Fotot pushtojnė revistat britanike
Kylie Minogue, shopping te "gabi londinez"
Fotografohet nga paparaci shqiptar, Jani Janēe
Nga Londra
Muhamed Veliu
Kėngėtarja australiane, Kylie Minogue, ėshtė rikthyer nė faqet e
revistave britanike me fotot e realizuara nga paparaci shqiptar, Jani
Janēe, duke blerė rroba tė vjetra te "gabi londinez". Fotot janė
marrė brenda njė panairi veshjesh tė vjetra tri ditė mė parė nė zonėn
e Ēelsit. Nė foto duket kėngėtarja e veshur me njė fustan tė verdhė,
duke kontrolluar pėr veshjet e vjetra qė mund t`i vinin. E qeshur si
gjithmonė, 39-vjeēarja e lindur nė Melbourn ka bashkėbiseduar me
shitėsit e rrobave. Janēe e ka pasur tė vėshtirė tė fotografojė me
aparatin e madh, pasi nuk lejohej tė futej brenda nė panair.
Ai ka zgjedhur njė mėnyrė tjetėr. "Pagova tre paund pėr hyrjen si tė
gjithė tė tjerėt. Iu vura Kylie-t nga mbrapa, shyqyr qė nuk kishte
roje me vete. Nxora aparatin tim tė vogėl, tė cilin e mbaj me vete
kudo qė shkoj dhe fillova ta fotografoj nga shumė afėr. Kylie nuk
reagoi fare, pasi kujtoi se isha njė fans i saji", tregon pėr "Shqip"
Janēe.
Sipas tij, nė njė moment ajo e ka pėrshėndetur. Shqiptari e ka
falėnderuar mė pas pėr fotot, duke i treguar qė ishte paparac.
Ajo ka qeshur, duke iu drejtuar shqiptarit me fjalėt: "Nuk ma priste
mendja qė edhe kėtu do tė mė fotografonit. Jeni me tė vėrtetė tė zotė
nė punėn tuaj". Fieraku Janēe nuk ka mjaftuar me kaq. I ka kėrkuar
njė tjetėr favor kėngėtares me zė tė bukur, qė ajo tė pozonte me
bashkėshorten e tij, kėrkesė qė ajo nuk e ka refuzuar.
Ėshtė hera e dytė qė aparati i vogėl e nxjerr shqiptarin tė kthyer nė
tmerr tė VIP-ave botėrorė nga situata. Tre vjet mė parė, ai do tė
fotografonte brenda nė avionin e linjės Nju-Jork -Londėr aktoren
Siena Miller, duke fjetur, por me zinxhirin e pantallonave tė
pambėrthyer. Kjo foto, sa herė qė riprintohet nė gazeta apo revista
paguhet 1,500 sterlina. Minogue, e cila ka luajtur edhe nė gjashtė
filma, ku mė i rėndėsishmi "Mouling Rouge" nė 2005-ėn, u pėrball me
njė sėmundje tė gjatė nga kanceri nė gji. Kohėt e fundit ajo u nda
edhe nga i dashuri.
Sipas tabloidėve britanikė, shkaku i ndarjes ishte tradhtia qė ai i
bėnte me vajza tė tjera, tė cilat ėndėrronin tė kishin nė krevat tė
dashurin e Kylie.
Pėr momentin ajo ėshtė single nė pritje tė marrjes sė njė ēmimi tė
quajtur "Music Industry Trusts" pėr kontributin e saj nė industrinė e
muzikės. Ajo do bėhet e para kėngėtare femėr qė merr njė ēmim tė
tillė kaq prestigjioz. Kylie e nisi karrierėn e saj si kėngėtare e
muzikės pop nė vitin 1988 me kėngėn e kthyer nė hit "I should be so
lucky" (Unė duhet tė jem me shumė fat), duke shitur 50 milionė kopje
single nė tė gjithė botėn. Ndėrsa albumi i saj i parė u ble nga 40
milionė njerėz. Momentalisht ajo po punon nė njė studio londineze nė
Abbey Road e pėrdorur nga "Bitėllsat" me albumin mė tė ri, qė pritet
tė dalė nė qarkullim pas disa muajsh.
Krijoni Kontakt