Close
Faqja 20 prej 65 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 646
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    MJAFT protestona nė mbrojtje tė emigrantėve

    Revoltė nė dyert e ambasadės greke. Dhjetėra tė rinj, gjimnazistė dhe studentė shqiptarė, kanė protestuar dje kundėr dhunės ndaj emigrantėve shqiptarė nė kufijtė grekė dhe heshtjes sė autoriteteve tona. Javėn e
    ardhshme tė rinjtė do ngrenė zėrin para kryeministrisė.

    Dimė tė reagojmė" kishte ndėr parullat e tyre, njė tentativė pėr tė pėrgėnjeshtruar qetėsinė zyrtare tė Tiranės pėrballė egėrsisė greke nė kufi. "Racizmi baraz prapambetje", "Mbroni tė drejtat e njeriut" ishin tė
    tjera, nė gojėt e protagonistėve tė tubimit ato zotėronin zėrat dhe zhurmėn e turmės nė dyert e ambasadės. Dje autoritetet greke morėn njė pėrgjigje tė agresivitetit tė tyre, javėn tjetėr pėrballė tė rinjve do jenė qeveritarėt tanė. Siē shprehen, do tė protestojnė para institucioneve tona. Qindėshes sė organizuar iu bashkuan dhe ata qė numėrojnė orėt e gjata nė pritje OK-it nė pasaporta. Pėr tridhjetė minuta, ambasada
    ndėrkohė kishte mbyllur sportelet. Fillimisht, u desh t'u pėrgjigjeshin policėve qė tentuanin t'i shpėrndanin, megjithatė blutė nuk rezistuan shumė kur morėn vesh qėllimin e atyre qė kishin pėrballė. "Kishim ditė qė
    merreshim me organizimin.

    Ishte nisma jonė qytetare, njė trajtė pėr tė shprehur revoltėn ndaj barbarizmit tė grekėrve dhe njė mėnyrė pėr tė thyer heshtjen e zyrtarėve dhe politikanėve tanė. Por nuk do ta lėmė me kaq. Javėn e ardhshme do tė protestojmė para kryeministrisė". Besian Pasha dhe Armando Huka, ndėr nsimetarėt e lėvizjes, dje ishin nė krye tė turmės, mė sė shumti bashkėmoshatarė. Iniciatorė gjithashtu tė fushatės MJAFT ata shprehen se nuk duan ta identifikojnė protestėn me projektet e MJAFT, "ishte zemėrimi ynė qė gjeti mbėshtetje te shokėt tanė dhe te ata qė na dėgjuan e u bashkuan me ne", thotė Besian Pasha. Student i vitit tė dytė nė Fakultetin e Shkencave Sociale atij i ka takuar tė merret personazhet e auditoreve, pedagogė dhe studentė thuajse tė tė gjitha fakulteteve pėrsėrisnin dje bashkė me tė pėrgjigjen e ashpėr pėr fqinjėt tanė. "Unė kam folur me gjimnazistėt", tha Armando Huka, nxėnės te "Petro Nini Luarasi", "ishim katėr veta qė u morėm me kėtė punė, bashkė me mua, Klevisi, Mireida dhe Enida. Pritėm tė na mbėshtesnin mė shumė nxėnėsit e
    "Qemal Stafės". Por megjithatė them se ēdo gjė eci sipas parashikimeve, pavarėsisht se shumica e gjimnazistėve ishin nga shkolla ime", tha Armando. Kur zėrat u shpėrndanė dhe nė kėmbė njerėzve mbetėn parullat e protestės, ambasada ēeli sportelet, gjithēka vijoi si pėr ditė veēse radhėt shtyheshin gjer pranė rrugės. Pėrgatitja e njė prokure pėr ambasadorin shqiptar nė Athinė, nė mėnyrė qė ky i fundit tė ketė mundėsi tė ndjekė ligjėrisht ēėshtjen e emigrantit tė vrarė Bytyēi. Ka qenė ky sugjerimi i avokatit tė Popullit, Ermir Dobjani, pėr familjarėt e Vullnet Bytyēit. Pas takimit me ta ai u prononcua pėr televizionin News 24. Pasi u shprehu ngushėllimet tė afėrmve, Dobjani i informoi nė lidhje me hapat qė janė ndėrmarrė nga ana e institucionit qė ai drejton pėr tė ndėshkuar fajtorėt dhe pėr t'i dėmshpėrblyer familjarėt.

    "Unė e kuptoj se gjaku i djalit tuaj nuk mund tė blihet me para, por e rėndėsishme ėshtė qė fajtori tė dėnohet jo vetėm penalisht, por edhe moralisht dhe materialisht"- tha Dobjani. Vullnet Bytyēi, 18 vjeē nga Kukėsi, vdiq pasi u qėllua me njė plumb nė kokė nga policėt grekė mė 23 shtator. Dobjani pohoi se ēėshtja e keqtrajtimit tė shqiptarėve nga policia greke ėshtė bėrė e pranishme dhe nė tryezėn e homologut tė tij grek.


    Gazeta Shqiptare
    8 Tetor 2003

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ksenofobia greke apo kultura greke?

    TIRANE (23 Tetor) - Komiteti grek i Bashkėpunimit me UNICEF-in theksoi se Greqia ndodhet nė njė udhėkryq vendimtar vendimesh, ndėrkohė qė dėshiron tė jetė njė shoqėri e hapur, shumėkulturore e krijimit dhe progresit dhe jo njė shoqėri ksenofobe dhe e izoluar. Ēėshtja u ngrit lidhur me rastin e Odise Cenaj, njė nxėnės shqiptar, i shkėlqyer nė mėsime, dhe tė cilit nuk iu lejua tė mbante flamurin grek gjatė festimeve kombėtare. Komiteti grek i Bashkėpunimit me UNICEF-in shprehu solidaritetin pėr tė gjitha "nismat qė synojnė konsolidimin e njė shoqėrie tė hapur, tolerante dhe shumėkulturore dhe qė ėshtė larg armiqėsive, mosbesimit dhe frikės, qė diskreditojnė kulturėn tonė moderne". Nė njė raport tė fundit, UNICEF-i ngriti problemin mė lidhje me racizmin dhe ksenofobinė nė shkollat greke dhe disa nga konkluzionet jepen mė poshtė: 51.7 pėr qind e prindėrve deklarojnė se prania e emigrantėve nė shoqėrinė greke pėrbėn shqetėsim pėr ta, ndėrsa 16.2 pėr qind thonė se prania e tė huajve i irriton ata, 42.6 pėr qind thonė se prania e fėmijėve tė emigrantėve nė shkollat greke ėshtė njė zhvillim i natyrshėm. Shtatė ndėr dhjetė mėsues dhe profesorė mendojnė se mėsuesit grekė nuk janė trajnuar nė mėnyrė tė mjaftueshme pėr tė mėsuar fėmijėt e emigrantėve. Njė ndėr tre mėsues dhe profesorė thonė se "nga eksperienca e tyre mendojnė se ekziston diskriminimi kundėr nxėnėsve nė shkollat greke". Vetėm 38.1 pėr qind e mėsuesve mendojnė se fėmijėt e tė huajve duhet tė ndjekin njė shkollė greke. Shumica mendon se ata duhet tė grubullohen nė klasa tė posaēme pėr tė huajt ose nė njė shkollė tė posaēme pėr tė huajt".
    ro/ro (BalkanWeb)

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ministria e Jashtme greke: Do kembengulim ta kthejme Himaren minoritet

    TIRANE (15 Tetor) - Ministria e Jashtme greke njoftoi sot se suksesi ne zgjedhjet lokale ne Shqiperi i kandidatit te minoritetit grek ne katundin Himare do ta ndihmoje te binde Tiranen t'i jape kesaj krahine statusin e zones minoritare. Zedhenesi i Ministrise, Panos Beglitis theksoi se Athina kembengul dhe do te vazhdoje te kembengule si per cilesimin e kesaj zone si zone minoritare, ashtu edhe per funksionimin e nje shkolle per kete minoritet. Nderkaq, kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, ne nje prononcim per televizionin News-24 u shpreh se distancohet plotesisht prej saj dhe se nuk eshte ne dijeni te ndonje plani te qeverise greke per ta shpallur Himaren minoritet. Dule u deklarua edhe per incidentin e dites se zgjedhjeve ne Himare, kur nje grup protestuesish valeviznin flamuj greke e kendonin himnin kombetar grek. Dule e cilesoi kete si nje akt te turpshem, qe eshte skenar i disa qarqeve te caktuara. Dule shtoi se asnje nga protestuesit nuk ka qene militant i PBDNJ-se, se ishte Partia Socialiste ajo qe kerkoi incidente dhe se pozicioni i PS-se eshte i paqarte.

    BalkanWeb
    15 Tetor 2003

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Qe tu ftillohen ca idete ne lidhje me deklaraten per Himaren Labe, bejini vete lidhjet se pse deklaron Ministria e Jashtme greke-Do kembengulim ta kthejme Himaren minoritet.

    Shikoni me poshte se kush i shtyn uret e zjarrit.

    http://www.hellas.org/nepirus/

    Sipas ketyre ka pasur 250 000 greke ne Shqiperine e Jugut qe 1914, te cilet jane akoma ketu...dhe perrallat vazhdojne pafund...e derci e verci

    --------------------
    Northern Epirus is home to 250,000 Hellenes whose human rights have been abused by the Albanian government for over 80 years. The Albanian government has refused to acknowledge it's obligations under the Corfu Protocol of 1914 which grants Albania's Greek minority of Norther Epirus AUTONOMY. This situation has to be corrected immediately and all articles of that protocol be implemented until such time as a referendum for the union of Northern Epirus with Greece can be held.
    ------------------------

    Koha iken por perrallat fillojne e shtohen, besohen dhe luftohet qe ato ti vene ne jete Bolla-Dhule & CO
    Epiri apo Vorioepiri jane terma te cilat nuk i njeh njeri si zyrtare dhe jane terma qe perdoren nga qarqet ekstremiste greke per te kerkuar Shqiperine e jugut. Fakti qe keta zoterinj nuk perdorin term minorance greke por preferoje te quhen Vorioepirote, kur ka dokumentacion qe te mbytet bota qe e tregon Epirin se ka qene shqiptar qe nga koha e permbytjes se madhe e ndoshta edhe me pare, tregon haptas qellimet armiqsore me synim perfitimi territorial dhe helenizimi qe ka pala greke dhe kisha greke.
    Fotot tregojne organizimin ne Greqi te periudhes parazgjedhore te 2001. Eshte TURP qe Himara labe te quhet minorance...TURP...po ja se c tregojne fotot. Greket kane dale hapur me qellimet e tyre dhe PBDNJ eshte thjesht instrument apo langua gjahu i tyre.

    Kush beson ne marrjen e te ashtuquajturit Vorioepir?
    Ka nje qeveri te tille ne azil, te ndertuar mbi baze disinformimi dhe shpifjesh antishqiptare. Me poshte eshte nje raport i kesaj qeverie ne azil, i cili tregon qarte karakterin antishqiptar qe mbeshtetet mbi shtremberimin e fakteve. Kjo pra eshte edhe krijuesja e termit Vorioepir, kete boshta ka edhe politika antishqiptare dhe helenizuese. Ne vitin 1999 ata kane akoma te njejtat ide si i kishin edhe ne 1913.Ngrene si problem "clirimin" e vorioepirit sa me shpejt te jete e mundur. Per me teper lexoni vete:

    --------------------------------------------------

    http://members.cox.net/epirus/

    The Government of Epirus in Exile
    Since 1913, the Government of Albania has illegally occupied Epirus, now is the time to DEMAND that Epirus be given the opportunity to exercise the self-determination that is hers by right! Those rights were established in the Corfu Protocol of 1914 and signed by the governments of England, France, Germany, Austria, Russia and Italy, this Protocol was unconditionally accepted by the government of Albania. To date, Albania has refused to implement the Corfu Protocol.

    The Government of Epirus was established in 1999 by the Epirotean Patriotic Organization, which has become the political arm of the Government. It is the current goal of the government to ensure the rights of the Epirotean people are not further infringed by the occupying forces of Albania. To this end, The Epirotean Patriotic Organization is calling for the freedom of North Epirus. Your help is need to ensure the rights of Epiroteans. Call your government representative today and tell them that you support a referendum on independence for Epirus!

    Please visit our UNPO petition link below, and tell the support us in placing a delegation at the Unrepresented Nations and Peoples Organization today!

    Report
    In 1908 the pre-eminent Albanian nationalist, Ismael Kemal Bey, requested Greek troops to advance north to the town of Vlora. Greek Prime Minister Theotokis complied with the request and the boarder, set by this action, was later ratified by the Ambassadorial Conference and the International Control Committee.

    In 1912, 482 years of Ottoman rule came to an end in the region and Epirotean forces liberated most of what would later be termed North Epirus. The Epirotean boarder was set as a line north of the towns of Himara, Tepeleni and Pogrodets.

    In 1913, the Protocol of Florence ceded, to Albania, all of Epirus north of the districts of Delvine and Konitsa. This unjust action of the "Great Powers" which was justified as providing the Albanian state with "..adequate territorial dominion..." was the source of all future upheavals in the region. Epiroteans reacted violently to the situation. Almost entirely Eastern Orthodox Christians, Epiroteans feared leaving one oppressive Moslem government (the Ottoman Empire), for another (Albania).

    In February 1914, Epirus announced their armed struggle for independence. The Epirotean forces, such as the Sacred Band, had tremendous success in the field and would have, most likely, taken most of what is today Albania. In order to prevent defeat, and save the newly established Albanian state, Albania petitioned the Great Powers to mediate the issue.

    On May 5, 1914 the Corfu Protocol, written by the International Control Committee (England, France, Germany, Austria, Russia and Italy), was unconditionally accepted by the government of Albania. In this document, Epirus is declared an Autonomous Area, within the Albanian state. Typical of Albanian diplomatic history, the Protocol was never put into effect.

    Later "back room" diplomacy such as the secret London Agreement of 1915 used Epirus as a bargaining piece, traded back and forth between the Great Powers. During this time, the Epiroteans suffered cruel persecutions at the hand of the Albanian government. The closing of schools teaching in any language other than Albanian, closing all ethnic and cultural agencies and even forcing the creation of a self-governing Albanian Orthodox Church, controlled by the Moslem state. Albania’s stated goal during those dark years, was to completely obliterate all ethnic, religious and cultural diversity.

    During the second world war, Epiroteans again see the opportunity for liberation and in 1942 the MABH, the Front for the Liberation of North Epirus was formed. The MABH acted as guerrilla resistance fighters, fending off the Fascists in the areas of Delvino, Propolis, Zagora, Himara, Vourkos and Riza. The toll to Epiroteans – more than 2,500 dead and 250 villages destroyed throughout Epirus. The executions of Epirotean resistance fighters and destruction of homes and entire villages took place with the full cooperation of the Balli Competar (Albanian National Front).

    In 1943, joint Albanian and Greek communist partisan operations eliminated most of the leadership of the Epirotean nation, and with the official recognition, in 1945, of the regime of Enver Hoxa, the dream of Epirotean independence began to fade.

    In 1946 a movement to cede most of North Epirus to Greece was tabled by the Council of the Four Foreign Ministers (England, France, USA and the USSR). It was decided that the matter of North Epirus would be discussed after solving the "German and Austrian" issues. Both of these issues were resolved in 1990.

    From 1946 to 1989, Albania in general and Epirus in particular were subjected to the most oppressive and brutal dictatorship known. A policy of Albinazation in Epirus was enacted which even regulated the naming of children! In 1967, Albania closed all religious institutions and began slaughtering Orthodox bishops, priests, monks and nuns as well as laymen who were known or suspected of harboring any religious practices. A simple act such as making the sign of the cross could carry a 15-20 year prison term…or worse! The slaughter of church officials was so complete, that in 1989 there was no infrastructure to rebuild the church and the Albanian government refused to allow Orthodox clergymen appointed by lawful authority into the country. The fact that Christian sectarians and Moslem clerics easily pass into the country is proof of the intentional repression of the Epirotean people.

    The churches of Epirus were liquidated and the buildings themselves, many of which were centuries old, were demolished or turned into gambling clubs, coffee houses, warehouses, etc.

    With the collapse of the Albanian Communist regime in 1989, everyone believed that, at last, a wave of democracy and progress would bring new conditions and rights to Epiroteans. Unfortunately, ten years later things are worse than ever. Terrorization of Epiroteans by the Secret Police still continues. The murder of Epiroteans is commonplace as is demonstrated by the case of the police killings of Seran Sadiku who was beaten to death in July 1992 in Korce. Agim Shatipi, shot to death by a policeman in February 1992 in Gjirokaster. The number of police beatings and holding hostages for bribes are too numerous to mention. Any Epirotean who tries to be politically or economically active becomes an easy target.

    In 1998, HRH Prince Alexander, well known for his efforts in the Eastern Orthodox Church, was approached by members of the Epirotean Patriotic Organization and was asked to lead the movement for a referendum on independence. After discussing the possibility, HRH declined the offer since elements of the EPO would not disavow a stated dedication to independence "even at the cost of blood". Later, that same year, the EPO agreed to dissolve and dedicate themselves to a peaceful process of change in Epirus. Since that time, the EPO has reorganized and has become the political arm of the Government in Exile.

    In 1999, the formation of a Government in Exile began and is still being built today. This government has gone to great lengths to be inclusive of all the minorities in Epirus. While this inclusiveness has made the government unpopular with some groups who are inclined to see union with Greece, it has the support of the vast majority of Epiroteans of Vlach, Roma and Slavic descent. This population which is numbered between 300,000 and 600,000 people represents about 70% of Epirus. This majority decreases daily however, with the exodus of Epiroteans and the settlement, by the Albanian Government, of Kosovar Albanians in Epirus.

    It is now known, that the Government of Albania has begun moving KLA troops and KLA trained terrorist groups into Epirus in an attempt to remove all non-Albanian Epiroteans from the region in order to establish a "Greater Albania"

    for this reason, our cause is urgent. To preserve our homeland we must act now.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    E natyrisht qe s kish si te mungonte edhe ky Andarti tjeter...

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    E kisha fjalen per Dhulen dora vete..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    20 vjeēari Aleksandėr Lufo vritet me thike nga punedhenesi

    TIRANE (13 Dhjetor) - Vritet me thikė nga punėdhėnėnsi i tij njė emigrant shqiptar nė Greqi. Viktima quhet Aleksandėr Lufo, 20 vjeēar nga Pogradeci. Policia greke arrestoi pronarin, qė e kishte akuzuar Lufon pėr vjedhjen e njė kasetofoni. Sot u kthye nė pikėn kufitare tė Kapshticės trupi i emigrantit tė vrarė. Kohėt e fundit shumė shqiptarė janė bėrė viktima tė dhunės sėpolicisė dhe shtetasve grekė. ro/ro (News24/BalkanWeb)

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Kjo qeveria ne azil e paska versionin, po c thote Konica e dine keta?
    Le te shohim se si e rrefente Konica yne greqerine...

    Ja ēfare shkruante Faik Konica ne 1940 ne New York Tmes ne ligje me greket dhe problemet qe ne kemi me ta. (po e kopjoj ketu dhe pse eshte pak e gjate po me duket teper koherente dhe me vlere.

    Faik Konica: Iu rrėfej grekėrit



    Faik Konica
    New York Times, Gusht 1940


    Prej disa kohesh ndermjet Italise e Greqise po zhvillohet per Shqiperine nje perleshje paraprake me fjale, qe mund te jete pragu i nje konflikti te armatosur. Italia ngre ēeshtjen se Greqia mbante nje pjese te madhe territori qe i perket Shqiperise, ndersa Greqia e mohon me ze te larte kete pretendim. Shume amerikaneve u eshte dukur e ēuditeshme qe, ndersa zeri i italianeve dhe grekėrve degjohej, nuk ndihej zeri i pavarur i Shqiperise. Porse a nuk ka thene njehere nje autor anglez se nje nga karakteristikate shqiptareve eshte se ata jane te "paartikuluar"?

    Kerkesave te perseritura une iu jam pergjigjur se nuk kisha gje per te thene, ndersa atyre miqve amerikane, te cileve ndjenjat e tyre dashamirese u japin te drejten te me pyesin perse ashtu, u jam pergjigjur se me kishte ardhur gjithēka ne maje te hundes dhe se kisha vendosur qe ketej e tutje te mbetesha nje spektator i thjeshte i tragjedive dhe i farsave te botes. Por tani eshte nje grup atdhetaresh shqiptare qe me kerkon te bej nje deklarate. Keta miq shqiptare dine per mua disa gjera qe miqte e mi amerikane nuk i dine. Ata e dine se une kam lindur ne zonen kufitare shqiptaro-greke qe ben pjese ne krahinen e vene ne diskutim, keshtu qe trojet ku une kam luajtur si femije jane fushat e betejave te ardhshme; ata mendojne se askush tjeter me mire se une nuk e njeh historine e kesaj krahine dhe ata me permendin vazhdimisht se si drejtues i rinise, une njehere e nj'e kohe kam qene mbrojtes i palodhur i teresise tokesore te Shqiperise. Prandaj ndonese me lekundje, vendosa te thyej heshtjen dhe t'i paraqes popullit amerikan disa fakte te kontrollueshme rreth sfondit historik te konfliktit qe po vjen rrotull.



    (I)

    Siē dihet nga te gjithe, ne periudhen e lashte shqiptaret quheshin ilire. Rajoni i diskutueshem ne lashtesi njihej si Iliria e jugut dhe me vone eshte quajtur Shqiperia e Jugut, ndersa grekėrit kane vendosur ta quajne Epir, nje emer qe do te thote "kontinent" dhe ne zanafille perdorej per kete rajon nga banoret e ishujve te vegjel pertej bregut te Shqiperise, po ashtu si peshkataret e ishujve Bahamas do ta quanin Floriden "kontinenti", me nje emer qe nuk ka asnje lidhje me kombesine e popujve qe banojne ne kontinentin ne fjale. Ky rajon gjate afer pese shekujve te sundimit turk perbente vilajetin ose provincen e Janines, me qytetin e Janines si kryeqender.



    Jo vetem qe ky rajon ka qene gjithmone shqiptar nga gjuha edhe kombesia, por kufinjte e fiseve ilire shkonin shume larg pertej. Madje, edhe ishujt Joniane kane qene kryesisht ilire. Ne nje liber te famshem qe e njohin mire studiuesit, "Fjalor i antikiteteve klasike" te Lybkerit, tek artikulli per Kerkyren (Korfuzin) vihet ne dukje se ai ishull "ne zanafille banohej nga iliret". Kurse ata qe do te marrin mundimin te lexojne vepren e studiuesit te njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar ne Lund me 1909 me titullin "Studime mbi historine e Epirit te Lashte", do te sherohen nga prirje per te menduar se Epiri ka qene ndonjehere grek. Ky rajon e ka ruajtur natyren e vet ilire te pandryshuar. Deri dhe kaq vone sa i bie ne shekullin e dhjete te eres sone, perandori i Bizantit Leoni i Menēuri, ne nje nga librat e tij permend faktin qe "banoret e Epirit jane shqiptare". Pak nga pak depertimet greke nisen te ndiheshin ne disa pjese te ketij rajoni. Se si u bene te mundshme keto depertime, ne e dime nga disa autoritete te dores se pare.



    (II)

    Ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete, Janinen e qeveriste nje princ bizantin (ose nje despot, siē e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Ketij Thanasi i hipi ne koke ideja e bukur per te vrare gjithe shqiptaret. Ju mund te dyshoni se mos keto ngjarje jane nxjerre nga ndonje legjende shqiptare e shtemberuar ose nga ndonje fletushke propagandistike italiane. Aspak. Autoriteti qe na e njofton kete mizori eshte nje grek besimtar dhe i ndershem, Mihail Dukas, pjesetar i Shtepise perandorake bizantine me po ate emer, kronika e te cilit perfshihet ne koleksionin e madh te historianeve bizantine, qe ndodhet ne Bon dhe mund ta studioje ēdo studiues. Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton te gjitha egersite dhe vrasjet qe ka bere Thanasi kunder popullsise shqiptare te Janines. Siē thote Dukasi, nje nga lojrat e tyre te parapelqyera ishte t'u priste hundet ose pjese te tjera shqiptareve dhe t'i linte te vdisnin ne agoni. Disa krere feudale shqiptare e kercenuan Thanasin me nje ekspedite ndeshkimore, nese ai nuk do t'i nderpriste krimet kunder shqiptareve. Thanasi u permbajt nje fare kohe dhe martoi vajzen e vet me princin me te fuqishem te asaj kohe, me Gjin Shpaten. Pas njefare periudhe, Thanasi i nisi perseri perndjekjet, madje edhe me te egra se me pare. Siē shkruan Mihail Dukasi, ndersa Gjin Shpata mblodhi nje ushtri dhe e rrethoi Janinen, kryeqytetin e vjehrrit te vet, Thanasi ēdo dite nen flamurin e armepushimit i dergonte Shpates nje shporte me sy te nxjerre nga kokat e shqiptareve fatkeqe dhe kjo dhurate e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.

    Siē e thote historiani, ambicja e Thanasit ishte te fitonte nofken e Albanoktonos qe do te thote Shqiptarovrases. Dukasi shton se despotit i pelqenin shume te huajt dhe te jashtmit, prandaj pati sjelle shume prej tyre ne qytet. Se fundi thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbane "te zbrazte" Janinen nga banoret e rrenjes. Natyrisht zor se mund te shpikte nje metode me te efektshme per te ndryshuar perberjen etnike te nje vendi, porse "te drejta” te krijuara ne kete menyre, ta themi ne folmen me te bute, jane te nje cilesie te dyshimte. Krimet e pershkruara nga Mihail Dukasi kane ndodhur me 1380 dhe ne pak vite me pare.

    Pas pesedhjete vjetesh, me sakte me 1431, nje ushtri e forte osmane erdhi me gjemime te portat e Janines, e cila nderkaq ishte ripopulluar me te ardhur, dhe me nje sulm qyteti u pushtua. Eshte per t'u shenuar fakti se, pasi i bene nje mbikqyrje krahines, turqit e klasifikuan ate si pjese te Shqiperise. Por ka edhe diēka me domethenese dhe krejt te pakundershtueshme. Turqit bene nje regjistrim te kujdesshem te qyteteve e te fshatrave dhe emrat e ketyre vendeve kane dale me pas ne botimet zyrtare ne trajtat e tyre shqip e jo greke. Per shembull, le te marrim rastesisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato jane regjistruar perkatesisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershem kane qene te perpikte me hollesi te madhe per shenimin e emrane te vendeve, duke parapelqyer gjithmone trajtat e mirefillta popullore. Per shembull, pas rrethimit te pare te Vjenes, turqit nisen ta shkruanin Wian me nje A te gjate, qe eshte trajta e vertete popullore dhe sa kohe zgjati Perandoria Osmane, ata iu permbajten kesaj trajte, duke flakur trajten artificiale Wien. Ne traktatin e Ajzenburgut te nenshkruar me 1664 ndermjet Turqise dhe Perandorise Romake te Shenjte e te hartuar turqisht e latinisht, kur numerohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan ate mbret te Bohemise, porse ne tekstin turqisht turqit kane ngulur kembe per ta thene mbreti i ēekėve.



    (III)

    Pushtimi turk solli nje ndryshim te rendesishem ne jeten e Shqiperise. Per arsye qe jane teper te gjata per t'i shtjelluar ketu, shume shqiptare e lane krishterimin dhe u bene moslemane, e kjo levizje vijoi per dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsise u be moslemane, pjesa tjeter mbeti e krishtere, ne veri si besimtare te kishes Perendimore e ne Jug te asaj Lindore, qe shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqe ne kishen e dyte sherbesat behen greqisht dhe kleri eshte ne pjesen me te madhe grek, u krijua mundesia per grekėrit qe te shkombetarizonin shqiptaret duke e persosur kishen si mjet te propagandes.

    Nje faktor tjeter ka qene ardhja tinzare e banoreve qe flisnin greqisht, shpesh te favorizuar me budallallėk nga pronaret shqiptare, te cilet kishin nevoje per bujq per te zevendesuar shqiptaret qe iknin ne lufterat e pafund te Perandorise Osmane. Ngritja e Greqise si shtet i pavarur i dha nje shtyse te fuqishme propagandas greke. Tashme grekėrit nisen haptas te shpallnin se ēdo besimtar i kishes Lindore, pavaresisht nga gjuha dhe kombesia, ishte grek.

    Nje nga marifetet me te padegjuara te grekėrve ka qene dhenia e ryshfeteve zyrtareve te larte ne Stamboll per te nxjerre nje ferman qe te ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt nje veprim i denueshem, madje edhe po te mbaje libra kaq te pademshem si gramatika ose aritmetika, po te ishin shkruar shqip. Grekėrit rane madje edhe me poshte, nuk e kishin per gje te kallzonin atdhetaret shqiptare te ndershem si rebele dhe benin qe ata t'i degdisnin ne burgje te largeta.



    (IV)

    Pas lufterave ballkanike Turqia Evropjane u copetua dhe Fuqite e Medha nuk mund ta injoronin ekzistencen e kombesise me te lashte te gadishullit. Shqiperia u be shtet, por u rrėgjua ne nje te katerten e madhesise se vet natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kesaj do te ishin te kenaqur dhe do te rrinin urte, se do te perpiqeshin po te ishte e mundur te zhvillonin marredhenie te fqinjesise se mire me pjesen qe mbetej te Shqiperise. Mirepo ndodhi e kunderta. Duke perfituar nga fakti qe Turqia nje vit me pare i kishte ēarmatosur plotesisht shqiptaret, nje ushtri me grekėr e organizuar e maskuar si njerez civile, vershoi mbi gjithe Shqiperine dhe nisi te djege e te vrase gjithcka i dilte perpara. Ne Shqiperi ne ate kohe kane qene ne qender te ketyre krimeve te organizuara dy deshmitare te huaj: autorja e njohur angleze Meri Edit Durham dhe nje korrespondent gjerman. Te dy ata u tmerruan dhe u moren vesh qe t'ia benin te njohur te gjithe botes ēdo gje qe ta e quanin si nje nga krimet me te medha te organizuara te te gjithe koherave. Per fat te keq, plasi Lufta Boterore dhe e terhoqi vemendjen e te gjitheve. Por me 1920, me titullin "Njezet vjet ngaterresa ballkanike" Mis Durham botoi nje liber, ku nje kapitull i plote u kushtohet njoftimeve per keto masakra. Kushdo qe deshiron ta kuptoje konfliktin e sotem nuk mund te beje pa e pare kete liber.

    Pas Luftes Boterore, Greqia ua ndaloi shqiptareve te kishin shkollat e tyre ne Greqi dhe vijoi punen e saj per te eleminuar elementin shqiptar me ēfaredo mjeti. Nje rast i rralle iu paraqit grekėrve nga Traktati i Lozanes, i cili nxiti shkembimin e familjeve turke me ato greke. Siē e kam thene me siper, nje shumice shqiptaresh disa shekuj me pare e lane krishterimin dhe u bene moslemane, por ata i ruajten gjuhen dhe traditat kombetare dhe kurre nuk kane mesuar turqishten. Mashtrimi i grekėrve kishte per qellim qe t'i paraqiste si turq shume moslemane shqiptare dhe t'i dergonte me anije ne thellesine e Azise se Vogel, duke i bere objekt shkembimi. Kjo eshte njesoj sikur te syrgjynosesh, irlandezet ne Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezet edhe polaket jane katolike edhe prandaj qenkan te nje kombesie. Komisioni Nderkombetar per shkembimin e popullsise e zbuloi mashtrimin ne pak raste dhe e ndaloi, por shume here te tjera atij ia hodhen me mjeshteri.

    Po te shqyrtohen deshmite e vjetra per gjendjen e kombesise ne viset e ndryshme te rajonit te diskutuar, habitesh me ndryshimet qe jane bere nepermjet dredhive dhe mashtrimeve te organizura. Ne fillim te shekullit te nentembedhjete nje anetar i kishes se Anglise me emrin Stjuart Hjuz, ka bere nje udhetim neper Shqiperi dhe ka lene shenime per vezhgimet e veta, ka vizituar dhe qytetin tim te lindjes Konicen, nje vend i lashte i cili mendohet nga disa studjues si Pukevili se ka qene ne mesjeten e hershme kryeqyteti i Ilirise Jugore. (Emri i vendit tingellon ne menyre te ēuditshme si prusjan, por kjo vjen ngaqe po ai ndikim sllav mbi toponimine ka vepruar ne Prusi, ashtu edhe ne Shqiperi). Hjuzi ka shenuar se Konica kishte 800 shtepi, nga te cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku jane keta 75 % shqiptare sot?

    Megjithate, ne rajonin e diskutuar ka nje krahine te gjere, qendresa e pa trembur e se ciles i ka kapercyer te gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo eshte Ēameria, te cilen grekėrit e shtremberojne ne Camuria. (Nuk u ve faj grekėrve per kete shtremberim qe vjen nga paaftesia e alfabetit grek per te riprodhuar gjithe tingujt e gjuhes shqipe dhe te shume gjuheve te tjera per kete ēeshtje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) ne shtypin grek dilte gjithmone me emrin Kampot Lone. Popullsia e Ēamerise tani vone ne 1913 ka qene 96 % shqiptare. Ky perpjestim tani eshte ulur me akte dhune dhe une mund te sjell si shembull shume punetore, qe derdhin djersen ne fabrikat e Amerikes, te cilet i kane pasur prinderit pronare te lulezuar ne Ēamėri me pak se nje vit me pare. E megjithate, ne kundershtim me gjithe kete pemdjekje ende shqiptaret perbejne 80 % te popullsise se Ēamėrisė.



    (V)

    Ndersa tani Italia eshte gati te nderhyje duke na shpallur si qellim se kerkon te vere ne vend dėmet qe I jane shkaktuar kombit shqiptare dhe te rivendose kufinjte natyrore e historike te Shqiperise. Eshte e arsyeshme qe te presesh nga ēdo shqiptar i vertete se do te jete i pakenaqur nga ky veprim. Por ndonje mund te kundershtoje se megjithe metodat e denueshme te perdorura nga grekėrit ata kane arritur qe ta permbysin gjendjen e kombesive ne shume vise te rajonit te diskutuar, keshtu qe te ndreqet nje padrejtesi e vjeter me nje padrejtesi te re nuk tingellon aq mire. Per kete une do te pergjigjesha se nuk mund te kete nje akt ligjor qe te perligje krimet e organizuara e te vazhdueshme.

    Por, ka dhe me. Shume larg nga Shqiperia historike, ne Greqine e brendshme ka pothuaj nje milion shqiptare, gati gjysma e te cileve ende e flet gjuhen e vet te lashte. Keta njerez kane nje mall ideal per Shqiperine dhe ne te kaluaren kane nxjerre deshmore te ēeshtjes shqiptare. Ata mund te shkembeheshin me grekėrit e rajonit te diskutuar dhe me se fundi te gjithe do te ishin te kenaqur. Porse siē pohojne grekėrit, Italia kerkon te arrije qellimet e veta duke zgjeruar kufijte e Shqiperise. Une pajtohem me kete plotesisht, por me duhet te shtoj se ky pohim nuk ka peshe dhe eshte thjesht nje perpjekje per t'i bere bisht ēeshtjes. Ēeshtja eshte a qe nje here dhe a ka qene gjithmone pjese perberese e Shqiperise ish-krahina turke e Janines? Ne qofte se kjo eshte e vertete, a mund te bjere poshte automatikisht kjo e vertete vetem e vetem sepse e thone edhe italianet? Fakti eshte i qarte, se Italia ka ketu nje perligje te mire e te forte, sepse rastis qe kerkesat e saj perputhen me nje akt te vonuar drejtesie kunder Shqiperise. Po ndodh qe nje here perendite hakmarrese jane ne anen e legjioneve te Ēezarit.

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ja dhe pak fjale nga Kadareja

    Ēamėria, dhimbje qė nuk ikėn

    Nga Ismail Kadare*

    Kur viset e populluara zbrazen nga gjindja njerėzore, letėrsia dhe arti janė tė fundit qė i braktisin. Mund tė thyhen ushtritė, tė tėrhiqen rojet e fisit, tė heshtė diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet e rikthehet atje, te logu i vjetėr. Atje ku ndodhi shkulja, kėputja mizore, krimi. Atje ku tė tjerėt i ndal shenja e kufirit tė ri, traktatet ose rendi i ri i botės. Ēamėria bėn pjesė nė hartėn mė tė dhimbshme tė Evropės, atė qė ka njohur shpėrnguljen. Ėshtė njė hartė pėr tė cilėn flitet me kujdes, pėr tė mos nxitur acarime tė reja, nė kėtė botė tė shqetėsuar. Ndėrkaq, heshtjet gjithashtu mund tė acarojnė, madje mė keq. Shumica e ēamėve qė u shpėrngulėn mizorisht nga vatrat e veta, nė mbarim nė Luftės sė Dytė Botėrore janė ende tė gjallė sot. Janė shuar dy ose tre breza, ata qė mezi ēapiteshin drejt Shqipėrisė, por janė gjallė adoleshentėt, fėmijėt, sė fundi, foshnjat, qė hynin nė atdheun amė nėpėr djepe. Tė gjithė ata, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, mbajnė mend. Asnjė ligj i botės, asnjė formim kulturor nuk mund t’i bėjnė njerėzit tė mos kenė kujtesė, e aq mė pak tė mos kenė nostalgji. Ky libėr nuk ėshtė as politikė, as nismėtar i njė fushate. Ai ėshtė para sė gjithash libėr njerėzor. Libėr me vjersha, me poema, me art, shkruar nga njerėzit, pėr njerėzit. Ėshtė njė dhimbje, qė nuk ikėn ngaqė dikush shpall tė paligjshmen. As duke bėrė sikur nuk e di. E, aq mė pak, kur sillesh pa nderim ndaj saj. Nė botėn e sotme tė tė drejtave tė njeriut, drama e ēamėve kėrkon rishqyrtim. Nė kėtė libėr jemi nė botėn e artit, atje ku shpesh kanė nisur rishqyrtimet e mėdha tė ndėrgjegjes sė njerėzimit.
    * Mesazhi shoqėron Antologjinė pėr Ēamėrinė, pėrgatitur nga poeti Ali Podrimja

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    100 euro pėr njė tė zhvarrosur
    Kocka te mire dhe te lira

    Ua blen papu vasili me shumice
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 20 prej 65 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •