Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 62
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Allahu ju meshirofte te dyve dhe i meshirofte besimtaret e sinqerte kudo ndodhen.
    ------------------------------------------------------------------------------------

    DETET NUK PËRZIHEN ME NJËRI-TJETRIN!

    Një nga karakteristikat e deteve është kjo veti e zbuluar kohët e fundit, e cila është shpallur në një prej ajeteve në Kuran, si më poshtë:

    “Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen.” (Err-Rrahman 19-20)

    Kjo karakteristikë e deteve, të cilat rrinë ngjitur me njëra-tjetrën pa u përzier mes tyre, është zbuluar jo shumë kohë më parë nga studiuesit e oqeaneve. Për shkak të forcës fizike të quajtur “tensioni sipërfaqësor”, ujërat e deteve fqinj nuk përzihen. I shkaktuar nga diferenca e dendësisë të ujërave të dy deteve, tensioni sipërfaqësor nuk i lejon ata të përzihen, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një mur i hollë.

    Ana interesante e këtij fenomeni është se ai është shpallur në Kuran në kohën kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqësor, apo oqeanografinë.

    Por, kur Kurani flet për pjesën ndarëse midis ujit të ëmbël dhe të kripur ai përmend egzistencën e një zone ndarëse bashkë me barrierën. Allahu thotë në Kuran:

    “Allahu është Ai që i la të lirë dy llojet e ujit të bashkohen, një i ëmbël e i shijshëm, ndërsa tjetri i kripur e i hidhur. Dhe Ai bëri midis tyre një barrierë dhe një zonë ndarëse.” (Kuran 25:53)

    Ndokush mund të pyesë, përse Kurani përmend zonën ndarëse kur flet për ujin e ëmbël e të kripur dhe nuk e përmend këtë kur flet për detet?

    Shkenca ka zbuluar se në grykëderdhjen e lumenjve në det, ku uji i ëmbël takon ujin e kripur, situata është më e ndryshme nga ajo e bashkimit të dy deteve. Është zbuluar se ajo që ndan ujin e ëmbël nga ai i kripur në grykëderdhjet e lumenjve është një zonë e përbërë nga disa nënzona (shtresa) ndarëse me dendësi që ndryshon nga një nënzonë në tjetrën. Këto shtresa ndarëse, nënzona, kanë kripësi të ndryshme nga uji i ëmbël i lumit, apo nga uji i kripur i detit.

    Ky informacion është zbuluar vetëm kohët e fundit, duke përdorur aparatura të avancuara për të matur temperaturën, kripësinë, dendësinë, sasinë e oksigjenit të tretur në ujë etj. Syri i lirë i njeriut nuk mund t’i shikojë ndryshimet që ndodhin, kur dy detet takohen, pasi ata duken sikur janë një det i vetëm. Po kështu, syri i lirë i njeriut nuk mund të bëjë ndarjen e ujit në grykëderdhjet e lumenjve në 3 lloje: ujë i ëmbël, zonë ndarëse dhe ujë i kripur.


    Në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik gjenden dallgë të mëdha, korrente të forta dhe rryma. Uji i Detit Mesdhe hyn në Atlantik nga Gjibraltari. Por temperatura, kripësia dhe dendësia e tyre nuk ndryshojnë, për shkak të kufijve, të cilët i mbajnë të ndarë nga njëri-tjetri.
    Thellësia (në metra)
    Oqeani Atlantik
    Deti Mesdhe
    Uji i Oqeanit Atlantik – Kripësia më e ulët se 36.0%
    Uji i Detit Mesdhe
    Kripësia më e lartë se 36.5%
    Pragu i Gjibraltarit



    Foto e Gjibraltarit me satelit

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    ERRËSIRAT E DETEVE DHE VALËT E BRENDSHME!

    “(Gjendja e jobesimtarëve është) Si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura. Errësirë mbi errësirë. Nëse dikush do të zgjaste dorën, nuk do të ishte në gjendje ta shihte atë…” (En-Nur 40)

    Gjendja e përgjithshme në thellësitë e deteve dhe oqeaneve është përshkruar në librin me titull “Oqeanët”:

    Errësira në detet e thellë dhe oqeanet filloën nga thellësia 200 metra e poshtë. Në këtë thellësi zakonisht nuk ka dritë. Nën thellësinë 1000 metra është errësirë e plotë.

    Sot, ne zotërojmë njohuri mbi strukturën e përgjithshme të detit, karakteristikat e gjallesave në të, kripësinë e tij, ashtu siç njohim dhe sasinë e ujit që përmban ai, hapësirën e sipërfaqes dhe thellësinë e tij. Ishin nëndetëset dhe pajisjet e sofistikuara, të zhvilluara prej teknologjisë bashkëkohore, të cilat u krijuan mundësinë shkencëtarëve të sigurojnë këtë informacion.

    Qeniet njerëzore nuk janë të afta të zhyten më thellë se 40 metra nën ujë pa ndihmën e pajimeve speciale. Ata nuk mund të mbijetojnë pa këtë ndihmë në thellësi, në pjesët e errëta të oqeanëve si psh. në thellësinë 200 metra. Për këtë arsye, vetëm kohët e fundit shkencëtarët arritën të zbulojnë këto pjesë të hollësishme të informacionit rreth deteve. Përmendja e “errësirave në det të thellë” gjendet në suren En-Nur. Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit, sepse është thënë në atë kohë kur njerëzit nuk zotëronin pajisjet e nevojshme për t’u zhytur në thellësitë e oqeanëve.



    Matjet e bëra në ditët e sotme nxorën në dritë se 3 deri në 30 përqind e rrezeve të diellit përthyhen në sipërfaqen e detit. Gati të shtatë ngjyrat e dritës spektrum absorbohen njëra pas tjetrës në 200 metrat e para, përveç dritës blu (fotoja në të majtë). Nën 1000 metra nuk ka më dritë (fotoja lart). Ky argument shkencor ndodhet që prej 1400 vjetësh në ajetin e dyzetë të sures En-Nur, në Kuran.


    Valët e sipërfaqes
    Valët e brendshme
    Ujë me dendësi të lartë
    Ujë me dendësi më të vogël

    Fotoja lart paraqet valët e brendshme si një ndarje ndërmjet dy shtresave të ujit me dendësi të ndryshme. Shtresa e poshtme është më e dendur se ajo që gjendet lart saj. Ky argument shkencor, i cili është shpallur 14 shekuj më parë në ajetin e dyzetë të sures En-Nur, në Kuran, u zbulua prej shkencëtarëve vetëm kohët e fundit.

    Për më tepër, shpallja në ajetin e dyzetë të sures En-Nur “… si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura…” na tërheq vëmendjen tek një tjetër mrekulli shkencore e Kuranit.

    Ky ajet na jep mundësinë të kuptojmë, se në ujrat në thellësi të oqeaneve gjenden valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera. Merret lehtë me mend se valët e dyta janë valët sipërfaqësore, sepse pas tyre përmenden retë. Po valët e para ç’janë?

    Kohët e fundit shkëncëtarët zbuluan se ekzistojnë valë të brendshme, të cilat “hasen ndërmjet shtresave me dendësi të ndryshme”. Këto valë të brendshme mbulojnë ujrat e thellë të deteve dhe oqeaneve, sepse ujrat në thellësi kanë dendësi më të lartë se ujrat mbi to. Valët e brendshme lëvizin në mënyrë të ngjashme me valët në sipërfaqe të detit, madje ato përthyhen ashtu siç përthyen dhe valët sipërfaqësore.

    Valët e brendshme nuk mund të shihen nga syri i njeriut, por ato mund të diktohen me anë të studimit të ndryshimit të temperaturës ose të kripësisë në një vend të caktuar.

    Shpallja në Kuran ecën paralelisht me shpjegimin e mësipërm. Pa kërkimet e duhura, njeriu mund të shohë vetëm valët mbi sipërfaqen e detit, ndaj është e pamundur për dikë që të ketë dijeni rreth valëve të brendshme në thellësi të detit. Por ndërkohë, në suren En-Nur, Allahu na tërheq vëmendjen te një tjetër tip vale, e cila gjendet në thellësi të oqeanëve. Natyrisht, që ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan shumë vonë, na tregon edhe një herë se Kurani është fjala e Allahut .
    Kur te mer mendt Perenia, s'ka kush te bo dermon...

  3. #33
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    70
    Ashtu them edhe une allahu ta shenderofte
    me gjith te mirat
    per kete faqe qe ke hapur ta befte lule xheneti
    keshtu mendon iljo

  4. #34
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    70
    Ashtu them edhe une allahu ta shenderofte
    me gjith te mirat
    per kete faqe qe ke hapur ta befte lule xheneti
    keshtu mendon iljo?/?

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    71
    selam alejkum te gjithe muslimaneve
    Allahu te shperblefte me te mira ne kete jete dhe xhenet ne boten tjeter per kete pune qe ke bere.

    me nderime Besnik29
    haker007

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    71
    o devilhaus pse ngaterrohesh me te gjithe dhe me kryeneqesi mbron paditurite tua.
    Ne muslimanet nuk e mohojme Isa-n a.s.Por,ju jeni ata qe e mohoni ate,duke u munduar t`i jepni atij karakter hyjnor.
    Ai do te deshmoj kunder jush diten e gjykimit,nese e besoni kete dite,por do te jete teper vone per ju.
    -O Allah nambroj nga gjitha te keqijat,nga injoranca dhe dituria e kote.-
    haker007

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    ZONA (PJESA E TRURIT) E CILA KONTROLLON LËVIZJET TONA!

    “Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gënjeshtare dhe mëkatare.” (El Alak 15-16)

    Fraza “balluke gënjeshtare dhe mëkatare” në ajetin e mësipërm është me mjaft interes. Përse Kurani, flokët e pjesës se përparme të kokës i cileson si gënjeshtare dhe mëkatare? Ai nuk është vetë njeriu gënjeshtar dhe mëkatar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës dhe mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve, apo flokëve të pjesës së përparme të kokës nga ana tjetër?

    Kërkimet e kryera kohët e fundit zbuluan se fusha parafrontale, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet në pjesën e përparme të kafkës. Shkencëtarët e zbuluan funksionin e kësaj zone, gjë të cilën Kurani e ka përmendur që 1400 vjet më parë, vetëm në 60 vitet e fundit.


    Fusha parafrontale

    Nëse ne do të shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën frontale të trurit. Në një libër me titull Bazat e Anatomisë dhe të Psikologjisë, në të cilin përfshihen të gjitha kërkimet më të fundit mbi efektet e kësaj fushe në tru, thuhet:

    "Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën parafrontale. Kjo është një zonë ku ndodh procesi informues..."

    Libri gjithashtu thotë:

    "Në lidhje më përfshirjen e saj në motivim, fusha parafrontale mendohet të jetë gjithshtu qendra fuknsionale e agresionit..."

    Kështu, kjo zonë e trurit është përgjegjëse në planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija dhe është përgjegjëse në thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetave.

    Është më se e qartë se shpallja “balluke gënjeshtare dhe mëkatare” korrespondon krejtësisht me shpjegimin e mësipërm. Ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan në 60 vitet e fundit, është shpallur nga Allahu në Kuran mjaft shekuj më parë.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    LINDJA E NJË QENIE NJERËZORE!

    Në Kuran përmenden një numër i madh subjektesh për të ftuar njerëzit në besim. Disa herë qiejtë, disa herë kafshët, disa herë bimët; të gjitha këto janë argumente për njerëzit. Në mjaft ajete, njerëzve u bëhet thirrje që të përqendrojnë vëmendjen në krijimin e tyre. Shumë shpesh atyre u kujtohet në Kuran ardhja e njeriut në jetë, fazat në të cilat ka kaluar krijimi i tij dhe se çfarë është ai në thelb:

    “Ne ju kemi krijuar juve, përse pra nuk e pranoni të vërtetën? A keni mendur ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni? Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne krijuesit e saj?” (El Uakia 57-59)

    Krijimi i njeriut, bashkë me mrekullitë e shumta që përmban, është theksuar në mjaft ajete të tjera. Disa pjesë të këtij informacioni që gjenden në disa ajete të ndryshme Kuranit janë kaq të hollësishme, saqë është e pamundur që një njeri, i cili ka jetuar në shekullin VII të kishte njohuri për to. Disa prej këtyre pikave janë si më poshtë:

    1. Njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara, por nga një pjesë mjaft e vogël e saj.
    2. Është mashkulli ai që luan rol në përcaktimin e gjinisë së fëmijës.
    3. Embrioni njerëzor ngjitet në mitrën e nënës si një shushunjë.
    4. Embrioni zhvillohet brenda tre errësirave (shtresave) në mitër.

    Njerëzit në kohën kur u shpall Kurani e dinin me siguri se faktori bazë në lindjen e njeriut ishte fara e mashkullit, e cila rrjedh gjatë marrëdhënieve seksuale. Po ashtu, fakti që foshnja lind mbas një periudhe prej nëntë muajsh kuptohej nga të gjithë, ishte diçka e dukshme dhe s’kishte nevojë për vëzhgime të mëtejshme.

    Ndërsa informacioni i përmendur në pikat që cituam më lart ishte i paarritshëm dhe i pakonceptueshëm nga niveli i njohurive që zotëronin njerëzit e asaj kohe. Këto të dhëna u vërtetuan në mënyrë shkencore vetëm në shekullin XX.

    Tani le t’i studiojmë këto pika një nga një.

    Një pikë e farës!

    Gjatë marrëdhënieve seksuale, nga organi seksual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milionë spermatozoitë. Spermatozoitët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës derisa arrijnë te veza. Nga 250 milionë spermatozoitë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë vezën. Në fund të këtij “vrapimi pesë-minutësh”, veza, me madhësi sa një gjysëm kokërr kripe, lejon që vetëm një qelizë të depërtojë në të .

    Kjo është esenca e njeriut, i cili nuk është krijuar nga e tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Kjo është e shpjeguar në Kuran:

    “A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet ?” (El Kijame 36-37)

    Siç e shihni Kurani na informon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Ky fakt që theksohet në këtë shpallje është zbuluar prej shkencës bashkëkohore dhe është një dëshmi e qartë se kjo shpallje ka origjinën hyjnore.


    Në foton lart, ne shohim momentin e derdhjes së spermës në mitër. Nga 250 milionë spermatozoitet e lëshuara nga mashkulli, vetëm shumë pak prej tyre e arrijnë vezën. Spermatozoiti që do të fekondojë vezën është një prej një mijë qelizave spermatozoite që arritën të mbijetojnë. Fakti që njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara por nga një pjesë e vogël e saj, është e shpallur në Kuran me shprehjen “një pikë e farës që derdhet” .

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Përzierja!

    Lëngu i quajtur spermë nuk përmban vetëm spermatozoitë. Përkundrazi, ajo është e përbërë nga një përzierje lëngjesh të ndryshme. Këto lëngje kanë detyra të ndryshme, siç është mbajtja e sheqerit, i cili është i nevojshëm për t’i dhënë energji spermatozoiteve, neutralizimi i acideve gjatë hyrjes në mitër dhe krijimi i një ambjenti rrëshqitës në mënyrë që t’i krijojë lëvizje të lirë spermatozoitëve.

    Kjo është me mjaft interes, sepse si sperma që përmendet në Kuran edhe ky fakt, i cili u zbulua nga shkenca bashkëkohore, që të dy i refefohen asaj si një lëng i përzierë:

    “Ne e krijuam njeriun prej një pikë uji të përzier për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.” (El Insan 2)

    Një ajet tjetër, po ashtu bën fjalë për farën si një përzierje dhe në të theksohet se njeriu është krijuar nga “ekstrati” i kësaj përzierje:

    “Ai e përsosi krijimin e çdo gjëje dhe filloi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të shtohen prej esencës së një lëngu të dobët.” (Es-Sexhde 7-8)

    Fjala arabe “sulale” e përkthyer si “esencë”, nënkupton diçka esenciale ose pjesa më e mirë e diçkaje. Në raste të tjera ajo nënkupton “një pjesë të një tërësie”. Kjo tregon se Kurani është fjala e Atij që e njeh krijimin e njeriut në detajet më të hollësishme. Ai është Allahu, Krijuesi i njeriut.


    Në Kuran thuhet se meshkujt dhe femrat janë krijuar nga “pika e farës që hidhet”. Gjithësesi, jo shumë kohë më parë, besohej se gjinia e foshnjës përcaktohej nga qelizat e nënës. Shkenca arriti ta zbulojë këtë fakt të përmendur dhe në Kuran, në shekullin e XX. Kjo dhe shumë detaje të njëjta mbi krijimin e njeriut janë shpallur shekuj më parë në Kuran.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Gjinia e foshnjes!

    Jo shumë kohë më parë mendohej që gjinia e foshnjes përcaktohej prej qelizave të nënës. Ose më saktë, besohej se gjinia ishte e përcaktuar nga qelizat e mashkullit dhe të femrës së bashku.

    Por në Kuran na është dhënë një informacion i ndryshëm, në të cilin thuhet se të dy gjinite janë krijuar nga “pika e farës që hidhet”.

    “Ai i krijoi të dy sekset, mashkullin dhe femrën, prej pikës së farës që hidhet”. (En-Nexhm 46-47)

    Zhvillimi i metodave të gjenetikës dhe biologjisë molekulare kanë vërtetuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë në Kuran. Tani është e qartë se seksi përcaktohet nga qelizat spermatozoite të mashkullit, ndërsa femra nuk luan asnjë rol në këtë proces.

    Kromozonet janë elementet bazë në përcaktimin e seksit. Dy nga 46 kromozonet, të cilat përcaktojnë strukturën e njeriut, janë të njohura si kromozonet seksuale. Këto dy kromozone tek mashkulli janë emërtuar “XY” , ndërsa te femra “XX” , sepse forma e këtyre kromozoneve ngjason me këto shkronja. Kromozoni Y mban kodin gjenetik të mashkullit, kurse kromozoni X atë të femrës.



    Formimi i një qienie njerëzore fillon me ndërthurjen e një prej këtyre kromozoneve, i cili gjendet si te çiftet e mashkullit ashtu edhe te ato të femrës. Te femra, komponentet e qelizës seksuale, të cilat ndahen në dy pjesë gjatë ovulacionit, mbajnë kromozonet X. Qeliza seksuale e mashkullit, nga ana tjetër, prodhon dy lloje të ndryshme qelizash spermatozoide, njëra prej të cilave përmban kromozonet X, ndërsa tjetra Y.

    Nëse një kromozon X i femrës bashkohet me një qelizë spermatozoite, e cila përmban një kromozon X, atëherë fëmija do të jetë femër. Nëse ajo bashkohet me një qelizë spermatozoite e cila përmban kromozonin Y, fëmija do të jetë mashkull.
    Me fjalë të tjera, gjinia e foshnjes përcaktohet nga ai kromozon i mashkullit që bashkohet me vezën e femrës.

    Asgjë prej këtij informacioni nuk dihej deri para shekullit XX, shekull në të cilin u zbuluan gjenet. Në të vërtetë, më parë besohej se gjinia e foshnjes përcaktohej nga trupi i femrës. Kjo është edhe arsyeja pse gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.

    Trembëdhjetë shekuj para zbulimit të gjeneve, në Kuran shpallet lajmi i cili hodhi poshtë këtë besim të kotë dhe duke iu referuar origjinës së seksit, e cila nuk e ka pikënisjen nga femra, por nga sperma që del nga mashkulli.



    Kromozoni Y mbart karakteristikat mashkullore, ndërsa ai X ato femërore. Në vezën e nënës ndodhet vetëm kromozoni X, i cili përcakton karakteristikat e femrës. Në spermen e babait ndodhen spermatozoite që mbajnë kromozone X dhe Y. Kështu pra, gjinia e foshnjes varet nga fakti se cili prej kromozoneve ndodhet në spermatozoitin që fekondon vezën, X-i apo Y-i. Me fjalë të tjera, ashtu siç e gjejmë të shpallur edhe në ajet, rolin kryesor në përcaktimin e seksit e luan sperma, e cila del nga babai. Kjo njohuri, i cila nuk dihej në kohën kur u shpall Kurani, është argument i qartë se Kurani është Fjala e Allahut.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Kurani", kontradiktat dhe absurditetet
    Nga Legjion në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-10-2017, 08:23
  2. 7 mrekullite e botes
    Nga Era1 në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-02-2010, 18:56
  3. Mrekullite shkencore te Kur'anit --- video dokumentar ---
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-03-2007, 13:46
  4. Mrekullitë e Jezusit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 18:43
  5. Kush do te jene 7 mrekullite e botes?
    Nga Juventini në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 01:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •