"Me zhuriti zjarr i vjedhur ne nje buze si qershi,Postuar mė parė nga dp17ego
hodha setren ne nje qoshe dhe me vrap dola ne shi."
Kur lexoj pershkrimin e ngjenjave tua sikur i shoh ne film..shume bukur.!
Me nderime ,
bili99
"Me zhuriti zjarr i vjedhur ne nje buze si qershi,Postuar mė parė nga dp17ego
hodha setren ne nje qoshe dhe me vrap dola ne shi."
Kur lexoj pershkrimin e ngjenjave tua sikur i shoh ne film..shume bukur.!
Me nderime ,
bili99
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 23-08-2007 mė 16:27
Muzgu
I
Nė fund tė ditės afron njė ēast,
Kur dielli shuan vatrėn e shenjtė.
Eshtė njė ēast kur gjithshka meket.
Veē perėndimit krejt tė kuq;
Ku retė puthen me njėra-tjetrėn,
Me faqet flakė nga zjarr i diellit.
Eshtė njė ēast tepėr i shkurtėr,
Kur sendet pezull zėnė e rrinė.
Sikur pėrpiqen qė tė ēlirohen,
Nga forc e tokės qė i tėrheq.
Eshtė njė ēast qė po ta kapėsh,
Kupton dhe ndjen tė gjith magjitė.
Tė lind pėrbrėnda fllad i hyjnishėm,
Qė shpirtin ėmbėl ta drithėron.
Rreth kokės ndjen aureolė.
Eshtė njė ēast kur pėrmbi tokė,
Vijnė dhe rrinė gjith perėnditė.
II
Eshtė njė ēast nė fund tė ditės,
Nė frymėmarrjen e perėndimit,
Qė muzg i thonė...e ēfarė tjetėr;
Kur gjiri i detit fillon gufohet,
Mbarsur nga Kronosi i lashtė,
Kur brenda zemrės ke mall tė thellė.
Dhe bukuritė gjith duke parė,
Tė vjen njė gaz dhe brengė bashkė,
Qė shpirtit dhimbjen i shton paprerė.
I hidhėruar qiellin shikon.
Miken e zemrės qė se ke pranė,
Thėrret pėr ndihmė gjysėm i dehur,
Tė ndash magjitė qė rrotull ke.
Dhe pik e lotit ndriēon e zbehtė,
Plot reflektime prej diamanti,
Nga zjarri i brendshėm qė rreh tė dalė.
...Qerpiku dridhet diē duke fshehur.
III
Si drit e ditės ze e venitet,
Dhe zjarr i diellit fillon tė ftohet,
Njė tis i hollė bie nga qiejtė
I madhėrishėm pra, ēfaqet muzgu,
Kur sendet hije mė fare skanė.
Vėrtet, pa hije tė gjitha janė,
Se hijet ikin tinėz dhe fshihen,
Shpejt nėpėr qoshe, nė errėsirė.
Tė dish tė shohėsh veē e tė ngopesh!
Me njė prarim prej paradisi,
E gjithė gjindja ėshtė e mbėshtjellė.
Edhe pastaj... kur lėmshi i zjarrtė,
Fshihet nxitimthi pas horizontit,
Kupton papritur qė dridhja... shuhet.
Dhe syri i lodhur kėrkon te ndjellė,
Tė tjera lodra tė gjithėsisė,
Perde e natės sa nuk ka rėnė.
IV
Kur yjet lart zėnė e ēukisin,
Me dritė tė dridhur perden e zezė,
Zhurmat e jetės fashiten shtruar;
Si kali i lodhur nga pune gjatė,
Kėrkon tė gjejė pak qetėsi.
Dritat e natės ndriēojnė vakur,
Dhe hėna del me psherėtimė.
Nata ka rėnė me krahė hapur.
Yjet tė trembur nga ethe e muzgut,
Pas perde-zezės duan tė fshihen.
Nė mjegullsirėn qė vjen nga qiejtė,
Dėshirė ke tė humbėsh rrugėn.
Se errėsira qė po afrohet,
Mes njerzve shton veē turbullirė,
Por edhe dhimbjen katalizon.
Dhe vetėm ndihesh nė mes tė turmės.
Ēdo gjė rreth teje nis e largohet.
V
Me Muzat...muzgjesh kėrkon tė vidhesh;
Si nė pėrrallė do tė shpėtosh.
Pėrbrėnda shpirtit ndjen qė tė digjet,
Zjarri i ndezur nga ėndėrrimet.
Si perėndimi dhe perėnditė,
Tė tjerė zjarre tė shenjtė ndezin.
Dhe gjithė eteri elektrizohet,
Nė flakėrim tė amėshuar
Dhe kokėulur nė vetėsirė
Nis pėshpėrit me zė tė shuar.
Duke fundosur nė jerm tė thellė;
Botė tė tjera aluēinante,
Krejt i habitur duke zbuluar.
Si tė jetosh njė tjetėr jetė,
Prej infinitit qė vjen vibrant;
Ku sendet kanė njė tjetėr formė,
Dhe shpirti vetė tjetėr kuptim
VI
Pa ndjere fare... lind njė poemė,
Ku vargjet vijnė pas njėri-tjetrit;
Dhe gulēi grykėn aq ta ngushton,
Sa fjalėt dalin krejt deformuar.
Si me kamzhik dhimbje krijimit,
Trupin tė tėrė ta rreh e mpin,
Vraga tė thella gjith duke hapur.
Shpirti nis dridhet i llahtaruar.
Dhe zemra brinjėt kėrkon tė ēajė;
Nė njė torturė plot me kuptim;
Si njė luan me zjarr rrethuar.
Apasjonim i vetėdijshėm
Kur dhimbja puth kėnaqėsinė,
Tė dyja bashkė krijojnė thesare.
Dhe shpirti prehet ngadhėnjimtar,
Nė njė zenith tė pambarim.
Ēdo muzg qė vjen lind njė poemė.
Poemat vetėm nė muzg kėndohen.
Dh Papando 2004-2005
sereno
Sonet
.........................Drita ėshtė
Drita ėshtė, po ku ėshtė, qė tė shoh e ta kėrkoj?
Vetėm hije pata pranė, hije prapė veē vėshtroj.
A ka dritė mirėsie, harmoni nė dritė-hije?
Tė mė sjellė tjetėr shije, a ka hir prej perėndie?
Ja tek vjen, shpirtin ma ngrohu, gjer nė thelb mė zotėroi,
Prej sė larti ėmbėl-ėmbėl porsi mjalti rrjedh nga zgjoi.
Dhe nė terr edhe nė dritė merr shkėlqim prej diamanti.
Nė prarim krejt tė magjishėm mė mbulon tek vjen sė larti.
Sado mjegull, sado errėt, vjen njė cast qė hiri zbret.
Vjen njė ditė, ska se si, nė mes heshtjes njė shkėndi;
Qė ēan terrin dhe sjell gazin nė tė natės mbretėri.
Na zgjon ėndrrat, ndez pasionet edhe vuajtjen e vret,
Lumturon brengėn e hidhur, gėzon shpirtin qė e pret,
Dhe na mbush me dritė jete, na mbaron njė agoni.
sereno
........Nėpėr qafėzėn e njomė…
Dielli i parė kur sot doli ta gjet’ qafėn tė zbuluar,
Dhe nėn’ vesh tė ledhatoi me njė buz’ tė pėrvėluar.
Ndriti perlat e gjerdanit edhe flokun e praruar.
Me shkėlqim aureole t’rrethoi kokėn e menduar
E vėshtroj dhe mbes pa mend si pėrhapet mengadalė,
Nėpėr qafėzėn e njomė, afshi i tij si zjarr i valė.
Si pėrhapet nėpėr krela ar i derdhur prej magjie,
Si tė humb nėpėr vegime, nėpėr hire perėndie.
Faqendezur pas dritares tek qėndroje tė vėshtroja,
Si mė fshihje sy’n e bukur pas qepallėzės me hoja;
Si u drodhe, u nemite kur nga unė sytė hodhe.
S’di, a ndihmė mė kėrkove, a prej meje u pėrvodhe!?
Pėrpėlitem i vetmuar, lart ngre kokėn, shoh pėrpjetė,
Qė tė vijnė tė mė shpėtojne, drithėruar i lus retė.
sereno
Atė natė
Atė natė yjet ishin kaqė afėr!
Duart zgjata drejt qiellit,
dhe kėputa ca prej tyre.
Mėrmėritje dėgjova pas shpinės,
dhe kokėn ktheva i tronditur.
Ishte hėna qė ruante kopshtin e saj!
I zėnė nė faj,
njė kėngė tė vjetėr nisa tė fėrshėllej.
E vrap ika tutje qė ty tė tė arrija
Me njė tufė yjesh nė dorė.
sereno
Lind nė zjarr...
------------- ...e vdes nė pluhur
Lot! Ti plumb i shpirtit, mall qė vjen sė thelli.
Akull akulluar, lule nė dėborė.
Si kristal tė derdhur tė mbėshtjell nė dorė.
Lot qė zhurit syrin porsi iskėr dielli.
Lot qė vdes nė pluhur, pluhur mė bėn mua.
Lot dėshirė e djegur, perlė e detit tim.
Dhuratė qiellore, dhimbje pa mbarim.
Vesė e bekuar mbi syrin qė dua.
Lot ti i pikuar... gur margaritari.
Ngushėllim i zgjedhur pėrmbi plagė bie.
Lot qė i pėrtuar ke fuqi magjie.
Ah! Ti afsh i shpirtit, ti stoli prej ari…
…Kur tė pash’ tė bije mbi buzėn e dredhur.
Kur m’i njome mikes, koralin e buzės.
Lirėn e argjentė i rrėmbeva Muzės.
Varg i thura kėngėt, fjalėt varg tė zgjedhur.
Dh Papando 2005 NY
sereno
Sa mire qe nuk e mbylla kompjuterin kete ore pas mesnate! Tani po, do ta mbyll, pas leximit dhe ndjesise kenaqesore qe marr me vete nga vargjet e tua, dp17ego. Urime, suksese ne krijimtari.
Krijoni Kontakt