Marre nga ShekulliPostuar mė parė nga BARAT
Shtypi grek, zbulon njė tjetėr skandal ushtarak. Nė bazėn e Araksos, nė 1962, u vendosėn bomba atomike 15 herė mė tė fuqishme se tė Hiroshimės
Raketat nukleare, ekzistuan deri nė 2001. Kishin nė shėnjestėr Shqipėrinė, Bullgarinė dhe Jugosllavinė
ATHINĖ: Greqia ka disponuar pėr 40-vjet, bomba atomike 15 herė mė tė fuqishme se ato qė u pėrdorėn nė Hiroshima. Top-Sekret vazhdon tė mbetet largimi nga Greqia i 20 bombave tė fundit atomike nga baza e Araksos, nė vjeshtėn e 2001.
Greqia, sipas gazetės greke "Ta Nea" ka disponuar pėr rreth 40-vjet bomba atomike, pavarėsisht se ka deklaruar se nė Greqi nuk armė bėrthamore. Asnjė qeveri deri mė sot nuk i ėshtė referuar njė fakti tė tillė. Sipas gazetės, baza nga e cila janė larguar bombat, ėshtė akoma e gatshme tė presė ēdo lloj arme bėrthamore. Vetėm para disa ditėsh specialistė amerikanė tė ushtrisė, pėr herė tė parė pas 2001, kanė vizituar bazėn nė fjalė.
Bombat e para atomike nė Greqi
Sipas disa fakteve tė dala nė dritė dy ditėt e fundit nė shtypin grek, bombat e para atomike nė Greqi u vendosėn nė bazėn e Araksos, mė 14 korrik 1962. Nė fund tė 1959, ishte nėnshkruar njė marrėveshje e fshehtė e Greqisė me amerikanėt, me emrin e koduar "Dhentė". Marrėveshja nė fjalė pėrfshinte montimin e armėve bėrthamore nga ana e amerikanėve nė Greqi, nė kuadrin e Luftės sė Ftohtė. Marrėveshja gjithashtu parashikonte vendosjen e transportuesve pėr armė bėrthamore, tė cilat do tė kishin aftėsi tė pėrfshinin vende tė ish-bllokut socialist, por edhe montimin e hedhėsve bėrthamorė kryesisht nė Greqinė Veriore, me shėnjestėr Bullgarinė, Jugosllavinė dhe Shqipėrinė.
Nė bazėn e Araksos, e cila ndodhet 25 km nė Perėndim tė Patras, si fillim u transportuan bomba, tė cilat mund tė transportoheshin nga avion A-7 Corsair. Mė 1974 u transportuan nė tė njėjtėn bazė, bomba atomike tė tipit B-61, si njė manifestim i dėshirės sė mirė tė qeverisė amerikane, e cila hoqi nga vendi i vet raketat tė tipit Nike Herkules, nė kuadrin e tensioneve turko-greke. Sipas tipit, ēdo bombė B-61 mund tė ishte edhe deri 15 herė mė katastrofike se ato qė goditėn Hiroshimėn.
Si u larguan bombat nga Greqia
Viti 1999 ishte edhe fundi i bombave atomike. "Ta Nea" citon ish-ministrin grek tė Mbrojtjes, Alqis Xokaxopulos, i cili edhe drejtoi operacioni. "Na u kėrkua mė 1999 nga amerikanėt,- nė kuadrin e NATO-s,- qė nė kuadrin e blerjes sė avionėve tė rinj, tė parashikonim edhe blerjen e avionėve tė specializuar pėr transportin e bombave atomike. E gjitha kjo, sepse avionėt A-7 me tė cilėt deri nė atė kohė ishte bėrė transporti i bombave nuk prodhohej mė. Amerikanėt na propozuan qė tė na jepnin 20 avionė F-1004, paralelisht me F-16 qė ne donim tė blinim",- thotė Xokaxopulos.
Por, njė propozim i tillė nuk u pranua nga pala greke. Kėshtu qė, mė 20 qershor 2001 zyrtarisht ndaloi funksionimi i bazės sė Araksos. Bombat u transportuan nė fshehtėsi tė plotė nė bazėn italiane Aviano dhe qė aty nė bazėn gjermane Ramstain. Nga qeveria greke, por edhe nga NATO, u mbajt heshtje e plotė. Pse-nė e kėsaj e thotė ish-ministri Xokaxopulos: "Ishte e pamundur tė vėrtetohej zyrtarisht qė ato bomba ikėn, sepse askush nuk kishte fakte qė ato bomba erdhėn. Qėndrimi zyrtar i Greqisė ishte qė nuk ka armė bėrthamore nė Greqi".
"Raketat, tė vendosura nė Janinė, Kukush dhe Dhrama"
Agjencia e lajmeve greke "MaksFaks" dhe agjencia bullgare e lajmeve "Focus News" kanė saktėsuar nė citimet e tyre mbi lajmin e sekretit 40-vjecar, ushtarakė grekė tė bombave atomike, senjėzet kokat e fundit bėrthamore janė nxjerrė nga Greqia nėfshehtėsi mė tė madhe nė pranverėn e vitit 2001, nga baza Araksos nė Gadishullin Peloponez. Por infrastruktura ėshtė ruajtur dhe se nė kėtė moment, nė kėto baza mund tė vendoset armė e re bėrthamore. Pas marrėveshjes greko-amerikane, aerobombat dhe raketat bėrthamore janė vendosur nė bazėn Elevsina, e mė pas edhe nė bazat nė afėrsi tė Kukushit, Janinės dhe Dramas. Raketat bėrthamore janė orientuar drejt vendeve tė atėhershme socialiste, Shqipėrisė, Bullgarisė dhe Jugosllavisė, shkruhet nė citimet e "MaksFaks dhe "Focus News".
----------------------------------------------
Shenim: Ne "kuadrin" e Luftes se Ftohte, pazare te tilla jane bere ne shume vende qe ishin ne kufi te sferave te influences se dy superfuqive. Nga rastet me te famshme ishte incidenti i Kubes, ku Rusia hoqi raketat e saj me kusht qe US t'i hiqte nga Turqia.
Krijoni Kontakt