Shikoni se si kane shkuar ngjarjet. Varg, njera pas tjetres. Ne fillim shkolla te paligjshme, pastaj sponsorizim qe te forcohet ideja se Himara eshte minoritare, kur jo vetem qe nuk asnje prove historike per kete gje por eshte nje turp qe s ka ku te shkoje. Eshte njelloj sikur te thote Italia se te tere shqiptaret qe dine italisht jane minoritare italiane dhe une dua Tiranen Durresin Vloren Shkodren etj dhe dua qe te hapen shkolla italisht. Mirepo perseri te shiturit mbane gojen mbyllur, ashtu si po bejne edhe ne rastin aktual me Bollanon, qe pas deklarates ofenduese per nje komb te tere (se ku e gjen ai te drejten qe te kerkoje gjysmen e Shqiperise, kete te na e thote Saliu+salushet dhe Nano+nauēet), nuk e vret trurin fare, sepse e kane siguruar shefat e tij qe me ata lepujt jemi marre vesh...por s mbaron me kaq sepse si kane bere mire llogarite keta Bol lanot.
-------------------
Gjatė ceremonisė sė inaugurimit ėshtė folur vetėm greqisht dhe janė lėshuar parulla nacionaliste greke
Hapet shkolla greke, Himara, thirrje pėr bashkim me Greqinė
Lindita Ēela
HIMARĖ- Ajo qė duhet tė ishte thjesht njė ceremoni e rėndomtė zyrtare qė do tė finalizohej me prerjen e njė shiriti inaugurues ėshtė shndėrruar dje nė njė miting elektoral tė organizatės OMONIA nė qytetin e Himarės. Thirrje antishqiptare si dhe parulla pėr bashkim me Greqinė, kanė qenė lajtmotivi kryesor i kėsaj ceremonie. Ka qėnė OMONIA dhe kryetari i bashkisė sė qytetit, Vasil Bollano, ata qė kanė organizuar festė si dhe janė kujdesur qė nė tė, tė mos ketė pjesėmarrės tė padėshiruar. Kėshtu jo ēdo himariot ka guxuar dje tė ngjitet nė zonėn e quajtur Himara Fshat, aty ku edhe u inaugurua shkolla nėtėvjecare. Kjo ėshtė shkolla e parė nė gjuhėn greke nė Himarė qysh pas Luftės sė Dytė Botėrore. Ndėrkohė, gėzimi pėr hapjen e shkollės nė gjuhėn greke ėshtė shuar menjėherė pasi tė pranishmit kanė parė se kishin pėrballė vetėm njė ndėrtesė me katėr mure por asnjė bangė apo send tjetėr qė tė tregonte se bėhej fjalė pėr njė shkollė. Tė vetmet gjėra qė tregonin se aty mund tė bėhej njė shkollė ishin disa libra tė vjetėr, nė gjuhėn greke, tė cilėt ishin hedhur nė njė prej korridoreve tė ndėrtesės. Kjo ishte shkolla qė himariotėt e inaguruan dje me hare kėngė dhe parulla antishqiptare.
(po nxenesit mo qirje, ku i keni...ku i keni nxenesit qe me zor flasin shqip dhe duan te mesojne gjuhen e memes, ate greqishte...s keni ku ti gjeni. VETEM PO TE VESHE PERPARESE TE ZEZE BOLLANEJA ME DULEN ....lol-BARAT)
***
Nėn thirrjet Rroftė Greqia, Himara ėshtė e Greqisė si dhe duke kėnduar himnin kombėtar grek, himariotėt kanė pritur dje ardhjen e zv/ministrit tė jashtėm tė qeverisė greke, Stilionidhis nė qytetin e tyre. Megjithėse festa nė kėtė qytet ka nisur pa zbardhur ende dita, zv/ministri grek ka mbėrritur nė vendin ku do tė inaugurohej shkolla vetėm rreth orės 14 e 30 minuta. Ai ishte i shoqėruar nė kėtė ceremoni nga zėvėndės i integrimit, Albert Gajo, dhe nga njė sėrė diplomatėsh grekė. Me tė ardhur miqtė tė pranishmit nė ceremoni kanė gjetur edhe rastin pėr tė shprehur pakėnaqėsitė e tyre. Duke folur vetėm nė gjuhėn greke, banorėt kanė shprehur hapur pakėnaqėsitė e tyre ndaj shtetit shqiptar. Pas kėsaj, gjithēka ėshtė shndėrruar nė njė festė pėr ta. Kjo festė ėshtė shoqėruar me thirrje pėr bashkim tė Himarės me Greqinė, edhe pse aty ndodhej edhe njė pėrfaquesi i shtetit shqiptare. Situata progreke ka vazhduar pėrgjatė gjithė ceremonisė sė inaugurimit tė shkollės sė re ku nuk ėshtė folur as edhe njė fjalė nė gjuhėn shqipe.
***
Gjatė fjalės sė tij, zv/ministri grek ka pohuar Hapja e shkollės ėshtė njė hap i parė i Shqipėrisė drejt integrimit nė Bashkimin Europian. Zėvendėsministri grek i konsideroi himariotėt, duke iu drejtuar me fjalėt atdhetarė, se ata janė njė urė e bashkėpunimit tė Shqipėrisė me Greqinė dhe se hapja e kėsaj shkolle, sipas tij, do tė ndikojė nė pėrforcimin e marrėdhėnieve mes dy vendeve tona.
(Me sa duket Parlamenti Evropian eshte shume i shqetesuar per fatin e tre kater minoritareve qe do vene ne shkollen e Himares, apo jane te tjera raportet qe u con zedehnesja jone ne BE, zonja GREQI?? -BARAT)
Ndėrkohė, po kaq i lumtur pėr hapjen e shkollės nė gjuhėn greke ishte edhe kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano. Sipas tij, pas 60 vjetėsh, himariotėt mundėn tė realizonin ėndrrėn e tyre tė mėsimit nė gjuhėn amtare. Pas kėsaj fjalie, Ballano nuk ka mundur qė tė japė detaje tė tjera nė lidhje me shkollėn pasi ato nuk janė saktėsuar ende. Ai nuk ka ditur qė tė shpjegojė se cili do tė jetė profili i kėsaj shkolle 9- vjeēare; sa nxėnės do tė hyjnė nė tė si dhe nėse nė kėtė shkollė do mėsohet vetėm nė greqisht apo edhe nė gjuhė tė tjera.
Himara ndahet pėr ceremoninė e shkollės
Ceremonia pėr inaugurimin e shkollės nė gjuhėn greke ka pėrēarė popullin e Himarės duke bėrė qė njė pjesė e tij tė mos shkojė. Kėta banorė tė Himarės kanė qėndruar larg festės dhe nuk kanė pasur guximin qė tė kundėrshtojnė thirrjet antishqiptare tė lėshuara nė tė. Njė ndėr kėta njerėz ėshtė edhe Lefteri (ndoshta behet fjale per Lefter Ēipen, nje prej perlave te folkut lab, poet dhe kengetar..krijuesi i nje numri te pafund kengesh labe, krijuesi i tekstit te Vajza Valeve. Shqiptar puro dhe burre i njohur ne tere jugun-BARAT ), i cili pothuajse qė nė mėngjes ka kundruar tė gjithė panoramėn pa guxuar tė jetė pjesė e saj. Ai tregon se nuk ėshtė kundėr hapjes sė shkollave nė gjuhė tė huaja por ato duhet tė jenė nė gjuhė qė vėrtetė mund ti shėrbejnė tė ardhmes sė fėmijėve himariotė dhe jo nė greqisht. Sipas tij, tė gjithė fėmijėt e Himarės dinė greqisht dhe nuk kanė nevojė qė tė bėjnė shkollė pėr kėtė gjuhė. Tė njėjtin mendim ka dhe njė tjetėr banor i Himarės, i cili duke qenė se ėshtė pjesė e strukturės sė njė partie shqiptare nuk dėshiron qė tė identifikohet. Ai shpjegon se mėsimi i gjuhėve tė huaja ėshtė kulturė por se kjo kulturė po trumbetohet ndryshe nė qytetin e tij. Njė pėrēarje ėshtė vėnė re dje edhe ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė qeverisė shqiptarė qė duhet tė ishin tė pranishėm nė kėtė ceremoni. Gjergj Bojaxhi, zv/ministri i Energjitikės, ka refuzuar qė tė marrė pjesė nė kėtė ceremoni pasi e ka konsideruar shkollėn greke si tė jashtėligjshme. Ndėrkohė, zv/ministri i Integrimit, Albert Gajo, ka qėndruar nė ceremoni dhe ka pohuar pas saj se shkolla greke ėshtė e aprovuar nga shteti shqiptar dhe se hapja e saj ėshtė njė gjė shumė e mirė pėr komunitetin e Himarės.(Gajo ia fut qorres kot sepse Bojaxhiu tha se eshte e jashteligjshme...por edhe ate e ka cuar shefi atje dhe i ka thene zaten se thua ndonje fjale kundra, po se gezon me nje dite karriken e bute ku je ulur-BARAT)
27/02/2006
KATEGORIA: Kronike nga rrethet -SHEKULLI
Krijoni Kontakt