Epiri edhe teshtimėn e ka nė gjuhėn shqipe
Pėrparim HALILI
Zoti profesor Ilirjan Gjika! E lexova replikėn tuaj tė djeshme nė gazetėn "NDRYSHE", ku me njė "leksion historie" u bėje me dije gazetarėve Guri Stamo e Besnik Velaj, se "je shqiptar e jo grek", se mbron "ēėshtjen kombėtare shqiptare", se valėt e televizionit Apolonia ku ju punoni, i ke ēuar deri nė Himarė. Unė ju kujtoj, se ju jeni njė praktikant i rregullt i veprimtarisė greke nė Shqipėri, sė bashku me "simbolin" tuaj tė krijimtarisė dhe gazetarisė, Maku(t) Pone dhe i si i tillė i kamufluar, je "shqetėsuar" jo pėr opinioin shqiptar, por sepse shkrimi i gazetės "Ndryshe" ju ka prishur punė nė raport me eprorėt grek, sipas tė cilėve je zbuluar qė je i tyre. Unė vendosa tė jap ty njė leksion shqiptar jo nė lidhje me historitė qė na servir ti, nėpėrmjet tė cilave pėrsėri predikon nė linjė progreke, madje do tė bėsh tė tillė edhe Ali Pashė Tepelenėn, i cili po tė dėgjonte, do tė kishte rrjepur tė gjallė. Qėndrimi im ka lidhje me shqetėsimin dhe faktin, qė politikat greke, brenda tė cilave ju jeni aktivist shembullor, janė politika regresive e shoviniste. Ti e ke ngrėnė "karamelen" e meshave tė Janullatosit, ke future edhe lugėn e djallit nė ēorbėn greke antishiptare. Dhe kush "ha" kėtė karamele, vjell vrer antishqiptar pro-grek. Duke lexuar replikėn tuaj, qė mė shumė ishte njė autobigrafi e sforcuar e kohės pėr tė cilėn ti dhe maku jot keni dhėnė disa "kontribute", m'u kujtua "episodi grek" i afro 8 vjetėve mė parė, krijuar prej partisė greke nė Shqipėri, qė ka si lėvozhgė simbolet "PBDNJ" dhe si bėrthamė, pėrmbajtjen "OMONIA". Episodi ėshtė ky: Pėrgatitja e njė kongresi grek(ofil) tė organizuar nga shoqata "Omonia" ku ju keni qėnė i deleguar i Fierit, si njeri qė keni dhėnė kontribute. Boshti i atij kongresi kukullash groteske greke ultranacionaliste, ishte "zbulimi historik" i Panajot(is)Barka(s), se: "Epiri ėshtė grek, ai u nda prej perandorisė Romake, nė dy pjesė, historia duhet korrigjohet, pra tė bėhet Epir me pėrkatėsi greke". Mirėpo, megjithė gjuhėn e mprehur greke tė P. Barkės e shefave tė tij antishqiptarė brenda e jashtė Shqiėprisė, ky lloj Epiri me mbiemėr grek, nuk ka ekzistuar nė asnjė periudhė tė historisė sė Ballkanit! Epiri, qė nė "gurė tė parė tė themelit" tė tij "flet" vetėm shqip dhe asnjė rrokje greqisht. Pėr ta argumentuar, nuk do tė ndalemi nė atė pjesė ku duhet theksuar origjina prej emigrantėsh, si dhe karakteri migrator i "minoritetit grek" nė Shqipėri.As pėr faktin qė ky minoritet nuk asnjė lidhje me konceptin "Epir", "epiriot", apo "vorio-epiriot". Po ndalemi nė disa momente.
1. Pėr popullsinė e Epirit, burimet historike flasin pėr tė kundėrtėn e tezės greke, tė formuluar shumė vonė. Kėto burime, e veēojnė kėtė popullsi dhe e konsiderojnė jo greke. Qė nė shek. V, tek "Lufta e Peleponezit", Thuqididi flet pėr "barbarė", qė morėn pjesė si aleatė nė kėtė luftė. Ai pėrmend fiset e kaonėve, thesprotėve, mollosėve, antiniatėve, paranejve, tė cilėt ashtu si dhe maqedonasit, i dallon qartė prej ushtrive tė tjera greke, qė morėn pjesė nė betejat e Peleponezit. Dhe dihen tashmė vendbanimet e kėtyre fiseve, qė ishin pėrkatėsisht ato tė epirit. Pėrmendim Strabonin e shekullit tė I (p.e.s), i cili pėrkufizon, se "Popullsia e Epirit, Ilirisė dhe Maqedonisė, flasin tė njėjtėn gjuhė, madje, edhe flokėt i presin njėlloj. Ata kanė tė njėjtat zakone dhe qeverisen nga kuvendi i pleqve, qė ata e quajnė "Plakonia". Nė tė vėrtetė edhe Thuqididi sqaron, se fiset e Epirit nuk kishin mbret, pra qeveriseshin sipas mėnyrave tė tyre tradicionale, me pleqesi. Ndėrsa burime tė tjera, na njohin me udheheqės tė shquar tė kėsaj treve si Pirro i Madh apo "Aleksandri i Epirit", pėr tė cilėt askush deri sot, nuk ka guxuar tė thotė, as se u pėrkasin grekėve. Kjo popullsi mė pas, nėn perandorinė Romake, u pėrcaktua si "popullsia e Epirit". Ndėrsa nė veri tė saj, deri na afėrsi tė Shkodrės kemi provincėn e "Epirit tė Ri", qė kufizohej me provincėn e Prevalitanisė, qė pėrfshinte bregun perėndimor tė Adriatikut, nga Shkodra deri nė veri, pėrgjatė bregdetit Dalmat tė banuar nga fise ilire. Kėto tre provinca romake, bashkė me Dardaninė pėrbėnin ndarjet administrative tė Ilirisė e tė ilirėve, qė popullonin thuajse gjithė gadishullin Ballkanik. Sa pėr ilustrim, po pėrmendim Kantakuzinon, kur shkruan: "Kur princat italianė, Orashinėt, mashtruan vendėsit, pėr tė grabitur dhe nėnshtruar territoret e Despotatit tė Epirit, shumė shqiptarė, tė cilėt kishin organizuar rezistencėn pėr lirinė e vendit tė tyre, iu ngjitėn maleve tė Pindit dhe zbritėn nė anėn tjetėr tė tyre, nė Thesali". Pra, Kantakuzino, despotatin e Epirit e konsideron, atdheun e shqiptarėve. Pėr pėrkatėsinė e Epirit-shqiptar, flasin dhe dokumentat e kohės sė perandorisė Turke, tė cilat shtrihen mė tej Epirit, duke pėrcaktuar popullimin prej shqiptarėve, tė trevave tė tjera tė Greqisė, si Peleponezi e Thesalia, pa folur pėr shqiptarėt e Pashallėkut tė Ali Pashė Tepelenės, tė cilėt popullonin gjithė Epirin, deri nė Peleponez, Atikė e Beoti. Vetėm nė shekullin e 20-tė, ku pjesa mė e madhe e Epirit kaloi nėn sundimit administrativ tė Greqisė, prej atyre trevave u larguan me dhunė, mijėra shqiptarė ēamė tė pėrkatėsisė myslimane. Gjithashtu, shteti grek ushtroi presion tė madh asimilues pėr pjesėn tjetėr tė popullsisė shqiptare tė besimit ortodoks, qė jeton edhe sot nė trojet e veta stėrgjyshore.
2. Nė tė gjitha kohėt, Epiri dhe epiriotėt janė konsideruar "popullsi shqiptare" nė trevat e veta. Shpesh, emėrtimet me origjinė nga kėto treva, morėn karakter pėrgjithėsues pėr arbėrit e mesjetės, duke revokuar kujtesėn historike tė lavdisė dhe madhėshtisė sė paraardhėsve tė tyre epiriotė. Skėnderbeu konsiderohet si pasardhės i denjė i Pirros dhe i "Aleksandrit tė Epirit". Kėshtu, nė kronikat dhe materialet me karakter historik tė periudhės sė Skėnderbeut dhe prijėsve shqiptarė, si Arianitėt dhe Muzakajt, cilėsoheshin si "epiriotė", ndėrsa Arbėria cilėsohej "Epir, apo Maqedoni". Edhe pse nė konceptin e ngushtė gjeografik, Epiri pėrfshin trevat nga jugu i Vlorės deri nė Gjirin e Artės, koncepti i Epirit ėshtė pėrdorur gjerėsisht dhe pėr treva shumė mė tė gjera, sepse nė to, referuesit nuk shihnin ndonjė dallim pėrkatėsie.
3. Vetėm nė shekullin e 20-tė, popullsia dhe trevat e Epirit, janė pėrdorur e janė drejtuar nga njė pushtet grek. Deri nė kėtė kohė, asnjė pushtet i tillė nuk ka ekzistuar mbi Epir. Nėse do t'i referoheshim periudhes pararomake, gjejmė vetėqeverisje tė fiseve epiriote dhe prijės qė kanė zbatuar kėtė organizim. Mjafton tė kujtojmė Lidhjen Mollose, Pirron e Epirit, "Aleksandrin e Epirit". Por nė asnjė rast, sado i shkurtėr qoftė nė kohė, nuk kemi qeverisje me pėrkatėsi greke. Edhe nė periudhėn e pushtimit Romak, apo mė tej tė atij Bizantin, administrativisht, kemi nėndarje qė dallojnė me ato greke, nga mėnyra e organizimit dhe e qeverisjes. Nė njė periudhė tė shkurtėr, kemi zotėrimin e Karl Tokos, (edhe ky aspak grek) mbi kėto treva. Kemi sundimin serb nė kohėn e perandorisė sė Stefan Dushanit, por asnjėherė pushtet grek, pasi greket, qė nga antikiteti e deri nė vitin 1830, nuk kanė pasur asnjė minutė organizim shtetėror e administrativ tė tyre. Madje ishin katandisur nė fise tė sunduara nga tė tjerėt dhe jo t'u shkonte mendja tė sundonin shtetet e fuqishme epiriote dhe shqiptarėt, tė cilėt nė ato periudha, udhėhiqnin jo vetėm mbretėritė dhe despotatet e tyre, por dhe perandori bizantine e turke. Edhe pas vitit 1830, ku u formua bėrthama e shtetit grek, kufijtė e tij ishin shumė larg nga ato tė Epirit. Nė bisedimet apo traktatet e fuqive tė mėdha tė asaj kohe, Shteti Grek, vetėm nė fillimet e shekullit tė 20-tė, duke shfrytėzuar dobėsitė e Shtetit Shqiptar, guxoi tė fliste pėr pretendime mbi Epirin. Deri nė dekadėn e dytė tė shekullit tė 20-tė, Lėvizja Kombėtare Shqiptare kishte baza tė forta nė Epir, me klube, shkolla shqipe e aktivitete tė tjera, tė gjitha tė inkuadruara nė Lėvizjen e Unifikuar Kombėtare Shqiptare.
4. Edhe nė optikėn e studiuesve, udhėtarėve, albanologėve e gjuhėtareve tė huaj, njėsia e Epirit shihet si njėsi shqiptare dhe asnjėherė nuk ėshtė folur pėr pėrkatėsi greke tė Epirit. Nėse do t'i referoheshim hartave etnografike e demografike tė periudhės intensive tė pėrcaktimeve dhe konfigurimeve tė kombėsive nė Ballkan, atyre tė shekullit 19-tė, do tė vėrejmė se dhe idhtarė tė helenizimit e tė sllavizmit, nuk ka tentativa pėr tė paraqitur Epirin si krahinė greke. Pėr ilustrim, mund tė pėrmendim hartėn etnografike tė francezit G. Lejean, tė vitit 1861, e cila paraqet hapėsirė tė pastėr shqiptare, deri nė Artė e Prezevė (nė perėndim tė Epirit) dhe nė drejtim tė juglindjes, deri nė Trikallė. Ndėrsa harta etnografike e Mirkoviēit e vitit 1867, pasqyron hapėsirė krejt tė pastėr shqiptare, deri nė Istmin e Korinthit, deri nė Trikallė, si kufi lindor. Gjithshtu, udhėtarėt anglezė, konsujt francezė, studiuesit austriakė e gjermanė, nuk shihnin ndonjė dallim midis popullsisė sė Epirit dhe shqiptarėve tė tjerė, mė nė veri tė Epirit. Pėrkundrazi, janė fokusuar nė traditėn e pasur tė vlerave etnografike, kulturore e zakonore tė shqiptarėve-epiriotė, si tradita tė spikatura shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė rrjedhat e historisė, Epiri dhe popullsia e tij paraqiten tė pastra, me pėrkatėsi shqiptare e pa asnjė pikėtakimi me grekėt. Ndėrsa teza greke pėr pėrkatėsinė greke tė Epirit, ėshtė pa argumenta. Natyrisht qė njė pjesė e popullsisė sė Epirit, ka patur dhe ka pėrkatėsi fetare ortodokse dhe nė mėnyrė qesharake, kjo ėshtė e vetmja pikė ku grekėt ngulmojnė pėr tė "vėrtetuar" tezėn e tyre mjerane. Por grekėve ėshtė me vend do t'u kujtojmė, se besimi ortodoks shtrihet deri nė stepat e largėta tė Rusisė, tepėr larg grekėve. Epiri ka egzistuar shumė herėt si degė e trungut tė madh iliro-shqiptar nė tė gjitha kohėrat, madje qė nė antikitet, ku ka lėnė gjurmė si njė njėsi e dallueshme prej grekėve tė hershėm, apo tė vonshėm.
E Enjte, 16 Gusht 2007-gazeta ndryshe
Krijoni Kontakt