Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Transferimet më të dështuara - 2008/09

    1. Ricardo Quaresma (FC Porto - FC Inter = 24.6 m. euro), definitivisht transferimi më i dështuar i vitit të kaluar. Në afatin dimëror u dha huazim në Chelsea.

    2. Giovanni Dos Santos (Barcelona - Tottenham = 8.6 m. funte), shembull klasik se si digjen lojtarët e talentuar. Në afatin dimëror u dha huazim te Ipswich Town.

    3. (CSKA Moscow - Manchester City = 19 m. funte), një nga transferimet më të palogjikshme të afatit të shkuar kalimtar. Në afatin dimëror, u dha huazim te Everton.

    4. Mancini (AS Roma - FC Inter = 13 m. euro), thjesht nuk ka qenë as 1% i asaj që jemi mësuar të shohim këtë futbollist në ekipin e AS Romës.

    5. Robbie Keane (Tottenham - Liverpool = 19 m. funte), investim i gabuar. Ky tip i lojtarëve, janë të lindur për ekipe të vogla dhe asnjëherë nuk bëjnë punë edhe në ekipe të mëdha.

    6. Martín Cáceres (Villarreal - Barcelona = 16.5 m. euro), asnjëherë nuk morri besimin e trajnerit Guardiola. Pritet të shitet këtë afat apo të jepet huazim.

    7. Alexander Hleb (Arsenal - Barcelona = 14 m. euro), më pak i merituari për "3-shen" e fituar të Barcës këtë sezon. Ishte fillestar vetëm në 5 ndeshje, në të gjitha garat. Kupa, Kampionati, Liga e Kampionëve. Vlerësoni vetë.

    8. Ronaldinho (Barcelona - AC Milan 21 m. euro), futbollist i harxhuar. Ndjeku hapat e bashkëkombësve të tij në Milano, Rivaldo e Ronaldo.

    9. Andrea Dossena (Udinese - Liverpool 7 m. funte), edhe një transferim i dështuar i Benitez. Futbollisti ka marrë dritë jeshile për t'u larguar nga klubi.

    10. Rafael van der Vaart (Hamburg - Real Madrid 15 m. euro), ishte yll në Bundesligë, por në Primera, mbeti i fundit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ate ronaldinjon e pata than qe ne fillim une po sme besuat
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210
    Daviusoo ky eshte parashikimi yt, apo e ke marre prej gazetave?

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Mariachi Lexo Postimin
    Daviusoo ky eshte parashikimi yt, apo e ke marre prej gazetave?
    Në fakt është pjesërisht i huazuar nga një gazete maqedonase, pjesërisht i imi. Aty kishte një listë prej 20 futbollistëve, ndërsa unë përzgjodha 10 futbollistët më të njohur dhe e bëra një renditje timen.

    Por çdo kush mund të bëj një renditje të tijën, do të ishte mirë emrat e vënë të arsyetohen dhe shuma e transferimit do të ishte mirë të potencohet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    FCBARCELONA Maska e olt1on
    Anëtarësuar
    02-05-2009
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    148
    Mu mu ka dhimt shum Dos Santosi qi shkoj pi barces,u qu pesh edhe qe ku met..

    <3gds

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •