Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    I jep fund jetes pas darkes martesore

    I jep fund jetes pas darkes martesore
    Fatos Salliu
    E Marte, 19 Qershor 2007


    ELBASAN - Dasma e nje familjeje rome ne qytetin e Elbasanit kthehet ne mort. Dhendri, 22 vjec, i jep fund jetes se tij duke u hedhur dy here nga dritarja ne shenje hakmarrje ndaj prinderve, qe e "detyruan" te martohej me nje lezhjane, kur ishte i dashuruar me nje vendase. Ky eshte versioni qe policia e Elbasanit nxori pas keqyrjes se vendit te ngjarjes dhe marrjes ne pyetje te te gjithe deshmitareve te pranishem ne dasmen e 22-vjecarit Elton Koci.

    Ngjarja ndodhi naten, duke zbardhur dita e djeshme, pasi familja Koci kishte perfunduar ceremonine martesore per djalin e tyre, Eltonin. Sapo eshte futur ne dhomen e gjumit, ne vend qe te shkonte ne shtrat, dhendri ka hapur dritaren dhe ka fluturuar jashte saj. Por, befas ka ardhur serish ne dhome, pasi nuk ia ka arritur me heren e pare, hap serish dritaren, kalon ne tarracen e shkolles se gjuheve te huaja dhe hidhet me koke ne asfalt. Kete radhe vdekja ka qene e sigurt. Keshtu e ka mbyllur historine e jetes se tij Elton Koci, 22 vjec, me banim ne lagjen "Beqir Dardha", ne Elbasan.

    Gjate gjithe nates, dasma ka vluar me gezim dhe hare ne nje lokal ne lagjen e njohur si "e kinezeve", ne kete qytet. Por Eltoni nuk ka qene i gezuar se po martohej me nje vajze nga Lezha, pasi ai ishte i dashuruar me nje tjeter ne Elbasan Perkundrazi, kjo ishte dasma e vdekjes se tij dhe, sic i kishte treguar nje te afermi te tij, ai dukej se vendimin e kishte marre me pare. Do t'i jepte fund pikerisht kete nate, ne shenje proteste ndaj familjareve qe po e martonin jashte deshires se tij. Megjithate, gjate dasmes, ai nuk ka dhene asnje shenje se cfare do te ndodhte me pas. Ndaj njerezit dhe familja kane gezuar deri ne oret e para te mengjesit per djalin e vetem te Enver Kocit.

    Jane ndjekur te gjitha ritet e tradites rome, derisa Eltoni eshte futur ne dhomen e gjumit. Pastaj dera eshte kycur dhe cifti duhej te gezonte naten e pare te marteses. Por, 22-vjecari ka celur dritaren dhe krejt papritur eshte hedhur ne kopshtin e shtepise. Tentativa e pare nuk ka dhene efektin e pritshem. Ndaj Eltoni eshte ngjitur serish ne dhomen e gjumit. Serish ka celur dritaren dhe pa i thene asnje fjale nuses ka kaluar ne tarracen e shkolles se Gjuheve te Huaja. Qe atje, eshte hedhur me koke ne asfaltin para saj. Kete radhe fundi ka qene i pashmangshem. Elton Koci ka vdekur ne vend dhe dergimi ne spital ka qene thjesht nje formalitet. Dasma keshtu, eshte kthyer ne mort. Ne vendngjarje ka shkuar policia dhe nje grup hetimor. Oficere te policise gjyqesore kane kryer veprimet e duhura dhe kane marre ne pyetje familjare te dhendrit.

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vertet dicka tragjike , me prekin keto lajme kur i degjoj
    Sui generis

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    e tmerrshme ... gati e pabesueshme te detyrosh dike te martohet pa deshiren e tij,ne keto kohera...aq me shume qe mosha e djalit paska qene vetem 22 ...ehh

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anėtarėsuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Raste shume per keqeardhje. Prinderit kujdes.
    ======================
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Alma07
    Anėtarėsuar
    20-05-2007
    Vendndodhja
    ktu ku nuk duhet
    Postime
    282
    Sa kohe duhet akoma te ndryshoj ky mentalitet ? Eshte e pabesueshme....Perse prinderit nuk dine te respektojn thjesht ndjenjat e te birit qe eshte i medh per te marre vendim per jeten e tij......Kur do te zgjohen kta njeres.......

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    e tmerrshme

  7. #7
    Wćy ųf tħé Šąwņ Maska e _Elena_
    Anėtarėsuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    Shume gjynaf
    Mjer ai qe iku nga kjo jete ne moshen me te bukure
    Ľųšŧ ļŋ Ťħųūġħŧ

    나는 당신이 정말 싫어

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga conman
    Me shqeteson shume fakti qe ai u desh te hidhej dy here qe te vdiste. Cfare betoni ka atje ne shqiperi qe u dashka te hidhesh 2-3 here te vdesesh?
    pse kaq cinik mor burre i dheut

    Pse ndjehen njerezit kaq te pafuqishem dhe pa deshire per jeten une nuk e kuptoj, aq me teper cun 22 vjec!!

  9. #9
    ec eeee ec Maska e sami
    Anėtarėsuar
    04-10-2003
    Vendndodhja
    gjithkund
    Postime
    12
    nuk me perlqeu kjo qe lexova edhe te vrasesh veten ne moshen me te mir cfar mekati

  10. #10
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    sme duket kjo shkak i vdekje ,se vetem te ket qen humbameno qe ta martoj shtepia me zor sot nje djal 22 vjec pak e pabesushme kjo .hidhet robi njer ...hidhet dy ere(lol) mos ka vuajtur nga ndonje shkarje truri ky se kjo lloj vdekje vetem....................
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Traditat e dasmave shqiptare
    Nga katana nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 08-09-2014, 16:25
  2. Civilizimi nė Islam
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  3. Kush ėshtė fajtori nė njė lidhje martese?!
    Nga Bardhi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2010, 16:57
  4. Sa e nevojeshme eshte perspektiva martesore ne nje lidhje?
    Nga Blue_sky nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-08-2006, 13:52
  5. Pyetje sensitive ne jeten tuaj martesore
    Nga Alket123 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 16:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •