Derguar me: 21/06/2007
Oliverta Lila
Njė grua qė heq dorė nga jeta e saj pėr tė jetuar si burrė, ėshtė edhe sot njė fakt qė ēudit. Gra tė veshura si burra, qė pinė raki e ty mosin duhanin, bisedojnė nė kuvendin e burrave, marrin vendimet e familjes e nuk martohen kurrė. Kėto janė "vajzat e betuara" tė Veriut shqiptar. Personazhet qė anglezja Antonia Yong i rrėfen nė librin e saj, "Women who become men: Albanian Sworn Virgins" (Gratė qė bėhen burra. Virgjėreshat e betuara shqiptare). Nė botėn perėndimore ka pasur mjaft reagime pėr librin e saj. Ajo tregon se ka marrė telefonata tė shumta, deri edhe nga Australia. Antropologia ka vite qė e studion si fenomen. I ka takuar personalisht, ka dėgjuar rrėfimin e tyre, pėr ndjenjat dhe faktin si e pėrjetojnė tė kthyerit nė njė burrė. "Kam takuar 15 prej tyre", - shprehet ajo, duke i ndjerė shumė tė afėrta jetėt e tyre. Antonia Young i ka treguar tė gjitha kėto nė Tiranė. Paraditen e djeshme nė Hotel Tirana, ka mbajtur njė ligjėratė pėr kėtė fenomen. Tė ftuar kanė qenė mė sė shumti pėrfaqėsues tė huaj tė ndodhur nė Tiranė. Pėrmes njė videoprojektori, Young ka paraqitur me foto disa nga virgjėreshat e betuara, nė momente tė shkėputura nga jeta e pėrditshme apo edhe mes familjes. Pėr secilėn prej tyre rrėfen diēka. "E para qė kam takuar ishte Pashko, ajo qė kam vėnė edhe nė kopertinėn e librit. Takimi ishte me tė vėrtet fantastik dhe mė pas kam takuar edhe 7 apo 8 herė tė tjera. Ajo ka qenė personazhi edhe nė njė film qė kam bėrė pėr National Geografic. Herėn e fundit qė doja ta takoja dėgjova qė ishte e sėmurė dhe e shtruar nė spitalin e Shkodrės. Nuk pata mundėsi ta takoja. Ndėrsa gati njė vit mė parė, ajo kishte vdekur, 5 ditė para se unė tė vija nė Shqipėri", - tregon Young. Duke iu kushtuar kėtij studimi pėr gati 7 vjet, Antonia vjen herė pas herė nė Shqipėri. Kėto vizita e kanė ndihmuar qė t'i takojė shpesh ata (ashtu siē e gjithė shoqėria i quan), e tė rrėmbejė rrėfime tė hollėsishme e pėrjetime. Pėr Pashko vazhdon tė tregojė se "kur ishte bebe, flokėt e para ja ka prerė njė person qė mė vonė u bė kumbari i saj, ashtu siē e kėrkonte riti. Ky person tashmė ka vdekur dhe ishte familja e tij qė e mori pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr Pashkon. Ata nuk ishin tė afėrm, por ky rit i bėri tė tillė". Pėr Young Shqipėria ėshtė njė vend me tradita tė shumta e tepėr interesant pėr t'u studiuar, por ajo hedh alarmin e zhdukjes sė tyre. Ashtu si njė ditė nuk do tė ketė mė as virgjėresha tė betuara. "Shqipėria ofron shumė material pėr t'u studiuar nga antropologėt e rinj. Ndėrtesa tradicionale, mėnyra tė veēanta tė tė bėrit tė gjėrave, gatimi, punėt e dorės, thjesht shumė gjėra qė kanė tė bėjnė me zejtarinė, muret prej guri, gdhendjet nė dru. Ka akoma njerėz qė merren me kėto, por janė tė vjetėr, ndėrsa tė rinjtė nuk mėsojnė mė prej tyre. Ata mundohen tė gjejnė forma tė tjera mė tė thjeshta jetese. Pėr shembull, nė Theth kam takuar njė njeri qė i bėnte vetė kėpucėt e borės. Mendojeni qė nė Perėndim kjo do tė ishte diēka qė mund tė kushtonte shumė, shumė shtrenjtė", - shprehet ajo. Young e sheh si njė gjė normale qė sot tė flitet pėr Shqipėrinė moderne, ashtu siē ndodh nė vendet me zhvillim tė shpejtė, por sipas saj antropologėt duhet tė nxitojnė pėr tė kapur traditat.
Virgjėreshat e Ballkanit
Shqipėria e Veriut nuk ėshtė e vetmja qė e njeh kėtė fenomen. Tė tilla gra-burra gjenden edhe nė Malin e Zi, nė Bosnje, Serbi apo edhe nė Kosovė. Drejt kėsaj tė fundit ėshtė kthyer tashmė vėmendja e Young. "Mė ėshtė dashur vėrtet kohė tė shoh si qėndron puna nė Kosovė. Nė librin tim unė kam vetėm njė rast nga Kosova. Filmi i fundit qė ėshtė bėrė nė kohėn e Jugosllavisė sė bashkuar, para se tė ndahej mė 1991, ishte i njė regjisori i cili qe mbėshtetur nė historinė e vėrtetė tė njė gruaje qė mendohet se jeton ende nė Kosovė. Ngjarjet nė kėtė film janė vendosur nė shekullin e 19-tė, ishte pėr vajzėn e saj tė katėrt dhe vėshtirėsitė qė ajo kishte". Por ndėrsa virgjėreshat e betuara nė Shqipėri janė lidhur me Kanunin, Young nuk mendon tė njėjtėn gjė pėr Kosovėn. Pėr tė fenomeni ėshtė i lidhur me traditėn, por tani kemi tė bėjmė me njė nevojė sociale tė kėtyre grave qė duhen tė jenė edhe burra shtėpie. "Janė shkruar plot histori pėr gra qė s'duan tė martohen, histori qė kanė hyrė nė fondin e historive romantike. Nė rastin e Kosovės nuk kam pasur nevojė tė kėrkoj nga kėsi rastesh", - shprehet ajo. Fenomeni ėshtė studiuar edhe nė kėto rajone tė tjera. Disa kanė qenė studime tė mirėfillta, ndėrsa disa tė tjera ngelen nė kuadrin e mbrojtjes sė njė teme diplome ose doktorature. Por kontaktet e vendosura me Young kanė qenė tė shumta dhe sipas saj, kjo tregon se interesi pėr kėtė fenomen ngelet ende i madh. Antonia Young pėr herė tė parė e ka vizituar Shqipėrinė nė vitin 1989. Interesi i saj pėr vendet e Lindjes ka filluar pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe ka treguar se shpesh herė Shqipėrinė e ka parė nga vendet fqinje. Aktualisht ajo po punon me Parkun e Paqes, e ngarkuar nga Komiteti Britanik pėr tė ndihmuar pėr ngritjen e kėtij parku nė Luginėn e Shalės.
balkanweb
Krijoni Kontakt