Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Gjarpërinjtë

    Gjarpërinjtë mësyjnë arat, fshatarët braktisin punën

    Alarm në rrethin e Korçës, zvarranikët hyjnë edhe në shtëpi

    Gjarpërinjtë kanë pushtuar fushën e Korçës. Fermerë dhe banorë të fshatrave të zonës kanë vënë alarmin, se kanë braktisur arat dhe tokat bujqësore nga frika e pickimeve.

    Temperaturat e larta duket se kanë nxjerrë edhe zvarranikët që rrezikojnë seriozisht banorët në këtë zonë, që përfshin disa fshatra të fushës. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Bujqësisë, në gjithë fushën janë identifikuar raste të daljes së gjarpërinjve, ndërsa fermerët kanë kërkuar me urgjencë që të bëhet spërkatja e arave të mbjella me bimë bujqësore. Alarmi është vënë fillimisht nga banorët e fshatit Rrëmbec, të cilët janë tmerruar, kur edhe në banesat e tyre kanë gjetur gjarpërinj, të cilët kanë dalë nga arat. Krahas panikut dhe ndërprerjes së punës bujqësore, banorët e këtij fshati tregojnë se gjarpërinjtë janë shtuar shumë në këtë zonë me rritjen e temperaturave, ndërsa vetëm dy ditë më parë, një grup fëmijësh për pak kanë shpëtuar nga helmimi i një gjarpri, që kishte dalë në sheshin ku ata po luanin.

    Ka qenë një prej fëmijëve të këtij fshati, Eris Gjata, që teksa po luante kishte shkelur gjarprin, duke u rrëzuar në tokë. Paniku që e ka përfshirë fshatin, por edhe tmerri që kanë përjetuar fëmijët, ka bërë që vetë fermerët të kërkojnë ndihmë pranë institucioneve shtetërore për marrjen e masave, për hedhjen e pesticideve në fusha. Një tjetër banor i këtij fshati, Gjergji Sotiri, është ankuar pranë pushtetit lokal, kur në banesë ka gjetur një gjarpër që, sipas tij, ka qenë 2 metra i gjatë. Të njëjtin fakt e kanë pranuar edhe fshatarë të tjerë, të cilët kanë gjetur zvarranikë nëpër shtëpitë e tyre. Ndërsa kanë paralizuar çdo aktivitet bujqësor nga frika, banorë të fshatrave Rrëmbec, Pendavinj, Pojan, Plasë, e kështu me radhë, kanë kërkuar ndërhyrje, për shkak të gjarpërinjve të shumtë në zonë.

    Shtimi në mënyrë të ndjeshme i gjarpërinjve në këto fusha, përveç panikut, fatmirësisht nuk ka shkaktuar asnjë viktimë. Fusha, e cila ka një shtrirje prej të paktën 4000 hektarësh, ka bërë që banorët të lënë punën në ara, ndërsa kanë larguar edhe bagëtitë. Ata e lidhin daljen e gjarpërinjve me motin, por edhe me kanalet që janë anës fushës. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ardian Maho, ka thënë se është në dijeni të këtij fakti dhe ai e argumenton këtë me ngritjen e menjëhershme të temperaturave, që kanë arritur edhe në zonën e Korçës, deri në 35 gradë celsius. Ai deklaron se gjarpërinjtë në këtë periudhë lëvizin shumë në kërkim të hijeve dhe të ujit të ftohtë. Kjo bën që ata të shfaqen edhe në zonat e banuara apo kullota. Maho pohon se një faktor që mund të ketë ndikuar në shtimin e gjarpërinjve është edhe dimri i butë i sivjetshëm në zonën juglindore të vendit.

    Kjo, sipas tij, ka shkaktuar edhe shtimin e shumë gjallesave që rriten në tokë, mes të cilave edhe zvarranikët. Sipas Mahos, mungesa e ngricave që ngordh gjallesat të cilat rriten në tokë në fazat e para të jetës së tyre dhe bën një farë dezinfektimi të tokës deri në thellësi, këtë vit mungoi dhe, sipas specialistëve, pritej që dëmtuesit e bimëve dhe gjallesave të tjera të ishin në rritje. Nga ana tjetër, banorët kanë kërkuar spërkatjen e tokave, gjë që, sipas tyre, ka munguar në këto vite, duke dëmtuar edhe bimët bujqësore dhe prodhimin. Sipas Mahos, do të realizohet dezinfektimi në zonë, ndërsa është kërkuar që të merren edhe sasitë e nevojshme të kimikateve. Për shkak të mungesës së dezinfektimit të arave, në vitet e shkuara, në zona të ndryshme të vendit janë shfaqur dendur gjallesa të rrezikshme, siç është edhe merimanga e zezë, e cila ka marrë jetë njerëzish.

    Gazeta SHQIP

    -----------------------------

    Kohe me pare doja te hap kete, por sot rastesisht ne Gazeta SHQIP trajtohej e njejta teme dhe vendosa ta sjell ketu ne forum. Eshte nje fenomen qe do te jete fatkeqesisht shume aktual kete vere, sidomos per banoret e zonave rurale. A duhet vendet e Evropes Juglindore te angazhojne skuadra shpetimi apo emergjence per keto raste, sepse te gjithe jemi te vetedijshem se do te ballafaqohemi me nje fenomen shume pak te njohur per shoqerine tone. Prandaj lind pyetja: cili duhet te jete roli i autoriteteve lokale ne kete drejtim, per mbrojtjen e jeteve te popullates? Eshte fakt shqetesues. Sa per ilustrim, ne Maqedoni deri me tani 'zyrtarisht' kete vit ka pasur dy njerez te kafshuar nga gjarperinjte. Ato jane mjekuar ne Repartin Intenziv te Infektologjise ne Shkup, me trajtim 24 oresh nga mjeket. Helmimi ka qene teper i madh dhe pacientet kane mundur edhe te vdesin te helmuar, po te ishin trajtuar ne mjekim shtepiak. Njeri pacient ka qene shqiptar nga nje fshat i Tetoves dhe ka patur kafshim ne kembe, e tjetri pacient ka qene nje maqedon nga nje fshat i rethit te Kumanoves, me kafshim ne krah. (Kete te dhena jane te marra nga Spitali Qendror i Shkupit.)

    Pra, rreziku eshte i pranishem, KUJDES!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 22-06-2007 më 09:42
    My silence doesn't mean I am gone!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •