Close
Faqja 59 prej 65 FillimFillim ... 9495758596061 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 590 prej 646
  1. #581
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Shefi i zyrės EU-CAFAO-ALBANIA, Vito Malanga:
    Gjithashtu, po ju rrėfej se nga Kosova dhe Mali i Zi hyn pėr nė drejtim tė Shqipėrisė njė sasi cigaresh qė mund tė konsiderohet edhe si e papėrfillshme nė raport me atė qė hyn nė fakt nga Greqia dhe Maqedonia. Ato qė hyjnė nga veriu i Shqipėrisė janė sasi tė vogla qė u pėrkasin kontrabandistėve udhėtarė ose tregtarė tė vegjėl, me sasi minimale ose me disa kuti kartoni tė fshehura nėpėr makina. ....Pra, unė them se duhet tė kthejmė sytė nga Greqia dhe Maqedonia, aty ku po futet sasia mė e madhe e paketave kontrabandė.[SIZE="5"]

    ....dhe mbi te gjitha nga GREQIA vjen duhan RADIOAKTIV



    -----------------------------------------------------------------


    “Shėrbimet Sekrete tė Europės, nė Shqipėri pėr tė hetuar kontrabandėn”


    Shefi i “Antikontrabandės Europiane” (EU-CAFAO-ALBANIA), Vito Malanga, rrėfen punėn e tij dhe tė stafit “si roje” i ngarkuar nga Europa pėr doganat shqiptare. Ai tregon se si futen kontrabandė cigaret dhe mallra tė tjera nė Shqipėri.

    Ervin Koēi

    Pas disa shkrimeve nė gazetėn “Albania” lidhur me zhdoganimin e ulėt tė cigareve nė doganat shqiptare, si dhe me shtimin e nivelit tė kontrabandės sė kėtij produkti, ka ardhur edhe reagimi i ndėrkombėtarėve mbi kėtė ēėshtje. Shefi i zyrės EU-CAFAO-ALBANIA, Vito Malanga, ka pranuar pėr gazetėn faktin e ekzistencės sė kontrabandės sė cigareve nė kufirin shqiptar me vendet fqinjė. Sipas tij, ėshtė konstatuar jo vetėm prej misionit qė ai drejton, por edhe prej vetė doganave shqiptare, ekzistenca e kontrabandės, e cila bėhet kryesisht me vendet e rajonit duke parė dhe nivelin e lartė tė konsumit tė duhanit nė Shqipėri. Ai e ka vėnė theksin sidomos nė rezultatet mė tė fundit tė raportuara prej doganave shqiptare, ku sipas tij ėshtė bėrė njė punė e mirė nė zhdoganimet sidomos me mallrat e akcizės. Por, gjithsesi, edhe pėr pėrfaqėsuesit e EU-CAFAO-ALBANIA mbetet shqetėsues niveli i lartė i kontrabandės, e cila shihet jo vetėm nga rastet e kapura nga policia, por edhe nga sasia e cigareve pa pullė qė qarkullojnė nė tregun shqiptar. Pėr kėtė, shefi i EU-CAFAO, Malanga, ka vlerėsuar punėn e deritanishme tė bėrė nga Doganat Shqiptare dhe krerėt e saj nė luftėn kundėr krimit ekonomik dhe kontrabandės, pėr tė cilėn ai ka thėnė se “po kryhet me ritme mė korrekte edhe falė sistemit informatik tė montuar nė pikat doganore”. Megjithatė, mosrėnia e nivelit tė kontrabandės, gjė qė ėshtė theksuar edhe nė mjaft raste nė shtypin shqiptar, pėr ekspertėt ndėrkombėtarė qė punojnė nė monitorimin e Doganave Shqiptare pėrbėn njė precedent, i cili nuk duhet toleruar por nė tė kundėrt kėrkon njė angazhim serioz nga i gjithė shteti shqiptar.

    Kohėt e fundit ėshtė vėnė re njė shtim i kontrabandės sė cigareve, kryesisht nga kufiri me Kosovėn, Malin e Zi, por edhe me Greqinė. Njėkohėsisht kemi edhe njė ulje tė sasisė sė zhdoganimeve pėr mallrat e akcizės, kryesisht tė cigareve, pėr muajt e fundit. Si e konsideroni kėtė bilanc qė favorizon kontrabandėn?

    Keni vendosur pikėrisht “gishtin nė plagė”. Ėshtė i vėrtetė njė fakt i tillė dhe ky pėrbėn argumentin mė tė fortė, pėr tė cilin shoh se mediat janė nė dijeni tė fakteve. Por edhe pse kjo gjė mendoja se pėrbėnte njė sekret tė punės sonė, gjithsesi nuk mė vjen keq. Ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn ne jemi mbledhur edhe gjatė ditėve tė fundit me pėrfaqėsues tė qeverisė suaj, me pėrfaqėsues tė tatimeve, doganave dhe tė policisė kufitare, ku kemi diskutuar pikėrisht kėtė problem. Nė tė njėjtėn kohė mund t’ju them se kemi kėrkuar edhe mbėshtetjen e shėrbimeve inteligjente si atyre shqiptare, por edhe tė vendeve tė rajonit, pėrfshi kėtu edhe tė Italisė. E kemi bėrė kėtė edhe sepse kemi patur informacione qė kėto vende mund tė jenė vendnisjet e kėtij lloj malli pėr nė Shqipėri. Ju sapo mė pėrmendėt nė pyetjen tuaj disa vende qė unė ua konfirmoj se janė vende ku bėhet njė kontrabandė e tillė, por qė nuk sjell sasinė mė tė madhe tė cigareve nė Shqipėri. Nga kėto vende (Kosova dhe Mali i Zi) mund t’ju them se hyn vetėm njė pjesė e vogėl e cigareve kontrabandė, gjė qė ėshtė pasqyruar edhe nė media. Gjithashtu, po ju rrėfej se nga Kosova dhe Mali i Zi hyn pėr nė drejtim tė Shqipėrisė njė sasi cigaresh qė mund tė konsiderohet edhe si e papėrfillshme nė raport me atė qė hyn nė fakt nga Greqia dhe Maqedonia. Ato qė hyjnė nga veriu i Shqipėrisė janė sasi tė vogla qė u pėrkasin kontrabandistėve udhėtarė ose tregtarė tė vegjėl, me sasi minimale ose me disa kuti kartoni tė fshehura nėpėr makina. Megjithatė, ato sjellin prishje ekuilibrash pėr tregun vendas. Por unė do tė qėndroja te fakti shqetėsues qė pjesa mė e madhe e kontrabandės po bėhet aktualisht nga kufijtė tuaj tė jugut dhe juglindjes, nėpėrmjet mjeteve si kamionė ose autobusė, por edhe nėpėrmjet anijeve qė ankorohen ose jo nė portet tuaja. Pra, unė them se duhet tė kthejmė sytė nga Greqia dhe Maqedonia, aty ku po futet sasia mė e madhe e paketave kontrabandė.

    Ēfarė po bėni pėr ta shmangur kėtė?

    Ėshtė disi e vėshtirė, por jemi duke u lidhur me shtetet fqinje dhe me vendet europiane pėr kėtė qėllim. Jemi lidhur me shėrbimet e Greqisė, por edhe tė Italisė, prej tė cilave kemi marrė informacione tė volitshme dhe po punojmė mbi to. Informacione mjaft tė detajuara po i pėrdorim dhe kemi vėnė nė dijeni edhe doganat shqiptare dhe krerėt e qeverisė shqiptare pėr faktin qė nė njė farė mėnyre janė treguar aktivė pėr ta rregulluar kėtė problem. Megjithatė, neve nuk na kanė kaluar pa na rėnė nė sy statistikat qė ju iu referoheni, ku kemi konstatuar shifra jo tė kėnaqshme zhdoganimesh. Nė lidhje me kėtė kemi kėrkuar mė shumė shpjegime dhe nė tė njėjtėn kohė kemi sinjalizuar edhe autoritetet shqiptare pėr artikuj tė ndryshėm si pėr shembull, cigare tė markės “Karelia” shumė tė pėrdorura nė Shqipėri, tė cilat qarkullojnė tė tregjet tuaja pa pulla fiskale, pra qė nuk i janė nėnshtruar taksės sė akcizės. Ne jemi koshientė pėr kėtė problem dhe shpresojmė qė nė tė njėjtėn mėnyrė tė jenė edhe autoritetet tuaja shtetėrore, edhe pse mund tė them se hetimet janė akoma duke u zhvilluar. Pėr kėtė, unė shpresoj qė nė kėtė xhiro kontrabande tė mos jenė tė pėrfshirė edhe kėsaj here autoritete tė larta shtetėrore ose zyrtarė doganash si nė tė kaluarėn, megjithatė nuk e pėrjashtojmė njė mundėsi tė tillė. Gjithsesi, pėr njė gjė tė tillė po mbledhim informacione ekstra dhe po ndėrmarrim hetime tepėr delikate, ku nė rast tė konstatimeve do tė vėmė nė dijeni pėr kėtė autoritetet tona mbikėqyrėse, por edhe ato mė tė larta tė Bashkimit Europian, si dhe do tė propozojmė edhe masa sanksionesh tė forta.

    Nga investigimet mė tė fundit tė “Albania”-s janė parė nė treg edhe te grosistė tė ndryshėm sasi tė mėdha paketash tė ndryshme pa pullėn e akcizės. A mendoni se kėto sasi tė mėdha vijnė tė organizuara edhe nėpėrmjet kamionėve tė mėdhenj?

    Apsolutisht po. Pėr kėtė ne jemi plotėsisht tė sigurt. Kjo pasi sasia e cigareve qė konsumohet nė tregun shqiptar ėshtė padyshim mjaft e madhe dhe nuk mund tė mendohet qė tregu tė ngopet vetėm nga ato sasi modeste qė janė zhdoganuar kohėt e fundit. Kėtė mund ta themi me qartėsinė mė tė madhe, pasi dihet qė sasia e duhanit qė pihet dhe e duhanpirėsve kėtu konsiderohet nga mė tė mėdhatė nė rajon. Me kėto ritme ėshtė dhe kontrabanda. Por unė po jua pėrsėris se puna qė ne po bėjmė pėr ta ndalur kėtė ėshtė mjaft e madhe dhe ne po lėvizim tė gjithė pėr tė marrė rezultate. Duke u nisur dhe nga rezultatet mė tė fundit, unė pėrjashtoj faktin se kjo punė mund tė jetė thjesht dhe vetėm punė diletantėsh ose njerėzish tė paorganizuar, ashtu sikundėr nuk dua tė mendoj se pas shpatullave tona kėtė e organizojnė njerėz me pushtet apo funksione brenda doganave apo edhe mė lart. Pėr kėtė, ne po bėjmė njė punė mjaft delikate duke mbikėqyrur jo vetėm pika tė caktuara doganore, por edhe elementė tė caktuar brenda tyre. Por, fatkeqėsisht, konstatoj se tashmė kėto cigare kontrabandė janė hedhur brenda tregut shqiptar dhe po konsumohen mjaft. Nga ana tjetėr, kontrabandistėt qė janė tė organizuar hedhin nė popullatė edhe opinionin se cigaret kontrabandė, pra pa pullėn e akcizės, janė mė tė mira duke i shitur edhe mė shtrenjtė. Unė dua tė them jo. Janė mė tė kėqija, tė pasigurta dhe vrasin mė shpejt.

    Cili do tė jetė reagimi juaj, pra i CAFAO-ALBANIA-s, nė rast se konstatohen shkelje ose nė rast se korrupsioni me cigaret kap nivelet mė tė larta brenda Doganave Shqiptare?

    Ne nuk qėndrojmė indiferent apo duarkryq kur vihemi nė dijeni pėr raste tė ndryshme kontrabande apo korrupsioni nė sistemin doganor shqiptar. Ne gjithmonė ndėrhyjmė si edhe nė rastin kur u vumė nė dijeni pėr kontrabandėn e cigareve. Kjo veprimtari ishte pėr ne mjaft e qartė dhe pėr kėtė ne u vumė menjėherė nė aksion si njė pjesė aktive e sistemit doganor. Pėr kėtė ne vumė nė dijeni edhe krerėt e administratės doganore shqiptare, si dhe u sugjeruam atyre se si duhet tė veprojnė. Nė tė njėjtėn kohė, ne menjėherė vumė nė dijeni edhe autoritetet mė tė larta tė Bashkimit Europian. Kėtė e bėmė si pėr vendin tuaj duke iu drejtuar Delegacionit Europian dhe zyrės sė ambasadorit Rohan, po kėshtu edhe Komunitetit Europian dhe zyrės sonė nė Paris. Kėtė e bėmė pasi jemi tė detyruar tė informojmė pėr ēdo muaj mbi aktivitetet e ndryshme qė zhvillohen, si dhe pėr tė vėnė nė dukje tė metat apo problemet qė ekzistojnė nė sistemin e vendit tuaj.

    Nė Shqipėri ekziston mendimi se “ata qė punojnė nė dogana janė patjetėr tė korruptuar ose janė atje pėr tė bėrė para”, cili do tė ishte mendimi juaj pėr kėtė?

    Po, kėtė e kam dėgjuar dhe ėshtė njė mendim shumė i pėrhapur te tė gjithė nė vendin tuaj. E dėgjoj te policia, e dėgjoj te tė huajt, e dėgjoj nė media, pra kudo. Por nuk mendoj se kjo mund tė jetė apsolutisht e vėrtetė, pasi nė mjaft raste bėhen tė ashtuquajturat “tam-tame” pėr tė bėrė vetėm zhurmė dhe sensacione. Edhe pse ėshtė ky “besim” popullor, pėr kėtė nuk mund tė akuzohen persona tė caktuar pa prova. Por unė nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė mund tė ketė edhe elementė tė tillė, edhe pse duhet thėnė se situata nė dogana ėshtė pėrmirėsuar mjaft. Kėtė ndryshim e kam parė qė nė kohėn kur unė kam punuar kėtu si njė ekspert i thjeshtė, por situata ka ndryshuar edhe mė tej me vėnien nė pėrdorim tė sistemit informatik “ASIKUDA”, qė ka informatizuar doganat shqiptare. Kjo ka shndėrruar komplet punėn tani nė dogana, ku puna e njė doganieri ėshtė bėrė mė e sigurt dhe mė e kontrollueshme. Nė kėtė mėnyrė ėshtė ulur ndjeshėm edhe mundėsia qė doganierėt tė bėjnė korrupsion, kjo pasi njė pjesė e madhe e mallrave dhe kamionėve qė kalojnė nė dogana tani kontrollohen nga ky sistem kompjuterik dhe jo mė nga individėt. Kontrollet i kemi evidentuar edhe nėpėrmjet ekspertėve tanė tė CAFAO-s nė doganat shqiptare ku vetėm gjatė kohėve tė fundit kemi bėrė rreth 200 inspektime tė tilla. Por njė gjė tė tillė nuk mund ta them pėr disa vite mė pare, kur doganat kishin nė dorė fuqi tė mėdha dhe nė tė njėjtėn kohė toleronin dhe njė korrupsion mė tė madh. Megjithatė, nuk mund tė pėrjashtoj mundėsinė qė shumė marifete si dikur vijojnė tė bėhen edhe sot, edhe pse me njė ritėm mė tė zvogėluar.

    Si i konsideroni raportet mė tė fundit zyrtare tė dala nga Doganat Shqiptare nė lidhje me njė numėr tė lartė shkarkimesh nė radhėt e zyrtarėve, njė pjesė e tė cilėve edhe pėr favorizimin e korrupsionit dhe kontrabandės?


    Ėshtė e vėrtetė kjo qė ju thatė. Por unė shoh qė nė doganat shqiptare tani po lėvizet disi pėr tė eliminuar personat e njollosur me korrupsion apo ata qė favorizojnė kontrabandėn duke pėrfituar nga detyra. Nga faktet qė unė kam di qė vitin e kaluar u lėvizėn rreth 75-80 pėr qind e tė gjithė personelit nga administrata doganore, ēka kishte tė bėnte pikėrisht me faktin se njė pjesė ishin tė akuzuar edhe mė parė si favorizues tė korrupsionit dhe kontrabandės. Duke parė qė motivacioni i pjesės mė tė madhe tė tė shkarkuarve ishte pėr korrupsion, atėherė mund tė besojmė pėr njė vullnet tė mirė tė krerėve tė doganave, por edhe pėr njė prerje tė fijeve tė atyre qė kanė patur lidhje me kontrabandėn dhe krimin ekonomik. Kėtė gjė ne e kemi monitoruar dhe kemi konstatuar se janė bėrė mjaft hapa pozitive.



    Cili ėshtė aktiviteti i EU-CAFAO-ALBANIA

    Aspekti operativ i EU-CAFAO-ALBANIA nė Shqipėri ėshtė: “I lindur rreth 10 vjet mė pare, pra nė 1997-n, si njė institucion i njė aksioni asistence europine pranė qeverisė shqiptare, CAFAO ka modifikuar aktivitetin e tij kėtu gjatė viteve nė vazhdim duke u marrė edhe me sektorin financiar shqiptar dhe kryesisht me atė tė tatim-taksave. Aktualisht kjo strukturė ka nė shėrbim rreth 40 persona dhe rreth 20 ekspertė ndėrkombėtarė. Kjo tashmė ėshtė kthyer nė njė veprim dhėnieje asistence nė kuadrin qeveritar dhe fiscal, por qė ndahet nga ai qė ka qenė njė aksion operativ qė zhvillonte CAFAO gjatė kohės kur e drejtonte dr. Natalia, ku i referohemi viteve tė para 1997-1998 deri nė 2003-shin. Por qėllimi ynė u modifikua pasi kėshtu e kėrkoi Bashkimi Europian. Pra EU-CAFAO jep asistencė nė disa sektorė me rėndėsi ku ndihma kėrkohet sidomos nga qeveria shqiptare ose nga administrata doganore shqiptare. Lidhur me kėtė, EU-CAFAO propozon sektorė tė rinj dhe i referohet nė vazhdimėsi Bashkimit Europian dhe zyrės superiore nė Paris, duke njoftuar pėr progreset qė po bėn nė vijim sistemi doganor shqiptar lidhur me detyrat e ngarkuara. Kjo do tė shėrbejė edhe nė tė ardhmen kur ky institucion do tė largohet nga Shqipėria kur ajo tė jetė pjesė e BE-sė dhe kur institucionet e saj tė kontrollojnė sigurinė e produkteve qė do tė hyjnė nė territorin e BE-sė”.


    30 Qershor 2007-gazeta albania

  2. #582
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Greqia legalizon 250 mijė minoritarė


    Lajmi mė i fundit pėr afrimin e datės sė dhėnies tė sė drejtės sė votimit pėr tė gjithė minoritarėt me banim ose jo nė Greqi, qė do tė thotė fitimi automatik prej tyre i pasaportės greke, tregon mė sė miri dy arsyet kryesore tė “nxitimit” tė Karamanlisit pėr t’i pagėzuar grekė edhe me “vulė” kėta tė fundit: Arsyeja e parė ėshtė shpresa e tij nė votėn e tyre pėr tė rimarrė pushtetin aq shumė tė diskutuar sė fundi kur “frymėmarrja” e PASOK-ut po ndihet pėrherė e mė pranė. Arsyeja e dytė ėshtė shpallja tanimė edhe zyrtarisht nga ana e diplomacisė greke e ekzistencės sė njė numri tė konsiderueshėm tė minoritetit grek nė Shqipėri. Ndonėse nė pamje tė parė duket se arsyeja e parė ėshtė ndoshta edhe mė e forta, kryesorja qė e detyroi kryeministrin grek tė marrė njė vendim tė tillė, rritja artificiale e qytetarėve me kombėsi greke nė Shqipėri ndoshta ėshtė edhe mė e rėndėsishme pėr tė nė njė moment kur me sa duket edhe opozita greke po pajtohet nė heshtje me vendimin e Karamanlisit, edhe pse ai mund t’i kushtojė rikthimin nė pushtetin e humbur tre vjet mė parė. Historikisht minoriteti grek nė Shqipėri nuk e ka kaluar kurrė numrin e 60 mijė vetave, por, me sa duket, ky numėr nuk i ka mjaftuar Athinės zyrtare, e cila kėrkon tanimė ta rrisė artificialisht minoritetin grek nė Shqipėri pėr arsye qė dihen mirė. Gjithsesi, ėshtė ende shpejt pėr tė nxjerrė pėrfundime pėrderisa projektligji nuk ka arritur ende nė Parlamentin Grek, por kur ai tė marrė formėn e ligjit, i takon pastaj diplomacisė shqiptare pėr tė reaguar ndaj “lojėrave” tė kolegėve tė tyre jugorė, tė njohur tanimė historikisht pėr “lėshime kuajsh” qė rrėzojnė brenda njė nate atė ēka nuk mund ta rrėzonte shpata pėr vite me radhė…



    12 Korrik 2007-gazeta albania

  3. #583
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Une se marr vesh pse ankohen kur i rreh pa arsye policia greke. Llogarit sikur polici grek te bente dashuri me ta (edhe kete e kane bere po pak me rralle)....
    BARAT


    ----------------------------------------------------------------------------------------------------

    Grekėt ndalojnė dhe keqtrajtojnė shoferin shqiptar


    Altin Petro

    Athinė - Ndalohet nga policia me makinėn e tij pa asnjė shkak, shoqėrohet nė postėn e policisė, ku dhe dhunohet fizikisht shqiptari.
    Rikthehet edhe njė herė problemi aq shqetėsues i dhunės policore pa asnjė shkak ndaj emigrantėve tė huaj nė Greqi.
    Njė i ri shqiptar, i cili ka hapur tanimė proces gjyqėsor ndaj dy policėve, ėshtė ndaluar ditėn e diel nė fshatin Ierriso tė Selanikut nė veri tė Greqisė.
    Sipas dėshmisė sė tij, tek udhėtonte me makinėn e tij, tė dielėn pasdite ėshtė ndaluar nga dy punonjės policie pėr kontroll. Pa asnjė shkak, vetėm kur kanė parė se patenta e tij ishte shqiptare, ai ėshtė arrestuar dhe ėshtė shoqėruar pėr nė rajonin e policisė. Sipas 23–vjetarit, tė gjithė policėt e ndodhur nė rajon e kanė goditur dhe ofenduar, ndėrsa njė tjetėr polic i ka kėrkuar tė holla nė shkėmbim tė lirisė. Shqiptari i shtruar tanimė nė Spitalin e Poligjėroses nė gjendje tė rėndė shėndetėsore, ka kėrkuar ndjekje penale ndaj dy policėve. Tashmė, pėr kėtė ēėshtje ka filluar njė hetim i hollėsishėm nga Zyra Qendrore e Policisė sė Maqedonisė Qendrore. Ngjarja nė fjalė, ka shtuar edhe mė shumė shqetėsimin e shqiptarėve qė rrojnė e punojnė nė Greqi, pėr problemin e patentave shqiptare. Prej kohėsh nga tė dyja shtetet nuk po jepet njė vendim i prerė pėr vlefshmėrinė e patentave shqiptare nė Greqi. Sipas drejtuesve tė lartė nė Policinė Greke tė Qarkullimit, patentat shqiptare, pėr faktin se vendi ynė nuk ėshtė bėrė ende anėtar me tė drejta tė plota i BE, nuk janė tė vlefshme nė vendin fqinj, e si rrjedhojė, tė gjithė shtetasit shqiptarė duhet tė pajisen me patenta greke. Pra, me pak fjalė, edhe 1000 euro tė tjera pėr person tė derdhura nė arkat e buxhetit grek nga emigrantėt shqiptarė. Por, ajo qė tė tėrheq vėmendjen nė kėtė rast ėshtė rreptėsia e tepruar qė tregojnė shumė herė efektivat e policisė greke me emigrantėt shqiptarė, nė ndryshim me emigrantėt e tjerė. Kanė qenė jo tė pakta rastet kur kėta tė fundit janė ndaluar e janė gjobitur me shumėn minimale pėr mungesė patente (16 euro), ndėrkohė qė pėr shqiptarėt kjo shumė shkon mbi 65 euro si dhe ndjekje penale, e nė qoftė se deri nė ditėn e zhvillimit tė gjyqit emigranti nuk ėshtė pajisur me patentė greke, dėnimin mund tė kthehet edhe me burg ose dėbim nga Greqia. Pra, megjithėse janė tė shumtė emigrantėt e pajisur me patentė shqiptare prej mė shumė se 10-15 vjetėve, ata janė tė detyruar tė kalojnė nė prova teorike e praktike tė njėjta me njė 18–vjeēar qė merr sot pėr herė tė parė patentė. Gjithsesi, ajo ēka ėshtė mė shqetėsuesja nė kėtė problem ėshtė fakti qė paligjshmėrinė e patentave shqiptare shteti grek e cilėson menjėherė si ēėshtje penale, ndėrsa shkeljet e rėnda tė tė drejtave tė njeriut nga ana e tij nė dhėnien e lejeve tė qėndrimit pėr emigrantėt nė momentin qė ėshtė i vetmi shtet-anėtar i BE-sė, qė kėrkon shuma tė tilla tė hollash pėr pajisjen me to, i quan tejet tė ligjshme. Si mund tė pajiset njė shtetas shqiptar me njė patentė greke kur atij nuk i ėshtė dhėnė e drejta e qėndrimit tė pėrhershėm nė Greqi? Po sikur njė moment, pėr njė arsye ose njė tjetėr, nuk mund tė merret mė leje-qėndrimi, ēfarė ta bėjė kėtė dokument? Nė Shqipėri ajo nuk ėshtė e vlefshme nė qoftė se personi vendos qėndrimin e pėrhershėm atje, pra nė kėtė rast emigrantit i bie tė zgjedhė: ose tė jetojė nė Greqi pa leje-qėndrimi, por me patentė greke, ose tė emigrojė nė njė vend tjetėr tė BE-sė, ku dokumenti i shtetit grek, si vend anėtar i BE-sė, ėshtė i vlefshėm. E si zakonisht nė raste tė tilla, qeveria shqiptare, ndonėse e bazuar tėrėsisht nė djersėn e gjakun e emigrantėve, hesht ose mė saktė, hesht sepse ėshtė tėrėsisht e paaftė tė kėrkojė tė drejta tė tilla tė ligjshme pėr qytetarėt e saj jashtė vendit, tė cilėt, pėr fat tė keq, duhet se janė pėrfshirė prej kohėsh nė listėn e tė harruarve...


    22 Maj 2007-gazeta albania

  4. #584
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Dita
    Degjova dje intervisten me prof. Delvinen qe e kishe sjelle disa postime me perpara BARAT. Tek pjesa e dyte profesori tregon si fakt qe znj.Hillary Clinton e ka ngritur si teme ne Kongresin Amerikan ceshtjen e Camerise dhe se ka patur me kete rast debat per kete. Kerkova ne vazhdim ne internet, po mberrita tek ca njoftime gazetash nga 2002 qe benin me dije vec kete gje, qe ka pasur nje debat, por jo me shume. Ke ndonje material te shkruar nga ky debat? Flm.

    Ky do te jete lajmi qe eshte dhene dhe qe ke gjetur dhe ti, por aty citohet edhe emri i debatuesit. Mbase gjej me vone ndonje gje me me te zgjeruar ne lidhje me kete ceshtje, por sidoqofte nuk eshte disinformim, sepse ka ndodhur realisht nje perplasje e tile mendimesh
    BARAT

    -----------


    Kongresi amerikan debaton me greket ceshtjen Came

    "Ceshtja Came eshte karte e shtetit shqiptar sa here qe tensionohet situata me Greqine", ka qene justifikimi mbrojtes i zedhenesit te Helsinkit grek, Panajot Dimitras gjate nje debati te Kongresit amerikan mbi ceshtjen came, te kerkuar nga Hillary Clinton. Sipas njerit prej televizioneve, "Top Channel", Dimitras ka deklaruar se nje nga arsyet qe Athina mban nje te ashtuquajtur gjendje lufte me Tiranen, eshte per te menjanuar qe keto ceshtje t'i nenshtrohen Gjykates. Duke shfrytezuar faktin qe ne kufirin mes dy vendeve prej me shume se 6 ditesh eshte bllokuar kalimi i shtetasve shqiptare, edhe pse te pajisur me leje te rregullta, per shkak te veshtiresive te nxjerra nga autoritetet greke, zyrtari grek ka kembengulur se zyrtaret shqiptare po shfrytezojne situaten. "Ne muajt e mjaltit kjo ceshtje harrohet, ndersa sa here acarohet situata qeveria shqiptare kujtohet te nxjerre nga menga asin cam" ka pohuar sipas te njejtit burim. Ai kishte dhene pak informacione rreth problemit duke argumentuar se informimi i tyre rreth kesaj ceshtjeje ishte i paket, pasi sipas nuk kishte nje shoqate qe te mbronte te drejtat e cameve. Keshilltari i Komisionit Amerikan te Helsinkit ne Kongres, Chadwik Gore, ka deklaruar se "Athina nuk i ka kushtuar aspak vemendje ceshtjes came". "Eksperienca me kete grup etnik eshte unike me debimin e tyre ne vitet '40 dhe pamundesine e e tyre ne rikthimin e tyre ne Greqi dhe te drejten e rikthimit te pronave" ka thene keshilltari. Sipas grekeve, Ceshtja Came, eshte pare si nje ceshtje e nacionalizmave dhe jo si e te drejtave te njeriut.


    Korrieri, 08/25/2002

  5. #585
    Nje ballafaqim ne studion televizive mbi qendrimet shqiptaro-greke.

    http://video.google.ca/videoplay?doc...13930620693173

  6. #586
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po, kete artikull kisha gjetur dhe une BARAT. Nga kerkimi ne google une s'po gjej gje me shume, por nese gjen ti, te lutem sille ne kete teme. Flm.

  7. #587
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Interviste me Mentor Nazarko

    Borxhet qė fshihen nė sirtarėt e Greqisė


    Alda Bardhyli

    Lufta nuk ėshtė njė marrėdhėnie e njė njeriu me njė tjetėr, por e njė shteti, kundrejt njė shteti tjetėr, nė tė cilėn njerėzit janė armiq rastėsisht dhe jo si njerėz apo si qytetarė, por si ushtarė. Shtetet mund tė kenė armiq vetėm shtetet, posaqė nuk mund tė ketė njė marrėdhėnie tė vėrtetė midis gjėrash tė natyrave tė ndryshme". Rouseau i shpjegon kėshtu konfliktet mes shteteve tė ndryshme, duke u rrekur tė rrėfejė filozofinė e tė gjitha lėvizjeve qė sjellin pasoja negative nė tė tashmen... Por, ndėrsa kjo ėshtė thjesht njė fjali nga mijėra tė tilla, qė mund t‘i gjejmė nė tė gjitha studimet apo librat historikė tė vendeve tė ndryshme, ajo qė sot pėrjeton Ballkani duket se i ka rrėnjėt pikėrisht tek e shkuara. Vite pas ngjarjeve tė mėdha me pasoja pėr shumė vende, shtetet qė mbajtėn nė kurriz kėto pasoja nuk kanė mundur tė bėjnė kompromise me tė shkuarėn, apo qoftė ta shėrojnė atė... Historia e ēamėve tė Shqipėrisė ėshtė njė histori e ngjizur fort me tė kaluarėn, ku rikthimi nė tė, jo vetėm nga dy shtetet qė mbartin kėtė konflikt tė vjetėr, por dhe nga historianėt apo studiuesit sa vjen e bėhet mė e vėshtirė. Mentor Nazarko, njė emėr i njohur nė publicistikėn shqiptare, u gjend nė kėtė pjesė ende tė lėnduar tė historisė shqiptare, teksa ndėrtonte njė ese kėrkimore, tė cilėn e paraqiti pėr herė tė parė nė Universitetin e Perugias. Nė studimin e tij fillestar ai u udhėhoq nga ekspertė tė njohur italianė, si dhe profesoresha Paola Anna Pillitu. Por, ashtu si ai rrėfen, faktet mė tė mira i ka gjetur nga hulumtimet e studiuesve grekė.

    Sigurisht qė moria e fakteve qė dilnin gjatė kėtij kėrkimi, e bėnė tė mos e shmangte dot natyrėn e tij prej hulumtuesi, duke vazhduar tė ecte nė tunelin e errėt tė kėsaj historie pėr tė dalė prej aty me fakte tė reja.

    Teksa nė Shqipėri kjo ēėshtje ēdo ditė e mė shumė kėrkon t‘i rikthejė vėmendjen qeverisė pėr tė proceduar pėr zgjedhje, Nazarko nxjerr nga arkivat e tij disavjeēare tė gjitha materialet pėr t‘i sjellė nė njė libėr. "Lufta e fundit", libri, botim i Universitetit Evropian tė Tiranės, ka vetėm pak javė qė ka dalė nė libraritė tona dhe duket se ka njė shitje tė konsiderueshme. Ky libėr kėrkon ta trajtojė kryesisht nė planin juridik ēėshtjen e pasurive tė shqiptarėve nė Greqi dhe kėtu ėshtė e reja kryesore e tij. Ai pėrfaqėson kėshtu njė tekst tipik tė njė avokati, qė nė njė gjyq ndėrkombėtar do tė pretendonte rikthimin e pronave tė shqiptarėve nė Greqi te tė zotėt... I ndjeshėm dhe i saktė nė ēdo perceptim tė kėsaj historie, Nazarko kėrkon tė rrėfejė gjithēka duke iu referuar jo vetėm historisė, por edhe fakteve. Pėr analistin, tashmė ka ardhur koha pėr tė mos qenė inferior ndaj kėsaj ēėshtjeje, por ai jep njė udhėzues ndihmės pėr politikėn shqiptare, qė tė dijė tė kėrkojė borxhet qė na kanė dhe jo vetėm tė lypė borxhet e pėrdorura keq. Ashtu siē thotė edhe gazetari i njohur grek, Tasos Teloglu, "borxhin e madh qė mbetet dhe pėr pak kohė nė sirtar, nuk keni ditur ta kėrkoni". Prekja e problemeve tė tilla delikate mes dy vendeve vjen nė njė formė tė analizuar me kujdes, duke ofruar pas ēdo shpjegimi dhe zgjedhjen. Nė morinė e librave tė botuar pėr kėtė ēėshtje, botimi i Nazarkos merr njė tjetėr pėrmasė, pikėrisht pėr mprehtėsinė e trajtimit tė ēėshtjes nė tė gjitha aspektet, duke iu referuar jo vetėm historisė dhe fakteve, por duke rrėmuar edhe nė mendimin e historianėve grekė...

    Nazarko ka prekur thelbin e njė ēėshtjeje, duke rrėfyer nė njė farė mėnyre se nuk ėshtė asnjėherė vonė pėr t‘i dhėnė fund njė kapitulli tė errėt nė historinė e dy vendeve dhe qė bashkėjetesa nė tė ardhmen mund tė jetė mė e mirė nėse mbyllen hesapet e sė shkuarės...



    Ka pak kohė qė keni botuar njė libėr mbi pronat e shqiptarėve nė Greqi. Mund tė na rrėfeni diēka mė tepėr pėr kėtė hulumtim tuajin pėr tė sjellė dhe njėherė nė vėmendje njė nga ēėshtjet mė tė ndėrlikuara mes Greqisė dhe Shqipėrisė?


    Ky libėr ėshtė njė kėrkim mbi problemin mė tė madh qė mendoj unė se shqetėson marrėdhėniet shqiptaro-greke: problemi i pasurive tė shqiptarėve nė Greqi.
    Ky problem ėshtė krijuar mė sė shumti si pasojė e ndarjes sė Perandorisė Otomane, kalimit tė njė pjese tė madhe tė tokave dhe shtetasve shqiptarė nė Greqi, toka qė iu nėnshtruan konfiskimit, sekuestrimit apo kompensimit tė papėrfillshėm. Problemi nė fjalė
    ėshtė thelluar mė shumė, si pasojė e konfliktit tė dytė botėror, ku midis Italisė dhe Greqisė pati njė konflikt luftarak, pati gjendje lufte dhe ku u implikua edhe Shqipėria. Si pasojė e kėsaj gjendjeje, pasuri tė rėndėsishme tė shqiptarėve u vendosėn nė sekuestro konservative (nė njė masė ruajtje tė pėrkohshme, e cila do tė duhej tė mbaronte me mbarimin e luftės). Kjo gjė nuk ka ndodhur: kėto pasuri gjenden ende nėn zotėrimin e privatėve dhe tė shtetit grek. Vlera e tyre ėshtė e madhe, rreth disa miliarda euro. Dhe libri tenton tė ndriēojė fatin e kėtyre pasurive dhe perspektivat e zgjedhjes sė kėtij problemi.


    Tentoni tė shpjegoni njė ēėshtje, e cila ka vite qė ka ndodhur dhe ku nė tė dyja anėt e kufirit ka njė realitet politik, qė kėrkon ta shmangė kėtė. A nuk ėshtė disi e vėshtirė tė rimarrėsh faktet historike?


    Kėto nuk janė thjesht fakte historike, por brenda tyre implikohen tė drejta pasurore. Ka manipulime tė mėdha historike tė grekėve, qė me shumė gjasa janė tė pakthyeshme, por me tė drejtat pasurore ėshtė diēka krejt tjetėr. E drejta pasurore ka njė veti, ėshtė e pėrjetshme. Nė kėtė kuptim dhe shpresa pėr t‘i marrė, pėr t‘u kompensuar, pėr ta nuk vdes kurrė, megjithėse koha e vėshtirėson procesin e zgjidhjes. Ndėrkohė qė nuk duhet tė mohojmė qė ka pasur pėrpjekje pėr t‘i marrė ato, me gjithė vullnetin e palės greke pėr t‘i vėnė njė kapak tė madh problemit tė pasurive. Si ju thashė, problemet e trashėguara me pasuritė shqiptare janė tė disa periudhave tė ndryshme dhe nė periudha tė ndryshme ka
    pasur qasje tė ndryshme pėr zgjidhjen e tyre. Mund t‘ju them se edhe nė kohėn e Zogut ky ishte njė problem i madh. Me njė lloj keqardhjeje e pranoj se qeveria e Zogut bėri shumė mė shumė sesa qeveritė e sotme shqiptare. E ngriti kėtė problem nė Lidhjen e Kombeve. E dyta nuk pranoi kompensime tė pjesshme tė kėtyre pasurive qė ishin konfiskuar deri atėherė, pra deri nė 1939-ėn. Dhe ajo ēfarė ėshtė mė e rėndėsishmja (pėr tė bėrė njė paralelizėm mė tė plotė historik) ėshtė fakti se qeveria e Zogut nuk pranoi kompensimin e plotė tė kėtyre pasurive nė kėmbim tė dhėnies dorė tė lirė shtetit grek pėr tė emėruar kryepeshkopin e kishės autoqefale. Kurse sot situata ėshtė e kundėrta. Jo vetėm qė nuk merremi me pasuritė, por i kemi dhėnė dorė tė lirė Greqisė nė emėrimin e Kishės Autoqefale, Sinodit dhe tė gjithė hierarkisė sė kishės ortodokse. Ndėrkohė, nė kohėn e komunizmit ka pasur pėrpjekje, por tė zbehta, jo tė fuqishme, kryesisht nėpėrmjet shoqėrisė komisionere, njė shoqėri qė merrej me trajtimin e pasurive shqiptare jashtė. Dhe nė kohėt e tranzicionit kėto 17 vjet ka pasur pėrpjekje tė zbehta, gjithashtu pėr ta zgjidhur problemin, por qė nuk ka dhėnė asnjė rezultat deri nė heshtjen e plotė nė periudhėn e deritanishme. Duhet pohuar se dobėsimi i pozitės ndėrkombėtare tė Shqipėrisė me ngjarjet e vitit 1997 ka qenė njė goditje e rėndė pėr shpresat e zgjidhjes sė kėtij problemi.


    Ju e njihni mirė kėtė pjesė tė historisė. Pse asnjėherė nuk ka pasur tentativa serioze pėr ta zgjidhur kėtė ēėshtje?


    Faktori i parė qė pengon ėshtė pabarazia nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Greqia ėshtė njė shtet i fuqishėm, anėtar i Bashkimit Evropian, i NATO-s dhe qė ėshtė pozitė superioriteti ndaj Shqipėrisė. Kjo ka bėrė qė klasa jonė politike e sotme, e nėnshtruar ndaj kėtij shteti, tė mos e ngrejė problemin me forcėn e duhur. Nė disa raste janė dhėnė premtime se do tė krijohen komisione tė pėrbashkėta, qė do tė merren me ēėshtjen e pasurive, por kėto premtime nuk janė mbajtur. Pra, arsyeja e parė ėshtė pabarazia. Arsyeja e dytė ėshtė qė kjo pabarazi ėshtė thelluar mė shumė, pėr shkak se Shqipėria e humbi rėndėsinė e saj si shtet me ngjarjet e 1997-ės, kur humbi forcėn, autoritetin dhe dinjitetin nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe ky ėshtė njė konkludim, jo thjesht i imi, por edhe i ekspertėve grekė, qė intervistohen nė libėr. Ndėrkohė, po ashtu edhe pesha e marrėdhėnieve tė tjera tė vendosura midis dy vendeve, marrėdhėnieve ekonomike, depėrtimi i kapitalit grek kėtu ka bėrė qė klasa jonė politike tė jetė mė e nėnshtruar se sa do tė ishte po tė ishte nė kushte tė tjera. Sikur tė mos mjaftonin kėto qė thashė, pabarazia nė kushte ndėrkombėtare - njė shtet 10 milionėsh me njė shtet 3 milionėsh - ngjarjet e 1997-ės, ngjarje tė tjera me pasoja nė marrėdhėniet ekonomike dhe financiare midis dy vendeve kanė krijuar njė varėsi tė tillė tė Shqipėrisė ndaj Greqisė dhe e kanė bllokuar pėrkohėsisht zgjedhjen e kėsaj ēėshtjeje.

    Ju thoni pėrkohėsisht... Si e shihni tė ardhmen e kėtij problemi?

    Pėr tė kuptuar tė ardhmen e kėtij problemi do duhet qė tė bėjmė paralele historike. Dhe paralelet historike janė qoftė tė lidhura me vetė Greqinė, qoftė me vende tė tjera qė kanė probleme tė tilla tė ngjashme, tė cilat nuk janė mbyllur kurrė. Pse me grekėt? P.sh., problemi mė i rėndėsishėm me tė cilin mund tė bėhet njė lloj paralelizmi nė pikėpamje juridike, ėshtė ai qė lidhet me fatin e pasurive tė greko-qipriotėve nė pjesėn turke tė mbetur, nė atė qė sot ėshtė pjesa turke e ishullit (e pushtuar nga turqit), pėr tė cilat Greqia ngriti padi ndėrkombėtare nė Gjykatėn e Strasburgut. Fitoi. Qytetarėt greko-qipriotė, qė kishin lėnė pasurinė, pasi i kishin dėbuar me forcė nga pjesa turke, i kėrkuan kėto pasuri nė Gjykatėn e Strasburgut dhe arritėn tė fitonin kompensim. Greqia, shkaktarja e kėtij problemi, na jep modelin e zgjedhjes. Ndėrkohė, ky model i zgjedhjes nėpėrmjet Gjykatės sė Strasburgut qė unė e eksploroj nė libėr ėshtė njė model vėshtirėsisht i ndjekshėm, pasi ka shumė pronarė, - nė libėr ėshtė njė listė prej 700 pronarėsh - dhe tė arrish qė t‘i sinkronizosh pėrpjekjet e tyre individuale pėr t‘i ēuar nė njė padi ėshtė diēka e vėshtirė. Perspektiva e integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian hap mundėsi tė reja pėr zgjedhjen e kėsaj ēėshtjeje, tė lidhur me tė drejtėn e pronave qė ėshtė njė e drejtė e pėrjetshme. Mendoj se hapėsira e zgjedhjes lidhet mė sė shumti me negociatat politike dypalėshe dhe ndėrkombėtarizimin e problemit, nė kushtet kur pozita e shqiptarėve po forcohet, kujtoni vizitėn e Bushit kėtu. Ka edhe njė rrugė tė tretė, pėrveē Strasburgut dhe negociatave diplomatike, qė ėshtė paditja e Greqisė nė Gjykatėn e Hagės. Por kjo ėshtė tepėr e vėshtirė dhe s‘mund ta imagjinosh qė Shqipėria do tė ketė ndonjėherė forcėn apo jo qė tė realizojė njė operacion tė tillė juridik. Ndėrkohė, mund t‘ju them se pėrveē modelit tė qeverisė sė Zogut, qė ėshtė njė model pozitiv, kemi edhe modelin e qeverisė maqedonase, qė dėften shumė mė tepėr dinjitet nė marrėdhėniet me Greqinė. Dhe maqedonasit i kanė pėrzėnė nė fund tė luftės, por ata janė mė shumė tė organizuar, qoftė vetė shteti maqedonas, qoftė maqedonasit qė kanė mbetur atje dhe qė pretendojnė tė shpallin veten e tyre si maqedonas, edhe pse Greqia nuk e pranon ekzistencėn e minoriteteve nė tokėn e vet. Ata e kanė ndėrkombėtarizuar problemin, kanė kėrkuar rezoluta nė Kėshill tė Evropės etj. Kjo ėshtė njė ēėshtje e cila nuk do tė vdesė ndonjėherė. Sigurisht ajo qė mė nxiti mua ishte heshtja dhe heshtja e gjatė qė ekziston ndaj kėtij problemi.

    Ju keni bėrė studime mbi kėtė ēėshtje. Mund tė na tregoni se si shihet kjo ēėshtje nga studiuesit dhe historianėt grekė?

    Njė nga shtysat qė unė u mora me studimin e kėsaj ēėshtje ishte fakti se ekspertėt grekė qė janė marrė me kėtė ēėshtje (dhe unė u referohem atyre), madje njėri prej tyre ka bėrė njė studim nė 2006-ėn, e konsiderojnė kėtė si njė problem qė duhet zgjedhur domosdoshmėrisht, pasi Shqipėria do ta fitojė betejėn nėpėrmjet rrugėve diplomatike ose juridike nė gjykata ndėrkombėtare. E drejta, sipas tyre, qėndron nė krahun e shqiptarėve. Nė momentin kur ekzistojnė studime tė tilla me pėrfundime tė kėsaj natyre nga grekėt, nuk mund tė mos ekzistonin studime shqiptare pėr kėtė problem. Kjo ishte njė nga shtysat kryesore qė unė nisa tė shkruaj kėtė libėr. Nga ideja ime fillestare pėr studimet juridike vendosa tė shtoja elemente tė tjera, dokumente, kėrkime publicistike etj., pėr tė dhėnė formėn pėrfundimtare tė librit dhe pėr ta bėrė atė mė tė tretshėm.


    ----------------------------------------------------------------------------------------

    Shqiptarėt, pronarė tokash tė paluajtshme nė territorin grek

    ...Njė nga problemet e para qė i ėshtė dashur shtetit shqiptar tė pėrballojė qysh nė fillim ka qenė ai i pasurisė shqiptare nė Greqi. Shqiptarėt kanė qenė pronarė dhe tė mjaft pronave tė paluajtshme tė ndodhura nė territorin grek. Me reformėn agrare, qė bėri Greqia nė vitet ‘20, u shpronėsuan shumė shqiptarė, tė cilėt do tė shpėrbleheshin me letra me vlerė, por zhvlerėsimi i dhrahmisė bėri qė ata tė mos marrin praktikisht asgjė. Pėrveē tokave bujqėsore qė mori reforma agrare, mbetėn dhe shumė pasuri tė tjera tė paluajtshme, prona shqiptarėsh, e midis tyre 65 mijė hektarė pyje, 108 mijė hektarė kullota, mbi 300 shtėpi etj. Nė ēastin qė Italia i shpalli luftė Greqisė, kjo e fundit vuri nėn sekuestėr konservative edhe tė gjitha pasuritė shqiptare me pretekstin se Shqipėria ishte palė nė kėtė konflikt e pra ishte nė gjendje lufte. Pavarėsisht nga fakti, Shqipėria nuk kishte asnjė pėrgjegjėsi pėr kėtė luftė, sepse ajo vetė ishte e pushtuar dhe nuk kishte personalitet juridik ndėrkombėtar, Greqia nuk e ka ndryshuar kėtė qėndrim, as sot e kėsaj dite dhe pasuritė shqiptare janė ende nėn sekuestėr konservative. Megjithėse midis Shqipėrisė dhe Greqisė janė lidhur marrėdhėnie diplomatike, Greqia asnjėherė nuk ėshtė deklaruar se midis dy vendeve nuk ka ekzistuar gjendja e luftės...


    *Pjesė nga letra qė z. Agim Tartari i dėrgon mė 27 korrik 2000 ish-kryeministrit tė asaj kohe, Ilir Metės, ku e informon mbi gjendjen reale tė kėtij problemi mes Shqipėrisė dhe Greqisė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #588
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ceshtja shqiptare dhe padrejtesite e bera ndaj shqiptareve, te pasqyruara nga
    "New York Times" dhe nga gazeta te tjera te rendesishme amerikane.

    pjese te shkeputura nga libri

    Ēeshtja Shqiptare ne Analet Diplomatike Amerikane ne Vitet 1918-1945
    nga Masar Kodra
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  9. #589
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ceshtja shqiptare dhe padrejtesite e bera ndaj shqiptareve, te pasqyruara nga
    "New York Times" dhe nga gazeta te tjera te rendesishme amerikane.

    pjese te shkeputura nga libri

    Ēeshtja Shqiptare ne Analet Diplomatike Amerikane ne Vitet 1918-1945
    nga Masar Kodra
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #590
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ceshtja shqiptare dhe padrejtesite e bera ndaj shqiptareve, te pasqyruara nga
    "New York Times", gazeta te tjera te rendesishme amerikane si dhe dokumente arkivore

    pjese te shkeputura nga libri

    Ēeshtja Shqiptare ne Analet Diplomatike Amerikane ne Vitet 1918-1945
    nga Masar Kodra
    [/QUOTE]
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

Faqja 59 prej 65 FillimFillim ... 9495758596061 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •