NJOHJA E UNIVERSIT
- Avdylselam Eminit, dėshmorit
tė Universitetit tė Tetovės!
(17.Fror, 1995) Nė Ditėn e Rėnies heroike tė Dėshmorit!
Shkronjat shqipe ishin gjithmonė tė pėrgjakura
Ato krijuan me gjak fjalėn - Ballkan
Shkronjat shqipe edhe nė fund tė shekullit XX
krijuan me gjak edhe fjalėn - Universitet!
Librat shqipe ishin gjithmonė tė pėrgjakura
se tingujt e Shqipes buronin nga aorta e zemrės
Aty ku buron e vlon gjaku i dashurisė arbėrore!
Tingėllonin prore me buzė e gojė pėrgjakura-
Fjalėt shqipe Kėngėt shqipe edhe shiqimet shqipe!
Me gojė tė pėrgjakur gjithmonė folėm e kėnduam
Nė vend tė vajzės arbėrore -
Avdylselami puthi plumbat e armikut
dashuroi vdekjen pėr Jetėn e Universitetit
e -
kėnga e lashtė mori dhenė e mori botėn
edhe ujėrat me tallaze tė shkumbėzuara:
"O nuk po muj baclok me folė,
Se m'ka ra do gjak nė gojė!" - britėn
Bjeshkėt e Nemuna me Hysen Bajrin
jehonėn e tyre e pėrciellen bjeshkėt britmėn
nė Kalanė e Tetovės - e
britėn gurėt nė themele tė Universitetit
nga Pollogu e valet atllantike tė gjuha e atllantėve
Bota pėrjetoi Pėrmbytjėn e Madhe atėbotė,
Bota ėshtė pėrmbytur por jo Atllantishtja!
Me buzė tė pėrgjakura puthėm Gurin themeltar
me dashurinė e parė -
me gishta tė pėrgjakur shfletuam Historinė e Gurtė!
Sepse shkronjat shqipe tė gjithė i patėn gjak -
edhe kengėt tona shqipe tė gjithė i patėn gjak
edhe si njerėz tė kėsaj bote qorre na kanė gjak
edhe gojėn edhe librin u dasht ta hapim me gjak
edhe shkruam e lexuam vaje prore me lot nė sy
edhe Universitetin shqiptar u dasht ta hapim me gjak
sepse ua kanė dro shkronjave tė para ballkanike!
Universi ėshtė i madh tė njihet kaq shpejtė!
Nezir Myrta
Njujork, 17. Fror, 1995.
Krijoni Kontakt