Close
Faqja 8 prej 65 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 646
  1. #71
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    RIKUJTIM - Mallkimi qe ne lindje i shqiptareve


    Orthodox saint:
    St Cosmas Aetolis in his tour in the Albanian lands of Epirus is known to have said (ca 1700s)

    Quote:
    Teach your children to speak Greek, because our Church is Greek.
    If there is a Christian among you will vow never to speak Albanian in his house, let him stand and be recognized, for I will absolve him from any sin committed since the day he was born.

    A. Konstantakopulos, Ellenike glosa sta Balkania, Janinė 1988, p.35).
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #72
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    As grekomane, e as shqiptare.

    Ishin greke dhe sigurisht do luftonin ne dobi te atdheut ty tyre.
    O Tannhauser ooo... ēa me t'thon unė ty. Nė dobi tė kujt atdheu do luftonin ata?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 16-03-2007 mė 23:56

  3. #73
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Genesis
    Orthodox saint:
    St Cosmas Aetolis in his tour in the Albanian lands of Epirus is known to have said (ca 1700s)

    Quote:
    Teach your children to speak Greek, because our Church is Greek.
    If there is a Christian among you will vow never to speak Albanian in his house, let him stand and be recognized, for I will absolve him from any sin committed since the day he was born.

    A. Konstantakopulos, Ellenike glosa sta Balkania, Janinė 1988, p.35).
    Ne vend qe te thuash bravo martirit qe u morri mekatet fshatareve per ti bere njerez, po e shan e? Ti je orthodhoksi ne gjak?

    Dil e sha dhe Gjon Kastriotin se kishte gjuhe zyrare serbishten, dil dhe sha dhe princat e tjere qe njeri kishte greqisht, tjetri italisht e tjetri ferngjisht. Kur shqiptaret nuk cmonin gjuhen e vet c'fare pret nga Shenjtori?

    Ashtu!

  4. #74
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    2005

    Pėrsėri Geixh
    Pėrsėrsi u rishfaq nė tokėn shqiptare Gaxojanis, alias Geixh. Pėrsėri nė kohėn e duhur dhe nė vendin e duhur. Pėrsėri me tė njėjtin fjalor. Mbi tė gjitha me tė njejtėn taktikė dhe mėnyrė shfaqjeje: tė bėrit nė mėnyrė mjeshtėrore tė rolit tė viktimės. Kuptohet nė emėr tė grekėve tė Epirit sipas shprehjes sė tij. Duke pėrdorur emrin shqiptar sikur tė ishte njė emėr sharje ose i njė qėnie tė pėshtirė, qė po bėkan pėrpjekje tė pėrēajnė unitetin e ēelniktė tė grekėve tė Epirit sipas tij, ose ndryshe tė Shqipėrisė sė Jugut sipas sė vėrtetės kombėtare, shtetėrore dhe historike. Por, qė nuk do tė mundin tė bėjnė asgjė sepse pranė grekėve tė "shumėvuajtur" tashmė nuk janė mė vetėm amerikanėt tenetianė, por edhe gjithė europianėt e Bashkimit Europian. E thėnė e zeza mbi tė bardhė z. Geixh tha nė takimin e pėrvjetorit tė shoqatės sė grekėve Omonia se Shqipėria do tė hyjė nė Europėn e Bashkuar vetėm nėpėrmjet minoritetit grek. Qesharake dhe e frikshme njėkohėsisht njė deklaratė e tillė. Qesharake, sepse nėse ka njė vend nė Ballkan dhe nė Europė qė respekton tė drejtat e minoritetit sidomos atij grek, ai ėshtė shteti shqiptar. Aq shumė sa minoritarėt janė privilegjuar edhe nė kohėn e diktaturės komuniste edhe mė shumė sesa vetė shqiptarėt. Qesharake, sepse ishte pikėrisht shteti shqiptar, qė krejtėsisht nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare, tė drejtat bazė tė njeriut, pa pėrmendur interesin strategjik kombėtar dhe me asnjė precedent tė mėparshėm kudo nė botėn demokratike, ka nėpėrkėmbur tė drejtėn e pronės tė pronarėve tė ligjshėm shqiptarė pėr t“ia dhėnė minoritarėve grekė.
    Tė gjithė e mbajnė mend ligjin famėkeq tipik komunist tė 7501 tė viti 1991 ku tokat e pronarėve gjirokastritė dhe libohovitė ju dhanė nė pronėsi minoritarėve tė Dropullit dhe tė Vurgut, qė historikisht nuk kishin asnjė pėllėmbė tokė tė tyren, pėrveēse ishin vetėm punėtorė tė thjeshtė tė tyre. Askush nuk mori parasysh se njė ngjarje e tillė krijoi njė plagė kaq tė madhe sociale nė Shqipėri sa do tė duhen dhjetėra vjeēarė, shumė mund dhe punė pėr tė zvogėluar pasojat e dhimbshme tė kėtij veprimi. Tė mos harrojmė se shpronėsimi me ligj i shqiptarėve dhe dhėnia e titujve tė pronėsisė sė minoritarėve grekė, nuk ėshtė konsideruar asnjėherė si njė nder qė i ėshtė bėrė pėrfituesve. Tė gjitha qeveritė pavarėsisht ngjyrės partiake, media dhe nė pėrgjithėsi opinioni shqiptar as nuk i kanė rėnė gjoksit nė institucionet ndėrkombėtare dhe as nuk kanė shprehur pendesė nė asnjė rast se pse grekėt morėn tokat e shqiptarėve. Padyshim qė kanė bėrė mirė, sepse ėshtė tregues i trajtimit si qytetarė me tė drejta tė barabarta me gjithė shtetasit e tjerė. Zgjidhja do tė ishte e pėrgjithshme pa marrė parasysh origjinėn kombėtare. Por, pikėrisht e kundėrta ka ndodhur me grekėt e tipit Geixh &co.
    Geixh me kompani nuk pėrmend nė asnjė rast kėtė shembull tė jashtėzakonshėm tė miqėsisė shqiptare ndaj minoritarėve. Pėrkundrazi, janė munduar mė tė gjitha mėnyrat pėr t“i vėnė shkopinj nėn rrota arritjes sė miqėsisė shqiptaro- greke. Nė ēdo rast janė munduar tė krijojnė minoritet edhe aty ku janė rrėnjėt mė tė thella tė racės shqiptare. Kemi parasysh Himarėn historike tė Skėnderbeut dhe tė Arianitit. Nė institucionet ndėrkombėtare shqiptarėt janė paraqitur si armiq qė me kamė nė dorė shtypin dhe vrasin grekėt e shkretė. Minoritarė janė quajtur tė gjithė shqiptarėt ortodoksė, duke qenė njė shembull i mungesės sė qėllimshme tė arsyes nė tė gjithė botėn. Harrojnė se ortodoksit shqiptarė janė nga krijuesit e shtetit kombėtar, qė janė vrarė pėr tė ngritur flamurin kuq e zi, shkrimin shqip dhe kishėn e tyre kombėtare, qė pėrsėri me tolerancė tė tepruar deri nė pafundėsi, ia lanė njė greku pėr t“ja drejtuar. Kėshtu mund tė vazhdohet gjatė, por nė fund tė fundit ne nuk mund t“i kėrkojmė armiqve tanė tė flasim mirė pėr ne.
    E frikshme qė nuk paraqiten kėrcėnimet dhe pėrpjekjet e kompanisė Geixh drejtuar shqiptarėve dhe shtetit tė tyre. Kryesorja nė tė gjitha ato qė thuhen pėr bėmat e tij ėshtė fakti se si ėshtė e mundur tė marrė guximin qė nė mes tė ditės dhe nė mes tė vendit dhe kombit qė dėshiron ta shpėrbėjė, tė ligjėrojė si bilbil dhe pa ju dridhur syri nga asgjė. Nuk mund as tė imagjinohet tė kėrkohet tė bėhet psh me miliona arvanitas tė Greqisė, qoftė edhe njė e mijėta e asaj ē'ka bėn i famshmi Geixh nė shtetin e shqiptarėve.
    Jo vetėm ajo, por nė shtetin e shqiptarėve nuk guxohet tė shkruhet edhe njė copė letėr pėr pjesėn e kombit tė saj me emrin Ēamėri, qė ka pėsuar dhunė tė pastėr etnike me pasojė shpėrnguljen masive dhe vrasjet e tipit tė gjenocidit tė dėnueshme nė ēdo kohė dhe nga ēdo ligj ndėrkombėtar. Siē duket e keqja ka shkuar shumė larg, por nė ēdo rast nuk duhet kėrkuar te dėshirat dhe bėmat e Geixh dhe idhtarėve tė tij, qė duan tė rishkruajnė historinė. Ajo duhet kėrkuar dhe gjendur absolutisht pa asnjė mėdyshje brenda nesh. Nuk e di askush nėse Geixh do tė ishte aq i lirshėm, i sigurtė dhe i papėrmbajtshėm nė guximin e pėrsėritur pėr tė shfaqur hapur dėshirat dhe idealet e tij tė helenizimit tė tokave shqiptare, nėse shqiptarėt nuk do tė ishin nė radhė pėr tė kėrkuar viza pėr t“u larguar tė dėshpėruar nga vendi i tyre dhe pėr t“ju drejtuar atdheut tė parė tė personazhit tonė pėr bukėn e gojės. Ndėrkohė, qė me njė qeverisje minimalisht mė tė mirė i kanė tė gjitha mundėsitė tė jetojnė si njerėz nė vatrėn e tyre. Mjafton tė shikojmė sesi paratė shqiptare gllabėrohen me miliarda pikėrisht nga kompanitė e atdheut tė personazhit tonė. Nė njė shtet tė dobėt ekonomikisht dhe me njė popullsi, qė nuk ka shpresė nė vendin e saj, mund tė bėsh ēdo gjė. Pra, me pak fjalė e keqja jonė nuk duhet kėrkuar te tė tjerėt, por te vetė ne.
    Pa dyshim qė e keqja e Shqipėrisė nuk ėshtė Nikolas Geixh. Nė fund tė fundit ai ėshtė njė personazh qė nė kėtė botė dhe aq mė shumė nė kėtė vend ku ka aq pak idealizėm dhe aq shumė makutėri pėr t“u pasuruar me ēdo kusht dhe duke shkelur mbi ēdo princip, nė thelb duhet respektuar pėr vendosmėrinė dhe vullnetin pėr t“i shėrbyer idealit dhe kombit tė tij. Tė keqen duhet ta kėrkojmė nė gjirin tonė. Autorėt e politikave tė firmosjes sė ndėrtimit dhe tė mbajtjes sė skemės kriminale ekonomike qė zhvat shqiptarėt pėr llogari tė aleancės sė tyre me tė huajt e tipit geixhanė, janė armiqtė e vėrtetė tė kėtij kombi. Absolutisht shumė mė tė mėdhenj sesa vetė Nikolas Geixh.


    **Gjergj Buxhuku (Shekulli), 19/01/2005
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #75
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Ne vend qe te thuash bravo martirit qe u morri mekatet fshatareve per ti bere njerez, po e shan e? Ti je orthodhoksi ne gjak?

    Dil e sha dhe Gjon Kastriotin se kishte gjuhe zyrare serbishten, dil dhe sha dhe princat e tjere qe njeri kishte greqisht, tjetri italisht e tjetri ferngjisht. Kur shqiptaret nuk cmonin gjuhen e vet c'fare pret nga Shenjtori?

    Ashtu!
    Gjon Kastrioti por dhe i Biri i tij si dhe bijte te te birit te tij, ne forumin qe u mbajt vjet ne Danimarke per te(me rastin e zbulimit te nje libri), permendet qe dinte disa gjuhe ndersa i biri 5-6 gjuhe, ku nder to na del dhe "Ilirishtja"(jo thjeshte shqip por ILIRISHT). Skenderbeu(ashtu si i ati) me Papen merrej vesh Latinisht, me Bankat e bregdetit te Dalmacise Sllavisht, me Greket me car te donte, me Turqit Turqisht, etj etj. Ishe njeri poliglot, dhe jo manjak lufte sic pershkruhet shpeshhere. Falemnderit qe na e lartsove edhe me teper dhe ja njeh meritat.


    Per Martirin qe njihet vec nga Kisha Greke dhe nga dega e saj KOASH(se un si kishe njoh ate te At Nikolle Markut qe flet SHQIP, gjuhen time), nuk di cte them. Per ty normale qe ka bere pune te kulluar. Nuk eshte pune qejfi kjo, eshte pune rrace. Ti i perket nje fare qe vec ka abuzuar me kombin shqiptar, dhe normalisht abuzimi per ty eshte dicka normale dhe e pranon haptas madje.


    Te lutem me ler rehat te vazhdoj temen dhe mos ma prish me replika boshe.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #76
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    KAPSHTICE/ Grekėt rrahin emigrantin


    Njė emigrant shqiptar ėshtė kthyer dje nga policia greke nė pikėn kufitare tė Kapshticės i sakatuar nė trup. Burime nga policia bėjnė tė ditur se Ardian Danaj nga Peshkopia dhe banues nė Kamėz tė Tiranės ėshtė deportuar rreth orės 11 tė sė mėrkurės. Gjatė kryerjes sė procedurave, 31-vjeēari ka deklaruar se ėshtė keqtrajtuar barbarisht nga policia e vendit fqinj. Emigranti Danaj ėshtė kthyer bashkė me tre persona tė tjerė.
    **Gazeta Shqiptare, 11 shkurt 2005


    Kthehet nga Greqia emigranti i keqtrajtuar

    KAPSHTICĖ - Policia greke ka dorėzuar nė paraditen e djeshme, nė pikėn kufitare tė Kapshticės, njė grup emigrantėsh ilegalė, ndėrkohė qė njėri prej tyre sapo ka shkelur nė tokėn shqiptare ka deklaruar se ėshtė keqtrajtuar nga dy policė grekė. Burime zyrtare thanė pėr gazetėn se emigranti Ardian Danaj, 31 vjeē, ka bėrė dhe kallėzim ndaj policisė greke. Sipas deklarimeve tė tij ai ka lindur nė Peshkopi dhe vitet e fundit ishte zhvendosur familjarisht nė Kamėz tė Tiranės. Ndėr tė tjera, 31-vjeēari ka thėnė se disa ditė mė parė ka mundur tė hyjė ilegalisht nė tokėn greke dhe tė vendoset nė fshatin Mesopotami. Aty kishte mundur tė punonte ndonjė ditė, por kjo kishte ndodhur rrallė. Dy ditė mė parė, nė fshat kishin shkuar dy policė, tė cilėt kishin marrė informacione se nė zonė ndodheshin emigrantė ilegalė. 31-vjeēari mėsohet tė ketė thėnė nė kallėzimin e tij, se nė momentin kur ka parė policėt ka tentuar tė largohet, por nuk ka mundur. Pikėrisht nė kėtė ēast, sipas kallėzimit, ai ėshtė keqtrajtuar nga policėt grekė. Emigranti ka thėnė se ata e kanė goditur me grushta, shqelma dhe sende tė forta. Po sipas deklarimit emigranti ėshtė dėrguar nė postėn e policisė greke, ku ėshtė keqtrajtuar sėrish. Aty ėshtė mbajtur derisa u mbush autobuzi me emigrantė ilegalė dhe mandej ėshtė deportuar nė pikėn e kalimit tė kufirit nė Kapshticė.
    Sipas policisė qė ka marrė kallėzimin emigranti ka pasur disa hematoma nė shpatull dhe nė fund tė shpinės. Uniformat blu kanė marrė kallėzimin e tij dhe mandej kanė kryer veprimet e para hetimore, ndėrsa mėsohet se materialet i kanė kaluar prokurorisė sė Korēės.

    **Jorgjeta Gjanēi (Shekulli), 11/02/2005
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #77
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Ti je orthodhoksi ne gjak?

    Si si??? Ti je orthodhoksiiiii! Nuk e fshehe dot greqishten me atė shqipen tėnde ėėė?
    Qėnke njė grek qė mezi flet shqip.

    Ela sto xhaxhi tė tė mėsojmė pak shqip e mjat me jevgo/grekqishten

  8. #78
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Greket hapin kazino(burim krimi dhe prostitucioni) lirisht ne Tirane

    Nė datėn 27 shkurt zhvillohet tenderi pėr kazinonė e vetme qė do tė ndėrtohet nė Tiranė
    Grekėt e interesuar pėr kazino nė Tiranė

    “Gaming Investment Overseas Ltd” ka dorėzuar pėr garėn pėr licencėn

    Njė kompani greke nga Selaniku ka deklaruar interesimin pėr tė marrė pjesė nė garėn pėr ndėrtimin e kazinosė sė vetme nė kryeqytetin shqiptar. “Hyatt Regency Hotels & Tourism” njoftoi pjesėmarrjen nė garėn pėr licencėn nėpėrmjet filialit tė vet “Gaming Investment Overseas Ltd”, ku zotėron 51 % tė aksioneve.
    Nėse do tė arrijė ta fitojė garėn, kompania greke do tė marrė kontrollin e 51 % tė aksioneve, ndėrsa pjesa prej 49 % do t’i takojė njė partneri shqiptar, i cili zotėron njė ndėrtesė tė re nė qendėr tė Tiranės. Kompania greke synon pas kėsaj tė marrė menaxhimin e kazinosė sė re. Ministria e Financave nė Shqipėri e bėri njoftimin pėr tenderin nė gazetėn “Financial Times” mė 14 janar dhe shpreson ta shesė licencėn pėr minimalisht 10 milionė dollarė, sipas njė agjencie greke tė investimeve. Dorėzimi i kėrkesave ka afat deri mė 17 shkurt.
    Sipas njė vendimi tė qeverisė, nė Shqipėri do tė mund tė ndėrtohen vetėm pesė kazino tė licensuara. Vitin e kaluar, Parlamenti rriti pas debatesh taksėn fillestare pėr hapjen e kazinosė nė 1 miliard lekė, nga 30 milionė qė ishte mė parė me kėrkesė tė Ministrisė sė Financave. Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave nė Shqipėri do tė ndėrtohen pesė kazino, nė Tiranė Durrės, Velipojė, Vlorė dhe Sarandė.


    **Gj. Erebara (Shekulli), 14/02/2005
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #79
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Emigrantet shqiptar jo vetem keqtrajtohen fizikisht por edhe ekonomikisht me tarifa dhe shifra te PAPARA. E njejta gje behet dhe me monopolin Albtelekom-Vodafone ne Shqiperi, ku Shqiptaret mbushin arkat Greke me tarifat me te larta per komunikim ne bote.



    Greqi. Sipas njė studimi, emigrantėt paguajnė 5.5 herė mė shumė siguracion se grekėt, ndėrkohė qė pensionet do t’i kenė mė tė ulėta

    Emigrantėt mbushin arkat e sigurimeve shoqėrore

    Emigrantėt nė Greqi japin njė kontribut pozitiv pėr tre arkat shtetėrore tė sigurimeve shoqėrore. Por nė njė studim tė institutit tė emigracionit theksohet se emigrantėt duhet tė paguhen mė mirė, me qėllim qė tė mos kenė probleme kur tė dalin nė pension, kur tė ardhurat e tyre do tė jenė jashtėzakonisht tė ulėta. Nė studimin e Institutit tė Emigracionit, rezultatet e tė cilit pritet tė publikohen sė shpejti, kumtohet si njė nga konkluzionet kryesore fakti, se emigrantėt japin njė kontribut pozitiv pėr ruajtjen e bilancit optimal tė tre instituteve shtetėrore tė sigurimeve.
    Sipas studimit, qė u referohet tė dhėnave tė muajit nėntor 2004, nė kėto institute janė siguruar 400 mijė e 500 emigrantė, shumica e tė cilėve janė shtetas shqiptarė, ndėrsa pas tyre, nė largėsi tė madhe, vijnė bullgarėt e rumunėt.
    Vetėm nė Institutin e Sigurimeve Shoqėrore, IKA, kontributet e emigrantėve pėrbėjnė 10 pėr qind tė vlerės sė pėrgjithshme, baraz me rreth 900 milionė euro. Krahasuar me grekėt, kuotat mujore qė paguajnė pėr siguracion emigrantėt janė rreth 5,5 pėr qind mė tė larta, pasi paga e tyre ėshtė mė e ulėt se ajo e grekėve.
    Studimi vė nė dukje se ėshtė i nevojshėm kualifikimi profesional i emigrantėve, me qėllim qė ata tė marrin paga mė tė larta, pėrndryshe, theksohet nė studim, ata do tė kenė problem kur tė dalin nė pension, pasi pensioni i tyre do tė jetė shumė i ulėt. Reformimi i sistemit tė sigurimeve shoqėrore nė Greqi pėrbėn njė sfidė shumė tė madhe, tė cilėn as qeveria e mėparshme, as kjo e tanishmja nuk kanė guxuar ta pėrballojnė. Por tė dhėnat mė tė fundit sugjerojnė se sistemi do tė ketė njė funksionim efiēent tė paktėn edhe pėr 15 vitet e ardhshme. Dhe kjo nė saj tė moshės mesatare tė tė siguruarve, qė rezulton 44 vjeē. Ndėrkaq, optimizmi i ekspertėve buron edhe nė praninė e emigrantėve, dhe sidomos tė shqiptarėve, tė cilėt pėrbėjnė rreth 7 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė tė siguruarve. Aktualisht, siē vėrehet nga studimet, emigrantėt shqiptarė paguajnė nė shumicėn e rasteve, dhe kryesisht nga xhepi i tyre, vetėm kontributet e domosdoshme, qė u nevojiten pėr tė plotėsuar kushtin pėrkatės nė rinovimin e lejes sė qėndrimit.
    Mirėpo, nėse siē vlerėsohet, shumė prej tyre vendosin tė rrinė pėrgjithmonė nė Greqi, atėherė do tė paguhen gjithė kontributet e nevojshme, ēka do tė thotė mė shumė para nė arkėn problematike tė sigurimeve shoqėrore. Njė tjetėr masė qė do tė inkurajojė pagimin e plotė tė kontributeve, vlerėsohet se do tė jetė edhe nėnshkrimi i marrėveshjeve dypalėshe me shtetet e origjinės sė emigrantėve, ēka do t’u mundėsojė kėtyre tė fundit njohjen e viteve tė punės nė emigracion, edhe pėr efekt pensioni. Sipas tė dhėnave mė tė fundit, numri i pėrgjithshėm i emigrantėve nė Greqi arrin nė rreth njė milion, nga tė cilėt rreth 700 mijė janė tė ligjshėm. Rreth 57 pėr qind e tyre janė shtetas shqiptarė.

    **Shekulli (BBC), 16/02/2005
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ēamėt dhe historia e masakrave greke

    Historia e plotė shfarosjes sė popullsisė shqiptare nė Greqi nė disa numra tė "Koha Jonė" Ēėshtja ēame dhe pėrgjithėsishtēėshtja e minoritetit shqiptar nė Greqi lindi me vendimin e Konferencės sė Londrės mė 1913, e cila e shkėputi kėtė trevėshqiptare dhe ia aneksoi atė Greqisė. Qė nga kjo kohė fillon njė presion i vazhdueshėm, njė politikė sistematike e shtetitgrek dhe e forcave tė ndryshme ultranacionaliste pėr shkombėtarizimin e kėsaj treve. Pėr kėtė qėllim, u pėrdorėn tė gjithamėnyrat, si tatimet e rėnda, grabitja e tokės, pėrjashtimi i popullsisė nga pjesėmarrja nė administratėn shtetėrore, ndalimi idhunshėm i arsimit nė gjuhėn amtare, madje edhe nė shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dėnimi me dhunė deri nė masakrat epėrgjakshme.Nga S. Xhardo, JaninėMė 1913, u krye masakra nė pėrroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerėve tė Ēamėrisė dhe e qindra tė tjerėve nga kapitenifamėkeq Deli Janaqi. Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, mė 1918, u pėrpilua plani i grabitjes sė tokave tė popullsisėēame. Ligji i tė ashtuquajturės Reformė Agrare, i aplikuar vetėm nė Ēamėri, u rrėmbeu shqiptarėve tė cilėt u degdisėn nėAnadoll, me mijėra hektarė tokė buke, sipėrfaqe tė mėdha me vreshta, qindra mijė rrėnjėve ullinj, tė cilat u bėnė prona tėelementėve grekė.Kėto masa u pasuan nga organizimi i ēetave terroriste nė territorin e Ēamėrisė, sanksionet ekonomike, lufta raciale,braktisja e popullsisė shqiptare nė injorancėn mė tė thellė, inkurajimi i kryqėzatave fetare. Pėrpjekjet e dhunshme tė vitit1923 pėr ta shpėrngulur me forcė popullsinė ēame nė Turqi, shėnojnė njė kulm tė paparė nė politikėn e egėr shoviniste greke. Bilanci ishte shumė tragjik pėr popullsinė shqiptare. Greqia qe ndėr shtetet e para nė Ballkan nė tė cilat triumfoi fashizminacionalist. Nė gusht tė vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturėn fashiste. Viktima e parė ishte popullsia ēame. Fashistėt e orės sė parė, tregtari Stavro Koēoni dhe oficeri i xhandarmėrisė Zambeta filluan goditjet sistematike nė Filat, Pituljete,Gumenicė pėr zhdukjen e popullsisė ēame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisė u ndalua me violencė tė fliste nė gjuhėnshqipe. PėrēarjaQeveria greke bėri ēmos qė tė pėrēante popullsinė shqiptare ēame, duke u pėrpjekur tė kundėrvejė tė krishterėt ndajmuslimanėve. Kjo politikė shtetėrore nuk kaloi pa lėnė gjurmė, pasi popullsia e kėsaj zone nė shumicėn dėrrmuese ishin epaarsimuar dhe nuk u arrit qė qarqet intelektuale tė dominonin situatėn. Popullsisė ēame iu ngarkuan taksa tė rėnda, tė cilatnuk kishin vetėm natyrė fiskale, por synonin ta detyronin atė tė emigronte nė Shqipėri ose gjetiu. U ndryshuan emratshqiptarė tė fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos,Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekė, me qėllim ndryshimi tė raporteve tė popullsisė. Para se tė hynte nėGreqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi njė fushatė tė re masakrash dhe krimesh nga mė monstruozėt kundėr popullsisė shqiptare. Dy muaj para konfliktit italogrek, qeveria fashiste e Metaksait kreu njė akt ndofta pa precedent nėhistorinė botėrore. Tė gjithė meshkujt nga 1670 vjeē, mbi 5000 burra, u burgosėn dhe u dėrguan nė ishujt e largėt tė Egjeut.Ky veprim u krye nė bazė tė vendimit tė marrė mė parė nė Gumecinė nga njė mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinės,Spiridoni, ku merrnin pjesė edhe zv/Prefekti i Gumenicės Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisė dhe pėrfaqėsues tėgrekėrve tė Ēamėrisė. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 tė tjerė vdiqėn mė vonė gjatė internimit ngatorturat dhe uria. "Nė kėtė mėnyrė shkruan Jani Sharra qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi nė kampine armikut" duke e paragjykuar popullsinė ēame. RekrutėtRekrutėt ēamė, si shtetas grekė tė mobilizuar nė vitet 1939 dhe 1940 qė nė atė kohė ndodheshin nė shėrbim ushtarak, meurdhėr tė Korparmatės sė Janinės, u vunė tė thyejnė gurė dhe tė ndreqin rrugė nė formėn e punės sė detyrueshme. Nė takiminqė pati Komandanti i Divizionit VIII tė Epirit, gjenerali Kaēimitro, me 2000 djem ēamė, u kėrkonte mendime pėr rrezikun qė ikanosej vendit nga Italia fashiste. Ēamėt u treguan tė gatshėm pėr tė luftuar armikun e pėrbashkėt. Por pėr ēudi, nė vend tėarmėve u dhanė kazma dhe lopata pėr tė vepruar nė prapavija pėr ndėrtim rrugėsh. Ishte njė qėndrim mosbesimi iautoriteteve greke ndaj ēamėve dhe njėherazi dhe njė fyerje e poshtėrim pėr ta, duke i trajtuar jo si bashkėluftėtarė, por sirobėr lufte. Nga ana tjetėr, Italia gjatė pėrgatitjeve tė luftės me Greqinė nuk mund tė mos merrte nė konsideratė pėr interesate saj gjendjen diskriminuese tė shqiptarėve tė Ēamėrisė. Ēiano, ministėr i Jashtėm i Italisė, nė gusht tė vitit 1940, do t'i vinte nėdukje ambasadorit grek nė Romė se "Greqia ishte e vendosur me tė gjitha mjetet qė disponon tė vazhdojė njė programpolitik, ka diskriminuar nė mėnyrė tepėr tė rėndė shqiptarėt nė favor tė grekėrve. Dhe kėtė e ka bėrė nė tė gjitha fushat eveprimtarisė, qė nga ajo e lirisė personale e nė atė ekonomike, deri nė atė tė mėsimit tė gjuhės... i kanė larguar shqiptarėt nėrajone larg qendrave tė mėdha, duke i mbajtur nė kushte primitive". LuftaShpėrthimi i Luftės ItaloGreke mė 1940 thelloi tensionin politik nė Ēamėri. Megjithė pėrpjekjet e pushtuesit pėr ta tėrhequrminoritetin shqiptar nė anėn e tij dhe pavarėsisht se popullsia ēame gjatė regjimit fashist tė Metaksait kishte vuajtur shumė,ajo pėrgjithėsisht mbajti njė qėndrim neutral ndaj palėve nė konflikt. "Edhe kur italianėt pushtuan Gumenicėnshkruan JaniSharrarrallė ndonjė ēam u bashkua me ta". Gjithkush mund tė shtrojė pyetjen: pse u mbajt ky qėndrim i ashpėr ndajminoritetit shqiptar? A ishte kjo njė masė vetėmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke? A u shkaktuakjo vetėm nga frika e njė hakmarrjeje tė mundshme tė shqiptarėve pėr krimet qė ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksaitdhe bandat greke? Tė dhėnat provojnė se asnjėra prej kėtyre arsyeve nuk pėrbėnte shkakun e kėtij veprimi kriminal. Synimika qenė akoma mė i largėt dhe njėkohėsisht mė antishqiptar. Edhe nė situatat e vėshtira dhe tė komplikuara, kur Greqisė po itrokiste lufta nė derė, autoritetet greke me gjakftohtėsi u pėrpoqėn tė pėrfitonin ē'tė mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar njėmoment i pėrshtatshėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr spastrimin etnik pėrfundimtar tė Ēamėrisė. Kėtė e provon edhefakti se pas shpėrthimit tė luftės, pasi u bė e qartė se kapitullimi i Greqisė pėrballė ushtrive italiane ishte i afėrt, autoritetetKoha Jone onlinehttp://www.kohajone.com/cms"Koha Jone"!Krijuar: 18 February, 2007, 16:33
    --------------------------------------------------------------------------------
    Page 2
    lokale greke tė Ēamėrisė pėrgatitėn listat dhe po pėrpiqeshin tė siguronin mjetet e nevojshme tė mbartjes pėr tė gjitha gratėdhe fėmijėt qė kishin mbetur nė Ēamėri me qėllim qė kur tė hynin ushtritė e huaja kėtu, tė mos gjenin kėmbė shqiptari. Pasthyerjes sė ushtrive italiane dhe tėrheqjes sė tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisė sė re greke mbipopullsinė shqiptare tė Ēamėrisė. Tė burgosurit dhe tė internuarit ēamė u liruan vetėm pas pushtimit tė Greqisė nga ushtritėgjermane nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe shpirtėrore. Pas pushtimit tė Greqisė nga gjermanėt, pritej qė ēamėt ekthyer nga internimi tė hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke qė kishin qenė shkaktarė tė vuajtjeve. NdryshimiPor ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritėn mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhėn rrugėn e bashkėpunimit dhe tė bashkėjetesėspėr tė pėrballuar bashkėrisht gjendjen e rėndė qė u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanė. Pėr kėtė qėllim u organizuan dymbledhje tė gjera nė Koskė dhe nė Spatar. Njerėz me ndikim nė krahinė si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, XhaferrĒafuli, Jasin Sadiku dhe shumė tė tjerė punuan me pėrkushtim pėr tė krijuar atmosferėn e mirėkuptimit midis dykomuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarėt e Varfanjit, Salicės etj, dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė fshtatrat ekrishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qė tė ktheheshin se asgjė e keqe nuk do t'i gjente.Nė zonėn e Igumenicės dhe tė Filatit ishte bėrė rregull qė asnjė grup i rezistencės greke nuk dilte nė zonat e lira pa qenė ishoqėruar nga njė shqiptar ēam. Pikėrisht pėr kėtė veprimtari e sakrificė, jo pak ēamė dolėn para gjykatave tė pushtuesit dhe uburgosėn. Duke pasur parasysh kėtė realitet tė mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe ēameshqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptarėt ēamė tė ishin kriminelė, do tė zhdukeshin tė gjithė fshatrat ekrishterė tė Thesprotisė rreth fshatrave shqiptaroēame". Pėr qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshėm mirėkuptimi dhe bashkėveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Pėr tė nxitur pėrēarjen e tyre ata nxitėn vrasjen e ēamėve meinfluencė si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarėve tė tjerė nga ēeta e Koēnikollės, punėtmorėn njė drejtim tė rrezikshėm. Tė revoltuar nga kėto akte, njė grup ēamėsh u drejtuan pėr tė djegur Rahulin, por u dolipėrpara popullsia e Karbunarit, njė fshat i madh i pėrbėrė prej shqiptarėsh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpėtoi nga njėkatastrofė e sigurtė, "mė pas bandat e Zervės therėn edhe gratė dhe fėmijėt e atyre qė shpėtuan Rahulin", domethėnė banorėte Karbunarit. Nė kėto rrethana, disa krerė tė Ēamėrisė u pėrpoqėn tė formonin njė batalion pėr mbrojtjen e saj. U formua njėbattalion i cili kishte vetėm gjysmėn e efektivit tė njė batalioni tė zakonshėm, afro 300 veta. Pėr arsye se gjermanėt nukdonin tė prishin marrėdhėniet me qeverinė kuislinge tė Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikė tė shtetit shqiptar.Populli u armatos, por nuk pranoi tė bashkėpunonte me gjermanėt, nuk u fut nė kėtė batalion dhe nuk i pėrdori armėt kundėr popullsisė greke, por pėrkundrazi u rezistoi nė mėnyrė demonstrative pėrpjekjeve tė gjermanėve pėr ta hedhur kundėrelementit grek. Qėllimi i armatosjes sė popullsisė ēame ishte thjesht njė masė vetėmbrojtėse, pasi ata kishin vuajtur shumėnga shovinizmi grek.
    E Enjte:9 Nentor 2006

Faqja 8 prej 65 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •