Percaktimi i shume termave dhe koncepteve thėrret per nje studim sistematik te te gjithe proceseve te te menduarit qe shpiejne drejt termit ose konceptit nen shqyrtim. Te gjithe kemi dijeni rreth ekzistences se konceptit/termit 'intelekt', por shume pak persona mund te deklarojne se kane lexuar ose jane njohur me nje percaktim formal te ketij te fundit.
Eshte nje fakt i pritshem qe opinionet dhe mendimet e cdo mendje njerezore jane te ndryshme nga pikepamja strukturore dhe shprehimore. Nga njera ane, shkencat e psikologjise, duke qene empirike, tentojne te studiojne proceset apo serite e ndodhive brenda mendjes, ndersat shkencat filozofike perqendrohen tek intelekti i qenies njerezore si nje instrument per te zoteruar realitetin. Ne kete pike lind nje pyetje: Cili eshte statusi i intelektit? Me gjere, kerkojme t'i japim pergjigje pyetjes se shume-pyetur: C'eshte intelekti? Si konceptohet? A jane mendimi, te menduarit, dhe intelekti sinonime? A eshte e sakte te pohosh se intelekti per nje person te caktuar nuk do te thote zaptim i realitetit, por arsyetim i paster, me prova te bazuara ne logjike (dhe me gjere ne matematike e shkenca te tjera)?
Une perputhem me pikepamjen e paraqitur ne pjesen e dyte te pyetjes se fundit. Intelekti fillon me nje arsyetim te paster, bazohet vazhdimisht ne te, si dhe eshte i hapur nga te gjitha anet per t'u pasuruar me procese te tjera arsyetimi. Me tej, te shprehurit e ketij arsyetimi duke ndjekur nje proces logjik dhe me prova te forta (por jo domosdoshmerisht te pathyeshme) perben nje tjeter komponent kryesor te intelektit te njeriut. Me pak fjale, i tere ky proces - arsyetimi dhe te shprehurit me prova logjike - perbejne rrethin e intelektit, gjithnje sipas kendveshtrimit tim.
Jeni te mirepritur te jepni mendimet tuaja, te sugjeroni artikuj, dhe te diskutoni paster.
Krijoni Kontakt