Shumë herë e kam lexuar Surën El-Ankebut, dhe çdo herë që e kam lexuar, jam ndalë gjatë, duke medituar rreth ajetit, “Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet” [El-Ankebut 40].
Është i çuditshëm fundi i tagutëve/tiranëve, sikurse rasti i Faraonit, Hammanit, Karunit, popullit Adë, Themudë e shumë tjerë gjatë gjithë historisë. Sa më zullumqarë që kanë qenë tagutët/tiranët, aq më i hidhur ka qenë fundi i tyre. Mësim për ata që dëshirojnë t’marrin mësime. Por për fat të keq, tagutët/tiranët, gjatë gjithë historisë nuk kanë marrë mesim nga fundi i atyre që kanë qenë para tyre tagutë/tiranë. Tagutët/tiranët, asnjëherë nuk kuptojnë. Kryelartësia ua ka verbu sytë, arroganca mendjen, dhe, tirania ua ka vulosur zemrat e tyre. Mirëpo gjëja më interesante në përfundimin e tagutëve bashkëkohorë është se, ata u ndëshkuan në bazë të mëkatit dhe padrejtësive ndaj popullit të tyre. Po po! Tagutët/tiranët, kanë pirë nga gota që ata ia dhuruan popullit te tyre kohë më parë. Kjo është një punë e mrekullueshme e Allahut Azze Ue Xhele në trajtimin e tagutëve/tiranëve dhe miqëve të tyre.
IKJA E ZEJNUL ABIDIN IBN ALI
Zejnul Abidin kërcej në karrigën e kryetarit të Tunisit dhe e hoqi Burkinë, pasi që e futi në praktikë thënjen e urtë arabe “trashe qenin, t’han”. Ka qenë qen i Burkibës për opozitarët, dhe për ata që e kundershtuan politikën e tij të flliqtë dhe laike. Ka qenë ministër i brendshëm i Burkibës, dhe shpatë për qafën e atij që e kundërshtonte. E kur iu forcua shkopi, ishte i pari, ai, i cili e kafshoj zotriun e vet, Burkibën. Ibn Ali, postin e kryetarit e ka marë ne vitin 1987. E ndjeki politikën “shterrjen e burimeve dhe prerjen e rrënjëve”. E ndaloj opozitën Islamike, dhe i detyroj udhëheqësit e saj ta lëshojnë Tunisin. Kur e pastroj vendin nga udheheqësit e lëvizjes “En-Nehda”, dhe e detyroj Ganushin dhe shokët e tij të shpërndahen nëpër botë, iu kthye opozitës kombëtare, poashtu, edhe asaj sekulariste, që nuk pajtohej me të. El Munsif El Merzukin dhe të tjerët si ai, i detyroj ta lëshojnë vendin dhe të iknin në drejtimin që ata dëshirojnë. Për shkak të kësaj politke diktatoriale, është rritur numri i të shpërngulurve nga Tunisi, sa që, numri i tunizianve jashtë vendit ka arritur mbi 1 milion e gjysmë. Shumica e tyre kanë ikur për shkak të fesë, nga sekularizmi shtazarak i Bin Alisë, i cili ua kalon t’gjitha sekularizmave tjerë në historinë moderne. Ky numër është shumë i madhë, kur neve e dijmë se, numri i banorëve tunizian është rreth 10 milion. Ditët u rrotulluan… Allahu I Madh urdhëroj të shkatërrohet sundimi i tij, dhe të mbaroj qështja e tij. U dënua me të njejtën gjë që ai e aplikonte tek bijtë e popullit të vet. Detyrimi i tyre për të ikur me fenë e tyre. Edhe ky iku, por, vetëm me trupin e tij, duke lënë sundimin dhe pasurinë që ai dhe familja e tij e kanë vjedhur gjatë viteve të sundimit. Ai sot është i vetmuar, i pikëlluar. Të gjithë e leqitën dhe e lan. Shpëtuan nga ai dhe diktatura e tij. Sa që, edhe gjarpëri i tij, e që ishte shkaku kryesorë i tërë kësaj belaje, Lejla Et-Tarablusi - gruaja e tij, e la, dhe iku, per t’u “knaqë” me atë që arriti ta vjedh, para se të ikë. Shijoje o Bin Ali, idhëtinë e largimit nga vendlindja, familja dhe të afërmit!!!
BURGOSJA E MUBARAKUT
Të gjithë e dijnë se si ka ardhë Mubaraku deri tek posti I pushtetarit. Ishte si rezultat i vrasjes së Sadatit, që sikur ta dinin vrasësit e tij, nuk do ta bënin këtë komplot, ashtu sikurse edhe janë deklaruar vetë udhëheqësit e ti /koplotit. Mubaraku erdhë në pushtet edhe pse kurrë nuk e ka meritu atë. Mubaraku varfërinë e tij politike dhe dobësinë e tij të udhëheqësisë e kompenzoj me hudhjen e tij në prehërinë e Amerikës dhe Izraelit, dhe e preforoj kënaqësinë e tyre ndaj çdo gjëje tjetër. E ndoqi politikën e “zaptimit tiranik të sigurimit” për ta frikësuar popullin. Përfitoj nga ajo çfarë i ndodhi paraardhësit t’tij, dhe shfrytëzoj tërë potencialin që kishte, për t’siguruar karrigën, dhe për ta ruajtur pushtetin. E preferoj metodën ‘nasiriste’* nga ajo ”aliniste” * në raport me opozitën Islame. Ndërtoj burgje, dhe kampe të internimit. I ndërtoj ato në formatin/stilin amerikan, si kampin Akreb, Wadil-Xhedid, Eb’adije, e që, cilido që hynte, e merrte epitetin “i humbur”, e kush dilte nga ato “i rilindur”. Në kohën e Mubarakut këto burgje u mbushën me opozitar musliman selefij, ikhvangji, xhihadist, …etj. Mjaftonte një dyshim i vogel, për njërin apo tjetrin, si pretekst për ta futur në këto burgje, pa ndonjë akuzë!!! Dyshimi, te ai ishte bindje. Numri i të burgosurve musliman, në kohën kur ai sundoj, arriti deri në 100.000, ky përjetim, që as me pendë nuk mund t’i përshkruash. Vuajtje dhe dënime, qe as dreqit më parë, nuk i kishte shkuar mendja për t’i bërë. El Hamdulil-lah, vetëm për 18 ditë, revulucioni egjiptian, e përmbyti qeverinë më diktatoriale në rajon. Vetëm për 18 dit, miliona njerëz të hidhëruar, e detyruan Mubarakun të largohet nga vendi. Edhe përkundër t’gjitha mundësive qe iu dhan atij per t’u larguar në cilindo vend, ai këmbënguli të qëndroj në Egjipt për ta parë përfundimin e tij, për t’i shijuar argumentet dhe mësimet… Mubaraku mendoj që do të kthehet prap. Pasi të qetësohet gjendja, bashkëpuntorët dhe dashamirët e tij do ta ritkhejnë prap në pozitë. Qëndroj në Egjipt duke i pritur, mundësitë e kthimit… mirëpo, ndodhi e kundërta, u burgos. Sot ai është i burgosur edhe, si do që të jetë (burg i klimatizuar, ushqim prej hotoleve me 5 yje, …etj, që u përflit nëpër media) ai prap është i burgosur dhe gjykohet në Akademine Policore, në vendin ku çdo vjet i mbante fjalimet e tij duke u krenuar për atë që e ka realizuar për Egjiptin. Po, Mubaraku e shijoj nga e njëjta gotë e tiranisë, burgimit, kidnapimit dhe represionit. Nuk po i kryejn punë miliardat e transferuara jasht vendit, në ndrrimin e emrit të tij të ri “i burgosuri, i akuzuari Muhamed Husni Es-Sejid Mubarak”
DJEGJA E ABDULLAH SALIHUT
Gjendja e diktatorit jemenas është ndryshe. Ai erdhi në pushtet n’llogari fisnore dhe zbraztësira politike. Ai është ushtarak i vogël, por fisi i fortë dhe me efluence, trazirat e brendshme, revulucione të një pas njëshme, dhe kidnapimet politike, ia dhanë atij rastin te prijë skenën politike. Pastaj e udhëheqi luftën për bashkimin e Jemenit, e prapa tij ishin të gjithë. Kishte mundësi të bëhet personalitet i madh në Jemen, mirëpo, dashuria për post, dhe mos dëgjimi i kundërshtarit e pengoj ta arrijë një gjë t’tillë. Dikur filloj ta dalloj fisin e tij, ndaj fiseve tjera jemenase. U shtua presioni i popullit ndaj tij. Këtij presioni ai iu kundërvy duke u hudh në prëhrinë e Amerikës. Vendin e vet e bëri të hapur për ta, që veprojnë çfarë t’dëshirojnë. Sa e sa jemenas janë vrarë nga aeroplanet pa pilot, si aksion i forcave amerikane. I fundit ishte “Enver El-Auleki” dhe pjestarët tjerë të familjes së tij. Salihu nuk merzitet se kush po vritet, apo, se kush po plagoset nga populli i tij. Motoja e tij është “Elhanxher për atë që më kundërshton”, elhanxher është shpata e vogël (bajonetë) që jemenasit e vëndojnë në bel. Sipas traditës jemenase, nëse “Elhanxher” nxirret nga kallapi i saj, patjetër duhet të përlyhet me gjak. Kështu edhe Salihu, dora e tij është perly edhe ende vazhdon të perlyhet me gjakun e popullit . Edhe Salihut i erdhë kah nuk e priti. Edhe Salihu piu nga e njëjta gotë që ia kishte dhanë popullit t’vet. U ballafaqua me të njëjtën komplot sikurse të tjerët. Shpërthim i madh në xhaminë e residencës se fortifikuar, poashtu mjetet shpërthyese janë eksportuar nga shtetet e bashkuara. Bashkëpuntorët e tij në mes të të vrarëve dhe të plagosurve, kurse ai vet mori plagë të rënda dhe e lanë gati t’paralizuar. Nuk mund t’i lëvizte, as duart, e as këmbët. Iu nxi fytyra dhe iu dogj trupi, që të ngelet argument dhe mësim për ata që vien pas tij.
VRASJA E GADAFIT
Gadafi është njëri prej udhëheqësve më të çuditshëm gjatë gjithë historisë. Nuk ka homolog në historinë e njerëzimit, përveq fatimistit “ El-Hakim bi emrilah El-Ubejdi”. Çmenduria e të dyve kishte kalu t’gjitha diapazonat. Gjithashtu, që të dy ishin gjakpirësat më të mëdhenj të popullit të tyre. Gadafi ishte kryefortë, arrogant, maniakë, sidomos i dashuruar në pushtet, dhe kishte nofka të çuditshme. I dashuar të ecë në anën e kundërt t’rrugës. E ndiqte politikën “shfarrosja massive” e kundërshtarëve. Nëse u hidheronte në ndonjë prej kundërshtarëve të tij, e vriste atë, dhe tërë familjën e tij, plus ka ndodhë që të shfarojë fshatra, me krejt çka ka në të, siq ka ndodhë me muslimanë në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta. E ndau lindjen nga perëndimi, dhe dogji fshatra me gjithë banorët e saj. E kur populli libian filloj revulucionin kundër tij, solli mercenarë nga afrika dhe vende të tjera të botes dhe i autorizoj ata në vrasjen e popullit. Atyre iu tha: këta janë minjë, eliminoni! Sipas asaj që kanë transmetuar mjetet e informimit, ne libi ka ngja nji gjenocid, që e kanë habitë botën. Kurse ai personalisht, sulmoj me aeroplan dhe raketa, derdhi gjak libie në lindje dhe perëndim. Pjesën më të madhe të hasedit t’tij, e derdhi në Misrata. E bllokoj atë me muaj të tërë. I shkatërroj t’gjitha lagjet e saj. E nga egërsia dhe gjakpirësija e tij ndaj popullit, dhe ndaj varrimit të revulucionit, numri i të vrarëve gjatë 6 muajve, arriti deri në 50.000 libian, të pa fajshëm!!!
Pas 8 muajve vritet Gadafi në menyrën më poshtëruese, dhe, kjo vrasje, vërtetohet me audio&video, e para në historinë e njerëzimit, nuk ka ndodhur ndonje taguti/tirani më herët. Aksioni i kapjes dhe nxjerrjes së tij nga kanalizimi (nëse është e vërtetë ky transmetim), më pastaj nënqmimi dhe vrasja e tij ishte shperblim i harmonizuem … dënim nga Allahu Azze ue Xhele, n’bazë të mekatit që ka bërë, dhe I dha me pi nga gota e njëjtë e nënqmimit, poshtërimit dhe vrasjës, mu ashtu siq ia bëri popullit.
Vërtetë, këto janë argumentet e Allahut Azze ue Xhele në tokë, mësimet e Tij për njerëzimin n’këtë dunja. Përfundime t’tilla, me qëllim që t’marrin mësim njerëzimi, udhëheqës dhe t’udhëhequr. I menqur është ai i cili mëson nga të bëmat e të tjerëve, merr ibrat, e jo e kundërta. Ta kujtojmë çdo herë thënjen e Allahut Azze ue Xhele: “Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet” [Ankebut, 40]
… është ligj prej ligjeve të Allahut Azze ue Xhele. Allahu gjykon (është I Vetmi Gjykues), nuk ka gjykim pas Gjykimit të Tij.
Krijoni Kontakt