Kryembikėqyrėsi i piramidave konfirmon skandalin nė Greqi: Aparaturat nuk erdhėn nė Shqipėri
"Agjenti grek i mori 200 mijė USD VEFA-s"
Farudin Arapi: Kemi kontratėn. Hetoi edhe SHIK-u
TIRANE - Apostolis Vavilis figuron nė listėn e debitorėve tė VEFA-s dhe shteti shqiptar ka nisur procedurat pėr rikthimin e 200 mijė dollarėve tė marra prej tij". Farudin Arapi, kreu i Komisionit tė Transparencės sė Fajdeve, nuk duket i habitur nga skandali i shpėrthyer sė fundi nė mediat greke, tė cilat pėrfshijnė ish-agjentin e shėrbimeve sekrete, Vavilis, nė njė aferė tė dyshimtė 800 mijė dollarėshe me kompaninė VEFA. Njeriu i kėrkuar nė Greqi, pasi dyshohet se ka gisht edhe nė skandalet e fundit tė korrupsionit dhe pedofilisė qė kanė pushtuar kishėn ortodokse, sipas Farudin Arapit, rezulton i hetuar nė vitin 1996 nga SHIK-u.
Kontrata
Nė njė intervistė pėr "News 24" Farudin Arapi ka zbuluar njė dokument nė tė cilin Alimuēaj autorizonte dhėnien e 200 mijė USD Vavilisit, qė nė Shqipėri ka hyrė me emrin Apostolis Kavalaris. Nė kėmbim tė kėsaj shume, agjenti grek do tė sillte disa aparatura sigurie. "Emri i kėtij personi ka figuruar realisht nė bazė tė njė marrėveshjeje tė lidhur me Alimuēėn, pėr dhėnien e njė vlere financiare "kesh". Nė pjesėn dėrrmuese tė tyre kėto veprime mashtruese financiare kryheshin me emra personash dhe qarqe tė lindura jashtė Shqipėrisė, veēanėrisht nė Greqi", u shpreh Arapi. Ndėrkohė, nė rastin konkret nuk ka njė dokumentacion bazė qė tė vėrtetojė kontratėn, sepse, nėse do tė kryeheshin veprimet financiare nėpėrmjet bankės, njė kontratė e tillė do tė ishte depozituar nė bankė, ku do pėrcaktonte modalitet e nevojshme. Ka vetėm njė vlerė financiare nė tė cilėn thuhet: Apostolis Kavalarosit i jepen 200 mijė USD nė pėrputhje me njė kontratė qė ka lidhur mė 1 shkurt tė vitit 1996.
Hetimi i SHIK-ut
"Nė tė vėrtetė aparaturat nuk erdhėn asnjėherė nga Greqia, sepse aparaturat e sigurisė VEFA i dispononte nga Italia", tha Arapi. Sipas tij, pagesa tė tilla mund tė jenė shpėrblime pėr ndihmėn e dhėnė nė transfertat financiare "kesh" jashtė Shqipėrisė, qė ka kryer VEFA. Megjithatė, dokumentacioni flet vetėm pėr njė shumė prej 200 mijė dollarėsh dhe jo 800 mijė, pėr tė cilat flitet nė shtypin grek. Arapi shpjegoi se shuma mund tė jetė shtuar pasi ish-agjenti grek mund tė jetė pėrfshirė edhe nė shėrbime tė tjera pėr VEFA-n. Kryembikėqyrėsi zbuloi edhe njė fakt mjaft tė rėndėsishėm pėr veprimtarinė e ish-agjentit grek. Siaps tij, gjatė vitit 1996 SHIK-u ka pasur tė dhėna mė tė plota pėr veprimtarinė e Apostolis Kavalaris ose Vavilis. Pėr lidhjet e tij, SHIK-u, nė shkurt tė 1996 nė njė material shumė tė detajuar, ka venė nė dijeni Presdientin e atėhershėm tė Republikės, ku i thoshte se jo vetėm ishte periudha e lulėzimit tė kėtyre shoqėrive, por ka pėrmendur shumė individė dhe veēanėrisht tė qarqeve greke tė pėrfshirė nė lidhjet mafioze me ish-administratorin Alimuēaj. "SHIK-u duhet tė ketė dijeni ēfarė pėrfaqėsonte konkretisht ky person. Por, si pėrherė, atė kohė e kemi njohur vetėm nėpėrmjet dokumentacionit", pėrfundoi Arapi.
(Gazeta Shqiptare), 14 shkurt 2005
)))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))) )))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))) ))))))))))))))))))))))))))))
Avokati i Alimuēės: Eshtė show mediatik
I kontaktuar nga televizioni News 24, pasditen e djeshme avokati Kristi Naumov, i ish-bosit tė VEFA-s Vehbi Alimuēaj, tha se e gjithė kjo histori ėshtė show mediatik, tė cilėn shtypi e hapi dhe shtypi do ta mbyllė pėrsėri. Sipas tij tė gjitha marrėveshjet e ish-piramidės VEFA-Holding janė bėrė konformė ligjeve nė fuqi. Naumov tha se nuk ekziston asnjė marrėveshje e tillė aq mė tepėr nė tė cilėn aludohet pėr favore qė i janė bėrė agjentit tė shumėfishtė grek nė transferimin e parave "kesh". Tashmė ish-bosi i VEFA-s, Alimuēaj ndodhet nė burgun e Peqinit ku po vuan njė dėnim me 20 vjet burg dhėnė nga Gjykata e Tiranės nė vitin 2001, ku e gjeti fajtor pėr pėrvetėsimin e 325 milionė USD-ve 57 923 kreditorėve tė ish-piramidės VEFA.
**Gazeta Shqiptare, 14 shkurt 2005
)))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))) )))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))) ))))))))))))))))))))))))))))
Njė agjent me shumė lidhje, ka nėnshkruar njė marrėveshje 800 mijė USD me ish-kreun e VEFA-s, Vehbi Alimuēaj
Fajdet, shėrbimi grek, dosje para '97-s
Shėrbimi Informativ Grek (EYP) ka mbledhur tė dhėna pėr tė gjitha firmat piramidale qė funksiononin nė Shqipėri pak pėrpara shpėrthimit tė trazirave tė tmerrshme tė vitit 1997. Ky informacion ka dalė gjatė hetimeve tė ditėve tė fundit pėr pėrfshirjen e njė numri gjykatėsish dhe klerikėsh grekė nė trafik droge dhe seksi. Skandali i pėrfshirjes sė kėtyre pėrfaqėsuesve tė lartė tė shoqėrisė greke nė afera tė dyshimta, ka pushtuar prej ditėsh median greke. Pikėrisht njė nga emrat mė tė lakuar tė kėsaj afere ėshtė ai qė ka ndikuar nėpėrmjet lidhjeve tė tij nė emėrimin e kryeklerikut tė Jeruzalemit, i pari nė listėn e skandalit tė trafiqeve. Ky person rezulton njėkohėsisht si njeriu qė ka qenė i ngarkuar nga shėrbimi sekret grek pėr tė kryer hetime mbi funksionimin e firmave piramidale nė Shqipėri. Shtetasi grek quhet Apostolo Vavilis, por ai ka qarkulluar pėr vite tė tėra nėpėr Europė, i kėrkuar nga interpoli me emra tė ndryshėm. Nė Shqipėri ai ėshtė prezantuar me emėr tjetėr. Pėr kėtė ka shfrytėzuar lidhjen e njė marrėveshjeje me firmėn VEFA pėr aparate sigurie, si kamera, mikrofona tė fshehtė etj. Sipas gazetės greke “Apogjevmatini”, e cila ka botuar artikullin nė numrin e saj tė djeshėm, Vavilis vizitoi Shqipėrinė nė shkurt tė vitit 1996, ku dhe ėshtė takuar me njė nga krerėt e firmave piramidale, nė prani tė njė shtetasi tjetėr grek me mbiemėr Kostandinidhis, i cili ėshtė paraqitur si sekretar i njė ndėrmarrje qė merrej me furnizim aparaturash pėrgjimi. Personi qė ata kanė takuar nė Tiranė ka qenė Vehbi Alimuēaj dhe firma me tė cilėn kanė lidhur marrėveshjen prej 800 mijė dollarėsh ėshtė VEFA.
Vizita e Vavilis nė Shqipėri
Ka qenė shkurti i vitit 1996 kur Apostolo Vavilis ka ardhur nė Shqipėri nėn petkun e presidentit tė njė firme tė fuqishme greke. Vavilis, sipas shtypit grek, ka hyrė nė Shqipėri me njė pasaportė me emrin Apostolo Kavaleras. Ai ėshtė prezantuar si president i firmės “Elfrone Development LTD” dhe ka qenė i shoqėruar nga sekretari i firmės Kosta Kostandinidhi. Pas ka qėndruar disa ditė nė Shqipėri Vavilis ka mundur tė takohet me presidentin e firmės piramidale VEFA, Vehbi Alimuēaj me tė cilin pas njė takimi tė gjatė ka mundur tė nėnshkruajė dhe njė marrėveshje pėr pajisjen e kėsaj firme piramidale me aparatura sigurimi, si kamera tė fshehta e aparatura tė tjera. Kėto aparatura kushtonin plot 800 mijė dollarė, tė cilat sipas shtypit grek janė shlyer me kėste nga presidenti i firmės piramidale VEFA, Alimuēaj, deri nė fund tė shkurtit tė vitit 1996. E ndėrsa fati i mijėra dollarėve tė kreditorėve shqiptarė nuk dihet, misioni i shtetasit grek Vavilas nė Shqipėri kishte njė tjetėr qėllim. Atė tė mbledhjes sė tė dhėnave pėr Shqipėrinė dhe aktivitetin e tė gjithave firmave piramidale qė funksiononin kėtu. Dhe gjatė takimeve qė ai ka zhvilluar nė Shqipėri ka arritur qė t’i sigurojė ato. Sipas shtypit grek pas vizitės nė Shqipėri Vavilas ėshtė parė tė kthehet nė tokėn e tij me njė valixhe tė madhe, me tė dhėna ekskluzive mbi funksionimin e firmave piramidale nė Shqipėri, tė cilat ia ka dorėzuar Shėrbimit Informativ Grek (EYP). Disa muaj mė vonė nė Shqipėri plasėn trazirat e njohura tė ’97-s.
Kush ėshtė Vavilis
Apostolo Vavilis ėshtė njė figurė qė ka dalė nė skenė sė fundi, nė kuadėr tė disa skandaleve qė kanė pėrfshirė kishėn greke dhe qė janė publikuar nė mėnyrė tė njėpasnjėshme nga shtypi grek Skandali nga tė bėjė me abuzimet seksuale, pėrvetėsimin apo keqtrajtimin----------------------- e fondeve, nga ana e anėtarėve tė kėshillit tė shenjtė tė kishės me tė mitur dhe murgesha, ndėrsa i implikuar nė tė sipas shtypit grek rezulton dhe Vavilis. Sipas shtypit grek nė fillim tė vitit ’97 Vavilis ėshtė arrestuar nėn akuzėn e trafikut tė drogės, por nė maj tė vitit ‘98 ai ėshtė lėnė i lirė nė mėnyrė misterioze, nga gjykata e Larisės. Po sipas shtypit grek, me njė vendim tė Interpolit, nė dhjetor tė vitit ‘98 ai shpallet nė kėrkim ndėrkombėtar. Foton e tij interpoli grek ua ka shpėrndarė tė gjitha vendeve anėtare, por qė prej atij viti Vavilis nuk ėshtė arrestuar. Shtypi grek vė nė dukje se Vavilas ka pasur njė dyqan armėsh, shumė pranė komisariatit tė policisė dhe ato nė bazė tė njė tenderi qė kishte fituar ia shiste policisė greke. Pėrgjatė kėtyre viteve qė ėshtė shpallur nė kėrkim, Vavilis rezulton tė jetė pajisur me pasaportė me emėr tė rremė, edhe katėr herė tė tjera Po ashtu edhe pse kėrkohej nga Interpoli Vavilis nė vitin 2001 ėshtė parė nė Jeruzalem, ku ka mbėshtetur kandidaturėn e patriarkut aktual (kjo kandidaturė i interesonte kishės greke). Nė Jeruzalem, sipas shtypit grek, ai ka qenė i shoqėruar nga njė miku i tij, polic. Madje Vavilis, sipas shtypit grek, ka qenė pėr njė kohė tė gjatė dhe sekretar i patriarkut tė Jeruzalemit. Shtypi grek ka publikuar dhe njė fotografi tė Vavilis dhe patriarkun aktual tė Jeruzalemit, ndėrsa implikimi i tij nė skandalin qė ka pėrfshirė kishėn greke ka mė shumė karakter politik (mbėshtetja e zgjedhjes sė patriarkut aktual tė Jeruzalemit). Gjithsesi figura e Vavilis ėshtė mjaft enigmatike ndaj dhe nė adresė tė tij janė ngritur shumė pikėpyetje tė tilla. Kush ėshtė ky njeri qė diku paraqitet si tregtar, diku si biznesmen, diku si anėtar i shėrbimit sekret.
**Altin Metaj (Shekulli), 14/02/2005
))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))
Arapi: Vavilis nė Shqipėri me emėr tė rremė
Lajmi i njė marrėveshjeje mes Vehbi Alimuēės dhe njė agjenti sekret grek, me vlerė 800 mijė dollarė, sjell reagime edhe nė Shqipėri. Vetė Kryetari i kėshillit mbikqyrės tė fajdeve ka pranuar se ish-agjenti Vavilis ka qenė nė Shqipėri, por me emėr tjetėr. Kryeadministratori i fajdeve, Farudin Arapi, pranon faktin qė qindra mijėra dollarė tė VEFA-s, kanė shkuar nė duar tė ish- agjentit tė shėrbimėve sekrete greke, Apostolos Vavilis. Sipas Arapit, Vehbi Alimuēaj autorizonte dhėnien e 200 000 dollarėve pėr njeriun, qė nė Shqipėri ka hyrė me emrin Apostolis Kavalaris, nė kėmbim tė tė cilave ai do tė sillte disa aparatura sigurie. Sipas kryeadministratorit tė fajdeve, shuma qė, sipas shtypit grek, shkon nė 800 000 dollarė, nuk ėshtė e dokumentuar dhe ende nuk mund tė thuhet asgjė pėr fatin e 600 000 dollarėve tė tjerė. Arapi thotė se: shuma mund tė jetė shtuar, pasi ish-agjenti grek mund tė jetė pėrfshirė edhe nė shėrbime tė tjera pėr VEFA-n, por gjithsesi, aparaturat e porositura nuk erdhėn kurrė nga Greqia, ndėrsa aparaturat e sigurisė, VEFA i dispononte nga Italia. Arapi konfirmon gjithashtu se Apostolis Vavilis, ose Kavalaris, figuron nė listėn e debitorėve tė VEFA-s. Sipas deklaratave tė Farudin Arapit, SHISH-i mė ’96 hapi dosje pėr Kavalaris.
**Panorama, 14 shkurt 2005
))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))
Arapi konfirmon marreveshjen mes VEFA-s dhe ish agjentit grek
Kryetari i grupit mbikqyres te fajdeve Farudin Arapi konfirmon faktin qe qindra mijera dollare te VEFA-s kane shkuar ne duar te ish agjentit te sherbimeve sekrete greke, Apostolos Vavilis. Sipas News24, Arapi ka treguar sot nje dokument, ne te cilin Vehbi Alimucaj autorizonte dhenien e 200 000 dollareve per njeriun qe ne Shqiperi ka hyre me emrin Apostolis Kavalaris, ne kembim te te cilave ai do te sillte disa aparatura sigurie. Sipas kryeadministratorit te fajdeve shuma qe sipas shtypit grek shkon ne 800 000 dollare, nuk eshte e dokumentuar dhe ende nuk mund te thuhet asgje per fatin e 600 000 dollareve te tjere. Sipas Arapait, shuma mund te jete shtuar, pasi ish agjenti grek mund te jete perfshire edhe ne sherbime te tjera per VEFA, por gjithesesi aparaturat e porositura nuk erdhen kurre nga Greqia, ndersa aparaturat e sigurise VEFA i dispononte nga Italia. Arapi konfirmon gjithashtu se Apostolis Vavilis, ose Kavalaris, firguron ne listen e debitoreve te VEFA. Sipas deklaratave te Farudin Arapit, SHISH ne 1996 hapi dosje per Kavalaris Lajmi per marreveshjen prej 800 mije dollaresh mes kompanise VEFA dhe ish-agjentit sekret grek, tashme i kerkuar nga Interpoli, eshte botuar dje nga nje gazete greke.
**News24/BalkanWeb, 14-02-2005
))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))000
Greek Church plans scandal summit
Heads of the Greek Orthodox Church have been summoned to an emergency meeting after a string of scandalous allegations involving top clergymen.
The Church recently suspended a bishop over accusations of embezzlement.
Another priest is under arrest, charged with trading in illegal antiques and using his money and influence to affect the outcome of criminal trials.
Recent surveys have shown growing public support for looser ties between the powerful Church and state.
The Church has great influence in Greece - 97% of the population describes itself as Greek Orthodox and its authority is recognised by the constitution.
Unprecedented scandal
Two polls published in national newspapers over the weekend showed a majority of Greeks in favour of separating Church and state.
The latest revelations have prompted Prime Minister Costas Karamanlis, whose Conservative Party traditionally enjoys close ties to the Church, to call for the clergy to clean up its act.
The governing body of the Church's Holy Synod has planned an emergency meeting on Friday and Saturday to discuss its response to the scandal.
A BBC correspondent in Athens says growing public pressure forced top clergy to abandon their earlier unwillingness to discuss the scandal, believed to be the first of its kind in the Greek Orthodox Church.
Growing pressure
The scandal erupted in early February, when a prosecutor charged an Archimandrite, or celibate priest, Iavkos Giosakis, with smuggling antiques and with helping to bribe judges to throw the outcomes of trials.
Four judges were also charged with serious disciplinary offences for their alleged involvement in the scandal.
Another top clergyman, Metropolitan Bishop Panteleimon of Attica, was subsequently suspended from the Church over accusations of embezzlement.
He denies the claims.
Opposition parties have renewed calls for a separation of Church and state.
**BBC, 14 shkurt 2005
Krijoni Kontakt