Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    MODA-Shqiptarja 19-vjeēare, zbulimi i ri i agjencive britanike

    Elisa Ēaushi nė botėn e modės

    Shqiptarja 19-vjeēare, zbulimi i ri i agjencive britanike

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Agjencitė britanike tė modės zbulojnė njė fotomodele tė re, e cila ėshtė shqiptare. Elisa Ēaushi ėshtė emri i vajzės nga Tirana emigrante nė Londėr, e cila shihet si njė modele me shumė perspektivė pėr botėn e modės, nė veēanti pėr reklamimin e produkteve kozmetike. Duke filluar nga muaji shtator 2007, nėntėmbėdhjetė vjeēarja 1.69 cm e gjatė, me sy kaf, do tė jetė nė posterėt e njė rrjeti supermarketesh, duke reklamuar njė linjė kozmetike pėr vajzat e moshės 19-25 vjeē. Ēaushi, e cila ka dhjetė vjet qė jeton nė Londėr, preferon tė mos e bėjė publike emrin e supermarketit qė e pėrzgjodhi atė mes shumė modeleve tė tjera britanike, siē ėshtė parashikuar nė kontratė. Gjatė njė interviste ekskluzive pėr "Shqip", Elisa thotė qė ėshtė e lumtur qė mundi tė dalė me sukses gjatė audicionit pėr t‘u pėrzgjedhur nė kėtė reklamė. Njė vit mė parė ishte kompania "Models Online", e cila vlerėsoi bukurinė e saj, duke e inkurajuar tė kryente njė sesion fotografimi.

    "Ndjehesha e emocionuar. Ishte hera e parė qė ndodhesha pėrballė njė fotografi profesionist, nė studion e tij e quajtur ‘Blue Room‘" tregon ajo. Nė fakt nuk ishte hera e parė qė bukuria e saj vihej nė pah. Nė shkollėn fillore ishte mėsuesja e saj, e cila shikonte tek Elisa njė modele tė suksesshme, duke e inkurajuar qė dalėngadalė t‘i futej botės sė bukur, por plot rivalitet, tė modės. Elisa tashmė e ka dėgjuar kėshillėn e saj dhe njerėzve qė e rrethojnė, tė cilėt i falėnderon pėr inkurajimin, duke thėnė "Ndjehem e vlerėsuar nga komplimentet e njerėzve pėr bukurinė time. E gjitha kjo, pėr mua, ėshtė veēse inkurajim pėr rrugėn e gjatė dhe tė vėshtirė qė kam nisur". Mamaja e saj, Arta, njė ish- punonjėse banke nė Shqipėri, kujton njė episod tė kėndshėm ndodhur gjatė pushimeve nė Turqi, nė vitin 2005 me protagonistė tė bijėn dhe njė pronar fabrike kozmetike nga Danimarka. "Ai u habit nga bukuria e Elisės, duke shprehur dėshirėn qė nė moment pėr ta pasur si modele tė produkteve tė tij", tregon Arta. Sipas saj, Elisa, ishte ende e vogėl pėr t‘u preokupuar qė atėherė me angazhime tė tilla, kėshtu nuk ia kishte ngenė tė shėtiste nėpėr vende tė ndryshme me tė bijėn. Tashmė destinacioni i Elisės ėshtė pėrcaktuar. Por ajo nuk do qė tė jetė vetėm njė modele e thjeshtė, si njė kukull "Barbi".

    Pėr kėtė ka menduar gjatė. Zgjuarsia e saj, pėrfshi edhe kėshillat e nėnės, bėnė qė vajza tiranase, me trup tė gjatė, flokė gėshtenjė me onde, t‘i futej studimeve pėr terapi bukurie. Edhe pak ditė e ndajnė atė nga pėrfundimi i studimeve nė njė kolegj londinez pėr terapi bukurie dhe estetikė. "Ėshtė sezon provimesh dhe dua tė dal mirė, pasi mė pret universiteti", tregon Elisa pėrjashta njė bari nė qendėr tė Londrės, duke vijuar sė treguari pėr planet e saj. "Dega qė ka ndėrmend tė ndjekė ėshtė njė kompleks lėndėsh, ku ndėrthuren sė bashku estetika dhe shėndeti me menaxhimin e biznesit tė kėtyre dy tė parave". E ndėrsa shumė femra tė bukura tashmė VIP-a tė modės botėrore azhurnohen nė reklamimin e veshjeve apo produkteve, pėr Elisėn kjo ėshtė vetėm njėra anė e medaljes. Duke mos dashur tė bėjė vetėm protagonisten nė sfilata mode, ajo kėrkon tė pėrfitojė maksimalisht nga industria modės, nė veēanti ajo e bukurisė. "Duke e ditur qė nė Britani industria e salloneve tė bukurisė tė frekuentuara gjerėsisht nga femrat si dhe meshkujt ėshtė njė industri miliona paundėshe, kam zgjedhur pikėrisht kėtė degė nė universitet". Komenti i saj ėshtė mė se i qartė, duke vėrtetuar faktin se ajo krahas modeles sė suksesshme kėrkon tė jetė edhe njė menaxhere e zonja. Por si do t‘ia arrijė njė gjė tė tillė?

    Pa mbaruar ende kolegjin, ajo ėshtė punėsuar nė njė sallon modern bukurie nė perėndim tė Londrės, duke punuar gjatė fundjavės. "Duke punuar dy ditė, mė jepet mundėsia tė njihem nga afėr me punėn ose e thėne ndryshe tė vjedh zanatin e tė menaxhuarit tė kėtij salloni", sqaron buzagaz ajo, tek sa me kujdes me njė lugė me bisht tė gjatė e mbush me akullore. Sikurse tė gjithė bashkėmoshatarėt e saj, Ēaushi ka ėndrra tė cilat nuk do t‘i mbyllė nė sirtar, siē ndodh shpesh. Nė tė folurin e saj plot konfidencė, me njė shqipe shume tė pastėr, duke pasur parasysh qė ishte vetėm 10 vjeēe kur shkeli nė Londėr, Elisa tė jep garanci se do t‘ia dalė mbanė me ėndrrat e saj. Megjithėse ka firmosur kontratėn e parė pėr tė reklamuar produkte kozmetike, ajo ėshtė nė kėrkim tė njė menaxheri. "Nėse do tė dua tė ecė pėrpara nė kėtė fushė, padiskutim mė duhet njė menaxher i zoti, i cili do tė mė mundėsojė kontrata tė tjera", pohon ajo. Me njė axhendė qė tani plot me aktivitete, duket se pėr Elisėn ka shumė pak kohė tė lirė pėr veten dhe tė dashurin e saj, tė cilin e ka njohur dy vjet mė parė. Vallėzimi me motive orientale, apo latine si ato tė Shakirės, takimi i shoqėrisė si dhe leximi janė ato qė ka dėshirė tė bėjė nė kohėn e lirė. Kur vjen fjala pėr tė vallėzuar, ajo nuk heziton tė tregojė njė tjetėr ambicie. "Kam dėshirė qė njė ditė tė jem duke vallėzuar nė ndonjė video klip tė Ricky Martin apo Enrico Iglezias, dy nga kėngėtarėt e preferuar tė mi".

    Kėtė fund qershori, ajo mori duartrokitjet e bashkėkombėsve tė saj nė "Miss Shqiptarja 2007", ku fitoi ēmimin e "Miss Fotozhenisė", pėr tė cilėn thotė se ishte njė eksperiencė e bukur qė nuk ka ndėrmend ta lėrė me kaq. "Miss Grate Britain" ėshtė sfida e radhės ku ka ndėrmend tė marrė pjesė. Dy ditė mė parė ėshtė regjistruar. "Sikur tė merrja pjesė doja tė realizoja njė dėshirė tė madhe brenda zemrės time. Tė ngjitem nė skenė e tė them qė unė kam 9 vjet qė jetoj nė Londėr, nė kėtė qytet tė bukur, i cili ka ndryshuar jetėn time, por origjina ime ėshtė Shqipėria, njė vend i mrekullueshėm, ku unė kam lindur, tė cilėn ju tė gjithė qė jeni nė sallė apo na ndiqni pėrmes televizorit duhet ta vizitoni", thotė Elisa shumė e emocionuar, sikur tė ishte nė skenėn e "Miss Grate Britain". Por a mund Elisa Ēaushi tė shkėlqejė nė botėn e modės, njėsoj si e suksesshmja Valbona Ēoba? I morėm njė mendim fotografit Jani Janēe, i cili ka pasur rastin ta fotografojė Elisėn, gjatė pėrgatitjeve tė "Miss Shqiptarja UK 2007". "Qė nė fillim do tė thosha se nishani nė krahun e djathtė sipėr buzės e bėn tė ngjashme me tė famshmen Sindy Croford. Padyshim qė paraqitja trupore, sidomos pjesa e fytyrės janė 2 elementė tė fortė tek ajo.

    Elisa ka potencial tė bėhet njė modele e suksesshme nė njė vend si Anglia, qė firmat janė nė garė pėr tė gjetur femra tė bukura e me shije. Tashmė Elisa ka disa dyer tė hapura, e them me plotė bindje, nėse ajo do tė punojė me seriozitet e pasion siē e ka nisur kėtė rrugė, pse jo pas pesė vitesh ne do tė krenohemi me njė super modele shqiptare".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 21-06-2007 mė 15:34

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarja 21 vjeēare, mė e kėrkuara nė SHBA
    Nga Lioness nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-08-2007, 06:25
  2. Tė rejat mė tė fundit pėr komunitetin shqiptar nė Angli
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 117
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 15:18
  3. Lajme nga Anglia
    Nga kundraRRYMES nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 24-03-2005, 18:55
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •