Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22

    "Eduart", filmi mė i mirė grek pėr vitin 2006

    “Popullata greke ėshtė raciste, e di kėtė”, tha pėr gazetėn regjisorja Angeliki Antoniou dy netė para se “Eduart” tė vlerėsohej si filmi mė i mirė grek. “Por ky nuk ėshtė film pėr racizmin. Ėshtė historia e vėrtetė e njė shqiptari qė dorėzohet para ndėrgjegjes. Njė rast qė ndodh njė herė nė njėqind vjet”

    Angeliki Antoniou: Ju rrėfej ndėrgjegjen e shqiptarit Eduart


    Selanik
    Para intervistės pėr ERT-nė, televizionin nacional grek, aktori Eshref Durmishi kėrkonte t’i ndreqnin gabimin nė kartėn e tė ftuarit. “Jam nga Kosova. Tė paktėn shkruajeni Albania aty, por jo Serbi”. 30 minuta pas, Eshrefi kishte nė dorė kartėn ku nuk shėnohej asnjė nacionalitet. Bashkė me regjisoren Angeliki Antoniou ishin tė vetmit tė ftuar tė stafit tė “Eduartit” nė Festivalin e 47 Ndėrkombėtar tė Filmit nė Selanik. 51-vjeēarja me aktorin protagonist pėrkrah tregon se si e realizoi “Eduartin” e nisur nga njė histori e vėrtetė, fillimisht e frikėsuar nga intervistat me shqiptarin qė pat kryer njė vrasje nė Greqi dhe nė fund e magjepsur aq sa do t’i kushtonte kėtė film. Nė role kryesore interpretojnė edhe dy aktorė tė tjerė shqiptarė Ndriēim Xhepa, Ermela Teli, Gazmend Gjoka. Bashkėprodhimi greko-gjerman u shfaq premierė nė 25 nėntor nė orėn 22.30 nė Olympion Theatre, u rishfaq pasditen e djeshme dhe nė mbrėmje, nė ceremoninė e ndarjes sė ēmimeve ai u shpall filmi mė i mirė grek pėr vitin 2006, ēmimi ky i FIPRESCI-it (Federata Ndėrkombėtare e Kritikėve tė Filmit) bashkė me filmin tjetėr brazilian
    “Suely in the Sky” i regjisorit Karim Ainouzi i cili konkurronte nė seksionin ndėrkombėtar tė filmit tė gjatė artistik. “Eduart” u vlerėsua si filmi mė i mirė dhe mori edhe ēmimin e Unionit Grek tė Filmit Televiziv dhe Teknicienėve tė Audiovizualit.

    Ku e gjetėt Eduartin e vėrtetė?
    Eduardin e vėrtetė e kam takuar nė burg. U deshėn pesė muaj pėr tė marrė leje nga Ministria Greke e Drejtėsisė. Ishte e vėshtirė sepse nė atė kohė psikologia e burgut trajtonte njė tjetėr tė burgosur, njė vrasės qė u arratis. Kur e takova isha shumė e frikėsuar. Asnjėherė nė jetėn time nuk kisha takuar njė vrasės. Tė afėrmit mė thoshin tė hiqja dorė se ky njeri, ky shqiptar, mund tė ishte njė psikopat, njė i droguar etj.. Por ama kisha njė ndjenjė pozitive pėr tė.
    Pas shumė intervistave qė zgjatėn njė vit, shkova nė Shqipėri nė vendin ku ishte rritur, takova motrėn e tij, tė afėrm tė tjerė, pra po bėja gati punėn investigative tė njė reportereje. Aty kam ndėrruar mendje, ose mė saktė mendja ime u hap. Sot kam respekt pėr ēfarė ka bėrė Eduardi i vėrtetė. Unė besoj se filmi im ka njė fuqi politike dhe njė refleksion politik, sepse sot ka shumė tė vrarė nė mėnyrė tė tėrthortė nga qeveria dhe nga politikanėt. Dhe askush nuk ndihet pėrgjegjės apo fajtor. Ky film ėshtė klithma e Eduardit pėr fajėsinė e tij dhe pėrpjekjet pėr ta shlyer kėtė faj janė shumė tė rėndėsishme pėr mua. Shpresoj tė jetė kėshtu dhe pėr audiencėn. Kjo ėshtė njė dramė psikologjike me aspekte sociale dhe padyshim ka edhe aventurė, burgje dhe tė burgosur tė vėrtetė qė i kemi xhiruar nė Shkup, pra ka edhe aksion. Por linja kryesore e filmit ėshtė pėr njė djalė tė ri qė ka kryer njė krim.

    Ju propozoni njė film pėr krimin dhe ndėshkimin, njė personazh si Raskolnikovi i F. Dostojevskit?
    Mendoj se mė e rėndėsishme se sa propozimi i njė filmi pėr krimin dhe ndėshkimin, ėshtė gjithė rruga e Eduartit, tė riut qė erdhi nga Shqipėria nė Greqi pėr tė pėrmbushur ėndrra. Gjatė qėndrimit nė Athinė nuk ia doli dot mbanė. Bėhet hajdut dhe mbi tė gjitha, vrasės.
    Kjo ėshtė njė histori e mbėshtetur nė ngjarje tė vėrteta. Ajo qė ėshtė mahnitėse, e habitshme pėr mua dhe qė mė shtyu tė bėj njė film pėr kėtė ėshtė kthesa qė bėn ky djalė. Ai humbet lirinė dhe e rifiton atė, lirinė e vėrtetė, nė burg. Kjo mė ėshtė dukur shumė kurajoze. Dua tė shtoj se po t’i referohemi historisė sė kriminologjisė ndėrkombėtare njė rast si ky i Eduartit mund tė ndodhė vėrtet dhe vetėm njė herė nė njėqind vjet. Unė nuk jam gjykatėse, doja vetėm tė tregoja madhėshtinė e shpirtit tė tij.
    Po, mund ta quaj edhe versionin modern tė Raskolnikovit i cili ishte student pėr drejtėsi qė papritur vret njė njeri dhe pas pak kohėsh takon Sonjėn qė i jep dashuri. Atėherė shkon nė polici dhe thotė: kam vrarė njė njeri. Ėshtė thuajse e njėjta gjė. Apo jo?
    Kėtė herė njė pjesė e filmit ka tė bėjė me tagjedinė e antikitetit grek: sepse Eduarti ka vrarė dhe pėr kėtė “pėrndiqet” nga Erinitė, perėnditė e hakmarrjes. Dhe po ashtu si tragjeditė e lashtėsisė vjen katarsis mė pas, falja, pastrimi nga faji. Shpirti ėshtė sėrish i pastėr dhe i qartė.

    Kėtu janė dy probleme me tė cilat pėrballet njė njeri nė njė vend tė huaj dhe kanė tė bėjnė sa me fatin individual dhe me atė kolektiv tė njė identiteti nė emigracion.
    Sigurisht mbi tė gjitha kėto pėr mua rri qenia njerėzore. E di? Nėse vjen nga njė vend, njė vend i varfėr siē ėshtė Shqipėria ose Kosova, a dikund tjetėr nga Evropa Jugore, drejt njė qyteti a njė vendi perėndimor dhe nėse nuk ke njė karakter tė fortė, kollaj e humbet kontrollin dhe veten pėr shkak tė kushteve tė vėshtira, rregullave dhe ligjeve tė tjera, pėr shkak tė njė tjetėr mentaliteti, pėr shkak se ke nevojė pėr para etj..
    Dua tė shtoj se Eduarti i vėrtetė kishte probleme tė mėdha me babain e tij. Ky ishte oficer gjatė regjimit tė Enver Hoxhės. Njė njeri shumė strikt, rol tė cilin ia besova aktorit tė talentuar Ndriēim Xhepa. Ky personazh i shkakton tė birit njė pjesė tė mirė tė problemeve qė dalin nė film. Dhe i biri e adhuron babain, por njėherazi edhe e urren.

    Ju jeni edukuar nė Gjermani dhe si nė rastin e “Eduartit” vazhdoni t’i realizoni filmat nė kooproduksion me kėtė vend. Ndiheni mė afėr shkollės gjermane, ēfarė ju ka dhėnė ajo?
    Sė pari dua tė them se unė kam studiuar arkitekturė nė Greqi. Kjo ishte gjė e mirė pėr mua, sepse unė nuk u zgjova papritur njė mėngjes dhe thashė: tani do tė bėhem regjisore. Kjo ndodhi gradualisht. Kam fotografuar shumė, mė pėlqente tė rrėfeja histori, doja tė bėhesha aktore, por prindėrit mė thoshin se kjo s’ishte punė e mirė pėr mua. Atėherė shkova nė Gjermani pėr tė studiuar nė njė nga shkollat mė tė njohura dhe mė tė vėshtira. Puna ime nisi aty seriozisht pasi nė kėtė shkollė do xhiroja 5 filma tė shkurtėr dhe njė dokumentar me tė cilin mbrojta diplomėn. Gjermania mė ka ndihmuar shumė sepse nė historitė e mia ka gjėra ndėrkombėtare ekumenike. Kam xhiruar nė Gjermani, nė Egjipt, nė Ballkan, pra mė pėlqen tė punoj me nacionalitete tė ndryshme. Kjo ėshtė pasuri pėr mua. Gjithė filmat e tij kanė diēka nga road movie, sepse punoj nė vende tė ndryshme dhe me epike tė ndryshme.

    Keni krijuar njė ekip me aktorė tė nacionaliteteve tė ndryshme nga Shqipėria, Kosova, Gjermania, qė vijnė nga shkolla tė ndryshme aktrimi. Ishte i vėshtirė bashkimi?
    Mund tė them se kam takuar aktorė tė talentuar nė Shqipėri dhe Kosovė. Protagonisti im ėshtė shqiptar i Kosovės, Eshref Durmishi dhe flet katėr gjuhė tė huaja. Kjo ėshtė njė tjetėr gjė e mirė, pasi unė s’mund tė punoj me njerėz qė nuk flasin tė njėjtėn gjuhė me mua, kjo mund tė jetė greqisht, anglisht, frėngjisht, gjermanisht. Ėshtė e rėndėsishme pėr t’u kuptuar.
    Kėshtu pra kam takuar aktorė tė talentuar, mė vjen keq ta them, por duhet, i kam takuar nė shkolla vėrtet tė mjerueshme pa patur mundėsi tė eksperimentojnė me role. Pashė edhe pedagogė tė aftė si Gazmend Gjokaj i cili bėnte gjėra tė mrekullueshme me studentėt, sidomos me pantomimėn. Ai interpreton nė mėnyrė tė jashtėzakontė edhe nė filmin tim.
    A mund t’ju them diēka? Unė jam krenare qė nė kėtė film kam kombinuar aktorė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Gjermania.
    Kam parė nė Kosovė aktorė qė u bėnė xhelozė pėr aktorėt shqiptarė nė Tiranė, dhe nė Tiranė po ashtu takova aktorė qė ishin xhelozė pse rolin kryesor unė ia dhashė njė aktori nga Kosova. Thashė me vete “****”! Pse nuk e duan njėri-tjetrin, flasin tė njėjtėn gjuhė, kanė tė njėjtin mentalitet. Kam vėnė re se ka dallim mes vetė shqiptarėve nė vende tė ndryshme, por aktorėt qė kam zgjedhur janė me shumė, shumė talent si Nriēim Xhepa, Ermela Teli apo aktori gjerman Andre Hennicke. Pėr kėto zgjedhje nuk kam bėrė asnjė kompromis.

    Pėr tė ardhur tek parimi qė ju sapo shprehėt se tentoni tė bėni kinema jolokale, atėherė pėrse kinemaja greke nuk ka njė Teo Anxhelopulos tė dytė?
    Nuk di tė them. Sigurisht Anxhelopulos ėshtė regjisor i rėndėsishėm pėr ne dhe nė botė. Por ka regjisorė tė tjerė tė mirė dhe ndoshta jo shumė tė njohur ndėrkombėtarisht. Por edhe ne si shumė vende tė tjera nė Evropė nuk investojmė shumė para dhe tė njėjtat mundėsi prodhimi si vende tė tjera, sidomos tė Evropės Veriore.

    Kėtė vit Festivali i Selanikut ka njė program tė veēantė pėr emigrimin nė kinemanė greke. Sipas jush, ēfarė e dallon kėtė lloj kinemaje?
    Po t’i referohem sėrish filmit tim, e veēanta ėshtė se heroi im ėshtė i gjallė dhe pėr kėtė jep shpresė. “Eduardi” ėshtė njė film pėr shpresėn dhe kjo ėshtė ura qė i duhet Ballkanit.
    Ne kemi kaq shumė paragjykime dhe mendime tė ngulitura nė kokė se shqiptarėt vrasin, bėjnė tregti me drogė, se janė mafia e prostitucionit. Unė personalisht kam xhiruar me kaq shumė aktorė shqiptarė nė gjithė zonėn e Ballkanit dhe ajo qė mund tė them ėshtė se jam e interesuar pėr individėt dhe jo pėr racizmin.
    Megjithatė nė kėtė film, unė nuk flas pėr racizmin dhe as pėr emigrimin. Nuk ėshtė kjo tema e filmit tim. Nuk ka tė bėjė me racizmin grek i cili ekziston dhe e di kėtė, sepse popullsia greke ėshtė raciste, por kjo nuk ėshtė temė e filmit. Edhe njė herė “Eduart” ėshtė film pėr njė tė ri dhe forcėn e tij pėr t’u dorėzuar tek gjykatėsit grekė, pranon qė ka vrarė dhe se duhet tė paguajė pėr krimin qė ka bėrė. Unė e respektoj kėtė.


    Kush ėshtė
    Angeliki Antoniou u lind nė Athinė nė 1956. “Babai im ėshtė me origjinė nga Korēa”, tregon ajo. “Arvanitas ėshtė. Ai fol mir shqip. Un nuk pėlqej shqip. Kuptoj, nuk fol dot”. Kjo ėshtė origjina me gjak shqiptareje e Angelikit. Ajo ėshtė diplimuar pėr arkitekturė nė Universitetin Politeknik nė 1980. Nė Berlin studioi nė Akademinė e Filmit dhe Televizionit nė vitet 1984- 1989 prej nga nisi karrierėn nė regjisurė. Realizoi nė 1984 filmin e saj tė parė tė shkurtėr “Nata e gjarprit”, nė 1985 “Nėn qiellin e huaj”, njė vit mė pas “Dashuri me kafshatėn e fundit”, “Persefoni” nė 1987, “Tė burgosurit e detit” dokumentar nė 1988. Nis karrierėn me filmat e gjatė “Donusa” 1992, “Netė nė bixhoz” 1997 film qė merr disa ēmime nė Festivalin Ndėrkombėtar nė Selanik. Vitet e fundit ajo ka bredhur nėpėr Shqipėri nė qytete tė mėdha e tė vegjėl pėr tė realizuar “Eduart”.


    Shekulli
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2

    EDUART - Filmi grek-gjerman-shqiptar

    Ky film i realizuar nga nje bashkepunim midis Greqise-Gjermanise dhe Shqiperise fitoi 7 vende te para ne Festivalin Nderkombetar te Filmit 2006 ne Selanik te Greqise.

    Se shpejti do te dali dhe ne DVD.

    Por ajo q eka me teper rendesi eshte historia e vertete mbi te cilen u bazua ky film. Keshtu regjisorja greke e ka shtremberuar historine e vertete te personazhit kryesor te filmit : Eduart Leka i cili me aktin e tij tronditi mbare median greke dhe u fut si nej rast i rralle ne historine e drejtesise . Keshtu ne vitin 1993 ai kryen nje krim ne Greqi. Policia nuk e zbulon vrasesin , dhe ceshtja mbyllet . Mbas disa vjetesh Eduarti kthehet ne Shqiperi , dhe i burgosur ne Shqiperi (per disa gjera te tjera ) njeh ne burg Jezu Krishtin. Keshtu ai rilind dhe jeta e tij ndryshon. Mbasi del nga burgu shqiptar ai merr nje vendim te madh , te papare : Dorezohet ne posten kufitare greke duke u thene per vepren penale te bere prej tij para 9 vjetesh . Ajo cka ndodh eshte e pabesueshme per boten ....!

    Per me teper lexoni artikullin e intervistes se dhene nga Edurat Leka , gazetes shqiptare ne Greqi ,Tribuna :

    http://rapidshare.com/files/38063244...0070316-23.pdf

    ose

    degjoni ne mp3 kete interviste :

    http://rapidshare.com/files/38063243/EduartLeka.mp3

  3. #3
    Historia e Eduartit eshte ngjarje e vertete, per ata qe nuk e dine
    Behet fjale per nje te ri diku nga Elbasani, i cili kthehet dhe vetedorzohet ne drejtesine greke per vrasjen e nje te moshuari gjate nje "vjedhjeje rutine", e cila kish ngelur mister ne dosjet e harruara te policise.
    Arsyet qe e ben te dorzohet jane vrarja e ndergjegjies dhe besimi ne zot. Historia dhe karakteri i Eduartit jan interesante, nuk e di sa i realizuar eshte filmi, sepse nuk e kam pare akoma.
    Ai eshte duke vuajtur denimin aktualisht ne nje burg grek

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    do kete qene vorioepirot ky djali se po te ishte alvanos nuk do e vriste ndergjegja fare.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #5
    Jo, jo eshte elbansalli, dhe te jatin e ka pas oficer (me sa mbaj mend) dhe te jemen arketare ke stacioni i trenit
    Ka qene me te vertet si kriminel i lindur,psh tregon ne nje nga intervistat e tij qe qysh femije shkonte dhe vidhte arken ne punen e se emes, aq sa u rrezikua te futej e jema ne burg etj

    Ndergjegjia per krimin ne greqi filloi ta vriste duke qene i burgosur ne shqiperi, e aty kish filluar te lexonte filozofi dhe literature fetare.
    Psh sic ka thene vete, duke qene ne dhome ne erresire te plote (nuk kish drita shqiperi hesapi) kish menduar nje cast
    zot nqse ekziston me ndrico kete momet ( a dicka e ngjashme)
    Dhe po ne ate moment dhoma u ndricua nga dritat e nje makine, nderkohe qe ne ate vend kalonin jashtezakonisht ralle makina diten, jo me naten
    Kjo sipas tij ishte nje sinjal nga perendia, ndoshta edhe rastesi e jashtezakonshme ama djalin e ktheu ne rrugen e perendise.

  6. #6
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Historitė shqiptare trondisin nė Montpelje

    U mbyll edicioni i 29-tė i Festivalit Mesdhetar tė Filmit nė Montpelje. Ēmimi i madh pėr "Eduart". "Busulla" e Alimanit fiton ēmimin e televizionit francez.

    Historitė shqiptare godasin. Dy tė tilla, tė konvertuara nė film, fituan mbrėmė ēmime tė mėdha. Njė film qė mban stemėn e Shqipėrisė dhe njė tjetėr fqinj, me njė histori shqiptare, ku luan njė kastė i tėrė aktorėsh shqiptarė kanė triumfuar mbrėmė nė ceremoninė e ndarjes sė ēmimeve nė Festivalin e Filmit nė Montpelje tė Francės. Bėhet fjalė pėr filmat "Eduart" me regji tė grekes Angeliki Antoniout, qė fitoi Ēmiminn e Madh tė festivalit, ku interpretojnė aktorėt shqiptarė Eshref Durmishi, Ndriēim Xhepa, Ermela Teli, Gazmend Gjoka e Lulzim Zeqja, si dhe "Busulla", filmi me metrazh tė shkurtėr me regji dhe skenar tė Bujar Alimanit, qė ēon nė Francė njė histori tėrėsisht shqiptare. Ky i fundit fitoi ēmimin "CINECINEMA" tė kanalit televiziv francez "Cine cinecourt", i cili do tė shfaqė nė ekranin e vet filmin e Alimanit.

    Nga data 26 tetor deri nė 4 nėntor, u zhvillua nė Francė, edicioni i 29-tė i Festivalit tė Filmit Mesdhetar. Prodhimet mė tė mira tė tė gjithė bregut mesdhetar, nga Portugalia nė Detin e Zi, parakaluan gjatė kėtyre ditėve, duke shpallur mbrėmė edhe fituesit e kėtij edicioni. U shfaqėn rreth 200 filma me metrazh tė gjatė, metrazh tė shkurtėr dhe dokumentarė, prodhime tė reja, qė vinin si konkurrente, apo qė jepnin premierėn e tyre nė festivalin francez. Ajo qė e bėn tė rėndėsishėm kėtė festival, ėshtė mbėshtetja qė i jep kineastėve, pėr tė vazhduar rrugėn e tyre nė industrinė e filmit. Janė rreth 100 mijė euro, qė u jepen fituesve si ēmime, ndėrkohė qė parashikohen edhe mbėshtetje tė tjera. Festivali i kėtij viti do tė kujtohet edhe pėr homazhin qė iu bė njė nga aktorėve mė tė mėdhenj tė historisė kinematografie, Marcello Mastroianni. Pėr herė tė parė nė Festivalin e Monpeljesė zhvillohej njė aktivitet i tillė kushtuar aktorit, i cili u nda nga jeta nė vitin 1996. Gjatė ditėve tė festivalit u shfaqėn disa nga filmat e tij mė tė arrirė, si "I soliti ignoti", "La dolce vita", "Il bell'Antonio", "La notte", "Divorzio all'italiana", "Una giornata particolare", etj.

    "Busulla", njė prodhim shqiptaro-grek, prodhim i vitit 2007 me regji dhe skenar tė Bujar Alimanit, figurė tė Christos Karamanis, dekor tė Soela Zanit, montazh tė Bonita Papastathi dhe kolonė zanore tė Christos Triantafilou trajton edhe njėherė problemin e gjakmarrjes dhe tė mbijetesės. Interpretojnė Luciana Vata, Bruno Shllaku, Arlind Shkjau e Lefter Simoni. Nė qendėr tė filmit ėshtė Mira, njė adoleshente 17-vjeēare, qė fati e la pa nėnė dhe njė baba tė ngujuar nga frika e hakmarrjes. Duhet t'i dalė jetės pėr zot edhe pse fare e re. Nxjerr furgonin e vjetėr tė tė atit dhe me njė pushkė qė e ka si bashkudhėtare nė vendin e parė tė makinės, shet qumėsht shtėpi mė shtėpi. Mira ėshtė simboli i mbijetesės, i dėshirės pėr tė jetuar. Edhe pse njė vajzė e fortė, qė pėrballon edhe pėrplasjen e portės nė fytyrė nga frika e hakmarrjes, edhe vėshtrimet vėngėr, Mira nuk ėshtė nga ato femrat burrnesha. Ajo nuk ėshtė e betuar burrė, ajo do tė gėzojė jetėn e saj, feminilitetin, do tė bėhet nėnė. Regjisori e tregon bukur kėtė fakt, pikėrisht pėrmes qumėshtit (tamlit), qė ajo shet pėr tė mbijetuar.

    "Eduart" ėshtė njė prodhim greko-gjerman i vitit 2006 prej njė orė e 45 minutash me regji dhe skenar tė Angeliki Antoniout, figurė nga Jürgen Jürges, montazhi mban firmėn e Takis Yannopoulos, kolona zanore, Minos Matsas dhe Costas Christidis. Interpretojnė Eshref Durmishi, André Hennicke, Ndriēim Xhepa, Dancho Chevreski, Ermela Teli, Lulzim Zeqja, etj.

    Eduarti ėshtė njė djalė i ri i rritur nė njė ambient tė zymtė shqiptar. Bir i njė babai tė ashpėr, njė ish-ushtaraku. E lė Shqipėrinė me shpresėn pėr tu bėrė njė yll rroku dhe pėr tė gjetur njė jetė mė tė mirė nė Greqi. Gjaknxehtėsia prej tė riu e ēon nė njė krim, i cili e ēon mė tej nė njė tjetėr. Por ai gjen forcėn qė tė dorėzohet, tė pranojė krimet dhe tė kryejė dėnimin nė vendin fqinj, Greqi. "Eduart" ėshtė njė film qė ka bėrė bujė nė Greqi dhe ka fituar mjaft ēmime. Ėshtė njė nga 63 filmat nė listėn e pretendentėve pėr Ēmimin "Oskar"

    Trofetė 2007

    Filmat me metrazh tė Gjatė

    Ēmimi i madh "Antigona e artė"

    "Eduart" nga Angeliki Antoniou (Greqi/Gjermani)

    Ēmimi i kritikės

    "Eiza" nga Tayfun Pirselimoglu (Turqi)

    Ēmimi i publikut

    "Mutluluk" ("Lumturia"), ngaAbdullah Oguz (Turqi)

    Ēmimi JAM pėr muzikėn mė tė mirė

    Pėr Sergio Cammariere pėr muzikėn e filmit "L'Abbuffata", me regji tė Mimmo Calopresti (Itali)

    Ēmimi "Nova"

    "Adama Meshuga'at" ("Balta e ėmbėl"), nga Dror Shaul (Izrael/Gjermani/Francė)

    Ēmimi pėr mbėshtetjen teknike

    "La Maison jaune" (Shtėpia e verdhė), nga Amor Hakkar (Francė/Algjéri)

    Dotation de 4 500 € en services techniques par GTC

    Ēmimi i publikut tė ri

    "Adama Meshuga'at", nga Dror Shaul

    Ēmim special

    "Eduart"nga Angeliki Antoniou (Greqi/Gjermani)

    Filmat me metrazh tė shkurtėr

    Ēmimi i madh

    "Graffiti" nga Vano Burduli (Gjeorgji)

    Ēmimi i publikut

    "Il Supplente" ("Zėvendėsuesi") nga Andrea Jublin (Itali)

    Ēmimi i tė rinjve

    "Drakhim" ("Rrugėt") nga Lior Geller (Izrael)

    Ēmmi i Shoqatės "Beaumarchais"

    "Kozak" nga Olivier Fox (Francė)

    Ēmimi CINECINEMA

    "Busulla" nga Bujar Alimani (Shqipėri/Greqi)

    Ēmimi Canal+

    "Graffiti" nga Vano Burduli (Gjeorgji)

    Dokumentarėt

    Ēmimi "Ulysse"

    "Maėal Philistini" ("Dėshpėrimi i Palestinės") ngaNida Sinnokrot (Palestinė/USA)

    Ēmimi special

    "Koraci" ("Hapat) nga Vladimir Perovic (Mali i Zi)

  7. #7
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    S'pata kohe dje te lija nje shenim.

    Nuk i kam pare filmat, ndaj s'mund t'i gjykoj nga ana kinematografike.
    Nga problematika, kuptohet te dy historite jane pjese e drames shqiptare. Portretizimi i tyre duhet te jete i arritur derisa kane marre keto cmime. Por deri kur do perfaqesohet imazhi i Shqiperise me keto drama, me keto plage? (Duke pasur parasysh edhe dokumentare televizive, artikujt neper gazetat e huaja etj.)

  8. #8

    "Eduard", shqiptari qė kėrkon Oskarin

    "Eduard", shqiptari qė kėrkon Oskarin

    Shekulli
    24-11-2007




    Flet Eshref Durmishi, aktori kryesor nė filmin greko–gjerman 'Eduard', i regjisores greke, Angeliki Antoniou. Shpreson qė emocionet qė njerėzit i shfaqėn gjatė shfaqjes sė filmit tė jenė tė sinqerta. Nė njė intervistė pėr Expres nė Prishtinė ai thotė se shpreson qė 'Eduard' tė nominohet pėr Oscar.

    E ka pranuar vrasjen e bėrė dhe tashmė vuan dėnimin me burg. Megjithėse, jeta e tij ėshtė vėnė edhe nė shirit filmik. Filmi mban emrin e tij, 'Eduard'. Personazhi pėr tė cilin bėn fjalė filmi ėshtė shqiptari nga Shqipėria, i cili ėshtė duke vuajtur dėnimin pėr vrasjen qė e kishte bėrė nė Athinė. Edhe tregohet nė film po kjo gjė. Personazhin e Eduardit nė ekran tė madh e sjelli njė aktor kosovar, Eshref Durmishi. Filmi bėn fjalė pėr njė jetė shumė tė vėshtirė dhe me plotė kthesa tė njė refugjati shqiptar nė Greqi, jeta e tė cilit sjell emocione shumė prekėse edhe nė familjen e tij nė Shqipėri, por edhe nė burgjet shqiptare, sidomos ato tė para vitit 1997.

    Filmi 'Eduard' e ka pasur premierėn edhe nė Greqi, ku kritikat pėr tė kanė qenė tė mira, sidomos ato pėr lojėn e aktorėve, pėrfshirė nė kėtė rreth edhe aktorin Durmishi, i cili luan rolin kryesor. Ndėrkohė, 'Eduard' tashmė ka nisur edhe njė garė, atė tė nominimit pėr Oscar. Se do tė ndodhė kjo gjė Durmishi ėshtė optimist, edhe pse pėr t'u kuptuar definitivisht duhet pritur mesi i janarit, kur nė Los Angelos do tė sqarohet e tėra. Reagimet qė vijnė nga Prishtina pas shfaqjes sė filmit nė KinoStudio, ishin tė mira, ndėrkaq Durmishi shpreson qė emocionet e pėrjetuara gjatė projeksionit tė paktėn tė jenė tė sinqerta.

    "Po deri mė tani, nė shumė festivale ku kemi udhėtuar reagimet ishin tė mira. Mund tė pėrmendi, pėr shembull, se nė Festivalin e Selanikut, ku filmi e ka pasur premierėn, njerėzit nga kinemaja dilnin duke qarė", pohoi Durmishi. Ai tregoi se kur e kishte pranuar rolin, nga regjisorja e filmit kishte kėrkuar, gjegjėsisht shprehur dėshirėn, qė ta takonte Eduardin e vėrtetė. Mirėpo, mė vonė Durmishi kishte ndėrruar mendje dhe e kishte krijuar Eduardin vetė, nė kokėn e tij. "E krijova Eduardin qė unė e kam parė, andaj nuk kisha dėshirė mė qė ta takoja,
    sepse u frikėsova se mos po mė krijoheshin probleme. Ėshtė ndryshe kur e krijon njė imazh pėr dikė dhe kur e sheh atė. I frikėsohesha kėsaj dhe dėshiroja qė Eduardi tė ishte ashtu siē unė e kam krijuar", tha Durmishi. Durmishi pranon se ka qenė shumė e vėshtirė tė jesh nė lėkurėn Eduardit tė vėrtetė, duke e ditur se nėpėr ēfarė peripecish kishte kaluar.

    "Gjatė njė darke me regjisoren nė Tiranė, ajo mė tregoi disa gjėra pėr Eduardin. E di se kam qarė rreth njė orė pėr Eduardin e vėrtetė. Prandaj, tė hysh nė lėkurėn e tij s'ka qenė aspak e lehtė. Kjo, ngase Eduardi njėmend ka kaluar mes pėrmes ferrit", tregon Durmishi. Ndėrkohė, meqenėse filmi 'Eduard' po provon tė nominohet pėr Oscar, Durmishi duket tė jetė optimist se do t'ia dalė.

    "Nėse bazohemi nė kritikat qė kanė ardhur nė drejtim tė tij, atėherė kemi shanse edhe tė mira qė tė nominohemi", pohon ai. U rekomandon tė gjithė atyre qė nė fillim kanė pasur skepticizėm pėr filmin, qė tė hapin zemrėn dhe tė mendojnė mė gjerė, e jo vetėm shkurt dhe para syve. "Atyre njerėzve qė kanė pasur skepticizėm do t'ju kisha thėnė diēka shkurt. Le ta rrisin zemrėn dhe kokėn dhe mos tė mbesin zemėrngushtė, sepse do kėshtu gjithmonė do tė mesin ashtu si janė", pėrfundoi ai.

    Eduart ka fituar 9 ēmime pėr kinemanė nga Ministria Greke e Kulturės

    • Best feature film

    • Best Director (Angeliki Antoniou)

    • Best scri pt

    • Best Set Design

    • Best Costumes

    • Best Music

    • Best Sound

    • Best Editing

    • Best Make-up

    Skenari

    Skenari i filmit bazohet nė njė ngjarje tė vėrtetė. Eduardi ėshtė njė djalė nga Shqipėria e mesme. Ai kalon nė mėnyre tė paligjshme kufirin me Greqinė dhe vendoset tek njė punėdhėnės grek, ku edhe bėn punė nga mė tė ndryshmet. I moshuari grek njė ditė i kėrkon atij qė tė bėjė edhe punė tė cilat nuk pėrputheshin me moralin e Eduardit. Nė gjaknxehtėsi e sipėr ai vret punėdhėnėsin e moshuar dhe arratiset nė drejtim tė Shqipėrisė. Nė fshatin e tij ai endet gjatė pa punė dhe nė kushte tė rėnda vjedh dyqanin e fshatit nga ku merr 10 mijė lekė. Babai i tij (Ndriēim Xhepa), i cili gjatė komunizmit kishte qenė oficer i ushtrisė shqiptare, nuk mund ta suportojė kėtė veprim tė tė birit dhe e dorėzon vetė nė polici. Ngjarja zhvillohet nė kulmin e trazirave tė vitit '97. Tė gjithė tė burgosurit arrijnė tė dalin nga burgu pasi vrasin gardianin dhe shkatėrrojnė gjithshka brėnda tij. Kėtu nis njė jetė tjetėr pėr Eduardin. Atė e mundonte vazhdimisht fakti se dikur kishte bėrė njė vrasje. Vendos tė kthehet nė Greqi, por kėtė rradhė pėr tu dorėzuar vullnetarisht tek policia. Policėt grekė befasohen kur dėgjojnė rrėfimin e emigrantit tė penduar. Ai dėnohet me 15 vite burg, dėnim tė cilin vijon ta vuajė edhe nė ditėt e sotme. Kjo histori bėri bujė nė mediat greke. Regjizorja Antoniou e ka takuar disa herė nė burg autorin e vėrtetė tė kėsaj historie, dhe mbi rrėfimet e tij ka shkruar skenarin.

    Gazeta Shekulli

  9. #9
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Filmi ėshtė bazuar pjesėrisht nė jetėn reale tė Eduartit tė vėrtetė. Eduarti ka dalė nga burgu dhe ėshtė kthyer nė Shqipėri. Gazetari nuk e ka idenė se ēfarė ka shkruar. Nejse. Shikim tė kėndshėm. Nėse doni tė dėgjoni se cila ka qenė jeta reale e Eduartit e keni nė kėtė Forum intervistėn e tij.



    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  10. #10
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    Me Falni Per Nderhyrjen

    Po Pash Emrin Eduard E Thash Mos Isha Une Hahaha Shaka...

    Takohemi Ditėn e Gjykimit

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  3. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 13:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •