Me fal mund ta shkruash dhe nje here me fjali fjali, dhe duke ja drejtuar dikujt... se "ju" sikur se kuptoj.Postuar më parë nga Dorontina
OSMALLAK RUSHI MOS OSH NOIGJO SEKSUALE?![]()
Me fal mund ta shkruash dhe nje here me fjali fjali, dhe duke ja drejtuar dikujt... se "ju" sikur se kuptoj.Postuar më parë nga Dorontina
OSMALLAK RUSHI MOS OSH NOIGJO SEKSUALE?![]()
"and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern
Postuar më parë nga ildushja
ahahahahhahahahahahahahahahaha vec ke gjonat seksuale e ke menen lol ahahahahahah hardhi rrushi moj dreq do me than se na plase ahahahhahah
JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE
Thash se mos ishte alla turkshe i.e. Kallkan dollap, cicarehatllek...Postuar më parë nga derjansi
![]()
"and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern
lol po kto gjona seksuale jan lol se kjo cicarehatllek si e dyshimte me duket mu
JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE
Vapa, temperaturat më të larta në gjysmë shekulli
Sinoptikanët: është fenomen jonormal. Dje u regjistrua temperatura deri në 40 gradë Celsius
Nxehja globale dhe ndryshimi i klimës nuk ka falur as vendin tonë. Ditën e djeshme temperaturat u ngjitën deri në 40 gradë Celsius, duke shënuar një tjetër ditë me vapë të padurueshme. Dy qytetet shqiptare që gjatë këtyre ditëve kanë qenë në krye të klasifikimit për sa i përket të nxehtit të pazakontë ishin Cërriku, me plot 43 gradë Celsius, si dhe Kuçova me 42 gradë Celsius. Ndërkohë që sinoptikanët vazhdojnë të pohojnë se vendi ynë është përfshirë nga shtresa atmosferike të larta, që sjellin me vete rryma ajrore të nxehta dhe të thata, me origjinë nga Afrika e veriut, që kalojnë tranzit nga Greqia.
Aktualisht edhe pse temperaturat e djeshme janë ulur vetëm me një gradë, në të gjithë vendin, si pasojë e një ere të lehtë, sërish termometri do të shënojë të nxehtë të fortë.
Nga mbledhja e të dhënave të tilla dhe ballafaqimi i tyre me vitet e mëparshme, parashikuesit e motit, duke bërë krahasime të tilla, kanë arritur në përfundimin se këto temperatura shënojnë kulmin e tyre në 50 vitet e fundit. Tendenca mbetet gjithnjë në rritje edhe për vitet pasuese. Megjithatë, një informacion disi më i pëlqyeshëm është ai që në fundjavë, e më konkretisht gjatë pasdites së të dielës, pritet një vranësirë e lehtë. Por, ndërsa për vendet e tjera të Evropës Lindore shkenca e parashikimit të motit "premton" shi, për Shqipërinë do të ketë vetëm rënie të temperaturës me rreth 3 deri në 4 gradë Celsius. Një situatë e tillë thonë meteorologët do të jetë e përkohshme dhe e shkurtër. Sipas tyre, edhe në muajin shtator reshjet e shiut do të jenë tejet të dëshirueshme, por pa ndonjë rezultat të dukshëm.
Gushti duket se ka lënë kështu të zhgënjyer të gjithë ata që i kanë besuar shprehjes "gusht e gunë", sikurse ka ndodhur në vitet e mëparshme, kur në këtë muaj gjithnjë ka pasur reshje shiu dhe temperatura jo shumë të larta.
Gazeta Shqip
#VamosArgentina
Eshte e tmerrshme, nuk e keni idene se sa vape eshte... bobobobob kur do mbaroje!
ashtu me shkruajn ....vap e madhe ne Ks, mezi rrihet , une ketu jam veshur me gjemper, ftoft ....vetem dy orê me avion....si duket cipa e ozonit esht me e hapur mbi qiellin Kosovar
.....
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
ka kapur edhe pjesen e shqiperise atehere, sepse po vdesim vape, sju besohet se sa vape eshte!!Postuar më parë nga Dorontina
Po pijm lengje frutash ter diten, per te rekuperuar djerset qe nxjerrim.. bahhh ca vape o njerez.. e padurueshme
Nuk asht turqe por asht gjuh e vjeter Otomane qe disa fjale nuk perkthehen e rrin ashtu isq kan lind .....psh mashallah edhe mjeket ne europ kan fillu me then se ska perkthim.....kysmet ...ashtu....ishalla ...ashtu....Tubib...ashtu....Postuar më parë nga ildushja
sikur fjalet angleze disa qe kan mbet internacionale ashtu edhe disa fjale Osmane.kaq per kultur ...mir u pashim per tjera orê...
Turqija e otomani turk jan dy gjera te ndryshme, ne ushtrin otomane ka pas njerz te gjdo rrace edhe shqiptar edhe arab ....etj etj...
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Temperaturat e larta, 90 raste tek infektivi
Shkak për helmimet janë bërë ushqimet e pakontrolluara, uji i pijshëm, mosruajta e ushqimeve
Të prekurit nga helmimet e ushqimeve tani janë 90-100 raste çdo ditë. Brenda 24 orëve në urgjencën e infektivit paraqiten qytetarë, të cilët kanë probleme gastrointestinale, temperaturë të lartë apo shqetësime të tjera, vetëm si pasojë e ushqimeve të prishura. Temperaturat e larta, si dhe mungesa e kushteve frigoriferike për të ruajtur ushqimet ka bërë që çdo ditë të ketë fluks pacientësh të helmuar. Veç ushqimit, një tjetër faktor konsiderohet edhe konsumimi i pakontrolluar i produkteve me përbërje të vezës, qumështit apo mishit dhe nënprodukteve të tij.
Mungesa e energjisë elektrike nuk ka sjellë vetëm falimentim të biznesit, por edhe shtim të rasteve të helmimeve. Që nga nisja e stinës së verës mesatarisht, në shërbimin e infektivit në spitalin "Nënë Tereza" paraqiteshin 45 deri në 50 qytetarë me probleme të helmimit. Por tani, si pasojë e krizës energjetike dhe temperaturave të larta, ushqimet e kanë të "pamundur" të rezistojnë e kështu edhe qytetarët nuk tregojnë kujdes sa duhet për të qenë të shëndetshëm. Kufizimet e energjisë elektrike kanë bërë që shumica e qytetarëve të hanë ushqime të prishura apo të cilat jo vetëm humbasin vlerat ushqyese, por në të njëjtën kohë bëhen shkaktarë të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Mjekët sqarojnë se shumica e rasteve të shtruara janë për shkak të ushqimeve, por mes tyre ka edhe nga ata, që mund të jenë infektuar nga ndotja e ujit të pijshëm ose nga moslarja e duarve gjatë konsumimit të vakteve. Simptomat e para të helmimit janë shqetësime gastro-intestinale, dhembje të forta të barkut, si dhe shqetësime me ndryshimin e temperaturës. Sipas mjekëve, që të evitohen të tilla situata duhet që ushqimet, të cilat konsumojmë të ruhen në kushte frigoriferike, ushqimet duhet të jenë të kontrolluara. Produktet që janë delikate duhet të konsumohen brenda ditës, po ashtu duhet bërë kujdes edhe me konsumimin e alkoolit, mishit, ëmbëlsirave. Edhe uji i pijshëm në disa zona ka rezultuar të jetë i ndotur mbi normalen. Për të qenë të sigurt, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë që uji i pijshëm të zihet para se të konsumohet në mënyrë të veçantë për fëmijët. Një tjetër variant mund të jetë ai i kalimit në filtra specifikë, të cilët shiten edhe në farmaci. Rezervuarët e ujit duhen pastruar rregullisht dhe secili duhet të lajë duart disa herë në ditë, në mënyrë të veçantë para dhe pas buke. Fluks pacientësh nuk ka vetëm në shërbimin e infektivit. Çdo ditë në urgjencën e kardiologjisë paraqiten 60 deri në 80 qytetarë me shqetësime, si pasojë e temperaturave të larta. Edhe në urgjencën e pediatrisë paraqiten për ndihmë 100 deri në 150 pacientë të vegjël.
Gazeta Shqip
#VamosArgentina
Krijoni Kontakt