Ne 1994, tre alpinist zbuluan qindra piktura dhe gdhendje ne muret e shpelles Chauvet ne jug te Frances. Datimi me karbon tregon qe pikturat e rinoceronteve, luaneve, arinjve te shpellave, kuajve, mamutheve dhe kafsheve te tjera i perkasin periudhes 30-32 mije vite me pare. "Kjo nuk do te thote qe keto vizatime te hershme jane me pak te sofistikuara se sa ato qe artistet krijojne sot", shprehet Werner Herzog. "Arti...sic eshte paraqitur ne skenen e 32 mije viteve me pare, eshte i kompletuar". Regjizori i njohur gjerman Herzog, i cili ka prodhuar, shkruar dhe drejtuar mbi 40 filma, arriti te siguronte hyrjen eskluzive ne shpellat Chauvet. Ai e paraqet historine e tyre dhe historine e pikturave me te vjetra ne bote te gjetura ne shpelle nepermjet filmit ne 3D "The Cave of forgotten dreams" (Shpella e endrrave te harruara). Herzog, i interesuar ne pikturat e shpellave qe i ri, shprehet per kete eksperience te vecant se si njeriu i periudhes para gurit kishte instiktin qe nepermjet artit te paraqiste natyren qe e rrethonte. "Eshte e habitshme dhe e rendesishme se si papritur nepermjet ketyre pikturave antike, na paraqitet bota shpirterore gati si ajo e njeriut modern. Kjo bote nuk gjendet tek neandertalet dhe kulturat e tjera, as tek paraardhesit, te cilet nuk e paraqisnin boten nepermjet pikturave dhe skulpturave". Filmimi i shpelles brenda nuk ishte aq i thjeshte. Te gjithe vizitoret duhet te marrin leje nga autoritetet lokale franceze dhe te veshin rroba mbrojtese per te mos perhapur bakterie dhe organizma te tjera ne shpelle, qe mund te prishin balancen e ambjentit e rruajtur per mijera vite. Herzog gjithashtu duhet t'i bindte autoritetet qe do i mbaronte filmimet brenda nje jave, ne nje kohe qe nuk ishte i lejuar te qendronte me shume se 4 ore ne dite per te filmuar. Ne shpelle lejoheshin ta shoqeronin vetem 3 ndihmes, jo me aparatura te renda dhe drita e aparaturave duhet te kishte nje ngrohtesi te caktuar. "Por duke pare vizatimet brenda ne shpelle, ia vlejten te gjitha," shprehet Herzog. "Ne momentin e pare qe i pashe, ishte nje ndjesi e mrekullueshme. Nuk e prisja qe shpella te ishte aq e bukur. Dukej si katedrale kristali me stalagmite dhe stalaktite, si nje bote perrallash. Duke pare pikturat eshte nje moment i paharrueshem se sa te bukura dhe te kompletuara jane" perfundon Herzog.
Pjese nga filmi
permbledhur nga
http://www.npr.org/2011/04/20/135516...rgotten-dreams
Krijoni Kontakt