KONKLUZION!
Të gjitha këto që pamë më sipër vërtetojnë qartë se Kurani është një libër ku çdo gjë e shpallur në të është provuar të jetë e vërtetë. Faktet rreth temave shkencore, lajmet mbi të ardhmen dhe përshkrimi i historive të ndodhura në kohët e lashta tregojnë se askush nuk mund t’i njihte ato në kohë e shpalljes së Kuranit. Kjo na vërteton bindshëm një gjë, se Kurani nuk ka mundësi të jetë fjalë e njeriut, ai është fjala e Allahut të Plotfuqishëm, Krijuesit të Gjithësisë, dija e të Cilit përfshin çdo gjë.
Në një ajet kuranor, Allahu thotë:
“Sikur Kurani ishte prej dikujt tjetër, përveç Allahut, njerëzit do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (En-Nisa 82)
Jo vetëm që kundërthënie nuk ekzistojnë në Kuran, por shumë pjesë të këtij Libri të Shenjtë përmbajnë mrekulli të ndryshme të cilat zbulohen dita-ditës.
Njerëzimi duhet të kapet fort pas këtij libri hyjnor të shpallur nga Allahu dhe ta pranojë atë si udhëzimin e tij të vetëm. Në një nga ajetet kuranore, Allahu na bën thirrje:
"Këtë libër ne e bëmë dobiprurës e të begatshëm, ndaj përmbajuni atij dhe ruajuni (nga mëkatet) , me qëllim që të mëshiroheni." (El-En’am 155)
Në një ajet tjetër, Allahu tërheq vërejtjen:
"Thuaj: "E vërteta është ajo që vjen nga Zoti juaj, ndaj kush të dojë, le të besojë dhe kush të dojë, le të mohojë." (El Kehf 29)
"… Në të vërtetë këto janë këshilla. Kush dëshiron, merr mësime nga ky Kuran." (Abese 11-12)
Krijoni Kontakt