Close
Faqja 57 prej 65 FillimFillim ... 7475556575859 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 646
  1. #561
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Si manipuluan provat dhe mbyllėn dosjen autoritet e drejtėsisė greke



    07/07/2007 - gazeta metropol

    Polici nuk u dėnua dhe nuk u largua nga detyra

    Gentjan Ēelniku, 20 vjeē, njė emigrant shqiptar u qėllua nė kokė nga arma e njė polici gjatė njė kontrolli pėr dokumente nė 21 nėntor tė vitit 2001. Ngjarja ndodhi nė njė kafene tė Athinės, kryeqytetit grek.
    Ioannis Rizopulos, polici i cili ka qėlluar Gentjanin, ėshtė akuzuar pėr “vrasje nga pakujdesia”, e cila dėnohet me pesė vjet deri burgim tė pėrjetshėm. Pavarėsisht nga serioziteti i akuzės, Rizopulos ėshtė liruar menjėherė me kusht dhe nuk ėshtė pushuar nga detyra.

    Versionet rreth incidentit janė tė ndryshme.

    Nė njė seancė pėrpara njė gjykatėsi hetues mė 23 nėntor 2001, Rizopulos ka dėshmuar se kur ka parė qė Ēelniku po fuste dorėn nė xhepin e xhaketės, ai i ėshtė afruar, dhe e ka paralajmėruar tė mos lėvizė. Viktima mė pas i ka lėvizur dorėn, duke bėrė qė pistoleta tė zbrazej.

    Kjo dėshmi ėshtė krejtėsisht e kundėrt me njė dėshmi tė dhėnė mė parė nga ai vetė, sipas tė cilės pistoleta ishte shkrehur aksidentalisht, ndėrsa ai po pėrpiqej tė vendoste nėn pranga tė riun.

    Autoritetet e policisė urdhėruan atėherė hapjen e njė hetimi, por njė raport i pėrbashkėt i Amnesty International dhe Federatės Ndėrkombėtare tė Helsinkit kritikoi mėnyrėn e kryerjes sė kėtij hetimi.

    “Gjykatėsi hetues nuk ka thirrur dėshmitarė, pėrfshirė edhe disa dėshmitarė okularė, tė cilėt kanė dhėnė dėshmitė e tyre pėr policinė gjatė hetimit paraprak, dhe si rezultat, disa fakte tė rėndėsishme kanė mbetur pa u zbardhur,” thuhej nė raport.

    Vėzhguesi grek i Helsinkit konfirmoi se hetimi autoriteteve tė drejtėsisė greke, ishte mbėshtetur kryesisht nė dėshmitė e kolegėve tė Rizopulos, tė cilėt mund tė kenė qenė tė prirur nė favor tė tij. Pėrpjekjet e policisė pėr ta paraqitur viktimėn si njė kriminel tė rrezikshėm, duket se i vėrtetojnė kėto dyshime.

    Kur prokurori publik paraqiti akuzėn e tij nė gjykatė nė korrik 2002, u tha se viktima kishte pasur njė thikė nė xhepin e xhaketės, megjithėse nuk u dhanė hollėsi tė tjera.

    Por vėzhguesi grek i Helsinkit, i cili vepronte nė emėr tė familjes sė viktimės, deklaronte atėherė se prokurorėt kishin injoruar dėshminė e Natonis Karras, njė dėshmitar okular, i cili ka kaluar pranė kafenesė pak momente pas vrasjes.

    Karras kishte dėshmuar se ai kishte parė njė polic, i cili kontrollonte trupin e emigrantit dhe kishte nxjerrė prej xhepit tė pasmė tė pantallonave, ose njė kėllėfi tė ngjitur pas rripit tė mesit njė thikė. Pak mė pas, ai kishte parė qė thika i ishte dorėzuar njė komandanti tė policisė. Dhe ndėrsa trupi largohej nga vendi i ngjarjes, thika ishte vendosur nė vendin ku ishte shtrirė kufoma e emigrantit shqiptar 20 vjeēar tė vrarė.

    Vetė fakti qė oficeri i policisė, i cili kishte qėlluar ndaj Ēelnikut kishte marrė pjesė nė mbledhjen e provave, dhe ka prekur thikėn nė fjalė, ėshtė njė shkelje e rėndė e procedurave.

    Njė oficer epror dėshmoi mė pas se ai e kishte qortuar Rizopulos pėr kėtė veprim, por prova e pėrmendur mė lart, duket se nuk ka qenė e rėndėsishme pėr prokurorinė publik.

    Jo vetėm kaq, por prokurori e ka zvogėluar akuzėn ndaj Rizopulos nga vrasje nga pakujdesia nė vrasje pa paramendim, bėnte tė ditur atėherė Panayote Dimitras, i vėzhguesit grek tė Helsinkit.

    “Duke pasur para sysh se si janė zhvilluar edhe rastet e mėparshme, unė dyshoj qė Ioannis Rizopoulos, nuk do tė kalojė asnjė ditė nė burg,” paralajmėronte Dimitris.

  2. #562
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    cameria-PJ 1
    Flet historiani Sherif Delvina

  3. #563
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    cameria-PJ 2
    Flet historiani Sherif Delvina

  4. #564
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Greqi-Racizmi edhe tek fėmijėt e emigrantėve


    Nga Shpėtim Zinxhirija, korespodent ne Greqi-Gazeta Ndryshe



    200.000 fėmijė, ku lindėn, u rritėn dhe u shkolluan , po pėrballen sot mė shumė se kurrė me politikėn raciste tė ushtruar nga vetė shteti, ku me pa tė drejtė mė se 25-30 vjet po shkel parimet mė elementare tė drejtės sė njeriut, jo vetėm tek emigrantėt, por mė e keqja ėshtė se ndodh edhe tek fėmijėt e emigrantėve qė kanė lindur dekada mė parė. Me kėtė strategji, ky vend me njė demokraci tė vjetėr nė historinė botėrore mund tė quhet vendi i gjakut tė pastėrė ( DNA)... Tė paligjshėm nė vėndin ku lindėn...

    Qėllimisht politika mesjetare helene me mėnyra nga mė tė papranueshme pėr njerėzimin e sotėm, po i shtyn kėta fėmijė drejt njė rrugė ilegale, pėr ti mbajtur nėn frikė e tmerr. Eshtė i vetmi vėnd i BE-sė, ku ligjet e emigracionit ndryshojnė nga java nė javė duke coroditur jo vetėm emigrantėt por mbarė Evropėn. Lidhur me kėto padrejtėsi, Greqia renditet si njė nga vėndet e fundit nė dhėnien e nėnshtetėsisė pėr fėmijėt e lindur nė kėtė vėnd, nė njė kohė ku Gjermania apo Franca u larguan nga kjo politikė e Greqisė sė sotme vite mė parė, duke i hapur rrugė tė reja emigracionit tė ligjshėm. Ngjarjet nė Francė tronditėn jo vetėm Evropėn , por edhe Greqinė. Ato nuk ishin revolta tė castit e pa shakas, por ishin pikėrisht padrejtėsitė qė politika francezė po ndiqte kundra fėmijėve tė emigrantėve tė lindur atje, tė vecuar e tė pėrcmuar. Greqia duhet ti paraprijė kėsaj tė keqe. Revolta tė tilla mund tė trokasin nesėr nė portėn e saj. Njėkohėsisht duhet tė kthejė rrugė nė politikėln e saj tė gabuar e tė marrė masat sa nuk ėshtė ende vonė. Revoltat e rinisė nė Francė ėshtė njė mėsim pėr vendet e tjera tė Evropės...

    Integrimi i tyre nė shoqėrinė vendase, nė mungese tė njė politike dhe pėrgjegjėsie...

    Prej vitesh mė ka shqetėsuar fakti se si ėshtė e mundur qė deri mė sot racizmi dhe ksenofobia ti ketė rrėnjėt nė vetė shtetin, nė tėrė mekanizmin e tij lėvizės, ku mė shumė se kushdo ky racizėm ėshtė ndjerė tek emigrantėt tė ashtuquajtur ėemigrantė tė brezit tė parė. Me kėtė veprim racor vetė shteti ka ndikuar nė rritjen e mėtejshme tė ksenofobisė dhe tė racizmit, duke paraprirė me shėmbullin e vetė nė shoqėri, duke e ėuar fatkeqėsisht kėtė vėnd qė tė jetė kampion nė BE.

    Nga ana praktike racizmi ka shkaktuar dėmė njerėzore nė marrjen e jetės sė emigrantėve, por nga ana tjetėr ai ka ndikuar nė ndarrjen e shoqėrisė vėndase me komunitetet e huaja. Sot racizmi nė Greqi shfaqet me tepėr se kurrė nė aspektin social nė dallimin e racės, kulturės, mėnyrės sė folurit, besimit fetar etj, duke i izoluar plotėsisht. Nuk janė tė paktat rastet kur nė lajmėrimet e ndryshme, si nė dhėniet e shtėpive me qera pronarėt tė mos u japin shtėpi tė huajve. Pėr tėu theksuar ėshtė se asnjė njeri i thjeshtė apo politikan nuk ka reaguar hapur, kur dihet qė populli grek njihet si njė nga popujt mė mikpritės.

    Njė nga problemet mė tė mprehta e qė kėrkon zgjidhje ėshtė brezi i fėmijėve qė lindin nė Greqi, i cili rastėsisht ėshtė lėnė nė ėharresė nga politika greke. Nė Greqi fėmija qė lind nuk ka ėertifikatė, nuk ka asnjė dokument dhe qė nė atė moment qė lind nė Greqi quhet i huaj. ėshtė njė fatkeqėsi, apo njė pakujdesi e vet shtetit qė shumė familje emigrantėsh qė pėrjetojnė kėtė problem?

    Fatkeqėsisht ky racizėm i ushtruar nga vetė shteti kundrejt njė politike tė gabuar ndihet sot edhe tek fėmijėt e emigrantėve. Fakti ėshtė se lind njė fėmijė, studion dhe kur mbaron shkollėn greke, nuk ka tė drejtė tė punojė nė shėrbimet publike shtetėrore, pasi kėtė gjė uėa ndalon me kushtetutė ligji. Nė shkollat ku mėsojnė fėmijėt e emigrantėve, akoma nuk ėshtė bėrė e mundur qė nė kėto shoqata tė marrin pjesė edhe prindėrit e tyre, nė njė kohė kur fėmijėt e emigrantėve mbeten njė shpresė e madhe kundėr ksenfobisė dhe racizmit...

    Fėmijėt e emigrantėve qė kanė lindur nė kėtė vėnd europian janė tė huaj jo vetėm pėr Greqinė, por gjithashtu tė huaj janė edhe pėr atdheun nga ku kanė ardhur prindėrit e tyre. Realisht kėta fėmijė tė ashtuquajtur ėqytetar vendasė po ndjekin mjerėrisht tė njėjtėn ėbrazdė, njėllojė si tė prindėrve tė tyre, duke u ndeshur gjithnjė e mė shumė pėrball burokratisė sė njohur shtetėrore. Sot nė arsmin publik nė Greqi fėmijėt e emigrantėve zenė afėrsisht mbi 10% tė numrit tė pėrgjithshėm nxėnėsve, ndėrsa numri i fėmijėve shqiptarė kap shifren nė 80.000.

    Qytetar pa tė drejta qytetare...

    Politika e gabuar e qeverisė po ndikon sot mbi shpatullat e fėmijėve qė tė humbasin rrugėn e ėintegrimit socialė ende pa e filluar atė. Gjithashtu qeveria aktuale me kryeministėr Karamanlis nuk po tregon donjė nteresim tė veėantė, duke mos hedhur asnjė hap pozitiv pėr ashtuquajturit ė brezi tė dytė, brezi i tė humbėrve, pasi i mungon njė vullnet i mirfilltė. Por, mbi tė gjitha kjo mungesė nė politikėn e emigracionit tregon se mund tė pėrbėjė ndoshta ndonjė njė rrezik pėr demokracinė, njė rrezik qė ndan shoqėrinė vėndase nga tė huajt. Revoltat e rinisė vitin e kaluar nė Francė ishte njė tregues jo i rastit, por njė realitet dhe njė shqetėsim pėr shumė vėnde tė Bashkimit Europian.

    Mungesa e politikės pėr emigracionin nė dėm tė emigrantėve nė pėrgjithėsi, pa dallim moshe kombi apo besimi fetar, pėrbėn nė vetvete njė veprim politik pėr kėtė emigracion, nga dhe ku varen fatet e tė qindra e mijrave familjeve emigrantė ekonomik.

    Mungesa e kėsaj politike pėr emigracionin nė Greqi ėshtė politike dhe e dėnueshme nga shoqėria pėrparimtare. Tė gjithė jemi dėshmimtarė qė pėr 17 vjet nė emigracion komuniteti shqiptar pėr krah punėtorit vėndas punoi dhe kontriboi nė ndėrtimin e kėtij vėndi, po me njė ndryshim, pasi shumė prej tyre punuan dhe o punojnė nė sistemin e njohur tė ėpunėrave tė zezaė, tė pasiguruar nga sigurimet shoqėrore (IKA), ku sot edhe pse kanė shlyer tė gjitha detyrimet pėrball shtetit jo vetėm qė nuk u njihen vitet e punės, por mbi tė gjitha mbahen nga qeveria aktuale edhe tė burgosur. Asnjė sot me gojėn plot nuk mund tė thotė se cila do tė jetė e ardhmja e fėmijėve tė emigrantėve, pasi pėr kėtė qeverisė aktuale i mungon njė studim konkret dhe njė platformė politike. Mos dhėnia e nėnshtetėsisė tė fėmijėve qė kanė lindur nė Greqi tregon qartė se qeveria vendase po u jep emigrantėve nė pėrgjithėsi njė mesazh tė gabuar dhe tė rrezikshėm. Kjo zgjidhje mė shumė se kurė ka tė bėjė me shkeljen e tė drejtės themelore tė tė drejtave tė njeriut pėr tė qenė qytetar tė atij vėndit ku lindi dhe u rrit. Sa nuk ėshtė vonė ky problem social kėrkon urgjentisht njė trajtim tė menjėhershėm me njė vizion tė qartė politik pėr tė ardhmen e fėmijėve tė emgrantėve, kėrkon njė zgjidhje tė shpejtė lidhur me nėnshtetėsinė. Mė konkretisht emigrantėve nė pėrgjithėsi u mungon statusi i emigrantit.

    Mungesa e interesimit tė kėtij problemi pėr kėta fėmijė nga qeveria aktuale Karamanlis tregon edhe njė herė qartė se fėmijėt e emigratėve nė tė ardhmen do tė jenė viktima tė punėrave tė zeza njėllojė si prindėrit e tyre. Politika e Greqisė duhet tė kuptojė se fėmijėt e emigrantėve nuk janė emigrantė, pasi ata lindėn nė Greqi dhe nuk njohėn asnjė atdhe tjetėr dhe pėr kėtė gjė ata duhen vlerėsuar dhe respektuar, pasi sot ata mbeten pa asnjė atdhe, por tė huaj ...Janė tė huaj pėr vėndin qė lindėn (Greqinė) dhe tė huaj pėr vėndin nga erdhėn prindėrit e tyre pėr Shqipėrinė. A mund tė jetė e pranueshme pėr njė shoqėri tė pėrparuar qė ligjet nė Greqi, nė shekullin e 21 tė mbajnė akoma tė izoluar emigrantėt, duke i kthyer kėta nė skllevėr tė kohės moderne?

    Nuk janė emigrantė, pasi asnjėherė nuk njohėn atdhe tjetėr...

    Emigrantėt kanė nevojė pėr tu ndihmuar nė zgjidhjen e padrejtėsive se sa pėr hipokrizi. ėshtė e qartė si dritė e diellit se nė kurriz tė emigrantėve partitė politike nė Greqi prej vitesh po luajnė me hipokrizitė e tyre mbi indinjitetetin dhe tė drejtat themeltare tė emigrantėve. Kjo mė shumė duket nė partinė mė tė madhe PASOK, e cila kur qeveriste vendin me Kostas Simitis para tre vjetesh nuk bėri asnjė gjė pėr emigrantėt. Pa pritur, sot kjo parti opozitare, pėr tė bėrė opozitė me qeverinė Kostas Karamanlis kėrkon me hipokrizi qė emigrantėve dhe fėmijėve tė tyre tu jepet nėnshtetėsia. Sot Pasok-u kėrkon njė trajtim tė mėnjėhershėm pėr zgjidhjen e problemit tė dhėnies tė nėnshtetėsisė sė fėmijėve qė kanė lindur nė Greqi, duke shtuar se fėmijėt qė kanė ndjekur pėr tre vite radhasi mėsimet nė shkolla tėu jepet nėnshtetėsia greke. Papandreu i sotėm nė opozitė, ndryshe nga ai i djeshmi kėrkon qė tė jetė pėrkrah tė emigrantėve dhe kjo natyrisht pėr interesa tė politikės, duke vepruar njėllojė si kryeministri i sotėm Karamanlisė, i cili kur ishte nė opozitė kėrkonte nga qeveria Simitis tė drejtat e emigrantėve. Papandreu bėn sikur harron se nė qeverinė e Simitis ka qenė ministėr arsimit publik dhe ministėr i jashtėm. Gjithashtu ėharronė qė qeveria e tij nxorri ligjin 2910/2001, i cili u quajt si njė nga ligjet mė tė ashpra tė emigracionit tė miratuara deri mė sot. Papandreu e di shumė mirė se ligji i sotėm i legalizimit 3386/2005 ėshtė vazhdim i ligjit tė mėparshėm 2910/2001, ku njėherė i legalizon dhe anga ana tjetėr i nxjerr tė paligjshėm. Sot nė Greqi ndodhen 1.500.000 emigrantė, ku pėrbėjnė 30% tė fuqisė punėtore nė Greqi, ku numri i tyre i rregjustruar arin nė 598.477 njerėz, ku 340.000 janė shqiptarė. Njė gjė ėshtė e qartė se qeveria vėndase e njeh realitetin mė shumė se kushdo tjetėr, por i intereson qė emigrantėt tė punojnė dhe tė jetojnė me fenomenin e ėpunės sė zezė.

    Emigrantėt e kanė tė qartė se nė Greqi mungon serioziteti dhe pėrgjegjėsia e njė politike tė drejtė emigracioni, nga ku dhe varet fati i tyre. Legalizimi apo nėnshtetėsia e fėmijėve tė emigrantėve mund tė jetė ndoshta njė zgjidhje e problemeve tė tyre, pasi u hap portėn nė zgjidhjen e problemeve tė tjera lidhur me padrejtėsitė e deri tanishme, si arsimi publik nė gjuhėn e tyre, punėsimi nė shėrbimet publike, si avokatė, mėsues apo mjek etj, ku sot nė ėtregun e punėsė kėto profesione nė shėrbime tė karakterit shtetėror mbesin akoma njė ėndėr... Dihet se kėto padrejtėsi shkelin tė drejtat themelore tė njeriut ku jeton dhe punon, duke i mbyllur pėrfundimisht portėn nė kėrkimin e mjeteve tė tjera nė realizimin e tė drejtave tė tyre. Gjithashtu bėhen njė pengesė nė zhvillimin e ndėrgjegjes politike dhe sociale, duke luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė marrjen e vendimeve me piksynime tė qarta pėr tė jetuar me dinjitet, pėr tė nxjerrė nga sirtaret, pėr tėi shkundur pėrfundimisht nga pluhuri Deklaratat e Kombeve tė Bashkuara pėr tė drejtat e njerzėve...

    Shėmbull tipik dhe i vetmi vėnd nė BE, nė shkeljen e tė drejtave tė fėmijėve...

    Greqia ėshtė i vetmi vėnd nė Bashkimin Europian, ku shkel tė drejtat mė themeltare tė njeriut qė nė momentin kur ai lind. Konkretisht fėmijėt qė lindin nuk pajisjen me ėertifikatat e lindjes, por mjaftohet vetėm me njė letėr dore tė shkruar me njė stilolaps tė thjeshtė.nga mjeku pėrkatės ku shkruan orė dhe ditėn e lindjes. Kjo gjė ka ndikuar qė prej shumė vitesh e deri mė sot fėmijėt e lindur nė Greqi tė mos figurojnė nė rregjistrin themeltar tė gjėndjes civile, duke ua hequr tė drejtėn pėr tu rregjistruar, duke u hapur rrugėn e shumė telasheve tė mėpasshme...

    Kjo padrejtėsi ka bėrė qė fėmijėt e lindur nė kėtė vėnd tė jenė tė huaj nė vėndin qė lindėn, si dhe tė njihen tė ligjshėm nga qeveria si shprehja e njohur vendase ėnje herė emigrantė, pėr gjithmonė emigrantė.

    Problemi ėshtė se nuk bėhet fjalė pėr njė apo dy fėmijė, por simbas tė dhėnave rreth 200.000 fėmijė janė tė parregjistruar nė rregjistrin themeltarė, ( ose 9.5% tė numrit tė pėrgjithshėm tė nxėnėsve nė Greqi). Ky veprim i pa drejtėtė ndikon qė fėmijėt tė vuajnė fenomenin e racizmit qė nė ditėt e para tė jetės sė tyre. Po kur fėmijėt mbushin moshėn 18 vjeė do tė pėrballėn me ashpėrsitė e jetės tė paraprirė nga vetė shteti grek, i cili me ligjet e tij u mohon tėu japė ėertifikatėn e lindjes, duke i hedhur nė rrugėn ilegale. E gjithė kjo bėhet me njė qėllim tė caktuar pėr tėi futur kėta fėmijė nė grupin e emigrantėve ekonomik dhe jo nė atė qė u takon sipas ligjeve dhe standarteve ndėrkombėtare...

    Kur fėmijėt e emigrantėve mbarojnė shkollėn e mesme apo tė lartėn, u mohohet qė tė punojnė nė prefesionin pėr tė cilėn kanė mbaruar shkollėn. P.sh njė student i cili ka mbaruar studimet pėr mjek ose arkitekt, nuk mund tė punojė nė kėtė profesion pune, pasi ligjet vendase ua mohojnė kėtė tė drejtė, edhe pse ai ka lindur nė Greqi. Por ndryshe ndodh ky fenomen tek fėmijėt e shtetasve shqiptare me kombėsi greke, tė cilėt e pėrfitojnė kėtė tė drejtė qysh nė lindje.

    Dėbohet njė 17 vjecar shqiptar edhe pse kishte lindur nė Greqi

    Greqia nuk ėshtė vetėm vėndi i mrekullive tė natyres, por njėkohėsisht ėshtė edhe vėndi i ėudirave tė botės. Ato qė nuk ndodhin nė vendet e tjera tė botės ndodhin tek komshiu ynė i vjetėr. Arsyea dihet!...

    Nė ishullin e Kretės nė qytetin Kania, njė fėmijė 17 vjeėar para dy muajsh dėbohet nga Greqia, nga vėndi ku lindi. U dėbua nga mėma ku u rrit e u shkollua. U dėbua nga organet e policisė pa u marrė parasysh edhe pse jetonte sėbashku me prindėrit e tij. U dėbua pasi pėr qeverinė aktuale tė kostas Karamanlisė ishte i huaj ( ishte skipetar). ėshtė njė dhjetra e qindra raste, ku ėdo njeri prej tyre shkruan historinė e hidhur nė dhomat e errta tė paraburgimit, tė prangosur sikur tė ishin kriminele tė vertetė. Po kėto fate janė edhe pėr ata fėmijė tė cilėt erdhėn tė vegjėl nė kėtė vėnd dhe kur tė mbushin moshėn 18 vjeė do tė ndeshen pėrball ashpėrsisė sė policisė, kundrejt ndihmės qė shteti duhet tėu jepte. Kjo gjė do tė bėjė qė kėta fėmijė e prindėrit e tyre duhet qė tė gjejnė punėdhėnės pėr tė blerė ensima ( ditė tė punuara) si kusht kryesor pėr tė bėrė tė mundur dorėzimin e dokumentave pėr leje qėndrimi. E kjo ndodh padrejtėsisht tek fėmijet qė lindėn e mėsuan nė shkollat e kėtij vėndi tė ėuditshėm, ku i vetmi atdhe qė njohėn ishte Greqia. Sa turp!...Lind pyetja si mund tė jetojė njė fėmijė nė kėtė vėnd kur nuk nihet si qytetar i saj?...Pėrse duhet akoma qė tė jetojnė me frikėn e dėbimit, me racizmin nga vetė koka e shtetit, duke i shuar ėndrat e fėmijėve pėr tė ardhmen. Padyshim kėto ėndra janė ėndėruar nė Greqi nė vėndin ku lindėn dhe u rritėn...

    E Marte, 10 Korrik 2007

  5. #565
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ėndrra e Stefanaq Pollos, bėhet realitet

    Shkolla greke ėshtė po me atė infrastrukturė qė ka edhe godina e Parlamentit grek Kali i Odiseut dhe Homeri i Drenovės


    Nga Fatmir Hoxha

    Siē e thotė kėnga e vjetėr shqiptare, dhe unė “njė ditė shkova nga Drenova”, por nė vend tė njė vajze tė re, pashė ditėn pėr diell njė alamet ndėrtese, qė ngjante si dy pika uji me godinėn e parlamentit grek. E njejta arkitekturė. Drenova ndodhet nja 3-4 kilometra nė tė dalė tė Korēės, rrugės pėr Ersekė, ndaj edhe njė objekt kaq i madh nė atė vend periferik mė bėri pėrshtypje. “Parlamenti” ndodhej nė mes tė njė parcele tė paktėn dy hektarėshe, tė rrethuar tashmė si pronė private. U afrova tek njė tabelė e madhe e kaltėr, ku me germa tė bardha qe shkruar greqisht dhe shqip “Dhuratė e qeverisė greke pėr popullin shqiptar”. Atė ēast, m’u kujtua shprehja e Virgjilit, qė duke iu referuar Kalit tė Trojės thoshte: “Timeo Danaos et dona ferentes”, qė pėrkthehet: “Ia kam frikėn grekut, edhe kur bėn dhurata”.

    Shkolla greke ėshtė po me atė infrastructure qė ka edhe godina e Parlamentit Grek.

    Atė ditė lashė ēdo punė pėr tė zbuluar deri nė thelb “dhoron” e Drenovės. Tė parėt vendali qė pyeta, m’u pėrgjigjėn, se ajo qe shkollė greke. “Shkollė greke nė Drenovė? “Po, a nuk ka edhe njė tjetėr tė tillė mu nė mes tė qytetit tė Korēės, pranė Katedrales Orthodhokse?” “Nėse ju kujtohet, pak mė pare, njė diplomat amerikan pyeti pikėrisht nė kėtė qytet: “A ka grekė nė Korēė?”… Duke parė kėtė zell pėr ngritjen e institucioneve helene nė kėtė vatėr tė patriotizmit shqiptar, kuptova mė saktė domethėnien e asaj pyetjeje. Nė Athinė, Selanik, Janinė e Pire ka dhjetra mijė emigrantė shqiptarė autoktonė tė njohur si arvanitas. Sikur “dhuratėn” e Drenovės ta kishte spostuar nė rrėzė tė Olimpit, qeveria greke, ndoshta, do tė kishte bėrė njė tė mirė shumė tė madhe, me ca shpenzime… Si pėr tė pėrforcuar legjendėn e Kalit tė drunjtė mėsova se shkolla quhej “Omiros”, qė do tė thotė “Homer”, pra babai i mitologjisė, por “omiros” shqiptohet edhe fjala “peng”.

    Duke shfletuar dokumentat mė doli se pengu “Homer” na kishte njė histori paksa tė dyshimtė. Pėrveē shkollės 9 vjeēare tė ndėrtuar tashmė, nė hapėsirėn prej 2.3 hektarėsh do tė ndėrtohen edhe kopėsht e shkollė e mesme. Por, meqė sheshet mbi 5000 metra katror i miratuar nga Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Republikės, ndėrtuesit kanė pėrdorur tjetėr marifet, kanė pjestuar sipėrfaqen nė parcela prej 4900 metrash dhe nė kėtė mėnyrė nuk kanė nevojė t’i drejtohen KRRTRSH-sė, por vetėm qarkut dhe komunės. Shkelje flagarante e ligjeve tė shtetit shqiptar ėshtė edhe fakti, se, nė bazė tė dokumenteve tė hipotekės, sipėrfaqja mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar shkolla, figuron si tokė arė dhe jo si truall ndėrtimi. Kjo tokė ėshtė regjistruar nė zonėn kadastrale 1538 me numėr pasurie 121/9. Pra, kundėr ēdo ligji, toka e bukės ėshtė shndėrruar nė truall dhe kėto akte mbajnė firmėn dhe vulėn e titullarėve tė pushtetit vendor. Kur thashė “shkelje flagarante e ligjeve tė shtetit shqiptar” pata parasysh edhe faktin se Konsulli grek nė Korēė, paratė e kėtij investimi ia ka dhėnė njė personi tė vetėm, pa bėrė tender. Unė nuk e di nėse nė vendin fqinj fondet publike kalojnė, sipas procedurave tė tenderizimit, por uroj qė ky shkrim tė bjerė nė “duar tė pastra” nė shtetin helen, se edhe atje besojtė ketė tė tillė, dhe tė hetohet nga organet e vendit fqinj.

    Por le tė kthehemi nė Drenovė. Kush e kreu investimin? Zyrtarisht dhe praktikisht, nė tė gjitha dokumentet figuron emri i ingj. Andrea Miēos. Ai ka bashkuar copėzat 4900 metra katror, duke formuar si njė “puzzle” kompleksitetin shkollor grek prej 2.3 hektarėsh. Ky ndėrtues “ i shkathėt”, pak kohė mė parė bleu edhe shtėpinė muze tė patriotit shqiptar Mihal Gramenos nė qendėr tė Korēės, e rrafshoi brenda 24 orėsh dhe menjėherė nisi ndėrtimin e njė objekti tjetėr, (tė cilin tashmė ia kanė bllokuar si njė i paligjshėm). Por ama shtėpia muze avulloi brenda natės. Tė gjitha kėto shembje e ndertime tė rrufeshme nuk qenė aspak tė vėshtira pėr inxhinierin Mico, pasi ai ikreu me pajisjet e fuqishme tė ndėrmarrjes qė ai drejton. ANDREA MICO ĖSHTĖ DREJTORI I DREJTORISĖ SĖ UJRAVE KORCĖ! Pra ish funksionar politik i qeverisė socialiste. Pėr tė qenė mė tė saktė, ing. Mico nuk ėshtė socialist, por kryetar i Partisė Bashkimi pėr Tė Drejtat e Njeriut Korcė, pra partisė sė zotiit Vangjle Dule, pjesėtari kanbinetit tė tanishėm, aleat i lashtė i PS-sė dhe aleat i ri i Partisė Demokratike dhe pjesėtar nė qeverisjen e re tė qendrės sė djathtė. Madje, nė pėrurimin e veprės sė Andreas, shkollės greke “Omiros” me arkitekturė tė ngjashme me parlamentin grek, krahas ministres greke tė ardhur enkas nga Kapshtica, shndriste edhe portreti i buzėqeshur i kryetarit tė PBDNJ, Vangjel Dule. Pak ditė mė parė, nė njė televizion privat, ky zoti Dule, duke pohuar mbėshtetjen e gjėrė greke ndaj tij, mburrej se askush deri mė sot nga partia e tij nuk qe akuzuar pėr korrupsion. Le t’i bashkohet rasti i kėtij Andra Micos, kreu i PBDNJ pėr Korcėn, rastit tė Xhuvelit qė, sipas “Koha Jonė” dhe kryetarit tė Partisė Demokristiane Nikollė Lesi ėshtė denoncuar pėr korrupsion nga gazeta “RD”, pėr tė kujtuar seende pa filluar jetėn, qeveria e re pogatuan corbėn me mbeturinat e sahanėve socialist. Nuk ėshtė cudi qė edhe nė vitet nė vijim ing. Mico nė most ė ngrihet nė detyrė, tė paktėn tė vazhdojė tė ngrohė karrigen e drejtorit tė ujravedhe me buldozerėt e eskavatorėt e ndėrmarrjes sė tij dhe paratė e miqve kėtej dhe andej kufirit tė vazhdojė tė gėrmojė e ndėrtojė, shembė e rrafshojė ēfarė t’i teket, pa i hyrė gjemb nė kėmbė. Fitoren e 3 korrikut ne, ish tė pėrndjekurit politikė, trashėgimtarė gjenetikė dhe klasorė tė sė djathtės tradicionale e besuam si marrje pushtetit nga qendra e djathtė dhe kalimin nė opozitė tė sė majtės, bashkė me bashkėpunėtorėt e saj nė qeverisje e korrupsion.ndėrsaslloganin e “duarve tė pastra”, megjithėse ngjante mė tepėr si titull filmi, e pėrkthyer si ndėrhyrje tė ashpėr kirurgjikale tė doktor Sali Berishės, m’u nė zemėr tė korrupsionit dhe jo si operacion plastik pėr fshehjen e shėmtisė tetėvjecare tė keqqeverisjes socialiste.Gjatė gjithė qėndresės sopnė nė opozitė dhe luftės pėr pėrmbysjene sistemit tė korrupsionit, ne nuk kemi parė tė keqen tek Fatos Nano si individ, por tek nanoizmi si sistem. Nė tė katėr anėt e vendit janė shpėrndarė metastazat e sistemit tė zhvatjes pa mėshirė tė fondeve publike, pronės shtetėrore, madje dhe asaj private. Largimi vetėm i Fatos Nanos nga kolltuku, bashkė me nja tre katėr miliarderė tė tjerė, pa u shoqėruar me spastrimin e Andreave me shokė nuk bėn gjė tjetėr veēse shton majmėrinė e asaj klike qė Nano instaloi pėr vite me radhė dhe qė vetė Berisha e ka denoncuar po pėr vite me radhė. Gjithashtu, si nga ana etike, ashtu dhe nė aspektin politik, pushteti u takon atyre qė luftojnė, sakrifikojnė, dhe nė fund e fitojnė me votė. Qindra mijėra shqiptarė, pėr tetė vjet me radhė u lagėn nė shi e u zhuritėn nė diell protestave pėr ērrėnjosjen e kleptokracisė, siē u etiketua nga opozita e para 3 korrikut. Pjesė e kėsaj kaste ka qėnė dhe Xhuveli e Dule, pėrsa kohė nuk e kanė denoncuar si tė tillė dhe e kanė furnizuar me anėtarė partie nė tė gjithė organogramėn (qė nga drejtoritė nė rrethe), duke vazhduar me instancat mė tė larta tė qeverisė, deri nė rang ministri. Nė kėto kushte, me gjithė dėshirėn e mirė dhe pėrkushtuimin, ne, ish tė pėrndjekurit politikė qemė tė gatshėm ta ndjeklim me hir a me pahir kėtė lloj loje deri tek ylberi. Mė tej, nuk guxojmė ta kapėrcejmė, nga frika se ndėrrojmė gjini e na mbetet “Omiros” si “peng”.

    Ky denancim publik ėshtė bėrė nė dy gazeta tė pėrditėshme, njėra nga to ėshtė gazeta “Ndryshe”, qė po ripėrsėrit alarmin e skandalit me pretendimin qė Vorio-Epiri ėshtė tokė greke. Dhe tani ky skandal merr pėrmasa tė mėdha, kur nė Drenovė tė Korēės, ėshtė regjistruar nė hipotekėn e Korēės, 22 mijė hektarė tokė, tė blerė nga konsullata greke. Kjo tokė ėshtė regjistruar nė zonėn kadastrale nr.1538, me nr. Pasurie 121/9. Pra, duke shkelur tė gjitha procedurat ligore, duke qenė nė tokė buke ėshtė shndėrruar nė truall, dhe kėto akte mbajnė firmėn dhe vulėn e pushtetit vendor. Dhe nė kėtė truall ndėrtohet shkolla greke, ku nė tokėn shqiptare i bėhet dhuratė shtetit shqiptar. Ku ka tė drejtė ligjore qė konsulli grek tė blejė tokė shqiptare, nė kufijtė e Shqipėrisė, duke shkelur Kushtetutėn E VENDIT. Shkolla greke quhet “Omiros” qė do tė thotė Homer, ku babai i mitologjisė greke “Omiros”, shiptohet ose dėshifrohet fjala “peng”.

    Nė kėtė tė vėrtetė tė madhe dhe tė hidhur tė tokės shqiptare qė ėshtė larė me gjak nga familjet patriote shqiptare, siē janė fisi Panariti, sic ėshtė kulla e Beqe Turanit, Butkallinjtė e famshėm, siē ėshtė patrioti i madh korēar Mihal Grameno, tė cilėt luftuan me patriotizėm pėr tė mbrojtur trojet shqiptare. Por, njė ditė tė bukur, ėndrra e Stefanaq Pollos bėhet realitet dhe, konkretisht, pėrpjekja pėr tjetėrsimin e historisė. Por kėtė jo nuk mund ta bėjnė dot realitet proletarėt e pinjollėve tė kuq, qė nuk njohin as fe as atdhe. Ky skandal, qė nuk ėshtė i ri, por i parapėrgatitur mirė nga qeveritarėt shqiptarė qė, nė kėtė kuptim, skandali kryhet si akt i politikanėve antishqiptarė, qė para pėrgjegjėsisė kanė emėr, por s’kanė moral.


    E Merkure, 30 Maj 2007-gazeta ndryshe

  6. #566
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Illegal immigrants ignored by Athenians
    http://www.cafebabel.com/en/article.asp?T=T&Id=11366
    ne anglisht

    Ces clandestins qu’Athčnes ne veut pas voir
    http://www.cafebabel.com/en/article.asp?T=A&Id=2595
    ne frengjisht
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  7. #567
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Illegal immigrants ignored by Athenians
    Ndoshta "ignored" nuk eshte fare fjala e duhur...eshte me minimalja, pas perdhunimeve e vrasjeve te emigranteve neper qelite e monstrave te bizantit, qe jetojne ne realitetin kishtaro-demoniak te mesjetes

    ----------------------------------------------------------------------------------

    Te verteta mbi vrasjen e Flamur Pislit qe rrembeu autobuzin grek

    Artur Ajazi / Sulejman Cakoni


    Flamur Pisli 24 vjeē i lindur ne Patin te rrethit Mat i biri
    i Nuredinit dhe Qanies, vellai i Edit dhe Dianes me 28 maj
    1999 u nda nga jeta tragjikisht ne rrethana ende te paqarta.
    Kjo s'eshte nje pretence profesionale, por nje ngushullim pėr
    familjen e te afermit, shoket e miqte e Flamur Pislit. E
    veshtire pėr t'u perballuar kjo dhimbje edhe pėr nje fakt
    tjeter, ne lulen e rinise vritet me arme nga shteti dhe
    shtetasit e tij.
    Po cila eshte e verteta?
    Flamur Pisli ka lindur dhe eshte rritur nga nje familje e
    vuajtur e me tradita si gjithe familjet e tjera shqiptare.
    Duke qene se ishte femija i pare niset ne emigracion fare i
    njome ne shtetin fqinj Greqine ne vitin 93. Pasi ka punuar
    disa vite kthehet prane familjes dhe perseri rikthehet te
    punoje. Duke qene se pronari atje ne Greqi nuk po i jepte
    hakun e punes qe bente i linden konflikte serioze. Fillimisht
    e torturuan nė policine e rajonit duke i shkaktuar plage e
    demtime psiqike. Kthehet ne Tirane 4-5 muaj para ngjarjes se
    fundit i dermuar dhe i raskapitur qendroi 3 dite tek tezja e
    tij Fatbardha ne Tirane, pastaj niset ne fshatin e tij ku
    qendron 3 muaj i semure me mjekim intensiv. Pasi sherohet
    plotesisht niset perseri ne Greqi, ne kete rast familja nuk
    dinte gje pėr largimin e djalit, megjithate djali u kthye
    shume shpejt brenda 6-7 ditesh. Nga deshmite e deshmitareve
    konflikti midis pronarit e Flamurit kishte marre permasa te
    medha, e cila kishte perfunduar edhe ne gjykaten e Greqise,
    pėr pasoje polici Spiro i cili ishte njekohesisht edhe
    pronar i tij ishte denuar 4 muaj burg. Flamuri 5 dite para
    dates 28 maj 1999 u nis pėr te fundit here drejt Greqise me
    mendimin qe ose do marr hakun e punes ose do vij i vdekur, ky
    ishte nje vendim qe fatkeqesisht u realizua me 28 maj ora
    18.20 ne qafe Krrabe (fikos) te Tiranes.
    Si ndodhi?
    Pasi Flamuri arrin ne Greqi tek pronari Spiro i kerkon sasine
    e dhrahmive qe i takonin, ketu konflikti ashpersohet dhe
    plagos ne kemben e majte pronarin qe ishte njekohesisht
    polic ne kete rajon. Menjehere Flamuri merr peng nje autobuz
    (Skolar) me 40-50 pasagjere (shtetas greke) i linjes urban te
    atij qyteti me synimin pėr t'u vetembrojtur deri ne lidhje
    me kryeministrin e Greqise. Meqenese kjo gje nuk u arrit pėr
    arsye objektive, nen vezhgimin e kamerave dhe te policise
    greke, Flamuri pasi zbret disa nga qytetaret qe ishin ne
    autobuzin e furnizon ate me karburant dhe niset pėr Shqiperi.
    Theksojme se kerkesa ishte te me jepet shperblimi i punes se
    kryer dhe shpenzimet e gjyqeve pėr kete qellim. Dhe autoritet
    greke i sigurojne keto dhrahmi, njekohesisht nepėrmjet nje
    gazetareje i afrojne edhe nje celulare pėr te komunikuar me
    te interesuarit e tij. Edhe pas kesaj joshje, nuk behet e
    mundur lirimi i pengjeve, atehere policia greke me te vetmin
    qellim pėr te mos demtuar jeten e shtetasve lejon kalimin e
    autobuzit se bashku me peng mbajtesin pėr ne Shqipėri,
    sigurisht pasi informon policine dhe autoritetet shqiptare
    pėr ngjarjen. Keshtu u veprua autobuzi se bashku me 6 shtetas
    greke dhe peng marresin kalojne kufirin dhe nisen drejt
    Tiranes e pastaj ne fshatin e lindjes Patin te rrethit Mat.
    Sigurisht qe autoritetet shqiptare e ne veēanti Ministria e
    Rendit ishte e predispozuar te siguronte jeten e shtetasve
    dhe te realizonte shuarjen e ketij skenari dramaturgjik
    (pasi i mbeti dopio gjashta ne dore). Por si duket emocionet
    e pamotivuara dhe paaftesia profesionale arriten te
    eliminonin kete ngjarje me humbjen e dy jeteve, me humbjen e
    dy shtetasve njeri grek (Jorgo) dhe shqiptari (Flamur).
    Nxitimi i organeve te specializuara beri qe autobuzi
    (skolar) te mos arrinte ne Tirane, por ne qafe Krrabe ne
    vendin e quajtur fikos policia qellon me snajper ne drejtim
    te Flamurit, duke i dhene fund ngjarjes dhe jetes se dy
    njerezve. Sipas njoftimit ne TVSH dhe shtypin kishim te benim
    me nje terrorist, trafikant armesh e droge. Sigurisht qe
    ngjarja eshte e tmerrshme njihen autoret e skenarit, perveē
    provave shkresore ekzistojne kaseta filmike e te incizuara,
    gjithashtu ekzistojne deshmitaret okulare shoferi, Maria,
    Helena e Spiro (pronare e police). Ne kontaktuam me prindin e
    Flamurit, Nuredinin, une ka dhimbjen e djalit nuk kam deshire
    te behet politike me eshtrat e femijes time. Djali sakrifikoj
    jeten duke kerkuar mundin e djersen e tij, nuk e meritoja
    kete drame te shkaktuar pėr kete gjeme qe me tronditi mua,
    s'kam dhe te drejte ta bej kete, por une gjeje force e moral
    t'ju them autoriteteve te shtetit tim. Ju keni vrare vellain
    tuaj ne rrethana krejtesisht te paqarta, pellgun e gjakut qe
    krijuat ne token e ne shpirtin tone eshte nje turp e dhimbje
    qe percillet me veshtiresi. Une prindi i Flamurit nuk jap
    mesazhin e hakmarrjes, as kerkoj identifikimin e vrasesit te
    djalit tim, veēse tani pas vdekjes kerkojne qe mundi dhe
    djersa e djalit pėr te cilen u flijua ti kthehet familjes, ajo
    padrejtesi qe i kushtoj jeten se paku te shkoje ne vend. Me
    konkretisht do thoshja se polici grek edhe pse kemi shkeputur
    lidhjet perfundimisht me ka borxh qe duhet te shdemtoje
    familjen time. Ndersa forcave policore shqiptare do ju
    thosha: (e kam fjalen pėr ata qe kane marre pjese ne aksionin
    e asgjesimit te 24 vjeēarit) qe do ishte mire te shoqeronin
    kufomen dhe te ngushullonin pėr dhimbjen qe kisha se sa te
    kontrollonin xhepat e te ndjerit djalit tim duke i xhvatur
    edhe pas vdekjes ato dhrahmi qe ishin mundi e sakrifica e
    punes se kryer pėr disa vite ne Greqi. Sigurisht eshte edhe
    nje pyetje qe nuk pres pėrgjigje, pasi mendoj se eshte e
    qarte pėr gjithe secilin shqiptare. Pėrse policia greke nuk
    qelloi mbi pengmarresin por i siguroj edhe 40 milione dhrahmi
    (kjo sipas shtypit) dhe lejoj kalimin ne Shqipėri? Lamtumira e
    fundit Flamurit ju dha midis vellezerve e te aferme te
    tij ne fshatin e lindjes duke lene pas guximin e sakrificen,
    ai tashme jeton tek kenga, jeton ne mendjen e zemrat e
    emigranteve te Athines, Selanikut, e Kretes e kudo qe
    ndodhen jashte vendit te tyre dhe e dine ata si trajtohen.
    Shuarja e jetes se Flamurit tragjikisht ka tronditur familjen
    dhe te afermit e tij, pėr kete ngjarje eshte shkruar e
    folur ne stile e menyra te ndryshme, por gjithesesi familja
    humbi njeriun e zemres ne rrethana te paqarta, dhe ne keto
    momente qe shkruhet pėr 24 vjeēarin nga Patini Mat, stafi i
    gazetes "55" bashkohet me dhimbjen dhe i percjellin familjes
    ngushullime te sinqerta.

    -----------------------------------------------------------------
    OMIROS-si puna e OMIROS ne Korce-shenim nga BARAT


    “Pengu” i bazuar nė historinė e vėrtetė tė emigrantit!


    Njė film human pėr ksenofobinė, shovinizmin, “Pengu” i bazuar nė historinė e vėrtetė tė emigrantit shqiptar Flamur Pisli, i cili nė vitin 1999 mori peng njė autobus me pasagjerė grekė, u vra nė Qafė-Krrabė. Pas shfaqjes pėr herė tė parė nė Festivalin e Selanikut, pas mesnate, tre ditė mė parė, Constantinos Giannaris shpreh pėr “Shekullin” opinionin pėr qėndrimin e Greqisė ndaj emigrantėve dhe parashikimin: ky film mund t’i hapė probleme

    Omiros, ju rrėfej grekėt


    Elsa Demo, Selanik

    Nė njė kinema publike mund tė ndiqen filma me pullė tė kuqe nė orėt pas mesnatės, por jo njė film dramatik aksioni. Nė 12.30 tė natės, nė kinemanė “Tonia Marketaki”, mė 27 nėntor, u shfaq filmi “Omiros” (nga greqishtja Pengu). Deri nė atė moment nė katalogun e programit tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit nė Selanik ai quhej “film surprizė” nga Constantinos Giannaris, njė nga regjisorėt mė tė njohur sot nė Greqi.

    “Pengu” nis me zėrin e njohur pėr ne shqiptarėt, zėrin e aktores Rajmonda Bulku tek i shkruan tė birit, Elion Sena, emigrant nė Greqi, kėto rradhė: “Nė vendin tėnd mishin mund tė ta hanė, por kockėn ta ruajnė. Por nė vend tė huaj ta hanė edhe mishin edhe kockėn”. I riu me flokė kokorridhkė zgjodhet njė mėngjes me kėto fjalė. E djeg letrėn dhe niset. Pak kohė pasi ka marrė autobusin, nxjerr nga ēanta e madhe e emigrantit kallashnikovin dhe e merr peng automjetin me shtatė pasagjerė. Pėr ne shqiptarėt kjo ėshtė historia e njohur e Flamur Pislit i cili nė maj 1999 bėri kėtė akt dhe gjeti vdekjen nė Qafė-Krrabė i vrarė pas aksionit shqiptaro-grek.

    Filmi ėshtė njė prodhim grek i regjisorit Kostantino Janaris (Constantinos Giannaris) i cili nė kėtė intervistė dhėnė “Shekullit” pohon se ky nuk ėshtė njė film pėr Shqipėrinė, pėrkundrazi pėr Greqinė. Historia e Pislit e ka frymėzuar regjisorin tė tregojė historinė e njė 25-vjeēari shqiptar, tė rrahur, pėrdhunuar, qė i kanė grisur dokumentet bankare e mė pas pshurrur e qė vendos tė hakmerret. Kishte punuar me vite nė Greqi.
    “Pengu” ėshtė njė film dramatik aksioni. Regjisori ka ditur tė ruajė njė balancė mes tė vėrtetės sė kėsaj historie, tė mos ia mbajė kujt anėn. Pėrkundrazi i ka dhėnė hakėn edhe palės shqiptare, asaj zyrtare, me njė ironi tė hollė. Ai thotė se ka bindjen qė ky film, me shfaqjen nė Athinė nė shkurt 2005, do tė hapė debat, por Janaris siē thotė nė anglishten e tij tė pastėr “I do not care”.

    Ja njė dialog mes heroit tė filmit Elion Senia dhe pengjeve tė tij
    Elioni: Po shqiptari…ēfarė bėn nė njė teatėr tė huaj?
    Orfeas: Zhduku.
    Elioni: Ai pushton teatrin, mor ****.
    Xheku (njė peng): Ai po ju vjedh edhe spektaklin, nuk e dėgjon?
    Orfeas: Kjo ėshtė vėrtet qesharake, po e bėj nė brekė, s’e shikon. Sikur ta dije ti ē’ėshtė teatri…Ne e shpikėm teatrin…ne grekėt…
    Filmi qė pėr tė parė i ėshtė dhėnė njė publiku tė ngushtė ėshtė pritur me duartrokitje tė vakėta nė sallėn “Tonia Marketaki”.

    Constantinos Giannaris
    U lind nė Athinė mė 1959. Shkon nė Angli mė 1976 dhe diplomohet nė Universitetin e Kilit nė pėr nė histori/ekonomi. Kryen studimet pasuniversitare nė Universitetin e Birmingamit. Karriera e tij nė kinema nis nė vitin 1989 me filmin e shkurtėr “Zhan Zhėneja ka vdekur”, mė pas me “Trojanėt”, “Veriu i qerthullit”, “Njė vend nė diell”, “Tri hapa drejt parajsės”, “Nga skaji i qytetit”, dhe nė 2001 “Njė ditė gushti”. Nė filmin e tij tė fundit “Pengu” interpretojnė: Stathis Papadopulos, Yannis Stankologu, Minas Hatzisavas, Rajmonda Bulku, Ndriēim Xhepa, Arto Arpatian. Autor i skenarit ėshtė vetė Giannaris, njėkohėsisht dhe producent. “Omiros” ėshtė realizuar nė bashkėproduksion me televizion grek ALPHA, mbėshtetur edhe nga Eurimages.

    Historia
    I deklaruari me emrin grek Aleksandėr Nana, me njė granatė me siguresė tė hequr mbajti peng njė autobus grek me tetė pasagjerė qė nga mėngjesi i 28 majit 1999. Shqiptari 24-vjeēar ka ndalur autobusin qė bėnte linjėn e rregullt mes Selanikut dhe Igumenicės nė Greqinė veriore. Policia greke ėshtė vėnė nė alarm duke e shoqėruar nė mėnyrė tė hapur autobusin gjatė gjithė rrugės, media greke po ashtu. Njė celular ka bėrė tė mundur edhe fillimin e bisedimeve mes palėve. Filloi edhe lirimi i pengjeve tė para shumica gra dhe burra nė moshė. Shqiptar, i quajtur Flamur Pisli ka kėrkuar si shpėrblim 50 milionė dhrahmi, shkaku, sipas tij, ishte keqtrajtimi qė i kishte bėrė policia greke. Ndėrkohė nga policia shqiptare u morėn “masa ekstreme sigurie”. Mė 29 nėntor kjo histori pėrfundon me disa breshėri automatiku nė aksin Elbasan-Tiranė, nė rrugėn e Qafė Krrabės nė vendin e quajtur Fikas. Flamur Pisli u vra me njė plumb nė gojė pa arritur tė tregojė edhe njė herė atė qė kishte thėnė para gazetarėve grekė: “Policia greke mė ka nxirė jetėn.”

    Zoti Janaris pėrse e bėtė kėtė film?
    Mė kujtohet nė maj 1999, i gozhduar para televizorit pashė marrjen peng tė njė autobusi grek nga njė djalė shqiptar, nė Selanik, nė veri tė Greqisė. Mendova: kjo ėshtė e pamundur, kjo mund tė ndodhė vetėm nė Amerikė. Ishte ēmenduri. E dėgjova tė fliste nė Tv dhe e kuptova aty pėr aty, se ai djalė kishte njė arsye tė fortė dhe se nuk ishte tamam njė gangster, i ēmendur apo njė kriminel. Kishte diēka mjaft tė rėndėsishme qė donte ta thoshte. Mendova se ishte njė histori vėrtetė, interesante pėr t’u bėrė film. Mė vjen vėrtet keq qė zgjati kaq shumė pėr ta realizuar.
    Si e kuptuat qė nuk ishte bandit, kriminel, qė mund ta justifikonte kėtė akt?
    Mėnyra se si fliste. Kishte njė lloj naiviteti. Dukej tepėr i ri, naiv. Shumė miq tė mi nė Athinė, shqiptarė, kur e shihnin nė Tv thoshin: ėshtė pak budalla, nė kuptimin naiv. Greqishtja e tij ishte e mirė, kuptohet me aksent, dhe nė disa momente nuk arrinte tė fliste veē bėnte: hhhhhhh. Duke parė atė djalė tė krijohej pėrshtypja se po bėnte psikanalizė nė publik, po i zbėrthehej publikut. Nė ato momente mendova se diēka dramatike i kishte ndodhur.

    Sa keni “trilluar”, futur fiction, nė historinė e vėrtetė tė Flamur Pislit?
    Mund tė thuhen dy gjėra kryesore rreth kėsaj: ngjarja reale e Flamur Pislit dhe filmi qė quhet “Omiros” (Pengu). “Pengu” nuk ėshtė pėr Flamur Pislin. Eshtė bazuar dhe frymėzuar nga historia e F.Pislit. Cila ėshtė kjo histori: Njė djalė shqiptar zgjohet njė ditė, hipėn nė autobus, e merr peng dhe 24 orė mė vonė ai dhe njė i ri grek janė tė vdekur. Ky ėshtė simbol i historisė sė Flamur Pislit.

    Pėrtej kėsaj, historia ėshtė krejt tjetėr, sepse nė njė kuptim unė nuk e kam fjalėn pėr Shqipėrinė. Unė jam grek dhe nuk mund tė flas pėr vendin tuaj. Pėr kėtė janė regjisorėt, shkrimtarėt shqiptarė. Unė flas pėr Greqinė. Mė duket se nė njė farė mėnyre kjo ėshtė njė histori pėr qėndrimin ndaj shumė punėtorėve, qė vijnė nga vende tė ndryshme tė Ballkanit, dhe nė veēanti ndaj shqiptarėve. Ky film pėrpiqet tė trajtojė ksenofobinė, racizmin, shoqėrinė greke nė qytetet e vogla, nė zonat rurale, hipokrizinė dhe shtypjen e tyre.

    Bashkėkombasit tuaj mund t’i quajnė “gjepura” kėto. Si mendoni do ta presin filmin?

    …“gjepura”? Fashiste doni tė thoni. Mbase. Dhe mund tė hapė ndonjė problem, sigurisht. Por nuk mendoj se nė kėtė krah do tė jetė audienca. Unė mendoj se filmi do tė krijojė dialog. Greqia jeton nė njė shoqėri multikulturore, multietnike nė kėto 15 vite tė fundit. Grekėt nuk mund t’i fshihen kėsaj. Ata nuk mund tė pretendojnė mė se Greqia ėshtė njė truall homogjen. Kėtu strehohen njerėz nga Ballkani, Azia, Kina, nga gjithkund. Ky ėshtė njė realitet i ri kulturor i Greqisė. E dimė tė gjithė se ka shumė probleme, fobi dhe racizėm pse tė ardhurit e rinj janė integruar nė shoqėrinė greke. Ne nuk mund t’i fshihemi as kėsaj. Ne e dimė sa shumė dhunė tė vazhdueshme policore ka pasur, sidomos nė kufi. Tė gjithė e dinė. Nė thellėsi e dinė se ka probleme. Por rasti i marrjes peng tė autobuzit, ėshtė njė metaforė pėr tė folur pėr shoqėrinė greke.

    Shumė shqiptarė qė e njohin historinė nė fjalė, janė kuriozė tė dinė si e keni trajtuar tė vėrtetėn. Pėrse keni bėrė bashkė karaktere kaq kontroversalė nė autobusin e pengjeve: njė vajzė e re homoseksuale, njė djalė po homoseksual, njė narkoman, djaloshi zezak, ēifti i dashuruar…
    Sepse tė gjithė janė tė huaj. Kjo ėshtė Greqia e re pėr mua, kjo ėshtė sot Greqia, me fenomenet multietnike, seksuale, gra nė zonat rurale qė bien nė dashuri dhe i fshihen tė shoqit. Njerėzit nė autobus pėrbėjnė njė mikrokozmos tė shoqėrisė greke. Dhe nė kėtė mikrokozmos njė djalosh shqiptar vjen dhe kėrkon tė gjejė drejtėsi.
    Dhe nga ana tjetėr mė duket se ėshtė njė formulė e pėrkryer filmike. Doja tė shpėrtheja forcat lėvizėse, energjinė nė kėtė autobus.
    Para se tė shkruanit kėtė skenar kėrkuat mė shumė pėr tė kuptuar kush ishte Flamur Pisli, keni kėrkuar mė shumė fakte apo takuar tė afėrm tė tij?
    Jo, nė tė vėrtetė nuk isha i interesuar. E them kėtė me shumė ndėrgjegje.

    Pėrse?

    Nuk isha i interesuar, sepse historia e Flamur Pislit si Flamur Pisli, jo si diēka kinematografike, mund tė bėhej nga njė regjisor shqiptar, jo nga unė. Ajo qė doja tė bėja ishte njė film pėr Greqinė. Flamur Pisli mund tė ishte ēdo i ri shqiptar. Ajo qė doja tė dija ishte nėse Flamur Pisli ishte njė mafioz, i ēmendur, kriminel. Mėsova se ai nuk ishte as kriminel, as i ēmendur. Ishte njė djalė i zakonshėm. Qė nga ai moment historia pėr mua do t’i kushtohej kujtdo qė do tė ishte nė vend tė tij. Ēdo i ri shqiptar nė atė situatė tė veēantė mund ta gjente veten nė rrethana tė tilla.

    Ē’mund tė thoni pėr dėshmitarėt, pengjet?

    Pėr tė ditur diēka mė shumė pėr Flamur Pislin unė kam biseduar me njerėzit qė ishin nė autobus. Fola me dy gratė pengje. Pėr tė marrė vesh nga goja e tyre: ē’mendonin pėr atė djalė, nėse ishte i ēmendur; si ishte sjellja e tij; a iu pėlqente; e urryet; e respektuat; e besonit; kishit mėshirė pėr tė? Dhe tė gjitha kėto emocione ishin tė vėrteta pėr to.
    I pyeta se ē’bėnin nė autobus ndėrkohė. Si ia bėnin pėr nevojat personale, ku hanin. Pra kam kėrkuar tė di prej tyre gjėra tė thjeshta. Tė dyja gratė kishin qėndrime tė ndryshme ndaj Pislit. Por tė dyja pohuan se nuk ishte i ēmendur, nuk ishte i keq, por ato mendonin se edhe mund t’i kishte vrarė. Ai nuk ishte vrasės, por donte t’i shkonte kėsaj pune deri nė fund. Me pak fjalė nuk ėshtė se ai personazh mė ka magjepsur, pasi ai mund tė ishte kushdo. Ato besonin gjithashtu se kishte tė ngjarė qė ai tė ishte pėrdhunuar fizikisht nga policėt grekė.

    Ju personalisht jeni i sigurtė pėr kėtė, ēfarė dėshmish keni?

    Po jam i sigurtė. Kjo ėshtė e vėrtetė. Dhe kjo ka qenė njė nga gjėrat qė mė ka interesuar shumė, seksualiteti mashkullor nė Ballkan dhe identiteti seksual mashkullor. Kjo ėshtė njė anė tjetėr e filmit. Ai ėshtė q…(po pėrdor njė fjalė popullore) nė rajonin e policisė kėtu, nė Selanik. Dhe jam munduar ta jap nė film se ē’ndien njė djalė kur poshtėrohet seksualisht.
    Gjuha e pėrdorur nga “pala shqiptare” ėshtė shumė e ashpėr nė kėtė film. Nuk nguroni t’i quani tuajėt, gjithēka..

    Pėr tė qenė i sinqertė, marrėdhėniet shqiptaro-greke unė nuk i shoh nė nivel shtetėror, qeveritar, por nė nivel individual. Nuk besoj se ka dhe aq dashuri midis grekėsh e shqiptarėsh, ēfarėdo qė tė pretendojmė. Sipas pėrvojės sime, grekėt nuk i pėlqejnė shqiptarėt dhe po sipas pėrvojės sime nė Shqipėri, shqiptarėt nuk i pėlqejnė grekėt. Kjo ėshtė e vėrtėtė dhe nuk kisha pėrse ta fshihja apo tė hidhja sllogane pėr miqėsinė. Eshtė njė problem plot kontradikta ky ndėrmjet vendeve tona. Jam pėrpjekur tė jem i sinqertė e tė mos them gjepura. Pėr kėtė ka shumė arsye. Nėse i shohim gjėrat me ndershmėri, diēka mund tė ndryshojė. Duhet tė kuptojmė dinamikėn e kėtyre mosbesimeve, urrejtjeve, ku gjendet patjetėr edhe dashuria.

    Pasagjerėt nė autobus e kanė frikė Elionin, e urrejnė dhe nė mėnyrė tė ēuditshme fillojnė ta duan. Nga ana tjetėr edhe ai i urren ata, sepse i sheh si pėrgjegjės pėr ēka i ka ndodhur. Nė tė njėjtėn kohė, nė fund tė filmit ai i respekton.

    Pikėrisht kjo kontradiktė mė ka interesuar dhe mua.
    Tepėr ironike shprehja qė simbolikisht shpreh stadin e marrėdhėnieve mes nesh: Grekėt krijuan teatrin…., shqiptarėt ia vodhėn.
    Jo nuk ėshtė ironike. Kjo ėshtė pėr shovinizmin grek. Edhe pėr mėnyrėn se si shefi shqiptar i policisė kthehet dhe thotė se ata (grekėt) kanė pėr ta vrarė atė, nė fakt nė fund ai duket se ka hequr qafe njė barrė tė madhe…Elioni (Flamuri) kalon kufirin, paratė i ka marrė dhe nė njė farė mėnyrė i bėri grekėt pėr budallenj. Pra nė kėtė rast ėshtė njė lloj shovinizmi nga tė dyja krahėt. Dhe unė e pėlqej kėtė lojė fjalėsh qė thuhet nė autobus ndėrmjet pengut grek dhe Elionit. Njė lloj teatri, por njė humor i zi nė tė vėrtetė.

    Pėrse zhduken e shfaqen kaq papritur dashuria dhe urrejtja mes shqiptarėve dhe grekėve?

    Kėshtu ka qenė qysh nė kohėt e vjetra. Qė nga koha e atyre qė ju i quani paraardhėsit tuaj ilirėt deri nė ditėt e sotme, kur ka pasur gjithmonė emigrim, nga veriu nė jug. Dhe nga ana e grekėrve kjo ka ndodhur qė nga koha e dorėve. Nė shekujt e fundit ėshtė zgjuar edhe ēėshtja e arvanitasve.

    Shqiptarėt janė grupi mė i gjerė i emigrantėve pėr momentin nė Greqi. Njerėzit thonė ne nuk kemi probleme “tė zinjtė”. “Blacks” janė OK”. Ne kemi probleme me shqiptarėt.” Por unė mendoj nėse do tė ishin gjysmė milionė zezakė, sa ē’janė shqiptarė mbi 600 mijė nė Greqi, ne do tė kishim probleme me zezakėt. Ose pėr tė qenė i sinqertė ajo qė besoj unė ėshtė fakti qė ky ishte njė emigrim i paplanifikuar. Shumica e njerėzve erdhėn nga kufijtė, duke kapėrcyer malet, gjithēka ndodhi me rėnien e regjimit komunist. Ishte njė turrje e ēmendur pėr tė ikur, ashtu si nė Bibėl.

    Edhe Greqia pėr 50 vjet nuk ka pasur kontakt me fqinjėt e saj. Anėtare e NATO-s e BE-sė, kishte mė shumė kontakte me Londrėn e Parisin, por jo me Tiranėn, Sofjen, Shkupin, Beogradin apo Stambollin. Kjo ėshtė ēmenduri. Pėr njė kohė tė gjatė ne nuk kemi njohur fqinjėt tanė dhe kjo ka qenė frika e vėrtetė e grekėrve nė vitet e para tė pas 90-ės.
    Nga ana tjetėr, nėse nuk mė keqkuptoni kėto qė do tė them, djemtė e rinj shqiptarė nė Greqi, nė shumė zona, pėrfaqėsonin trillet seksuale. Nė kėtė film ju shihni njė djalė tė ri nė njė zonė rurale qė shkon me gruan e pronarit. Gjithashtu meshkujt shqiptarė sillen si dashnorė dhe ka shumė tė tillė. Ata e ekspozojnė kėtė anė maēiste dhe primitive. Nė psikikėn e grekėrve meshkujt e rinj shqiptarė pėrfaqėsojnė “tjetrin”, “tė ndryshmin”, si njė trill seksual dhe nė drejtime tė tjera. Nė kėtė drejtim ka pasur shumė prej tyre qė kanė qenė tė suksesshėm, kanė bėrė para dhe kapur veten me shtėpi, makinė. Por nga ana tjetėr ėshtė njė varfėri kulturore qė ka tė bėjė me regjimin komunist. Ne kurrė nuk e kemi pasur atė regjim. Nėse nė Shqipėri nuk ka pasur elita, nė Greqi ka pasur veē njė lloj “petit bourgeois” e shoqėrisė greke. Kėtu ēdokush do tė jetė bos, askush nuk do tė jetė punėtor. Pra janė njė sėrė ndryshimesh.
    Ē’rol ka luajtur media nė kėtė histori sipas jush, ajo greke dhe ajo shqiptare, nėse e keni ndjekur, nė 1999.

    Nė fakt media mori pushtet mbi tė gjithė ngjarjen, e nxori nė dritė, sepse qeveria ishte thuaj e paralizuar dhe nuk dinte ē’tė bėnte. Luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm.
    Nga ana tjetėr, dua tė them se kėtu media ėshtė katastrofike. Tv private, radiot, nė vitet 90 na jepnin opinion se nė Shqipėri u vendos pluralizmi dhe marrėdhėnie miqėsore po vendoseshin mes nesh. Pushteti mori kontrollin nė media pėr kėto probleme dhe iu hapi rrugėn drejt politikės. Nė vazhdim media u tregua shoviniste, raciste, duke krijuar njė klimė tjetėr ndaj kėtij vendi, ndaj fqinjėve tanė duke transmetuar njė gjendje frike edhe ndaj gjithė fqinjėve pėr kriminalitetin. Nė fakt nė Greqi nuk ka aq shumė krime. Eshtė njė gėnjeshtėr. Kėtu jemi tė sigurtė. Mė pak e sigurtė do tė ndihej njė grua nė Londėr po tė kalojė rrugės nė orėn 3 pas mesnate. Shfaqet njė lloj kėnaqėsie me terrorizimin qė i bėhet popullsisė me kėto farė historish.

    Pas gjithė kėsaj, kur vendosėt tė vinit nė Shqipėri?

    Pėr herė tė parė erdha nė Shqipėri vitin e kaluar. U nisa pėr tek disa miq tė mi qė jetojnė nė Tiranė. Ishte njė pėrvojė e mirė qė mė shtyu tė bėja kėtė film. Aty ishe i rrethuar me njė lloj mirėsjellje dhe miqėsie, por nė thellėsi kishin dyshime pėr mua si grek e mė pas dėgjoja: “A po, ju grekėt! Ju na keni bėrė gjėra tė tmerrshme.” I pyeta, ēfarė gjėje tė tmerrshme. Dhe si gjė tė tmerrshme mė pėrmendnin, pėrdhunimin e tė riut. Ma kishin thėnė kaq shumė njerėz tė njėjtėn histori. Ishte bėrė legjendė. Historia e Flamur Pislit ishte bėrė emblematike nė ndėrgjegjen e shqiptarėve. Atėherė nisa tė mendoj pėr kėtė histori.

    Gjėja mė e rėndėsishme tani ėshtė qė ky film u bė, pėr arsye politike apo ēfarėdolloj arsyeje. Eshtė e rėndėsishme edhe pėr Greqinė. Sepse kėtu tė gjithė e dinė qė diēka e tmerrshme i ndodhi atij djali. Media vazhdonte t’iu bėnte jehonė historisė sė pafund, se njė djalė tjetėr u vra, pėrse nuk i zgjidh kėto punė qeveria shqiptare, apo duhet t’i zgjidhim ne nė Greqi etj.etj… Dhe pas njė jave ra heshtje. Sikur tė mos kishte ndodhur asgjė. As hetim publik, as hetim shtetėror, asgjė. Asnjė mėsim nuk u nxor prej kėsaj historie. Njė tragjedi ndodhi, u vranė dy tė rinj dhe…asgjė.

    Si e gjetėt Shqipėrinė nė vizitat tuaja?

    Njė vend i ashpėr. Unė do ta kisha tė vėshtirė tė jetoja atje. Pashė njė vullnet tė mirė tek njerėzit pėr tė ndryshuar gjithēka. Kuptova se regjimi brutal stalinist, mė i egri nė Evropė, ka qenė ai juaji, e qė nuk mund tė krahasohet as me bullgarėt, rumunėt. Ato 45 vjet, mė vjen keq, e kanė kthyer shumė mbrapa atė shoqėri. Por nė udhėtimin tim tė fundit pashė qė gjėrat kanė ndryshuar kaq shpejt.

    Pėr zgjedhjen e aktorit kryesor i jeni referuar portretit tė shqiptarit Flamur Pisli. Kanė njė ngjashmėri.
    Jo, jo, aktori ėshtė miku im. Kam punuar me tė nė vitin 1999, nė njė film qė ėshtė prezantuar nė Berlin. Ai ėshtė aktor pėr mua, edhe pse nuk ka mbaruar ndonjė shkollė aktrimi. Por ai i kupton shqiptarėt nė mėnyrėn qė i kuptoj edhe unė. Sepse ai ka tė njėjtin shpirt, ka punuar punėtor nė ndėrtim. Erdhi nė Greqi kur ishte 10 vjeē nga Kazakistani, pra ėshtė njė emigrant, edhe pse e konsideron veten grek. Ai ka vuajtur nga ideja e dėbimit. Mendova se ishte i pėrkryer pėr kėtė rol. Njė pjesė e mirė qė luajnė nė kėtė film, pengjet nė autobus, nuk janė aktorė. Mė pėlqen t’i kombinoj aktorėt dhe jo-aktorėt.

    Dhe aktorėt shqiptarė…
    Janė dy aktorė shqiptarė Armand Dauti dhe Laert Vasili qė janė shumė tė njohur kėtu. Laerti ka ndidhmuar shumė pėr produksionin e filmit, me punėn nė Shqipėri, mė ndihmoi tė gjeja Rajmonda Bulkun dhe Ndriēim Xhepėn. Unė shkova nė Tiranė dhe po kėrkoja “njė nėnė” qė dukej si Ana Manjani, njė aktore me portretin si nė kinemanė e viteve 60. Takova edhe dy aktore tė tjera, shumė tė njohura tek ju. Ishin vėrtet tė mira, por unė zgjodha Rajmondėn. Mė pėlqyen sytė e saj sė tepėrmi. Ishte e mrekullueshme.
    Ndėrsa Ēmimi, ishte njė djalė shumė tėrheqės, me tė mund tė punoje lehtė, me pėrvojė, gjakftohtė.

    Pėrse bėni filma?

    Bėj filma sepse ata janė edhe politikė. Filmat e mi janė politikė. Bėj filma pėr politikėn dhe pėr shoqėrinė greke.

    Ju besoni tek kinemaja politike?

    Absolutisht po. Eshtė mbi tė gjitha reflektim i shoqėrisė si nė njė pasqyrė. Filmat e mi mund tė jetė erotikė, histori dashurie, por fundi i tij ėshtė njė film politik, pėr Greqinė, ēfarė vendi po bėhet ajo. Me kinemanė ti mund tė fitosh mė shumė publik dhe tė krijosh njė debat publik. Filmi i parė nė Londėr ishte pėr seksualitetin tim. Njė film erotik-politik. Pra dua tė them se politika gjithmonė mbetet.

    Si i vlerėsoni ngjarjet e fundit ndėrmjet Shqipėrisė e Greqisė. Pėrshembull me ē’ndodhi pas ndeshjes sė fundit tė futbollit, ndėrmjet Kombėtareve?

    Nė tė vėrtetė janė skandaloze. Greqia kishte fituar kupėn e Evropės, Greqia nė BE etj…nejse. Po ecnim nėpėr Tiranė. Atmosfera ishte nė kulm. Mendoja se reagimi i turmės sė tifozėve pėr skuadrėn e tyre, ishte i pakėndshėm, gati barbar e primitiv. Por kėtu, nė Greqi ishte edhe mė barbar e primitiv. Fėmijė e tė rinj qė dilnin jashtė dhe festonin fitoren e skuadrės sė tyre. Ishin ndezur. Ashtu si 20 mijė grekė shkuan nė Lisbonė pėr skuadrėn e tyre, pėrse shqiptarėt nuk duhej tė festonin fitoren? Mendoj se ishte njė pogrom, i gjithi. Po, njė djal u vra, nė ishull dhe shumė, shumė tė tjerė u sulmuan dhe asgjė nuk na ėshtė thėnė, nuk ėshtė bėrė publike. Mė duket si njė spirale tjetėr e shovinizmit ndėrmjet Shqipėrisė e Greqisė i cili duhet ndaluar, por sė pari duhet ndėrtuar njė dialog i sinqertė ndėrmjet dy popujve tanė, jo nė nivelin e lidershipėve, ose shtetėror. Me fjalė tė tjera, Ballkani do tė jetė gjithmonė Ballkan. Kjo nuk ėshtė aq e mėrzitshme, por gjėrat duhen ndryshuar.

    Kur do ta shohė publiku ynė filmin tuaj?

    Do tė ishte e mrekullueshme tė shfaqej nė Shqipėri, por nė mos gaboj kinematė tuaja dominohen nga kinemaja amerikane. Nuk kam shumė shpresė. Por edhe kėtu nuk shpresoj ta shohin shumė shqiptarė. Shqiptarėt punojnė, shkojnė nė shtėpi, hanė, shohin televizor, zgjohen nė mėngjes dhe nuk shkojnė nė kinema. Unė e kuptoj kėtė, pasi vetė prindėrit e mi janė emigrantė nė Australi, dhe kurrė nuk kanė shkuar nė kinema, sepse kursenin paranė. Tė shkosh nė kinema kushton dhe ju nuk doni tė shpenzoni para. Besoj se ky ėshtė mentalitet i emigrantit. Por besoj se mund ta kenė kėtė mundėsi kur filmi tė dalė nė DVD dhe video.

  8. #568
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ēėshtja e Daut Hoxhes

    Si shkak formal pėr fillimin e luftes italo-greke eshte
    marre vrasja e Daut Hoxhes i cili ishte nga krahina e
    Ēamerise.
    E ndodhur ne gusht 1940 kjo ēėshtje ndonese u
    perdor si preteks nga Italia, meriton nje analize qofte edhe
    te shkurter. Sipas gjeneralit grek Papagos Italia spekulloi
    shume me vrasjen e Daut Hoxhes. Tani une shtroj pyetjen: po
    greket a spekulluan me Daut Hoxhen? Ne fund te fundit ēėshtja
    e Daut Hoxhes shtoi edhe nje pike pse duhej te sulmohej
    Greqia nga Italia. Daut Hoxha ne Ēameri rridhte nga nje
    familje atdhetare e nacionaliste, duke u bere simbol i
    luftes antigreke te shqiptareve te Ēamerise. Daut Hoxha
    kishte emer te mire ne te gjithe krahinen e Ēamerise nga qe
    shquhej ne mbrojtjen e gjuhes, nacionalistit dhe fese. Pėr
    keto shkaqe vrasja e tij do te perdorej nga greket pėr te
    ulur rezistencen nacionalēlirimtare ne Ēameri dhe do te
    tregohej si shembull mesimi. Pėr Daut Hoxhen greket paguan
    75 mije dhrami, te cilat do ti jepeshin krimineleve ne
    momentin qe ato do sillnin koken e tij tek paguesit.
    Pėr kete qellim dy agjente greke e ndiqnin hap pas hapi
    Dautin. Nje dite gushti kur ky po kthehej nga nje fshat i
    Gjirokastres ku pati takuar disa miq para se te kalonte
    kufirin shteteror kishte qendruar nen hijen e nje peme pėr te
    fjetur. Dy agjentet greke iu afruan dhe kur daut Hoxha ishte
    ne gjume e godasin me sepate duke i prere koken. Kokes se
    Dautit i vune nje shkop dhe filluan ta shetisin fshatrave te
    Ēamerise pėr te frikesuar popullsine autoktone shqiptare.

    Duke lene pėr nje ēast shkakun e nje akti te tille
    terrorist, do te thoja se vetem vrasja e Dautit ne territorin
    e perandorise italiane (Pjese e se ciles ishte atehere
    Shqipėria), ishte mjaft fyese edhe pėr nderin e Italise, aq
    me tepėr qe italianet me greket kishin edhe inate te vjetra
    siē ishte pėr shembull vrasja e gjeneral Telinit ne vitin
    1923. Pra me vrasjen e Daut Hoxhes do viheshin ne levizje te
    dy palet. Italia e akuzoi Greqine pėr cenim te sovranitetit
    dhe pėr persekutimin qe Greqia i bente popullsise autoktone
    shqiptare. Natyrisht edhe Italia si fuqi boterore kishte edhe
    qellime te tjera.
    Greket pasi e kaluan fazen e terrorizmit te popullsise
    shqiptare te Ēamerise nxituan te legjitimojne aktin terrorist
    duke kembengulur njekohesisht se "ate e kane vrare vete
    shqiptaret".
    Pėr kete agjencia greke e lajmeve me 14 gusht
    1940 shpalli nje komunikate te cilen e quajti ēertifikate
    penale e Daut Hoxhes. Ja permbajtja e komunikates:


    "Me vendim nr.36 gjyqit te Prevezes, Hoxha dhe bashkepunetoret
    e tij, dy te krishtere dhe nje musliman, ishin denuar me
    burgim ne mungese pėr vrasje te paramenduar te personave
    muslimane Vehije Simo dhe Zeqir Rehipi.

    2. Me vendimin nr.14 te gjyqit te Janines date 19 nentor 1919,
    Hoxha ishte denuar ne mungese me 20 vjet burgim mbasi ne
    bashkepunim me nje tjeter kishin vrare muslimanet Zeqir Zeka
    dhe Reshid beun.

    3. Gjyqi i Prevezes me vendimin nr.30 te 10 qershorit 1921
    denon Hoxhen dhe tre bashkepunetor te tij me 17 vjet burgim
    pėr vjedhje ne dem te tre muslimaneve, pėr tentim vrasjeje ne
    dem te nje muslimani dhe te nje te krishteri, si dhe pėr arme
    mbajtje pa leje.

    4. Gjyqi i Prevezes me vendim nr.14 te dhjetorit 1921,
    denonte Hoxhen me 4 vjet burg pėr tentim shperblimi te
    detyruar.

    5. Gjyqi i Janines me vendimin nr.22 te vitit 1923 denonte
    Hoxhen, bashke me dy bashkepunetore te krishtere me 18 vjet
    burg pėr tentim vrasjeje.

    6. Po gjyqi i Janines me vendimin nr.9 te 6 majit 1925
    denonte ne mungese Hoxhen dhe dy bashkepunetore te tij pėr
    faje ēnderimi, shperblime te detyruara dhe arme mbajtje pa
    leje.

    7. Po gjyqi i Janines me vendimin nr.23 date 8 tetor 1925,
    denonte me vdekje ne mungese Hoxhen dhe bashkepunetoret e tij
    pėr akte vjedhjeje".


    Duke mbledhur kete "ēertifikate penale te Daut Hoxhes"
    nxjerrim ne pah 60 vjet burg te dhena pėr te, dy vendime te
    tjera te paspecializuara ne burg dhe nje denim me vdekje.


    Sipas grekeve "aktiviteti kriminal" i Daut Hoxhes qenka
    zhvilluar vetem ne periudhen 1919-1925 dhe ēuditerisht shteti
    grek nuk e paska kapur dot "kriminelin e rrezikshem".
    Sikurse shihet me lart kjo "ēetifikate penale" eshte krejt
    pabesueshme dhe krejt false. Mjafton te permendim periudhen
    1925-1940, kohe nga e cila autoritetet greke nuk kane vene
    asnje akuze ndaj Daut Hoxhes.
    Kriminalizimi i Daut Hoxhes kerkohet te jete sa me i larget
    pėr te mos krijuar probleme dhe me sa duket ēėshtje te
    ndyshme penale te pambyllura i jane ngarkuar Daut Hoxhes.
    Lidhur me shqetesimet pėr veshtiresite e lindura ne kufirin
    greko-shqiptar, ministri i jashtem i Italise konti Ēiano i
    raporton Musolinit:

    "Bisedoj me Muslonin pėr veshtiresite e linduar ne kufirin
    greko-shqiptar. Nuk eshte rasti pėr ta dramatizuar situaten
    por qendrimi grek eshte shume i pabese. Duēja mediton nje
    gjest force edhe sepse nga viti 1923 ka nje llogari te
    pashlyer e greket genjejne veten ne se mendojne qe ai e ka
    fshire nga karta". (Shenimi i dates 10 gusht 1940). Ne nje
    fare menyre pra vrasja e Daut Hoxhes e shtoi me shume
    bindjen e italianeve pėr te arritur ne perfundimin qe jep
    ultimatumi i dates 28 tetor 1940. Qysh me 3 korrik 1940
    Italia kishte protestuar zyrtarisht pėr prishjen e
    neutralitetit grek, gje qe duhej ne bashkepunimin ushtarak
    britaniko-grek. Anije lundrimi, avione, etj, gjenin strehe ne
    Greqi ne dem te Italise. Ketij realiteti iu shtua edhe vrasja
    e Daut Hoxhes ne token shqiptare qe atehere ishte pjese e
    perandorise italiane. Erdhi nje moment qe politika italiane
    nuk mund ti kaperdinte me keto realitete dhe nga ana tjeter
    ata nuk donin te ishin me pak dominues se sa gjermanet.
    Grumbullimi ketyre tre faktoreve kryesore pėrshpejtoi
    ngjarjet qe paten si finale 28 tetorin 1940. Edhe gjenerali
    grek Papagos e pranon faktin se politika e Italise ndaj
    Greqise u be veēanerisht e ashper ne gusht 1940 e vijim.
    Sipas kontit Ēiano me 11 gusht 1940 "Musolini flet perseri pėr
    ēėshtjen greke e kerkon te dije hollesi mbi Ēamerine... Eshte
    e rrezikshme t'u jepet grekeve kohe pėr t'u pergatitur". Ne
    ditarin e Ēianos ka nje material interesant pėr rrjedhjen
    logjike te ngjarjeve. Ne shenimin e dates 12 gusht 1940 ai
    thote:"... ne qofte se Ēameria e Korfuzi do te jepen, nuk do
    kerkojne me tepėr. Ne se perkundrazi do te behet rezistence,
    do ta shtyjme aksionin deri ne fund..."Pra, sikurse shihet
    vrasja e Daut Hoxhes pershpejtoi nje veprim logjik te
    ngjarjeve pasi ne Greqi shikohej edhe nderhyrja britanike qe
    nxiste nje veprim te tille, duke shpresuar pėr vatra te
    ndryshme rezistence. Ne momentin qe Greqia do te hynte ne
    lufte, nga Anglia do te kishte perkrahjen e plote ushtarake
    dhe premtim territorial ne dem te Shqipėrise. Nje prove eshte
    edhe nje dokument i fshehte britaniko-grek i cili u publikua
    ne gazeten "Tomorri" date 3 janar 1943. Ne harten e paraqitur
    shikohet qarte se zona nga Shkumbini e poshte i ishte
    bashkangjitur territorit grek. Kuptohet keto ishin interesa
    te luftes. Anglezet premtonin ne shkembim te hapjes se nje
    fronti te ri luftues, por gjithesesi ky eshte realitet dhe
    mendoj se nuk duhet fshehur.

  9. #569
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    KRIMI" I EMIGRANTIT SHQIPTAR
    DHE "HUMANIZMI" I POLICISE RRACISTE GREKE


    "Vetem shpirti im e di se ē'kam hequr nga torturat e policeve greke. Edhe nje kafshe nuk mund te rrihet ne ate forme. Dhe per me teper ata me kane bere injeksione, aq sa unė nuk mund tė martohem mė. Une jam shqiptar dhe me mire te vdes me dinjitet si burre ne Selanik, sesa te vdes si burrec ketu ne Shqiperi. "- deshmoi emigranti Flamur Pisli, disa dite para se te bente aktin e deshperuar te rrembimit dhe te vritej. Ai ne te vertete e kerkonte ate vdekje sepse policia greke e kishte kthyer mizorisht ne nje kufome te gjalle.


    Lajmin per vrasjen me 29 maj ne kthesat e Krrabes, ne dalje te Elbasanit, te rrembyesit te autobuzit me 8 pasagjer grek nga Selaniku, se pari e dha ATSH-ja jone qe eshte kthyer ne nje altoparlant i keq i propogandes greko-serbe. E mjera agjenesi lajmesh u ngut qe ti jepte opinionit njoftimin se pengmarresi shqiptar nuk ish gje tjeter veē nje kriminel, i cili u azgjesua nga policia shqiptare. Natyrisht nuk harroi te jepte emrin e 24 vjecarit shqiptar, dhe informacionin e genjeshtert se ishte nga Korēa.
    Fabrikimi i informacioneve ka qene nje zanat i vjeter i ketij institucioni, i cili ani pse ka ndrruar disa duar e padrone qeverisje, mbeti ashtu siē ishte ne kohe te diktatures, mashtruesi me i madh i opinjonit publik shqiptar. Por ndryshe nga koha e monizmit kur mashtrimi behej nen emrin e “interesave te popullit”(lexo: kastes komuniste ne pushtet), tani ky mashtrim behet ne emer te interesave te klaneve te brendeshme dhe sherbimeve te fshehta te jashtme. Ne sherbim te interesave te shovenisteve tane te jugut u perpunua dhe ky lajm, ne te cilin i riu shqiptar qe mori peng autobuzin grek, u cilesua kriminel pa u ditur se si e pse ndodhi kjo tragjedi, si e pse e ne emer te kujt ky i ri shqiptar, ne rrezik jete, mori peng pasagjeret greke.
    Madje edhe vrasja ne kete incident te Krrabes te njerit prej pengjeve, grekut Jorgos Kourlouris, ju vu ne kurriz ketij “krimineli”, pa pritur te behej ekzaminimi i dy kufomave nga specialistet e kriminalistikes. Paralelisht me njoftimin e agjenteve te Athines ne ATSH, kryeqyteti i Greqise: policia, ministrite, propoganda e deri vete kryeministri Kostas Simitis,u hodhen ne nje histeri antishqiptare, dhane urdhera per debime masive te emigranteve shqiptare dhe u nguten madje ti kerkonin llogari ne menyre disi kercenuese autoriteteve shqiptare.
    Pas tere kesaj zhurme kemi kete kuader me dy pamje: Pamja e pare: nje kriminel shqiptar ne Selanik e nje qeveri shqiptare ne Tirane e paafte te shmange kriminalitetin. Pamja e dyte: nje viktime greke e vrare ne Krrabe prane Tiranes dhe nje Qeveri greke ne Athine e cila gjoja viktimizohet prej fqinjeve te vet shqiptare.
    Tani pyetja shtrohet si eshte e verteta dhe ku eshte fshehur "Kali grek i Trojes". Kush eshte viktima e kush krimineli. Kush eshte i riu shqiptar dhe pse nuk e vrau policia greke ne territorin e vet, por ja beri peshqesh kete vrasje te dyfish te policise miope shqiptare?A ka lidhje kjo ngjarje me histerine antishqiptare qe fryn ēmendurisht ne Greqi, ku 99 perqind e opinjonit eshte pro krimeve monstruoze serbe.
    Kush eshte pra 24 vjeēari shqiptar qe e vuri vehten ne rolin e rrembyesit dhe permes rreziqeve e grackave te policise greke ja doli qe autobuzin e Selanikut ta kalonte ne Shqiperi ne ngjarjen tragjike te 28-29 majit? "Krimineli Flamur Pisli, i cili u asgjesua nga policia", nuk eshte kurkush tjeter veēse emigranti Flamur Pisli nga Patini i Matit, fshat i cili eshte rreze malit me te njejtit emer pak pa hyre ne Klos. Ne gjendjen katastrofike ku e ka ēuar Shqiperine politika e ēmendur e partive te papergjegjeshme, te rinjt shqiptare nuk shohin rruge tjeter per te mbijetuar, veē te marrin me sy e mergimin ilegal, ku i presin mundime nga me te paperftyrueshme per mafizet e politikes. Kete rruge megjithese pa deshiren e tij e mori dhe riu Flamur Pisli. Punoi si argat dhe me mundime te medha e pune te ndershme fitoi nje sasi dhrahmish per familjen e vet te varfer ne fshat.
    Fati i zi i mergimtarit do ta perplaste Flamur Pislin ne kthetrat e policise rraciste greke, e cila me emigrantet shqiptare, nen veshtrimin indiferent te Bashkimit Europian dhe ata qe pretendojne te mbajne drejtesine e mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne kete kontinent plak,merret si me "gjuetine e shtrigave" tani e dhjete vjet. Ne policine e Selanikut, ky emigrant i ri shqiptar, ka pare torturat me mizore e me te paimagjinueshme qe mund te behen mbi njeriun.
    Ajo ēfare po ndodhe sot me kosovaret prej barbareve serb, ka ndodhur nje vit me pare ne Selanik te Greqise me kete emigrand shqiptar. Ndoshta veē orthodoksise, keto dy vende te mbarsura me shovenizem shekullor, kane te perbashket egersine e shtazerine ndaj fqinjeve te vet shqiptar, mjetet e tortures dhe mizorise mesjetare. "Vetem shpirti im e di se ē'kam hequr nga torturat e policeve greke. Edhe nje kafshe nuk mund te rrihet ne ate forme. Dhe per me teper ata me kane bere injeksione, aq sa unė nuk mund tė martohem mė. Une jam shqiptar dhe me mire te vdes me dinjitet si burre ne Selanik, sesa te vdes si burrec ketu ne Shqiperi. Do ta shihni se ē'do t'i punoj une atij policit grek qe me torturoi"- deshmoi para nenes se vet me lot ne sy emigranti Flamur Pisli, disa dite para se te bente aktin e deshperuar te rrembimit dhe te vritej. Ai ne te vertete e kerkonte ate vdekje sepse policia greke e kishte kthyer mizorisht ne nje kufome te gjalle. Ai i ka thene gjithashtu nenes se vet se "ne rajonin e policise kam lene edhe 1 milione e gjysem dhrahmi, puna e dy viteve te qendrimit ne Greqi, te cilat m'i ka marre nje polic".
    Ne gazeten "Shekulli" ku botohet ky informacion, thuhet se pas torturave mizore te policise greke te Selanikut, "ishte hedhur ne Kakavije per te vdekur". Flamuri kishte qendruar dy jave ne gjendje te rende ne Tirane, tek halla e tij dhe pasi ishte permiresuar nga plaget, ishte kthyer ne shtepi. Pas disa ditesh Flamur Pisli me nje automatik me tre krehra u nis per te marre djersen e hakun e tij ne Selanik... Nese do te desheronte ndokush te hynte ne detaje te kesaj tragjedie, se pari duhet te ndjeke fijet e ngjarjes duke u kapur pas ketyre pyetjeve:
    A e njohu policia greke viktimen e tij te para nje viti( nepermjet radios emigranti Pisli ka komunikuar me policine greke ?
    Pse nuk zbardhet ne publik tere shiriti me bisedimet ne mes te rrembyesit dhe policise greke? Pse Policia Greke pranoi ti jape pengmarresit te autobuzit te Selanikut, 50 milion Dhrahmi sa pengmarresi Flamur Pisli me automatik ne dore kerkoi.
    Pse policia greke nuk beri as tentativen me te vogel per ta vrare rrembyesin ne teritorin e vet, por e la te kaloje ne Shqiperi, ku si per rrembimin ashtu dhe per incidentin e mundshem mund te beheshin fajtor dyfish shqiptaret?
    A e njoftoi policia greke me hollesi policine shqiptare mbi indentitetin e rrembyesit dhe motivet per te cilat u mbajten pengjet?
    A beri fare tentative policia shqiptare te lidhej me Flamur Pislin, te mesonte qellimin per te cilin ai akoma me tej i mbante pengjet, te perpiqej per nje zgjidhje pa viktima, pa pasur nevoje per nje zgjidhje filmash naiv policore duke bllokuar me dy maune rrugen ne Krrabe, ēfare u be shkak per vrasjen dyfishe. A nuk mund Qeveria Shqiptare te bente protesten e vet ndaj mizorive greke ndaj emigranteve shqiptare te cilet tash 10 vjet jane nen meshiren e fatit dhe te policise raciste greke?
    Masmedia nga ana e saj i lau duart si Ledi Makbet ne nje mumuritje te perzishme: Kjo eshte ngjarja, ky eshte protagonisti- ky eshte "krimineli", ky eshte viktima...
    Po te tjeret : Punedhenesit qe e shfrytezuan deri ne palce, policet e Selanikut qe e rrahen per vdekje - qe i vodhen djersen e dy vjeteve, qe e sterilizuan duke e privuar nga drejta natyrore e trashegimnise dhe jetes familjare dhe e perplasen gjysem te vdekur ne Kakavije...
    Policet shqiptare qe e vrane pa menduar se keshtu po i ndihmonin policise raciste greke ne mbylljen e ciklit te krimit ndaj ketij te riu shqiptar...
    Po ata renegatet e sahanlepiresit e Athines e Beogradit ne ATSH, qe e cilesuan Flamur Pislin "kriminel" akoma pa e mesuar fatin e tij te zi, akoma pa pyetur nenen e tij me fute te zeze e zemer te plasur,- pra te gjithe keta ēfare jane?
    Per ēdo emigrant shqiptar, qe provon mbi kurrizin e vet urrejtjen e perbuzjen e opinjonit grek, ashtu si dhe per mua si ish emigrant gjate pese vjeteve dhe deshmitar i gjalle i skllaverise moderne nen hijen e Akropolit, pergjigja eshte fare e thjeshte:
    Emigranti Flamur Pisli eshte viktima e cila duke mos gjetur drejtesi e mbrojtje ligjore ne te dy anet e kufirit, vendosi te vere ne vend te drejten e tij me ato mjete e ate forme qe vete institucionet, qeverite, policite dhe ata qe bene krim ndaj tij - ja sugjeruan ose me sakte ja imponuan.
    Autoret e krimit jane ne rradhe te pare policia rraciste greke, politika antihumane e mbarsur me shovenizem e autoriteteve te Athines, si dhe degezimet dhe qorrollepsja e autoriteteve shqiptare pas zerave te sirenave te Egjeut.

    KOLEC TRABOINI-ish emigrant shqiptar ne Greqi
    Boston, 5 Qershor 1999

  10. #570
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    What's wrong with Albanians?

    Greece's largest minority complain of being dogged by negative stereotypesand racism

    BY KATHY TZILIVAKIS



    Albanian bus hijacker Flamur Pisli was shot dead by Albanian police on May 28, 1999
    THEY are possibly the most unpopular foreigners living in this country. For most Greeks, Albanians are bad news.
    "There was a day when we could sleep with our doors unlocked," says an elderly woman who lives in the mainly industrial town of Aspropyrgos, west of Athens. "You can't be too careful these days because there are many Albanians here. They gather at the main square to find jobs and if they don't get work they break into homes and rob you... Why don't the police just take them all back where they came from?"

    This woman's hostility towards the hundreds of thousands of migrant workers from neighbouring Albania is shared by many other Greeks, who feel that crime is on the rise. Compared to other foreigners living and working here - Filipinos, Nigerians, Kurds, Poles and Pakistanis - Albanians are the least liked.

    They are thought of as unskilled, destitute, violent and untrustworthy. Despite numerous statistics showing otherwise, Albanians have been blamed for the reported rise in crime in recent years. Albanian migrants and human rights advocates say this is unfair. According to recent statistics from the public order ministry, Albanians and other migrants commit a small number of crimes. Out of 8,042 break-ins in 1999, Albanians were found to be responsible for 1,617, and other migrants (Romanians, Russians, Bulgarians, Iraqis and Poles) for about 950. Greeks carried out the remaining 5,475 offences. Similarly, out of the 1,324 people who were charged with illegal weapons possession in 1999, 1,126 were Greek, 139 were Albanians and the rest were Russians, Romanians and Bulgarians.

    Why, then, are Albanians given a bad name? One of the reasons is a series of high-profile crimes, notably two bus hijackings in 1999. These incidents gave rise to a general public concern about the evils of illegal immigration, especially from neighbouring Albania. "Society still considers Albanians to be the 'rotten' migrants," George Levandis of the Greek branch of SOS Racisme, told the Athens News. "I believe that the root of this problem can be found in the numbers. Albanians are simply the largest group of foreigners and Greeks feel threatened by them because there are so many of them in Greece. Another reason why Albanians are treated harshly by Greeks might be because of the tense relationships between the two countries - there are people of Greek origin in Albania who have been treated quite negatively there."

    Criminology experts have repeatedly rejected claims that Albanians are to blame for an increase in crime and numerous studies carried out by the public order ministry also show that a relatively small number of people belonging to this ethnic group are actually corrupt. According to leading criminologist Nestor E Courakis, the number of foreigners involved in crime is low, although it is also on the rise. He says that this shows that "the social and economic integration of foreigners into the Greek population has not achieved a desirable level". Public disapproval of Albanians seems unwavering.

    Albanians are often the sole target of small- and large-scale police sweep operations against undocumented migrants. Hundreds of thousands were taken back to Albania during massive deportations in December 1991, June 1993, in the autumn of 1994 and in July 1999. Armed villagers in small towns, especially near border areas, have even rounded up and beaten Albanian migrants, whom they held responsible for break-ins in the areas.

    "The Albanian migrant in Greece is portrayed as the illegal migrant," says Albanian national Gazmen Kaplani, an announcer for state radio ERA.

    "I believe that there are some newspapers that have handled such issues with propaganda that goes beyond racial hatred. That is, they constructed this image of Albanians as the absolute evil." Kaplani added that such stereotypes have fostered a racist hysteria against Albanian migrants. "The media have exaggerated the crimes committed by foreigners, especially Albanians," he noted.

    The vast majority of the estimated 500,000 Albanian migrants in Greece are employed as manual labourers on construction sites and farms. For the average Albanian living an honest life in Greece, negative stereotypes are difficult to live with. One man from Gjirokaster says it makes him angry when people judge him before they meet him. "I am not a thief or a murderer," he says. "It's just not fair. What ever happened to being innocent until proven guilty. Albanians are always guilty until they can prove themselves innocen t."

    An Athens police officer, who spoke to the Athens News on condition of anonymity, said that "Albanians are Albanians". What did he mean? "No matter how you look at it, they are more involved in crime than any other foreigners. We never hear about a Filipino burglar... It is no secret that thousands of prisoners escaped from Albania's jails and came to Greece. But, it's very important to note that Albanians are usually hired by Greek crooks to do the dirty work."

    While a significant number of Greeks appear to believe that Albanian migrants pose a threat, foreigners living in Greece strongly disagree. Many representatives of migrant groups believe that Albanians do not deserve all the blame and that their supposed inclination towards crime has been blown out of proportion by the media and those advocating an anti-immigrant platform.

    "When I first came to Greece in the 1970s there was no xenophobia," says Egyptian community representative Magdy Helmy. "There were fewer migrants. The situation changed with the mass arrival of Albanians. That's when society started to associate foreigners with crime."

    "I do not believe in judging an entire nation of people based on the actions of one person," says Patrick Odeh, a member of the Athens-based Nigerian Community Organisation. "It is unfair to Albanians and all other migrants in Greece."

    Joe Valencia, the president of KASAPI-Hellas (Unity of Filipino Migrant Workers in Greece) agrees with Odeh. "I think that there are a lot of negative attitudes even from people who are supposed to be democratic in their orientation," he explains. "This is very unfair. When Albanians commit crimes, it does not represent the majority of Albanians who are hard-working, responsible parents and who really want to make a better life in Greece."


    ATHENS NEWS , 27/07/2001

Faqja 57 prej 65 FillimFillim ... 7475556575859 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •