Tete shekuj arte pamore ne nje botim

Galeria Kombetare e Arteve eshte ne perfundim te nje projekti per botimin e Katalogut te veprave te koleksionit qe ka ne inventar ai institucion. Katalogu i Galerise Kombetare te Arteve do te jete nje botim i ilustruar me rreth 400-450 faqe, ne gjuhen shqipe e angleze. Ne ate liber arti do te paraqiten periudhat e artit shqiptar dhe artistet me te njohur te artit shqiptar, duke filluar nga shekulli XIII-XXI, veprat e te cileve do te perzgjidhen nga koleksioni i Galerise Kombetare te Arteve. Ne Katalog, gjithashtu, do te paraqiten veprat me cilesore te artisteve te huaj dhe atyre anonim (shekulli XVI-XX), veprat e te cileve jane pjese e fondit te Galerise Kombetare te Arteve, Tirane.

Katalogu do te kete karakter informativ per publikun duke pasur parasysh qe tekstet do te jene te reduktuara ne paraqitjen sa me koncize te informacioneve te zgjedhura e me te rendesishme artistike, shkencore dhe historike.

Katalogu do te kete paraqitje cilesore dhe do te shoqerohet me foto me ngjyra te veprave te artit te disa prej sallave kryesore te Galerise. Ne katalog do te paraqitet edhe planimetria orientuese e kateve te nderteses se Galerise. Katalogu ne fund te tij do te permbaje dhe biografite e artisteve qe jane paraqitur ne te, duke iu dhene rendesi vetem veprimtarive me kryesore.

Periudha e artit mesjetar ikonografik (shekulli XIII-XIX) do te permbaje zhvillimin ne pergjithesi te artit ikonografik ne Shqiperi dhe do te evidentoje autoret qe kane veprat ne sallen e artit mesjetar-ikonografik te Galerise Kombetare te Arteve ne Tirane. Po keshtu, periudha e artit te Rilindjes dhe Pavaresise Shqiptare (1830-1944) do te shoqerohet me nje tekst 2-faqesh ku do te pasqyrohet zhvillimi i artit shqiptar ne periudhen e Rilindjes dhe Pavaresise Kombetare Shqiptare dhe do te vleresohen artistet kryesore te kesaj periudhe.

Periudha e artit te pas Luftes se Dyte Boterore (1944-1990) do te jepet me nje informacion te gjere mbi te ashtuquajturen metode te realizmit socialist ne Shqiperi, se bashku me protagonistet kryesore dhe veprat e tyre. Gjithashtu, do te pershkruhet me kujdes dhe objektivitet zhvillimi i arteve pamore ne periudhen e viteve 1970-’80.

Periudha e artit te pas viteve ’90 (1990-2007) do te vleresohet mbeshtetur dhe ne veprimtarite kryesore qe u realizuan ne periudhen e tranzicionit shqiptar si: Konkursi Kombetar “Onufri” (1993-1998), konkursi Nderkombetar i Fotografise “Marubi” etj.

Vepra te autoreve te huaj do te pershkruhen, se pari, si histori e koleksioneve te huaja ne Galerine Kombetare te Arteve dhe, se dyti, si autore te ketij koleksioni. Ne kete kapitull do te perfshihen edhe veprat e artisteve shqiptare me banim jashte kufijve shteterore.

Autoret qe do te perfaqesohen ne Katalog, sipas rastit, do te paraqiten me disa vepra (foto te veprave) dhe do t’u lihen dy faqe secilit. Te dhenat fizike te cdo vepre do te jene: Emri dhe mbiemri i artistit, data dhe vendi i lindjes dhe e vdekjes (ne kllapa), titulli i vepres, viti i realizimit te saj, teknika, permasat dhe numri i inventarit.

Ne katalog, ne faqet e fundit, do te jete indeksi kronologjik i artisteve te perfshire, qe do te kete per cdo autor nje biografi selektive se bashku me veprimtarite e tij kryesore artistike te zhvilluara ne (20-25 rreshta).

Pergatitja e Projektit ka nisur qe ne vitin 2005, por ai si material u rishikua dhe u plotesua ne muajin dhjetor 2006 - janar 2007 duke u mbeshtetur edhe ne mbledhjen e Keshillit Shkencor - Artistik te GKA (2006) dhe konsultuar me disa botime analoge (kataloge) te disa muzeve boterore si National Gallery of Ireland (2002), Arti Bashkekohor i Kosoves (2000), Muzeu Britanik (1980), Ufici, Firence (1986), China National Museum Fine Arts (2002), Art Museum of Eomen in Washington Women Artists (2004), “Mezuraj MUZE” (Tirane, 2006) etj.