SHQIPTARėT SI MJESHTėR Tė ARTIT USHTARAK Nė SHEK. XV-XV - GJENERALI I SHQUAR STRADIOT, GJERGJ BASTA

Ėshtė e zakonshme kur shfleton kronikat e shekujve XV dhe XVI, pėr luftėtarė shqiptarė dhe menjėherė tė gjesh njė mori stradiotėsh, komandantė e kapitenė trima, tė cilėt arritėn edhe gradat mė tė larta ushtarake, ato tė gjeneralėve nė armata shumė tė njohura tė kohės. Tė gjithė kėta, pa pėrjashtim identifikohen si shqiptarė ose me origjinė shqiptare. Natyrisht, stradiotė, ushtarė mercenarė, mė pak tė shquar kishte dhe nga kombėsi tė tjera si greke, dalmatinase, hungareze, sllave, vllahe etj.

Dalja e stradiotėve nė skenėn luftarake tė Evropės sė shekujve XV e XVI, nuk mund tė shėnohet me saktėsi, pasi pėr njė gjė tė tillė, deri mė sot, nuk ėshtė zbuluar asnjė dokument qė mund ta konfirmonte njė gjė tė tillė, por, as kronikat e shumta tė kohės nuk na japin njė vit preciz. Edhe pse disa studiues shėnojnė vitin 1414, si vit tė trupave stradiote, kur nė njė dokument venedikas pėrmendet pėr herė tė parė termi Stradiot, ky fakt nuk ėshtė aq bindės, pėr shkak se edhe mė herėt, nė shėrbim tė Venedikut, kishte ushtarė shqiptarė me kuaj, pėrkatėsisht qė nga viti 1402. Mendimi se stradiotėt i ndeshim si reparte luftarake pas fushatės sė Karlit VIII, ėshtė i gabuar, sepse, tė dhėnat mė tė reja, qoftė nga burimet arkivore, qoftė nga studimi i literaturės sė botuar [kronikat e shumta dhe vėllimet e panumėrta me dokumente] na i ofrojnė ato tė freskėta. Sipas kėtyre burimeve, nė vitin 1481, stradiotėt pėrmendėn nė Friuli, pastaj nė vitin 1487 nė Dolomite, nė luftėn e Venedikut me Austriakėt, si dhe nė betejėn nė mes Ludovikut tė Zi dhe zviceranėve tė Valezės. Natyrisht, tashmė ėshtė e njohur se ėshtė pikėrisht fushata e Karlit VIII, ajo qė nxjerr nė pah fuqinė dhe namin e stradiotėve shqiptarė, duke ndėrkombėtarizuar rolin dhe ndikimin e tyre nė shumė beteja, qė jo nė pak raste, ata kanė luftuar edhe kundėr njėri-tjetrit. Pėr bėmat e tyre ne kemi tė dhėna tė shumta nė territoret e Francės, Spanjės, Gjermanisė, Vendeve tė Ulėta, Hungarisė etj.

I kėsaj periudhe ėshtė njėri prej figurave mė tė shquara stradiote, pėr tė cilin janė shkruar vepra, monografi dhe studime tė shumta, qoftė si komandat dhe pjesėmarrės i drejtpėrdrejtė i betejave, qoftė si teoricien dhe njohės i jashtėzakonshėm i artit luftarak tė kohės kur jetoi e veproi, pra, Gjergj Basta.

Emri i Gjergj Bastės ėshtė i nderuar, por, pothuajse tė barabartė me tė, pėr nga trimėritė dhe betejat janė edhe shumė emra stradiotėsh shqiptarė. Pa dashur tė bėjmė njė listė tė plotė tė tyre, ne po pėrmendim vetėm disa nga mė kryesorėt, tė cilėt i citon nė njė studim tė tij edhe at Zef Valentini. Kėta janė: Ferrante Kastrioti (nip i Vrana Kontit), Alfons Kastrioti, Thedor Krisma, Adrian e Nikollė Muzaka, Theodor Bukali, Mėrkur Bua, Manuel, Kostandin, Gjergj e Nikollė Bokali (martuar me motrėn e gruas sė Gj. K. Skėnderbeut), Konstandin Araniti, Leonida dhe Franēesk Maria (tė dy bijtė e Kostandin Aranitit), Theodor Bischietto, Gjin Golemi, Gjergj Karisesa, Gjon Sheqeri, Nikollė Masi i mbiquajtur Mėzi, Lazėr Mati, Gjon dhe Engjell Lazėr Mati, Dhimitėr, Qezar e Gjergj Kapuēmadhi, Pjetėr e Dhimitėr Basta, Teodri nga Sparta, Pjetėr Petani, Gjon Volasi, Nikollė, Lekė, Martin, Andrea, Teodro e Martin Peta, Aleks Bua, Gjergj Gėrbeshi, Pjetėr, Domenik, Vetor, Gjergj dhe Reposh Busikioti etj.

Po kush ishte Gjergj Basta? Ai lindi mė 30 janar tė vitit 1544 nė Roccaforzata, (atėherė Rocca), provinca e Tarantos dhe vdiq mė 26 gusht 1607 (rreth vitit tė vdekjes ka disa paqartėsi, sepse, sipas disa tė dhėnave tjera, mund tė ketė vdekur nė vitin 1612 nė KurtĆ© /Belgjikė/?) nė Vjenė. Duke qenė nga njė familje fisnike shqiptare, i ati, Dhimitri, kishte lindur nė Shqipėrinė e Jugut, nė qytezėn e Bastas, tė cilėn e kishin nė zotėrim dhe e cila ndodhej nė mes tė Butrintit dhe Sarandės. Si qytezė ishte ndėrtuar nga venedikasit. Duke mos duruar pushtimin osman, ai me familje dhe disa bashkėqytetarė fisnikė ishte shpėrngulur nė provincėn e Tarantos, pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, mė 1468, (ku gjyshi i Gjergj Bastės, Andrea Basta, ishte bashkėluftėtar i Heroit tonė Kombėtar) si mercenar kishte hyrė nė shėrbim ushtarak, nė forcat kalorėsiake tė mbretit tė Napolit. Sipas burimeve dokumentare dhe literaturės sė shumtė pėr Gjergj Bastėn, e cila ėshtė botuar nė gjuhė tė ndryshme dhe mund tė konsultohet, pos studimeve tė veēanta edhe nė shumė enciklopedi, fjalorė e leksikone biografike, studimet e para i mbaroi nė Asti tė Piemontes. Duke treguar zgjuarsi dhe aftėsi tė rralla nė artin luftarak, dėrgohet pėr studime tė mėtejshme nė Akademinė Ushtarake tė Holandės, ku tregoi rezultate tė shkėlqyera.

Me tė marrė pushtetin nė Vendet e Ulėta, miku i familjes Basta, Aleksandėr Farnesi, e emėron Gjergjin si komisar tė pėrgjithshėm tė reparteve kalorėsiake pėr tėrė Vendet e Ulėta, (viti 1580), pasi mė parė kishte qenė gjithashtu student nė Akademinė e A. Farnesit. Ndėrsa nė vitin 1579, Gjergj Basta ishte komandant i njė trupe (regjimenti) kalorėsie prej 200 luftėtarėsh tė stėrvitur mirė dhe tė gjithė shqiptarė tė ikur nga trojet shqiptare nė Itali. Gjatė kohės sa ishte komisar i pėrgjithshėm, ai shumė herė me trupat e tij pėrballoi me sukses sulmet e bėra nga Henriku i Navarrės. Nė vitin 1584 e gjejmė duke luftuar nė rrethinat e Anversit (Holandė); ndėrsa nė vitin 1588 ishte ndėr komandantėt mė meritorė pėr fitoren famėmadhe tė pushtimit tė Bonit. Pjesėmarrja nė beteja ishte e shpeshtė, nė fronte shumė tė vėshtira. Nė vitin 1590 shkon nė Farnezin tė Francės, nė ndihmė tė Lidhjes sė Krishterė, duke korrur njė fitore tė shkėlqyer, kurse nė vitin 1593 merr pjesė nė fushatėn e Manofeldit po nė Francė. Pas vdekjes sė mikut tė tij, A. Farnesi, Gj. Basta duke vėrejtur se nuk nderohej dhe respektohej ashtu siē e meritonte, nga ana e pushtetarėve spanjollė tė Madridit, vendosi tė kalojė nė shėrbim tė Perandorisė Austro-Hungareze nė vitin 1596, duke u vendosur me ushtarėt e tij, kryesisht shqiptarė, nė zonėn e Danubit. Fati deshi qė tė korrte fitore tė shumta kundėr ushtrive osmane, tatare, vllahe, transilvaneze dhe kundėr protestantėve hungarezė. Kėto fitore i mundėsuan qė tė kishte funksione shumė tė larta, derisa u bė kryekomandant i ushtrisė sė Perandorisė Austro-Hungareze pėr Hungarinė e Transilvaninė dhe njėherėsh u emėrua edhe guvernator i pėrgjithshėm pėr kėto dy krahina, duke fituar edhe gradėn mė tė lartė tė mundshme ushtarake, atė tė gjeneralit (generalisimus). Duhet cekur se kronikat e kohės, sidomos ato hungareze, ofrojnė tė dhėna tė shumta pėr luftėrat e tij, ku pothuajse njėzėri pohohet se ishte njėri ndėr komandantėt mė tė njohur tė kohės sė tij. Por, gjithashtu nė ato kronika ka tė dhėna tė tjera pėr shkatėrrime tė pamėshirshme tė viseve tė cilat i pushtoi nga ushtarėt e tij, tė cilėt ishin mercenarė dhe pos shqiptarėve, nė radhėt e stradiotėve tė tij, kishte edhe hungarezė, italianė, grekė, sllavė, italianė, bohemė etj.

Nė fillim tė shekullit XVII, i ftuar nga perandori gjerman, Rudolfi II (1599-1605), Gjergj Basta, emėrohet njėri prej komandantėve kryesorė pėrkrah Michaelit tė Vllahisė, pėr Siebenbürgen (Hungari), pasi princi i kėtij qyteti, Sigismund Barthóry, kishte prishur traktatin e lidhur me perandorin gjerman, duke mos pranuar qė territori i sundimit tė tij tė jetė pjesė e Perandorisė sė Habsburgėve, por kėrkonte autonomi dhe tė njihej si njė provincė e vetme e administruar nga ai, ngase nė njė traktat tė fshehtė, fronin e Siebenbürgit ia kishte premtuar kushėririt tė tij, kardinalit Andreas Barthóry-t. Nė vitin 1599, Michaeli i Vllahisė pushton Siebenbürgen dhe kėshtu bėhet kundėrshtar i perandorit gjerman, Rudolfit II, dhe njėkohėsisht edhe Gjergj Bastės, edhe pse mė parė ata ishin miq dhe kishin luftuar krah njėri-tjetrit nė disa beteja. Gj. Basta, armikun e tij tė ri, Michaelin e Vllahisė, qė kishte pėr aleat Sigismund Barthóry-n e mund nė fushėbetejėn e Mirislós-ė mė 18 shtator tė vitit 1600. Pėrkundėr disfatės, pas njė viti, Michaeli i Vllahisė prapė forcohet dhe mė 3 gusht tė vitit 1601 e sulmon Gjergj Bastėn. Ky i fundit, duke treguar mjeshtri tė jashtėzakonshme dhe manovrime tė suksesshme, humbjen e kthen nė fitore, duke e zėnė tė gjallė Michaelin e Vllahisė, tė cilin po atė ditė e vret dhe komandantin tjetėr, armikun e vjetėr Sigismund Barthóry-n, i cili ishte aleat me Michaelin e Vllahisė. Nė kėtė betejė, Gj. Bastės iu vranė 300 luftėtarė, ndėrsa armiqve tė tij rreth 10 mijė; ai si pre lufte mori 110 flamuj, 40 topa dhe shumė plaēka tjera tė ushtrive tė mundura armike. Pas vrasjes sė Michael-it, Gjergj Basta arriti tė bashkoi Moldavinė, Transilvaninė dhe Vllahinė nėn Perandorinė Austro-Hungareze.

Duke iu shtuar nami si komandat i pathyeshėm i stradiotėve, mė 1604-ėn, perandori gjerman, Rudolfi II, e fton pėrsėri nė ndihmė Gjergj Bastėn me luftėtarėt e tij, por kėsaj radhe nė luftė kundėr Perandorisė Osmane. Gjergj Basta udhėhoqi mė shumė se 100 beteja nė vende tė ndryshme si nė: Spanjė, Flander, (Belgjikė) Holandė, Francė, Gjermani, Hungari, Transilvani, Itali etj. Pėr merita tė shquara ushtarake, duke qenė i pathyeshėm, ai arriti gradėn e lartė ushtarake tė gjeneralit (generalisimus). Perandori gjerman, Rudolfi II (1599-1605), nė vitin 1605 e emėroi Kont tė Perandorisė sė Shenjtė Romake.

Pas njė karriere shumė tė suksesshme, ku njihte vetėm fitore, Gjergj Basta nė fillim tė vitin 1606 (fundi i janarit) tėrhiqet nga jeta aktive ushtarake. Perandori e shpėrbleu me prona tė mėdha tė Husit e Maramureshit, tė cilat mė vonė i shkėmbeu me ato tė Tropaut, pėr shkak tė cilėsisė dhe bonitetit mė tė lartė. Mė parė, Gjergj Basta kishte blerė nė vitin 1594 feudin e San Martinos dhe nė vitin 1606, para se tė largohej nga jeta aktive ushtarake, kishte blerė edhe feudin tjetėr tė Monteparanos.

Pėrkundėt angazhimeve tė shumta nė fushėbeteja, ai gjeti kohė tė merret me shkrime dhe krijime nga fusha e artit luftarak, duke botuar disa vepra. Por, si duket, ato mė kryesoret i shkroi pasi u tėrhoq nga jeta aktive ushtarake. Ne na janė tė njohura tre nga ato, tė cilat i kemi konsultuar nė Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit dhe atė Venedikut, Marciana. Veprat e Gj. Bastės mund tė quhen edhe traktate tė artit luftarak. Ato mbajnė titujt: Il maestro di campo generale /Udhėheqėsi i veprimeve tė pėrgjithshme luftarake/, botuar nė Venedik, nė vitin 1606; vepėr kjo qė ēmohet shumė dhe sipas specialistėve tė artit ushtarak cilėsohet si "ungjill i vėrtetė i komandantit nė luftė". Ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė dhe atė nė: gjermanisht, frėngjisht dhe ribotuar dy herė nė italisht; vepra e dytė ėshtė: Il governo della cavaleria leggiera /Drejtimi i kalorėsisė sė lehtė/. Botuar nė italisht nė Venedik, nė vitin 1612. U pėrkthye nė frėngjisht tri herė radhazi nė: Bruksel, Hanódhe RuĆ”n, si nė dhe gjermanisht nė Frankfurt dhe nė spanjisht, Madrid. Nė artin luftarak, kjo vepėr konsiderohet si "rregullorja" elementare mbi organizimin e kalorėsisė sė lehtė. Kjo vepėr botohet post mortum nga ana e bashkėluftėtarėve tė tij stradiotė: Pjetėr Armitatit dhe Jeronim Sirtorit, me disa plotėsime nga botuesit. Pos rregullave themelore, autori kėtu lavdėron aftėsitė e rralla tė oficerėve shqiptarė, trimėrinė e tyre dhe traditėn luftarake, duke pėrmendur edhe fitoret e shkėlqyera tė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeut, si dhe komandantėve stradiotė: Gjin Golemit, Gjergj Karisesė dhe gjyshit (Andresė), tė atit (Dhimitrit) dhe vėllait tė tij, Nikollės. Ndėrsa vepra e tretė ėshtė: Del governo dell‘artiglieria. /Mbi drejtimin e artilerisė/. Kėto vepra, pėr shekuj me radhė u pėrdorėn si tekste studimi nė akademitė ushtarake tė Evropės, duke u cilėsuar si tė shkėlqyera nga specialistė tė fushave pėrkatėse si: Gabriel NodĆ© (1600-1653); Pierr Baile (1647-1706); Zhan Sharlou-Folardi (1669-1752) etj.

Janė mjaft interesante pėrshkrimet qė i bėjnė biografėt portretit dhe vetive tė tija fizike, jo vetėm ata qė kishin dėgjuar pėr tė, por edhe tė tjerė qė e kishin njohur dhe takuar nė shumė raste. P.sh. C. Spontoni, i cili edhe e kishte takuar nė Venedik, nė veprėn e tij: Historia della Transilvania, tė botuar nė Venedik nė 1638, e pėrshkruan: nga pamja paraqitej i zymtė dhe i trishtuar, por pas bisedave me tė, ndryshonte kjo pėrshtypje dhe ai ishte i dashur dhe shumė i qeshur, veēanėrisht me batutat e tija tė lezetshme pėr ndodhitė nė fushėbeteja dhe atyre nė jetėn e pėrditshme. Ndėrsa njė autor tjetėr, L. Crasso, nė veprėn e tij: Elogi di capitan illustri, botuar po ashtu nė Venedik mė 1683, shkruan: "Stradioti me origjinė shqiptare, Gjergj Basta kishte fėtyrė tė plotė, me tipare tė rrepta, hundė shqiponjė, sy tė mėdhenė, ishte shtatlartė dhe esmer, me gjymtyrė tė shėndoshta dhe trup atleti; ishte sypatrembur nė beteja, dhe mjeshtėr i vėrtet nė pėrdorimin e armėve, i etur pėr fitore dhe lavdi. Shquhej si besimtar nė fe, dhe ishte njeri i fjalės, armik i pėrbetuar i tradhėtisė dhe pabesisė, ishte i pakorruptueshėm dhe zemėrohej lehtė, ishte shumė dyshues dhe kishte njė shpirt hakmarrės dhe kishte shumė zili lavdinė e tjerėve, nuk pėrtonte kurrė tė ishte i pari nė betejė dhe tė tėrhiqej i fundit nga ajo".

Me vlera tė konsiderueshme janė dorėshkrimet dhe letėrkėmbimet e Gjergj Bastės, njė pjesė e mirė e tė cilave ruhen tė shpėrndara nė Arkivin Sekret tė Vatikanit; Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit; Arkivin e Qytetit tė Venedikut; Bibliotekėn Nacionale Qendrore Marciana tė Venedikut; Bibliotekėn Civico tė Muzeut Korrer tė Venedikut; Arkivin Shtetėror Hungarez; Bibliotekėn Kombėtare Szecheny tė Budapestit, Bibliotekėn Kombėtare tė Vjenės, Bibliotekėn Nacionale tė Katalunjės etj. Botimi i tyre, pas njė studimi dhe shqyrtimi kritik, do tė plotėsonte kėtė figurė tė shquar tė artit luftarak, jo vetėm si pjesėmarrės tė drejtpėrdrejtė nė fushėbeteja, por edhe nė teorinė e artit ushtarak, veēanėrisht pėr fusha tė kalorėsisė sė lehtė, drejtimin e betejave dhe artilerisė nė Mesjetė, duke nxjerrė nė dritė ngjashmėritė dhe shembujt e luftėtarėve e komandantėve tė tjerė shqiptarė, qė i kanė shėrbyer Gjergj Bastės nė veprat e veta nė dorėshkrim