Vapa shperthen baterine, plagosen dy kalimtare
E Merkure, 27 Qershor 2007
Bateria e nje makine shpertheu diten e djeshme si pasoje e temperaturave te larta brenda nje kazani plehrash, shume prane Fakultetit te Mjekesise ne Tirane. Dy persona mbeten te plagosur dhe u derguan ne spitalin afer vendit te ngjarjes, Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza", kurse dy automjete u demtuan rende. Ngjarja ndodhi rreth ores 09:30 te mengjesit te djeshem ne "Rrugen e Dibres". Te plagosurit jane Alban Myftiu, 26 vjec dhe Kujtim Elezi, 53 vjec, te dy kalimtare, qe pas mjekimit ne spital jane rikthyer ne banese. Sipas policise shkaku kryesor i ngjarjes mendohet te jene temperaturat e larta, ndersa po hetohet edhe per shkaqe te tjera. Sipas deshmitareve prane Shkolles se Bashkuar, nje shperthim i fuqishem eshte degjuar dhe menjehere nga kazanet ka dale tym. Dy te demtuarit jane pare te shtrire pertoke, ndersa xhamat e dy veturave ishin thyer dhe gjendeshin afer kazaneve. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar menjehere agjentet e policise si dhe ekspertet anti-eksploziv, per te verifikuar lenden plasese. Ne perfundim te hetimit paraprak, rezultoi nje bateri makine e hedhur qe eshte nxehur nga rrezet e diellit, ndersa lendet perberese kane eksploduar ne formen e nje bombe.
Gjithcka ka ndodhur rreth ores 09:30 minuta te mengjesit, ne "Rrugen e Dibres", ne afersi te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" dhe ne afersi te Fakultetit te Mjekesise. Ne rruge ka pasur shume kalimtare, dy nga te cilet gjendeshin afer kazaneve te plehrave. Burime zyrtare te Policise se Tiranes thane dje per gazeten "Koha Jone" se informacioni paraprak ka qene per nje shperthim bombe. "Pas verifikimit nga ekspertet anti-mine eshte konkluduar se objekti i shperthyer ishte nje bateri e vjeter makinash", tha zedhenesi Tofik Sulejmani. Ne vendngjarje kane shkuar te paret uniformat blu te Komisariatit nr. 4, qe bene te paret dergimin ne spital te te demtuarve Alban Myftiu dhe Kujtim Elezi. Sipas eksperteve, nje sasi acidi qe gjendej brenda baterise eshte nxitur nga rrezet e diellit per te shkaktuar reaksion deri ne shperthim. Ne vendngjarje mesohet se jane gjetur gjurme dhe sende nga bateria, te cilat u sekuestruan ne cilesine e provave materiale, qe u derguan per ekzaminime te metejshme ne Laboratorin Kriminalistik. Burime zyrtare te policise thane se kane filluar hetimet per ngjarjen ne bashkepunim me Prokurorine e Tiranes.
Tre ore pas shperthimit, Policia e Tiranes paralajmeroi qytetaret qe te benin kujdes me sendet e hedhura ne kazane apo rruge, per shkak te temperaturave te larta te diteve te fundit. Deklarata erdhi menjehere pas ngjarjes qe ndodhi ne "Rrugen e Dibres", kur nje bateri e shperthyer plagosi dy kalimtare dhe demtoi po kaq makina. "Kerkojme nga qytetaret qe te kontrollojne me pare materialet qe hedhin ne plehra, pasi mund te jene te rrezikshme, pasi mund te krijojne shperthime apo zjarre qe do te sillnin deme dhe mund te vene ne rrezik jete njerezish te pafajshem", tha zedhenesi i policise Tofik Sulejmani.
Krijoni Kontakt