Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238

    Sa jan mediumet shqiptare në shërbim të besimtarëve musliman??

    Po e postoj kete tem pasi qe kam verejtur se mediumet, sidomos radio dhe tv kosovare bejne shum pak apo me mir me thene hiq ne drejtim te informimit dhenies se edukates fetare. Jemi deshmitar te asaj se sa pak punohet ne kete drejtim, psh kur kemi ndonje feste fetare (islame) ato nuk verehen fare, kurse ne ndonje feste tjeter si viti i ri, krishtlindjet, pashket dhe shum e shum te tjera, ato pergatitin emisione te ndryshme. Qka mendoni ju: a jan ato te vetedijshme per punen e tyre, dhe a mendoni se duhet te ndermerr bashkesia islame ndonje hap me konkret per permiresimin e kesaj gjendje, pasi qe mediumet, sidomos ato publike, duhet te jene me te kujdesshme. Ju lutem postoni mendimet tuaja, qka mendoni ju ne lidhje me kete teme, pasi qe edhe jemi ne muajin e shenjte te Ramazanit. Ju faleminderit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    000000.,1%
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  3. #3

    Pyetja eshte cka bejne mediat myslimane per besimtaret

    Nuk më pëlqen kur ndonjë nga bashkësitë kërkon trajtim të privilegjuar: fatkeqësisht këtë e bëjnë ata që flasin në emër të grupeve të pambrojtura, siç janë feministët (për të drejtat e grave) dhe islamistët (për të drejtat e myslimanëve).

    Pyetja është se çfarë bëjnë këto bashkësi për veten e tyre dhe jo të tjerët për ta.

    Gjendja e mjerë do të vazhdojë të mbretërojë përderisa te besimtarët myslimanë mungon debati.

    Në këtë drejtim unë po postoj një zë në shkretëtirë, që e kam hasur në një forum, por fatkeqësisht në asnjë media myslimane.



    VËSHTRIM PËR BOTIMET E ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE ISLAME NË KOSOVË:
    A JE EDHE TI PËRGJEGJËS...?

    Nga një pikëpamje optimiste mund të thuhet se mjetet që organizata dhe fondacione të ndryshme i japin për projekte të ndryshme në vendin tonë janë para të donatorëve dhe filantropëve që ata i dhurojnë për ne dhe përgjegjësia se ku e si shpenzohen ato na bie edhe neve si qytetarë të këtyre vendeve. Duke ofruar sugjerimet dhe ndihmën tonë dhe duke bërë një presion shoqëror nëse është e nevojshme, ne kontribuojmë që ato para të harxhohen sa më mirë. Sado që procesi i vendimmarrjes në hierarkinë e udhëheqjes së këtyre organizatave, zakonisht, është tepër jodemokratik dhe jotransparent, dëshpërimi dhe lodhja nga tentimet për ta bërë këtë nuk duhet të na ulin vetëdijen tonë për përgjegjësinë personale dhe kolektive. Nëse në periudhën pas luftës na kishin gjetur të papërgatitur si shoqëri e paorganizuar dhe me vetëdije të ulët qytetare, a nuk është tani koha të ndalim këtë turrje arrogante të të huajve në këtë "tokë të shkretë", siç e perceptojnë ata vendin tonë, për të na mësuar kulturën, shkencën, fenë. Obligimi për të çliruar projektet nga pengmbajtësit autokratë dhe nepotistë qëndron në përpjestim të drejtë me kompetencat dhe mundësitë për ta bërë këtë. Natyrisht, për këtë duhet një vetëdije e lartë qytetare dhe guxim. Përndryshe, derisa të mbretërojë egoizmi që për interesa personale përton të ballafaqohet me këto çështje, do të ekzistojnë edhe këto parregullsi.

    Shembull: librat islamë

    Duke mos dashur që këtë kritikë ta shtrij përtej fushës ku nuk kam informacion të plotë, po përqendrohem vetëm në një aspekt, të cilin e kam përcjellë me kujdes: botimet dhe në veçanti ato islame.
    Së pari për të mos u keqkuptuar; nuk jam ksenofob. Kritika i drejtohet vetë punës së shoqatave dhe organizatave të jashmte, sidomos atyre islame. Jam i vetëdijshëm për kontributin e tyre pozitiv, që kur të krahasohet me mjetet që janë harxhuar dhe të peshohet me kontributin negativ, ndoshta nuk fitohet një rezultat me të cilën mund të krenohen. Sido që të jetë, ky artikull mëton të hedh dritë në veprimtarinë antikulturore të këtyre shoqatave me të vetmin qëllim që të hapet debat për këtë çështje me shpresë se kjo do të ndikojë për të mirë në punën e tyre.
    Nëse ia lëshojmë sytë veprimtarisë botuese islame të organizatave islame në Kosovë në periudhën e pasluftës shohim se kanë dominuar libra të ribotuar disa herë, niveli i ulët përmbajtësor e teknik i të cilëve të trishtojnë, dhe çka është më keq, dominojnë tituj që nuk përkojnë me nevojat intelektuale, kulturore dhe nivelin fetar të popullit të Kosovës. Ajo çfarë këto organizata kanë bërë është ribotimi i disa librave që kishin për qëllim të aplikonin disa shabllone të huaja për realitetin kosovar dhe për të importuar nga bota arabe probleme kulturore, politike, ideologjike e të tjera të cilësuara si "fetare" te ne. Thënë shkurt bëhet fjalë për gjuajtje të parave në byrokraci të tepërt dhe në botime që më së paku që mund të themi është se nuk kanë patur kurrfarë ndikimi në ngritjen e kulturës islame te lexuesit shqiptarë.

    Pse ndodh kjo?

    Kam përshtypjen se stafin që këto organizata e dërgojnë në Kosovë (drejtorë e studentë misionarë që vijnë për të kaluar pushimet verore në flladin e maleve tona) nuk kanë as ide të përgjithshme për historinë, kulturën dhe fenë te shqiptarët. Për më keq, shumë prej tyre janë dështakë në vendet e tyre dhe përvojën e tyre në ndonjë vend afrikan a aziatik e aplikojnë te ne. Ka përjashtime, natyrisht, por ata nuk janë në pozita udhëheqëse, fatkeqësisht. Kjo rezulton në një udhëheqje autokratike, nepotizëm dhe turli turpi tjetër që nuk ka të bëjë kurrgjë me parimin e shuras islame.

    Pozita e aktivistëve lokalë

    Fati i keq është se shumë studentë të shkencave islame kur të kryejnë studimet, ose për shkak se nuk gjejnë punë (nëpër xhami si imamë, në institute të ndryshme etj.) ose të joshur nga paga më mirë nëpër këto organizata, bëhen argatë të tyre duke legjitimuar në njëfarë mënyre punën e tyre.
    Ata veprimtarë që provojnë të flasin dhe të bashkëpunojnë me këto organizata prej një pozite pa kompleksin inferior, zakonisht nuk hasin në mirëkuptim ngase shihen si rival, e jo si bashkëpunëtorë. Ka prej tyre që mbase me të drejtë nuk provojnë të bashkëpunojnë me drejtorët rajonalë të këtyre organizatave, ngase - siç u shpreh njëri prej tyre - "këta janë vetëm sekretarë të drejtorëve në vendet origjinale ku ato i kanë selitë e tyre".

    Revista dhe gazeta?

    Nëse flasim për gazeta dhe revista apo shtypin periodik që kanë sponsorizuar këto organizata nuk mund të themi diçka të mirë, sepse nuk ka asnjë që ka arritur të jetë zëri islam dhe i muslimanëve. Njëfarë revistë vlen të ceket, jo pse është një projekt që është vjedhur nga projektet e shoqatave dhe botuesve lokalë (natyrisht ajo ka dështuar të vjedhë idenë thelbësore: për të qenë media islame në vendin tonë), sepse kjo nuk është praktikë e re, por sepse e boton fondacioni që lidhet me emrin e të famshmit Jusuf Islam. T'ju them të drejtën, duke parë mosseriozitetin dhe mosefikasitetin e shoqatave arabe, nuk pres kushedi se çfarë prej tyre, por keqardhje të madhe ndjej për këtë fondacion ndërkombëtar prestigjioz që identifikohet me emrin e një njeriu kaq të famshëm, kur shoh se si menaxhohen (hedhen) paratë e bamirësve myslimanë që ia kanë besuar këtij fondacioni. Ishte shpresa e fundit se dikush nga bota e madhe islame do të ndërtojë urë mbi hendekun në mes muslimanëve vendas dhe të jashtëm dhe nuk do të na dëshpërojë. Por edhe kjo shpresë u venit duke vërtetuar përfundimisht qëndrimin se vetëm vet dimë dhe duhet ta bëjmë atë që mendojmë se i duhet popullit tonë dhe duhet ndalë marshin e pakrye të çdo ndërmarrjeje të huaj që me arrogancë merr frerët e thirrjes islame në tokën e huaj. Natyrisht, në demokraci kjo bëhet duke konkurruar në tregun e lirë të ideve dhe përmes një presioni natyror shoqëror, që spontanisht refuzon çdo ide të gabuar, të huaj e ekstreme.

    Gëzim Selaci

  4. #4
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    As pak ne sherbim.

    Ne në Kosove RTK paguajm cdo shtepi nga 3.50€ dhe nuk jan ne gjendje te tregojn se eshte koha Iftarit.?

    Turp.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  5. #5
    Allahile a e kqyr najhere RTK-ne. Dallash je, shok.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Po tash,e tregojn kohen e iftarit,dhe bejne reprizimin e nje emisioni te para 2-3 viteve !?

  7. #7
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Pajtohem me Hotel- Madrid dhe Buki19, tash ka fillu ta tregoj kohen e iftarit, po ashtu nese e keni vrejt siq tha edhe buki19, ka filluar te reprizoj me emisione te vitit 2004, bile ate pas ores 24, pasi qe rtk-ja nuk ka kohe me shum ti kushtoj ketyre gjerave, sepse eshte e zene me telenovela, e do ta pyesja Extra se qfar po bejka pra rtk-ja, ma thuaj se paku nje rast? Rtk-ja jo vetem qe na i merr 3.5 eu, por edhe na maltreton me emisione aq te dobeta duke marr parasysh te ardhurat e majme te cilat i mbledh ajo si nga teleshikuesit ashtu edhe nga reklamat, e mos te flasim per stafin e saj i cili me siguri eshte i nje moshe mesatare prej 20 vj, te cilet pa asnje ditg pervoj kan hyre dhe punojne aty. Eshte me te vertet gjynah se ne qfar situate gjendet "100% televizioni publik" rtk-ja.

  8. #8
    asgje i dashtun masster2006, vec thase se e tregon vaktin e iftarit. Per te tjerat pajtohem.

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •