Dėshmia nė polici e Kozeta Ēopanit nga Tirana, si e arrestuan dhe dhuna 2 ditė me radhė
Si mė dhunoi policia greke
26-vjeēarja: Mė rrahėn dhe mė keqtrajtuan nė sy tė fėmijėve
TIRANE
Sapo ka zbritur nga furgoni i policisė greke, menjėherė ėshtė futur nė rajonin e policisė sė Kapshticės, pėr tė denoncuar dhunėn e ushtruar ndaj saj nga policėt e vendit fqinj.
Mė kanė rrahur mua dhe dhunuar psikologjikisht vajzat e mia, ka deklaruar Kozeta Ēopani, 26 vjeē, nga Tirana. Burime nga Drejtoria e Policisė sė Korēės, bėnė tė ditur se tė premten nė mėngjes kanė marrė denoncimin e gruas nga lagjja Kombinat e Tiranės. Kjo e fundit mėsohet tė ketė deklaruar se ishte rrahur dhe dhunuar psikologjikisht nga policia helene, para katėr ditėsh. Burime tė policisė thanė se menjėherė ishte nisur hetimi, nė lidhje me kėtė ngjarje dhe pritet qė shumė shpejt t“i kėrkohen informacione palės helene rreth kallėzimit tė 26-vjeēares.
Ngjarja
Burime nga policia thanė qė gjithēka ka ndodhur rreth ditės sė mėrkurė, kur gruaja sė bashku me dy fėmijėt janė kapur nė njė fshat tė Greqisė. Ajo, sė bashku me vajzat e saj, kishin kaluar kufirin ilegalisht, me synimin qė pasi tė ndodheshin nė Greqi tė pajiseshin me dokumentet e nevojshme. Sipas policisė, nga ajo qė gruaja ka treguar, nė Greqi ėshtė futur nga Maqedonia. Por, kėtu nuk ka mundur tė qėndrojė shumė gjatė, pasi ėshtė ndaluar nga policia, e cila e ka shoqėruar dhe mbajtur pėr dy ditė nė dhomat e izolimit nė qytetin Kostur. Pikėrisht, nė kėtė periudhė 26-vjeēarja pretendon se ndaj saj ėshtė ushtruar dhunė fizike dhe psikike, ndėrkohė e njėjta gjė ėshtė bėrė edhe me dy vajzat e saj. Policia tha se ishte marrė nė konsideratė kallėzimi i saj, dhe kishin nisur edhe procedurat pėr verifikimin e tij dhe pėr hetimin e ēėshtjes. Ndėrkohė, qė gjatė ekspertizės mjeko-ligjore, ėshtė mėsuar se Ēopani kishte hematoma tė rėnda nė disa pjesė tė trupit dhe sidomos nė pjesėn e kyēeve tė kėmbės, ku siē ka treguar ėshtė qėlluar me shkelma nga njė polic grek.
Dėshmia
Ēopani ka treguar nė polici, gjithēka ēfarė i kishte ndodhur gjatė kohės qė ajo ndodhej nė shtetin fqinj. Gazeta Panorama ka mundur tė sigurojė njė pjesė tė dėshmisė sė saj nė policinė e Korēės.
Kur iu arrestuan?
Jam arrestuar para dy ditėsh nga policia e Kosturit dhe jam mbajtur nė qeli sė bashku me fėmijėt e mi.
Pėrse ishit nisur nė Greqi?
Do tė shkoja te tė afėrmit e mi qė ndodhen atje.
Kush ju ka dhunuar?
Policia greke. Mė kanė mbajtur pėr dy ditė nė qeli nė qytetin Kostur dhe mė kanė dhunuar sė bashku me vajzat, 5 dhe 3 vjeēe.
Si ju kanė dhunuar?
Njė polic mė ka goditur me shqelma nė sy tė fėmijėve, pa pyetur nėse ata qanin.
Pėrse ju qėllonin?
Nuk e di se pėrse.
Si hytė pėr nė Greqi?
Fillimisht kam kaluar nė Maqedoni, e prej kėtej pėr nė Greqi.
Kush ju priste atje?
Do tė shkoja te motra ime qė ndodhet atje.
Pasaporta
* Emri: Kozeta
* Mbiemri: Ēopani
* Mosha: 26 vjeē
* Gjendja Civile: E martuar, me dy fėmijė
* Vendbanimi: Kombinat, Tiranė
Tė dhėna
* Katėr ditė mė parė Kozeta Ēopani arrestohet nga policia greke
* Ajo keqtrajtohet nė rajonin e policisė sė Kosturit, pėr dy ditė me radhė
* Gruaja mbahet nė qeli sė bashku me dy vajzat e saj, 5 dhe 3 vjeēe
* Ajo ka treguar nė polici se ėshtė rrahur nė sytė e fėmijėve nga njė polic grek
* Ēopani do tė shkonte te motra e saj qė ndodhet nė vendin fqinj
Familja e dinte tė humbur
Gjatė kohės qė 26-vjeēarja ndodhej e arrestuar nė qelitė e rajonit tė policisė sė Kosturit, familja e saj ka humbur tė gjithė kontaktet me tė. Tė afėrm tė Ēopanit, thanė se ata nuk e dinin se ku ndodhej gruaja dhe se ēfarė i kishte ndodhur asaj. Madje, ata treguan se vetėm dje nė mėngjes, gjatė transmetimit nė televizion, kishin marrė vesh se ēfarė i kishte ndodhur e ku ishte. Ata thanė se ajo, sė bashku me dy vajzat, do tė shkonte te motra qė ndodhej nė Greqi, por nuk e dinin se si ishte arrestuar dhe ēfarė i kishte ndodhur pas arrestimit. Pritet qė shumė shpejt policia tė zbardhė ngjarjen. Ndėrkohė, qė ky nuk ėshtė rasti i vetėm kur policia helene keqtrajton emigrantė shqiptar. Vetėm para pak ditėsh njė i dėnuar shqiptar vdiq nė burgjet greke, ndėrkohė qė shumė tė tjerė janė dhunuar ndėrsa kalonin kufirin apo gjatė arrestimit nga policia greke. Madje, nė mjaft raste gjendja e viktimave ka qenė aq e rėndė sa u ėshtė dashur tė heqin edhe organe tė dėmtuara, apo edhe mė keq deri nė vdekje.
te keqtrajtuar
DISA RASTE PRECEDENTE
* Afrim Salla
Afrim Salla ishte 14 vjeē, kur nė 4 korrik tė vitit 2001 mori rrugėn pėr nė Greqi. Ai ishte nė njė grup prej 12 vetash dhe ndėrsa po kalonin kufirin nė mėnyrė klandestine, rojet kufitare i dalluan. Kėto tė fundit u thėrritėn stop, por shqiptarėt u shpėrndanė, duke u pėrpjekur tė largoheshin. Rojet kufitare qėlluan drejt tyre dhe njė plumb e zuri nė shpinė 14-vjeēarin nga fshati Plangaricė i Elbasanit. Rojet e gjetėn atė sė bashku me njė anėtar tjetėr tė grupit qė po i qėndronte pranė. Ata i shoqėruan pėr nė spitalin e Kastorias. Por plaga qė kishte shkaktuar arma e zjarrit kishte dėmtuar shtyllėn kurrizore, duke e lėnė 14-vjeēarin tė paralizuar pėrjetė.
* Arjan Hodi
Mė 24 mars tė vitit 2001 njė grup studentėsh grekė dhe tė rinjsh shqiptarė emigrantė, dolėn nė demonstratė nė Mytilene, pėr tė protestuar ndaj pronarėve tė lokaleve dhe klubeve tė natės qė nuk i lejonin nė mjediset e tyre shqiptarėt dhe studentėt. Tri ditė mė vonė, dy policė e ndaluan 24-vjeēarin Arjan Hodi, njė emigrant qė punonte me dokumente tė rregullta nė njė karburant nė Mytilene. Nė rajonin e policisė ai u qėllua egėrsisht me mjete tė forta. Polici e kėrcėnoi 24-vjeēarin, duke i thėnė se do ta ēonte nė burg, nėse do tė protestonte. Arjan Hodi u la i lirė vetėm pas katėr orėve, por ishte rrahur aq shtazėrisht, saqė teksa kthehej nė shtėpi, u rrėzua pėrdhe pa ndjenja.
* Ligor Halili
Vetėm pak kilometra larg kufirit shqiptar me Greqinė, Ligor Halili bashkė me tė vėllain dhe njė qytetar nga Elbasani, kanė provuar mbi trupin e tyre 6 orė tortura. Si pasojė e tyre, Halilit i ėshtė ndarė shpretka nė katėr pjesė. Pronari ku punonim, pėr mungesė tė vendeve tė punės, na kishte dhėnė 10 ditė leje pėr tu kthyer nė shtėpi, duke na sugjeruar qė tė ktheheshim sėrish pas lejes provizore, ka thėnė Ligori duke treguar se ndėrsa kthehej se bashku me tė afėrmit e tij, policia greke i prangosi. Na rrahėn si tė ishim kafshė dhe jo njerėz, dhe nuk na dhanė asnjė lloj ndihme. Na nxorėn pas 24 orėsh, pasi na kishin marrė nga 100 euro, dhe na pėrcollėn pėr nė kufirin shqiptar, ka treguar ai nė njė inervistė pasi u kthye nė Shqipėri.
* Refat Tafili
Refat Tafili ishte vetėm 16 vjeē kur emigroi pėr nė Greqi, nė mėnyrė ilegale. Ai arriti nė Greqi nė dhjetor tė vitit 2000, ku me ndihmėn e tė afėrmve gjeti njė punė. Sipas dėshmisė sė tij, nė orėn 9.30 tė mbrėmjes sė 8 shkurtit tė vitit 2001, tre persona tė veshur si oficerė policie e kanė nxjerrė me forcė. Kur u ktheva nga puna, hėngra darkė dhe po pėrgatitesha pėr tė fjetur, kur befas erdhėn policėt. Ata hapėn derėn dhe hynė brenda. Mė kapėn dhe mė nxorėn jashtė. Mė rrėzuan pėrdhe dhe filluan tė mė qėllonin me shqelma nė stomak dhe nė kėmbė. Mė folėn nė greqisht, por unė nuk i kuptoja. Refat Tafili gjatė kėtij arrestimi pėsoi disa thyerje nė trup, ai bėri njė operacion, por pėr tė kishte dalė njė urdhėrarresti dhe nuk e lanė tė qėndronte nė spital.
Krijoni Kontakt