Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8

Tema: John Belushi

  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Xhon Belushi

    John Belushi, komiku i madh me fat tragjik


    Timo Flloko

    John Belushi, talent gjenial, komik i madh, fenomen i pakrahasueshėm, mit i Amerikės. Ndoshta nė tridhjetė e tre vjetėt qė jetoi, zeniti i famės se tij me Suterday Night Live, Radio Hour, me filmat si Animal House dhe Blues Brothers, shėnoi njė shkėlqim tė paparė, njė sukses shumėdimensional nė karrierėn e tij, gjė qė nė kohėt moderne askush nuk e kishte arritur. Ky shqiptaro-amerikan i madh, qė nė 24 janar do tė mbushte 55 vjet, u shua herėt nė vitet e rinisė sė tij, i dėnuar nga fati i keq me vdekje tragjike. Por shkėlqimi i talentit tė tij si i njė asteroidi nuk ėshtė shuar as sot.
    John Adam Belushi lindi nė Chicago, Ilinois tė SHBA, mė 24 janar 1949, nga prindėr shqiptarė. Kurba meteorike e tij ka shėrbyer shpesh pėr tė ngritur legjenda rreth tij, ku pasqyrohen vetitė dhe talenti i madh prej komiku unikal. Dy libra u shkruan pėr tė, njėri nga Bob Woodward dhe njė nga e veja e tij, Judith Jacklin. Tani qė do tė ishte 55 vjeē, kushedi nė ē’kulme tė tjera tė karrieres artistike do tė ish. Pėr atė ėshtė bėrė edhe njė film biografik, flitet pareshtur nėpėr kanalet televizive. (S’ka javė qė njė kanal sė paku tė mos e pėrmendė emrin dhe talentin e tij tė jashtėzakonshėm.) “John-i ishte mbi tė gjithė ne, njė fenomen”,- thotė Bill Murrey. Gjeninė e tij e pohojnė shumė artistė tė mėdhenj dhe mbi tė gjitha, kujtesa e amerikanėve.
    Vetė jeta e John-it ishte si njė film, njė luftė me veten, gjithė etje e dėshirė pėr tė jetuar, me ngjitjet e rėniet, me suksese, hare, humor… por dhe njė fund tragjik. John-i ishte njė nga talentet mė tė mėdhenj komikė tė gjysmės sė fundit tė shekullit tė kaluar. Ai solli njė koncept modern realist komik nė karakteret qė krijoi, po tė perifrazojmė njė shprehje nga Noli pėr Hamletin ishte “pema mė e lartė e pyllit” tė humorit amerikan nė atė kohė. Nė rininė e hershme, kur luante futboll si mbrojtės mesfushor, shokėt e skuadrės e thėrrisnin “Killer Belushi”, qė duket njė shenjė profecie pėr njė “killer” tė vetes si ai.
    Nė kronikėn e kohės thuhet: “Tė martėn, mė 9 mars, John-i u varros nė Abel’s Hill Cemetery on Martha’s Vineard. Dan Aykroid, me veshje lėkure tė zezė, udhėhiqte procesionin e funeralit drejt varrezave me njė motoēikletė. Ndėrsa bora kish nisur tė binte, James Taylor kėndonte “That Lonesome Road”. Mė 11 mars, afro njė mijė njerėz, miq dhe tė afėrm tė familjes, morėn pjesė nė meshėn pėrkujtimore nė NY, nė Katedralen Saint John Devine. Siē i kishte premtuar mikut tė tij, Aykroid nxorri njė magnetofon dhe e vuri pėrballė mikrofonit tė dėgjohej kėnga “2000-pound bee” (Kėngė me tė cilėn John-i kishte dashur tė varrosej kur tė vdiste. Fjala ishte midis tyre, se kush tė vdiste i pari, do t’ia plotėsonte kėtė amanet tjetrit. Dan Aykroid e pėrmbushi amanetin.) Salla ngriu nė fillim dhe pastaj nisi tė qeshė.”
    * * *
    Koha rend si erė… Kanė kaluar vite qėkur kam patur rastin tė takohem pėr herė tė parė dhe ta shoqėroj yllin shqiptar tė Hollywood-it James Belushi nė Shqipėri mė 1995, kur erdhi me tė atin, Adamin (emigruar nga Shqiperia mė 1934 nė moshėn 14 vjeēare) dhe Robertin, tė birin (14 vjeēar). Pra, tre breza Belushi.
    Verėn e atij viti e ruaj si kujtim tė ēmuar. Udhėtimi i tyre nė vendlindje ishte plot ngjarje e befasi, tė qeshura e lot, qė po tė rrėfehen do t’ua kalonin disa herė filmave nė Hollywood. Qyteza, fshati i lindjes se Adamit, i ati i tė famshmve, John dhe Jim Belushi, ndodhet nė kufirin juglindor me Greqinė dhe ka njė panoramė tė mrekullueshme. Adami e kishte lėnė atė katėrmbėdhjetė vjeēar dhe si shumė shqiptarė tė tjerė kishte marrė udhėn drejt Amerikės. Qyteza ėshtė njė fshat malor me shtėpi tė stilit tradicional, me kishėn mbi kodėr dhe njė pėrrua nė mes, me njerėz e zakone tė vyera shqiptare. Kundruall urės sė gurtė gjendet njė shtėpi e braktisur, pothuaj rrenojė. Thonė, pas vdekjes tragjike tė John-it nė mars 1982, Agnesa, e ėma e tij, ka ardhur nė Shqipėri in cognito (ky fakt nuk ėshtė folur nė shtypin komunist tė asaj kohe, nuk ėshtė shkruar asnjė rresht, madje as pėr famėn e madhe dhe as pėr vdekjen tronditėse tė shqiptarit qė pushtoi Amerikėn, aq mė pak tė mendohej qė ajo shtėpi e rrėnuar tė kthehej nė muze kombėtar!…) Mbi atė urė, thonė, pa mbėrritur dot tek pragu, Agnesa ishte lėshuar duke dėnesur me shkulme dhe kishte klithur: “John bir…” dhe kishte marrė pastaj nga shtėpia ca grushta dhé pėr t’i hedhur nė varrin e John-it nė Amerikė.
    Mė kujtohet njė skenė prekėse nė ditėt qė vizituam me Jim-in Qytezėn dhe shtėpinė e atit. Pashė si ai me lot, tė cilėt rrekej t’i fshihte, mbushi me gurėt e asaj shtėpie njė valixhe enkas tė sjellė pėr kėtė qėllim…
    Jetė njerėzish me dhembjet e tyre. (Dhembjet na bėjnė tė gjithėve njėsoj nė kėtė jetė), njohje me tė afėrm gjaku (qė s’mund tė bėhet ujė), lotė dhe histori tė prekshme tė dramės sė emigrimit dhe njė mall i pasosur pėr vendlidjen. Kjo ishte atmosfera e atyre ditėve. Vėrejta Adamin sesi u ringjall mes bashkėfshatarėve tė vet, si nuk ngopej sė ēmalluri me ta. Kishte zbritur nė aeroport me njė wheelchair, duke mėrmėritur me zor disa fjali shqip, por ditėn kur u largua dhe u nda me njerėzit, ishte i gjallė, nė kėmbė dhe me gjuhė tė rikthyer.
    Kur erdha pėr herė tė parė nė Los Angeles dhe takova Jim-in, ai mė pėrqafoi gjatė dhe mė tha: “Adam passed away”. “I am sorry”, i thashė. “Qė nga dita e kthimit e derisa vdiq, ai nuk e hoqi nga mendja Shqipėrinė dhe mbaroi me kujtimet e saj nė gojė.” Mė vonė u vendosa nė Los Angeles pėr tė jetuar njė kohė mė tė gjatė. Me Jim-in u bėmė mė tė afėrt, miq tė mirė, pavarėsisht se shiheshim sipas mėnyrės amerikane. Ai mė priti ngrohtė dhe mė mbėshteti shpirtėrisht dhe mes roleve modestė qė kam realizuar nė Hollywood, kam edhe dy karaktere nė filmat e tij.
    Nė Shqipėri, nė takimet e tij me profesionistė ai kishte folur pėr karrierėn e tij dhe tė vėllait, por i lexohej nė thellėsi tė shpirtit dhimbja pėr vdekjen tragjike tė John-it dhe nuk donte tė bėnte komente kur e pyesnin qė tė jepte shpjegime dhe hollėsira. Jim-i ėshtė njeri shumė i dashur dhe i sinqertė, por po aq i ndjeshėm dhe me temperament shpėrthyes si rrallė shqiptar. Thellė tij gėlonte natyrshėm zemėrata e akumuluar pėr gjithė sa kishte bėrė fati mizor ndaj tė vėllait, mentorit shpirtėror e artistik tė tij, me vdekjen e panatyrshme nė apogjeun e lavdisė dhe famės. As tharmi i intrigės mė monstruoze, as kurthi mė i tmershėm, s’do tė mund tė bėnin dėmin fatal qė i bėri John-i vetes, njeriut dhe gjeniut brenda tij! Medet! Se ē’mundim tė paimagjinueshėm kėrkon nė kėtė botė kalvari i njė karriere, nuk mund tė pėrshkruhet me fjalė dhe as tė pėrfytyrohet kur ke parasysh ato maja ku mbėrriti arti i John Belushit! Cili aktor nuk do ta kishte ėndėrruar e dėshiruar emrin, talentin, famėn dhe rolet qė krijoi ai nė moshėn 33 vjeēare (tė Krishtit) kur vdiq! Ajo shkujdesje ishte jo vetem faji i tij, por dhe njė mendjemarrje keqdashėse e vetė natyrės, lojė dhe kapriēio e njė rastėsie tė dėnueshme. John-i, siē thuhet “e donte jetėn, festat, tė dėfrente e tė egėrsohej, t’i bėnte njerėzit tė qeshnin. Fundi i viteve 70-tė dhe fillimi i 80-ve ishin tė njohura pėr pėrdorimin e drogės nė Hollywood. Kudo qė tė shkoje droga ish atje. Producentė, regjisorė, aktorė, tė gjithė e merrnin atė. John-i nuk bėnte pėrjashtim. Mė 5 mars 1982 qe nata e fundit pėr tė nė Chateau Bungalov # 3, ai punonte me disa miq mbi njė skenar pėr film… John-i shkoi tepėr larg. Ngatėrrimi i heroinės me kokainė atė natė shkaktoi njė efekt cumulativ nė trurin e tij, ia reshti frymėmarrjen duke i shkaktuar mė sė fundi shkatėrrimin e tė gjithė sistemit respirativ… Tė martėn, mė 9 mars, John-i u varros nė varrezėn e Kodrės sė Abelit nė Martha’s Vineyard.”
    * * *
    Qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė demonstrim i dhembjes, askush s’mund tė mos ndjejė brengė e dėshpėrim pėr atė humbje epokale qė lidhet me gjakun dhe origjinėn. Dhembja ėshtė si ajsbergu i kėtij homazhi qė s’shkrin lehtė. Gjithaq njė refleksion qortues, mundet pa adresė, njė ngėrē thellė vetes, protestė ndaj fatit.
    John-i la madhėshtinė e veprės sė vet me pėrmasė botėrore pas, qė na bėn tė ndjehemi krenarė, tė pėrulemi para mrekullisė sė artit tė tij dhe tė glorifikojmė gjeninė e tij.
    Pėr ne qė vijmė sė largu, mė tha njė herė njė artist shqiptar nė Amerikė, nė kėtė botė tė madhe shtypėse dhe shpėrfillėse, njeriu ndihet shpesh i vetmuar, nė ndonjė rast edhe i lėnduar… Ka aq njerėz tė aftė, por sa e vėshtirė ėshtė tė hysh nė kėtė botė, sepse s’tė pranon lehtė, madje tė shtyn tė biesh nė pezm dhe dėshpėrim… Sheh ndėrkohė tė tjerė tė vendosurish me kohė, tė lindur a tė ardhur qė jetojnė nė shtėpi luksoze, ngasin makina tė shtrenjta, qė xhonglojnė me anglishten (gjuhė e parė pėr ta, ndėrkohė qė t’i vuan e rrekesh tė shprehesh e s’mund t’u servirėsh as dyzet pėr qind tė mendimeve!) dhe pa i nėnēmuar dijet e tyre dhe as mbiēmuar tė tuat, kur nga shkujdesja a ndoshta injoranca, disa tipa duan tė tregohen nėnēmues ndaj kulturės tėnde dhe vendit prej nga vjen. Atėherė ti ke ndjenjėn e kėnaqėsisė pėr t’u ngritur grackėn! A e dini ju zotėri se simboli i mėshirės, Nėnė Tereza, ėshtė shqiptare, se John Belushi, humoristi i madh i Amerikės ėshtė shqiptar, se shpėtimtari nga kriza e impotencės mashkullore (mė falni nėse ju lėndoj) tė 35 milionė burrave amerikanė ėshtė njė shqiptar, Dr. Muradi…?! Dhe nė ndonjė rast edhe kjo duhet bėrė. Ne kemi shumė gjėra pėr t’u ndier keq para botės, por mund edhe tė dėshmojmė se jemi njė popull vital, me dėshirė e vullnet pėr tė ecur drejt progresit. E shkuara na ka lėnė shumė prapa, sa jo pėr fajin tonė, aq edhe pėr fajin tonė, qė nė njė mėnyrė a tjetėr i dhamė qytetarinė nė mėnyrė hipokrite njė ndėrgjegje dhe morali masiv kundėr interesave tė vetes nė sistemin e diktaturės. Dhe po i jetojmė ende pasojat, s’dihet deri kur!
    Dikur as e fantazonim kėtė shtegtim tė largėt pėrtej oqeanit, fillimin e njė jete tė re me vėshtirėsitė e pėrballjes, me aq shumė tė papritura, njė ndeshje e ashpėr me fatin pėr t’iu afruar shpresėrisht nė njė tė ardhme ėndrrės amerikane! Bota e madhe u bė e vogėl.
    Si erdh kjo ndarje kaq e largėt Shqipėri,
    Kėtu perėndon dielli, kur lind atje tek ti!, shkruaj diku nė njė poezi.
    Si ēdo artist nė botė kisha ėndėrruar tė xhiroja nė Hollywood, dhe nė mos mundesha, sė paku tė shkoja e ta prekja me sy Mekėn e kinemasė. Atje njė nga pamjet sugjestionuese pėr turistėt janė yjet pėrgjatė bulevardit Hollywood. Aty kryhen ceremonitė e glorifikimit, ku turma njerėzish me orė tė tėra presin shfaqjen e “yllit” nga njė limuzinė dhe ritualin e yllėsimit, zbulimin tė emrit tė shkruar nė tė, etj. Yjet e gdhendur tė nxisin kurreshtjen tė endesh nėpėr ta dhe tė lexosh emra pafund artistėsh tė famshėm. Njė herė tek ecnim me Erionin, aktorin, shokun dhe dikur studentin tim, duke kėrkuar nėpėr emrat pafund, nisėm tė filmojmė me idenė e realizimit tė njė filmi komik pėr yjet e Hollywood-it, sesi dy personazhe shqiptarė gdhijnė njė natė tė gjatė atje, duke shkruar e “shuar” emra yjesh dhe mbushur hapėsirat bosh tė yjeve pa emra me emra aktorėsh anonimė pėr nga fama, por tė mėdhenj nga vlerat… dhe shikuesit bėhen aq kuriozė. (Njė parodi e shkėlqyer e Erionit, qė imiton John Belushin nė Blues Brothers, tė cilėn e bėri mė vonė) dhe turma pengon trafikun, sa detyrohet policia tė ndėrhyjė pėr tė mbajtur rregull. Por idetė edhe pse fliten, nė tė shumtėn e rastit nuk bėhen realitet. Megjithatė, ato e mbushin jetėn krijuese me fantazi, e ushqejnė dhe e mbajne endėrrimin gjallė. Madje dhe profesioni, karriera, mundi dhe pėrpjekjet nė art, frymėzohen prej ėndrrash.
    Duhet ta gjej yllin e John-it sonte, thashė me vete tek kisha afro dy orė qė e kėrkoja nėpėr trotuaret nė dy anėt e rrugės. Nuk iki pa e gjetur! Ishte njė natė e freskėt funddimri dhe frynte erė. U enda s’di sa kohė pa patur ndonjė hartė a koordinatė dhe nė Highland deri ne Saint Andrews, mundet dhe tri orė. M’u trullos mendja, bėra dhe njė tur, por mė kot, s’e gjeta dot!…
    Nuk e pyesja dot Jimmy-n se ku gjendej ylli i tė vėllait, kisha drojė e zor. Pyeta sekretaren e tij, e cila mė tregoi se John-i nuk kishte yll nė Hollywood dhe arsyen se pėrse…(!) Shtanga nga habia dhe kuptova gjithė absurditetin, duke u ndjerė ngushtė pėr pyetjen time. O Zot, thashė me vete instiktivisht. Ajo mė hodhi njė shikim tė ēuditshėm, duke mė pyetur: Pse, ti nuk e dije!
    “Ylli pa strehė”, mendova atė mėngjes tek prisja Jimmy-n pėr t’i marrė njė intervistė pėr programin “Dua me shumė Shqipėrinė”. Tė nesėrmen do tė nisesha pėr NY dhe prej andej pas tre vjet e gjysmė, nė Shqipėri. Pasi pimė kafe dhe folėm rreth skenarit tė shkruar pėr tė dhe show-t “According to Jim”, mė pėrcolli nė oborr: “Say hello to Timo, your father’s friend, sweety!”, i foli sė bijės dyvjeēare dhe mė shtrėngoi dorėn fort si gjithmonė, duke mė pėrqafuar miqėsisht: “Take care, buddy!” Njė ndjenjė e ngrohtė mė pėrshkoi trupin dhe mė shkriu mpirjen. Nė sy ndjeva ēqartėsimin e pamjes nga njė perde loti. Tė nesėrmen e asaj dite duke fluturuar pėr NY shkrova variantin e parė tė poezisė kushtuar John Belushit “Ylli pa Strehė”.

    Ylli pa Strehė

    John Belushit


    U enda natėn nė Hollywood Boulevard,
    Shtrojėn e famės shkela anefund,
    Nė koloninė e yjeve, pambarim atje,
    Yllin tėnd s’e pashė, John, askund…!

    Ku tė jetė fshehur, si ta gjej,
    Atė shkėlqim qė kurrė s’u fik?!
    Nė kujtesėn njerėzore ai feks,
    Si njė yll i pashuar qė ndrit.

    Po ti ke shkuar, s’je askund, John,
    Shpirti yt rebel rend nė zbrazėti.
    Vdekja vjen, mik, e na rrėmben,
    Tjetrės botė na ēon, kush s’e di!

    Mijėra milje larg, Ishullit tė Martės,
    Nė Kodrėn e Abelit prehet shtati yt,
    Mbetur atje, si nė skaj tė botės,
    Qė s’e deshe dhe as tė deshi ty…!

    Ē’fat i keq, vetė Zoti tė ndėshkoi,
    Qė nė zenit t’i kėputi ėndrrat,
    Kush tė shpuri atij gjumi pa kthim,
    Nė Los Angeles-qytetin e engjėjve?!

    Ulėrij, nga dhimbja sa s’shkalloj,
    Pré e vdekjes, s’tu dhimb jeta, mik,
    Ti, shqiptar i madh fat-tragjik,
    Mit i Amerikės… mit!

    Nė Shtėpinė e Bluzit shkoj, pastaj,
    Nė tė famshmen Kėshtjellė Marmount*,
    Kjo ndalesė e fundit si hon nxin,
    Hijerėndė, e ftohtė si njė morg.

    Pse ndėshkon aq vrazhdė fati ngaherė,
    Mė tė pazakontėt, thuaj pa dallim,
    A mos zilia rreket tė groposė,
    Madhėshtinė qė nuk njeh harrim?!

    Kot t’i hamendėsh tė fshehtat e botės,
    Se ē’sjell jeta, veē njė Zot e di!
    Trishton bulevardi si varrezė yjesh,
    Ku mungon vezullimi yt…!

    Sa emra u gdhendėn, e nuk janė mė,
    Me kohė janė shuar, mbuluar harresės,
    Sa pak shkėlqejnė prej rėnies atje,
    Nė qiellin shkretan tė kujtesės…

    Kureshtarė, kėmbė turistėsh papushim,
    Shkelin yjet qė s’iu soset fundi…
    Ka njė vend pėr ty, John, nė ēdo shpirt,
    Tej shkėlqimit flu tė Hollywood-it.

    Hotel i famshėm nė Los Angeles, nė njė nga dhomat e tė cilit vdiq tragjikisht John Belushi



    24/01/2004
    KATEGORIA: Kulturė
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Belushi: ‘Big Brother Blues’

    Belushi: ‘Big Brother Blues’

    Njė Zot e di, sesi regjisori i njohur John Landis, arriti qė tė bashkojė nė njė film tė vetėm James Brown, Ray Charles, Aretha Franklin, John Lee Hooker si dhe plakushin Cab Calloway...Ndėrsa, tė gjithė do tė mbajnė mėnd gjatė se protagonistėt e kėtij filmi, shqiptaro-amerikani, John Belushi dhe Dan Aykroyd ...pas kėsaj, ndryshuan linjėn e historisė sė filmit

    Ervin Hatibi



    25 vjetori i filmit “The Blues Brothers”



    Filmi “The Blues Brothers” ėshtė i vitit 1980. Me kėto 25 vjet midis, ka hyrė nė kategorinė e filmit-kult. Askush nuk kujtohet pėr emrin e regjisorit (John Landis): ama nuk mund tė mos mbahet mend pjesmarrja e jashtėzakonshme e yjeve James Brown, Ray Charles, Aretha Franklin, John Lee Hooker si dhe e plakushit Cab Calloway. Mbahet mend edhe subjekti. Belushi del nga burgu, edhe bashkė me shokun e tij kėrkojnė tė mbledhin para pėr tė shpėtuar nga mbyllja jetimoren ku janė rritur. Murgesha qė u ka zevendėsuar nėnėn u ka thenė se nuk ka nevojė pėr para tė vjedhura, keshtu qė ata riformojnė grupin e tyre muzikor, sipas nje vizioni qė pėrjetojnė nė njė kishė zezakėsh. Pasi i punojnė njė seri rrengjesh policisė, arrijnė tė mbledhin shumėn e parave dhe ta shpėtojnė jetimoren nga mbyllja pėr mungesė fondesh. Pastaj pėrfundojnė nė burg, duke shlyer kėshtu kundėrvatjet spektakolare, mosbindjet e sfidat ndaj policisė.
    Paragrafi siper i hap rrugė simpatisė time pėr John Belushin dhe kėrkon te perligjė rėndėsinė e madhe qė unė i jap filmit “Vėllezėrit Bluz” dhe fakti qė personazhi i tij, Jake Blues, mė duket po aq shqiptar sa edhe Belushi. Dhe fill pastaj tė dal nė mendimin se neve si atdhe shumė pak e vlerėsojmė Belushin tonė dhe bėhemi krejt tė ēuditshėm e inferiorė tek pėrpiqemi tė shtojmė figurat tona tė ndritura me ēdo kusht, qoftė edhe me kushtin e harresės “aristokratike” qė i bėjme njė tipi si John Belushi. (S’di si tė pėrmbahem mos ta quaj Gjon).
    Pa pretendime tė shumta artistike, i klasifikueshėm si komiko-muzikor, gjithsesi, filmi “Vėllezėrit Bluz” ia arriti tė jetė shumė mė tepėr se kaq. Asnjė djalosh pasi e ka parė kėtė film, nuk mund tė thotė se nė ditet e tij nuk ka hyrė njė element i ri, ose njė sjellje tjetėr. Filmi kėsaj nuk ia ka arritur duke propozuar modele tė reja me stilin monumental tė filmave muzikore (qė bėnė epokė) si “Tommy”, “Hair” etj. Ai ėshtė i mbushur me “moral qytetar”. Amerika, kapitalizmi, policia, kisha dhe paraja me gjithė mekanizmin e sistemit, janė elementė tė pranuar nga heronjtė e filmit, tė cilėt nuk kėrkojnė tė ndryshojnė asgjė por thjesht tė bashkėjetojnė me botėn ashtu siē ėshtė, duke iu imponuar ashtu siē janė. Belushit dhe vėllait tė tij Elwood (Dan Aykroyd) duket se nuk iu bėn pėrshtypje fare bota ku jetojnė e mėnyrat e shoqėrisė. Ata mbase nuk duan fare t’ia dijnė se ku ndodhen, kėshtu qė kanė vėnė syze tė errėta, kthyer nė pjesė inorganike tė portretit, tė cilat nuk i heqin as natėn. Atyre nuk u bėjnė pėrshtypje sulmet me bomba, as treni qė kur kalon u tund shtėpinė! Kjo botė kėshtu u bė... Vėllezėrve Bluz u mjafton vetja e njerėzit e afert, pėr pjesėn tjetėr tė njerėzimit ata jo vetėm qė vendosin syzet e famshme, por pėrdorin moralin e Robin Hudit.... Shkurtimisht ata janė djem tė mbrapshtė, prishin e gėnjejnė ē’u del para, por ama vendosin tė mbledhin para pėr tė mbajtur nė kėmbė njė jetimore. Por kėtė nuk e bėjnė pėr ēdo lloj jetimoreje, por vetėm pėr atė ku janė rritur vetė. Asgjė nuk i detyron ta bėjnė: veprimi u duket normal. Harmonia racore nė film dhe preferencat pėr muzikėn e zezė (tė gjithė kėngėtarėt e ftuar si personazhe janė me ngjyrė) janė mėse normalė pėr karakterin e Vėllezėrve: nė marrėdhėniet me njerėzit, nė hesapet e tyre me shoqėrine veprimi i diferencės nuk figuron fare. Ata pėrdorin vetėm shumėzimin me zero... Intuita dhe antipatia (ose simpatia) janė libri i tyre filozofik dhe baza e gjithė sjelljeve tė tyre. Pėr ta gjithėsia shtrihet nė kufinjtė e qytetit te tyre. Belushi kur vendos qė tė prishė duke sulmuar me veturė, njė manifestim neo-nazistėsh, nuk thotė “I urrej nazistėt” ose “Urrej Hitlerin”. Ai thotė thjesht “Unė i urrej nazistėt e Illinoit!” Kjo ėshtė edhe fraza-mesazh sipas meje. Personazhi i Belushit nuk mund tė humbė kohė, as ta lodhė urrejtjen e vet me nazistėt e Gjermanisė, apo me tė gjithė Amerikės. Urrejtja e bezdia e tij lidhen me nazistėt e shtetit ku ai rron, tė Illinoit. Kėshtu edhe urrejtja bėhet mė efikase, sipas ligjeve tė fizikės, duke u pėrqėndruar nė njė sipėrfaqe mė tė vogėl. Dhe qėndrimi i tij ndaj nazistėve, nuk tė duket se ka kaq shumė lidhje me Holokaustin, racizmin apo dhunėn, por tė ngjan se pėrcaktohet nga pamja qesharake e pompoze e “nazistėve tė Illinoit”.
    Vėllezėrit Bluz duket sikur nuk kanė fare jetė tė brėndshme e ndjenja, sepse pas syzeve tė zeza nuk duket vertet asgjė. Nė tė vetmin moment kur Belushi heq syzet, shikojmė dy sy tė mrekullueshėm fėmije. Dhe kėtė akt Belushi e bėn qė tė prekė e tė mashtrojė sedrėn e fyer e tė armatosur me automatik tė ish-sė dashurės sė vet, tė cilės i ėshtė shmangur pėr ta braktisur pikėrisht nė ditėn e ceremonisė sė martesės sė tyre... Tė vetmet shenja lirizmi vėllezėrit i shprehin tek shijet e tyre tė sigurta, tė panėnshtruara ndaj modės. Kėndojnė kėngė tė vjetra dhe vishen si qėmoti me kostume tė zeza e kapele tip Al Kapone. Cinik, i vendosur, plot me vese tė vogla e zemėr tė madhe, karizmatik e i lirshėm vėllai Belushi, personazhi kryesor e mė i realizuar, tė vė nė pozitė tė vėshtire e nuk jep mundėsi ta kthesh nė idhull. Nė ēdo ēast duket sikur do tė tė thotė “S’ta kam fare ngenė”. Jo mė kot filmi mbaron me riburgosjen e tij: E si vallė ta lesh tė lirė njė keqmirėbėrės simpatik, njė kundėr-idhull?! Ja pėrse imazhi bardhė e zi i vėllezėrve me syzet e veshjet e errėta varet nėpėr mure jo vetėm nė dhomat e adoleshentėve tė tė gjithė moshave, por ėshtė kthyer nė njė nga logot e botės sė spektaklit. Vdekja e parakohshme e John Belushit, njė humbje tepėr e rėndė, qe ndėr tė tjera kthimi nė legjendė i njėrės prej dashurive mė tė sinqerta tė publikut botėror. Nuk kam njohuri pėr faktin nėse roli i vėllait u shkrua enkas pėr Belushin, por ama mė duket roli ėshtė aq i pėrkryer pėr faktin se e luan njė shqiptar. (Nuk ėshtė nevoja kėtu ta pėrsėris kot shqiptarėsinė e pashmangshme tė Belushėve). Mė duket krejt e lexueshme figura e njė ballkanasi jugor, e njė shqiptari qė rron nė njė qytet tė madh. Gati sa nuk mė vijnė nė mend kavalierė tė shumtė tė rrugėve tė qyteteve tona kryesore tė fundit tė viteve ‘80, qė publicistika i pagėzoi me emrin “halabakė”, e qė u pėrfillėn pėr kohė me rradhė gati si forcė politike. Duke qenė ajka e atyre qė kapėrcyen muret e ambasadave, morėn (pėr fat jo tė mirė) edhe peshėn e tė qenit ambasadorėt e parė tė Shqipėrisė drejt lirisė...
    Kemi edhe njė shqiptar tjetėr tė njohur si aktor i madh. Ky ėshtė Aleksandėr Moisiu, tė cilin askush nga ne nuk e ka parė as nė skenė e as nė ndonjė film. Njė personazh arkeologjie, nėpėrmjet tė cilit ne provojmė kryesisht tė qenit evropianė, (Aleksandėr...) Pėr tė, emra rrugėsh, shkollash, teatrosh, ēmimesh artistike, dhjetra artikuj e vlerėsime nga emra tė shquar. Nuk do mend qė njė aktor i skenės evropiane tė epokės sė vet, si Aleksandėr Moisiu, qė ka pėrfaqėsuar denjėsisht personazhe tė pavdekshėm tė vlerėsohet kaq shumė nė vendin e tij tė vogėl. Krahasuar me Belushin, Moisiu del njė profesionist i vėrtetė, i pasur teknikisht, njė artist qė e pėrjetoi me gjithė shpirt skenėn. Por nga ana tjetėr kemi njė aktor shqiptaro-amerikan shumė herė mė popullor, e kjo vetėm e vetėm pėr faktin se krijoi njė personazh, por edhe pėr gjurmėt qė la imazhi i tij nė kjtesėn globale tė kėtyre viteve. Vendi i tij, qė nga dita qė e zbuloi se kish ekzituar e gjer tani, nuk i ka bėrė ndonjė homazh pėr tė qenė, hiq kėtu ndonjė artikull gazete me qėllime njohėse. Tė themi tė drejtėn, vendi ynė nuk ka nevojė pėr njė shqiptar problematik mė tepėr pėr ta ekstraduar. Por ama ky guri i ėshtė kaq i rėndė, sa vjen me furi edhe gjen vetė edhe pa ia hapur ne, vendin e vet.


    ABC nr.9-Ervin Hatibi
    31.10.2005
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    me falni per mos njohje te sendeve, po desha te pyes dicka

    John dhe James Belushi a jane person i njejte apo jo?
    falemnderit
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    me falni per mos njohje te sendeve, po desha te pyes dicka

    John dhe James Belushi a jane person i njejte apo jo?
    falemnderit

    Nuk eshte i njejti person Stormo .
    Jane vellezer .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Vellezerit Bellushi jane per mua ikona e filmit botror dhe holivudjan i kam pare shpesh filmat e bellushit jane nje nga filmat me fame.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Xhon Belushi

    Nga Astrit Lulushi

    Ēdo vdekje ėshtė tragjike, por vdekja e Xhon Belushit 25 vjet mė parė, ėshtė cilėsuar si simbol i dėshpėrimit tė skajshėm tė komedisė. Fillimisht shtypi i kohės njoftoi se Belushi vdiq si pasojė e goditjes nė zemėr, por pas njė autopsie, u vėrtetua se shkaku ishte marrja e tepruar e drogės. I njohur pėr humorin e tij ekstrem dhe praktik, lajmi i vdekjes sė Xhon Belushit fillimisht u prit me mosbesim. Tė gjithė mendonin se kjo ishte njė shaka e tij. Por e vėrteta ishte e hidhur dhe tragjike. “Kometa e quajtur Belushi ishte shuar”, titullohej njoftimi nė njė gazetė tė asaj kohe. Ai ishte 33 vjeē.

    Disa ekspertė thonė se Xhon Belushi nuk e kishte arritur ende kulmin e tij artistik, por tė tjerė besojnė se Belushi kishte shkėlqyer, veēanėrisht me rolin kryesor nė varietenė televizive “Saturday Night Live”.

    I ati i Xhon Belushit, Adam, kishte emigruar nga Qyteza e Shqipėrisė nė Amerikė nė vitin 1934 kur ishte 15 vjeē dhe fillimisht u vendos nė shtetin e Miēiganit, ku edhe atėherė shqiptarėt pėrbėnin njė komunitet aktiv. E ėma e Xhonit, Agnes, ishte edhe ajo bijė e njė familjeje emigrantėsh po shqiptarė, qė ishin vendosur prej kohėsh nė qyteti Akron tė Ohajos. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, ku Adam Belushi shėrbeu ne radhėt e ushtrisė amerikane, ata martohen dhe lindin 4 fėmijė, mė i madhi Xhoni. I ati mendonte qė Xhoni kur tė rritej tė punonte me tė nė dy restorantet pronė tė familjes. Por Xhon Belushi, si ēdo i ri, kishte ėndrrat e veta dhe kėto ai shpesh i diskutonte me gjyshen, qė thuhet se ndikoi shumė nė edukimin e tij.

    Nė librin biografik “Belushi”, ish-bashkėshortja e tij, Judith Belushi Pissano, shkruan se qė nė shkollė tė mesme, ku Xhon Belushi mori studimet e para nė fushėn e artit dhe filloi tė dilte nė skenė, tė gjithėve u bėnte pėrshtypje gjallėria dhe forca tėrheqėse e pranisė sė tij, saqė tė krijohej bindja se ēdo rol qė merrte pėrsipėr, do ta realizonte pėrsosmėrish. Dhe pas roleve tė ndryshme me njė sėrė trupash tė teatrit komik nė Ēikago, nė fillim tė viteve 1970, Xhon Belushi shkėlqeu nė varietenė humoristike qė transmetohej drejtpėrdrejt ēdo tė shtunė nė televizion. Shumė shpejt emri i tij u bė i njohur nė mbarė Amerikėn.

    Pastaj filluan tė vėrshonin ofertat kinematografike. Roli qė luajti nė filmin “Animal House”, nga mesi i viteve ’70, e shndėrroi Belushin nė njė yll Hollivudi. Pas kėsaj pasuan filma tė tjerė, pėrfshi “Going South” me Xhak Nikolsonin dhe “Blues Brodhers” me Dan Akroin, ku Belushi zbuloi edhe talentin e tij tė ri pėrveē humoristit dhe aktorit, edhe atė tė kėngėtarit e kompozitorit tė muzikės blues.

    Pėr kontributin dhe vlerat e artit tė tij, mė 2004 Amerika e nderoi kėtė bir shqiptaro-amerikan me njė yll nė “Bulevardin e Famės” nė Hollivud. Fare pranė yllit me emrin e Xhon Belushit, ndodhen ato me emrat e aktorėve tė tjerė legjendarė, si Elizabeth Taylor, Hamphry Bogart, Lorenc Oliver e Ronald Regan.

    Nė njė rast, vėllai i tij, Xhim Belushi, aktor i njohur, ėshtė shprehur se “Xhon Belushi ishte ndoshta viktimė e suksesit tė papėrmbajtur tė humorit tė tij tė shfrenuar”. Viktimė e njė dukurie nė botėn e artit, qė kritikėt e artit shpesh e cilėsojnė si sindroma e suksesit tė rrufeshėm i shoqėruar nga njė padurim i tmerrshėm, qė e bėn njė yll tė nxitojė pėr tė arritur nė majėn mė tė lartė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Xhon Belushi vdiq mė 5 mars 1982 nė njė hotel nė “Sunset Bulevard” tė Hollivudit, ku ai kishte shkuar pėr tė nėnshkruar njė kontratė pėr disa filma me studion “Paramount”. Varri i tij ndodhet nė Masachusets, nė varrezat Chilmark nė Marthas Vineyard, ku Xhon e Judith Belushi sapo kishin blerė njė shtėpi tė re nė kėtė rajon tė pasur tė Shteteve tė Bashkuara.

    Korrieri
    #VamosArgentina

  7. #7
    _-bluesman-_ Maska e Jimi_Hendrix
    Anėtarėsuar
    22-12-2006
    Vendndodhja
    Arkivol
    Postime
    116
    Thjesht i paarritshem!

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sot filmi Blues Brothers mbush 27 vjetorin qe prej dites kur u shfaq per here ne kinema ne Chicago ne daten 16 qershor 1980. Ne youtube gjenden disa fragmente prej tij:

    THE BLUES BROTHERS feat. James Brown

    Aretha Franklin & the Blues Brothers - Think

    blues brothers- minnie the moocher

    The Blues Brothers - Stand By Your Man

    Ray Charles Ft The Blues Brothers - Shake A Tail Feather

    The Blues Brothers (mall chase)

    Blues brothers (1980) - Final car chase

    The Blues Brothers - Illinois Nazis

    The Blues Brothers - The Penguin

    The Blues Brothers - New Bluesmobile

    Sweet Home Chicago

    Blues Brothers- everybody needs somebody

    Kerkojini me opsionin "Search".



    Gjenden ne youtube dhe disa fragmente nga filmi tjeter shume i njohur, Animal House, ku John Belushi luan rolin e Bluto Blutarsky-t.


    Discovery Channel ka transmetuar vjet ne nje serial te vetin "Final 24" nje film dokumentar mbi 24 oret e fundit te jetes se John Belushit. Po pati njeri ndonje informacion, sesi mund te gjendet ky film, lutem per keshille.



    Dhe per ta mbyllur kete postim nje perkujtim shume i bukur (video me slide show te shume fotove te aktorit John Belushi) nga nje fans ne youtube:

    John Belushi Tribute:

    http://www.youtube.com/watch?v=rYs_qCGWHJ8

Tema tė Ngjashme

  1. James Belushi
    Nga PrInCiPiEl nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 25-11-2022, 16:49
  2. "Nderi i Kombit" pėr aktorin e mirėnjohur Xhejms Belushi
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 11:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •