Tahiri kontaktet e para me armėn i kishte pasur fare nė moshė tė re. Dashuria pėr armėt ishte traditė e trashėguar nga gjyshi e pastaj edhe nga babai. Ata shpesh i kishin folur pėr kohėrat e mėparshme. I kishin treguar se si nė kullėn e tyre vinin me armė tė ndryshme shumė burra tė asaj kohe. “Ata kur hynin nė kullė, sė pari i varnin pushkėt nė mur, ku ishin gozhdėt e ngulitura enkas pėr armėt. Pastaj i hiqnin koburet nga brezi dhe uleshin ngadalė. I zoti i shtėpisė i urdhėronte qė tė rrinin lirshėm. Ata ishin nė besėn e tė zotit tė konakut. Luftė mund tė bėhej, por mysafirėt nuk mund t’i ngiste kush deri sa ishin nė konak. Kėtė duhet ta mbash mend mirė djali im!” – si gjyshi i thoshte sa e sa herė edhe babai i tij, Nebihu, i cili e vazhdonte me pasion rrėfimin. – "Pastaj shėrbeheshin me duhan e kafe. Kėrciste muhabeti deri nė orėt e vona tė natės. Kishte shumė raste (sidomos netėve tė dimrit), kur ata kėndonin kėngė pėr trimat e kreshnikėt, luanin “kapuēas”, ”lojėn me filxhanė” etj. Ata e gjuanin njėri-tjetrin me kėngė e romuze. Talleshin bukur e ēiltėr, qeshnin shpirtėrisht, ishin trima bujarė e tė thjeshtė sa qė kėnaqeshe duke i dėgjuar e duke i shikuar. Po biseda mė e dashur pėr ta, ishte pėr armėt. Bisedonin se cili e kishte pushkėn, apo koburen mė tė mirė, arma e kujt po shtinte mė mirė, cila kishte fuqinė mė tė madhe etj. Thoshin se koburja e filanit ishte e mbėshtjellė me serm!Dhjetėshja e filanit ishte me dorėza briri. Pastaj flitej pėr pushkėn e gjatė tė Mretit, pėr "belgjikun" e gjatė e pėr "martinėn e kuqe". I vinin nė pah karakteristikat e armėve, duke thėnė se filani e kishte njė mauzer me njė dru tė verdhė si kėmbė sokoli, e kishte njė "taliankė” qė e shponte lisin, tjetri e kishte njė pushkė gjermani qė i kish hak tri lira ari etj. Ata shpesh edhe gjuanin nė shenjė, duke i provuar armėt e tyre. Kėto tregime tė gjyshit dhe tė babait tė tij Tahiri shpeshherė jo vetėm i kujtonte, por edhe i pėrjetonte. Ani pse ato ngjarje kishin ndodhur nė kohė tė ndryshme, ai e ndiente veten si personazh tė tyre. Tahirit thjesht i pėlqente tė ishte si Azem Bejta, si Mic Sokoli, si Sefė Koshrja, si Oso Kuka e plot trima tė tjerė qė kishin zėnė vend nderi nė historinė tonė. Pėr Tahirin, ata ishin idhuj.
Tahiri, kishte pasur rastin qysh si i ri qė tė mėsonte shumė pėr armėt, pėr kujdesin ndaj tyre, natyrisht pėr sjelljen me to. Ai sa herė kishte dėgjuar nga gjyshi i tij dhe tė tjerėt se: "Me armėn duhet pasur kujdes, ngase atė e mbush shejtani njė herė nė vit!” Pra ata kujdeseshin qė tė mos vritej dikush gabimisht. Nga bisedat e tyre dilnin kėshilla e porosi tė qarta, si pėr Tahirin dhe pėr mbarė brezin e ri: "Tytėn e armės mos ia kthe askujt, qoftė edhe nėse ajo ėshtė e zbrazur." "Arma njė herė nė vit kėrcet vet!” “Nėse ia kthen armėn dushmanit, mos e fut mė nė brez pa e shkrepur.” “Arma nuk dorėzohet pėr sė gjalli.” “Pėr tė nuk duhet tė dijė as gruaja!” "Arma nuk koritet para armikut!” “Armėn duhet mbajtur pastėr.” “Me armė mbrohet shtėpia, rob e fėmija.” “Me armė fitohet liria!” etj. Nga kėto kėshilla e porosi, pos tjerash, mėsojmė se shqiptarėt jo se i kanė mbajtur armėt nga dėshira, por se nė armė kanė gjetur mbrojtjen e vet personale, familjare dhe kolektive. Me armė ėshtė mbrojtur dinjiteti, nderi dhe kombi. Me armė ėshtė mbajtur gjallė rezistenca shekullore, nė radhė tė parė pėr tė mbijetuar e mė pas pėr ta fituar lirinė e cila na ka munguar gjatė. Pra arma pėr shqiptarin ka paraqitur mbrojtjen e tij, sigurinė e tij, ka paraqitur drejtėsinė, ligjin. Arma pėr shqiptarin ka qenė prindi dhe fėmija i tij. Mbėshtetja nė armė ka qenė shpresa e tij e vetme pėr t'i realizuar tė drejtat. Arma pėr shqiptarin ka qenė thjesht institucion, ngase shqiptarėt nuk i kanė mbrojtur institucionet ndėrkombėtare e as ato vendore, ngase ishin institucione tė pushtuesit tė cilat kishin pėr synim nėnshtrimin e shqiptarėve,por jo kurrė edhe mbrojtjen e tyre. Duke i pasur tė gjitha kėto parasysh, Tahir Meha, i pėrkushtohet furnizimit me armė dhe dashurinė pėr armėn vendosi ta pėrcillte edhe te bashkėkohanikėt e tij dhe te gjeneratat e reja.
Krijoni Kontakt