Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Ta kam borxh nje setre...

    Citim Postuar mė parė nga dp17ego
    .................

    .....................
    .................
    Shi dhe flakė



    Shi i madh mė zuri rrugėn, isha nisur pėr nė krua;
    Zbritėn retė qė nga qielli e kulluan pėrmbi mua.
    Me vrap hyra nėn njė strehė dhe kujtova se shpėtova,
    Por nga vrulli...(a me dashje), njė fshatarkė pėrqafova.

    Flok’ i saj aroma lulesh, krela-krela gjer nė gushė,
    M’u vesh syri, m’u prish mendja dhe m’u bėnė malet fushė.
    Dhe rrėmbyer bukuroshes i putha sytė jeshile,
    M’u drodh zemra dhe mes gjoksit me buēitėn mijra zile.

    Mė zhuriti zjarr’ i vjedhur nė njė buzė si qershi,
    Hodha setrėn nė njė qoshe dhe me vrap dola nė shi...

    ...Dal nė shi dhe dot nuk lagem, nuk mė shuan dot njė det,
    Kjo fshatarka lozonjare mė shkel syrin, mė thėrret.
    Bjerė shi vapės sė gushtit, shi dhe flakė tė shijoj,
    Tė mė ftohet zemr’ e dredhur qe me zor tė madh e shtroj


    2006
    "Me zhuriti zjarr i vjedhur ne nje buze si qershi,
    hodha setren ne nje qoshe dhe me vrap dola ne shi."

    Kur lexoj pershkrimin e ngjenjave tua sikur i shoh ne film..shume bukur.!

    Me nderime ,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 23-08-2007 mė 16:27

  2. #22
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Muzgu

    I

    Nė fund tė ditės afron njė ēast,
    Kur dielli shuan vatrėn e shenjtė.
    Eshtė njė ēast kur gjithshka meket.
    Veē perėndimit krejt tė kuq;
    Ku retė puthen me njėra-tjetrėn,
    Me faqet flakė nga zjarr’ i diellit.
    Eshtė njė ēast tepėr i shkurtėr,
    Kur sendet pezull zėnė e rrinė.
    Sikur pėrpiqen qė tė ēlirohen,
    Nga forc’ e tokės qė i tėrheq.
    Eshtė njė ēast qė po ta kapėsh,
    Kupton dhe ndjen tė gjith’ magjitė.
    Tė lind pėrbrėnda fllad i hyjnishėm,
    Qė shpirtin ėmbėl ta drithėron.
    Rreth kokės ndjen aureolė.
    Eshtė njė ēast kur pėrmbi tokė,
    Vijnė dhe rrinė gjith’ perėnditė.


    II


    Eshtė njė ēast nė fund tė ditės,
    Nė frymėmarrjen e perėndimit,
    Qė muzg i thonė...e ēfarė tjetėr;
    Kur gjiri i detit fillon gufohet,
    Mbarsur nga Kronosi i lashtė,
    Kur brenda zemrės ke mall tė thellė.
    Dhe bukuritė gjith’ duke parė,
    Tė vjen njė gaz dhe brengė bashkė,
    Qė shpirtit dhimbjen i shton paprerė.
    I hidhėruar qiellin shikon.
    Miken e zemrės qė s’e ke pranė,
    Thėrret pėr ndihmė gjysėm i dehur,
    Tė ndash magjitė qė rrotull ke.
    Dhe pik’ e lotit ndriēon e zbehtė,
    Plot reflektime prej diamanti,
    Nga zjarri i brendshėm qė rreh tė dalė.
    ...Qerpiku dridhet… diē duke fshehur.

    III

    Si drit’ e ditės ze e venitet,
    Dhe zjarr’ i diellit fillon tė ftohet,
    Njė tis i hollė bie nga qiejtė…
    I madhėrishėm pra, ēfaqet muzgu,
    Kur sendet hije mė fare s’kanė.
    Vėrtet, pa hije tė gjitha janė,
    Se hijet ikin tinėz dhe fshihen,
    Shpejt nėpėr qoshe, nė errėsirė.
    …Tė dish tė shohėsh veē e tė ngopesh!
    Me njė prarim prej paradisi,
    E gjithė gjindja ėshtė e mbėshtjellė.
    Edhe pastaj... kur lėmshi i zjarrtė,
    Fshihet nxitimthi pas horizontit,…
    Kupton papritur qė dridhja... shuhet.
    Dhe syri i lodhur kėrkon te ndjellė,
    Tė tjera lodra tė gjithėsisė,
    Perde e natės sa nuk ka rėnė.

    IV

    Kur yjet lart zėnė e ēukisin,
    Me dritė tė dridhur perden e zezė,
    Zhurmat e jetės fashiten shtruar;
    Si kali i lodhur nga pun’e gjatė,
    Kėrkon tė gjejė pak qetėsi.
    Dritat e natės ndriēojnė vakur,
    Dhe hėna del me psherėtimė.
    Nata ka rėnė me krahė hapur.
    Yjet tė trembur nga ethe e muzgut,
    Pas perde-zezės duan tė fshihen.
    …Nė mjegullsirėn qė vjen nga qiejtė,
    Dėshirė ke tė humbėsh rrugėn.
    Se errėsira qė po afrohet,
    Mes njerzve shton veē turbullirė,
    Por edhe dhimbjen katalizon.
    Dhe vetėm ndihesh nė mes tė turmės.
    Ēdo gjė rreth teje nis e largohet.

    V

    Me Muzat...muzgjesh kėrkon tė vidhesh;
    Si nė pėrrallė do tė shpėtosh.
    Pėrbrėnda shpirtit ndjen qė tė digjet,
    Zjarri i ndezur nga ėndėrrimet.
    Si perėndimi dhe perėnditė,
    Tė tjerė zjarre tė shenjtė ndezin.
    Dhe gjithė eteri elektrizohet,
    Nė flakėrim tė amėshuar…
    …Dhe kokėulur nė vetėsirė…
    …Nis pėshpėrit me zė tė shuar.
    Duke fundosur nė jerm tė thellė;
    Botė tė tjera aluēinante,
    Krejt i habitur duke zbuluar.
    Si tė jetosh njė tjetėr jetė,
    Prej infinitit qė vjen vibrant;
    Ku sendet kanė njė tjetėr formė,
    Dhe shpirti vetė tjetėr kuptim

    VI

    …Pa ndjere fare... lind njė poemė,
    Ku vargjet vijnė pas njėri-tjetrit;
    Dhe gulēi grykėn aq ta ngushton,
    Sa fjalėt dalin krejt deformuar.
    Si me kamzhik dhimbj’e krijimit,
    Trupin tė tėrė ta rreh e mpin,
    Vraga tė thella gjith’ duke hapur.
    Shpirti nis dridhet i llahtaruar.
    Dhe zemra brinjėt kėrkon tė ēajė;
    Nė njė torturė plot me kuptim;
    Si njė luan me zjarr rrethuar.
    …Apasjonim i vetėdijshėm…
    “Kur dhimbja puth kėnaqėsinė,
    Tė dyja bashkė krijojnė thesare.”
    Dhe shpirti prehet ngadhėnjimtar,
    Nė njė zenith tė pambarim.
    Ēdo muzg qė vjen lind njė poemė.
    Poemat vetėm nė muzg kėndohen.



    Dh Papando 2004-2005
    sereno

  3. #23
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Sonet


    .........................Drita ėshtė



    Drita ėshtė, po ku ėshtė, qė tė shoh e ta kėrkoj?
    Vetėm hije pata pranė, hije prapė veē vėshtroj.
    A ka dritė mirėsie, harmoni nė dritė-hije?
    Tė mė sjellė tjetėr shije, a ka hir prej perėndie?

    Ja…tek vjen, shpirtin ma ngrohu, gjer nė thelb mė zotėroi,
    Prej sė larti ėmbėl-ėmbėl porsi mjalti rrjedh nga zgjoi.
    Dhe nė terr edhe nė dritė merr shkėlqim prej diamanti.
    Nė prarim krejt tė magjishėm mė mbulon tek vjen sė larti.

    Sado mjegull, sado errėt, vjen njė cast qė hiri zbret.
    Vjen njė ditė, s’ka se si, nė mes heshtjes njė shkėndi;
    Qė ēan terrin dhe sjell gazin nė tė natės mbretėri.

    Na zgjon ėndrrat, ndez pasionet edhe vuajtjen e vret,
    Lumturon brengėn e hidhur, gėzon shpirtin qė e pret,
    Dhe na mbush me dritė jete, na mbaron njė agoni.
    sereno

  4. #24
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego Lexo Postimin
    Muzgu
    ........
    Eshte nje muzg i mrekullueshem...
    Kenaqesi qe e lexova...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #25
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    ........Nėpėr qafėzėn e njomė…


    Dielli i parė kur sot doli ta gjet’ qafėn tė zbuluar,
    Dhe nėn’ vesh tė ledhatoi me njė buz’ tė pėrvėluar.
    Ndriti perlat e gjerdanit edhe flokun e praruar.
    Me shkėlqim aureole t’rrethoi kokėn e menduar

    E vėshtroj dhe mbes pa mend si pėrhapet mengadalė,
    Nėpėr qafėzėn e njomė, afshi i tij si zjarr i valė.
    Si pėrhapet nėpėr krela ar i derdhur prej magjie,
    Si tė humb nėpėr vegime, nėpėr hire perėndie.

    Faqendezur pas dritares tek qėndroje tė vėshtroja,
    Si mė fshihje sy’n e bukur pas qepallėzės me hoja;
    Si u drodhe, u nemite kur nga unė sytė hodhe.

    S’di, a ndihmė mė kėrkove, a prej meje u pėrvodhe!?
    Pėrpėlitem i vetmuar, lart ngre kokėn, shoh pėrpjetė,
    Qė tė vijnė tė mė shpėtojne, drithėruar i lus retė.
    sereno

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego Lexo Postimin
    ........... Korēa


    S’di si tė tė dua, s’di sa tė tė dua;
    Veē kur jam atje, nė rrugėt e tua;
    Kur bliri pikon eliksir mbi mua;
    Filloj dhe tė ndjej.

    Kėngė do mėsoj, kėngė qė kėndohen;
    Ēupat ti trazoj nė mėngjez kur zgjohen;
    Vellon t’u rrėmbej ditėn qė martohen.
    Do tė vij, ti gjej.

    Ndėr kangjellat e tua dimėrit me borė;
    Harpėn ėngjėllore do luaj me dorė;
    Tė dėgjoj’ muzikėn zemra ime-e gjorė;
    Edhe tė zhdėfrej.

    Pa ta ngjit Moravėn fshehur nėpėr hije;
    Hije madhėshtie, hije bukurie;
    Ah!... Do ta shkul zemrėn, ta bėj fije-fije;
    Ashtu tė tė ndjej.

    .................................................. .



    Papando 2000
    Me pelqeu vecanerisht kjo...
    Suksese again...
    Elena
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  7. #27
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Atė natė


    Atė natė yjet ishin kaqė afėr!

    Duart zgjata drejt qiellit,
    dhe kėputa ca prej tyre.

    Mėrmėritje dėgjova pas shpinės,
    dhe kokėn ktheva i tronditur.

    Ishte hėna qė ruante kopshtin e saj!

    I zėnė nė faj,
    njė kėngė tė vjetėr nisa tė fėrshėllej.
    E vrap ika tutje qė ty tė tė arrija…
    …Me njė tufė… yjesh nė dorė.
    sereno

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego Lexo Postimin
    ........... Korēa


    S’di si tė tė dua, s’di sa tė tė dua;
    Veē kur jam atje, nė rrugėt e tua;
    Kur bliri pikon eliksir mbi mua;
    Filloj dhe tė ndjej.

    Kėngė do mėsoj, kėngė qė kėndohen;
    Ēupat ti trazoj nė mėngjez kur zgjohen;
    Vellon t’u rrėmbej ditėn qė martohen.
    Do tė vij, ti gjej.

    Ndėr kangjellat e tua dimėrit me borė;
    Harpėn ėngjėllore do luaj me dorė;
    Tė dėgjoj’ muzikėn zemra ime-e gjorė;
    Edhe tė zhdėfrej.

    Pa ta ngjit Moravėn fshehur nėpėr hije;
    Hije madhėshtie, hije bukurie;
    Ah!... Do ta shkul zemrėn, ta bėj fije-fije;
    Ashtu tė tė ndjej.

    .................................................. .



    Papando 2000
    Shume e bukur...
    Sa e bukur aq & e dhimbshme...
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  9. #29
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Lind nė zjarr...
    ------------- ...e vdes nė pluhur



    Lot! Ti plumb i shpirtit, mall qė vjen sė thelli.
    Akull akulluar, lule nė dėborė.
    Si kristal tė derdhur tė mbėshtjell nė dorė.
    Lot qė zhurit syrin porsi iskėr dielli.

    Lot qė vdes nė pluhur, pluhur mė bėn mua.
    Lot dėshirė e djegur, perlė e detit tim.
    Dhuratė qiellore, dhimbje pa mbarim.
    Vesė e bekuar mbi syrin qė dua.

    Lot ti i pikuar... gur margaritari.
    Ngushėllim i zgjedhur pėrmbi plagė bie.
    Lot qė i pėrtuar ke fuqi magjie.
    Ah! Ti afsh i shpirtit, ti stoli prej ari…

    …Kur tė pash’ tė bije mbi buzėn e dredhur.
    Kur m’i njome mikes, koralin e buzės.
    Lirėn e argjentė i rrėmbeva Muzės.
    Varg i thura kėngėt, fjalėt varg tė zgjedhur.



    Dh Papando 2005 NY
    sereno

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sa mire qe nuk e mbylla kompjuterin kete ore pas mesnate! Tani po, do ta mbyll, pas leximit dhe ndjesise kenaqesore qe marr me vete nga vargjet e tua, dp17ego. Urime, suksese ne krijimtari.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •