organet e specializuara te mjekesise kane mundur ta sistemojne ne mjetin e transportit per ne morg. Dritan Nikolli eshte nga fshati Shengjin i komunes se Fanit ne Mirdite dhe ndodhej familjarisht ne Greqi. Ne ditet ne vazhdim pritet qe te behet i mundur kthimi i trupit te pajete ne fshatin e tij te lindjes, Shengjin, ku do te kryhet edhe ceremonia e varrimit.

    1 Mars 2006
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #83
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    HAPJA E SHKOLLES GREKE NE HIMARE ESHTE NJE NGA TURPET E RADHES PER QEVERITE SHQIPTARE

    Fillohet me pyetje: Ku jane tokat e Thesproteve, Kaoneve, Molloseve? Ku eshte toka e Aleksander Mollosit, Pirro Burrit, toka te cilat ata vete dikur diten jo vetem t’i mbronin me dinjitet, por dhe ti madheronin ne tere boten antike? Ku eshte “Dodona dimerkeqe” qe permend Omiri tek Iliada, e cila ishte dikur qendra teogonike e botes se lashte parahelene? Ku eshte Moreja, vendlindja e perandoreve Paleologe, Moreja e perandoreve te medhenj shqiptare te Bizantit? Ku eshte Cameria jone e bukur? Nuk jane. Jane, por jo me tonat. Dhe a e dini se pse nuk jane tonat? Sepse jane te grekeve? Dhe a e dini se pse i muaren greket? Sepse greket u bene shtet perpara nesh.E pse u bene shtet perpara nesh? Sepse vete ne shqiptaret i beme shtet.
    Per ironi te historise, ishim ne qe i beme shtet, packa se suliotet dhe Marko Bocari luftuan per tokat e te pareve te tyre. Mbreteria greke qe doli nga revolucioni i vitit 1821, revolucion qe sic thote i madhi Robert D’Anzheli s’ishte gje tjeter vecse lufte mes shqiptareve prō perandorise turke dhe shqiptareve kundershtare te saj, nuk ishte gje tjeter vecse nje grumbull guresh. Nje shkrimtar francez, Shatobriani, me sa me mbaj mend, gjate nje vizite ne Athine, shkruan ne ditarin e tij: “Athina, ky fshat i piste shqiptaresh!”.
    Pra, i piste, dakord, por shqiptaresh ama! Mandej Greqia u be. U be duke zhbere shqiptaret. U be duke vjedhur fundekreje historine tone.
    Studiues te ndryshem neper bote pohojne se Omiri (Homeri) ishte pellazg, kurse ky i fundit pohon se se kryeheronjte e Iliades ishin po te tille, pra pellazge, johelene: Akili, Agamemnoni, Ajaksi, Odiseu e me radhe. Armiku me i madh i greqise eshte Homeri. Ai e padit keqas ardhacakerine e tyre. Ai nuk e permend kurrkund Delfin e tyre te vone, por Dodonen tone pellazgjike!
    Nejse, kjo eshte teme tjeter. Pra, greket vodhen historine tone. Pasketaj, gjithcka e paten fare me te lehte. Nese ata u bene shtet, u bene prej ne shqiptareve dhe prej mahnitjes qe zgjonte qyteterimi i lashte helenik ne perfytyrimin e fuqive te medha. Te huajt e keqkuptuan perkatesine e ketij qyteterimi, ngaterruan autoresine e qyteterimit te lashte te Egjeut. Pra, duke na marre historine, ata i dhane vetes tager edhe mbi tokat shqiptare. Ne realizimin e synimeve te tyre ata perdoren mjete dhe arme te te gjitha llojeve. Armet me te rrezikshme ishin religjoni dhe shkolla. Sidomos shkolla, sepse edhe religjoni vete u vu ne funksion te pengimit te shkollave shqipe dhe perhapjes se shkollave greke neper tokat shqiptare.
    Po, shkolla. Shkolla eshte arma me e efektshme qe kane perdorur greket ne zgjerimin e tyre territorial. Shkolla eshte shfaqur madje me e efektshme se edhe cetat e andarteve qe masakruan te ndritshmin Papa Kristo Negovani, per te cilin po neper shkolla thuhet se na e paskeshin vrare “tradhetaret” e kombit shqiptar!. Nese te medhenje e dikurshem te Heladhes e perdoren shkollen per te perhapur dije, greket e sotem e perdorin per te zgjeruar territorin e tyre.
    Ata po hapin ende sot shkolla greke ne Jug te Shqiperise, por refuzuan historikisht te hapnin shkolla shqipe per Arvanitasit, e refuzojne po sot te hapin shkolla per peseqind mije emigrantet shqiptare qe banojne ne Greqi. Interesante, por shkollat pelqejne t’i hapin ne Jug, Korce, Himare e gjetke.
    Nuk kerkojne t’i hapin ne Puke shkollat, sepse s’u ben pune, jo ne Shkoder sepse s’u ben dobi, jo dhe ne Kukes sepse eshte larg. Meqe ne shqiptaret kemi fatin e keq te udhehiqemi prej qeverish te semura nga kompleksi i inferioritetit, nga qeveri qe s’ia kane dale as edhe nje here te realizojne marredhenie te barazvlefshme me greket, nga qeveri qe s’kane mundur te jene qofte dhe nje here partnere te barabarte me keta fqinj te babezitur, eshte me udhes t’u propozojme grekeve kater shkolla greke ne veri sesa nje ne jug. Sepse Veriut s’kane c’i bejne, ndersa Jugun e kane tek porta. Por jo, grekeve u interesojne vetem shkollat ne Jug, vetem ne Jug te Shqiperise.
    Prandaj ne Shqiptaret duhet te reshtim me ne fund se qeni syleshe, e te kujtohemi se ne Jug ishte dikur edhe Cameria jone e bukur e sa e sa toka te tjera te mbjella me historine tone. Me qelloi te degjoja dike, nje shqiptar, tek thoshte se s’i duhet dhene rendesi faktit se ne Himare u hap nje shkolle greke, dhe se ky fakt eshte i barazvlefshem me hapjen e nje shkolle amerikane, angleze ose franceze. Kjo eshte tamam koketrashesi: amerikanet, anglezet apo francezet as kane e as kane per te patur kane synime territoriale ne Shqiperi. Greket po! Kane patur (shembujt jane te pafundem!), kane e do te kene. Sepse ata nuk dine te bejne tjeter vecse jene te babezitur.
    Ca shqiptare te “kulturuar”, ca klubselanikas te shpifur na kujtojne here mbas here Karten e te Drejtave te Njeriut, Karten e Helsinkit e sa e sa karta te tjera, prej te cilave, cuditerisht, perfitojne vetem greket!
    Dihet tashme, se ne raport me vendasit autoktone, minoritaret greke ne Shqiperi kane jetuar si veshka mes dhjamit. Edhe po t’i rreshqase kemba duke ecur nje minoritari, ngrihet me kembe e tere Greqia zyrtare. Edhe po te vriten pese shqiptare ne Greqi, Shqiperia zyrtare nuk ben asnje gjest qe do t’ia lartesonte dinjitetin. Nese nje shqiptar flet apo shkruan gjera qe “shqetesojne” greket, ketu behet nami sepse akuzohet se po tenton te prishe marredheniet e mira mes dy popujve miq. Por nese qarqet greke, zyrtare ose, jo bejne te njejten gje, shqiptaret vecse zgerdhihen. Nese nje shqiptar flet kunder grekeve duke qene ne Greqi, edhe mund ta hedhe, por nese e ben kete ne Shqiperi eshte vertete i rrezikuar.
    Hapja e shkolles greke ne Himare eshte nje nga turpet e radhes per qeverite Shqiptare! Opozita nuk reagon. Nuk reagon sepse edhe ajo, kur ishte ne pushtet, lejoi te hapej nje shkolle greke! Edhe ky eshte nje turp. Por, kot e po e bejme kaq te madhe: tashme jemi mesuar me turpin. Ne keto kushte, pse nuk i heqim fare shkollat shqipe dhe i kembejme me ato greke?
    Fundja c’e keqe do na vinte sikur te beheshim te gjithe greke?! Cinike, por tere keto fjale qe po i shkruaj me deshperim, ndoshta nje dite mund te behen realitet, keshtu sic po shkojne punet me keto shkolla greke po na mbijne si kepurdhat!

    Shpetim Kelmendi


    ***Koha Jonė, 03/03/2006
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #84
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shoqata "Laberia": Ne Himare po sajohet minoritet grek

    E Premte, 03 Mars 2006
    Shoqata Kulturore Atdhetare "Laberia", vlereson se ne Himare po sajohet minoritet grek. Ne nje leter te hapur, drejtuar Presidentit Alfred Moisiu, kjo shoqate reagon ndaj hapjes se nje shkolle private ne Himare, ku pritet te perfshihet edhe gjuha greke. "Njohim dhe respektojme te gjitha marreveshjet nderkombetare qe Qeveria Shqiptare eshte pale, per trajtimin e venien ne jete te te drejtave te pakicave te ndryshme kombetare ne trojet shqiptare, perfshire edhe minoritetin grek. Por ne Himare po sajohet nje minoritet i tille", thuhet ne letren e hapur. Drejtuesit e Shoqates "Laberia" kerkojne nderhyrjen "funksionale kushtetuese" te Kreut te Shtetit, duke vene ne dukje se menyra e perurimit te shkolles ne fjale, teresisht e fshehte, ka krijuar rritim dhe ishte jashte cdo etike institucionale. Pjesemarrja e nje personaliteti qeveritar grek dhe te disa personave te ashtuquajtur 'vorio-epirote', te njohur per trazira antishqiptare ne qytetin e Himares, sipas shoqates, flasin qarte per papergjegjshmerine e autoriteteve shqiptare per mbrojtjen e interesave kombetare. Ne letren e hapur, ceremonia e disa diteve me pare ne Himare, konsiderohet si "veprimtari provokuese dhe cenim i drejtperdrejte i dinjitetit dhe ndjenjave kombetare ne troje teresisht shqiptare, duke cenuar njekohesisht edhe qetesine sociale".
    ***Korrieri, 03/03/2006
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #85
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Ju fanatiket me larte, qe po analizoni dosjen antishqiptare te Greqise, analizoni pak dhe kete gazete me poshte.

    Edhe pse eshte e vitit 1880 (pra akoma Lidhja e Prizrenit ishte e gjalle), pra eshte jashte kufirit qe keni vene 1912-2007, mendoj se dicka do tregoje per 'fanatizmin antishqiptar' dhe perallat me mbret.

    Vini re titullin e gazetes


    Dua te di cili do jete ai trimi i cili do perktheje ndonje pjese nga faqja e gazetes...
    Hap teme tjeter per ket pune, dhe perkthehe vet.
    Kur im gjysh ne nje takim me intelektualet me te medhenj grek dhe me Andreas Papandreu (perpara se te vdiste e kishte enderr te shkelte ne fakt ne Greqi dhe nje here dhe takonte miqte e tij - flas diku nga vitet 80), e pyet se perse ekziston ligji i luftes me Shqiperine, nuk merr kurre pergjigje mbrapsht, por vec nje buzeqeshje.

    Aq fanatik jam une, saqe vendi i pare perendimor qe kam shkelur kur u hap shqiperia(ne fakt kam qene dhe diku tjeter por shtet komunist gjithsesi) ka qene Greqia, te takoj njerezit e mij, dega e fisit tim, dhe jam pritur si mos me mire, dhe vazhdoj te pritem ashtu. Gjithsesi nuk mund te toleroj kurre ate cfare ata kane bere me vone me shqiptaret e tjere, sidomos me muslimanet. Prej kendej gur gur behet kala, dhe je i detyruar ti hedhesh nje sy dashje padashje historise me te lashte, per te pare aresyet e kesaj urrejtjeje patologjike.

    Terminologjine ushtarake dhe kalorsiake-hamshoriake je i lutur ta mbash larg forumit intelektual te historise nese pretendon debat te drejte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 17-03-2007 mė 13:08
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #86
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    "Operacioni" Himara

    Nėpėr faqet e axhedės greke. Ceremonia e para disa ditėve e inaugurimit tė shkollės greke nė Himarė u zhvillua sipas njė skenari dhe me njė pjesėmarrje tė pėrzgjedhur me kujdes. Nuk munguan provokimet, ndarjet e tensionet, nuk mungoi nė Himarė as figura tragjike e radhės, qė kėsaj here ishte i keqpėrdoruri dhe i keqtrajtuari zėvendėsministėr shqiptar i Integrimit. Njė ėngjėll shpėtimtar i kishte sygjeruar zėvendėsministrit tjetėr, atij tė Energjetikės, tė largohej nė kohė nga Himara e tė mos merrte pjesė nė ceremoninė e hapjes sė shkollės greke. Tė paktėn iu shpėtoi fyerjeve dhe poshtėrimeve, qė me sa u pa, ishin pjesė e skenarit.

    Prof. Pėllumb Xhufi

    Ngjarja e javės, hapja e shkollės greke nė Himarė, nxori nė pah kujdesin e tepėruar qė treguan qoftė pala shqiptare e qoftė pala greke, pėr tė kaluar sa mė "butė" njė ngjarje, qė gjithsesi paraqet ndjeshmėri tė lartė si pėr publikun shqiptar, ashtu edhe pėr atė grek. Ēdo gjė u bė sipas stilit tė "grushtit" tė 2 gushtit 1992, kur gjatė njė ceremonie me pjesėmarrje tė zgjedhur e me ritėm tė pėrshpejtuar, u krye mu nė mes tė Tiranės kurorėzimi i njė prelati grek si kryetar i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Edhe nė atė rast (dhe President i vendit ishte Berisha) shqiptarėt u ndodhėn pėrpara njė fait accompli. Atmosfera e komplotit shquhej qartė edhe nė ēehren e prishur tė prelatėve e tė diplomatėve grekė, edhe nė fytyrėn e shqetėsuar tė pėrkthyesit tė ri Vangjel Dule, teksa pėrpiqej tė mbyste me zė koke protestat e "fanolistėve" e t’i jepte fund njė ceremonie tė mundimshme, qė mund tė dėshtonte nga ēasti nė ēast.

    Nė mėnyrė tė ngjashme, ceremonia e para disa ditėve e inaugurimit tė shkollės greke nė Himarė u zhvillua sipas njė skenari dhe me njė pjesmarrje tė pėrzgjedhur me kujdes. Nuk munguan provokimet, ndarjet e tensionet, nuk mungoi nė Himarė as figura tragjike e radhės, qė kėsaj here ishte i keqpėrdoruri dhe i keqtrajtuari zėvendėsministėr shqiptar i Integrimit. Njė ėngjėll shpėtimtar i kishte sygjeruar zėvendėsministrit tjetėr, atij tė Energjitikės, tė largohej nė kohė nga Himara e tė mos merrte pjesė nė ceremoninė e hapjes sė shkollės greke. Tė paktėn iu shpėtoi fyerjeve dhe poshtėrimeve, qė me sa u pa, ishin pjesė e skenarit.

    Njė ditė para vizitės sė zv/ministrit tė Jashtėm tė Greqisė, Stilianidhis, gazetat greke njoftonin se ky i fundit do tė nisej mė datėn 26 shkurt pėr Tiranė, ku do nėnshkruante me palėn shqiptare njė marrėveshje dy-palėshe pėr parandalimin e trafikimit tė fėmijve. Asnjė fjalė pėr Himarėn. Ishte ditė e diel dhe qeveritarėt gėzonin pushimin e merituar. Me pėrjashtim tė Atij, kryeministrit, qė kishte zgjedhur pikėrisht ditėn e diel pėr tė organizuar njė konferencė tė zhurmshme kundėr opozitės, a thua se donte tė ngrinte njė re pluhuri pėr tė larguar vėmendjen nga ato ēka ndodhnin nė Himarėn e largėt. Ēdo gjė u rregullua qė edhe tė dėrguarit e qeverisė, dy zvendėsministrat e parrahur me intriga tė tilla bizantine, tė ndodheshin si rastėsisht nė Himarė, njėri pėr tė inauguruar njė ujėsjellės (z. Bojaxhi). Tjetri (z. Gajo) ishte dėrguar tė priste nė kufi e tė shoqėronte nė rrugėn e mundimshme drejt Himarės zvėndėsministrin grek. Prania e zvendėsministrit shqiptar tė Integrimit fitonte njė vlerė simbolike: integrimi i Shqipėrisė nė Evropė varej pikėrisht nga hapja e kėsaj shkolle greke nė Himarėn shqiptare. Njė gjė tė tillė e tha shkoqur z. Stilianidhis dhe e belbėzoi pėrzieshėm zvendėsministri ynė, qė u gjend krejt i papėrgatitur pėrpara njė skenari tė stisur enkas pėr tė demonstruar para kamerave greke e para atij vetė se sa i huaj dhe i padėshėrushėm ėshtė nė Himarėn "greke" njė pėrfaqsues i shtetit dhe i qeverisė shqiptare! Nė gjithė kėtė histori, ku u pėrdhos keq dinjiteti i shtetit shqiptar, i himariotėve dhe i gjithė shqiptarėve, nuk mund tė mos binte nė sy "diskrecioni" i pazakontė i mediave greke, qė pėrndryshe ishin me bollėk nė vendin e ngjarjes. Ato qė zakonisht nuk lėnė rast a incident tė ndodhur a tė provokuar nė "Vorio-Epir" pa ua pėrcjellė me nota patetike shikuesve greke, kėsaj radhe kanė treguar njė "indiferencė" e heshtje tė pashėmbullt. Ishte edhe kjo e kalkuluar, ishte edhe kjo pjesė e mizanskenės sė tė Djelės sė Karnavaleve? Ka shumė tė ngja rė. Nė fund tė fundit, pėrvoja e kėtyre viteve tė fundit ka treguar se pala greke dhe ajo shqiptare kanė mundur t’i zgjidhin mė sė miri disa ēėshtje tė mbetura pezull nė marrėdhėniet shqiptaro-greke, duke vepruar larg syrit e veshit tė opinionit publik. Kėshtu ndodhi pėr shėmbull, gjatė qeverisjes sė Nanos, kur ende pa u nėnshkruar marrėveshjet pėrkatėse, nė zonėn e Dropullit u shfaqėn tabela rrugore nė gjuhėn greke, nė grykėn e Kėlcyrės u ngrit njė kompleks memorialo-fetar pėr nder tė ushtarėve grekė tė rėnė gjatė Luftės Italo-Greke, mė 1940. Ushtarė tė rėnė "pėr ēlirimin e atdheut dhe pėr mbrojtjen e tokės sė tyre", do t’i thoshte zv/ministrit tė Jashtėm shqiptar, sekretari i Pėrgjithshėm i MPJ greke, Kostantin Georgios, gjatė bisedimeve nė Tiranė, nė prill tė vitit 1995, kur Athina e ngriti pėr herė tė parė, si ēėshtje tė "top-axhendės greke", problemin e ngritjes sė varrezave monumentale nė Bularat, Kėlcyrė e Korēė. Pra, nė vijėn e "Vorio-Epirit". Krejt nė heshtje, pa zhurmė e pa bujė, u realizua bashkėrisht nga Athina e Tirana zyrtare edhe njė tjetėr prioritet i "top-axhendės" greke, hapja e shkollės greke nė Korēė, nė 17 prill tė vitit 2005. Ē’ėshtė e vėrteta, edhe nė atė rast, si para do ditėsh nė Himarė, zv/ministri i Jashtėm grek, qė ishte pikėrisht i njėjti Evripid Stilianidhis, nuk e pėrmbajti dot veten pa deklaruar se "me hapjen e shkollės greke nė Korēė, realizohej njė nga ėndrrat mė tė zjarrta tė helenizmit". Dhe u lėshua aq vėrtik, saqė i klasifikoi korēarėt si "omogenoi", dmth. bashkėpatriotė, dmth. grekė. Edhe nė atė rast, pėrfaqsuesit e qeverisė shqiptare, qė ndodhi tė ishin socialistė, nuk bėzajtėn, pėrkundrazi i duartrokitėn mekanikisht deklaratat e zv/ministrit grek. Ndoshta nuk e kuptuan, ose bėnė sikur nuk e kuptuan thelbin e tyre. Ndoshta nė shek. XXI, pretendime tė tilla, siē janė ato greke pėr "Vorio-Epirin", dikujt mund t’i duken si reminishenca tė padėmshme tė njė kohe tė shkuar, folklor nacionalist i kapėrcyer. Ēėshtja ėshtė se t ė tjerėt nuk i shohin kėshtu gjėrat, dhe vjen njė ditė, kur e sheh veten tė detyruar t’i provosh botės se Gjirokastra, Himara apo Korēa nuk janė greke, por shqiptare.

    Por, nėse qeveria Nano bėri njė sėrė lėshimesh, duke ndjekur taktikėn e faktit tė kryer (fait accompli), ajo qė bėri pėrshtypje nė rastet e sipėrpėrmendura ishte heshtja olimpike qė mbajti ndaj tyre opozita, posaēėrisht z. Berisha. A thua se marrėdhėniet me Greqinė nė frymėn e lėshimeve tė njėanshme, ishin njė nga pikat themelore tė marrėveshjes sė papritur e gjithmonė sekrete Nano-Berisha, tė vitit 2002.



    Fillimi i ri i Berishės

    Nė fakt, nėse Sali Berisha i shekullit tė XXI ka ndryshuar ndonjė grimė nga Sali Berisha i shekullit tė XX, ky ndryshim duket se ka tė bėjė vetėm me pėrqasjen e tij tė re ndaj fqinjit tonė jugor, Greqisė. Nė njė rrėfim autokritik tė tij, nė prag tė fushatės elektorale tė vitit 2005, Sali Berisha pranoi me pėrdėllim si gabim tė vetėm tė tij (!) nė periudhėn 1992-1997, mos-menazhimin si duhet dhe acarimin e panevojshėm tė marrėdhėnieve me Greqinė. Gabim, qė do tė ndreqej sapo ai dhe PD tė fitonin zgjedhjet e radhės. Por edhe pa bėrė kėtė premtim elektoral, Berisha kishte dhėnė prova bindėse se kishte reflektuar (e qysh!) ndaj pėrvojės sė pafat tė marrėdhėnieve me Greqinė. Pas zgjedhjeve lokale tė vitit 2000, ai dėrgoi njė dosje tė tėrė nė Kėshillin e Evropės, pėr tė denoncuar "dhunimin e zgjedhjeve nė zonėn minoritare tė Himarės" nga qeveria socialiste e Ilir Metės. Ishte rasti i parė, kur kryetari zėmėrak i PD i shkeli syrin Athinės, duke e joshur atė tė pėrfshihej drejtpėrsėdrej ti nė "mbrojtjen e tė drejtave tė minoritetit grek tė Himarės". Sigurisht, i bindur se njė pėrfshirje e tillė do t’i shėrbente edhe luftės sė tij kundėr "armiqve" socialistė. E njėjta skemė u pėrsėrit edhe gjatė zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit 2001 dhe zgjedhjeve lokale tė vitit 2003, kur nė Himarė nuk munguan incidentet, si gjithnjė tė ideuara e tė importuara nga larg. Kėsaj radhe kryeministri grek, Jorgos Papandreu, ndjehej nė tė drejtėn e tij tė ligjshme tė deklaronte kėrcėnueshėm se "Greqia do tė vendoste veton e saj nė bisedimet Shqipėri-Bashkim Evropian nė rast se tė drejtat e minoritetit grek tė Himarės nuk do tė respektoheshin". Shumėkujt i kujtohet se sufleri mė entuziast i kėrcėnimeve tė tilla nė Shqipėri ishte njė "demokrat", "patriot" e "nacionalist" i rėnė nga vafti: Sali Berisha. Tashmė zaret ishin hedhur. Dhe Sali Berisha diti tė mbajė njė heshtje shėmbullore, kur nė vijėn e "Vorio-Epirit" filluan tė lartėsohen monumentet-piramidė pėr nder tė ushtarėve helenė tė rėnė "pėr mbrojtjen e atdheut tė tyre", kur qeveria e Fatos Nanos hapi nė mėnyrė klandestine njė shkollė greke nė qytetin bastion tė Rilindjes e tė arsimit shqip, nė Korēė…Kreu i opozitės, Sali Berisha, i la pa mend tė gjithė kur nė fillim tė vitit elektoral 2005 u bė ithtari mė i zjarrtė i idesė pėr krijimin e njė zone elektorale nė shtrirjen Delvinė-Himarė, tė cilėn ai njėlloj si Nikolas Gaxojanis e Vangjel Dule e pagėzoi si njė "zonė tė pastėr minoritare"(!)



    Tė jesh apo tė mos jesh… skeptik

    Jep njė leksion tė ēmuar tolerance e evropianizimi gazetari Mentor Beqja nė gazetėn "Standard" tė datės 28 shkurt. Sipas tij, "reagimet apriori kundėr hapjes sė shkollės greke nė Himarė tregojnė ende pėr mėndėsinė e vjetėruar tė segmenteve tė caktuar tė shoqėrisė nė perceptimin real tė kohėve nė tė cilat jetojmė". Dhe akoma mė tej: "Nė bazė tė kėsaj logjike, i bie qė kolegjet turke nė Tiranė, Durrės e Shkodėr tė mbyllen, sepse synojnė turqizimin e hapėsirave shqiptare e po ashtu tė mbyllen shkollat amerikane, sepse aty mėsimi bėhet anglisht, gjė qė mund tė ēojė nė amerikanizimin e hapėsirave tona kulturore". I admirueshėm pathosi evropeist i z. Beqja. Por krahasimet janė fare tė pagjetura. Afėrmendsh, ēėshtja pėr tė cilėn flasim ėshtė tepėr serioze dhe delikate, dhe tė qenit gazetar dhe europeist nuk mjafton pėr tė marė qasjen e duhur. Problemi ėshtė qė nė raportet me Shqipėrinė, por jo vetėm me tė, Greqia shfaq disa reminishenca atavike me frymėzim tė qartė megalideist, qė nuk i shkojnė pėr shtat njė vendi tė zhvilluar, antar i BE dhe i NATO-s. Fjala ėshtė pėr ushtrimin e presioneve e tė shantazhit nė funksion tė arritjes sė objektivave kombėtarė. Vetėm njė naiv nuk e kupton se anulimi i njėanshėm i takimit Papulias-Moisiu, paralajmėrimet e Presidentit Papulias se "rruga e Shqipėrisė pėr nė Evropė kalon nėpėrmjet minoritetit grek", ishin njė formė e qartė presioni mbi qeverinė shqiptare pėr tė bėrė lėshimin e radhės, dmth. pėr tė lejuar hapjen e shkollės greke nė Himarė. Njė ditė, kur tė hapen arkivat, njerėzit do tė mėsojnė se ēfarė presionesh janė bėrė mbi qeveritė shqiptare tė pas viteve ’90 pėr tė bėrė "lėshimin e lėshimeve", pėr tė lejuar qė njė prelat grek tė bėhej kryetar i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Pa mohuar vlerat intelektuale e humane tė Fortlumturisė sė Tij, vėnia nė krye tė kishės ortodokse shqiptare tė njė personi me kombėsi greke pėrfaqsonte njė shok kombėtar. Sillte, veē tė tjerash, njė keqkuptim tragjik: atė tė njėsimit tė ko munitetit ortodoks tė Shqipėrisė me njė pėrkatėsi tė paqenė greke. Fortlumturia e Tij ka shumė tė drejtė kur deklaron se pjesėmarrja e tij nė aktivitete tė shumta ndėrkombėtare i bėn nder emrit tė Shqipėrisė, pasi ai paraqitet aty si Kryepeshkop i Shqipėrisė. Dakord, por ēėshtja ėshtė se mu pėr shkak tė tij, brenda dhe jashtė forumeve e konferencave ndėrkombėtare ku ai merr pjesė, janė gjithnjė e mė tė shumtė ata qė besojnė se ortodoksėt e Shqipėrisė janė me origjinė etnike greke, siē ėshtė grek edhe Kryepeshkopi i tyre. Aq mė shumė qė pėr tė hedhur farėt e njė keqkuptimi tė tillė ka punuar pėr 5 shekuj Perandoria Osmane dhe pėr dekada tė tjera kisha ortodokse e Greqisė dhe vetė politika greke. Nė Konferencėn e Paqes nė Paris, nė vitin 1919, kryeministri grek Venizellos e konsideronte tė drejtė qė t’i aneksohej Greqisė ēdo fshat e ēdo qytet shqiptar ku kishte njė kishė ortodokse. Apo edhe njė shkollė greke, pavarėsisht nga fakti se qoftė njėra e qoftė tjetra ishin ngritur nė kohė t ė dyshimta, kur Shqipėria dergjej nėn zgjedhėn otomane dhe kur Porta e Lartė ia kishte lejuar Patrikanės sė Stambollit (sigurisht kundrejt shėrbimeve tė caktuara) privilegjin e ngritjes sė kishave e tė shkollave greke nė zonat me popullsi ortodokse shqiptare.

    Por e keqja mė e madhe ėshtė se gjėra tė tilla nuk i pėrkasin thjesht historisė. Sot e gjithė ditėn, mjetet e informimit, librat e shkollės e personalitete politike tė vendit fqinj e konsiderojnė dhe e paraqesin Korēėn, Gjirokastrėn, Himarėn dhe krejt Shqipėrinė e Jugut ("Vorio-Epirin") si njė tokė greke. Ėshtė diēka qė duhet t’i pėrkiste historisė Ligji i Luftės me Shqipėrinė i vitit 1940. Por ja qė njė ligj i tillė mbahet sot e kėsaj dite nė fuqi nga qeveria greke, duke i dhėnė ngarkesė negative (ndjesi "pushtimi") ēdo ngjarjeje dhe ēdo episodi nė marrėdhėniet shqiptaro-greke. Greqia, vendi qė ka njė rol tė pazvendesueshėm nė ruajtjen e paqes e nė zhvillimin e bashkėpunimit nė rajonin e Ballkanit, nuk pranon tė nėnshkruajė me Shqipėrinė dy marrėveshjet-bazė tė detyrueshme pėr vendosjen e fqinjėsisė sė mirė, duke garantuar njohjen e kufijve dhe tė integritetit territorial tė shteteve fqinje. Fjala ėshtė pėr Marrėveshjen mbi Parandalimin e Incidenteve Kufitare dhe Marrėveshjen p ėr Mirėmbajtjen e Riparimin e Shėnjave Kufitare. Edhe ky ėshtė njė "ekskluzivitet" tjetėr, qė Greqia e ruan vetėm nė marrėdhėniet me Shqipėrinė. Dhe nėse kemi parasysh kėto fakte, nėse kemi parasysh njė mori precedentėsh, dhe nėse marrim nė konsideratė faktin qė po jetojmė kohė tė turbullta e tė pasigurta, ēdo skepticizėm ndaj "episodeve", si ky i Himarės, ėshtė gjithsesi i pėrligjur.



    Kur flitet pėr parime…

    Kur pas rėnies sė diktaturės sė kolonelėve, mė 1974, Greqia filloi tė bėjė demarshet e para pėr t’u futur nė Komunitetin Evropian, shumėkush nė Evropė dyshonte pėr qėndrimin e saj ndaj fqinjėve. Jo mė kot, gjatė njė takimi me Kostantin Karamanlis (xhaxhai i kryeministrit aktual), premieri britanik Harold Uillson e pyeti bashkėbiseduesin e tij se "cili do tė ishte qėndrimi i Greqisė nė rast se Turqia do tė bėnte edhe ajo kėrkesė pėr tė hyrė nė KE". Sigurisht Karamanlisi, qė e ndjente afėr aromėn e Evropės, u pėrgjegj se Greqia nuk do vendoste asnjė pengesė pėr fqinjin e saj. Por sikur tė jetonte sot, Karamanlisi plak do tė shihte se si qeveria e drejtuar nga nipi i tij e pėrdor anėtarėsinė e Greqisė nė BE pėr tė promovuar interesat greke nė marrėdhėnie me fqinjėt, qoftė edhe duke i kėrcėnuar me votėn kundėr tė Greqisė pėr hyrjen e tyre nė BE. Njė gjė tė tillė Kosta Karamanlis e ka bėrė me Turqinė pėr ēėshtjen e ishujve tė Egjeut, me Maqedoninė pėr ēėshtjen e emrit tė kėtij shteti , dhe sigurisht me Shqipėrinė pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me top-axhendėn e komplikuar greke ndaj kėtij vendi.

    Nė rastin tonė, me tė drejtė a pa tė drejtė, Greqia insiston kryesisht nė shtrirjen e tė drejtave tė minoritetit grek nė Shqipėri, ashtu si parashikon Konventa Kuadėr e Kėshillit tė Evropės. E pra, Greqia ėshtė i vetmi vend nė rajon qė nuk e ka ratifikuar konventėn nė fjalė. Pardon, jo i vetmi. Kėtė rekord negativ ajo e ndan pikėrisht me rivalen e saj, Turqinė. Mu pėr kėtė arsye, tė dy vendet kanė qenė objekt kritikash tė ashpra nė Kėshillin e Evropės, siē ndodhi sė fundi edhe gjatė mbledhjes sė Komitetit pėr Ēėshtje Ligjore tė Asamblesė Parlamentare tė KE, nė 22 nėntor 2005. Kryetari i kėtij Komiteti, Dick Marty, gjeti mėnyrėn pėr tė ironizuar kėtė lloj aleance tė pazakontė turko-greke nė mosnjohjen e tė drejtave tė minoriteteve, aleancė, qė sipas tij, "do ishte mirė ta shihnim nė fusha tė tjera". Pėrfaqėsuesi grek Georgios Ayfantis, i mbėshtetur fort nga kolegu i tij turk, Murat Mercan, pretendoi edhe nė atė rast se ēdo vend ka tė drejtė tė adoptojė qėndrimin e vet ndaj Konven tės nė fjalė. Sipas tij, "Greqia e konsideron Konventėn Kuadėr tė KE pėr Minoritetet si njė instrument qė rezultoi efikas pėr shpėrbėrjen e Bashkimit Sovjetik dhe pėr rrėzimin e regjimin e Milosheviēit". Pėrndryshe, sipas tij, Greqia e konsideron thjesht njė ēėshtje "akademike e teologjike" debatin mbi atė se ēka duhet konsideruar minoritet. "Nė Greqi askush nuk dėshiron tė bėhet anėtar i njė minoriteti, pėrderisa tė bėhesh anėtar i njė minoriteti do tė thotė ta emargjinalizosh veten". Akoma mė tej, Ayfantis i zbuloi kartat kur deklaroi hapur se "sovraniteti grek ėshtė i pandashėm dhe minoritetet historikisht janė pėrdorur pėr tė shpėrbėrė shtete, siē ėshtė rasti i Jugosllavisė…Ndaj Greqia nuk e ratifikon Konventėn nė fjalė. Por edhe sikur ta ratifikonte atė, kjo nuk do tė sillte ndonjė pėrmirėsim tė gjendjes sė qytetarėve tė saj: do tė sillte vetėm mė shumė punė pėr Greqinė nė Kėshillin e Evropės"(!)



    Ē’vjen pas?

    Nė Kongresin e Federatės Panepirote, mbajtur nė muajin gusht 2005 nė qytetin e Janinės, midis kryetarit tė PBDNJ, Vangjel Dule, dhe tė kudogjendurit Nikolas Gaxojanis u diskutua mbi njė tė ashtuquajtur marrėveshje Dule-Berisha, posaēėrisht mbi afatet e zbatimit tė klauzolave tė veēanta tė saj. Kjo marrėveshje ėshtė mbajtur sekret pėr opinionin nga kryeministri Berisha, dhe kjo ėshtė arsye e mjaftė pėr t’u alarmuar: zakonisht z. Berisha fsheh pazare tė pista. Tashmė ėshtė e qartė qė hapja e shkollės greke nė Himarė ishte njė ndėr pikat e kėsaj marrėveshje. Me sa duket, Berisha i kishte shkelur afatet e premtuara, ndaj Presidenti Papulias vendosi t’i dėrgojė njė sinjal tė parė Tiranės duke anuluar takimin e programuar me homologun shqiptar, presidentin Moisiu, e mė tej, duke paralajmėruar Tiranėn se "rruga e Shqipėrisė pėr nė Evropė kalon nėpėrmjet minoritetit grek". Gjė qė ka filluar ta besojė seriozisht edhe z. Dule, teksa e pėrsėrit me vend e pa vend njė sentencė tė tillė. Gjit hsesi, pėr ēėshtjen e shkollės greke tė Himarės, pala greke e humbi aq keq durimin, saqė vendosi ta marrė kėtė objektiv "me sulm", nė njė ditė tė bukur karnavalesh, pa respektuar as mė tė voglėm procedurė normale. Me sa duket, rreziku i reagimit nga qeveria Berisha ishte zero. Grekėt e dinė qė kryeministri shqiptar ėshtė burracak e nė raste tė tilla fsheh kokėn si struci ose i gjen vetes ndonjė punė tjetėr, si psh. organizon konferenca shtypi anti-opozitare, pavarėsisht ditės sė diel.

    Flitet gjithashtu pėr njė pikė tjetėr tė marrėveshjes-fantazmė mes Dules (dmth.Athinės) e Berishės dhe qė ka tė bėjė me ndarjen e re administrative, ku rrethet e Gjirokastrės, Delvinės e Sarandės do mund tė bashkohen nė njė qark tė vetėm. Kėtė hap qeveria Berisha duket se do ta bėjė mė me ngé. Ajo ēka, me sa duket, qėndron nė rend tė ditės pas shkollės sė Himarės, ėshtė regjistrimi i popullsisė sipas pėrkatėsisė etnike e fetare, pėr tė cilin Athina dhe PBDNJ kanė filluar prej kohėsh aksionin "sensibilizues" pranė kancelerive e kryeqyteteve evropiane. Berisha e ka deklaruar tashmė vullnetin e tij pėr tė proceduar nė kohė sa mė tė shpejta pėr realizimin e kėtij regjistrimi. Mbetet tė shihet se cila do tė jetė metodologjia e metodika e tij. Nė kohė tė largėta, kur vendosej pėr kufijtė jugorė tė Shqipėrisė, kryeministri grek Venizellos kėmbėngulte qė kombėsia e banorėve tė Shqipėrisė sė jugut tė pėrcaktohej thjesht mbi bazėn e deklarimit individual. Nė kushtet kur Athina luan me *** ta tė tilla, si pensionet e pleqėrisė, vizat, kartat e identitetit, kreditė preferenciale pėr tė ashtuquajturit "vorio-epirotė", regjistrimi i besimit dhe i kombėsisė mbi bazėn e deklarimit individual (qė nė kushte tė tilla nuk ėshtė spontan, por i kushtėzuar) do tė shpėrfytyronte hartėn etnografike tė Shqipėrisė. Njė regjistrim i tillė, qė tė jetė real, duhet tė bėhet veēse mbi bazėn e tė dhėnave anagrafike shumėvjeēare. Por le tė shohim se ē’do tė vendosė qeveria Berisha. Nuk pėrjashtohet qė edhe kėsaj here z. Berisha tė bėjė zgjedhjet e tij, duke na vėnė tė gjithėve pėrpara faktit tė kryer.



    Nė kohė tė largėta, kur vendosej pėr kufijtė jugorė tė Shqipėrisė, kryeministri grek, Venizellos kėmbėngulte qė kombėsia e banorėve tė Shqipėrisė sė Jugut tė pėrcaktohej thjesht mbi bazėn e deklarimit individual. Nė kushtet kur Athina luan me karta tė tilla, si pensionet e pleqėrisė, vizat, kartat e identitetit, kreditė preferenciale pėr tė ashtuquajturit "vorio-epirotė", regjistrimi i besimit dhe i kombėsisė mbi bazėn e deklarimit individual (qė nė kushte tė tilla nuk ėshtė spontan, por i kushtėzuar) do tė shpėrfytyronte hartėn etnografike tė Shqipėrisė




    Vetėm njė naiv nuk e kupton se anulimi i njėanshėm i takimit Papulias-Moisiu, paralajmėrimet e Presidentit Papulias se "rruga e Shqipėrisė pėr nė Evropė kalon nėpėrmjet minoritetit grek", ishin njė formė e qartė presioni mbi qeverinė shqiptare pėr tė bėrė lėshimin e radhės, dmth pėr tė lejuar hapjen e shkollės greke nė Himarė. Njė ditė, kur tė hapen arkivat, njerėzit do tė mėsojnė se ēfarė presionesh janė bėrė mbi qeveritė shqiptare tė pas viteve ’90 pėr tė bėrė "lėshimin e lėshimeve", pėr tė lejuar qė njė prelat grek tė bėhej kryetar i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare.



    Greqia insiston kryesisht nė shtrirjen e tė drejtave tė minoritetit grek nė Shqipėri, ashtu si parashikon Konventa Kuadėr e Kėshillit tė Evropės. E pra, Greqia ėshtė i vetmi vend nė rajon qė nuk e ka ratifikuar konventėn nė fjalė. Pardon, jo i vetmi. Kėtė rekord negativ ajo e ndan pikėrisht me rivalen e saj, Turqinė. Mu pėr kėtė arsye, tė dy vendet kanė qenė objekt kritikash tė ashpra nė Kėshillin e Evropės, siē ndodhi sė fundi edhe gjatė mbledhjes sė Komitetit pėr Ēėshtje Ligjore tė Asamblesė Parlamentare tė KE, nė 22 nėntor 2005



    ABC nr.26-Prof. Pėllumb Xhufi
    03.03.2006
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #87
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Percarja qe kane sjellur Greket dhe nderhyrja e nevojshme nga ana e Laberise:


    LETER PRESIDENTIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE, ZOTIT ALFRED MOISIU “TE RESPEKTOHET NDJENJA KOMBETARE”


    Zoti President, Shoqata kulturore atdhetare “Laberia”, kerkon nderhyrjen tuaj funksionale kushtetuese, sa me poshte:
    1. Me daten 26 shkurt 2006, ne qytetin e Himares, sikurse u vu ne dukje nga media, u organizua nje ceremoni inaguruese e nje shkolle greke. Ne vemendjen e shqiptareve dhe posacerisht te komunitetit lab dhe te shoqates sone, kjo veprimtari e perseritur nga e kaluara, edhe pse ne forma te tjera, ka krijuar irritim.
    Se pari, menyra teresisht e fshehte e organizimit te veprimtarise, ne treven e Laberise eshte jashte cdo etike institucionale.
    Se dyti, pjesemarrja e nje personaliteti qeveritar grek (zevendesminister) dhe te disa personave te ashtuquajtur “vorioepirote” (keta te fundit te njohur per trazira antishqiptare ne qytetin e Himares, te pare e te gershetuara keto me orkestrimin e valevitjes vetem te flamujve greke dhe te shoqeruar me parulla flagrante antishqiptare, antikushtetuese e pro greke, na fyejne dinjitetin dhe integritetin tone.
    Se treti, kundershtite ne deklarimet e qeveritareve per inagurimin e kesaj shkolle krijojne konfuzion ne mbare opinionin shqiptar.
    Keto e te tjera dukuri flasin qarte per:
    a. Papergjegjshmeri te autoriteteve shqiptare per mbrojtien e interesave kombetare dhe mbajtjen e qendrimeve dinjitoze ne pershtatje me marreveshjet nderkombetare ku ne jemi pale;
    b. Veprimtari provokuese dhe cenim te drejtperdrejte te dinjitetit dhe te ndjenjave tona kombetare ne troje teresisht shqiptare, duke cenuar edhe qetesine sociale.
    2. Shoqata kulturore atdhetare “Laberia”, mbeshtetur ne traditat etnokulturore shumeshekullore te treves se Laberise, te ruajtura e te transmetuara me fanatizem deri ne ditet tona, mbeshtetur ne fatin dhe ne historine e perbashket e gjithnje ne krah te njeri?tjetrit (ne te mira e ne fatkeqesi) te gjithe krahinave te treves sone, etj., ka vleresuar e vlereson nje realitet te padiskutueshem se Himara dhe fshatrat e saj kane qene dhe jane Laberi e Shqiperi, jo Greqi, se himariote, bregas, kurveleshas, dukatas, smokthinjote, vlonjate, tepelenas, gjirokastrite, delvinjote e sarandiote, etj., ne gjithe rrjedhat e koherave, edhe kur viheshin ne pikepyetje, deri edhe me forcen e armeve, fatet e teresise se territoreve shqiptare apo te nje pjese te kesaj treve, sikurse eshte edhe Himara me rrethina, nga politika dhe veprimet deri te armatosura te shtetit shoven grek ne te kaluaren, vecanerisht nga gjysma e dyte e shekullit XIX e deri ne shpalljen e pavaresise dhe ne perfundim te Luftes se Pare Boterore, kane qene rreshtuar teresisht krah njeri?tjetrit e si vellezer te nje gjaku per te mos lejuar prekjen e trojeve te te pareve tane.
    Ashtu ata kane qene edhe kane mbetur e do te jene edhe ne te ardhmen ndaj synimeve moderne me “mantelmarzo 4, 2006_ropian te segmenteve te caktuara te shoqerise greke e madje deri te qeverise se saj per te realizuar “endrrat e vjetra”, sikurse e deklaroi me plot gojen zevendesministri grek, por tashme duke nderruar forme e menyra veprimi, duke ju dhene atyre “permbajtje evropiane”, per te na detyruar neve te bejme shurdhmemecin ne tokat e te drejtat tona.
    3. Njohim e respektojme gjithe marreveshjet nderkombetare qe qeveria shqiptare eshte pale, lidhur me trajtimin e venien ne jete te te drejtave te pakicave te ndryshme kombetare ne trojet shqiptare, perfshi minoritetin grek. Por ne Himare po sajohet minoritet grek.
    Ne Shqiperi e posacerisht ne treven e Laberise nuk jane percmuar e aq me teper nuk jane denigruar pakicat kombatare. Madje, ne varferine e ngushtesine tone, madje edhe duke na rene me qafe “shtetet e tyre komb” ne i kemi respektuar ata. Eshte fakt i njohur historik se kjo treve ka qene model i marredhenieve ne mes te komunitetit lab dhe te komuniteteve te tjera.
    Ndaj ato, per asnje rast, jo vetem nuk i jane kundervene njera?tjetres, por kane qene gjithnje ne harmoni e ne mirekuptim te plote mes tyre, kemi festuar me ta, kemi marre pjese bashkarisht ne gezime e hidherime, kemi lidhur miqesira familjare te ndersjella, pa me te voglin paragjykim.
    Ndaj pyesim: Kush ka interesa qe te ngacmoje keto marredhenie te ngrohta miqesore?! Eshte kjo ne hulline e ecurive evropiane?
    Ne keto kushte, Shoqata Kulturore Atdhetare “Laberia” kerkon, qe me autoritetin e funksionit te larte e te nderuar qe mbani mbi shpatulla, ne rruge institucionale, t’u prisni rrugen ketyre shfaqjeve qe neperkembin dinjitetin tone kombetar, prekin qetesine sociale.
    Vecanerisht subjektet politike shqiptare qe kerkojne te perfitojne per interesa te tyre elektorale apo edhe te mbrapshta ne kurriz te mirekuptimit te komuniteteve qe jetojne ne treven e Laberise, por edhe vete shtetit shqiptar, duhet t’u japin fund ketyre veprimeve qe cenojne rende unitetin e popullit shqiptar dhe mirekuptimin tradicional me pakicat e ndryshme, duke krijuar edhe premisa qe ato t_i kundervihen njera?tjetres.
    Me ndjenjen e respektit per funksionin dhe personin Tuaj te larte, shprehim besimin ne ndermarrjen e veprimeve perkatese per te nxjerre pergjegjesite (qe nga pushteti vendor e deri te ai qendror provokues qe neperkemb kombin tone) dhe t’u pritet rruga institucionalisht, njehere e pergjithmone, dukurive te tilla shqetesuese per opinionin mbarekombetar shqiptar.
    Per kryesine e Shoqates Kulturore Atdhetare ”LABERIA”

    Sekretari i Pergjithshem Kryetari
    Xhemil Celi Prof.dr. assoc. Ago Nezha



    ***Koha Jonė, 04/03/2006
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #88
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nje tjeter vdekje enigme 4 dite pas asaj me siper :


    Gjendet i vrarė emigranti shqiptar, dyshohet se u grabit

    Gjergj Marku


    MIRDITĖ-Njė ngjarje e rėndė ėshtė njoftuar dje nė mbrėmje nga komuniteti i emigrantėve mirditorė nė Greqi. Sipas tyre ėshtė vrarė me armė zjarri njė 28-vjeēar, i cili ėshtė gjetur i vdekur nė makinėn e tij, nė njė prej rrugėve tė kryeqytetit grek. Aleks Simoni, 28 vjeē, ndodhej nė Greqi prej shumė vitesh. Lindur nė Vaushkjezė nė Rubikut, ai ėshtė njėri prej katėr djemve tė Preng Simonit tė cilėt kanė emigruar nė shtete tė ndryshme, nė Amerikė nė Greqi, prej 15 vitesh. 28-vjeēari Simoni ėshtė gjendur nga policia, ndėrsa ende nuk ėshtė konfirmuar shkaku i vdekjes. Tė afėrmit e tij qė janė nė Greqi, me gjithė pėrpjekjet e tyre, ende nuk kanė mundur tė mėsojnė pėr arsyen e kėsaj vrasjeje. Besohet se mund tė jetė vrarė pėr t’u grabitur pasi ai ishte i punėsuar si roje nė disa lokale nė Athinė.
    Familjarėt kanė nisur pėrpjekjet pėr sjelljen e trupit tė pajetė nė fshatin e tij tė lindjes.
    ***Shekulli, 04/03/2006



    EMIGRANTET MIRDITORE, DY VIKTIMA NE 3 DITE

    Mirdite Bilanc tragjik ne komunitetin e emigranteve mirditore ne harkun kohor te tri diteve. Dritan Nikolli dhe Aleks Simoni jane emrat e viktimave te radhes, te cilet ende pa i mbushur te tridhjetat, kane qene te detyruar te rikthehen ne vendlindje duke shkatuar lote dhe dhimbje tek te afermit.
    Dritan Nikolli ka humbur jeten duke u kther nga puna gjate udhetimit me nje motociklete te drejtuar nga nje shok i tij nga Spaci i Mirdites. Ne rrethana te pasqaruara ende, nje Benx i drejtuar nga nje grua greke ka bere qe motori te fluturoje ne ajer duke shkaktuar vdekjen e menjhershme te Nikollit dhe plagosjen e rende te drejtuesit te motorit.
    Ende pa kaluar dy dite, te afermit e Nikollit kane mundur qe te sjellin trupin e pajete te emigrantit per ne fshatin e tij te lindjes, Shengjin i Fanit. Nje numer i konsiderueshem banoresh dhe te afermish kane marre pjese ne kete dhimbje ndersa me te rende duket se e ka pasur vajza e tij 5 vje`e e lindur ne Athine.
    Nena e saj duket se e ka pasur te veshtire te komunikoje me Danielen e vogel dhe per kete ka kerkuar nje psikologe greke, e cila ka marre persiper komunikimin me vajzen e vogel.
    Pasi e ka bindur ate se babai i saj tashme gjendej ne qiell dhe se ne fshatin e tij te lindjes gjendej nje vend ku njerezit vendosin lule dhe luten per te, e vogla pasi ka paketuar tufa te shumta me lule ka marre rrugen nga Athina per ne fshatin e thelle malor te komunes se Fanit. Vetem tre dite pas varrimit, vajza e vogel ka mundur qe te vendose tufat e luleve prane varrit te babait te saj qe pas dhjete vjeteve ne emigracion kthehet i pajete ne vendlindje.

    A. Ndoja
    ***Koha Jonė, 07/03/2006
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 17-03-2007 mė 13:26
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #89
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    HIMARA, “KESHTJELLA” E POLITIKES ETNIKE GREKE.

    Himara shpesh here eshte perdorur si “kali i Trojes” nga politikat etnike helene, per te provokuar apo ndezur nje debat nacionalist ne Shqiperi. Nje qytet i lashte i cili permendet nga te gjithe per vlerat e tij kombetare, si nje keshtjelle e pamposhtur nga pushtuesit e huaj apo dhe nga sundimtaret shqiptare te viseve jugore.
    Por nga vitet ’90, Himara dhe disa fshatra rreth saj tashme jane kthyer ne “kalin e Trojes” te nje politike e cila gjithmone e me shume kerkon te “vertetoje” se banoret dhe trojet ku ata jetojne jane toke helene e mbetur ne kufijte shqiptare. Ne Himare shpesh here kemi degjuar te hidhen parulla antishqiptare e antikombetare, madje idhtaret e kesaj politike kane arritur te shprehin dhe kerkesa per ndryshim kufijsh apo per vendosjen e nje protektorati brenda kufijve shqiptare.
    Dhe argumenti qe shpesh here perdoret nga mbrojtesit e tezes “Himara, toke greke” eshte se popullsia e kesaj qyteze bregdetare flet gjuhen e “nenes”, greqishten. Madje kete e loxova dhe ne shkrimin e nje gazetari, i cili duke perdorur prejardhjen e tij dilte ne perfundimin se himariotet, banoret e palases na qenkan teresisht greke, dhe terthorazi na tregonte se kjo toke na gjendej brenda territorit shqiptar.
    Ne opinionin e tij, permendte hapjen e nje shkolle e cila sipas tij nuk perbente asnje problem, por harronte te thoshte se hapja e saj eshte ne kundershtim me procedurat qe parashikohen nga ligjet e shtetit shqiptar.
    Asnje banor i globit, dhe kete e them me plot bindje, nuk do te dilte kunder hapjes se nje institucioni kaq te larte, shkolles, por gjithashtu shpreh bindjen time se asnje prej tyre nuk do te pranonte qe kjo shkolle te hapej ne kundershtim me rregullat dhe procedurat e parashikuara ne shtetet e tyre. Pra dhe shkolla greke ne Himare nuk eshte kundershtuar sepse eshte ne gjuhen greke, por per faktin se ajo shkolle nuk disponon dokumentacionin perkates te kerkuar nga ligjet shqiptare per te funksionuar si e tille.
    Dhe ndodh qe per te larguar vemendjen nga thelbi i problemit, apostujt e politikave te mbrapshta e fusin prblemin ne analet e nacionalizmit, duke “uleritur” se shqiptaret jane nacionaliste ekstremiste dhe se minoriteti grek duhet te gezoje te drejtat e tij.
    Ashtu sic ben dhe gazetari, i cili e fillon me Himaren, me “greket” qe jetojne aty dhe me pas del tek shkolla duke e shitur si nje problem nacionalist. Himara asnjehere nuk eshte perdorur nga shqiptaret per qellime nacionaliste, por perkundrazi, jane individe dhe qarqe te caktuara greke, te cilet duke organizuar autobuse me ithtare te helenizmit ekstremist, e perdorin ate sa here si “kalin e Trojes”, njelloj sic e perdoren kalin greket e lashte ndaj trojaneve.

    Alvi Bega

    ***Koha Jonė, 05/03/2006
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #90
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    MONOPOLI shkatrrimtar i rrjetit te telfonise i cili sjell fitime qindramilionedollarshe ne xhepat e grekeve.



    DREJTORI I AMC, STEFANO OKTAPODAS TREGON PRAPASKENAT E MARREVESHJES SE INTERKONJEKSIONIT

    Albtelekom ka perfituar miliona euro nga marreveshja e interkonjeksionit me kompanine e telefonise se levizshme AMC, duke shkelur kushtet e kontrates. Ka qene vete Drejtori i Pergjithshem i kompanise celulare AMC, Stefanos Oktapodas, i cili e deklaroi dje nje gje te tille para gazetareve. Oktapodas beri me dije se Albtelekom ka perfituar 30 milione euro me shume se sa marreveshja e lidhur ne vitin 2000. “Mosmarreveshjet per kete ceshtje kane nisur qe ne vitin 2000, kohe kur nisi privatzimi i AMC?se prej nesh. Nje nder ceshtjet qe duhet te binim dakord, ishte edhe ajo e marreveshjeve te interkonjeksionit, pasi telefonia fikse e kishte te pamundur te bente matjet e tregut. U ra dakort te merrnim nje cmim mesatar dhe do te ndaheshin te ardhurat. Por ne gjithe keto vjet kjo nuk u zbatua dhe fale nesh, Albetlekom perfitoi shuma te medha”, u shpreh Drejtori i AMC?se, Oktapodas. Ai beri me dije se Albtelekom ka perfituar shuma te medha nga mosrespektimi i kushteve te kontrates per marreveshjen e interkonjeksionit. “Avantazhi i telefonise fikse ishte gjigand ndaj telefonise mobile. Albtelekom perfitoi prej nesh 30 milione euro. Nese Albtelekomi do te kishte respektuar marreveshjen, ne do te perfitonim 85 leke nga 90 leke per thirrjet ne rrjet. Por ne keto vite, ne na ka paguar me 50 per qind e shumes se nenshkruar ne kontrate, duke perfituar fale nesh ne shifra shume te larta”, theksoi Oktapodas. Nder te tjera, ai tha se me kompanine Hermes “kemi patur lidhje indirekte. Por ne cdo moment “Hermes” ka qene e favorizuar nga Albtelekom, duke na krijuar ne probleme me kete kompani”.

    Te dhenat ne 5 vitet e fundit te AMC?se
    Numri total i klienteve (31.12.2005) 781.486 abonente
    Mbulimi i popullsise 95 per qind
    Investime te drejtperdrejta rreth 300 milione euro
    Kontributet per taksa dhe TVSH 155 milione euro
    Kontributi social/sponsorizim 5 milione euro
    Numri i punonjesve 400
    Shpenzime per trajnim punonjesish 2 milione euro

    Tarifat e AMC?se nuk jane me te lartat ne rajon

    Oktapodas nuk ka pranuar faktin se tarifat e AMC?se jane te larta krahasuar me vendet e tjera te rajonit. Drejtori hedhi poshte akuzat se ne Shqiperi, tarifat e telefonise celulare jane me te larta se ne vendet fqinje, ku Cosmote Group, operon ne tregun e telefonise se levizshme.
    “Tarifat e telefonise celulare te kompanise AMC nuk jane me te larta ne Shqiperi, ne raport me vendet e tjera ku “Cosmote” afron sherbimet e saj, si ne Greqi, Maqedoni, Rumani dhe Bullgari”, theksoi Oktapodas. Sipas tij, Cosmote Gruop operon me tarifat me te uleta, ne gjithe rajonin perfsi ketu edhe Shqiperine.
    “Ne ne tregun shqiptar nuk kemi monopol, pasi ne kete treg operon edhe nje shoqeri tjeter”, theksoi Oktapodas. Ai nenvizoi se ne politikat e AMC?se dhe te Cosmote Gruop, synimi kryesor eshte ulja e tarfiave te bisedave ne vazhdimesi.



    Konkurenca te jete barabrate per gjithe lojtaret ne treg

    Hyrja ne treg e nje operatori te trete celular per drejtorin e AMC?se do te thote te rritet rivaliteti, por qe sipas tij kjo duhet te ndodhe ne kushte te barabarta konkurrence. Oktapodas nuk e shqeteson aspak hyrja ne treg e operatorit te trete celular “Eagle Mobile”. “Eagle Mobile”, e ka rrugen e hapur te hyje ne cdo cast ne treg. Ne e kemi blere licencen 85 milione dollare ne vitin 2000, nderkohe qe “Eagle Mobile”, ka paguar shume pak per te marre licencen, ky fakt i jep nje avantazh per te hyre ne treg ketij operatori. Gjithsesi, rivaliteti eshte nje menyre per t’u rritur. Ky rivalitet na ka bere te rritemi ne treg dhe ne e mirepresim rivalitetin ne kushte te barabarta per te gjithe lojtaret ne treg”, nenvizoi Oktapodas.

    Investimi ne 2006, 40 milione euro

    AMC ka menduar te investoje ne vitin 2006 nje vlere te konsiderueshme, kryesisht per t’u shtrire ne zonat te cilat ende nuk mbulohen prej saj. “Plani i investimeve per vitin 2006, eshte rreth 40 milione euro. Ky investim konsiston ne mbulimin e zonave qe aktualisht jane jashte rrjetit tone, ne do permiresojme teknologjine duke permiresuar cilesine e rrjetit”, deklaroi Oktapodas.
    Drejtori Oktapodas, prezantoi dje arritjet gjate 5 viteve te fundit te kompanise se telefonise celulare, AMC, pjese e “Cosmote Group”, qe nga koha kur filloi punen ne Shqiperi, pas privatizimit te se vetmes kompani publike celulare, ne vitin 2000.
    Oktapodas tha se ka arritur ne 781.486 numri i abonenteve qe perdorin sherbimin e kompanise AMC. Investimet e kryera per fuqizimin e rrjetit gjate 5 viteve te fundit, arrijne ne 300 milione euro. Buxheti i shtetit ka perfituar gjate ketyre viteve shumen prej 155 milione euro si taksa dhe TVSH, duke e renditur AMC?ne, ne kompanine kryesore per kontributin ne te ardhurat ne buxhetin e shtetit. Kompania sipas tij, ka sponsorizuar per aktivitete te ndryshme sociale?kulturore dhe sportive shumen prej 5 milione euro, si dhe per trajnimet e stafit, 2 milione euro.
    “Gjate 5 viteve, AMC eshte kompania e pare qe ka sjelle ne tregun shqiptar sherbime te reja, si “Albakarta” ne vitin 2000, “Albakarta Roaming” ne vitin 2002, sherbimet e tjera si Internet GPRS, tarifa nderkombetare, SMS, MMS, SMS box etj, duke synuar ne vazhdim te fuse te tjera sherbime”, tha Oktapodas. Ne fund te vitit 2005, AMC siguroi 137 milione euro te ardhura, me nje rritje nga nje vit me pare prej 13.5%.
    Numri i klienteve u rrit me 22%, ndersa fitimi neto, me 41.5%. “Cosmote Group” eshte e shtrire ne 5 vende, me nje popullsi totale prej 45,6 milione banore dhe numeron 8,3 milione abonente. Ky grup, privatizoi ne vitin 2000 kompanine publike te telefonise celulare ne Shqiperi, AMC ne vitin 2000. AMC u krijua ne vitin 1996 nga qeveria shqiptare, fale fondit prej 10 milione USD te BERZH?it. Ne vitin 2000, ne kohen kur u ble nga “Cosmote Group”, AMC kishte vetem 11.000 kliente dhe mbulonte rreth 4,9% te tregut shqiptar.



    ***Koha Jonė, 05/03/2006
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 9 prej 65 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •