Kryeprokurori vizitė zyrtare nė Athinė. Hetime rreth transfertave tė pėrfolura kohėt e fundit
Sollaku nė Greqi pėr lekėt e VEFA
Dosja "Vavilis" nė qendėr tė takimeve me hetuesit helenė
Kryeprokurori shqiptar, Theodhori Sollaku, u nis dje pėr njė vizitė nė Greqi, nė vijim tė bashkėpunimit tė Prokurorisė shqiptare me homologėt grekė, pėr hetimin e transfertave tė fshehta tė rreth 2 milionė dollarėve nga ish-skemat piramidale.
Burime zyrtare nga Prokuroria e Pėrgjithshme tė pyetur nga gazeta, konfirmuan mbrėmė nisjen e Sollakut drejt Greqisė pėr njė vizitė pune nė kuadėr tė bashkėpunimit dypalėsh. Qėllimit i kreut tė Prokurorisė pėr tė intensifikuar hetimin e transfertave tė fajdeve nė Greqi, ėshtė pohuar mė pas nga burime jo zyrtare tė organit hetimor. Sipas kėtyre burimeve, Prokuroria shqiptare ka hapur dosje penale pėr transfertat e dyshimta tė dy milionė dollarėve, nga ish- drejtuseit e skemave huamarrėse. Gjatė vizitės sė tij, Sollaku do tė takohet me pėrfaqėsuesit e Prokurorisė greke, kreun e Gjykatės sė lartė si dhe me grupin e hetimit tė ēėshtjes "Vavilis" nė Greqi.
Hapja e dosjes
Nė kuadėr tė hetimeve tė filluara sė fundi, hetuesit shqiptarė kanė filluar bashkėpunimin me Greqinė, pėr zbulimin e daljes ilegale tė parave tė kreditorėve shqiptarė, jashtė vendit. Prokuroria e Tiranės ka kėrkuar tė dhėna nga Kėshilli Mbikėqyrės i Fajdeve. Farudin Arapi, kreu i komisionit ka konfirmuar transfertat e Alimuēės dhe Vavilist, duke thėnė se fakte tė tilla janė konfirmuar nga studiot legale, jo vetėm nė Greqi, por edhe nė Hungari dhe Itali. Hetuesit shqiptarė kanė kėrkuar dosjen e agjentit Vavilis nga Greqia si dhe materiale tė tjera hetimore pėr transfertat e dyshimta. Burimet nga organi hetimor, pohuan se pas verifikimeve tė filluara nga Prokuroria, lidhur me nxjerrjen jashtė shtetit nga VEFA, tė 90 milionė dollarėve tė kreditorėve, spektri i hetimit ėshtė shtrirė edhe nė faktet e pėrfolura sė fundi pėr shumat e dala nga arka e ish-kompanisė "Cenaj& CO".
Hetimi i transfertave
Dhjetė ditė mė parė, Drejtoria Kundėr Krimit Ekonomik nė Prokurorinė e Tiranės, bazuar nė njė kallėzim tė Farudin Arapit, por edhe nė faktet e publikuara kohėt e fundit nga shtypi grek, filloi hetimet pėr shumat e nxjerra jashtė vendit nė mėnyrė ilegale, ng ish-bosi i VEFA-s, Vehbi Alimuēa. Vizita e Sollakut nė Greqi pritet t'i japė mė shumė rėndėsi interesimit tė Prokurorisė shqiptare pėr bashkėpunimin me Greqinė, nė zbardhjen e transfertave qė janė bėrė me paratė e kreditorėve shqiptarė. Kreu i Prokurorisė shqiptare ėshtė nisur drejt Greqisė, nė njė kohė kur dje, ambasadori ynė nė Greqi, Bashkim Zeneli, vizitonte kreun e Gjykatės sė Lartė greke, Dhimitros Lino. Sipas mediave vendase, takimi mes diplomatit tonė nė Athinė dhe gjykatėsit tė lartė grek, ka patur si qėllim tė mundėsonte njė tjetėr takim mes kreut tė Gjykatės sė Lartė greke, Linos dhe homologut tė tij shqiptar, Thimio Kondi. Mediat greke kanė pohuar dje se takimi Kondi-Linos do tė zhvillohet nė datėn 1 prill nė Athinė, ndėrsa gjatė bisedės do tė diskutohet pėr ēėshtjen e fajdeve dhe lidhjen mes agjentit grek Vavilis dhe ish-bosit tė VEFA-s, Alimuēa.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shtypi Grek
Apostolos Vavilis, me ndihmėn e njė deputeti dhe njė ministri shqiptar ka transferuar nė Greqi, 146 milionė dollarė tė firmės Cenaj nė pėriudhėn 1997-1999. Nė total nga firmat piramidale, ish-agjenti grek ka nxjerrė jashtė kufijve shqiptarė njė shumė prej 50 miliardė dhrahmi tė firmave piramidale.
Misteri i agjentit
Apostolis Vavilis akuzohet nga hetuesit grekė se ka marrė nga kompania VEFA nė Tiranė njė shumė prej 800 mijė dollarėsh pėr njė kontratė pėr shitjen e pajisjeve tė sigurimit. Nė vitin 1995 deri nė 1997, spiuni Vavilis u shfaq nė Shqipėri si pėrfaqėsues i njė kompanie, e cila shiste pajisje sigurie pėr Ministrinė e Rendit Publik.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Rrėfehet Vavilis
Njė gazetar grek ka mundur tė kontaktojė me personazhin enigmatik, Apostolos Vavilis. Fillimisht agjenti ka luajtur rolin e arkipeshkopit grek, por mė pas ka rrėfyer gjithēka qė lidhet me skandalet brenda gjirit tė kishės greke dhe nė veēanti me arkipeshkopin e saj. Nuk dihet nėse Vavilis ka folur pėr marrėdhėniet e tij me Alimuēėn.
Krijoni Kontakt