Ekipi i Unitetit mendon edhe pėr forma alternative tė zgjidhjes sė statusit
e martė . 19 qershor 2007
Kosova do tė mendojė edhe pėr forma alternative tė zgjidhjes sė statusit, nėse ai shtyhet nė pafundėsi. Ky ėshtė qėndrimi i Ekipit tė Unitetit, i transmetuar pas mbledhjes sė sotme nga ana e zėdhėnėsit Skėnder Hyseni. Ai ka thėnė se Ekipi nuk ka marrė ende asnjė kėrkesė zyrtare pėr mundėsinė e shtyrjes sė statusit dhe nuk dėshiron tė komentojė ato qė mbesin nė kuadėr deklaratash tė ndryshme. Ekipi i Unitetit kundėrshton mundėsinė e ndryshimit tė pakos sė Ahtisaarit, dhe aq mė tepėr negocimin e saj me Beogradin. Ndėrkohė, sa i pėrket kohės kur njė rezolutė e re e Kėshillit tė Sigurimit do tė miratohet, Hyseni nuk ka dhėnė afat, duke thėnė se pengesa kryesore mbetet kundėrshtimi i Rusisė. Nė mbledhjen e sotme tė Ekipit, kryetari i Komisionit kushtetues, Hajredin Kuēi, ua ka dorėzuar anėtarėve njė pyetėsor me disa prej ēėshtjeve pėr tė cilat duhet tė arrihet konsensusi, e tė cilat do tė bėhen pjesė e Kushtetutės sė shtetit tė Kosovės.
"dr.dituria"
Krijoni Kontakt