28
Ē’ka vyen me e lind njė njeri?
Njė dritė nė barkun e nanės
qė s’ban me u shkri.
Agona nuk merrte dot frymė. I nxehti i kėtyre ditėve tė dalura mendsh e kish bėrė t’i humbte kuptimi i ndarjes mes ditės dhe natės, shijimi i kalimit nga njė gjendje nė tjetrėn. Mundej veē tė merrte banja tė freskėta, njėra pas tjetrės qė tė mundej tė merrte fryme. E sata banjė kish qenė kjo e fundit? E kish humbur fillin krejt. Vullneti ndihmonte me sa mundej, po ēka vyente kjo? Ishte ajo qė duhej tė arrinte tė merrte frymė. Aktiviteti mė i rėndėsishėm i ditės sė saj ish bėrė numėrimi, 5 banja tė freskėta, 2 herė pastrim dhėmbėsh, 20 gota me ujė tė ftohtė, 1 kafe, 0 cigare, tre largime dhe tre kthime tė Vullnetit tė shtėpi, 10 fjali dashuri, 100 fjali ankime, (dhe nė kėtė ditė) 120 ditė deri nė lindje.
„E unė nuk mundem tė numėroj mė Vullnet! Dua t’ia heq vetes kėtė barrė, mė mundon edhe mė shumė, mė ėshtė kthyer nė mani. Mė gjej shpėtim!“
Vullneti duhej t’i gjente shpėtim. Ish hera e parė nė jetėn e tyre si ēift, qė shtatzania e Agonės kish mbėrritur deri nė kėtė pikė. Pėr ēdo herė tė mėparshme Agona ish dashur ta dėshtonte fėmijėn, tė qante ajo, tė qante ai, tė bėhej ai i fortė e t’i jepte dritė, tė bėhej ajo e madhe dhe tė pranonte dritė. E kish mbėrritur pika ku ai nuk donte tė bėhej mė i fortė se ē’ishte e ajo nuk donte tė bėhej mė e madhe se ē’ish bėrė deri mė sot.
“Bota mė shfaqet sa gishti im i vogėl tash”, i thoshte Vullnetit. Ai ia merrte gishtin e vogėl dhe ia puthte. Ia kish blerė njė unazė me njė formė qė ia kish caktuar Agona vetė tek argjendari. Ish njė fantazi nga ėndrrat e saj.
„Mos kėrko shpjegim”, i kish thėnė ajo atij, “tė paktėn derisa ta kem lindur fėmijėn, jo. Dhe i falte dashuri nė vend tė shpjegimit.
Vullnetit i duhej t’ia hiqte barrėn e numrit dhe ia premtoi qė do e bėnte. Doli pėr tė tretėn herė atė ditė. Mbrėmja kish zbritur rėndshėm, me njė ajer tė nxehtė, asnjė yll nuk dukej nė qiell dhe ndonėse retė mungonin, as hėnė nuk gjente. Aq u habit, sa mendoi se ishte nė gjumė dhe ia mėshoi njė shuplakė tė lehtė fytyrės sė vet. Tash tė gjej dhe hėnėn, kjo mė mbet, mendoi. Nuk kishte asgjė pėr tė qeshur. Agona ish njė shoqe e dashur sa nuk ka fjale ta nxejė madhėsinė e dashurisė qė ajo ish nė gjendje tė falė, me jetė tė nisur pėr sė mbrapshti.
“Jam lindur pėr t’iu marrė nėnės sime nga gjiri”, tregonte ajo gjithmonė nga e para, kur ai ia kėrkonte. Ai bėnte sikur historinė e dėgjonte pėr herė tė parė, dhe ajo pėr ēdo herė shfaqej mė e dhimbshme, me njė dimension mė shumė e tash veē me detaje mė shumė, sepse dimensionet ishin plotėsuar krejt. “Nėnės kur unė linda, i thanė se linda e vdekur. Unė deri para ēasteve kur mė fshehėn, kisha ulėritur siē dinė vetėm bebat ta bėjnė. E papritmas duhej tė mos isha mė. Mama u ngrit nė shtratin e lindjes dhe shihte si e marrė qark. Nuk thoshte kurrgjė, veē shihte. Fiksonte nė kujtesė detajet e dhomės ku i vodhėn jetėn. Dhe aq ēuditshėm po sillej pėr shijen e hajdutėve, sa doktori arriti t’ia ofronte njė gotė ujė. Ajo ia derdhi fytyrės dhe klithi, aq fort sa Agona nė njė nga dhomat pranė e kish ndjerė dhe ia kish kthyer me njė klithmė po aq tė gjatė dhe tė fortė. Zemėr, zemėr, thėrriste mama nga shtrati i lindjes, e lodhur, e ... Njė nga infermieret e shtiu nė gjumė me njė ilaē qė e pushtoi pėrmes njė gjilpėre qė ajo u shtrėngua pa shpresė qė kurrkush mos tė arrinte t’ia ngulte ne trup. Agona u zhduk. Mama nuk zuri ditė tė qetė prej atėherė, i vuri emrin bebit Agona dhe nuk donte tė shihte mė njeri me sy. Jetonte nė dy botė. Edhe kur Agonėn e gjetėn, ajo vazhdoi tė jetonte nė dy botė, nė njėrėn ku fėmijėn ia kishin marrė dhe ia rrisnin tė tjerė, serbė. Ajo i kėndonte kėngė dhe u bė kėngėtarja e kėngėve mė tė dhimbshme nė botė. Nė tjetrėn ajo rriste njė vajzė me pėrkushtimin dhe dashurinė qė veē njė nėnė di ta falė. Mė shumė se nėna ime nuk arrin ta kuptojė njeri vlerėn e pasjes sė fėmijės nė gji, thoshte Agona. Ia vėren nė sy, kur ajo papritmas pėrballė teje shuhet, sytė i bėhen tė pajetė e ajo hyn nė botėn e kėngės. Edhe sikur t’i flasėsh, t’i qahesh, t’i thuash se je duke vdekur, ajo nuk tė ndjen. Vetėm kur t’i klithėsh me atė zėrin prej bebeje, zgjohet nga ajo vdekja pėr sė gjalli dhe bėhet prapė mama ime. Oh Vullnet, bėj qė me mua mos tė ndodhė kėshtu! Ma hiq ankthin e numėrimit deri nė ditėn e lindjes! Tė lutem tė paktėn sot.“
Nė sa doktorė kishin shkuar, shqiptarė e tė huaj e sidomos tė huajt dukej talleshin se e hidhnin nga njėri tek tjetri. E sikush prej tyre me fjale tė paktėn ish specialist. Po ēfarė ėshtė ky specializim dreqi qė nuk dashka tė mbaroje kurrė, po ngjitemi deri ku? Sa shumė mund kishin harxhuar ata e prindėrit e tyre pėr tė arritur deri nė kėtė ditė. E para tyre prindėrit e prindėrve, e kėshtu nė radhė. Njė radhė tmerrėsisht e gjatė, qė nuk mund tė numėrohej dot, se veē nga trupat qė i shihje rresht me imagjinatė bėheshe keq. Dhe aty e gjeti zgjidhjen dhe ajo mundej tė ishte veē njė pasardhėse e kėtyre njerėzve, njė nga numrat e familjes, mbesa e tij Ndrina. „Ajo ėshtė larguar kaq e vogėl prej kėtu, si dhe ne, me dhunėn pas shpine“, nisi tė mendonte. „Agona pati humbjen e parė tė femijės sė parė qė ne bashkė e krijuam, udhės, asaj udhe tė gjatė e tė vėshtirė pėr nė Shqipėri. Ndrina u rrit nė Tiranė, ajo do t’i vijė me njė frymė Tirane Agonės e kjo do t’i bėjė mirė Agonės, do t’i bėjė mirė bebit qė Agona mban nė bark. Ah zemėr, sa e madhe je qė nuk ke hequr dorė nga dėshira pėr ta pasur njė fėmije tonin! Adoptimi ėshtė njė zgjidhje, adoptimi ėshtė zgjidhja, adoptimi ėshtė zgjidhja mė e mirė, shiko Agona ti nuk ke nevojė as tė sakrifikosh linjat e bukura tė trupit tėnd. Kėshtu i thonė njerėzit, ka kohė. Dhe ajo vetėm se buzeqesh. Derisa tė ketė frymė femra brenda meje, unė do pėrpiqem qė njė fėmijė ta sjell nė jetė, tė shėndetshėm, tė mbarė, pėrgjigjet ajo me njė vetėbesim, sa tani mė shkon ēdo grimcė gėzimi nga trupi kur e dėgjoj. Mė ngadalėsohet ēdo funksion dhe veēanėrisht tė menduarit. Ndrina, duhet tė vish patjeter.“
Dhe befas e gjet veten tė zgjohej para banesės sė tė vėllait nė Tiranė pas njėrit prej kėtyre ēasteve tė shkėputjes nga realiteti. Pa orėn qė e mbante nė dorė, 14.00. Ai ish nisur menjėherė sapo ish kujtuar pėr Ndrinėn. Kish puthur Agonėn, kish marrė makinėn nė garazh e nė vend qė tė drejtohej pėr nga qendra e tij e punės, kish marre rrugėn pėr nė Shqipėri.
„Do ta lajmėroj, vetėm nėse vonohem shumė kėtu e nuk mė lejon im vėlla tė largohem“, mendoi.
Nė shtėpi gjeti Dardanėn, nusen e vėllait me fėmijėt Ndrinėn, Besartin dhe Arbėrin. Tė dyja u gėzuan kur e panė, por edhe u trembėn shumė pėr kėtė ardhje befas, pa paralajmėrim.
„A ėshtė mirė Agona, nana, baba si janė Vullnet? E nana e baba im, Rrona, Kaltra, Agroni?“
U qetėsuan. Dardana u ul dhe mori frymė thellė.
“Mė frigove besa. Ti vetė si je? Ndrina tė lutem bėji nje kafe axhės.“
Ndrina bėnte kafen, e bėri kafen pėr tė tre, e pinė, pinė duhan, e zhvilluan bisedėn. Dreka iu mbeti pa shtruar deri kur erdh Liridoni nė shtėpi. Biseda u krye nė ato pak orė e u vendos, Ndrina do tė kalonte pushimet e verės nė Prishtinė, tek axha e Dardana do e shoqėronte e do qėndronte pėr pak ditė pranė Agonės.
“Po tani u pendova pak qė erdha kėshtu, sepse Agonėn nuk e kam lajmėruar e tani qė e shoh orėn ėshtė shumė vonė”, tha Vullneti.
„Mos ki dert”, i tha i vėllai. “E marr unė nė telefon dhe i tregoj se tė desha unė tė vije nė Tiranė. Do e gjejmė t’i themi qė ėshtė Ndrina qė ka nevojė pėr ndėrrim mjedisi e se ajri i Kosovės do t’i bėjė mirė, tė ketė mundėsi tė pėrgatitet dhe pėr provimin pranues nė universitet.”
Ndrina do tė marrė pjesė nė provimin e degės sė mjekėsisė. Do tė bėhet si nana e vet, mjeke. Por Dardana qė prej kur ndodhen nė Tiranė nuk e ushtron mė profesionin. Lindi dhe dy fėmijė tė tjerė nė kohėn pas luftės e i vogli, Arbėri, ėshtė akoma i vogėl shumė pėr ta ēuar nė kopsht.
Agonėn e njoftuan nė telefon qė Vullneti ndodhej nė Tiranė dhe se nesėr bashkė me Dardanėn dhe Ndrinėn e Arbėrin do niseshin pėr Prishtine.
“Kėshtu qė ndreq diēka tė mirė pėr drekė Agonė” i tha Liridoni.
Nė drekėn e sė nesėrmes Agona priti tė shoqin, mbesėn, nipin e tij dhe kunatėn. Iu ēelėn sytė e iu mbush fytyra me njė nur, sa Vullneti u habit. Kish harruar se si kish qenė ajo kur ishin lidhur bashkė. Atėherė sa kishin filluar studimet e ajo ndriēonte nė tė njėjtėn mėnyrė si sot, sa herė qė e shihte. Ndrina kish zėnė vendin e fėmijės pėr Agonėn, nė kampin ku u vendosėn nė Shqipėri. E kaloi nė heshtje humbjen e bebit qė mbante nė bark deri kur e nisėn udhėtimin pėr nė Shqipėri. I mėsonte poezi, nga ato qė i kish studiuar vetė nga afėr, vizatonte bashkė me tė, shėtiste nga njėra anė e kampit nė tjetrėn e kurrkush nuk i thoshte gjė pėr kėtė. Nė heshtje kishin rėnė tė gjithė dakord tė silleshin e ta lejonin Agonėn te sillej sikur Ndrina ishte bija e saj.
Dardana nuk mundej tė qėndronte gjatė. Liridoni nuk mund tė kujdesej pėr Besartin mė shumė se dy ditė. Ndaj dhe bisedat e saj me Agonėn qenė tė gjata gjatė kėtyre dy ditėve qė ē’kish pėr t’u shkembyer, tė shkėmbehej. Nga hera e fundit qė ishin parė, Agona kish bėrė dhe tre vizita dhe nė tė fundit i ish thėnė qė nėse dėshtonte dhe kėtė herė ajo duhej ta hiqte mitrėn e nėse arrinte tė lindte, pas lindjes duhej t’i nėnshtrohej vizitave pėr njė periudhė tė gjatė kohe nė mėnyrė qė tė jepej njė kėshillė pėrfundimtare, nėse duhej ta hiqte mitrėn ose jo. Agonės iu mbushėn sytė me lotė e nuk nxirrte mė fjalė, sepse e dinte qė do tė ishte zė nė njė tė qarė. Dardana e pėrqafoi dhe i tha qė tė pėrqendrohej tek muajt qė mbeteshin.
„Ata janė pak motėr”, i tha, “Ndrinėn e ke kėtu pėr ēdo gjė. Ti e di sesa fort tė do ajo. Me tė mund tė qash, tė qeshėsh, tė shėtisėsh, t’i bėni bashkė punėt e shtėpisė. Ajo ka marrė me vete libra pėr t’u pėrgatitur pėr provimin e pranimit nė universitet e ndoshta ti e nxit qė tė qėndrojė ulur e tė mėsojė. Nė Tiranė ajo do e kish mendjen pėr tė dalė. E ka dhe njė shok aty, tė cilin kujton ajo se ne nuk ia dijmė qė e ka, njė djalė simpatik qė e ka pasur disa vjet nė klasė, por dhe ai mėson pėr provimin pranues tani dhe mė mirė tė mėsojnė tė dy, se tė rrijnė tė dalin e asnjėri mos tė pranohet nė universitet. Si thua ti, a kam tė drejtė?“
Agona qeshi, se iu kujtua, se me ēfarė guximi futej nė provim, kur e dinte qė kish mėsuar pak pėr shkak, se nuk rrinte dot pa dalė me Vullnetin.
“Mė nė fund”, mendoi Dardana.
Agonės i kishin thėnė, se femija pritej tė lindte nė fund tė nėntorit, data 28 e mė pas. Agona nuk kish dashur ta dinte gjininė e fėmijės, sepse nuk donte ta mundonte veten me njė dėshirė mė shumė. E ndėrkohė qė ajo shkoi tė gatiste mėngjesin e ditės nė tė cilėn Dardana do kthehej nė Tiranė bashkė me Arbėrin, Dardana e mori mėnjanė tė bijėn dhe i dha disa porosi qė t’i kishte parasysh gjatė kohės sė qėndrimit aty.
“Agona, po si ke vendosur t’ia vesh emrin bebit, kur tė lindė?”, pyeti Ndrina, teksa po hanin mėngjesin.
Dardana e pa gjithė krenari tė bijėn. “Shumė mirė!”, i tha duke lėvizur buzėt e pa nxjerrė zė.
„Po nuk e kemi vendosur akoma. Nė fakt po qe pėr vajzė, tė dy duam qė tė jetė Rrona e pėr djalė nuk di. Ndoshta Rron“, tha Vullneti, "po duhet tė kėrkojmė akoma".
„Jo, jo“, i tha Ndrina, „Rrona e Rron ėshtė shumė bukur, por une e kam njė variant qė i kalon kėto e gjithė tė tjerėt qė do tė mund tė gjeni.“
Ata qeshėn nė pritje te si do te vazhdonte Ndrina.
„28 axhė, 28 t’ia jepni emrin fėmijės. As ka nevojė tė prisni ta dini, nė ėshtė djalė apo vajzė. 28 nuk e ka emrin asnjė shqiptar dhe bebi mė 28 nėntor do tė lindė, kur ta fitojė dhe Kosova pavarėsinė.“
Ata shtangėn. Vetėm me kėtė dukej qė nuk kishin llogaritur. Agona nisi tė qeshte dhe u ngrit ta pėrqafonte Ndrinėn, Dardana u skuq nga krenaria pėr tė bijėn e Vullnetit iu mbushėn sytė me lotė. Arbėri nisi tė duartrokiste. „Nina, Nina!“, thėrriste emrin e sė motrės nė mėnyrėn qė ėshtė nė gjendje ta shqiptojė dhe qeshte.
U bėnė disa ditė qė Agonės i ėshtė kthyer krejt ai nur i rinisė sė hershme. Ndrina i qėndron pranė e ajo i qėndron mbi kokė Ndrinės dhe e nxit tė mėsojė. Shėtisin nė mėngjes herėt e ēdo mbasdite. Vullneti i merr me pas me makinė dhe dalin nė Gėrmi pėr ajėr tė pastėr.
“Vullneti agon mė 28 nėntor, ose Vullneti e agon pavarėsinė nė datėn 28 nėntor.”
Ndrina mendonte kėshtu njė ditė pėr kombinimin mė tė bukur tė fjalėve nė njė fjali qė i pėrfshinte tė tre ata njerėz tė dashur e veēanėrisht bebin nė barkun e Agonės. Ajo shtrėngonte fort krahun e Agonės qė duke i hedhur hapat me ngadalė, merrte frymė thellė dhe e linte veten tė drejtohej me sytė e mbyllur. Nė kėtė qetėsi shpirtėrore qė i kish arritur pas muajsh tė tėrė torture, Agona nisi t’i tregonte se si baba i vet kish arritur ta shpėtonte nga duart e serbėve e vazhdoi me disa histori tė tjera tė ngjashme me tė vetėn tė njerėzve qė madje edhe Ndrina tė paktėn me emėr i kish dėgjuar nga mama Dardanė dhe baba Liridon.
Korrik 2007
Krijoni Kontakt