Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 62
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Ngjitja e lëngut të mpiksur në mitër.

    Nëse do të vazhdonim t’i studionim më tej argumentet e shpallura në Kuran rreth formimit të embrionit të njeriut, ne do të hasim shumë mrekulli shkencore të rëndësishme.
    Kur qeliza spermatozoite bashkohet me vezën e femrës, fillon të formohet qeliza bazë e embrionit që do të lindë. Qeliza e vetme, e cila njihet në biologji me emrin “zigotë”, fillon menjëherë të riprodhohet duke u ndarë dhe më pas shndërrohet në një “copë mishi” të quajtur embrion. Sigurisht që kjo mund të shihet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.

    Por, embrioni gjatë periudhës së zhvillimit nuk qëndron në zbraztirë. Ai ngjitet në mitër si rrënjët e një bime, të cilat janë të fiksuara fort në tokë nëpërmjet lozeve të tyre. Nëpërmjet kësaj lidhjeje, embrioni arrin të marrë prej trupit të nënës substancat e nevojshme të jetës.
    Këtu, në këtë pikë, një mrekulli mjaft domethënëse është shpallur në Kuran. Duke iu referuar zhvillimit të embrionit në barkun e nënës, Allahu përdor në Kuran fjalën “alek” , e cila është dhe faza e parë e përshkrimit të zhvillimit të tij.

    "Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë. Krijoi njeriun prej alek-ut. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!(El Alek 1-3)

    Nga ana gjuhësore fjala alek ka tre kuptime:
    1) shushunjë
    2) diçka e varur
    3) gjak i mpiksur

    1-Po të krahasojmë një shushunjë me embrionin e njeriut, do të vërejmë një ngjashmëri të madhe.
    Gjithashtu, embrioni në këtë fazë e merr ushqimin nga gjaku i nënës ashtu si shushunja që ushqehet me gjakun e të tjerëve.


    Shushunje
    Embrion

    2-Kuptimi i dytë i fjalës alek është “diçka e varur”. Kjo varje e embrionit gjatë fazës së alek-ut në mitrën e nënës mund të shihet mjaft qartë në fotot më poshtë.

    3-Kuptimi i tretë i fjalës alek është “gjak i mpiksur”. Po të vëzhgojmë embrionin do të vëmë re se pamja e tij e jashtme si dhe e enëve të tij të gjakut, gjatë fazës së alek-ut, është e ngjashme me pamjen e gjakut të mpiksur. Kjo për shkak të prezencës së një sasie relativisht të madhe gjaku në trupin e embrionit gjatë kësaj faze. Gjithashtu, gjatë kësaj faze gjaku nuk qarkullon derisa embrioni të arrijë në javën e tretë të tij. Kështu embrioni në këtë fazë është si gjak i mpiksur.

    Siç shihet, të tre kuptimet e fjalës "alek" korrespondojnë saktësisht me përshkrimin e embrionit në fazën e alek-ut.
    Sigurisht, përdorimi i kësaj fjale në një mënyrë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e embrionit në barkun e nënës, vërteton edhe një herë se Kurani është shpallje nga Allahu, nga Zoti i të gjithë Botëve.


    Në fazën e parë të zhvillimit, foshnja në barkun e nënës është në formën e zigotës, e cila ngjitet në mitër me qëllim që të ushqehet prej gjakut të nënës. Në foton lart duket një zigotë, e cila ngjason me një copë mishi. Ky fakt, i cili u zbulua nga embriologjia bashkëkohore, është një mrekulli e shpallur në Kuran 14 shekuj më parë me anë të fjalës “alek”, që nënkupton “diçka që ngjitet dhe varet në në një vend” dhe përdoret për të përshkruar shushunjën, e cila ngjitet në trup për të thithur gjak.

  2. #42
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    selam alejkum


    O immaculate mendon se metevertet don ketu te te kuptojn?, njerez ignorant si disa ketu shohin ne kur'an nje nderhiyrje ne natyre kur ndegjojn gjera te tilla, sepse ata mendojn se kompetencat e vetme per te folur mbi gjera te tilla i kane njerezit qe kane te kryer fakultete e shkolla te larta perkatese. Neve bota na konsideron si popull malok, dhe mu nga kjo e vertete rrezulltojn edhe reagimet e forumasve ketu, ku ne malet edhe me mbarimin e shkolles fillore fiton nje grade te larte ne shoqeri, si njeri i ditur.

    Ty, ty do te cilesojn si hoxhe, e tjeret, ata dijetaret me shkollen fillore, si kompetent per te folur per gjera te tilla.

    Keshtu qendrojn punet me kete popull analfabet, fatkeqesisht keshtu.

    Flm
    albanish by nature

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    QUMËSHTI I NËNËS!

    Qumështi i nënës është një përzierje e pakrahasueshme që shërben si një burim ushqimor i shkëlqyeshëm për foshnjen e porsalindur dhe një substancë, e cila rrit rezistencën ndaj sëmundjeve. Madje as ushqimi artificial për fëmijë i prodhuar nga teknologjia e ditëve tona nuk mund ta zëvendësojë këtë burim ushqimi të mrekullueshëm.



    Çdo ditë zbulohen dobi të reja që përmban qumështi i nënës për fëmijën. Një prej argumenteve që shkenca ka zbuluar rreth qumështit të nënës është se pirja e tij nga fëmija gjatë dy viteve të para të jetës ka dobi mjaft të madhe. Ne ato vende ku femijet i ushqejne per gati dy vjet, rastet e semundjeve nervore jane mjaft te ulta.
    Allahu na jep një lajm mjaft të rëndësishëm 14 shekuj më parë në lidhje me këtë fakt të zbuluar nga shkenca kohët e fundit:

    “Nënat duhet t’i ushqejne foshnjat e tyre për dy vjet me radhë…” (El-Bekare 233)

    "Ne e kemi urdhëruar njeriun që të sillet mirë me prindërit, sepse nëna e vet atë e mbajti në barkun e saj, me vështirësi pas vështirësie, dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. Ji mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj." (Llukman 14)

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    IDENTITETI NË SHENJAT E GISHTËRINJVE!

    Ndërsa lexojmë në një nga ajetet kuranore se për Allahun është shumë e lehtë që t’i ringjallë njerëzit pas vdekjes, në të njëjtin ajet gjejmë të theksuar veçanërisht shenjat e gishtërinjve të njerëzve.

    "A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t'i bledhim! Madje Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij!" (El Kijame 3-4)



    Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, kanë shenjën e tyre të veçantë të gishtërinjve. Me fjalë të tjera, identiteti i gjithësecilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet me sistemin i kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona, si p.sh. në produktet ushqimore.

    Theksimi i shenjave të gishtërinjve ka një domethënie mjaft të veçantë, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason askujt. Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve.

    Për këtë arsye, shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e rëndësishme e identitetit, ndaj dhe përdoren sot pikërisht për këtë qëllim dhe nje argument qe njerezit te binden per ringjalljen e tyre. Informacionet dhe te dhenat e gjithesecilit prej nesh jane te ruajtura sakte te Zoti.

    Por, më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua në fundin e shekullit XIX. Përpara kësaj periudhe njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim të specifik. Në Kuran na tregohet kjo karakterisikë dalluese e shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua veçse në ditët tona.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    INFORMACIONI I DHËNË NË KURAN MBI TË ARDHMEN!

    Një aspekt tjetër i mrekullive të Kuranit është përmendja e një sërë ngjarjesh të rëndësishme, të cilat do të ndodhin në të ardhmen. Për shembull, në ajetin e njëzeteshtatë të sures El-Fet’h, besimtarët përgëzohen me lajmin e rikthimit të Mekes, e cila ishte më parë ishte nën sundimin e idhujtarëve:

    "Allahu e vërtetoi ëndrrën e të dërguarit të Tij me të vërtetë. Me dëshirën dhe vullnetin e Allahut, ju do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, me flokë të rruar apo të shkurtuar pa iu frikësuar kujt. Ai di atë që ju nuk e dini dhe para saj ju dha një fitore të afërt (çlirimi i Hajberit)." (El Fet’h 27)

    I parë nga afër, ky ajet shpall një tjetër fitore e cila do të ndodhë përpara fitores së Mekës. Me të vërtetë, ashtu siç është shpallur edhe në ajet, besimtarët ne fillim morën Fortesën e Hajberit, e cila ishte nën kontrollin e çifutëve dhe më pas hynë në Mekë.

    Shpallja e ngjarjeve të së ardhmes është vetëm një pjesë e dijes së Kuranit. Ajo është gjithashtu argument se Kurani është fjala e Allahut, i Cili ka dije të pafundme.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    FITORJA E BIZANTIT!

    Një nga iformacionet e përmendura në Kuran mbi atë që do të ndodhë në të ardhmen, e gjejmë të shpallur në ajetet e para të sures Er-Rum, të cilat i referohen Perandorisë Bizantine apo pjesës lindore të Perandorisë Romake. Në këto ajete është shpallur se Perandoria Bizantine, pas disfatës së rëndë që kishte pësuar prej ushtrisë Perse, do të trumfonte së shpejti.

    "Elif, Lam, Mim. Bizantinët (romakët) u mundën, në tokën më të ulët, por pas disfatës së tyre, ata do të triumfojnë brenda pak viteve. (Er-Rum 1-3)



    Deti i Vdekur
    Populli i Lutit
    Jeruzalemi
    Tel Avivi
    Mesdheu

    Shtrati i Detit të Vdekur, apo Liqenit të Lutit, ku bizantët u mund nga persët. Lart është një foto e vendit, marrë nga sateliti. Vendi i Liqenit të Lutit, i cili është vendi më i ulët në botë, është 395 metra nën nivelin e detit.

    Këto ajete u shpallën rreth vitit 620 e.s., gati shtatë vjet para humbjes së thellë të ushtrisë bizantine kristiane prej ushtrisë perse idhujtare. Por, në Kuran deklaroi se shumë shpejt bizantinët do të triumfonin. Në fakt, duke parë disfatën e rëndë të bizantinëve, dukej gati e pamundur për shtetin bizantin se do të mbijetonte e jo më të fitonte përsëri. Jo vetëm persët, por edhe avarët, sllavët dhe lombardianët përbënim një kërcënim serioz për Perandorinë Bizantine.

    Avarët kishin arritur deri në muret e Kostandinopojës. Perandori bizantin, Heraklius, urdhëroi që floriri dhe argjendi që gjenden në kisha të shkrihej dhe me to të bëheshin para për të përballuar shpenzimet e ushtrisë. Kur këto nuk mjaftuan edhe statujat e bronxit u shkrinë për t’u bërë në para. Shumë governatorë u kthyhen kundër perandorit Heraklius dhe kështu perandoria ishte në pikë të hallit. Mesopotamoa, Siria, Palestina, Egjipti dhe Armenia, të cilat kohë më parë i përkisnin Perandorisë Bizantinet, ishin pushtuar nga idhujtarët persë.

    Me pak fjalë, të gjithë pritnin që Perandoria Bizantne të shkatërrohej nga çasti në çast. Por, pikërisht në ato momente, u shpallën ajetet e para të Sures Er-Rum, sipas të cilave bizantinët do të triumfonin pas pak vitesh. Kjo fitore dukej aq e pamundur, saqë idhujtarët e Mekes, të cilët ishin mjaft larg vendit të ngjarjes, filluan të talleshin me besimtarët dhe me këto ajete. Ata besonin se fitorja e shpallur në Kuran nuk do të bëhej kurrë realitet.

    Afërsisht shtatë vjet pas shpalljes së ajeteve të para të sures Er-Rum, në Dhjetor të vitit 627 e.s. një betejë e ashpër u zhvillua ndërmjet ushtrisë bizantine dhe asaj Perse në Nineveh. Ndodhi ajo që s’pritej, ushtria bizantine e mundi ushtrinë perse. Disa muaj më vonë, persianët u detyruan të bënin një marrëveshje me Perandornë Bizantine, sipas të cilët ata detyroheshin t’i kthenin asaj të gjitha territoret e marra prej saj. Pra, në fund, “fitorja e bizantinëve” e shpallur në Kuran u bë realitet. Kjo është një nga profecitë ne Kuran...

    Vazhdon ...

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Vazhdimi...

    Një tjetër mrekulli e shpallur në këto ajete është përmendja e një dukurie gjeografike, e cila nuk mund të njihej prej askujt në atë kohë.
    Në ajetin e tretë të sures Er-Rum, na bëhet e ditur se romakët u thyhen në vendin më të ulët në Tokë. Kjo frazë “Edna el-erd” në arabisht është interpretuar në mjaft përkthime si “vendi më i afërt”. Por, ky nuk është kuptimi fjalë për fjalë i shpalljes në origjinal, por është më tepër një kuptim figurativ i tij. Fjala “Edna” në arabisht vjen nga fjala “denij” që nënkupton “e ulët”, ndërsa “edna” do të thotë “më e ulta”, ndërsa “erd” do të thotë “tokë”. Kështu që shprehja “Edna el Ard” do të thotë “vendi më i ulët në Tokë”.


    Lart janë fotografitë e Detit të Vdekur marrë nga sateliti. Lartësia e Detit të Vdekur mund të përcaktohet vetëm me pajisjet teknike të kohës së sotme. Këto matje sollën nxorën në dritë faktin se ai vend është me të vërtetë “vendi më i ulët në Tokë”.

    Fakti më interesant është se etapat më të rëndësishme të luftës së zhvilluar ndërmjet dy perandorive bizantine dhe perse, në të cilën bizantinët u mundën dhe si pasojë humbën Jeruzalemin, kanë ndodhur me të vërtetë në pikën më të ulët të Tokës. Ky rajon specifik është shtrati i Detit të Vdekur, apo Liqenit të Lutit, i cili ndodhet në pikën e bashkimit të Sirisë, Palestinës dhe Jordanisë. “Deti i Vdekur” shtrihet 395 metra nën nivelin e detit dhe me të vërtetë është vendi më i ulët në Tokë.

    Kjo nënkupton se Bizanti u mund në pjesën më të ulët të botës, tamam siç thuhet në Kuran.
    Pjesa më rëndësishme është fakti se lartësia e Detit të Vdekur mund të matet vetëm me paisjet teknike moderne. Më parë ishte e pamundur të dihej se ajo ishte pjesa më e ulët e sipërfaqes së Tokës. Por, Kurani i zbritur 14 shekuj më parë e përmend këtë gjë. A nuk është ky një argument bindës se ai është me të vërtetë një shpallje hyjnore?
    Kur te mer mendt Perenia, s'ka kush te bo dermon...

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    FJALA “HAMAN” E CILA GJENDET NË KURAN ËSHTË PËRDORUR NË HIEROGLIFET EGJIPTIANE!

    Informacioni i dhënë në Kuran rreth Egjiptit të lashtë, nxori në dritë shumë fakte historike, të cilat ishin të pakonfirmuara deri kohët e fundit. Këto fakte na bëjnë të qartë se çdo fjalë në Kuran është shpallur nga një Ekzistencë Inteligjente me Urtësi të përkryer.

    Hamani është një person, emri i të cilit përmendet në Kuran së bashku me Faraonin. Ai është përmendur në gjashtë vende të ndryshme në Kuran si një prej njerëzve më të afërt të Faraonit.
    Çuditërisht, emri i Hamanit nuk përmendet në asnjë nga librat e Teuratit (Tora), ku bëhet fjalë për jetën e Musait (Moisiut). Megjithatë, emrin Haman e gjejmë të përmendur te kapitujt e fundit të Testamentit të Vjetër, si një prej ndihmësve të mbretit të Babilonisë, i cili u shkaktoi mjaft mizori Izraelitëve, afërsisht 1100 vjet mbas vdekjes së Moisiut.

    Disa jomuslimanë, të cilët deklarojnë se Profeti Muhamed e shkroi vetë Kuranin duke e kopjuar nga Bibla, mirëpo gjatë këtij procesi ai deformoi disa nga ngjarjet e shpallura në Bibël:
    Absurditeti i këtyre deklaratave u vërtetua vetëm pasi u dëshifrua alfabeti hieroglif egjiptian, rreth 200 vjet më parë dhe në shkrimet e lashta u gjend emri “Haman”.

    Përpara këtyre zbulimeve, shkrimet dhe dorëshkrimet e Egjiptit të lashtë nuk mund të kuptoheshin. Gjuha e Egjiptit të lashtë ishte hieroglife, e cila mbijetoi ndër vite me rradhë. Sidoqoftë, me shtrirjen e kristianizmit dhe nën ndikimin e kulturave të tjera në shekujt II dhe III e.s., Egjipti braktisi besimin e tij të hershëm, po ashtu edhe shkrimin hieroglifik. Ekzemplari i fundit i njohur, në të cilin ishte përdorur shkrimi i hieroglifeve është një dorëshkrim i vitit 394 e.s. Më pas ajo gjuhë u harrua dhe askush nuk mund ta lexonte apo ta kuptonte atë. Dhe kjo gjendje vazhdoi deri 200 vjet më parë...

    Misteri i gjuhës së lashtë së hieroglifveve egjiptiane u zgjidh më 1799 prej zbulimit të pllakës Rosetta Stone, e cila i përkiste vitit 196 vjet p.e.s. Rëndësia e këtij dorëshkrimi është se ai ishte shkruar në tre forma të ndryshme shkrimi: Hieroglifike, demotike (një formë e thjeshtuar e shkrimit të priftërinjve në Egjiptin e lashtë) dhe greke. Me ndihmën e dorëshkrimit grek u dëshifruan shkrimet e lashta egjiptiane. Përkthimi i dorëshkrimit u bë nga francezi Jean-Françoise Champollion. Kështu, një gjuhë e harruar dhe shumë ngjarje të lidhura me të dolën në dritë. Në këtë mënyrë, u përftuan mjaft njohuri mbi civilizimin, fenë dhe jetën sociale të Egjiptit të lashtë.

    Nëpërmjet deshifrimit të hieroglifeve, u zbuluan njohuri mjaft të rëndësishme. Një prej tyre ishte përmendja e emrit “Haman” në dorëshkrimet egjiptiane. Ky emër gjendet në monumentin e muzeut – Hof Museum, në Vjenë. (Walter Wreszinski, Aegyptische Inschriften aus dem K.K. Hof Museum in Wien, 1906, J. C. Hinrichs’ sche Buchhandlung)

    Në fjalorin e “Njerëzit në mbretërinë e re”, i cili u përgatit duke u bazuar mbi tërë përmbledhjet e dorëshkrimeve, përmendet se Hamani ka qenë “përgjegjës i punëtorëve të cilët nxirrnin shkëmbinj”. (Herman Ranke, Die Aegyptischen Personennamen, Verzeichnis der Namen, Verlag Von J. J. Augustin in Glückstadt, Band I, 1935, Band II, 1952)

    Rezultati nxori në pah një të vërtetë mjaft të rëndësishme. Ndryshe nga pohimet false të kundërshtarëve të Kuranit, Hamani jetoi në Egjipt në kohën e Musait si njeri i afërt me Faraonin dhe mori pjesë në ndërtimet e kryera, siç thuhet edhe në Kuran.
    Për më tepër, ajeti në Kuran përshkruan ngjarjen ku Faraoni i kërkoi Hamanit që të ndërtojë një kullë të lartë. Kjo përputhet plotësisht me këtë zbulim arkeologjik:

    Faraoni tha: "O ju krerët e popullit! Unë nuk di të keni ndonjë zot tjetër përveç meje, ndaj ti o Haman , prodho për mua tulla duke pjekur baltën dhe ndërtomë një kullë të lartë, ndoshta do të arrij të shoh zotin e Musait, megjithëse unë mendoj se në të vërtetë ai është gënjeshtar". (El Kasas 38)


    Emri “Haman” nuk njihej derisa u dëshifrua gjuha hieroglife egjiptiane në fillim të shekullit XIX. Kur kjo gjuhë u dëshifrua, u bë i njohur fakti se Hamani ishte ndihmësi i afërt i Faraonit dhe ishte “përgjegjës i atyre të cilët nxirrnin shkëmbinj”. (Lart tregohen ndërtuesit e lashtë egjiptianë). Në Kuran, Hamani është përmendur si personi që drejtonte punët ndërtuese nën komandën e Faraonit. Kjo nënkupton se ky lajm nuk mund të njihej nga askush në kohën kur u shpall Kurani, aq më tepër që edhe vetë Bibla, megjithëse ajo është shumë më e detajuar se Kurani në përshkrimin e ngjarjeve, nuk e përmend një gjë të tillë.

    Si përfundim, ekzistenca e emrit të Hamanit në dorëshkrimet e Egjiptit të lashtë jo vetëm që i bëri të pavlera thëniet e fabrikuara të mohuesve të Kuranit, por gjithashtu konfirmoi edhe një herë faktin se Kurani është Fjala e Allahut, Zotit të botëve .

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    TITUJT E SUNDUESVE EGJIPTIANË NË KURAN!

    Musai (Moisiu) nuk ishte i vetmi profet, i cili jetoi në tokat e Egjiptit gjatë historisë së lashtë egjiptiane. Profeti Jusuf (Jozef) ka jetuar në Egjipt shumë kohë para se të vinte Musai.
    Ne hasim në një farë paralelizmi kur lexojmë mbi Musain dhe Jusufin. Ndërsa i adresohemi sunduesit të Egjiptit në kohën e Jusufit, gjejmë të përdorur në Kuran epitetin “melik” (mbret):

    Mbreti tha: "Sillmani Jusufin, që ta bëj prej njerëzve të afërt me mua!" (Kur ia sollën) dhe bisedoi me të tha: "Tani ti gëzon një pozitë të lartë te ne dhe je i besueshëm". (Jusuf 54)

    Në kontrast, sunduesi në kohën e Musait nuk quhet më mbret, por “Fir’aun” (Faraon):

    Ne i dhamë Musait nëntë mrekulli të qarta. Pyeti (o Muhammed) bijtë e Israilit (për Musain) kur u erdhi atyre, mirëpo faraoni i tha atij: O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur! (El Isra 101)

    Ngjarjet historike të evidentuara sot na tregojnë shkakun e emërtimit të ndryshëm të këtyre sunduesve. Fjala “faraon” në të vërtetë ishte emri i pallatit mbretëror në Egjiptin e hershëm. Sunduesit e dinastisë së vjetër nuk e përdorën këtë emër. Fjala faraon, si një titull sunduesi nuk u përdor deri në periudhën e “Mbretërisë së Re” të historisë së Egjiptit. Kjo periudhë filloi me dinastinë e tetëmbëdhjetë (1539-1292 p.e.s.) dhe që prej dinastisë së njëzetë (945-730 p.e.s.) fjala faraon përdorej si një titull nderi.



    Kështu pra, mrekullia e Kuranit demonstrohet edhe një herë: Jusufi jetoi në kohën e Mbretërisë së Vjetër dhe atëherë përdorej fjala “melik” (mbret) për sunduesit egjiptianë dhe jo “faraon”. Në të kundërt, për aq kohë sa Musa jetoi në periudhën e Mbretërisë së Re sunduesit e Egjiptit quheshin “faraonë”.

    Nuk ka dyshim se një dallim i tillë mund të bëhej vetëm nga një person që e njihte mirë historinë e Egjiptit. Por për fat të keq, historia e Egjiptit të Lashtë u harrua krejtësisht që prej shekullit IV, për këtë arsye hieroglifet nuk mund të kuptoheshin më, ndaj dhe ky fakt nuk mundi të zbulohej para shekullit XIX.

    Si rrjedhim, nuk ekzistonte asnjë njeri që të kishte njohuri kaq të thella mbi historinë e Egjiptit të lashtë, në kohën kur u shpall Kurani. Ky është përsëri një tjetër fakt nga argumentet e panumërta, të cilat vërtetojnë qartë se Kurani është Fjala e Allahut .

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Nje shembull konkret prej mrekullive te shumta ne Kuran eshte edhe numri i perbashket qe del nga perseritja e e disa fjaleve te caktuara. Keto fjale te cilat kane lidhje me njera-tjetren, perseriten ne te njejtin numer ne menyre te habitshme. Me poshte jane permendur keto fjale si dhe numrat e perseritu ne Kuran:

    SHTATE QIEJ 7 Herë
    KRIJIMI I QIEJVE 7 Herë

    DITE 365 Herë
    DITET 30 Herë
    HENA 12 Herë

    TRADHETI 16 Herë
    I KEQ 16 Herë

    BIME 26 Herë
    PEME 26 Herë

    DENIM 117 Herë
    FALJE 2 X 117= 334 Herë

    SHEJTAN 115 Herë
    ENGJELL 115 Herë

    BESIM 25 Herë
    MOSBESIM 25 Herë

    TE MIRET 6 Herë
    TE KEQINJTE 3 Herë

    PASURI 26 Herë
    VARFERI 13 Herë
    Kur te mer mendt Perenia, s'ka kush te bo dermon...

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Kurani", kontradiktat dhe absurditetet
    Nga Legjion në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-10-2017, 08:23
  2. 7 mrekullite e botes
    Nga Era1 në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-02-2010, 18:56
  3. Mrekullite shkencore te Kur'anit --- video dokumentar ---
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-03-2007, 13:46
  4. Mrekullitë e Jezusit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 18:43
  5. Kush do te jene 7 mrekullite e botes?
    Nga Juventini në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 01:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •