Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60
  1. #51
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Varrimi I Tahir Dhe Nebih Mehė

    Nė mėngjesin e hershėm tė 15 majit, pasi qė organet e sigurimit kishin konstatuar vdekjen e Tahirit dhe tė Nebihut, kishin urdhėruar familjarėt e tyre qė t’i varrosnin sa mė shpejt, pa prani tė njerėzve e pa rite fetare. Madje UDB-ja, kishte urdhėruar qė tė mos organizonin as pritje pėr ngushėllime!

    Shokėt, miqtė, dashamirėt dhe bashkėfshatarėt e tij nuk kishin ndenjur duarkryq. Nuk e kishin pėrfillur ndalesėn e organit tė lartpėrmendur. Pos tė afėrmit e Tahirit, atė ditė pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e varrimit, kishin shkuar edhe Shaban Jashari me dy tė bijtė, me Hamzėn dhe me Ademin, Hajredin Celi, Bislim Bislimi e shumė tė tjerė. Ata ishin tė vendosur qė tė dy trimat t’i pėrcillnin nė mėnyrėn mė tė mirė dhe mė madhėshtore pėr nė banesėn e tyre tė fundit – pėr te varrezat e Mehajve.

    Po i pritnin njerėzit qė vinin. Po i pėrgatitnin e arkivolet. Po pėrgatitej dreka qė do tė shtrohej pėr nderė tė tė rėnėve. Kishin ftuar edhe hoxhėn pėr tė bėrė ritet fetare. Ishin mbledhur rreth 60-70 burra qė do t'i pėrcillnin martirėt.

    Nė ballė tė oxhakut si gjithmonė ishte Shaban Jashari. Ai i printe bisedės sė burrave nė odė. ”Ne kemi pėrjetuar mjaft, por kėshtu nuk ka ndodhur as nė kohėn e Turkut. Tė ēohet nė kėmbė njė hyqymet i tėrė e tė luftojė me dy veta, kjo nuk ėshtė dėgjuar ndonjėherė! Tahiri dhe Nebihu ishin njerėz tė mirė. Ata gjatė gjithė jetės sė tyre, askujt nuk i kanė bėrė kurrė asnjė tė keqe. Ky pushtet ia ka plagosur edhe vajzėn dhe ia ka trenua familjen!” – e shprehte pėrnjėherėsh urrejtjen dhe dhimbjen Shaban Jashari.

    Vetė Shaban Jashari, me tė dy bijtė, Ademin dhe Hamzėn, e kishte marrė pėrsipėr rregullimin e arkivoleve. Nė fillim i nderuan trimat duke ndenjur gatitu. Nė prani tė dhjetėra a mė shumė burrave, Ademi, qė nė atė kohė i kishte vetėm njėzet e gjashtė pranvera, foli me zė para tė gjithėve:

    - “Ne do ta vazhdojmė rrugėn e Tahir e Nebih Mehės. Do tė hakmerremi dhjetė fish pėr ta. Do tė hakmerremi pėr tė gjitha tė zezat qė ky pushtet po i ushtron mbi ne!”

    - Biro-o! Je i ri. Burrat nuk flasin para kohe – ia priti Shabani.

    Ademi e pa babanė e vet me habi. Ishte shumė i mllefosur dhe nuk e fshihte dot urrejtjen.

    - "Kėtė do ta shohim!” – e pėrfundoi trimi dialogun duke marrė vendim tė prerė nė vete qė ta vazhdonte rrugėn pėr liri pa e marrė parasysh ēmimin e saj.

    Tahirin dhe Nebihun, me tė gjitha nderimet e mundshme, i varrosėn diku rreth orės 16 tė asaj dite. Pas varrimit tė pranishmit, tė prekur thellė pėr kėtė tragjedi, filluan tė shpėrndahen secili nė drejtimin e vet.

    Milicia vendosi ēadrėn nė lėmėn e kullės sė Tahir Mehės ku do tė qėndrojnė pėr njė kohė tė gjatė. Pėr gjashtė muaj tė tėrė u bėnė ekspertiza tė shumta. Nė vendin e ngjarjes erdhi edhe vetė Franjo Herleviq. Ata nuk po gjenin shpjegim. Nuk mund tė besonin qė nga kjo kullė njė person t'i vriste tė gjithė ata milicė! "Ku e ka kryer Tahiri shkollimin ushtarak?" "A mos ka qenė ndonjėherė ilegalisht nė Shqipėri, pėr t'u stėrvitur?"- pyesnin Franjo Herleviqi dhe milicėt e pranishėm pa gjetur pėrgjigjen. As mjekėsia ligjore nuk kishte pėrgjigje. Tė gjitha vrasjet ishin bėrė vetėm me nga njė plumb tė sė njėjtės armė! Gjyqtari hetues i “rastit Mehaj”, Rexhep Kaēaniku, para njė viti (mė 2003) nė njė akademi pėrkujtimore, kushtuar Tahir Mehės pat thėnė:”Tahir Meha nuk ka shtėnė kurrė dy herė nė tė njėjtin milic!”…

    Pas shtatė muaj paraburgimi, nė mungesė faktesh e provash, lirohen Mehmet dhe Beqir Meha. Organet e SPB-sė i kishin thėnė Beqirit qė ta rrėzonte kullėn e Tahirit. "Pushteti do tė ndihmojė qė ta ngritsh njė tė re nė vend tė saj pėr t’i strehuar fėmijėt e Tahirit qė kanė mbetur pa kulm mbi kokė!"-i kishin thėnė Beqirit. ”Ju ma keni vrarė vėllain edhe babanė. Ma keni plagosur vajzėn e vėllait e cila ka mbetur invalid i pėrjetshėm,ia keni rrėnuar edhe shtėpinė dhe tani po kėrkoni qė unė ta vrasė kullėn e Tahirit pėr sė dyti! Pėr kėtė edhe do tė mė paguani!… Kjo ėshtė ndihma qė mė ofroni ju mua! Si s’keni turp, mor tė mjerė – ua kishte pėrplasur Beqiri mu nė surrat.

    Pushtuesit nuk kėnaqeshin vetėm me vrasjen e Tahirit e tė Nebihut. Ata donin qė t'i fshinin edhe gjurmėt e asaj rezistence. Kėta tė mjerė harruan se populli ynė nuk i harron heroizmat e bijve tė vet qė lanė vulė tė pashlyeshme nė histori. Ata nuk mund ta kuptojnė se kjo kullė, si edhe ca kulla tė tjera, qė u goditėn pėr shkatėrrim nga tanku i tyre, i kanė themelet nė zemėr tė popullit, ato nuk rrėnohen kurrė. Kulla e Tahir Mehės do tė mbetet pėrjetėsisht si kullė-legjendė, ashtu siē ka mbetur kulla e Kamer Loshit, e Oso Kukės, e Azem Bejtės,dhe shumė kulla tė tjera nė tokat shqiptare- pėrmendore tė historisė sonė tė lavdishme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #52
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Tahir Meha Hyri Nė Kėngė

    Pa i pėrfillur kėrcimet e UDB-sė, populli u solidarizua shpirtėrisht me familjen Meha. Te varri i Tahirit dhe Nebihut me dhjetėra herė u vunė kurora lulesh dhe banderola me shkrimin: ”Lavdi veprės dhe jetės sė Tahir e Nebih Mehės!” U vunė flamuj mbi varrezat dhe mbi kullėn e tyre legjendė. Nė tėrė Kosovėn e mė gjerė, nė oda, nė tubime, nė dasma e ahengje apo edhe nė rast morti bisedohej me respekt pėr qėndresėn heroike tė Mehajve. Nė veēanti vihej nė spikamė jehona e pushkės sė tyre pėrmes sė cilės i treguan pushtuesit se shqiptarėt pėr lirinė e vet janė tė gatshėm ta pėrdorin edhe armėn. Qėndresa heroike dhe akti i sakrificės e flijimit pėr liri u bėnė motiv frymėzimi pėr rapsodėt qė nėpėr oda me tingujt e ēiftelisė, jo vetėm qė e pėrjetėsonin shembullin e tyre, por edhe e pėrcillnin mesazhin se si duhet tė luftohet e tė sakrifikohet pėr lirinė e atdheut:



    Babė e bir janė t’uj luftue,

    Me flakė kulla asht mbulue.

    Sa bajnė luftė, sa janė t’uj knue,

    Kishe thanė se janė Drangue!

    Shumė janė vra, s’po mujnė me i ēue

    Po dojnė tanė, ata me i farue!…



    Rapsodi popullor pėrshkruan luftėn e pabarabartė tė dy vetave, babė e bir, tė cilėt me njė armatim krejt modest, luftojnė kundėr njė ushtrie qė pėrpos armėve tė tjera pėrdor edhe tankun:



    Kush po e ndez o pushkėn flakė?

    Tahir Meha me babėn plak.

    N’kullė tė madhe o nė malėsi,

    Ballė pėr ballė me njė ushtri!

    Po shkrijnė hekur babė e djalė,

    S’po dorėzohen pėr tė gjallė

    Tanksa e topa i kanė ndalė!…



    Nė spikamė vihet, qėllimi i lartė, qė e pėrligj luftėn dhe sakrificėn pėr liri, i personazheve tė ngjarjes qė shpeshherė marrin pėrmasa mitike:



    Luftuan trimat pėr liri,

    Dogjėn kullėn rrafsh me tokė.

    Gjakun dhanė ata pėr shqiptari,

    S’durojnė rob me kanė nėn Serbi...



    Krijuesi popullor na e pėrshkruan edhe vendin e kullės ku ėshtė pozicionuar Tahiri. Me dashuri flitet edhe pėr bashkėluftėtarin e tij Nebihun, "babėn plak", i cili e kishte ndarė mendjen tė luftonte me tė birin kundėr pushtuesit deri nė vdekje. Lufta ėshtė e pabarabartė dhe e ashpėr, por qėllimi i lartė fisnik dhe vendosmėria e dy vetave, bėjnė qė numri i armiqve tė vrarė tė jetė tejet i madh:



    Tahir Meha n’t' dytin kat,

    Luftė po bėnė me Beligrad,

    Ka qėllue me babėn plak,

    Po donė kullėn me djegė flakė

    S’kanė vra shumė veē shtatėdhjetė e shtatė!…




    Luftėtari ėshtė i vetėdijshėm se e drejta ėshtė nė anėn e tij, andaj edhe pse ėshtė vetėm me babanė kundėr njė ushtrie, gjen forcė morale qė tė qėndrojė dhe tė tregojė epėrsi nė atė luftė:



    Tahir Meha del n’frengji,

    Kėqyr ushtrinė ai me dylbi

    Po ma thėrret babėn e vet:

    "Ēinro babė e ban gajret,

    As ni shka mos me na pshtue

    kam ba njetin tanė me i farue!”…



    Moralisht, po aq lart, qėndron edhe babai i Tahirit, Nebihu. Ai pėr as njė ēast nuk tėrhiqet nga flakėt e luftės. Nuk i dhimbset aspak jeta por shpreh kėnaqėsinė se e ka shpaguar veten shumėfish:



    Nebih Meha ēka po thotė:

    "O Tahir, o djali jem,

    Baba vetėm o ty nuk t’lenė.

    Ka vra baba kapetana,

    A po i nien si po u shkon gjama!

    Kemi kullėn krejt prej guri,

    S’po ia len as topi murit!

    Po valon nė kulm flamuri,

    Shtatė deri tash ua ka lanė plumbi!

    Se po vdes s’po mė dhimet jeta,

    Kapetanin mora, me shtatė veta!…



    Tahir dhe Nebih Meha, me luftėn e sakrificėn pėr liri fitojnė admirimin e popullit qė shprehet nė vargjet shumė tė popullarizuara tė epikės sonė, qė kėngėtari i ka pėrshtatur edhe pėr kėtė rast:



    Lumja kulla o kanė ka mrena

    Tahir Mehėn o me shtatė zemra…



    Rezistenca e Tahir Mehės u bė simbol i krenarisė sonė kombėtare. Jehona e pushkės sė tij do tė shoqėrohet edhe me krismat e armėve tė UĒK-sė qė arriti ta shporrė armatėn jugosllave nga Kosova:



    Ajo pushka e Tahirit,

    Nis e shkrep nė dorė t’Beqirit.

    Pushka e tij o nizet vjet

    N’ballė armikun e godet.

    Bashkė tre burra vijnė tė varri,

    Ni be bon Adem Jashari:

    "Veē ky shteg e veē kjo udhė

    Sjell lirinė o me flamurė!”…
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #53
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Qėndresė Krenare Dhe Shpresėdhėnėse

    Ngjarjet madhore tė pranverės sė vitit 1981, popullin tonė e zgjuan nga letargjia qė e kishte kapluar. Demonstratat, nė kuadėr tė saj edhe rezistenca e Tahir Mehės, e ēorėn para botės maskėn e “vėllazėrim-bashkimit”, nėn tė cilėn serbėt i fshihnin dhėmbėt e urrejtjes patologjike kundėr shqiptarėve.

    Pėrkundėr masave represive qė i ndėrmori pushteti shtypės, demonstratat e atij viti dhe qėndresa heroike e Tahir Mehės u mirėpritėn nga populli dhe ngjallėn krenarinė kombėtare. Qėndresa e Tahir Mehės, u ngrit nė shkallė simboli dhe i dha zemėr rinisė shqiptare. Rėnia heroike e Tahir Mehės dėshmonte bindshėm se sakrifica pėr liri ėshtė akti mė sublim nė jetėn e individit dhe tė njė populli. Qėndresa dhe sakrifica e tij, qė forconin traditėn e luftės pėr liri, rivėrtetuan idenė se lufta pėr liri, bartėse e sė cilės do tė behėt Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, mund tė realizohet me sukses pa marrė parasysh epėrsinė e pushtuesit.

    Pėr luftėn dhe rėnien e Tahirit shkruan gazetat e shumta nė Kosovė dhe jashtė saj. Parandjenja e Tahirit, tė cilėn e shprehte duke thėnė: "Djem, kur tė luftoj unė do tė shkruajnė gazetat!", u bė realitet. Lufta dhe akti i rėnies sė tij do tė shėrbejnė si burim frymėzimi qė tė shkruhen sa e sa poezi, sa e sa libra dhe do tė krijohen sa e sa e vepra nė fushat e ndryshme tė artit.

    Ngjarjet e vitit 1981 dhe rėnia e Tahir Mehės, nė mbrojtje tė dinjitetit personal e kombėtar, hynė edhe nė fjalorin e analizave dhe polemikave tė diplomatėve dhe instancave mė tė larta shtetėrore. Ato trazuan edhe marrėdhėniet ndėrshtetėrore edhe ashtu tė acaruara, ndėrmjet Shqipėrisė dhe Jugosllavisė, mu pėr shkak tė ēėshtjes sonė kombėtare qė kishte mbetur e pazgjidhur. Shqipėria, nė atė kohė, e vetėdijshme se lufta pėr liri nuk do tė ndalej me propagandė dhe me masa represive, i drejtohet Jugosllavisė me tonin mė profetizues e mė kėrcėnues: ”Zotėrinj tė Beogradit, mos luani me zjarrin se vetė do tė digjeni nė tė!” Dhe vėrtet ashtu ndodhi. Demonstrata e vitit 1981, aktet heroike si ato tė Tahir e Nebih Mehės dhe lufta ēlirimtare tė UĒK-sė, ia bėnė varrin Jugosllavisė prej nga nuk arriti tė dilte dot.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #54
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Simbol Trimėrie E Sakrifice Pėr Atdhe

    Shėrbimi sekret i ish-Jugosllavisė, kishte punuar nė Kosovė nė mėnyrė qė sa mė shumė shqiptarė t'i fuste nė shėrbim tė vet. Kėta tė mjerė, qė nuk ishin pak, spiunonin edhe nėnėn e tyre poqė se e zinin duke folur, apo duke punuar kundėr pushtuesit, Jugosllavisė sė Titos. Spiunėt, tani me vepra konkrete, duhej ta tregonin besnikėrinė ndaj Serbisė e Jugosllavis. Demonstratat e atij viti dhe rezistenca si ajo e Tahir Mehės, nga pushtetmbajtėsit, u zgjodhėn si terren i pėrshtatshėm qė t’i sprovonin shėrbėtorėt e vet. Duke i shfrytėzuar rezultatet e gjahut tė tyre, regjimi i Beogradit arrestoi dhe burgosi njė numėr tė madh shqiptarėsh, sidomos tė rinj, mbi tė cilėt u ushtruan dėnime dhe tortura drakonike dhe filloi ta zbatojė procesin famėkeq tė diferencimit ideo-politik.

    Pėr ta dėnuar Tahir Mehėn dhe qėndresėn e tij u organizua njė fushatė e tėrė propagandistike. U ngritėn nė kėmbė tė gjitha mekanizmat shtetėrore. Pėrfaqėsues tė LSPP-sė dhe tė LKJ-sė mbanin mbledhje jo vetėm nėpėr qendra, por edhe nėpėr bashkėsitė lokale tė fshatrave tė Kosovės. Nga ana e tyre, nė ato takime, Tahiri etiketohej si armik, bandit, kriminel, ballist e bir ballisti. Kryetar i LSPP-sė i asaj kohe pėr komunėn e Skenderajt nė njė intervistė qė i kishte dhėnė gazetės “Borba” dhe gazetave tjera tė Beogradit, pasi i pėrsėrit si papagall edhe njė herė etiketat e mėparshme, pėrfundon se "Tahiri, bashkė me babėn e tij, si armiq qė ishin, e kishin merituar plumbin e pushtetit komunist tė Jugosllavisė.”

    Pėrkundėr fushatės propagandistike, pėrkundėr arrestimeve tė shumta, pėrkundėr dėnimeve dhe torturave mė tė egra populli as nuk mashtrohej e as nuk frikėsohej. Ai e kishte tė qartė se bartės tė kėsaj fushate ishin kumbarėt e Miliē Kėrstave, qė me baballarė e gjyshėr u kishin shėrbyer tė huajve. Sa mė shumė qė pėrpiqeshin pėr ta njollosur figurėn e Tahir Mehės, ata para popullit po njollosnin veten e tyre, po bėheshin sinonim i turpit, qė mund tė lahej vetėm me ndėshkimin qė populli i bėn tradhtisė.

    Populli, Tahir Mehės dhe tė gjithė atyre qė ishin ngritur kundėr padrejtėsive dhe shtypjes, ua dha vendin e merituar duke u ngritur edhe kėngė lavdie. Tahir Meha, me qėndrimin, luftėn dhe rėnien e tij, nė ndėrgjegjen tonė kombėtare po ngrihej nė simbol trimėrie e sakrifice pėr atdhe.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #55
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    “bishti I Sėpatės Ma Shpetoi Jetėn !”

    (Intervistė e njė milici tė njėsisė speciale qė plumbi i Tahir Mehės e kishte qėlluar nė sy)

    Kėtė intervistė e kam lexuar nė gazetėn e ilustruar serbe “Star”, me titullin “Bishti i sėpatės ma ka shpėtuar syrin .” nė burgun “Zabela” tė Pozharevcit, ku po vuja dėnimin pėr demonstratat e mėdha studentore tė vitit 1981.

    Meqė nuk kam pasur mundėsi ta ruaj intervistėn apo ta gjejė mė vonė, fragmentet qė pasojnė i kam nxjerr nga memoria ime ku janė fiksuar e konservuar deri nė ditėt e sotme:

    - "Diku nė orėt e mbrėmjes, pasi humbėm shumė shokė, vėrtet nuk dinim mė se si tė vepronim. Kishim shtėnė aq shumė sa qė kishim pėrshtypjen se as mizat nė kullė nuk kishin shpėtuar. U ndalėm. Pritėm nja 10-15 minuta. Nuk po shihej, nuk po dėgjohej asnjė lėvizje! E mora njė sėpatė dhe me shumė kujdes u ofrova te dera e kullės. Fillova ta goditja derėn. Pas ēdo goditje fshihesha prapa murit. Kurrfarė reagimi nga brenda. Krijova bindjen se Tahiri ishte vrarė. Me qėllim qė tė futesha brenda, fillova tė goditja derėn pandėrprerė. Nė ēast mu duke sikur dėgjova ca hapa tė lehtė dhe ndala. Prapė qetėsi. Mendova se mė kishin mashtruar veshėt. Pėrsėri vazhdova me goditje. Mė befasuan dy tė shtėna revoleje. “Oh nėnė!” – bėrtita dhe dhashė alarmin pėr ndihmė duke e mbajtur syrin me tė dyja duart.

    Nė bazė tė ekspertizės qė ėshtė bėrė mė vonė ėshtė konstatuar se njėri plumb e ka goditur saktėsisht bishtin e sėpatės qė e ka bėrė plumbin ta ndėrrojė drejtimin. Pra, bishti i sėpatės ma shpėtoi jetėn! Plumbi tjetėr me ka kapur nė syrin e djathtė. Nuk e di se a do tė mė shpėtoj syri?” – pohonte nė atė intervistė milici serb nga Peja.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #56
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Tahir Meha E Theu Mitin E “pathyeshmėrisė“ Sė Jugosllavisė

    Ishte krijuar pėrshtypja se Jugosllavia ishte ndėr shtetet mė stabile nė rajon e mė gjerė. Ajo, madje, shtirej si shtet i painkuadruar dhe si vend ideal ku respektoheshin tė drejtat e plota tė pėrkatėsive tė ndryshme etnike. Propagandohej se edhe ushtarakisht ishte ndėr shtetet mė tė forta nė Evropė! Sa i pėrket respektimit tė tė drejtave, ishte e kundėrta. Ajo, me tė dyja kėmbėt, nė veēanti po i shkelte tė drejtat e shqiptarėve, pastaj tė boshnjakėve, tė romėve, tė turqve e tė popujve tė tjerė qė nuk ishin sllavė. Ishte shndėrruar nė njė ferr tė Ballkanit dhe Evropės, qė pėr fat tė keq bota kėtė do ta vėrejė shumė me vonesė. Mirėpo, edhe pse mjegulla e propagandės kishte errėsuar qiellin, ajo do tė shpėrndahej me diellin e parė, qė filloi tė shndriste nė Kosovė.

    Pėrmes borxheve nė formė kredie, Titoja, qė e bindi botėn se Jugosllavia ishte njė shtet demokratik, mundi pėrkohėsisht ta kalonte krizėn ekonomike dhe tė krijonte iluzione se ekonomia e kėtij shteti edhe nė tė ardhmen do tė kishte perspektivė. Por, borxhi prej 29 miliardė dollarėsh, qė zyrtarisht u pranua pas vdekjes sė tij, eksploatimi i pasurisė sė Kosovės dhe i regjioneve tė tjera pėr dekada me radhė dhe shkelja e tė drejtave kombėtare, veēanėrisht tė atyre qė nuk ishin sllavė, dhanė efekte tė kundėrta.

    Demonstratat e fuqishme tė pranverės sė vitit 1981 dhe pushka e Tahir Mehės, qė i dhanė njė grusht tė fortė propagandės false tė Jugosllavisė, ia ēorėn maskėn faqe botės dhe e thyen mitin e rrejshėm pėr pathyeshmėrinė e saj.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #57
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    KULLAT DHE SHTATORET QĖ MUNGOJNĖ ! - (Kapitull mė vete)

    Po binte njė borė e dendur qė ma dėshironte shpirti ta shikoja. Pėr njė ēast i harrova tė gjitha brengat dhe rrėshqita nė thellėsinė e mendimeve. Shkova nė vitet e rinisė kur miklimi i flokėve tė borės mė mahniste, mė bėnte pėr vete dhe mė joshte qė tė dilja e tė shėtitja nė natyrė. Vendosa tė udhėtoja larg e mė larg. Mora makinėn dhe gati si nė ekstazė po e ngisja nėpėr rrugėn gjarpėrore tė shiritit tė zi tė asfaltit. Nė udhėtim e sipėr, gropat e asfaltit mė sollėn nė vete. Fillova tė mendoja pėr infrastrukturėn qė mungon, pėr ekonominė dhe bujqėsinė e pazhvilluar, pėr papunėsinė e tė rinjve, pėr problemet e shkollimit... Mendja mė shkoi edhe tė monumentet qė tregojnė lashtėsinė tonė, te shtatoret dhe te arkitektura jonė tradicionale e bashkėkohore qė gjenden nė gjendje mė se tė keqe.

    Te njė kthesė nė tė majtė e lash asfaltin e mplakur, tė cilit koha ia kishte brejtur shtatin dhe mora rrugėn krejt gropa nė drejtim tė Prekazit. Mu kujtuan shokėt e burgut si: Afrim Zhitia, Fadil Vata, Bardhyl Mahmuti, Sherif Krasniqi, Nezir Myrta, Sami Kurteshi,Halil Selimi etj. Dhjetėra herė me ta kishim biseduar se kur ta bėjmė shtetin tonė, kujdes tė veēantė do t’u kushtonim dėshmorėve tė kombit tonė. Qė atėherė ka kaluar shumė kohė. Janė bėrė shumė pėrpjekje. Ėshtė bėrė edhe luftė, por aspiratat tona ende nuk janė realizuar. Ende nuk e kemi bėrė shtetin! Prandaj na mungojnė kullat, na mungojnė shtatoret…, i mungon Prekazit njė shirit asfalti, i cili do ta pėrshkonte atė mes pėr mes, qė nga kulla e Ahmet Delisė e deri tė kulla e Adem Jasharit. Mė ra nė sy Kompleksi i Jasharajve, ku punėt pėr ndėrtimin e tij kishin mbetur nė fillimin e tyre!

    Nė hyrje tė lagjes sė parė tė Prekazit, lagjes sė Hasanajve, pashė disa fėmijė tė cilėt po loznin nėpėr borė. Ata, as qė donin ta dinin pėr ato qė unė po mendoja. Ishin tė lumtur. Ua pata zili. Ata si fėmijė duhet tė luajnė e tė rriten. Ata duhet t'i gėzohen tė ardhmes, por qė tė kenė tė ardhme tė lumtur e tė sigurt, duhet tė dinė edhe pėr tė kaluarėn. Duhet tė dinė pėr tė gjithė ata qė pėr tė mirėn e tyre kanė dhėnė ēdo gjė nga vetja e vet, madje edhe jetėn.

    Arrita te shkolla "Azem Bejta". Rruga, si edhe mė parė, si mos mė keq. Mungonte edhe uji, qė pėr tė gjithė, por pėr nxėnėsit nė shkollė ėshtė mė se i nevojshėm. Vazhdova rrugėn. Jo shumė larg saj mė ranė nė sy muret gati tė shembura tė kullės sė Tahir Mehės! Nė mungesė tė shtetit, sot, Drenicės e Kosovės, i mungojnė kullat e shtatorėt e Ahmet Delisė, e Azem Bejtės, Shaqir Smakės, Nak Berishės, Kamer Loshit, Mehmet Delisė, Qerime Radishevės, Shaban Polluzhės, Mehmet Gradicės, Miftar Bajraktarit, Jetullah Rezallės, Shasivar Alisė e plot e plot kulla tė tjera, monumente historike e shtatore, nga tė cilat kėta fėmijė, por edhe tė tjerėt do tė mėsonin pėr tė kaluarėn tonė tė lavdishme.

    Me kujtohet ishin ditėt e sprovės sė madhe,ditėt kur djemtė e radhitur nė grupet e para tė njėsiteve tė UĒK-sė, po bėnin provat e para nė teren. Isha me Zymer Mehėn,po kalonim pranė varrezave tė Mehajve pėr tė parė se si i kishin rregulluar ato. Ishte njė pranverė e hershme,Zymeri befasisht me pyeti:

    ”A thua rruga qė e bėnė shumė trima tanė e sė bashku me ta edhe Tahiri,vetėm me kaq do tė pėrfundoj?”Nga viti 1981 e deri atė kohė kur po bisedoja me Zymerin, sikur kishte kaluar goxha dhe gjėrat nuk po lėviznin me hapin e duhur,apo nuk po i vėrenim ne?Ē’ti thosha Zymerit…Diēka po pėrgatitej,diēka po punohej,mirėpo pėr ti thėnė atij sikur ishte ca herėt…Megjithatė i thash:”Zymber,diēka ėshtė duke lėvizur,me kohė do ta shohim tė gjithė,do tė ketė punė dhe vend pėr angazhimin e tė tė gjithė neve!”Edhe sot e gjithė ditėn,pra edhe pas luftės ka vend qė tė angazhohemi qė tė gjithė,pėr sendėrtimin e shtetit tonė pėr tė cilin shumė dėshmorė tanė e sė bashku me ta edhe Tahir Meha u martirizua nė altarin e lirisė.

    Me kujtohet kur me rastin e kujtimit tė pėrvjetorit tė dhjetė tė rėnies sė Tahir Mehės nė Prekaz,Hamėz Jashari (tani dėshmor i kombit ) nė njė beze me ngjyrė tė kuqe,me dorėn e vet, kishte shkruar: “LAVDI JETĖS DHE VEPRĖS SĖ TAHIR E NEBIH MEHĖS!”
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #58
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Mehmet Bislimi u lind me 24 mars 1958 nė fshatin Prekaz i Epėrm, nė Drenicė.

    Shkollėn fillore e ka mbaruar nė vendlindje, kurse gjimnazin nė Skenderaj. Nė Universitetin e Prishtinės ka studiuar shkencat e natyrore.

    Nė vitin 1981, pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare arrestohet dhe dėnohet burg. Pas daljes nga burgu mė 1986, veprimtarinė kombėtare e ka vazhduar nė gjirin e LPK-sė, ku ka pasur detyra me pėrgjegjėsi.

    Mė vitin 1994, pėr t'i shpėtuar arrestimit, ėshtė strehuar nė Zvicėr, ku vepron dhe jeton me familjen e tij.

    Gjatė luftės nė Kosovė ishte bartės dhe propagandues i Fondin ”Vendlindja Thėrret”. Gjatė mandatit tė QPK-sė (Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės) ka qenė pėrfaqėsues i pėrgjithshėm pėr informim pėr mėrgatėn nė kuadėr tė Ministrisė sė Financave. Pas luftės, nė dy kuvende, Mehmet Bislimi, zgjidhet kryetar i degės sė PDK-sė pėr Zvicėr.

    Me krijimtari letrare ka filluar tė merret qė herėt. Shkrimet e para i ka botuar nė gazetėn”Bota e re”nė Prishtinė, mė vonė nė revistėn”Alternativa”, nė Lubjanė dhe nė disa numra tė gazetės ”Rilindja”, qė botohej nė Zvicėr. Disa vjet ka shkruar pėr organin e LPK-sė “Zėri i Kosovės”qė botohej nė Zvicėr dhe pėr tė pėrkohshmen “Rruga jonė”- qė dilte nė Francė. Nė "Zėrin e Kosovės" dhe te "Rruga jonė" me vite ėshtė paraqitur nė kėndin e humorit me nofkat “Ngucakeqi” dhe “Gjembi”. Kohė pas kohe shkrimet e tij kanė gjetur vend edhe nė gazetėn “Epoka e re”. Veprimtaria e tij letrare pėrfshin shkrime publicistike,anekdota, humor e poezi si dhe mendime tė urta. Deri me tani ka botuar katėr libra:



    1. ”Anekdota popullore dhe satira autoriale”, Prishtinė 2002

    2. ”Trėndafila maji” – poezi, Prishtinė 2002

    3. ”Fjalė dhe gurė” – poezi, Prishtinė 2003

    4. "Monografia pėr Tahir Mehėn ėshtė libri i tij i katėrt

    Zvicėr, prill 2004



    Librin „KĖTU I THONĖ DRENICĖ - Tahir Meha – Monografi“ mund ta porositni nė kėtė adresė elektronike : mbislimi@freesurf.ch
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 10-01-2008 mė 17:10
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #59
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Rrustem G e c i – poezi promemoriale

    Rrustem G e c i – poezi promemoriale



    Kulla e Martirit

    Kryengritėsit, Tahir Meha

    Ka ndal dielli mbi Prekaz
    E ka vu buzėn nė gaz
    Kot provoni n“Drenicė me hy
    Tahir Meha vėzhgon n“dylbi

    Vjen ushtria varg e vijė
    Vjen me tanke e milici
    Duan Tahirin gjallė me lidh
    Krejta hyrjet i kanė mbyll

    Tahir Meha njė dardaniot
    Pushka ime s“flet veē sot
    Plumbi i parė vret njė Dodek
    S“jepet kulla unė pa vdekė

    Plumbi dytė vret njė Millan
    Vetė mė hyri ai qen nishan
    Pikė e gjakut ku ka ra
    Pemė e tokės kurrė s“ėshtė tha

    Nebih Meha thėrret, Tahir
    Tė lumtė dora o im bir
    Vret Tahiri dyzet armiq
    Na nė luftė nuk jemitė liq

    Ka dalė dielli mbi Prekaz
    Tahir Meha po qesh me gaz
    Babė e bir ngrehin njė kėngė
    Babė e bir vrasin njė gjėmė

    Tė lumtė zemra o azgan
    Kėshtu luftohet pėr vatan
    Ndal o serb o serbomadh
    Kthehu prapa nga ke ardhė

    Qysh kur ishte pellazgjia
    Une jam(kėtu) n“tokat e mia
    Tahir Meha pushkėn mbush
    Zjarri e do tė ketė pak prush!..

    Rrustem Geci - Dortmund
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #60
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    GJURMĖT E KOHĖS !



    Shkruan : Mehmet Bislimi




    Duke dėshiruar qė ta them fjalėn time pėr romanin mė tė ri tė krijuesit Muharrem Blakaj, pa ekuivok mund tė konstatojmė se si krijues qė tanimė ka kaluar pragun e tre veprave nė gjininė e prozės dėshmohet si njė mjeshtėr i madh i prozės. Si mė e ndėrlikuar nga gjinitė tjera letrare, proza kėrkon arkitekturėn e njė ndėrtimi tė veēantė mbi njė ngjarje tė caktuar e cila ngėrthen nė vete nė mėnyrė mė tė pėrsosur transformimin sa mė tė kapshėm pėr lexuesin tė njė realiteti, qoftė ai i hidhur, lumtur, romantik, tragjik, historik, i shėmtuar, apo edhe shpotitės i njė ngjarje, qė ka ndodhur brenda njė shoqėrie nė njė kohė tė caktuar.



    Futja nė vorbullėn e fushės sė krijimtarisė letrare e cila pėrkon me zhvillimin e ngjarjeve reale tė njė vendi dhe kohe, duke paraqitur po aq besnikėrisht edhe rrethanat e shoqėrore tė asaj kohe dhe bartėsit e atyre proceseve kėrkon padyshim njė punė tė madhe, njė imagjinatė tė thellė krijuese dhe diapazon tė gjerė njohurish. Tėrė ky arsenal letrar i krijuesit ka pėr qėllim renditjen e ngjarjeve besnikėrisht e sipas kohės sė zhvillimit tė tyre, duke jetuar me vetė personazhet dhe duke i dhėnė secilit nė ēfarėdo momenti pozicionet e tyre tė fiksuara e duke mos i ngatėrruar mes vete pėr asnjė veēori edhe nga mė e vogla.



    Pėrshkrimi i rrethit jetėsor e shoqėror ku veprojnė personazhet deri edhe nė imtėsitė mė tė vogla si dhe pėrshkrimin e tipareve dhe karaktereve tė tyre, qė kompletojnė ēdo personazh tė librit arrihet nė mėnyrėn mė tė arrirė. Tė gjitha kėto tipare qė pėrmenda bėjnė tė vlerėsohet njė vepėr letrare nga kritika dhe lexuesi. Tė gjitha kėto tipare krijuesi Muharrem Blakaj na i sjell tė bashkuara nė librin e tij tė ri dhe duhet qė nė fillim ta pėrgėzoj pėr kėtė sukses. Kjo punė kolosale, natyrisht se ka reflektimet dhe inspirimet nga rrafshi i literaturės sė shumtė tė kolosėve tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore dhe shqiptare, tė cilėt autori i ka kaluar nėpėr dorė por nuk mbetet peng i klasikes duke klauar me mjeshtėri kufirin pėr tė hyrė nė modernen. Dhe ky kombinim shumė origjinal ia rrit vlerėn veprės por edhe fuqinė autorit. Romani i autorit Blakaj: " Vrasje brenda germės L", ėshtė i begatė si nga kultura gjuhėsore sidomos me leksikun e tė shprehurit. Gjuha ėshtė mjeti mė i mirė i autorit Blakaj pėr pėrshkrimin dhe shtjellimin e ngjarjeve qė vijnė njėra pas tjetrės pėr tė nxjerrė nė pah njė ngjarje mė tė madhe, mė komplekse. Falemnderit autorit Blakaj qė na solli kėnaqėsinė pėr tė lexuar kėtė libėr dhe jam i bindur nga bagazhi i tij se qysh tash mund t'i themi falemnderit edhe pėr tė tjerat qė do na sillni nė tė ardhmen.



    Autori Blakaj, me veprėn e vet, lexuesin e mirėfilltė e bind katėrcipėrisht se ėshtė i kompletuar me qartėsinė e konceptit, se ka vrarė me punėn e tij krijuese mjerimin brenda njė rrethi tė zbehtė, qė kishte vu shumė nga krijuesit e dikurshėm para mėdyshjes - tė shkruash a tė mos shkruash. Nuk ėshtė viktimė e miklimeve tė nėnės parti apo shkrimit me porosi dhe me lek nė dorė. Nuk ėshtė Blakaj nga ata tė vrarė nga zhgėnjimi i tė papriturave, qė ishin fare tė papėrgatitur pėr t'u pėrleshur me ndodhitė tė furishme tė kombit. Blakaj duke i zhveshur ata fare lakuriq para ngjarjeve madhore, siē ishin tėrmetet pėr lirinė e atdheut, pjesė e sė cilės ishte edhe vet autori dhe familja e tij, qė mbi kurriz barti po aq burrėrisht hisen e vet tė detyrimeve pėr ēlirimin e vendit tė cilėn e pagoi njė pėr njė dhe atė me shpirt e zemėr! Autori Blakaj, i vetėdijshėm se obligimet tona pėrballė atdheut nuk kanė pėrfunduar. Tani nga ana e njė kėndvėshtrimi tjetėr, ai paguan taksėn e tij nė nė misionin e fjalės sė shkruar e cila do tė mbetėt nė letėr pėr brezat qė pasojnė, qoftė si mision, porosi, meditim, vazhdė, apo kronikė e njė kohe me plagė tė shumta. Autori nuk po kursen as kohėn e mbetur, nuk po gjėnė qetėsin shpirtėrore, pa i zbrazur prurjet e veta, duke lėnė gjurmėt e njė kohe tė shkruara nė letėr, pa dyshim nė shėrbim tė kulturės sonė letrare, por edhe tė historisė.



    Ėshtė fakt se krijuesit i gėzohen veprės sė vet, sikurse krijesės natyrale tė tyre. A nuk e ndiejnė kėtė kėnaqėsi bujku me bereqetin e tij ndėr ara, muratori kullės sė gurit qė ka ngritur me duart e veta, arkitekti urės qė ka ngritur mbi lum, filozofi saktėsisė sė mendimit, piktori pėrsosmėrisė dhe harmonisė se ngjyrave me plot performancė, skulptori shkrirjes sė madhėshtisė sė heroit nė bronz duke i dhėnė atij mesazhe pėrjetėsie, krijuesit e letrave nė gjininė e poezisė, prozės, dramės, romanit, komedisė, satirės dhe humorit etj. Zoti Blakaj me sukses e dashuri ka kurorėzuar krijesėn e vet nė jetė dhe krijimtari, kėshtu qė meritueshėm ka tė drejt tė gėzohet pėr te. Duke e nxitur lexuesin qė tė krijojė konceptin e tij real dhe tė paanshėm mbi ngjarjet e ndodhitė qė kanė hapėruar sė bashku me ne viteve qė lėmė pas, qofshin ato tė hidhura apo edhe heroike e legjendare pėr kombin tonė, janė realitete qė na ndoqi kėmba kėmbės deri tek ditėt e sotme por ato do t'i ndijenė edhe ata qė nuk i pėjetuan e qė do tė vijnė pas nesh!



    Pėrshkrimi i kėsaj rruge, siē e pėrshkruan edhe autori Blakaj, ishte me dhimbje e mundime, me plagė e pranga, me burgime e arratisje, me plagė e gjak, me bukė e barot pėr tė shėnuar epokat e triumfit tė bindshėm mbi tė ligėn e shėmtuar qė pushtuesit shekullor mbollėn mbi ne.



    Brezit tė Blakajt dhe shumė krijueseve dhe atdhetarėve tjerė, qė hise ju ra mėrgimi e katandisja rrugėve tė botės, ju takon qė tė lėmė gjurmėt tė shkruara nė letėr dhe tė mburren sado nė mėnyrė modeste pėr kėto gjurmė. Fundja ne as e kemi nisur tė parėt kėtė rrugė as do tė jemi tė fundit. Qė nga Rilindasit e deri mė sot, letėrsia jonė shqiptare, apo mė mirė mė thėnė njė pjesė e mirė e origjinės sė letrave tė shkruara nė gjuhėn tonė tė bukur ka varguar nga rrugėt e syrgjynit, pra tė kurbetit tė sotėm por gjithėherė me frymėzimin ishte nga vendi dhe populli ynė. Prandaj, porosia e shkrimit tim ėshtė: Lini gjurmėt tuaj tė shkruara nė letėr, qoftė edhe me njė kujtim, shkrim, poezi, ditar, shėnim e diēka tė vogėl! Ai do tė ishte nėnshkrimi juaj i kėsj bote.



    Mbi kėtė bazė dua ta pėrgėzoj autorin Blakaj i cili me pėrkushtim tė madh ka shtjelluar, ngjarjet e hidhura por tė vėrteta kur UDB-ja jugosllave me mekanizmat e saja tejet tinėzare, kishte arritur tė depėrtonte nė poret e jetės sonė, duke i vu tė gjithė mekanizmat mbytės e asgjėsues tė kundėrshtarėve tė saj e nė veēanti tė shqiptarėve liridashės e krejt veēantė tė kokave tė kombit tonė siē ishin: Haxhi Zeka, Bajram Curri, Avni Rrustemi, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Fazli Grajqevci, Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, Kadri Zeka, Zija Shemsiun e dhjetėra pishtarėve tė lirisė. Autori, duke e jetėsuar ngjarjen deri nė shkallėn e njė romani i cili do tė jetoj gjatė, duke iu dhėnė fuqi personazheve tė pėrjetėsisė siē janė Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka, me saktėsi dhe pa e devijuar realitetin futet poreve tė veprimit tė Shėrbimeve sekrete tė UDB-sė duke i gjurmuar e denoncuar ato para opinionit tė gjerė.



    Pėrfitimi material dhe platforma e dikurshme politike, frymėzimin e krijueseve e turbullonte atė botė me dinar e verė tė kuqe mes prehjeve tjera imorale. Pėr fatin tonė tė mirė, sot poenta e krijuesit tė ri Blakaj, kalon caqet e njė qėllimi pėr tė qenė vetėm emėr krijues. Ky brez, ka qorrur njė herė e pėrgjithmonė shabllonet e njė politike tė ndyrė, qė fuste hundėt edhe aty ku nuk e kishte vendin, siē ishte mendimi i lirė i krijueseve nė lėmitė e ndryshme tė artit. Krijuesi, si njohės i mirė sistemin e vlerave, di ku ta fokusoj ngjarjen, di ta zbėrthejė atė dhe di t'i japė shpirt asaj, duke e kompletuar veprėn me petkat e saj. Autori Blakaj me gjithė kėto peripeci, ka dhėnė vlera nė kėtė lėmi si nė dy veprat e tij tė para: "Misioni Sekret" dhe "Thesaret e Humbura", duke e dėrguar misionin e vet edhe mė tej nė fushėn e letrave me romanin e tij mė tė ri:" Vrasja brenda germės L". Romani plotėson tė gjitha standardet e njė vepre tė lartė letrare dhe jo vetėm qė do t'i qėndrojė kohės por do jetė ajo shoqėruese e denjė kohės pėr shkak tė kėrkesės sė lexuesit.



    Vet titulli i romanit, fletė edhe mė shumė, dhe mė duket qė nuk ėshtė pa shkas: "Vrasje brenda germės "L", qė si nocionin na jap njė shpjegim mė tė gjerė.



    Lulėzimi, Lėvizja, Loja, Liria, Letėrsia - tė gjitha kėto arrijnė Lartėsinė ku do tė gjejmė Dėshmorėt e kombit tonė si Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu.



    E uroj autorin, zotin Blakaj edhe njėherė pėr romanin e tij mė tė ri, duke i dėshiruar shėndet e suksese tė reja nė krijimtari. Kam shumė shpresa se edhe lexuesi i gjėrė qė sot ka nė dorė kėtė roman do tė mund t'i japė pėrgėzimet autorit qė do e shtyjnė pėr tė na sjellur edhe krijime tė tjera.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-10-2016, 08:32
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 17:31
  5. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •