Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    Dhimitraq Papando

    Nė vend tė hyrjes...


    .......Kam pritur tridhjet vjet

    Kam pritur tridhjet vjet fshehur nėn hije,
    Dhe fshehur kam vazhduar tė kėndoj,
    Siē zogu i mėngjesit pas hardhije,
    Siē fshihet manushaqja buzė kroi.

    E kyēa gojėn fjalėt qė tė mbaja,
    Se rridhnin fjalėt vetė, s’di se si,
    Kur s’dija as tė qeshja, as tė qaja;
    Kur s’dija ē’ishin lulet nė saksi.

    Kur lotin qė nga sythi vjen i valė,
    Me shiun ngatėrroja pa tė keq.
    Kur flokun keq tė krehur tek njė djalė.
    Pėr trimėri e mirrja, si pėr dreq.

    Kur lulen e kėpusja i rrėmbyer,
    Dhe pa i marrė erė, jo aspak,
    E flakja si njė send aspak tė vyer,
    E prishja me njė nerv krejt foshnjarak.

    Kur vashėn e komshiut e dėgjoja,
    Shpėrfillur kur mė thoshte “Mirmėngjes”.
    Dhe buzėn qė i dridhej ia vėshtroja,
    Si Don Zhuan i thekur, krejt serbes...

    ...Kam pritur tridhjet vjet tė them dy fjalė,
    Dy vargje qė kam mbledhur me kujdes
    Si mbledh vullkan’ i ri llavė tė valė,
    Si bleta mbledh nektarin nė mėngjes.



    Dh Papando
    sereno

  2. #2
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Ah, mė mbytėn ndjenjat, det!

    Ah, mė mbytėn ndjenjat, det!
    Nė dritarezėn e shpirtit
    Lul’ e ftoit mė troket…

    Jam a s’jam, e ku ta di,
    Nėpėr ėndėrr, a jam zgjuar?
    Frym’ e prillit mbi ēati,
    Mė sjell gaz tė paprovuar.

    ...Kam njė brengė qė mė vret.
    Nėpėr telėzat e zemrės,
    Ndjej njė flutur qė mė nget.

    Dal nė rrug’ e jam i ndrojtur.
    Vajz e fqinjit pas dritares,
    Mė vėshtron me sy pėrlotur.

    Pse u tremb edhe pastaj
    Shkoi me vrap, u mbyll nė dhomė?!
    …Dora ime e pafaj,
    I preku gjoksin e njomė…
    sereno

  3. #3
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    ..........Varka ime ku me shpie



    Qielli varur perde-rėndė si njė ballė i menduar.
    Zbret e griset nėpėr pemė mbi liqenin faqe-shtruar.

    Era fryn e ėmbėl shumė dhe mėnjanė i mbledh retė.
    Varka ime vozit thellė dhe me shpie nga do vetė.

    Duke humbur gjethe-verdhat ēvoshket hėna mbi liqen.
    Nata krejt e parfumuar qė nga Mal’ i Thatė vjen.

    Njė shelg varet i argjėntė, nėpėr ujė krahėt lan.
    Hėna mbetur lakuriqe lotėverdhė nis e qan…

    -…Pse mė merr nė ujė thellė, varka ime ku mė shpie?
    -Mė afro tek hėn’e verdhė tė shoh dritė bukurie!

    -Laskuriqur, nėpėr ujė, ku shkon hėnėza dhe fshihet?
    -Me njė krėhėr prej kallamash flokėt lag ajo dhe krihet.

    Pas kallamave, nė ujė, hėna kreh flokėt e gjatė.
    Nazemadhe rrotull saj formon rrathėza njė patė.

    Duke mbledhur gjethe-verdhat atje dua qė tė shkoj;
    Tė rrėmbej patėn e bardhė, faqen ujit t’ja trazoj…

    …Shushurin liqen-i pastėr, kallamishtja plot shkėlqim.
    Varka ime gjith’ lėkundet pa lopata, pa drejtim.
    .



    Dh Papando
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dp17ego : 23-06-2007 mė 15:21
    sereno

  4. #4
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    ........... Korēa


    S’di si tė tė dua, s’di sa tė tė dua;
    Veē kur jam atje, nė rrugėt e tua;
    Kur bliri pikon eliksir mbi mua;
    Filloj dhe tė ndjej.

    Kėngė do mėsoj, kėngė qė kėndohen;
    Ēupat ti trazoj nė mėngjez kur zgjohen;
    Vellon t’u rrėmbej ditėn qė martohen.
    Do tė vij, ti gjej.

    Ndėr kangjellat e tua dimėrit me borė;
    Harpėn ėngjėllore do luaj me dorė;
    Tė dėgjoj’ muzikėn zemra ime-e gjorė;
    Edhe tė zhdėfrej.

    Pa ta ngjit Moravėn fshehur nėpėr hije;
    Hije madhėshtie, hije bukurie;
    Ah!... Do ta shkul zemrėn, ta bėj fije-fije;
    Ashtu tė tė ndjej.

    .................................................. .



    Papando 2000
    sereno

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkrime interesante , respekte

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar RaPSouL pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #6
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Nje tjeter poezi nga libri "Yjet do trazoj" i poetit Dh Papando

    .......................Dimėr

    Kur vjen dimri i akulluar mbetem zgjuar nėpėr netė.
    E ndjej shpirtin tė mė lerė, nėpėr erė tė mėrgohet.
    Trupi mbetur i braktisur dalngadalė nis e ftohet,
    Si njė vatėrzė qė shuhet nė shtėpin’ e lėnė shkretė.

    Qė prej xhamit tė kristaltė shoh pėrjashta i nemitur,
    Si nė natėn e ndriēuar bora bie fjolla-fjolla.
    Syri griset i harruar nėpėr perdezat e holla,
    Edhe tret lotin e nxehtė me qerpik tė pėrpėlitur.

    Dhe kur hėna e florinjtė qė prej reve rreh tė dalė,
    E vesh natėn e pikuar nė pėrndritje tė praruar;
    Zem’r e dridhur ritmin shuan duke rrahur e hutuar.
    Hesht dėbora mbi ēatitė ku ka rėnė palė-palė.

    …Kthehet shpirti i arratisur zemėr-vakur tek mendoja.
    Ishte jerm apo ekstazė s’e kuptova ku u futa.
    Sy’n e bukur mė jep hėna fshehur pas reve tė buta.
    Flok’n e verdhė ka pėrhapur nėpėr perdezat me hoja.



    dp17ego
    sereno

  8. #7
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    ...poezi nga libri 'yjet do trazoj"



    ............Shporta...ndolli njė kurbatkė




    S’dija ē’beja tė ndjell fatin...mikja bjonde mė pat' lėnė!
    ... Njė shportė thura, me kulpra, hipa e vara nė hėnė.
    Nga shkon dielli ktheva shtratin, xhindet thirra nė mesnatė.
    Mbolla yje anės lumit tė magjepsja ndonjė fatė.

    Nga marazi, flokėverdhės edhe tjegullat j’a theva;
    Pastaj fqinjės, njė kurbatke, njė tė puthur i rrėmbeva.
    (Njė ezmere pėrqafova, bjonden time tė harroja,
    Por mė dogji gjiri i ndezur nėn kėmishėzėn me hoja.)

    ...S’e kuptoj, si fqinj’ e sertė asnjė fjalė nuk mė kthehu,
    Dhe si llėrėn e kadiftė kular qafės ma mbėrtheu!!?

    Dikush thotė ishin xhindet qė i rrinė rrotull fatit.
    Tjetri thotė qė me kulpra ndolla vajzėn e kurbatit.
    Po ē’mė duhet tė kuptoj, mė nuk jam me kok’ mėnjanė.
    Pas njė bjonde qė mė iku, njė ezmere mė rri pranė.




    DP
    sereno

  9. #8
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    .
    .


    ...........Udhėtim

    I
    Jo, jo, akoma nuk kam arritur,
    I lodhur ndihem dhe i drobitur,
    Tek shoh si malet rrotull e rrotull,
    Pėrbrenda tyre mbyllin rrethuar,
    Fushėn e bukur tė lulėzuar,
    Qė si njė nuse e porsa zgjedhur,
    Vendos mbi flokun e saj tė derdhur,
    Kurorė degėsh dhe lulesh mbledhur.
    Mbajnė rrethuar mes bukurisė,
    Njė medaljon tė madhėshtisė,
    Ankthin dhe afshin qė tė nxit shpresa,
    Mallin e djegur keq nga largesa.

    II
    ...Dhe pas ēdo kthese, pas ēdo bregore,
    Si labirinthet me Minotaur,
    Tė tjera brigje…pėrpara dalin.
    Me mijra gracka rrugėn mė ndalin,
    Dhe horizontin aq tė kėrkuar,
    Nė thellėsinė e amėshuar.
    Nis dhe rėmoj nė vetėsirė,
    Tė gjej njė fjalė jo aq tė mirė,
    Duke u grindur porsi gėrnjar,
    Pėr konstruktorin imagjinar,
    Qė paska qenė kaq i vendosur,
    Tė stisė rrugė qė s’ka tė sosur.

    III
    Dhe syri ndjek pavetėdije,
    Si nė njė film vetėm me hije,
    Ēfarė natyra ofron bujare...
    ...Kishat rrethuar me pem’ e varre,
    Kodrat me mollė, fushat me grurė;
    Mė tej njė pyll, pastaj njė urė.
    Ca p’rrenj tė thatė me njė gisht ujė...
    ...Mė tutje pamja bėhet rrėmujė,
    Tek mė s’e ndjek lajthitjen time;
    Veē ndjej qė zhytem nė ėndėrrime.
    Dhe syri dridhet e sheh pėrbrėnda,
    Thellė kujtesės, pamje tė rėnda.

    IV
    E ndjek vetvehten mbrapa nė kohė,
    Remineshencė qė s’di tė shohė.
    Hije tė vjetra qė tė kėrkojnė,
    Dot s’u shpėton, pėr ty vrapojnė.
    Fantazma-veshur qė ulėrijnė,
    Miq dhe armiq nė radhė vijnė.
    Ti vetėm ikėn... ata tė ndjekin,
    Dhe pas makinės grushtat pėrpjekin.
    ...Dhe befas zgjohesh krejt i hutuar,
    Pėrreth vėshtron i turpėruar,
    Pa ditur fare ē’gabim ke bėrė,
    Nis buzėqesh... siē bėjn’ tė tėrė.

    V
    ...Pastaj ca fshatra krejt tė rrudhosur,
    Tek ti afrohen faqepudrosur.
    Porsi ca plaka…kur humbin sensin,
    Vrapin e kohės duan tė ndjekin.
    Tualetosen, lyen e ngjyen,
    Si pula klloēka, stisen e fryhen,
    Me shum’ seē mosha u pranon hije,
    Si ca piktura pa pikė shije...
    ...Edhe ata ashtu llastohen,
    Si duke dashur tė zbukurohen,
    Veē buzė rruge vitrinėn ngrehin,
    Pamjen e hidhur duan te zbehin.

    VI
    Sheh emra firmash, si nė pėrralla,
    Ca kombinime aqė tė rralla,
    Qė nuk i njeh onomastika.
    Shpikje tė shekullit bastard...
    ...Dritat plot ngjyra qė syrin ēpojnė,
    Me prapaskenėn keq kontrastojnė.
    Ndrisin e feksin e s’kan’ tė sosur,
    Pėrmbi fasadėn e pėrdhosur.
    Por prapa tyre syri i hutuar,
    Vėshtron njė pamje tė mjegulluar.
    Pas mykut pluhur me erė burgu,
    Pejsazh tė zbardhur si raso murgu.

    VII
    Dhe prapa gardhesh gjysėm rrėzuar,
    Pas njėri tjetrit rrinė shtėrnguar,
    Nėpėr ca poza gėrmuqe mbetur,
    Tė shkalafitur edhe tė tretur,
    Mullare kashte gjysėm tė ngrėnė,
    Si goj’ tė zeza e dhėmbėrėnė,
    Qė prej sė largu pėrqeshin hidhur.
    Njė fat i keq i mban tė lidhur.
    Ngulur nė tokė si ca qyqarė,
    Flokėt pėrpjetė dhe tė palarė.
    Me kokėn jashtė, ashtu tė ngrirė,
    Tek ulėrijnė pėr mėshirė.

    VIII
    ...Vėshtroj tė mijtė bashkudhėtarė,
    Faqeparruar, fytyrėvrarė,
    Ashtu pėrgjumur teksa qėndrojnė,
    Me sytė hapur, por qė s’vėshtrojnė,
    Asnjė ndryshim qė del pėrpara.
    Duke lėpirė buzėt e ēara,
    Krejt tė harruar koten e flenė,
    Sado tė menēur qė tė jenė.
    Njėri pas tjetrit vėnė nė vijė,
    Luajnė kokat pa vetėdijė.
    Ritmin e rrugės tek imitojnė,
    Indiferentė pėrreth pohojnė.

    IX
    ...Por dhe mohojnė gjithashtu,
    Shpesh duke qeshur kuturu,
    Mes ėndėrrimesh delirante.
    Gjestikulime krejt aberrante.
    Dhe i vėshtroj qė fare pranė,
    Me mendje humbur hequr mėnjanė.
    Krejt i ēuditur sikur tė shihja,
    Njė lloj tė ri qė nuk e njihja.
    Nė ndonjė tombė nė shkretėtirė,
    Nė mes tė rėrės tek qėndron shtrirė,
    Mumje Egjypti gjysėm tė tretur;
    Nė sarkofag tė porsagjetur.

    X
    Nuk di nė ēfarė mė tė besoj,
    Nuk di se ē’hymne mė tė kėndoj,
    Se jo, askush s’mė ka besuar,
    Se vetė Zoti mė ka harruar.
    Njė zė njeriu pra, ku ta gjej,
    Ē’mblodha nė zemėr t’i rrėfej?
    Mė thoni pra ku tė kėrkoj,
    Njė kėngė gryke ku tė dėgjoj?
    Ku ta ndjej erėn aqė tė mirė,
    Tė njė duhani tė porsa grirė?
    ...Tė shoh njė mace si vjen pėrtuar,
    Prekjen e ngrohtė pėr tė kėrkuar?

    XI
    ...Tė ndjej qė jam njeri e zot.
    Si isha dje, tė jem dhe sot.
    Tė ec i zhytur nėpėr kujtime,
    Tė takoj pleqtė e rrugės sime,
    E ta ngroh vatrėn me dru tė thatė;
    Tė numėroj yjet nėpėr natė.
    Dhe tė hap derėn e shtėpisė,
    Pa pasur frikėn e perėndisė?
    Tė ndjej nė zemėr qė kam tallaz,
    E ta pi lotin qė vjen... me gaz.
    E tė bėrtas kur dua vetė,
    Tė fle e ngrihem... zot i vėrtetė?

    XII
    ...Njė libėr mbyllur e mbaj nė duar,
    Tė njė shkrimtari tė padėgjuar.
    Nuk do tė mundja qė ta lexoja,
    Nuk do tė mundja ’dhe po tė doja.
    Mė ngjan njė histori e njohur,
    Qė asnjėherė s’mė ka ngrohur;
    Si e lexuar njė tjetėr herė,
    Si e jetuar me miq tė tjerė.
    Nė njė vend tjetėr, njė “dezha vś”, *
    Me ca kasolle bėrė me dru;
    Ku si i egėr fshehur jetoja,
    Ku ditėn vdisja dhe natėn rroja.

    *Déją vu, tė jetosh edhe njė herė njė gjėndje qė e ke jetuar me parė, nga frėngjishtja i referohet njė fenomeni paramnezik.

    XIII
    ...Qielli rėndonte si plumb i derdhur,
    Dhe hėna villte dritėn e verdhur,
    Pėmbi natyrėn e pangjyrė.
    Dhe ajri i rėndė porsi lyrė,
    Tė zinte frymėn dhe tė lodhte.
    Ku ti e dije se ēdo tė ndodhte,
    Kur dielli shterpė sillte pak dritė,
    Qė tė ndriēonte njerzit e mpitė,
    Qė mbushnin pyllin e paanė.
    Dhe udhėtarėt qė i kam pranė,
    Kėto tė vrara silueta,
    Ishin fantazma tė vėrteta...

    XIV
    ...Njė gropė e rrugės mė gjen habitur,
    Gjysėm tė fjetur, gjysėm dremitur.
    Tek hedh vėshtrimin me sy tė vagur,
    Pėrmes qerpikut nga loti lagur.
    Rrah tė shkėputem nga bot’ e vdekur,
    Ku u mundova me zė tė mekur,
    Tė flas me hije imagjinare,
    Brymė fantazmash qė gjen mbi varre.
    Nuk di pse qaj... ndoshta aty
    Jetohet vetėm me lot nė sy.
    Lotė tė ftohtė qė dhimbje sjellin,
    Tė tjerė lotė sė thelli ndjellin.

    XV
    ...Dita nxituar diku largohet,
    Ashtu si niset, kurrė s’mbarohet;
    Por rrjedh si uji prej kroit vetė,
    Qė s’ka tė sosur nė kėtė jetė.
    Ashtu si koha mbėshtjell vetvehten,
    Minutat, orėt dhe ditėt treten.
    S’janė gjė tjetėr, veēse njė grimė,
    Nė qiell tė kthiellėt njė vetėtimė.
    Njė hap i vogėl qė s’numėrohet,
    I njė agrepi qė rrotullohet,
    Mbi njė sahat tė pambaruar,
    Qė s’ka pėrsipėr asgjė tė shkruar;
    Fushėn tė bardhė, si shkretėtirė.
    Ku rrotull vimė ne si tė pirė.

    XVI
    ...Nė pjalmin blu tė erės zhytur,
    Nė eter ėndrrash plluskojm’ tė mbytur.
    Ne udhėtarėt qė s’kan’ stacione,
    Mbi hije shpresash ngrehim pasione.
    Dhe bredhim rrugė plot kthesa dredhur,
    Nė zemėr mbajmė njė lėmsh tė mbledhur,
    Tė mallit zjarr, qė nuk u shua,
    Mė shumė u ndez, mė shumė u zgjua,
    Prej reflektimit tė vetmisė;
    Njė mall i dhimbjes dhe dashurisė.
    Mjegull’ e kohės e mban mbuluar,
    Dhe ngjan sė largu njė zjarr i shuar.

    XVII
    Veē njė puhizė tė fryjė lehtė,
    Zbulon pas mjegullės sė zbehtė,
    Llavė vullkani qė rrjedh si lumė,
    Qė djeg e grin, zhurit mė shumė.
    Njė flakadan me flakė ferri,
    Qė si pėrbindėsh ngrihet nga terri.
    Ku zhytur rrimė prej vehtes fshehur,
    Me sy ēaplyer dhe veshin mprehur,
    Presim tė dridhur nga fundi honit,
    Mes angushtisė dhe pasionit;
    Njė shkėndijim qė tė shikojmė,
    Ē’po ndodh pas territ tė mėsojmė.

    XVIII
    Sa tė arrij, nuk kam durim,
    Tė mbėshtet kokėn nė pragun tim.
    Atje ku linda dhe ku jetova,
    Dhe nė mes njerzve, njerėz shikova,
    Ku rashė, u ngrita dhe prapė rashė,
    Dhe ku tė parėn fjalė e thashė.
    Tė ndjej aromėn, sa kam filluar
    Me flegrat hapur, sytė ēapluar.
    Si kafsh’ e egėr qė ndjen dėborėn
    Dhe ulėrin pa pritur orėn,
    Qė tė arrijė nė vend tė njohur,
    Tė ngrohė prapė gjakun e ftohur.


    XIX
    Tė ndezė prapė zemrėn e ngrirė,
    Me zjarr tė shpirtit dhe me dėshirė.
    Me kokėn ngritur, andej drejtuar,
    Nga ndjej njė shėnjė tė adhuruar,
    Filloj nuhas dhe unė malet,
    Nga vjen njė afsh qė s’mund tė ndalet.
    Mes melodish vjen harmonia,
    Vjen shpres’ e humbur dhe siguria.
    Vjen mes kujtimit mė sjell njė shpresė,
    Si llav’e zjarrtė qė s’do tė vdesė.
    Mė merr nga qielli ku kisha shkuar,
    Mė zbret nė tokėn e premtuar.

    XX
    Tek fryn, me sjell veriu i thatė,
    Prej hapėsirės sė pamatė,
    Spicat e akullit dhe ngricės,
    Erėn e ēajit dhe tė zhumbricės,
    Qė vjen e njelmėt porsi mallkimet,
    Mė ndjek nė rrugėt, nė shtegėtimet,
    Me ndjek nė ėndėrr, mė ndjek nė gjumė,
    Mė dhemb sa dhimbet, mė mundon shumė.
    Mė djeg, mė pret nė zemėr thellė,
    Atje ku mallin e mbaj tė mbjellė,
    Porsi njė lule tė shumė vyer,
    Me gjak tė shpirtit dhe lot ushqyer.

    XXI
    Filloj lėviz brenda makinės,
    Duke vėshtruar pėrjashta tinės.
    Tė shpėrthej dyert, tė fluturoj,
    Ndėr ato male, atje tė shkoj.
    Tė ve pėllėmbėn nė gji tė dheut,
    Tė dėgjoj zemrėn e mėmėdheut.
    Se edhe tigri, njė egėrsirė,
    Brenda kafazit nėpėr zinxhirė,
    Kur pranė ndjen erėn e vluar,
    Tė pyllit thellė, ku ka jetuar;
    Kėrkon tė shkojė atje, tė shohė,
    Ē’ka ka pėrgjuar pėr aqė kohė.

    XXII
    Ē’ėshte kjo ndjenjė qė mė djeg mallė?
    Ē’ėshtė kjo brengė, kush e di vallė,
    Qė lind nė shpirt dhe syrin ndrit,
    Mė djeg e pret, si zjarr zhurit.
    Pse brez pas brezi e mbajmė vluar,*
    Si njė thesar tepėr tė ēmuar?
    Nė ē’lloj materje e ka burimin,
    Nė ē’farė ngjizje e ka fillimin?
    Pse e ushqejmė e mbajmė gjallė,
    Kėtė mister kaqė tė rrallė?
    Kush i jep shpirt ē’ėshtė ai zot,
    Qė e kėrkoj dhe s’e gjej dot?

    XXIII
    ...Vėshtroj pėrjashta, kokėn kthej prapa,
    Frymėn qė iku dhe dot s’e kapa.
    Vėshtroj drejt qiellit nė perėndim,
    Drejt horizontit tė pambarim,
    Prej nga pėrhapet si hymn i rrallė,
    Tek retė digjen nė zjarr tė gjallė ,
    Njė zjarr hyjnor, qė s’ka tė shuar.
    Dhe vetė dielli i lumturuar,
    Teksa mes flakės, ndriēon e tretet,
    Ashtu si ylli nė qiell kur mbetet;
    Ndrit e ndez yje tė tjerė ,
    Qė vijnė rrotull nėpėr erė.

    XXIV
    Jehonėn sjellin tek heshtin vrapin,
    Frymėn e fundit ndėrsa e japin,
    Brengėn e tokės duke kėnduar,
    Qė veē njė zemėr e pėrmalluar,
    Njė zhpirt i djegur di t’a dėgjojė;
    Dhe n’unison nis tė kėndojė.
    Mban portat hapur pėr bukurinė,
    Dhe ritmet pret atje tė vinė.
    Tingujt e ėndrrave duke ndjellė,
    Nis emeton prej shpirtit thellė,
    Pasione e ndjenja qe s’kanė tė sosur,
    Qė mbytin botėn e vrerosur.

    *E mbajmė vluar ose mbluar=e vendos nė njė vend tė sigurt, ruaj diku me kujdes; ėshtė njė dialektizėm i juglindjes sė Shqiperisė.

    XXV
    Ēliron demonėt qė nga zinxhiri.
    Dhe si Feniksi qė lind nga hiri,
    Rilind sėrisht nga nat’ e mekur,
    Dhe zjarr i jep shpirtit tė vdekur.
    Njė zjarr qė ndez e ndrit mistere,
    Qė mė ringjall si atėhere,
    Kur kodrat ngjitja qė tė vėshtroja;
    Kur frymėn mbaja qė tė dėgjoja,
    Tingujt e hėnės tek largohej,
    Ngjyrat e ditės qė po afrohej.
    Kur thithja diellin nė mėngjes-herė,
    Kur pija vesėn me miq tė tjerė.

    XXVI
    Natyr’ e bukur mė trazon fshehur,
    Tallet me syrin qė sheh i dehur,
    Ēdo grimcė pluhuri e pavlerė.
    Ēdo cicėrimė qė vjen nė erė,
    Zgjon ėndėrrimet, brengat qė shkuan,
    Dėshirash djegur qė s’u harruan.
    Qė rrisin mallin nė zemėr thellė,
    Si stalaktitet qė rrit njė shpellė,
    Me dashuri pikė-pas-pike.
    I mbreh pas dhimbjes majat magjike,
    Qė ēpojnė e ēpojnė, nė gjoks sėmbojnė,
    Sa t’i mendosh, mė shumė ēpojnė....

    XXVII
    Dhe lind njė ėndje prej qėnjes thellė,
    Paqen qiellore kėrkon tė sjellė.
    Njė harmoni me gaz dhe lotė,
    Qė zbukuron jetėn e kotė.
    Qė na gėzon... pėr ēfarė s’kemi.
    Na ndjek e dashur kudo qė jemi.
    Materje fine nė shpirt e tretur.
    Hije sublime nė thelb e mbetur.
    .............................................
    Burim ushqimi pėr zjarr tė vjetėr,
    Tė tjera malle, njė kohė tjetėr.


    Dh Papando 2005 NY
    sereno

  10. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Shume e bukur e gjitha, po XXVI me mbeti ne mendje !

    Natyr’ e bukur mė trazon fshehur,
    Tallet me syrin qė sheh i dehur,
    Ēdo grimcė pluhuri e pavlerė.
    Ēdo cicėrimė qė vjen nė erė,
    Zgjon ėndėrrimet, brengat qė shkuan,
    Dėshirash djegur qė s’u harruan.
    Qė rrisin mallin nė zemėr thellė,
    Si stalaktitet qė rrit njė shpellė,
    Me dashuri pikė-pas-pike.
    I mbreh pas dhimbjes majat magjike,
    Qė ēpojnė e ēpojnė, nė gjoks sėmbojnė,
    Sa t’i mendosh, mė shumė ēpojnė....


    Thank you !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  11. #10
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Poezi nga Dhimitraq Papando "Yjet do trazoj"



    ........Kam njė bosh...

    Kam njė bosh nė zemrėn time, kam njė hon,
    Qė mė bėn copė e thėrrime, mė mundon.
    Mė thėrret me zė tė thellė nėn dhe.
    Mė kėrkon qė t’i shkoj pranė, ja atje.

    Si tė lashė toka ime, si mė le.
    Nuk e di, jo, se si ika qė atje.

    Ndjej njė zė qė s’di ku niset, nėpėr bosh.
    Qė mė flet nga fundi dheut, qė pėrposh.
    Jo, jo, kurrė s’e kam ditur, as tani
    Qė kam parė, sa kam parė, nuk e di.

    Ē’ėsht njė zė qė mė thėrret “eja”, qė mė flet;
    Mė tėrheq porsi sirenat nėpėr det?

    Kam njė zjarr nė zemrėn time, njė zjarr kam.
    Dhe kur fle, dhe kur jam zgjuar, dhe kur s’jam.
    Edhe kur kundroj natyrėn plot stoli.
    Dhe kur prehem zemėr fikur nė shtėpi.

    Kam njė shpresėzė nė zemėr, kam njė gaz.
    Do tė ndjek thirrjen e tokės, t’i shkoj pas.

    Do tė vete ku njė brengė mė thėrret,
    Dit’ e nat’ me zė tė ngrohtė veē mė flet



    DP
    sereno

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dp17ego pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •