Emigrantėt shqiptarė akuzojnė nga Londra: Tirana reagoi dobėt
"Dhuna, Karamanlis tė na kėrkojė falje"
Nga Londra/Muhamed Veliu
Emigrantėt shqiptarė nė Angli kanė protestuar dje para ambasadės sė Greqisė nė Londėr pėr dhunėn e ushtruar nga policia helene ndaj dy tė miturve shqiptarė. Me pankarta nė duar, ku shkruhej "Ndal racizmit" dhe "Karamalis, kėrkoju falje shqiptarėve", pėr dy orė ata kanė protestuar paqėsisht. Protesta e shqiptarėve nė Angli vjen dy ditė mė pas tubimit masiv tė emigrantėve tanė nė Greqi. Pėrmes njė organizimi model, nė pak kohė klubi londinez i lėvizjes "Mjaft" bėri tė mundur mbledhjen e dhjetėra shqiptarėve nė kėtė protestė, e para e kėtij lloji, organizuar nga shqiptarėt e Anglisė. Shumė britanikė kanė ndaluar tė habitur pėr disa momente, duke parė protestėn e rrallė para ambasadės greke, qė ndodhet nė njė ndėr zonat mė tė shtrenjta tė kryeqytetit britanik.
Letra proteste pėr ambasadorin grek
Demonstruesit nė kor dhe pa ndėrprerje, gjatė tė gjithė kohės kanė hedhur parulla nė anglisht, si "Ksenofobia fjalė greke" etj. E gjithė protesta ėshtė ndjekur me vėmendje nga punonjėsit e ambasadės, tė cilėt shpeshherė u afroheshin dritare pėr tė hedhur ndonjė shikim vjedhurazi rreth asaj qė ndodhte pėrjashta. Policia metropolitane londineze, nė kohė rekord pranoi kėrkesėn e klubit londinez tė "Mjaft" dhe lėshoi lejen e duhur. Qė nga momenti i shfaqjes sė videos nė YouTube, ku dukej shefi i policisė sė stacionit tė Omonias, duke keqtrajtuar dy minorenė shqiptarė, kjo ka qenė temė dite te shqiptarėt e Anglisė. Tejet tė indinjuar nga kjo ngjarje, shumė prej tyre, nė mėnyrė private i kanė dėrguar letra proteste ambasadorit grek nė Londėr.
Njė letėr edhe pėr Karamanlis
Nėpėrmjet njė letre zyrtare adresuar Kryeministrit grek, Kostas Karamanlis, tė firmosur nga tė gjithė pjesėmarrėsit e protestės, "Mjaft London Club" ka shprehur indinjatėn e shqiptarėve tė Britanisė sė Madhe ndaj videos shokuese dhe institucionalizimit tė dhunės nė strukturat shtetėrore greke. Lėvizja i ka kėrkuar qeverisė greke ti kėrkoje falje publikisht popullit shqiptar, dorėheqjen e ministrit tė Rendit Publik, Viron Polidoras, dhe zhvillimin e njė investigimi tė brendshėm policor me transparencė tė plotė rreth ngjarjeve brutale. Gjatė dorėzimit tė letrės nga Alketa Ceci, Ralf Gjoni dhe Andi Rrugia te personeli i ambasadės, organizatorėt u siguruan se kjo letėr do tė transmetohej nga ambasadori te Kryeministri grek dhe se ata do tė merrnin njė pėrgjigje nga qeveria greke pėr shqetėsimet e tyre.
REAGIMET
Emigrantėt: Tregoi se mbi gjithēka vė ēėshtjet partiake
"Pakėnaqėsi dhe pėr ministrin Basha"
Shqiptarėt nė Angli, krahas indinjatės sė tyre tė thellė pėr videon, nuk e kanė pakėnaqėsinė pėr Tiranėn zyrtare, nė veēanti pėr ministrin e Jashtėm, Lulzim Basha, i cili nuk reagoi. "Protesta jonė, nė fakt, duhet tė kishte filluar fuqishėm nga shteti ynė amė, Shqipėria. Sidoqoftė, gjithsecili mban peshėn e turpit pėr vete. Qeveria shqiptare duhet tė reagonte mė shpejt dhe mė ashpėr pėr kėtė ēėshtje. Por siē u pa, ata u shpėrngulėn nė Pogradec me zgjedhjet, duke treguar se mbi gjithēka vendosin ēėshtjet partiake tė tyre. Duhet falėnderuar iniciativa e klubit londinez tė lėvizjes "Mjaft", qė bėri tė mundur realizimin e kėsaj proteste dhe qė pėr mendimin tim ėshtė njė reagim i duhur", u shpreh emigranti Andi Rrugia. Ndėrsa njė tjetėr emigrant shqiptar, Besim Gėrguri, gjithashtu, pjesėmarrės nė protestė, mbledhja e shqiptarėve para ambasadės greke nė Londėr merr rėndėsi tė veēantė, pasi tregon se ngjarje tė dhunshme nuk kalohen nė heshtje nga shqiptarėt. "Ne do tė jemi gjithmonė tė zgjuar, pa u kursyer tė dalim nė tė tilla protesta sa herė tė jetė e nevojshme", tha ai. Gėrguri e konsideron reagimin e zbehtė tė qeverisė shqiptare si "frikė pėr tė ngritur zėrin, pasi nė Greqi jetojnė me qindra mijėra shqiptarė". Megjithatė, sipas tij, do tė vijė momenti qė reagimet zyrtare tė Tiranės do tė jenė mė tė ashpra dhe ky moment do tė jetė atėherė kur emigrantėt atje tė jenė legalizuar plotėsisht.
"Iu bashkova kėsaj proteste, pasi ishte e vetmja mėnyrė pėr tė ngritur zėrin kundėr dhunės dhe racizmit grek ndaj tė rinjve shqiptarė", thotė Olsi Vullnetari, ekspert nė fushėn e emigracionit. Mė tej, ai shprehet se dhuna greke ndaj shqiptarėve ka 15 vjet qė po ndodh, veēse fatkeqėsisht, kjo dhunė po dokumentohet mė sė miri pėrmes tė tilla videosh shokuese, si ajo e publikuar para pak ditėsh. "Ato qė kanė ndodhur mė parė janė edhe mė tė tmerrshme e mė tė dhunshme. Kjo ėshtė e papranueshme tė ndodhė nė njė vend anėtar me tė drejta tė plota nė BE", shprehet i indinjuar ai. Ndėrsa Alketa Ceci, njė aktiviste e klubit londinez tė lėvizjes "Mjaft" shprehet se ngjarje tė tilla nuk mund tė mbeten nė heshtje. "Unė jam shqiptare qė jetoj nė Londėr. Po identiteti im nuk ka lidhje me vendndodhjen. Si shqiptare qė jam, tronditem pėrballė pamjeve tronditėse nė atė video. Ndaj vendosėm ta ngremė zėrin tonė kėtu nė Londėr. Mendoj se tė njėjtėn gjė duhet tė bėjnė shqiptarėt nė ēdo vend tė botės qė ndodhen, para pėrfaqėsive greke", kėrkon ajo. Alban Bytyqi, njė nga organizatorėt e protestės shpjegon se manifestimi u organizua nga me pjesėmarrjen e gjerė edhe tė shoqatave tė tjera nė Britaninė e Madhe. "Qėllimi kryesor i kėsaj proteste ishte shprehja e indinjatės shqiptare ndaj ksenofobisė tė vėrejtur kohėt e fundit nė strukturat institucionale greke", tha ai.
Krijoni Kontakt