Pas raportimit ne Keshillin e Sigurimit, Del Ponte u shpreh per gazetaret se ishte në dobi të bashkëpunimit të gjykatës me autoritetet në Beograd shtyerja edhe për një kohë e vendimit mbi statusin e Kosovës
Kryeprokurorja e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara në Hagë mbi krimet e luftës në ish Jugosllavi, Krla Del Ponte në një raport të rregullt të saj para Këshillit të Sigurimit në New York kerkoi shtyrjen e marrjes se vendimit mbi statusin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Pas raportimit Del Ponte u shpreh per gazetaret se ishte në dobi të bashkëpunimit të gjykatës me autoritetet në Beograd shtyerja edhe për një kohë e vendimit mbi statusin e Kosovës. "Do të ishte më mirë nëse vendimi për Kosovën nuk do të merrej tani, pasi kjo do të mund të ndërhynte në bashkëpunimin e Serbisë me Hagën. Vendimi duhet të shtyhet deri sa Gjykatës së Hagës t'i jenë dorëzuar Karaxhici, Mlladici e të tjerë. Nuk po rekomandoj asgjë, vetëm po them se do të ishte më e dobishme për Gjykatën nëse ky vendim shtyhet," tha kryeprokurorja Del Ponte.
Del Ponte vlerësoi se kohëve të fundit është shënuar një përparim në bashkëpunimin e zyrtarëve serbë me Gjykatën e Hagës. Ne kete kuader ajo përshëndeti arrestimet e kohëve të fundit të dy ushtarakëve serbë të akuzuar për krime të luftës në Bosnjë dhe në Kosovë.
Ndërkaq duke folur për të akuzuarit e tjerë, si Mlladic e Karaxhic, Del Ponte tha se ata gjenden në Serbi apo aty ku kanë kontroll dhe mund t'i arrestojnë autoritetet e Serbisë.
Në korridoret e ndërtesës në East River në New York dje flitej se po shqyrtohej një projekt-rezolutë që bënte thirrje për një periudhë qetësuese që si afat mund të përkthehej në 120 ditët e ardhshme, dhe nuk përjashtohej në proces i ri i bisedimeve, që gjithsesi do të kishte sërish bazë nismëtare të zgjidhjes propozimin për Kosovën e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. (RTK)
U be dhe kjo gjysem grua e gjysem burre te vendose per fatin e nje populli! K*a*r*(la) Del Ponte!
Krijoni Kontakt