Close
Faqja 32 prej 65 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 646
  1. #311
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Shitėsi i kombit


    Prof. Dr. Apollon Baēe



    Kur nuk ndihesh fare mirė
    (sepse shpirtin e ke plot)
    Zė kėndon nė vetėsirė
    Pa tė derdhen pika lot.

    Pika lot si pika dylli
    Qė tė derdhen aqė shpesh.
    Kush qepallat nuk i mbylli
    Nuku mund t’i marrė vesh.

    (Lasgush Poradeci, nga Kėnga Mendimtare)

    Kush tė tall me verb tė kotė,
    Nuku mund ti ndjejė gjiri.
    Ē’dritė e bardhė djeg nė botė
    Me ēdo pikė prej qiriri.

    (Lasgush Poradeci, nga Kėnga Mendimtare)


    E nesėrmja pa tė djeshme
    Komenti i ministres greke tė Arsimit Janaku nė stacionin televiziv grek Net se “Grupi grek do tė shkojė nė Shqipėri pėr tė diskutuar heqjen nga librat e historisė, kryesisht tė palės shqiptare, pasaktėsi dhe ngjarje tė cilat helmojnė marrėdhėniet dypalėshe” tradhtoi praninė e njė protokolli sekret midis Qeverisė Greke dhe Qeverisė Nano tė nėnshkruar mė 3 prill tė vitit tė shkuar. Kėtė protokoll qė implementon dhe thellon skajshėm protokollin po sekret tė vitit ‘98, ashtu si edhe gjėrat e tjera tė prapa nė kurriz tė kombit, Nano e mbajti tė fshehur. Deri edhe nga autorėt e librave tė historisė qė do tė saktėsohen, a mė saktė qė do sakatohen. Dhe, sikur tė mos kishte qenė ekzibicionizmi, dėshira pėr t’u mburrur, e ministres Janaku, prania e tij protokolli as kishte pėr t’u marrė vesh ndonjė herė.
    Dihet se Nano mund tė tregtojė gjithēka: plehra, dinjitet, jetė njerėzish. Dihet se ai mund tė shesė edhe tė sotmen, edhe tė nesėrmen e Kombit; edhe vlerat e tija materiale, edhe vlerat e tija shpirtėrore. Por askujt nuk mund t’i shkonte ndėrmend se ai do t’ia shiste atij edhe tė shkuarėn. Qė nga Pirroja i Epirit, tek Dėshmorėt e Peshkėpisė sė Sipėrme.
    Dhe kjo tė krijon njė makabritet makabėr ku ulėrimat e foshnjeve ēame tė djegura nė djep, pėrzihen me hijet e ushtarėve tė therur nė mes tė natės. Krijon atė atmosferėn fantastiko- moralizuese tė “Historisė sė Pafund” tė Michael Ende-s ku Mbretėresha e sė Ligės e shtyn heroin e historisė tė pafund qė tė shesė copė pas cope kujtimet duke u bėrė copė pas cope mė i egėr dhe mė i padinjitet. Deri nė vrasjen e shokut tė tij.
    “Nėse njė Kombi i merr gjuhėn dhe kujtimet, ai Komb nuk ekziston mė. Ai shndėrrohet nė njė turmė skllevėrish” tha Hitleri pasi e rrafshoi Varshavėn me tokėn, kur Varshava ngriti krye kundėr tij.
    Dhe kishte plotėsisht tė drejtė, pasi Kombi nuk jeton vetėm me tė sotmen. Kombi nuk jeton as vetėm me tė nesėrmen. Kombi jeton me tė djeshmen, tė sotmen dhe tė nesėrmen. Nė njė unitet shpirtėror dhe material tė tyrin. Dhe pikėrisht ata elementė qė pėrbėjnė esencėn, domethėnien shpirtėrore tė njė kombi, gjuhėn dhe historinė e tij, Nano ja paskesh shitur grekėrve. Si ajo mbretėresha e sė Ligės. Pėr tė shlyer faturat e jahteve, hoteleve dhe moteleve.

    Trupi pa shpirt
    Sipas protokollit tė Nanos “Palėt do tė krijojnė kushte tė nevojshme pėr mėsimin e gjuhės amtare pėr minoritetin grek”. Po sipas protokollit tė Nanos pala greke do tė shqyrtojė mundėsinė e mėsimit tė gjuhės amtare nga fėmijėt shqiptarė qė ndodhen nė Greqi pėr arsye ekonomike”.
    Ndėrkohė “do tė shqyrtojė” nuk tė detyron pėr kurrfarėgjėje. Pėrgjigjen “u shqyrtua, por nuk mund tė zbatohet” nuk mund ta kundėrshtosh, pasi protokolli tė detyron ta shqyrtosh, por jo ta zbatosh. Nė tė kundėrt “do tė krijojnė” ėshtė forma taksative, detyrimore, qė nuk lė asnjė shteg pėr diskutim. Kjo dhe ėshtė njėra anė e “reciprocitetit”.
    Protokolli i ‘98 parashikonte mėsimdhėnien shqip nė universitetet e Athinės dhe Janinės dhe mėsimdhėnien greqisht nė Tiranė dhe Gjirokastėr. Nė universitetet e Tiranės dhe Gjirokastrės jepet mėsim greqisht, nė universitetet e Athinės dhe Janinės nuk jepet mėsim shqip. Kjo dhe ėshtė ana tjetėr e reciprocitetit.
    Ndėrkohė qė minoriteti i grekėrve nė Shqipėri ėshtė sa 1/80 e shqiptarėve nė Greqi, me arvanitas, ēamėr ortodoksė dhe emigrantė ekonomikė bashkė dhe, megjithė rekomandimet e KE-sė, askush nuk i pėrmend tė 2-3 milionė arvanitasit qė vazhdojnė tė flasin shqipen e Buzukut, as ēamėt ortodoksė qė flasin shqip vetėm kur sigurohen se pėrreth nuk ka ndonjė grek qė mund t’u bėjė hatanė.

    Sė fundi protokolli shėnjon “pėrfshirjen e gjuhės greke ndėr gjuhėt fakultative nė shkollat mesme” duke shėnjuar rastin e parė nė botė ku greqishtja quhet gjuhė ndėrkombėtare. Step by step, hap pas hapi, dhe nė hapin e fundit do ta shohim veten jashtė: Nė fillim greqishtja fakultative dhe shqipja e detyruar, pastaj greqishtja dhe shqipja e detyruar, pastaj andej nga Vorio Epiri greqishtja e detyruar dhe shqipja fakultative, pastaj kthimi i Vorioepirotasve vlonjatė, a pėrmetarė, a gjirokastritė nė njė turmė argatėsh greqishtfolės. Ashtu siē donte tė bėnte me polakėt Hitleri. Po i more mendtė, gjuhėn dhe shpirtin trupit, trupi bėn atė qė i thonė. Dhe kjo ėshtė ana e fundit e reciprocitetit.

    Faji i palės sė helmuar

    Po i njėjti fakt dhe po e njėjta ngjarje, mund tė kundrohen nga kėndvėshtrime tė ndryshme. Sipas optikave tė ndryshme. Por vetė fakti dhe vetė ngjarja janė tė patjetėrsueshėm. Fakti dhe ngjarja as mund tė “saktėsohen” as mund tė “zhbėhen“.
    Vrasja e ushtarakėve shqiptarė nė Peshkėpi tė Sipėrme nga paraushtarakėt e Mavi-t mund tė kundrohet edhe si krim ndėrkombėtar, edhe si trimėri kombėtare. Por fakti se paraushtarakėt e Mavi-t masakruan me 10 prill 1994 ushtarakėt e repartit nė Peshkėpi tė Sipėrme nuk zhbėhet dot. Ai mbetet fakt. Sipas parimit tė Kanunit tė Lekės “Gjaku nuk ndryshket”.
    Nuk mund tė zhbėhet as fraza e Ta Nea-s sė 22 marsit 1995 “Kreu i organizatės Mavi duhet tė jetė greko-amerikani Nikollas Gage, i cili ka vizituar rregullisht Shqipėrinė dhe ka pranuar se i njeh dhe ka folur nė telefon me shtatė tė akuzuarit pėr vrasje”.
    Dhe, nėse fakte tė tillė “helmojnė marrėdhėniet dypalėshe”, faji nuk ėshtė i palės sė helmuar, por i palės helmuese.
    Por nėse palės greke i ėshtė shkrepur medoemos ta rishkruajė tė shkuarėn dhe tė thotė ndėr tė tjera se Ēamėria nuk ėshtė dhe nuk ka qenė Shqipėri, ajo duhet t’ia nisė me ato librat e vjetra tė sajat.
    Me regjistrat e Aravantinoit, i cili pasi numėron si llogaritar dioqezat, shtėpitė dhe banorėt e Epirit, thotė se raporti shqiptaro- grek nė Epir ėshtė 9 shqiptarė me 1 grek (Chronografia Tis Epirou, Athine, 1856, II, 320- 338). Pastaj t’ia hyjė faqeve tė Geographia Albanais kai Epeirou tė bashkėkombasit Psalidhas, sipas tė cilit “deri nė Artė flitet vetėm shqip”. Pastaj tė grisė edhe faqet e librave tė udhėtarėve dhe etnografėve me famė, francezit Ami Boue, kolonelit anglez Martin Leake dhe etnografit gjerman Mendelson Bartholdi se “treva shqiptare shtrihet deri nė Prevezė”.
    Pastaj tė nisė e tė shkulė ato poezitė e Hygoit qė i kėndon heroit tė revolucionit grek tė 1821 Marko Boēarit dhe tė shprishė origjinėn e kapedanėve tė mėdhenj tė kėtij revolucioni: Karaiskaqit, Miaulit, Kollokotronit, Bubulinės e shumė tė tjerėve.
    Palės greke i duhet tė fshijė edhe ato “kujtimet e hidhura” tė oficerit tė saj Fessopullos pėr bėmat e shkurtit 1913 tė kapiten Muxakas. Pėr ato gjerdanėt me veshė burrash ēamė dhe themtha gjinjsh grash ēame qė mbanin nė qafė Trypogeorgi, Manosi, Montaka dhe Granica.


    Kolaboracionistėt

    “Zervas i dėboi Ēamėt me 1944… Dėbimi i tyre u bė me njė gjakderdhje tė madhe… u vranė 2300 ēamė dhe 450 vdiqėn gjatė torturave... Kjo u pasua ne mars tė ‘1945 nga masakra e madhe e Ēamėve tė Filatit qė ėshtė e pafalshme” raporton Koloneli Woodhouse, Shefi i Misionit Ushtarak Britanik ne Greqi.
    "Nė mars 1945 njėsi tė Zervasit kryen njė masakėr ndaj ēamėve nė zonėn e Filatit dhe praktikisht e spastruan atė nga shqiptarėt. Autoritetet e Greqisė VP kryen goditje tė egra, duke dėbuar rreth 25.000 banorė tė Ēamėrisė nga shtėpitė e tyre. Ata u ndoqėn deri nė kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona” e plotėson atė Shefi i Misionit Amerikan nė Shqipėri.
    5800 shtėpi tė djegura, njė ēerek milioni kuintal grurė dhe 150 mijė bagėti tė grabitura, 200.000 ha tokė e zaptuar, 3 miliardė dollarė qė sot, bashkė me pėrqindjet, janė mbi 10 miliardė dollarė. Ky dhe ėshtė bilanci. Por tė tėra kėto duhen hequr sipas shprehjes delikate greke “kopsi qefali”, prijani kokėn, zhdukini edhe kėto, pasi edhe kėto helmojnė marrėdhėniet miqėsore afendiko- argat.
    Nuk ka problem ēam. Ēamėt ishin kolaboracionistė dhe u dėbuan thotė kryetari derviēianas i shtetit grek. Ashtu si edhe ZP-ja, e cila i mėson pinjollėt e ēamėve qė tė “luftojnė qė tė mos trajtohen sipas parimeve komuniste biri kolaboracionistit ėshtė kolaboracionist”.
    “Konsiderimi i njė komuniteti tė tėrė si kriminel, mjaft pjesėtarė tė tė cilit vdiqėn nė luftė pėr ēlirimin e Greqisė nė Luftėn e Dytė Botėrore, ėshte njė krim politik dhe historik kundėr Ēamėve” u kundėrpėrgjigjet grekėve dhe ZP-sė Ministria e Jashtme. Pa dyshim Turke dhe jo Shqiptare.
    Dhe nė tė vėrtetė emėrtimi toptan i ēamėve si kolaboracionistė kėrkon fshirjen nga dokumentet tė atyre batalioneve ēame qė luftuan pėrkrah EAM-it kundėr Ēollakogllusė. Kundėr kryeministrit kolaboracionist grek Ēollakogllu, i cili veē ēamėve, dhe kėtė herė pėr hesap tė gjemanėve, pati grirė edhe nja 10.000 grekėr.
    Ky emėrtim kėrkon edhe fshirjen e dokumenteve tė bashkėpunimit me nazistėt tė tė pėrndershmit Kryepeshkop tė Greqisė dhe thuaj tėrė peshkopėrve tė tjerė. Si dhe tė tėrė policėve dhe xhandarėve grekė, me policė qyteti dhe xhandarė katundi, tė cilėt Ministri i Brendshėm Taularis i kishte vėnė nė “dispozicion tė Komandės Gjermane”.
    Pa dyshim kjo ėshtė punė e palės greke, por ama kjo biēim pale nuk ka tė drejtė morale t’ua tundė dhe pėrshkundė flamurin e kolaboracionizmit ēamėve, ndėrkohė qė kolaboracionistėt i kishte nė bash tė vendit dhe shumė ēamėr u vranė nė luftė kundėr nazistėve.
    Por mė e bukura ėshtė se kėto gjėra pala shqiptare nuk i heq dot nga tekstet, pasi nuk i ka shkruar kurrė. Se ēfarė “pasaktėsi dhe ngjarje tė cilat helmojnė marrėdhėniet dypalėshe” do tė “heqė nga librat e historisė pala shqiptare”, kėtė e di Nano, shitėsi i palės shqiptare.

    Heshtja
    “Nanos po t’i shkrepet luan nė ruletė edhe Sahatin e Tiranės dhe askush nuk e ndalon dot” thotė me trishtim Fatos Lubonja. Dhe pikėrisht kjo, fakti se nuk e ndalon dot kush Nanon qė tė shesė Sahatin e Tiranės, Historinė e Kombit, Gjuhėn e Kombit, Kombin ėshtė ana mė e dhimbshme e sė tėrės.
    Pėr viviseksionimin, prerjen nė mish tė gjallė tė Historisė sė Kombit, pėrveē lajmeve tė Shekullit, reagimeve ende pa shumė puls tė historianėve dhe zėrave vetmitarė tė lexuesve kryesisht emigrantė, nuk ndihet kush.
    Nuk ndihet zėri i intelektualit nga qė media shumė e zėnė me ato problemet e rėndėsishme e vrau, u vra, e vranė; e helmoi, u helmua, e helmuan; e vari, u var, e varėn nuk ka kohė pėr t’u marrė me problemin e dorės sė tretė, a tė pestė, a tė asnjė dore fare, se Nano po shet Kombin. Problem po, ėshtė Kafazi i Artė, pavarėsisht se kafazi u pėrket kafshėve dhe jo njerėzve.
    “Po media? Nuk ka asnjė pėrgjegjėsi media?” m’u kundėrvu kolegu gjerman kur po mundohesha qė barrėn e prapėsive shqiptare ta shkarkoja nė kurrizin e politikanėve shqiptarė.
    Hesht vox populi - vox Dei
    , i cili dufet e subkoshiencės sė frustruar i nxjerr vetėm stadiumeve, tė cilat e shndėrrojnė nga individ apatik, nė turmė sportivo- nacionaliste.
    Hesht opozita e kompleksuar nga katrahura qė pėsoi nga Greku dhe pozita e sotme kur i doli zot ēėshtjes kombėtare.
    Heshtin edhe analistėt e pavarur tė medias, tė cilėt egėrsohen dhe kreshpėrohen pėr ēėshtjen nacionale vetėm kur urdhėrohen se duhet tė egėrsohen dhe kreshpėrohen pėr ēėshtjen nacionale ose pėr ndonjė ēėshtje tjetėr.
    Dhe kjo tė shtyn tė mendosh se si do tė reagonte media greke, intelektuali grek dhe njeriu i rėndomtė grek, nėse do merrte vesh se shqiptarėt do t’ua rishkruanin grekėrve historinė e Greqisė duke prerė prej saj “pasaktėsitė dhe ngjarjet helmuese” dhe nė shkollat e tyre nė vend tė anglishtes a frengjishtes do tė mėsohej shqip?
    Objektivisht-subjektivisht, mė herėt subjektivisht sesa objektivisht, ky dhe ėshtė mizerabiliteti shpirtėror nė tė cilin zhgėrryhemi sot. Nuk ėshtė kurrsesi nacionalizmi kundėr tė cilit ngrihen penat e analistėve tė “pavarur”, por denacionalizmi.
    Nuk tė trishton fakti se Nano shiti sėrishmi diēka nga bota dhe ndėrgjegjja shpirtėrore shqiptare. Pasi “zogut tė lirė” Nano historia do t’i vijė dikur pas bishtit, dhėntė zoti e bashkėshoqėruar me tė tjera gjėra. Por ajo qė tė shqetėson dhe trishton ėshtė mizerabilteti ynė shpirtėror. Qetėsia me tė cilėn sodisim sesi Nano u vė fshehurazi nė dorė grekėve gėrshėrėt pėr tė prerė vetėflijimin e Papa Kristo Negovanit, britmat e foshnjeve ēame tė djegura sė gjalli, ushtarakėt e therur nė gjumė nga Mavi i mikut tė tij Gaxojanis dhe tėrė “ngjarjet“ e tjera qė helmokėshin marrėdhėniet miqėsore argat- afendiko.
    “Jo mor zotni” thoshte Faik Konica. “Armiku mė i madh i Shqiptarėve janė Shqiptarėt”.
    Ēudi e madhe. Nga e pati njohur Faik Konica Fatos Nanon?


    *Marrė nga gazeta “Tema”
    05/11/2004


    -------------------------

    Hajde naten e mire dhe gjum plot me endera te bukura ...enderra me pasaporta te cdo lloj shteti grek, italian, britanik,amerikan,australian, belg,freng etj etj
    Flini shqipe flini ....flini gjume se gjumi i rrit femijet dhe i vdes kombet...Ne me duket se jemi te pakalluar akoma.

  2. #312
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Sipėrfaqja e prefekturave tė sotme tė sunduara nga grekėrit janė nė njė sipėrfaqe qė vijon mė poshtė:

    Thesporatio
    1515 km2
    Janina
    4890 km2
    Preveza
    1047 km2
    Kosturi
    1685 km2
    Arta
    1612 km2

    Gjithsej:
    10749 km2"


    Ishte toke greke?
    JO
    A eshte tashme?
    PO
    Ku jane autoktonasit?
    Degjojne perrallat e politikaneve "shqiptare", ndersa greket vazhdojne te pretendojne gjithnje e me shume ate qe s'u takon.

  3. #313
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Se si e mendonin greket per Kosoven kjo dihet tashme, pasi ne kohen e luftese se Kosoves mblidhnin ndihma per serbet dhe cuan edhe paramilitare te luftonin kunder shqiptareve te Kosoves, por te krahasosh 30-40 mije minoritare qe sistemi monist i mbajti ne pellembe te dores dhe tashme po ashtu jane ne vende pellumbash, dhe nuk kane pasur kurre nje trajtim me te keq se shqiptaret por perkundrazi e kane pasur me te mire here-here, eshte nje pafytyresi. Qeveria jone hesht ndersa Kokoshi i rrjepur ia fut pordhes si ne hale te tij....Te krahasosh varret masive te shqiptareve me nja dy spurdhjaker si Dule e Bollano eshte tragjikomedia me e madhe qe ka njohur ndonjehere Ballakni e Evropa

    SA TURP
    SA PISA GREKET MOSMIRNJOHES

    -------------------------

    Deklaratat e diplomatit nė Ersekė: Por nuk mė takon mua tė them nėse janė tė sakta

    Kokosis: Bollano ka tė drejtė

    Vorio-Epiri, ambasadori grek mbron Kryebashkiakun e Himarės

    Ambasadori i Greqisė nė Tiranė, Konstandinos Kokosis, ka mbėshtetur dje deklaratat e kryebashkiakut tė Himarės, Vasil Bollano, sipas tė cilave "ajo qė kėrkohet nga Omonia pėr Vorio-Epirin nuk ėshtė aspak mė shumė se ajo qė duan shqiptarėt pėr Kosovėn". Diplomati grek jo vetėm qė nuk e ka kontestuar idenė e Bollanos, por nga qyteti i Ersekės ka lėshuar edhe njė deklaratė surprizė lidhur me kėtė ēėshtje. Ai nuk ėshtė shprehur kundėr mendimit tė Bollanos, duke e konsideruar kėtė njė mendim tė drejtė.

    Megjithėse ėshtė shprehur se nuk donte tė jepte shumė sqarime dhe komente, ambasadori grek ka thėnė: "Nuk besoj se jam nė gjendje tė flas pėr zotin Bollano. Imagjinoj dhe besoj se ato qė ai thotė janė tė drejta, por nė rast se janė edhe tė sakta, kjo nuk ėshtė njė ēėshtje qė mė takon mua, apo mė pėrket si diplomat pėr ta gjykuar dhe komentuar". (ne fillim thote qe beson se jane te drejta pastaj si kurve e mohon ate qe sapo tha dhe thote jam diplomat-BARAT)
    Ndėrsa nuk ka preferuar tė zgjatet nė kėtė pikė. Edhe pse e ka quajtur tė drejtė mendimin e hedhur nga kryebashkiaku i Himarės, Kokosis ka thėnė se ky ėshtė njė mendim personal, ndėrsa deri mė tani nga ana e qeverisė greke nuk ka asnjė reagim zyrtar lidhur me kėtė ēėshtje.

    Vetėm njė javė mė parė kryetari i rizgjedhur i Bashkisė sė Himarės ka gjetur mundėsinė tė ribėhet protagonist i pėrplasjeve tė ashpra nacionaliste. Gjatė emisionit tė pėrjavshėm "Exclusive" nė "Top Channel", Vasil Bollano ėshtė shprehur pėr pavarėsinė e Vorio-Epirit, siē njihet nė Greqi pjesa jugore e Shqipėrisė. Ai edhe mė parė kishte lėshuar deklarata pėr statusin e minoritetit qė i duhet dhėnė Himarės, por kėsaj radhe qėndrimet e tij u pėrshkallėzuan nė njė mėnyrė drastike, duke arritur deri aty sa tė vendosė paralele me kėrkesat e shqiptarėve tė Kosovės. Sipas Bollanos, "kjo gjė do tė ishte nė tė mirė tė Ballkanit dhe tė pakicave greke nė Shqipėri".

    Por kėsaj radhe deklaratat e kryebashkiakut problematik shkaktuan njė reaksion mjaft tė ashpėr jo vetėm nė opinionin publik shqiptar, por edhe nė politikėn vendase, e cila shpesh herė i ka kaluar nė heshtje shkeljet e ligjit, kur ato bėhen nga persona qė kanė lidhje me Greqinė, apo qė mbėshteten nga politika e Athinės. Kėsaj radhe, me pėrjashtim tė qeverisė, e cila vazhdon tė heshtė nė mėnyrė tė pakuptimtė, spektri politik shqiptar i dėnoi me forcė qėndrimet e Bollanos, duke kėrkuar madje edhe vėnien e tij pėrpara pėrgjegjėsisė ligjore.

    E ndėrsa kishte nisur tė fashitej zhurma e krijuar nga kėto zhvillime dhe dukej se deklaratat e Bollanos do tė arkivoheshin sėrish nė sirtarėt ku shkeljet e tij ligjore tė padėnuara janė bėrė tashmė njė stivė e lartė, vjen nė mbėshtetje tė tij njė zė grek. Ambasadori Kokosis, i cili edhe pse ka shprehur dyshim pėr saktėsinė e deklaratave tė kryebashkiakut tė Himarės, i ka cilėsuar ato si tė drejta, ēka duket se do tė shėrbejė si njė lloj benzine nė prushin qė kish nisur tė fikej.

    Deklarata e Kokosis ėshtė bėrė publike pas njė takimi qė ai ka mbajtur nė qytetin e Ersekės me kryetarin e bashkisė, Adriatik Braēe. Nė kėtė bashki qeveria greke ka akorduar njė investim prej 22 milionė eurosh pėr pėrmirėsimin e sistemit tė trotuareve dhe tė ndriēimit tė rrugėve tė qytetit. Ndėrsa ka firmosur edhe marrėveshjen pėr projektin nė fjalė, Kokosis ka deklaruar se ky investim i qeverisė greke nuk ėshtė i pari pėr zonėn e Kolonjės, ndėrsa sipas tij kėtė vit do tė jepen 10 mijė viza pune pėr shtetasit shqiptarė.



    PBDNJ u distancua nga pėrfaqėsuesi i saj

    Qėndrimet antiligjore tė kryebashkiakut tė Himarės, kėsaj radhe kanė vendosur kundėr tij edhe vetė forcėn politike tė cilėn ai pėrfaqėson. PBDNJ mori njė pozicion tė ndryshėm nga herėt e tjera, duke u distancuar menjėherė nga deklaratat e tij. Nėpėrmjet Leonard Solis, sekretarit tė Pėrgjithshėm tė saj, PBDNJ bėri tė ditur se "deklaratave tė Bollanos nuk u duhej kushtuar rėndėsi", duke i cilėsuar ato shashka pa rrezik. Ky qėndrim krijon kėshtu njė precedent nė marrėdhėniet midis PBDNJ-sė dhe pėrfaqėsuesit tė saj nė krye tė Bashkisė sė Himarės.

    Reagimet ndaj Bollanos

    LSI

    Sekretari ndėrkombėtar i LSI-sė, Edmond Haxhinasto, i ka konsideruar deklaratat e Bollanos si shprehje tė njė nacionalizmi arkaik, qė shkon kundėr frymės integruese evropiane tė Shqipėrisė

    Sabri Godo

    Kėrkoi nga Kryeministri largimin nga detyra tė kryebashkiakut tė Himarės. Sipas tij, banorėt e Himarės s‘e meritojnė njė kryebashkiak qė ka rėnė pre e qarqeve tė errėta greke

    PDI

    Partia qė pėrfaqėson interesat e popullsisė ēame, ka deklaruar dje se "ēamėt nuk kėrkojnė autonomi nė Greqi, por vetėm standarde evropiane tė tė drejtave themelore tė njeriut"

  4. #314
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ambasadori grek mbėshtet Bollanon

    Ambasadori Kokossis thotė se Bollano "mund tė ketė tė drejtė" pėr krahasimin e Vorio Epirit me Kosovėn dhe pavarėsinė e minoritetit grek. "Athina nuk ėshtė distancuar". Provokim tjetėr pėr Berishėn

    Alban Gjoni-ABC E Shtune, 28 Prill 2007

    “Nuk besoj se jam nė gjendje tė flas pėr z. Bollano, por e mimagjinoj se ato qė ai thotė mund tė jenė tė drejta”. Kjo ishte pėrgjigjja qė ambasadori grek Constantinos Kokossis i dha gazetarėve nė qytezėn e Ersekės, pranė kufirit grek, ku gjendej pėr tė inaguruar njė ndihmė nė Athinės pėr qytetin e vogėl malor. Kokossis u pyet nga gazetarėt se ēfarė mendonte mbi deklaratėn e Vasil Bollanos pėr pavarėsinė dhe nėse qeveria greke qe distancuar nga kjo deklaratė. Ai tha se Bollano mund tė ketė tė drejtė dhe se qeveria greke nuk ėshtė prononcuar mbi kėtė problem.
    Nė fillim tė javės, kryebashkiaku i Himarės Vasil Bollano deklaroi se “minoriteti grek nė Shqipėri ka tė drejtė tė kėrkojė pavarėsi pėr Vorio Epirin”, duke shkaktuar reagime tė gjera nga tė gjitha anėt. Deputeti i PBDNJ Leonard Solis u distancua nga deklarata e Bollanos, ndėrsa kreu i kėsaj partie Vangjel Dule, heshti.
    "Nuk besoj se jam nė gjendje tė flas pėr Zotin Bollano,por imagnoj se ato qė thotė ai mund tė jenė tė drejta. Por nė rast se janė edhe tė sakta, nuk besoj se mė takon mua tė flas”, tha ambasadori grek dje. I pyetur nėse ėshtė distancuar nga kjo deklaratė qeveria greke, ai tha se nuk kishte dijeni nėse kishte dalė ndonjė deklaratė apo jo.

    Provokimi
    Deklarata e Bollanos dhe ajo e ambasadorit grek nė Tiranė, duket se kanė pėr synim tė testojnė deri ku mund tė shtyhen nė gjuhėn nacionaliste me qeverinė shqiptare si dhe me partinė mė tė madhe tė opozitės. Deklarata e ambasadorit vėrteton se qeveria e djathtė e Greqisė duket se ka njė axhendė nacionaliste nė Shqipėri, ndryshe nga qeveria paraardhėse e majtė, qė kishte njė axhendė para sė gjithash, ekonomike.
    Tė dyja partitė nuk kanė pranuar tė prononcohen zyrtarisht pėr “deklaratėn e pavarėsisė”, tė Bollanos, ndėrsa partitė e vogla e kanė denoncuar atė kryesisht pėrmes politikanėve tė rangut tė dytė.
    Deklarata e Bollanos ka sjellė pėrēarje edhe brenda komunitetit grek nė Shqipėri. Kreu i OMONIA-s Jani Jani, lėshoi njė deklaratė ku thuhej se “Bollano ėshtė keqinterpretuar”, ndėrsa ish deputeti i OMONIA-s Panajot Barka tha nė njė shkrim tė publikuar nė ABC se “pavarėsia e Vorio Epirit nuk ėshtė pjesė e programit tė kėsaj organizate dhe as e PBDNJ-sė, partisė qė pėrfaqėson kėtė minoritet”.
    Presioni nga Athina ėshtė i lartė pėr qeverinė Berisha kėto ditė, ku deputetėt e PBDNJ-sė po kėrcėnojnė ēdo ditė me vota abstenuese nė parlament pėr shkaqe parimore.
    Qė nga viti 2002, ka njė tendencė tė dukshme ashpėrsuese nė lidershipin e pėrfaqėsimit politik tė minoritetit grek nė Shqipėri.
    Kur vdiq themeluesi i PBDNJ-sė Vasil Melo, pati akuza se mandati i tij prej deputeti po vidhej nga krahu i ekstremistėve brenda kėsaj partie, si dhe pati aludime mbi shkaqet e vdekjes sė z. Melo.

    Vasil Melo njihet veēanėrisht pėr gjuhėn pajtuese qė pėrdori pas zgjedhjeve vendore tė vitit 2000, kur pati tė dhėna pėr manipulime zgjedhjesh nė Himarė si dhe tension ndėretnik nė kėtė qytet.
    Drejtuesit aktualė tė minoritetit, ndryshe nga ato paraardhėsit, kanė kaluar periudha tė gjata shkollimi nė Greqi.
    Deklarata e Bollanos dhe miratimi diplomatik nga Kokossis duket se synojnė nga ana tjetėr edhe krijimin e njė klime, ku “pavarėsia e Vorio Epirit” tė hyjė si togfjalėsh nė debatin e pėrditshėm politik.
    Deklaratat duket se janė gjithashtu pjesė e aludimeve ruso-serbe pėr trazira ndėrkombėtare nė rast se perėndimi njeh pavarėsinė e Kosovės, pėrfshirė rigjallėrimin e rivaliteteve nacionaliste nė tė gjithė Ballkanin.


    E Shtune, 28 Prill 2007

  5. #315
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Shekulli, 01/09/2004 KATEGORIA: Ekonomi

    Biznesmenėt e Himarės: Bollano po na falimenton

    Leter e hapur drejtuar:

    Presidentit te Republikes, z. Alfred Moisiu;
    Kryeministrit, Fatos Nano;
    Ministrit te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi;
    Ministrit te Puneve Publike dhe Turizmit, Bashkim Fino;
    Drejtorit te Policise se Ndertimit, Mark Nikolli;
    Prefektit te Vlores, Bashkim Habili;
    Drejtorit te Policise se Ndertimit Vlore, Xhezair Myftari


    Biznesmenet e Himares jane te shqetesuar per shumicen e shoqerive te ndertimit dhe te tregetimit te materialeve te ndertimit sepse ndodhen ne prag te falimentimit si pasoje e politikes revanshiste te krybashkiakut Vasil Bollano. Omonisti Bollano sapo erdhi ne fuqi pezulloi arbitrarisht pa baza ligjore te gjitha lejet e ndertimit te dhena nga kryetari i bashkise se mepareshme socialisti Viktor MATO.

    Revanshizmi i tij i bazuar mbi motive nacionale politike eshte akoma me i eger mbi ato shoqeri qe nuk i ka bllokuar dot ende. Inati i tij po ben qe kapitalet e tyre te vogla ose te medha, te cilat jane ne dispozicion te ndertimit te Himares, nga dita ne diten te kalben dhe te vjeterohen. Duke shfrytezuar mundesit qe i jep kolltuku, dhe nje dore servilash te diskretituar publikisht dhe te emeruar rishtazi prej tij, ky person ka keq-informuar qeverine dhe autoritetet nderkombetare per mbeshtetjen e tyre ne realizimin e ambicieve te tij primitive. Menyra me te cilen qeveris Bollano ne Himare jo vetem qe po asfikson jeten ne pergjithesi por ka shtruar akoma terren per spekullantet bashkiake per te rrjepur popullin per gjoja plotesim dokumentacioni per leje ndertimi apo sherbime te tjera.

    Na vjen keq kur shikojme Kontrollin e Larte te Shtetit duke matur me litar rruget e ndertuara ne kohen e krybashkiakut te meparshem ne vitet 2000- 2003. Nuk e kuptojne se kur do te vine per te kontrolluar objektet e ndertuara ne kohen e Bollanos nuk do te bejne asgje tjeter perveēse plazh. Kjo pasi gjate kesaj kohe nuk eshte ndertuar as edhe nje objekt nga Bashkia Himare.

    Ne si qytetare dhe biznesmene te ketij vendi nuk na intereson fare zhvendosja e rolit te bashkise se tanishme ne prokurore ose gjykates te bashkise se meparshme. Keto qendrime jane vetem shprehje e paaftesisė se bashkisė se re per te menaxhuar e ēuar pėrpara perspektiven e vendit. Eshte e pafalshme qe ne biznesmene te kthyer nga kurbeti te ngreme rraqet ne krah dhe te marrim serish rrugen e emigrimit pasi te kemi falimentuar ne qytetin tone.

    Himara si nje nga krahinat me te emancipuara te Shqiperis nuk i pertyp dot qendrimet autoritare dhe perēarese te kėtij kryebashkiaku tė paarsimuar. Per ta zgjidhur kete situate ne nuk mund te presim votime te reja pas dy vjetesh por kerkojme angazhimin e shtetit dhe te qeverise per te disiplinuar kete pushtetar te papergjegjshem per vijueshmerine e pushtetit dhe qeverisjen sipas standarteve demokratike.


    KY DOKUMENT U PERPILUA NGA BIZNESMENET E HIMARES TE PERFAQESUAR NGA SHOQATA E “BIZNESIT HIMARE” DHE NGA SHOQERITE E MEPOSHTME:

    FLORIDA sh.p.k Himare
    SKLERO sh.p.k Himare
    ALFA sh.p.k Himare
    PLANET X filiali Himare
    EKLIPS sh.p.k Himare
    PRIARMI sh.p.k Himare
    P&S sh.p.k Himare

  6. #316
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Himara nuk ka nxėnės pėr shkollė greke

    Pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Arsimit deklaron se nė kėtė zonė nuk ekziston minoriteti helen

    TIRANĖ - A duhet tė ketė shkollė greke nė Himarė? Prej kohėsh, Shoqata e Minoritetit Grek nė Shqipėri, “OMONIA” kėrkon ēeljen e njė shkolle nė gjuhėn greke nė Himarė. Ky pretendim i mbėshtetur edhe nga Partia pėr tė Drejtat e Njeriut ėshtė rishtruar tė mėrkurėn nė njė takim mes pėrfaqėsuesve tė MASH-it dhe Komitetit Shtetėror tė Minoriteteve.
    Ku e bazojnė kėrkesėn e tyre pėrfaqėsuesit e minoritetit dhe cili ėshtė qėndrimi i shtetit shqiptar pėr kėtė problem? Pėr gazetėn “Ballkan” foli dje nė njė intervistė tė posaēme specialisti pėr ciklin fillor tė arsimit special dhe tė minoritetit, Fatmir Bezati.


    -Prej sa kohėsh pėrfaqėsuesit e minorietit grek kėrkojnė shkollė greke nė Himarė dhe cili ėshtė qėndrimi i Ministrisė rreth kėtij pretendimi?
    Kėrkesa nga shoqata “Omonia” dhe PBDNJ ka dy vjet radhazi qė shtrohet dhe qėndrimi i ministrisė ėshtė po i njėjti. Nė Himarė nuk mund tė hapet asnjė lloj shkolle greke, pasi ajo nuk ėshtė zonė minoritare. Atje nuk ka nxėnės minoritarė.
    -Atėherė, ku e bazojnė kėrkesėn e tyre kėto dy organizata?
    Ata na sjellin lista emėrore prindėrish minoritarė, tė cilėt kėrkojnė qė tė hapet shkollė nė gjuhėn e tyre, ndėrkohė qė duhet tė na sjellin lista me emrat e nxėnėsve. Pasi prindėrit mund tė jenė minoritarė, por fėmijėt e tyre nuk dihet se nė ē’moshė i kanė dhe ku i kanė. Mundet t’i kenė jashtė shtetit.
    -Si e keni faktuar se nė Himarė nuk ka nxėnės minoritarė? Nga i keni marrė kėto tė dhėna?
    Ne kemi bėrė verifikime nėpėrmjet drejtorisė arsimore rajonale dhe inspektorėve tanė vitin e shkuar dhe na ka rezultuar se nė Himarė nuk ka as edhe njė nxėnės grek. Por edhe sikur tė kishte, pa u plotėsuar kriteri i numrit tė tyre, shkollė nuk mund tė hapej. Maksimumi mund tė hapej njė klasė e veēantė. Mirėpo, kėta nxėnės s’kanė fare dhe nuk kėrkojnė as klasė por shkollė!
    -Sa nxėnės duhet tė ketė pėr tė hapur njė klasė tė veēantė pėr pakicat dhe cilat janė kushtet pėr tė hapur njė shkollė tė huaj pėr pakicat?
    Qė tė hapet njė klasė, duhet tė ketė minimalisht 32 nxėnės, sipas ligjeve tona. Ndėrsa vendimi pėr hapjen e shkollės bėhet me miratimin e prefektit tė Vlorės. Atėherė, ne jemi tė detyruar ta hapim shkollėn, por pasi vendimi tė ketė kaluar edhe nė Kėshillin e Ministrave i cili ka nė kompetencė hapjen e shkollave minoritare dhe fetare.
    -Numri i shkollave tė minoritetit, ka ardhur duke u shtuar apo duke u pakėsuar nė Shqipėri?
    Ka ardhur duke u zvogėluar si rezultat i lėvizjes sė popullsisė dhe sepse shumė shkolla janė pėrqėndruar, qė do tė thotė se 3 nxėnės minoritarė tė njė zone shkojnė nė njė shkollė ku ka mė shumė nxėnės minoritarė. Kėshtu janė reduktuar klasat me 2-3 nxėnės dhe, kjo, mė tepėr se pėr arsye ekonomike ėshtė bėrė pėr tė reduktuar mėsuesit pa arsim pėrkatės, pasi nė njė shkollė fshati me dy –tre vetė jepte mėsim njė bujk qė paguhej pėr mėsues. Pėrqėndrimi i nxėnėsve minoritarė nė mė pak shkolla ėshtė bėrė pėr tė ngritur nivelin e mėsimdhėnies.
    -Ka aktualisht klasa tė minoritetit nėn normėn pėr ngritjen e tyre dhe nėse po, si do tė veprohet?
    Po, ka edhe sot raste tė tilla siē ėshtė rasti i shkollės 8-vjeēare tė Derviēanit, ku katėr klasa tė ciklit fillor kanė dy nga 9 dhe dy nga 10 nxėnės. Normalisht, kėto klasa duhet tė bashkohen nė dy tė vetme e prapė, edhe atėherė do tė quhej tolerancė, pasi nuk e pėrmbushin dot kriterin pėr 32 nxėnės nė klasė. Ky rast ėshtė nė shqyrtim e sipėr.
    -A ka nxėnės minoritarė qė ndjekin shkollat shumicės?
    Po, patjetėr qė ka sepse minoritarė ka gjithandej, ka edhe nė Tiranė, por qė nuk kanė ndonjė pretendim pėr shkollė nė gjuhėn mėmė. Zgjedhja e mėsimit nė gjuhėn shqipe ėshtė njė zgjedhje e lirė e tyre.
    -Shkollat e minoritetit, a kanė probleme apo ankesa pėr tekstet shkollore?
    Ky problem ėshtė zgjidhur. Komisionet e ngritura pranė DA (drejtorive arsimore) nė Korēė e Gjirokastėr kanė arritur tė sigurojnė programet dhe tekstet nė gjuhėt amtare greke e maqedone, pavarėsisht nga vėshtirėsitė qė ndeshen pėr botimin e tyre, pasi tekstet dalin me tirazh shumė tė vogėl dhe kosto shumė tė lartė.

    BALLKAN

  7. #317
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    PSE HESHT TIRANA ZYRTARE?

    ------------------------------------

    Godo: Tirana tė ndėrhyjė tek Athina pėr Kokosis


    Republikani Sabri Godo i kėrkon qeverisė t‘i pėrcjellė Greqisė shqetėsimin qė po sjellin deklaratat e Kokosis


    Ka qenė sėrish i pari republikani Sabri Godo, i cili ka reaguar ndaj deklaratės sė ambasadorit grek nė Tiranė, Kostandinos Kokosis, tė bėra nga Erseka. Pasi ka kėrkuar nga Kryeministri Berisha tė largojė nga detyra kryebashkiakun e Himarės, njė nga politikanėt mė tė vjetėr tė vendit, Sabri Godo, ka kėrkuar kėtė herė nga qeveria shqiptare t‘i bėjė tė ditur nėpėrmjet rrugėve diplomatike shtetit fqinj, se ambasadori grek, Konstandinos Kokosis, po sjell shqetėsime nė Shqipėri, duke mbėshtetur deklaratat e kryebashkiakut tė Himarės pėr pavarėsinė e Vorio-Epirit. Sipas Godos, nuk duhet tė shtohen deklarata tė tilla, por nė lidhje me ato qė janė lanēuar deri tani nuk mund tė rrihet as nė heshtje. Pyetjes se a ėshtė i padėshirueshėm ambasadori grek nė Tiranė, politikani Sabri Godo i ėshtė pėrgjigjur se "nuk duhet tė kalojmė nė masa tė tilla ekstreme, por them qė nėpėr rrugėt e diplomacisė, tė cilat janė mė tė pranueshme, t‘i bėhet e ditur qeverisė greke se ky ambasador po krijon shqetėsime nė vend qė tė kontribuojė pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve". Godo ka theksuar se "meqenėse Shqipėria e ka gjithė vullnetin e duhur pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet me Greqinė, pėr tė hequr nga sheshi pengesat qė kemi hasur deri tani, nuk them se qeveria shqiptare duhet tė kėrkojė dėbimin e tij, por t‘i komunikojė Greqisė, nėpėrmjet rrugėve diplomatike, se ky ambasador po sjell pakėnaqėsi nė Shqipėri". Republikani Sabri Godo e ka konsideruar kėtė ēėshtje tashmė si njė fakt publik, i cili nuk mund tė mohohet dhe nuk mund tė kalohet nė heshtje. Kryetari i grupit parlamentar tė PDR-sė, Tritan Shehu, nuk ka dashur tė prononcohet nė lidhje me deklaratat e Bollanos dhe Kokosis, duke u mjaftuar vetėm pėr tė thėnė se "gjėrat janė tė qarta dhe s‘ka pse tė merremi me njė ēėshtje qė nuk ia vlen dhe qė s‘ka asgjė". Shehu u shpreh se deklaratat e Bollanos nuk duhen marrė seriozisht. Nga ana tjetėr, vlen tė theksohet distancimi i PBDNJ-sė nga pėrfaqėsuesi i saj, Vasil Bollano. Qėndrimet antiligjore tė kryebashkiakut tė Himarės vendosėn kundėr tij edhe vetė forcėn politike, tė cilėn ai pėrfaqėson. PBDNJ-ja mori njė pozicion tė ndryshėm nga herėt e tjera, duke u distancuar menjėherė nga deklaratat e tij. Nėpėrmjet Leonard Solis, sekretarit tė Pėrgjithshėm tė saj, PBDNJ-ja bėri tė ditur se "deklaratave tė Bollanos nuk u duhej kushtuar rėndėsi", duke i cilėsuar ato shashka pa rrezik. Ky qėndrim krijon kėshtu njė precedent nė marrėdhėniet midis PBDNJ-sė dhe pėrfaqėsuesit tė saj nė krye tė Bashkisė sė Himarės. Deklaratat e kryebashkiakut problematik shkaktuan njė reaksion mjaft tė ashpėr, jo vetėm nė opinionin publik shqiptar, por edhe nė politikėn vendase, e cila shpeshherė i ka kaluar nė heshtje shkeljet e ligjit, kur ato bėhen nga persona qė kanė lidhje me Greqinė, apo qė mbėshteten nga politika e Athinės. Kėsaj radhe, me pėrjashtim tė qeverisė, e cila vazhdon tė heshtė nė mėnyrė tė pakuptimtė, spektri politik shqiptar i dėnoi me forcė qėndrimet e Bollanos, duke kėrkuar madje edhe vėnien e tij pėrpara pėrgjegjėsisė ligjore. Ambasadori Kokosis, i cili edhe pse ka shprehur dyshim pėr saktėsinė e deklaratave tė kryebashkiakut tė Himarės, i ka cilėsuar ato si tė drejta, ēka duket se do tė shėrbejė si njė lloj benzine nė prushin qė kishte nisur tė fikej. Deklarata e Kokosis ėshtė bėrė publike pas njė takimi qė ai ka mbajtur nė qytetin e Ersekės. Nė kėtė bashki, qeveria greke ka akorduar njė investim prej 22 milionė eurosh pėr pėrmirėsimin e sistemit tė trotuareve dhe tė ndriēimit tė rrugėve tė qytetit. Ndėrsa ka firmosur edhe marrėveshjen pėr projektin nė fjalė, Kokosis ka deklaruar se ky investim i qeverisė greke nuk ėshtė i pari pėr zonėn e Kolonjės, ndėrsa, sipas tij, kėtė vit do tė jepen 10 mijė viza pune pėr shtetasit shqiptarė.

    gazeta shqip 29/04/2007

  8. #318
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me sa morra vesh une pritet qe te vije Putini mbas Bushit ne Tirane. Flitet per nje projekt edhe te Gazpromit edhe te Ambos, per pavarsine e Kosoves si dhe shfrytezimin e pasurive minerare per nevojat energjitike qe do jene problemi kryesor i evropes 200 vitet e ardshme. Nese kjo gje behet, ateher ka gjasa qe Shqiperia te futet perpara Kroacise ne NATO, dhe nen nje protektorat te forte Amerikan, ku do shikohen dhe interesat ushtarake(jo vec energjitike) ne shqiperi, Greqia nuk mund te ngrej me zerin per ceshtje te tilla se do ja shtypin koken te tjere njerez. Me ngritjen tone ekonomike si pasoje e projekteve te medhaja qe do kalojne ne ate rrajon(dhe nuk eshte per tu cuditur pasi Shqiperia ka qene gjithmone nyje kyce per te lidhur perendimin me lindjen ne tregti, ateher behet dhe me e besueshme se keto cirrje te grekeve u ngrihet zeri per te arritur cte munden keto 5-6 vjet tranzicioni qe do mbeten.
    Mendoj se jane perpjekje te deshperuara, dhe se Himares dhe Vorio Eiperios ti lene shendene se nuk do kete burre nene ne kete bote qe ta shkepusi nga Shqiperia. Te merren me ceshtje me aktuale, si psh, vjedhjen e historise se lashte, qe heret a vone do i vije dita qe te japin llogari.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #319
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Folen ca kokrra jo Bollano maskara jo Bollano provokator, po si perfundim? A u hoq Bollano? Po Kokoshi mori ndonje ankese?
    Asnje! Pikerisht si puna e shkolles se minoritet inegzistent himariot. Ne fillim u ngrit zeri nga njerez te thjeshte dhe specialiste, qe daleni o politikane se Himara s ka nevoje per shkolle se sipas ligjit se meriton nje gje te tille, por PUSHT etaret "shqiptare" s e vrane shume trurin puthen doren e Janullatosit dhe by...n e ndonje greku politikan tip Karamanli apo Geixh dhe shiten perseri vendin e tyre dhe te vertetat shqiptare. Dhe plani vazhdon. Duket sikur ka reagime dhe indinjime, por ne te vertete TE GJITHE POLITIKANET JANE DAKORT ME TRADHETINE QE U BEHET PERDITE INTERESAVE SHQIPTARE DHE KOMBIT TONE.
    ---------------------------
    TRADHETI KOMBETARE---Shkolle greke ne Himare

    Zv.ministri i jashtėm grek sot nė ceremoni, i pranishėm edhe ministri Ruli


    Himarė, hapet sot shkolla greke

    Do studiohet nė dy gjuhė, me 120 nxėnės
    specialisti pėr ciklin fillor tė arsimit special dhe tė minoritetit, Fatmir Bezati
    Ne kemi bėrė verifikime nėpėrmjet drejtorisė arsimore rajonale dhe inspektorėve tanė vitin e shkuar dhe na ka rezultuar se nė Himarė nuk ka as edhe njė nxėnės grek. Por edhe sikur tė kishte, pa u plotėsuar kriteri i numrit tė tyre, shkollė nuk mund tė hapej. Maksimumi mund tė hapej njė klasė e veēantė. Mirėpo, kėta nxėnės s’kanė fare dhe nuk kėrkojnė as klasė por shkollė!
    (nga na dolen kaq me shumice nxenes minoritare?!-BARAT)



    E para shkollė nė gjuhėn greke nė Himarė pas Luftės sė Dytė Botėrore, do tė hapet sot nė Himarė. Zvėvendėsministri i jashtėm grek Stilianidis do tė vijė sot nga Korfuzi pėr tė prerė shiritin e rikonstruksionit tė shkollės sė vjetėr dhe tė njė shtese tė re qė do tė mundėsojė hapjen e tė parit institucion arsimor nė gjuhėn helene pas shumė dekadash nė kėtė zonė. Kryetari i Bashkisė Himarė Vasil Bollano thotė pėr “Gazets Shqipėtare”, se nuk ėshtė e sigurtė se kur do tė zbresė nė Himarė diplomati i lartė grek dhe pėr pasojė, se kur do tė zhvillohet ceremonia e inaugurimit tė shkollės dhe tė fazės sė dytė tė ujėsjellėsit tė Dhėrmiut, tė ndėrtuar me njė fond prej 100 mijė eurosh nga pala greke. Zoti Bollano shton se sot pritet qė zyrtari nga Athina tė shoqėrohet nga ministri i Ekonomisė dhe Energjitikės Genc Ruli, porse ky detaj ende mbetet pėr t’u konfirmuar.
    Kryetari i Bashkisė sė Himarės thotė gjithashtu se pas vizitės nė Himarė, zoti Stilianidis do tė vijojė me Tiranėn, ku do tė nėnshkruajė njė marrėveshje me qeverinė shqiptare, lidhur me asistencėn greke nė kuadrin e fondeve pėr zhvillimin e Europės Juglindore. Burime tė tjera bėjnė tė ditur se vendimi pėr hapjen e kėsaj shkolle ėshtė dhėnė disa ditė mė parė nga ministri i arsimit dhe shkencės Genc Pollo. Kreut shqiptar tė arsimit kjo kėrkesė iu bė prej organizatės ’Homeri’, e cila mėsohet se ka hapur nje shkollė greke dhe nė Korcė. Pas shqyrtimit tė kėrkesės, Pollo aprovoi celjen e kesaj shkolle ku do tė studiojnė rreth 120 nxėnės dhe ku mėsimet do tė zhvillohen nė dy gjuhė nė atė shqiptare dhe greke.
    Mė pas, gjatė ditės sė sotme, zv/ministri i jashtėm grek do tė marrė pjesė nė takime me drejtues te PBDNJ-sė dhe Omonias, me tė cilėt, sipas burimeve “pritet tė diskutojė nė lidhje me investimet qė mund tė bėhen nė zonat minoritare. Vizita e zv.ministrit tė jashtėm grek nė Himarė dhe prerja e shiritit tė shkollės sė parė nė gjuhėn greke, i jep fund njė debati dhjetravjecar mes dy vendeve, pėr ndėrtimin e njė institucioni arsimor helen nė kėtė pjesė tė bregdetit tė Jonit. Sheshbeteje e pėrplasjeve tė natyrės nacionaliste mes shqiptarėve dhe popullsisė greqishtfolėse, ku ėshtė pėrzierė rregullisht edhe politika e Tiranės dhe Athinės, Himara do tė ketė qė sot e tutje njė shkollė private ku do tė mėsohet greqisht. njė tabu e vėrtetė pėr njė pjesė tė opinionit publik shqiptar qė e ka konsideruar kėtė si njė akt “tradhėtie” tė interesave kombėtare. Hapja e shkollė sė Himarės vjen pas deklaratave tė muajit tetor 2005 tė ministrit tė jashtėm Mustafaj, i cili pati deklaruar se nuk kishte asnjė problem pėr hapjen e institucioneve arsimore, qoftė edhe nė Himarė. Ky qėndrim u pėrshėndet atėhere nga kreu i PBDNJ Vangjel Dule, i cili tha se “ėshtė nė nderin e ministrit Mustafaj qė e bėri kėtė deklaratė dhe qė nuk i nderon aspak ata qė nuk e kanė bėrė deri mė sot njė gjė tė tillė”.
    Nga ana tjetėr, pas shkollės greke ‘Homeri” nė Korēė dhe institucionit tė sapohapur nė Himarė, mbetet tė shihet nėse do tė ketė iniciativa nė pjesė tė tjera tė vendit. Sipas ligjit pėr arsimin privat kjo ėshtė e lejueshme nė bazė tė disa kritereve tė cilat gazeta po i boton mė poshtė.
    Ndėrkaq, ceshtja e arsimit grek nė Shqipėri e bėn edhe mė tė ndjeshme problemin simetrik tė arsimimit tė shqiptarėve nė Greqi. Ministri Pollo ka premtuar tashmė se janė nisur negociata mes dy vendeve, pėr mundėsimin e hapjes sė njė numri shkollash nė gjuhėn shqipe pėr fėmijėt e shumtė tė emigrantėve tė cilėt rrezikojnė tė humbin gjuhėn amėtare. (Jane hapur gje mo Pollo? Shko e prit edhe ti ndonje shirit ne Greqi po pate b|the...por s keni ju as b|the e as t()pe se ua ka prere padroni ku jeni shitur-BARAT)

    Mustafaj
    Ministri i Jashtėm Besnik Mustafaj gjatė njė interviste deklaroi se nuk kishte asgjė tė keqe qė shkollat greke tė hapeshin nė tė gjithė vendin nė bazė tė ligjit pėr arsimin ku pėrcaktohet hapja e shkollave private.

    Pollo
    Ministri i Arsimit Genc Pollo ka miratuar kėrkesėn e bėrė disa muaj mė parė nga shoqėri private pėr hapjen e njė shkolle nė Himarė ku do tė jepet mėsim edhe nė greqisht.

    Kerkesat
    Hapja e njė shkolle nė gjuhėn greke nė fshatrat e Himarės ėshtė njė kėrkesė e vjetėr, kryesisht e PBDNJ dhe elektoratit tė kėsaj partie nė kėtė zonė. Asnjė nga qeveritė e mėparshme nuk e ka pranuar hapjen e njė shkolle tė tillė

  10. #320
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Meqe eshte shkolle e jashteligjshme a u mbyll? Aspak. Pse te mbyllet. Ne Shqiperi po te jesh i jashteligjshem nuk ka problem, sidomos po te jesh nga ana e PBDNJ-se pastaj qe me pishtar ne dore po hap udhen e asocimit drejt nje shoqerie me mentalitet te hapur ku te flasesh shqip nuk eshte edhe aq e keshillueshme. Dhe mullari qe ben politika jone rritet e rritet.....

    ------------------------------------------------

    Zv/ministri nuk ka marrė pjesė nė ceremoninė e inaugurimit duke e konsideruar shkollėn si njė objekt tė jashtėligjshėm

    Shkolla greke, pėrplasje nė qeveri

    Bojaxhiu: Shkolla greke ėshtė e jashtėligjshme

    Ened Janina

    TIRANĖ- Shkolla greke nė Himarė ėshtė e jashtėligjshme dhe pėr pasojė zyrtarė tė shtetit shqiptar nuk mund tė marrin pjesė nė inaugurimin e saj. Kjo ėshtė deklarata e bėrė dje nga zv/ministri i Energjetikės, Gjergj Bojaxhiu, nė njė televizion privat pasi ka braktisur inaugurimin e shkollės. Bojaxhiu ėshtė nisur nga Tirana pėr tė marrė pjesė nė kėtė inaugurim por gjatė rrugės ka mėsuar se Kėshilli Bashkiak i Himarės nuk e kishte miratuar kėtė shkollė. Gjithashtu edhe Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Bashkisė Himarė nuk e ka miratuar rikonstruksionin e kėsaj shkolle. “Unė nuk mund tė merrja pjesė nė njė inaugurim tė paligjshėm dhe pėr kėtė arsye u largova”,- ka thėnė dje Gjergj Bojaxhiu.
    Paraditen e djeshme, zv/ministri i Energjetikės, Gjergj Bojaxhiu, ėshtė nisur nga Tirana pėr tė marrė pjesė nė inaugurimin e dy objekteve tė reja nė territorin e Bashkisė Himarė. Kėto dy objekte janė njė shkollė nė Himarė ku mėsimi do tė bėhet nė gjuhėn greke si dhe njė pompė e re uji nė fshatin Dhėrmi. Vajtja e zv/ministrit Bojaxhiu nė Himarė ishte iniciuar nga njė shkresė e dėrguar disa kohė mė parė nė Ministrinė e Ekonomisė se nė Shqipėri do tė vinte zv/ministri grek i Punėve tė Jashtme, Stilianidhis, pėr tė inauguruar dy objektet e lartpėrmendura. Teksa po shkonte nė Himarė, Bojaxhiu ka kontaktuar me kreun e Kėshillit Bashkiak tė Himarės, Savo Prifti, nė lidhje me inaugurimet qė do tė bėheshin atje. Gjatė bisedės sė kryer me Priftin ai ka mėsuar se Kėshilli Bashkiak i Himarės nuk ishte informuar aspak pėr kėto dy inaugurime. Madje Kėshilli Bashkiak nuk e kishte miratuar projektin pėr hapjen e shkollės greke nė Himarė. Shoqata tė huaja greke dhe kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, kishin filluar procesin pėr hapjen e shkollės greke por ata nuk kishin gjetur mbėshtetjen e Kėshillit Bashkiak. Gjatė votimit nė lidhje me kėtė ēėshtje, Kėshilli Bashkiak e kishte rrėzuar projektin pėr hapjen e shkollės greke. Ndėrkohė nė lidhje me kėtė shkollė ishte shfaqur edhe njė problem tjetėr. Ajo do tė hapej nė njė godinė ku mė parė kishte qenė njė shkollė shqiptare dhe kjo godinė i ishte nėnshtruar njė rikonstruksioni. Edhe rikonstruksioni i shkollės ishte bėrė nė mėnyrė tė jashtėligjshme pasi Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Bashkisė Himarė nuk e kishte miratuar kėtė gjė.
    Pasi ėshtė njohur me kėto probleme zv/ministri i Energjetikės, Gjergj Bojaxhiu ka kėrkuar njė takim me homologun e tij grek. Ky takim do tė zhvillohej nė ambientet e Bashkisė sė Himarės por ėshtė refuzuar nga kreu i kėtij institucioni, Vasil Bollano. (kush eshte Bollano qe ben ligjin, kush ia jep kete pushtet dhe pse e lene te beje si ia ka qejfin? Pergjigjia eshte e thjeshte fare: Shefat e politikes shqiptare, te cilet jane ne Athine ua kane bere te qarte lepurushava tane, se po na shate nga Bollano do e shihni veten pa karrike-BARAT)Ky i fundit nuk ka lejuar Bojaxhiun qė tė takohet me homologun grek nė lidhje me kėtė ēėshtje. I gjendur pėrballė kėsaj situate zv/ministri i Energjetikės, Gjergj Bojaxhiu, nuk ka marrė pjesė nė inaugurim por ėshtė larguar. Edhe pse ishte nisur nga Tirana enkas pėr tė marrė pjesė nė kėtė inaugurim Bojaxhiu ėshtė larguar pasi ai ėshtė i jashtėligjshėm. Pas kėtij veprimi, zv/ministri ka shpjeguar se duke qenė se bėhej fjalė pėr njė objekt tė jashtėligjshėm ai nuk mund tė inaugurohet nga njė pėrfaqėsues i shtetit shqiptar.
    “Meqenėse ndėrtimi dhe funksioni i kėsaj shkolle nuk ėshtė miratuar nga Kėshilli Bashkiak si dhe nga KRRT-ja e Himarės, ajo ėshtė e paligjshme. Unė nuk mund tė merrja pjesė nė njė inaugurim tė paligjshėm”,- ka thėnė dje Bojaxhiu.

Faqja 32 prej 65 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •