Greqia ka shpërdorur 86.8 milionë euro nga fondet evropiane, shkruan sot gazeta greke "Imerisia".

Sipas gazetës, Komisioni Evropian (KE) ka regjistruar në Greqi disa mashtrime të caktuara me mjete nga fondet evropiane, ndërsa kjo e dhënë është përmendur në raportin e sivjemë të KE-së për mbrojtje të interesave financiarë të Bashkimit Evropian (BE).

Në raportin e KE-së bëhet e ditur se në vitin 2006 në shtetet anëtare të Bashkimit janë regjistruar 11.708 mashtrime dhe shkelje, të cilat do ta dëmtojnë Buxhetin evropian për 1.14 miliardë euro./Makfaks/