Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 62
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    FUNKSIONI I MALEVE!

    Kurani tërheq vëmendjen kundrejt një funksioni gjeologjik mjaft të rëndësishëm të maleve.

    Ne kemi krijuar male të patundura në tokë me qëllim që ajo që të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta... (El Enbija 31)

    Siç vihet re, në këtë ajet është shpallur se malet luajnë rol në parandalimin e tronditjeve dhe lëkundjeve të Tokës.



    Figura 1
    Oqean
    Sedimente
    Korja kontinentale
    Mbulesa
    Moho
    Distanca horizontale e pashkallëzuar
    Malet e kanë pjesën e tyre nën sipërfaqen e tokës më të madhe se ajo mbi sipërfaqe. (TOKA, Press & Siever, fq. 413)



    Figura 2
    Ishujt britanikë
    Gjermania veriore
    Alpet
    Evropa
    Platforma ruse
    Kaukazet
    Sektori skematik. Malet, si kollona, kanë rrënjë të thella të fiksuara në tokë. (Anatomia e Tokës, Cailleux fq. 220)



    Figura 3
    Shtrirja e maleve
    Erozioni
    Depozitim
    Niveli i detit
    Sipërfaqja kontinentale
    Rrënja e malit
    Mbulesa
    Ilustrimi tjetër na tregon se malet kanë formën e kollonave, në sajë të thellësisë së rrënjëve të tyre. (Shkenca e Tokës, Tarbuck & Lutgens, fq. 158)

    Vazhdon postimin tjeter...

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Vazhdimi...

    Ky argument nuk ishte i njohur nga askush në kohën kur u shpall Kurani. Në të vërtetë, ai u zbulua jo shumë kohë më parë dhe kjo vetëm si rezultat i zbulimeve të gjeologjisë bashkëkohore.
    Sipas këtyre zbulimeve, malet shfaqen si rezultat i lëvizjeve dhe i përplasjeve të shtresave masive, të cilat formojnë koren e Tokës.



    Kur dy shtresa përplasen me njëra-tjetrën, shtresa më e fortë rrëshqet poshtë shtresës tjetër, e cila përkulet në majë duke formuar lartësitë dhe malet. Shtresa e poshtme fillon e zgjerohet duke u shtrirë thellë në tokë. Kjo nënkupton se pjesa e poshtme e maleve është po aq të madhe sa edhe pjesa e dukshme mbi Tokë.
    Në një tekst shkencor, struktura e maleve është përshkruar si më poshtë:



    “Atje ku kontinentet janë më të trasha, si p.sh. vargmalet, korja zhytet thellë në mbulesë (mantel).”



    Në sajë të shtrirjes nën tokë dhe mbi tokë, malet i mbërthejnë shtresat e ndryshme të tokës së bashku si një kunj. Korja e Tokës përmban shtresa që janë në lëvizje të vazhdueshme. Kjo veti mbërthyese e maleve parandalon tronditjet me shtrirje të gjerë, duke e fiksuar koren e tokës, e cila ka një strukturë tepër të lëvizshme.

    Në një ajet kuranor, kjo veti e maleve është vënë në dukje nga një krahasim i maleve me “kunjat”:

    A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme për jetë, ndërsa malet i bëmë si kunja? (En-Nebe 6-7)

    Me fjalë të tjera, duke u shtrirë mbi dhe nën sipërfaqen e Tokës në ato pika ku lidhen dhe bashkohen shtresat e ndryshme, malet i mbajnë lidhur këto shtresa me njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë, ato fiksojnë koren e Tokës dhe parandalojnë grumbullimin mbi shtresën e magmës ose ndërmjet shtresave të saj. Shkurt, ne mund t’i krahasojmë malet me gozhdët, të cilat mbajnë dërrasat të mbërthyera së bashku.

    Vetia fiksuese e maleve në literaturën shkencore është përshkruar me termin “isostazi” që do të thotë:

    Ekuilibri i përgjithshëm i kores së Tokës i mbajtur nga qarkullimi i materialeve shkëmbore poshtë sipërfaqes, si rezultat i shtypjes gravitacionale.

    Ky rol kaq i rëndësishëm i maleve, i cili u zbulua nga gjeologjia moderne dhe nga kërkimet sizmike, është shpallur në Kuran shekuj më parë si një shembull i dijes absolute të krijimit të Allahut.

    Ne kemi krijuar male të patundura në tokë me qëllim që ajo që të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta... (El Enbija 31)
    Kur te mer mendt Perenia, s'ka kush te bo dermon...

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    LEVIZJA E MALEVE!

    Në një ajet tjetër, na bëhet e ditur se malet nuk janë të palëvizshme ashtu siç mund të na duket, por ato janë në një lëvizje të vazhdueshme.

    Kur i sheh malet, mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin... (En-Neml 88)

    Kjo lëvizje e maleve ndodh si pasojë e lëvizjes së kores së Tokës, mbi të cilën ato janë vendosur. Korja e Tokës ‘noton’ mbi shtresën e mantelit, e cila është më e dendur.

    Ishte fillimi i shekullit XX kur për herë të parë në histori, një shkencëtar gjerman me emrin Alfred Wegener deklaroi se kontinentet kanë qenë të bashkuara së bashku në kohën e krijimit të tokës, por më pas u zhvendosën në drejtime të ndryshme dhe u ndanë duke u larguar larg njëri-tjetrit.

    Gjeologët kuptuan se Wegener kishte të drejtë vetëm në vitin 1980, pra pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij. Sipas fjalës së Wegener në një artikull të publikuar në vitin 1915, kontinentet në tokë u bashkuan së bashku rreth 500 milionë vjet më parë duke formuar nje masë të madhe te quajtur Pangaea e lokalizuar ne Polin e Veriut.

    Afërsisht 180 milionë vjet më parë, Pangaea u nda në dy pjesë, të cilat u zhvendosën në drejtime të ndryshme. Një prej këtyre kontinenteve madhështore ishte Gondwana, e cila përfshinte Afrikën, Australinë, Antarktidën dhe Indinë. E dyta ishte Laurasia, e cila përfshinte Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë përveç Indisë. Njëqind e pesëdhjetë milionë vjet pas kësaj ndarjeje, Gondwana dhe Laurasia u ndanë në pjesë më të vogla.

    Këto kontinente, të cilat u shfaqën pas ndarjes së Pangaeas janë spostuar mbi sipërfaqen e Tokës disa centimetra çdo vit, duke shkaktuar ndryshime në përqindjen e tokës dhe detit.

    Kjo lëvizje u zbulua si rezultat i kërkimeve gjeologjike të kryera në fillim të shekullit XX. Kjo lëvizje e kores së Tokës është shpjeguar nga shkencëtarët si më poshtë:

    “Korja dhe pjesa e sipërme e mantelit, me një trashësi 100 km, janë të ndara në segmente të quajtura shtresa. Gjenden gjashtë shtresa të mëdha dhe disa shtresa të vogla. Sipas teorisë të quajtur “tektonika e shtresave”, këto shtresa lëvizin në Tokë, duke mbajtur me vete “dyshemenë” e kontinenteve dhe oqeaneve. Lëvizja e kontinenteve është llogaritur të jetë 1-5 cm në vit. Gjatë kohës që shtresat vazhdojnë të lëvizin, ato realizojnë një ndryshim të vogël në gjeografinë e Tokës. Për shembull, çdo vit, Oqeani Atlantik bëhet pak më i gjerë.”

    Në Kuran është përmendur “lëvizja e maleve”. Sot, shkencëtarët bashkëkohorë për këtë lëvizje përdorin termin “lëvizja kontinentale.”

    Është e padiskutueshme që kjo është një prej mrekullive të Kuranit, pasi ky argument shkencor u zbulua vetëm kohët e fundit nga shkencëtarët.



    Lëvizja kontinentale
    200 milionë vjet më parë
    135 milionë vjet më parë
    65 milionë vjet më parë
    Sot
    Hemisfera perëndimore 50 milionë vjet më pas
    Hemisfera lindore 50 milionë vjet më pas
    Fotografia në të majtë tregon pozicionin e kontinenteve në të kaluarën. Nëse lëvizja e kontinenteve do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, miliona vite më pas, ato do të jenë në pozicionin e treguar në foton në të djathtë.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    MREKULLIA TE HEKURI!

    Hekuri është një nga elementet e përmendura në Kuran. Në suren 'El Hadid', d.m.th. në suren e Hekurit, thuhet:

    "Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit..." (El Hadid 25)

    Fjala “zbritur” e përdorur veçanërisht për hekurin në këtë ajet, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik që do të thotë se hekuri është dhuruar për të mirën e njerëzimit. Por, nëse ne do të marrin në konsideratë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, i cili është, “i zbritur fizikisht nga qielli”, ne kuptojmë se në këtë ajet gjejmë një mrekulli shkencore mjaft domethënëse.

    Në sajë të kërkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigandë të hapësirës.
    Metalet e rënda në univers janë krijuar në bërthamën e yjeve të mëdha. Gjithësesi, Sistemi ynë Diellor nuk zotëron një strukturë të përshtatshme që të prodhojë vetë hekur. Hekuri mund të prodhohet në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, te të cilët temperatura arrin disa qindra miliona gradë. Kur sasia e hekurit në një yll tejkalon një nivel të caktuar, ylli nuk mund ta mbajë atë më gjatë dhe si rezultat ai shpërthen në një shpërthim të quajtur “nova” ose “supernova”. Si rezultat i këtij shpërthimi, meteorët, të cilët përmbajnë hekur, shpërndahen nëpër univers dhe lëvizin nëpër hapësirë, derisa të tërhiqen prej forcës gravitacionale të ndonjë trupi qiellor.

    E gjithë kjo na bën të qartë se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është mbartur nëpërmjet meteorëve pas shpërthimit të yjeve në hapësirë, pra ai “ka zbritur në tokë” në të njëjtën mënyrë siç është shpallur në ajetin kuranor. Është e qartë se ky fakt nuk njihej shkencërisht në shekullin VII, në kohën e shpalljes së Kuranit.


    Kallëp hekuri.

    “El-Hadid” është surja e pesëdhjetë e shtatë e Kuranit. Vlera numerike e fjalës “el-hadid” në Arabisht është përsëri 57. Vlera numerike si fjalë e vetme “hadid” është 26. Dhe siç shihet më lart në tabelën periodike, numri atomik i hekurit është 26. Allahu, i Plotfuqishëm na informon për hekurin dhe na tregon neve një mrekulli shkencore së bashku me kodet matematike që ajo përmban.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    KRIJIMI ÇIFT!

    "Larg të metave është Ai që krijoi të gjitha çiftet prej bimëve që mbin toka, apo prej vetë njerëzve apo prej shumë gjërave që ata nuk i dinë." (Ja Sin 36)

    Megjithëse koncepti i fjalës “çift” ose “dy” përdoret kryesisht për mashkullin dhe femrën, shpallja “prej shumë gjërave që ata nuk i dinë” ka kuptim më të gjerë. Një prej këtyre kuptimeve është zbuluar në kohën tonë.

    Shkencëtarit britanik Paul Dirac, i cili propozoi se materia është e krijuar në çift, iu dha çmimi Nobël i fizikës në vitin 1933. Ky zbulim i quajtur “ parité ”, pohon se materia është në çift me të kundërtën e saj: anti-materien. Anti-materia mbart vetitë e kundërta të materies.



    Për shembull, në kundërshtim me materien, anti-materia ka elektrone të ngarkuara pozitivisht dhe protone të ngarkuara negativisht. Ky fakt shtjellohet kështu nga një burim shkencor:

    “... çdo grimcë ka antigrimcën e tij me ngarkesë të kundërt... ...dhe kjo lidhje e papërcaktuar na tregon se krijimi i çifteve dhe asgjesimi i tyre ndodh në zbrazëtirë në çdo kohë dhe në çdo vend.”

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Shqipri
    Postime
    128
    selamu alejkum


    all llahu ta shperblefte me te mira ne kete dhe ne boten tjeter

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2002
    Vendndodhja
    dunja
    Postime
    1
    esselamu aleikum ue rahmetullah

    Allahu ta shperblefte per punen e bere.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Allahu ju meshirofte te dyve ju vellezerit e mi dhe i meshirofte te gjithe besimtaret kudo qofshin.

    Perpiquni, beni sa me shume te mira e largohuni nga e keqja sa te mundeni, se Allahu sheh punen tuaj, me te vertete Allahu i do punemiret.

    Mea selam!
    Kur te mer mendt Perenia, s'ka kush te bo dermon...

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2002
    Vendndodhja
    Kopenhagen
    Postime
    24
    Si veshtire qe te gjithe myslimanet te jene punedashes e dashur Immaculate.

    Pergezime per punen e respektueshme, por mos ki shprese qe Xhihadi te jete punemire.
    Ku shkel turku, nuk mbin bari.

    (Thenie popullore shqiptare)

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Postuar më parë nga kiufiu2
    Si veshtire qe te gjithe myslimanet te jene punedashes e dashur Immaculate.

    Pergezime per punen e respektueshme, por mos ki shprese qe Xhihadi te jete punemire.
    Ka mjaft muslimane qe jane punedashes por ju nuk i njihni.

    Xhihadi nese behet sipas rregullave te Islamit eshte mjaft pune e mire, por me aq sa dini ju rreth islamit eshte veshtire ta kuptoni.

    Xhihad do te thote perpjekje, pra ka xhihad ne pune, ka xhihad ne te mesuar, ne marrjen e dijes, ka edhe xhihad me arme ne dore.

    Ky i fund duhet nganjehere kur te cenohet e drejta e lirise se besimit apo edhe kur cenohet vendi yt.

    Per mendimin tim lufta eshte gjuha e komunikimit ndermjet dy njerezve apo dy grupe te shoqerise te cilet nuk kane me cfare t'i thone me njeri-tjetrit.

    Dola nga tema por ja qe nganjehere duhen dhene disa sqarime.

    Flm per pergezimet kiufiu.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Kurani", kontradiktat dhe absurditetet
    Nga Legjion në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-10-2017, 08:23
  2. 7 mrekullite e botes
    Nga Era1 në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-02-2010, 18:56
  3. Mrekullite shkencore te Kur'anit --- video dokumentar ---
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-03-2007, 13:46
  4. Mrekullitë e Jezusit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 18:43
  5. Kush do te jene 7 mrekullite e botes?
    Nga Juventini në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 01:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •